Ilir Dardani: Me Zemra Shqiptare, me Shqiperine Shqiptare dhe Europiane
| E Shtune, 04.06.2011, 07:05 PM |

Me Zemra Shqiptare, me Shqiperine Shqiptare dhe Europiane

 

Pasi me nderuan me postin e larte te Kryeredaktorit te Zemra Shqiptare

do shprehem mbi disa pika per te prezantuar vazhdimesine tone Kombetare

 

Nga Ilir Dardani

Kryeredaktor - Zemra Shqiptare

 

Shqiperia eshte e shqiptareve dhe duke qene e tyre vetem shqiptaret kane te drejte te flasin ne emer te Shqiperise. Sigurisht qe shqiptaret naive dhe te prapambetur gjithmone kane ekzistuar ne mesin tone, por duke shfrytezuar ‘’epoken tone’’ ne nuk do i bashkohemi ‘’luftes se ftohte’’ kunder kombit shqiptar.

Fale gjakut te derdhur, fale mendjeve te ndritura dhe fale miqve tane perendimore  ne si komb gjendemi ne nje pozicion premtues. Nese nuk shfrytezojme sakrificat e atyre qe permenda me lart per te ndertuar nje shtet-komb ne do te jemi Shkaterrimtaret me te Medhenj ne Historine Boterore, turpi i gjakut dhe i nderit shqiptar. Per te mos perfunduar Poshte, Zemra Shqiptare, ashtu sic ka bere deri tani, do te pozicionohet Andej nga Perendon Dielli dhe do e prese lindjen e tij Plot Krenari.

 

Bashkimi Kombetar

 

Zemra Shqiptare eshte per Bashkim Kombetar, por me pare eshte per Reflektim Kombetar. Per momentin shtetet tona nuk jane te gatshme per kete hap te Madh, sic eshte edhe hap Normal. Nga mungesa e reflektimit nuk kemi te drejte te kerkojme te pervetesojme as shqiptaret ne Maqedoni. Sigurisht qe Shqiperia me Dardanine nuk perfaqesojne Ilirine e Plote, prandaj kur te jemi te gatshem per Dasem Kombetare, kur te mungoje edhe shprehja e huaj ‘’mashalla’’ - simbol ‘’i pushtimit me aheng’’, shqiptaret qe ndodhen jashte republikave tona duhet t’i kene gati kostumet Europiane. Fatkeqesisht do shkojne shume vite, ndoshta edhe dekada per te realizuar enderren e Zemra Shqiptare dhe te mbare zemrave te verteta shqiptare.

Shqiptaret duke ndihmuar veten ndihmojne automatikisht kombin. Vetja nuk ndihmohet duke shitur shpirtin, fytyren, kulturen, dinjitetin, emrin deri tek edhe leckat. Shqiptari Origjinal eshte Europian dhe vetem Origjinaliteti i tij Ofron Bashkimin Kombetar.

 

Botimi i materialeve

 

Ne Zemra Shqiptare do te kene perparesi shkrimet qe ndihmojne ne Reflektimin Kombetar, shkrimet qe Ringjallin Kulturen Tone te Lashte, shkrimet per shqiptaret e medhenj nder shekuj, por kurre shkrimet e nostalgjive osmane apo sllave. Ketyre nostalgjikeve do u tregohet dera nje-here-e-pergjithmone, edhe ne rastet kur fjala shqip Zot perdoret ne gjuhe te huaj.

Autoret qe shkruajne kunder Kultures Origjinale Shqiptare dhe qe mbeshtesin kulturat dhe marrezite ideologjike te huaja nuk do te jene bashkepunetore te Zemra Shqiptare. Bashkepunetoret tane do kene vetem nje fytyre: Ate Kombetare-Shqiptare-Europiane.

Sigurisht qe edhe ne Z.SH. ka autore qe kane propaganduar injorance te huaj, megjithate do lejojme nje ‘’amnisti’’ per te kaluaren, por duhet ta dine se fjala e pare kunder Vizionit Kombetar te Zemra Shqiptare i largon pergjithmone nga ketu.

Nuk eshte e nevojshme te behen shume shkrime, por mjafton nje ne jave. Nje artikull eshte i mjaftueshem, ose maksimum dy artikuj ne jave, perjashto shkrimtaret te cilet mund te dergojne edhe nje cikel poetik shtese, por jo me shume se kaq sepse askush nuk do te lexoje te njejtin autor cdo dite, qofte edhe Kadare, Fishta, Migjeni, Frasheri, Podrimja apo Poradeci.

E theksoj: Shkrimtaret dhe Poetet mund te dergojne vetem nje cikel poetik (ose tregim – proze) ne jave (ata qe duan te dergojne vetem nje poezi mund ta bejne, por te jete dergesa e vetme e javes). Ata qe do e thyejne kete rregull do te injorohen deri ne largim te pakthyeshem.

Per ata ‘’poete’’ qe shkruajne dhjetra apo qindra poezi ne dite: Respektojeni artin letrar, poetin, poezine, penen, bojen e letren. Nuk eshte e nevojshme te jemi ‘’kritike letrare’’ qe te hedhim poshte krijimet e kota, apo thene me ‘’anti-letrare’’, shkarravinat e kota. Une do doja te isha poet, por nuk jam, sic nuk je as ti. T’i leme te qete poetet ne Artin e tyre te mrekullueshem.

Pra, poetet dhe vetem Poetet duhet te na dergojne poezi.

 

Publikimi i komenteve

 

Cdo artikull shpreh nje mendim, sjell fakte historike, sjell nje aktualitet etj. Shkrimi mund te komentohet, por jo autori, perjashto urimet e sinqerta. Kritika vetem per shkrimin, sepse autoret nuk shkruajne per te bere biografine e tyre. Per ne ka rendesi materiali i shkruar dhe jo autori.

 

Mendimi ndryshe

 

Mendimi ndryshe eshte baze e lirise se cdo individi, por jo kur mendimi ujit lulen helmuese per kombin tone. Shenje frike? Edhe po, sepse populli shqiptar ne gjashte shekujt e fundit eshte perballur dhunshem me injorancen dhe nuk eshte i vetedijshem per krimin qe ushtron ndaj vetevetes. Liria e fjales se erret ne kohen qe Kriza e Identitetit eshte ne cdo qoshe te Ilirise eshte Arme ne duart e atyre qe duan nje Shqiperi si fshatrat me te humbura te rruzullit tokesor.

Ne jemi shqiptare dhe per ne Shqiperia eshte mbi ‘’mendimin ndryshe’’, mbi partite dhe sigurisht mbi ideologjite.

 

Vullnetare per Kombin

 

Nga ana materiale Zemra Shqiptare nuk eshte fitim-prurese, perkundrazi eshte fitim-humbese dhe nuk mund te ofrojme pagese per artikujt. Te gjithe jemi vullnetare me nje qellim te vetem: Te ndihmojme aq sa mundemi Kombin Shqiptar, te mos harrojme historine, te nderojme ata qe kane kontribuar per Kombin, te jemi dritare ku shfaqet arti dhe kultura kombetare.



(Vota: 65 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: