Tefik Selimi: Intervistë me Ajshe Bajramin, këngëtare
| E Premte, 29.04.2011, 07:57 PM |

Kënga popullore më bën të ndjehem mirë...

 

Nga Tefik Selimi

 

Ajshe Bajrami është e lindur më 1973 në fshati Stançiq. Stançiqi është vendlindja e ngrohtë e saj. Ajo (Ajsha) asnjëherë nuk e harron aty ku ka lindur, i cili vend karakterizohet me bukuritë e rralla natyrore që ka. Në dy anët e fshatit Stançiq, ngrenë shtat malet e larta të Karadakut jetik të Idiz Seferit. Fshat që gjendet afër kufirit me Maqedoninë. E, Ajsha, këngëtare, ka “ikur” nga ky vend dhe jeton në Viti. Thotë se për çdo viken e viziton vendlindjen, Stançiqin, se i bën përshtypje, në radhë të parë, ajri i pastër, uji, malet e shumta, gjebrim i pyjeve etj. Ajo shkollën fillore e ka kryer në Shurdhan, ndërsa me kohë e ka mbaruar gjimnazin. Dhe jo vetëm kaq. Siç dihet, njerëzit e kësaj ane e kanë traditë të hershme ruajtjen të folklorit burimor. Ansamli “Bajram Curri” i Shurdhanit, është i njohur për ruajtjen e kulturës së pasur të këngëve dhe lojërave popullore. Andaj, Ajsha është e frymëzuar dhe është dashuruar në këngët popullore, të cilat i interpreton bukur me atë zë karakteristik e joshës. Kënga populloe i është bërë pjesë e jetës, pa të cilën, si thotë ajo, s’mund të ndahen dot.

 

Cili është fillimi i  juaj si këngëtare?

 

Ajshe Bajrami: Shihni, si e vogël kam filluar të këndoj në shkollë. Rruga nëpër të cilën kam kaluar gjer te emri im si këngëtare është e hershme, si 16-vjeçare. Mirëpo, falë Zotit, ai ma ka dhënë dhuntinë dhe prirjen e këndimit. Por, edhe  shumë vite më herët, nga mosha 6-7 vjeçe, kam filluar të këndoj. Si e e kam kënduar nëpër ndeja, tubime dhe dasma të ndryshme me katër vëllezërit e mi. Këngën e kam trashëguar nga familja ime, e cila është adhuruese e artit të këndimit. Dalja ime e parë në skenë ka qenë diku në vitet e 90-ta në fshatin Smirë, komuna e Vitisë. Jam mirëpritur shumë mirë me duartrokitje të gjata e të shumta pa u ndalë...

 

Pse e  pëlqeni këngën popullore?

 

Ajshe Bajrami: Thjesht, e dua muzikën e mirëfilltë popullore, sepse, më duket sikur e dëgjoj zërin e popullit tim kah e “këndon” historinë e tij të përvuajthshme nëpër shekuj. Po ashtu, edhe kur e këndoj, kënga më bën të ndjehem mirë, e qetë dhe e lumtur për shumë kohë. Kënga popullore të madhëron dhe aty e gjej veën. Kur ia filloj këngës ta interpretoj, më duket se jam “tjeter” njeri. I takoj zanave të maleve apo engjujve. Zhytem në qetësin shpirtërore dhe kthehem ta dua jetën e njerëzit e mi. Kjo më bën ta dua këngën, të cilën e ëndrroj edhe në gjumë kur flej.

 

Si mund të jetë njeriu pjesë e këngës?

Ajshe Bajrami: Po, shihni, ne të gjithë jemi pjesë e këngës, sepse e adhurojmë shumë artin e bukur, këngën, e cila ka dalë nga goja dhe mençuria e popullit. Kënga e bukur ka atë melodi e zë, sa njeriu duke dëgjuar, sikur bëhet pjesë e saj dhe i harron “hallet” e jetës. Pra, kënga del nga thellësia e shpirtit dhe merr dhenë. Bëhet art. Art që e pushton botën. Ky art del nga  goja e këngëtares dhe adhurohet nga të tjerës. Por, edhe kënga është pjesë imja e pandashme e jetës.  Pa këngën  s’mund ta mendoj jetën e as punën që e bëj punë. Unë jetoj me këngën, artin e shpirtit të njeriut tonë. Duhet ditur, kur të hysh në artin e këndimi, s’mund ta dalish më. Të tjerët e kanë thënë, më parë e mendoj vdekjen, se ta lë këngën. Kjo është e ditur...

 

Si e kuptoni artin e këngës dhe cilin zhanës e preferoni ta këndoni?

 

Ajshe Bajrami: Unë jam këngëtare, por nëse ekziston ndonjë gjë e bukur, atëhere kënga i ka ka të gjitha ato vlera që e adhuron publiku. Pra, ky është art i shpirtit, art që njerëzit e duan dhe me te jetojnë. Me artin e këngës, njerëzit e  tejkalonë “gjendjen” e tyre jo të mirë. Kënga i bën njerëzit ta duan atdhetun, popullin, dëshmorët, martirët e të gjitha që i takojnë ati vendi. Në anën tjetë, këngën e kuptoj si një relaksim jete e pune..

A mud të ketë këngë jo të mirë?

 

Ajshe Bajrami: Jeta është bërë shumë dinamike. Dikush e pëlqen këngën argëtuese, e dikush ate popullore. Ai që e don këngën popullore, nuk flet  aq për këngën argëtuese, apo përkundrazi. Do të thotë, të gjitha këngët që i këndoj, janë të mira dhe i duan adhuruesit e mi. Po ashtu edhe zhandret tjera kanw këngë të mira, sepse secili këngëtar (zhandër) ka simpatizuesit e vet. Andaj, sipas mendimit tim, nuk ka këngë jo të mirë.

 

A ju duan adhuruesit e këngëve të juaja?

 

Ajshe Bajrami: Natyrisht, se po. Këtë e vërej kur këndoj, sepse më përkrahin dhe më japin fjalë inkurajuese. Nuk jam e  tepër, por shumë modeste në këngëtim, ku më pas më japin komlimente nga me të ndryshmet: sepse kam një zë të mrekullushem, se u pëlqen melodia, “sharmi” i sjelljes si këngëtare, zëri ëmbël etj. Me fjalë të tjera, më duan e i pa masë.

 

Pos këngës, a keni edhe hobi të tjera në jetë?

 

Ajshe Bajrami: Pos këngës popullore dhe muzikës, që më janë pjesa më e adhuruar në jetë, hobi të tjera apo të veçantë i kam aktrimin, humorin, por jam edhe një “lloj” këshilluese për të tjerët.

 

Si e mendoni se këngëtari duhet të ketë talent?

 

Ajshe Bajrami: Dihet: edhe shkolla është “faktor” që të bën ta duash këngën, ta këndosh apo interpretosh, por, nëse nuk ke talent nga natyre, nuk do të jetë jetëgjatë. Talenti është diçka tjetër. Njerëzit pa shkolë janë këngëtarë të njohur. Janë zë që ia tejkalojnë atij me shkollë. Natyra ua falë dhuntinë me zë e me shpirt këntëtar. Unë jam e tillë, që me këtë shkollë, që posedoj të kryer, këndoj, bëj muzikë e atmosterë të këndshme kudo që jam. Shkolla është një lloj “zanati’, ndërsa të jesh këngëtar, kjo do të thotë të kesh talent që ta ka dhuruar natyra.

 

Na numëroni disa nga shpërblimet e fituara nëpër  festivale dhe vende tjera ku keni kënduar?

 

Ajshe Bajrami: Jam shpërblyer mjaft shumë. Si këngëtare, jam nëpër shumë manifestime të ndryshme. Andaj, shpërblimet e mija, si një nga këngetarët, më të mira të para luftës janë të shumta, të cilat nuk me kujtohen saktësisht krejt. Ndërsa, pas luftës jam shpërblyer në ansamblin “Bajram Curri” të fshatit Shurdhan, Malësia e Karadakut, mandej në ansamblin “Sharri”nga Hani Elezit, ku këtu jam shpërblyr me vendin e parë tri herë radhazi. Po ashtu jam shpërblyer në Sarandë me ansamblin “Sharri”ku kam zënë vendin e parë.  Në Klinë po ashtu jam shpërblyer me shoqerinë “Kemajl Azizi” nga Vitia dhe kam znëë vend të parë. Mandej në Kamenicë në ansamblin “Jonuz Ramadani” nga Smira më ka takuar vendi i parë si këngëtare. Jam shpërlbyer në Rahovec, Gjonaj, Prizren, Vuthaj të Malit te Zi, me ansamblin “Sharri” dhe kam zënë vendin e parë. Në Festivalin “Flakadani i Karadakut”, në Viti, si individ jam shpallur këngëtarja më e mira, ndërsa si shoqëri e kemi fituar vendin e dytë. Si individ unë jam shpërblyer pesë herë dhe kam zënë vendet e para, ndërsa me shoqerinë shume here  kemi znë vendet e dyta.

 

A keni ndonjë mosmarrëveshje me prindërit rreth jetës së juaj si këngëtare?

 

Ajshe Bajrami: Jo, nuk kam asnje mosmarrveshje me prinderi e mi. Përkundrazi, ata janë shumë krenarë dhe të lumtur me suksesin dhe arritjet e mija në këtë profesion si këngëtare. E, publikun e kam përzemër. I dua dhe më duan fort.

 

Çka ju bën ta ndjeni vetën mirë në shoqëri kur pushoni?

 

Ajshe Bajrami: Të shtoj se, ky “zanat” ka shumë ngarkesa psiqike. Ngarkohet njeriu emocionalisht, sepse del para një mase dhe këndon për ta, e jo për vete. Prandaj, kur ndalet kënga, atëhere pasojnë kritikat, vlerësimet. E dua kritikën ballë për ballë. Nuk hidhërohem nëse e kanë arsyen, por edhe kur me kritikojnë, e marri se më duan të jem më lart, aty ku synon çdo këngëtar. Si zakonisht me shoqeri, kur pushojm na bëjnë të ndjehemi mirë me shokatë, hajgaret, droja nga gabimet e bëra,  pastaj lind sinqeriteti dhe meritat. Po, gabimet e rastit janë të lehta, të cilat harrohe shpejt. Ndërsa, komlimentet e publikut të shoqërisë, si çdo njeri, që e bënë të ndjehet më mirë, po ashtu edhe mua me bëjnë të ndjehem e relaksuar tejmase

 

Jeni me përvojë si këngëtare, e thuani ndonjë mesazh për të tjerët?

 

Ajshe Bajrami: Secili këngëtar, që vjen pas, ai ka mësuar nga të mëparmit. Edhe unë mësova mjaft nga të tjerët dhe, measzhi im për këngëtaret e reja është që të këndojnë nga zemra, mos ta harrojnë këngën popullore, traditën shqiptare, e cila duhet të përcillet brez pas brezi. Me fjalë, me këgë të bukura ta kënaqin publikun me zërin e tyre, e jo me dukjen (veshje) e tyre lakuriquese.

 

Edhe si nënë, çka do ti preferoni fëmijët e juaj për në të ardhmen e pritur?

   

Ajshe Bajrami: Fëmijës sim i preferoj që ta zgjedh atë profesion që ja don zemra, por kuptohet duke mos e anashkolu edhe këngën. Kënga është një histori e popullit, e cila është kënduar edhe kur ka qenë kohë e rëndë, por duhet të vazhdohte të këndohet edhe në të ardhmen.

 

 

 

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: