Mark Marku shkëlqeu dhe mahniti Kroacinë (Video)
| E Diel, 05.06.2011, 07:57 PM |

Zagreb, 4 qershor - E gjithë vëmendja të premten mbrëma në Kroaci i është dedikuar prizrenasit Mark Marku. Ai ka kaluar në gjysmëfinalen e “Kroacia kërkon një yll”, pas një performance të jashtëzakonshme, që ka bërë publikun dhe jurinë e emisionit të mbesin pa fjalë.

 

Marku ka intepretuar këngën e vjetër maqedonase ‘Zajdi, zajdi”, që së fundi identifikohej me Toshe Proeskin. Ai ua ka dedikuar këngën motrave të tij, të cilat nuk i ka parë tash e shtatë muaj. Anëtarët e jurisë e kanë ngritur në qiell prizrenasin.

 

“Për mua është gjithmonë e vështirë të dëgjoj ‘Zajdi, Zajdi’ pas Toshes. Ai është i pazëvendësueshëm. Por, ti më ke mbytur. Jam i mbaruar. Për mua, je fitues i pesë sezoneve të ardhshme”, ka thënë eksperti i njohur dhe kompozitori kroat Tony Cetinski, transmeton Idenksonline.

 

“Performanca më e mirë që kam parë. E ke lëshuar zërin”, ka thënë anëtari i jurisë Fox.

“Ky nuk është thjesht interpretimi më i mirë në këtë mbrëmje, por më i miri në këtë sezon”, ka thënë Ivana me lot në sy.

 

 

 


Koha Ditore

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: