Frank Shkreli: Një ditë e mrekullueshme kushtuar Nënë Terezes
| E Shtune, 21.05.2011, 06:59 PM |

Nena Tereze ne numerin special te  revistes amerikane Times me rastin e 100-Vjetorit te lindjes
Nena Tereze ne numerin special te revistes amerikane Times me rastin e 100-Vjetorit te lindjes

NJË DITË E MREKULLUESHME KUSHTUAR NËNË TEREZES

 

Nga FRANK SHKRELI

 

Per disa vjete tani, nje grup biznismenesh shqiptaro-amerikane te kryesuar nga Anton Raja, organizojne nje turne golfi ne qytetin Monroe qe gjendet nja nje ore ne veri te qytetit te New Yorkut.   Klubi i Golfit ne Mansion Ridge ishte vendi, ku ne fillim te kesaj jave, ishin mbledhur dyzina lojtare dhe qindra shikues per te marre pjes ne kete bashkim vjetor me qellim mbledhjen e fondeve per te ndihmuar ndertimin e Katedrales Nene Teresa ne Prishtine.   Gjate viteve organizatoret e ketij turneu te golfit kane mbledhur me mijera dollare per ndertimin e Katedrales se re ne kryeqytetin e Kosoves.   Megjith nderprerjet nga shiu, loja e golfit vazhdoi gjithe diten dhe ne mbremje u shtrua darka per qindra veta te ftuar, te cilet shijuan ushqime te kuzhines shqiptare dhe italiane, te gjitha keto te dhuruara nga dhjetera restorante te bashkatdhetareve tane ne New York.   Per te marre pjese ne kete mbremje festive kishin ardhur nga Kosova perfaqsues te Kishes Katolike te Kosoves, te Perndershmit Don  Shan Zefi dhe Don Rrok Gjonlleshaj, te cilet pershendeten dhe falenderuan pjesemarresit per ndihmen e tyre per ndertimin e Katedrales qe mban emerin e Nene Terezes. Edhe Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Zoja e Shkodres ne New York pershendeti dhe falenderoi pjesemarresit.    Te pranishmit , te cilet u argetuan nga kengetari i njohur Gezim Nika dhe grupi i tij,i pershendeti gjithashtu edhe kryebashkiaku i qytetit Monroe,i cili tha se ishte krenar qe qyteti i tij eshte vendi ku po mbahej ky turne me qellim  per te ndihmuar ndertimin e katedrales kushtuar Nenes Terezes.

Mirepo, qellimi i ketij shkrimi te shkurter ne te vertete nuk eshte te ve ne dukje se kush mori pjese, cfare u tha nga folesit dhe bile as se sa fonde u mblodhen, megjithese ky ishte objektivi kryesor i ketij turneu vjetor qe organizon bisnismeni Anton Raja me shoke te vet shqiptare e amerikane.   Ajo qe me te vertete me la pershtypje ishte fakti se si Nene Tereza edhe sot e kesaj dite gezon admirimin, jo vetem te shqiptarve pa dallim feje e krahine – pasi mund te thuhet se shumica ate nate ishin bashkvellzerit  tone muslimane –por vihej re gjithashtu nje pjesemarrje e gjere amerikanesh dhe perfaqsues te grupeve  te ndryshme etnike qe jetojne ne Amerike.  

Nene Tereza gjithnje eshte symbol dhe deshmi dashurie dhe bashkimi per ne shqiptaret, po se po, por edhe per popujt tjere.   Pata rastin te takoj aty edhe nje bisnismen armen dhe nje turk, perfasues keta te dy kombeve qe historikisht kane patur marredhenje te hidhura midis tyre.   Megjithse nuk e njihnin njeri tjetrin, ate nate i bashkoi Nene Tereza.   Gjate nates, sic ndodhe zakonisht ne raste te te tilla, u hodhen disa lloteri dhe njeri prej fituesve qe biznismeni turk, i cili fitoi 3700 dollare dhe megjithse aim und ti fuste ne xhep ato para, ne nje gjest humanitar, biznismeni nga Turqia ia dhuroi te gjithe shumen fondit per ndertimin e Katedrales se Nene Terezes ne Prishtine, nje gjest ky qe u pershendet me duartrokitje  te ngrohet nga te pranishmit.

Te huajt, me pjesemarrjen e tyre ne kete eveniment nderuan Nene Terezen bijen e kombit shqiptar dhe Nenen e botes.   Nga pikepamja shqiptare, ky organizim kishte vleren e vet, pasi pervec qe do te ndihmoje ndertimin e Katedrales ne Prishtine, synon gjithashtu te mbaje gjalle zakone e doke thjeshte kombetare, sidomos bashkjetesen dhe mirekuptimin fetar midis shqiptareve – duke ruajtur ne Ameriken e larget pasurite etnike  te trasheguara nga te paret, pasuri keto qe na lejojne qe krenarisht, para botes, ta quajme veten Shqiptare – vellezer e motra te Nene Tereze.   Ky grumbullim, te henen qe kaloi ne qytetin Monroe te New Yorkut, per te nderuar  Nenen tone Tereze, ishte edhe nje prove tjeter e cimentimit te solidaritetit dhe vellazerimit te gjakut shqiptar – per te cilin diaspora shqiptare ne Amerike eshte e njohur tanime – cilesi keto qe gjate gjithe historise kane sherbyer si ndjenja te vetme qe kane mbajtur gjalle kombin shqiptar.   Ky takim besoj se e ka kenaqur Nene Terezen, pasi sic thoshte ajo “me gjak jam shqiptare”, organizatoret e kesaje mbremjeje, nga gjaku i njejte, festuan bashke dhe si perhere me pare te bashkuar, pa dallim feje e krahine, ne ngjarje te gezueshem e te mjerueshme te kombit. 

Edhe kesaj here, gjaku shqiptar, pa dallim feje, nuk iu shmang pergjegjesive ndaj tradites se trashiguar nga te paret.   Eshte per tu lavderuar dhe pershendetur zelli i tyre, qe me djersen dhe flijimet e tyre po bejne te mundur perfundimin e ndertimit te Katedrales se Nene Terezes ne Dardani, e cila shpresoj se do te forcoje edhe me teper bashkimin e shqiptareve.   Kete urim  na ua dergojme nga Nju Jorku.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: