Fahri Xharra: Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes
| E Enjte, 19.05.2011, 07:00 PM |

Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes

 

Nga Fahri Xharra

 

Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka  që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimin të kokes për 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krihët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë  një veti shumë të rrezikshme,ato i lëshojnë vetë në foletë e zogjve tjerë. Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vetë e qyqes në foletë e shqiponjave . Kur ata ikën,zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jozgjuarësisë së shqiponjave.  Një lloj i qyqes është edhe Fatos Lubonja  që gjuan  në një moment jo fort të volitshëm për popullin tonë.

 Ç`farë këqësie do të ndiente Fatos Lubonja, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:

-“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,

-“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën

kohë me sllavët këtu ku janë “,

-“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,

-“ të thuhej e të shkruhej se tokat  e banuara nga sllavët u populluan me një racë

shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,

-“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu  ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,

- “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke  vetem për  t`i kënaqur do apetite falso”,

-“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,

-“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete

vetëm për t`iu kundervuar turkut”,

-“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej  botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,

- “ që Ismail Kadare të vërtetonte përfundimisht se ishte frikacak dhe se shkruante herë

për interesa të Rusisë, herë për interesa të perendimit”,

- “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja,

e formuar nga disa nën dialekte të saj”,

-“ sikur që lindja e një shteti të ri  të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,

-“ sikur GJND-ja të  thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,

-“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,

-“  sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”

- “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,

_ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,

- “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,

-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?

 

 Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të Lubonjes. Ai konsideron se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tij, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në  rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, Lubonja është në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare.

 Sa i përket Skënderbeut, thotë se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të të aftësohen ta ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Serbofobia është origjina e  nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu  preferoi të mos i sulmon serbet dhe u këthye në vendlindje.

  Fatos Lubonja i thotë  edhe këto:

- “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.”

- “ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me  të vjetrat.”

 Eshtë shumë e quditshme me ne, se si lejohen këta njerëz të kullosin lirëshëm në livadhet tona duke vjellur vazhdimisht vrerë për identitetin shqiptar.

 

  Me të gjitha këto “ të vërteta shkencore”, athua  do të shterrej truri i mbimendësit (superintelektuali) shqiptar?  Athua më në fund do të pranonte se “ The mission is over”?

 Po,për çka do t`i mbetej pastaj të flas e të shkruaj? Kush do na i mbushte ekranet televizive, çdo mbrëmje? 

 Për njohtim, për ata që se dijnë Fatos Lubonja i ka mbajtur 17  vjet burg gjatë kohës së diktaturës, dhe është liruar pas `91-shës.

 Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.

 

Prill 2011



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: