Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (VII)
| E Hene, 25.04.2011, 06:58 PM |

TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR  DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (VII)

 

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

sabile_basha@hotmail.com

 

“QINDRESA SHQIPTARE”, NR. 116, VAZHDON TË SENSIBILIZOJË ÇËSHTJEN E KOSOVËS SË ROBËRUAR

 

Në numrin e 116, “Qindresa Shqiptare”, në faqet e saja vend të veçantë i jep ngjarjeve dramatike – demonstratave studentore të vitit 1981. Në rubrikën “ Lajme nga Kosova e robëruar”, duhet veçuar shkrimin “Rrjedhimet dramatike të lëvizjeve të pranverës 1981”. Në të cilën bëhen analiza, por edhe përmendën të proceset gjyqësore që pasuan menjëherë pas demonstratave studentore në Kosovë. Rrjedhimet dramatike të ngjarjeve të Marsit dhe të Prillit 1981, edhe pse kishin kalua disa muaj nga këto ngjarje megjithatë nuk kishin përfunduar me aq. Qeveria e Beogradit siç dihej të gjitha ato demonstrata i kishte shtypur me anë të policisë dhe ushtrisë së saj “popullore”. Pas përfundimit të tërë kësaj në skenë kishte dal policia e fshehtë jugosllave (UDB-eja), e cila mbi vete kishte marr veprimet makabre të vrasjeve nëpër rrugë, të arrestimeve të panumërta të torturave edhe të dënimeve qind e mija shqiptarëve gjithandej ku jetonin ata në ish-Jugosllavi. Sipas gazetës thuhej se vetëm gjatë kësaj periudhe ishin vrarë 3.000 shqiptar dhe ishin burgosur mbi 20.000 veta[1] nga të cilët vetëm për një numër të vogël përmendën në shtypin e Jugosllavisë. Të gjithë të burgosurit janë të veçuar dhe mbahen në izolim me vite të tëra dhe torturohen në mënyrë sistematike nga organet e hetuesisë.

Edhe pse kishte një periudhë, shqiptarët përsëri ishin mbledhur për të shënua një vjetorin e ngjarjeve të 81-shit. Shtypi kosovarë, megjithëse këtyre ngjarjeve nuk i kushton ndonjë rëndësi të veçantë. Të rinjtë ishin tubuar si në Prishtinë, Suharekë, Obiliq, Podujevë, Gjilan dhe në vende të tjera, duke brohoritur kërkesën e vazhdueshme “Kosova-Republikë”. Si çdo herë në këso rastesh, me tërë mllefin e vet kishte ndërhyrë dhe përsëri kishte arrestua shumë shqiptar që kishin marr pjesë në tubimet paqësore.

Viti 1982, vlen të shënohet si viti në të cilin u organizuan dhe u mbajtën më së shumti procese gjyqësore ndaj shqiptarëve. Po këtë vit u organizua procesi gjyqësor, i quajtur “Grupi i intelektualëve” si Ukshin Hoti e Ekrem Kryeziu, pastaj ndaj gazetarit Fadil Bujarit e Rexhep Zogajt, profesorit Zaim Beqirit dhe Ragip Hazirit, të dënuar me nga 15 vjet burg të rëndë, mësuesit Muharrem Fetiut edhe Daim Selmanit, me nga 13 vjet burg të rëndë, studentët Bedri Halimi, Burhanedin Ahmeti, Zonjusha Krasniqi, si edhe shumë e shumë të tjerë[2].

Gjuetia ndaj shqiptarëve nuk bëhej vetëm në Kosovë, por ata ndiqen edhe në Serbi, Kroaci , Slloveni, Bosnjë e kudo tjetër. NË Zarë vazhdimisht sipas gazetës “Qindresa Shqiptare”, u dënuan  tre studentë shqiptarë si : Adem Cekaj, 21 vjeç, Muhamet Bytyqi, 22 vjeç dhe Fadil Bufaj, 21 vjeç.

Në Kosovë, dukshëm është intensifikuandjekja e kuadrit mësimor duke filluar nga shkolat fillore e deri tek ata mësimëdhanës që punojn në Universitetin e Prishtinës. Duhet përmendur se nga puna u pushuan drejtori i shkollës Gani Reka, mësuesit Nebi Reka, Vehbi Neziri, Mustafa Hyseni, Fehmi Kashtanjeva dhe Xhavit Seiti.

Po ashtu në gazetë përmenden edhe demonstratat që u organizuan nga qytetaret shqiptar të qytetit të Mitrovicës, që u bënë kundër ndryshimit të emrit të qytetit të tyre. Qytetaret në mënyrë të organizuar dolën në rrugë duke kundërshtuar se qyteti i tyre den baba den ishte shqiptar e asnjëherë nuk kishte qenë i Titos. E tërë kjo i shërbeu si pretekst i mirë policisë jugosllave, për të arrestuar dhe për të futur në burg shumë shqiptarë të pafajshëm.............................................................................................

 

Ndryshimet e papritura në udhëheqësin e Partisë Komuniste në Kosovë

 

Menjëherë pas demonstratave studentore, më 1981, në Kosovë kishte fillua një fushatë e madhe ndaj udhëheqësve shqiptarë të Kosovës. Ata fyheshin e njolloseshin nga shtypi jugosllav me fjalët më të ndyra, por edhe kishin fillua ndërrimet e shumta të tyre nga vendet udhëheqëse.

Shtypi i mërgatës shkruan se në Kosovë, është ndërrua nga vendi udhëheqës Veli Deva , dhe arsyetimi ka qenë se ai ishte njeri i paditur dhe jo i zoti për të qenë në atë vend të punës me përgjegjësi. Në vendin e tij është emëruar Sinan Hasani. Kryetarin e Lidhjes Socialiste të Kosovës Ali Shukrin e kanë largua dhe në vend të tij e kanë vu Kolë Shirokën. Dhe në vendin e Riza Sapunxhiut, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, e kanë vu Ymer Pulën[3].

Po ashtu edhe disa udhëheqës lokal i kishin pushua nga puna dhe i kishin burgosur siç janë: Muhamet Fejzullahu, Adem Hyseni, Shefki Qorolli, Ibrahim Qorolli, Mahmut Jashari dhe Izet Aliu[4]. Ndërsa shumë nxënës i kanë përjashtua nga shkolla dhe prindërit e tyre i kanë dënua me shumë vite burgu të rëndë.

 

Përsëri presioni për tu shkruar “Jugosllav”

 

Sipas pushtetarëve jugosllav, më 1981, ishte paraparë që të bëhej regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi. Mirëpo, asnjëherë nën pushtetin jugosllav shqiptarët nuk kanë mundur me qenë të sigurt, se nuk do iu bëhet ndonjë hile. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e regjistrimit të vitit 1981, kur shqiptarët nuk e pranuan atë regjistrim, ngase u bënte nën grykat e tankeve. Duhet përmendur se në regjistrimin e vitit 1981, në mesin e shumë kolonave, ishte shtuar edhe kolona me “kombësia- jugosllav”. Dihej se Shteti Jugosllavia, emër që kishte fillua të përmendët në fund të Luftës së Dytë Botërore, ishte një federatë kombësish të ndryshme, që secila kishte kulturën dhe gjuhën e vet. Secila nga këto kombësi kishte edhe republikën e vet, përveç shqiptarëve e cila ndryshon nga të tjerat. Lëvizjet atdhetare e ilegale gjatë tërë ekzistencës së tyre nuk kanë pasur tjetër qëllim veç të fitojnë të drejtën për bashkim me shtetin amë, ose të fitojnë të drejtën për të pas një republikë sipas Kushtetutës së shtetit Federal Jugosllav. Sipas të dhënave që na i ofron gazeta “Qindresa Shqiptare”, në Jugosllavi ekziston shteti me këtë emër, por nuk ka një “kombësi” jugosllave. Shkaktare e krejt kësaj përzierje jo të natyrshme duhet të jetë Serbia ngase ajo donë të përziej kombësinë e vet me njëra të vetëquajture “kombësi jugosllave”[5]. Sepse Serbia edhe e quan veten se është themel i shtetit Jugosllav, donë edhe të luaj në këtë letër që të zhduk dhe ti përvetësoj kombësitë e tjera në Jugosllavi.

Të gjitha regjistrimet që ishin bërë në Jugosllavi, ishin shumë të kujdesshme që të bënin fshehjen e numrit të popullsisë shqiptare, duke e bërë përzierjen me turqit, maqedonasit, malazezet dhe serbet.

Regjistrimi i fundit tentoi të përdorte po këto dredhi, por nuk pati sukses. Në Maqedoni janë regjistruar 1. 912.000 vendas, nga të cilët 60% i kanë shënua maqedonas dhe vetëm 20% shqiptarë. Kurse, sipas shënimeve që i ka sigurua fshehtas gazeta nga disa zyra të regjistrimit, ka më shumë se 800.000 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe afro 3.000.000 milion shqiptarë në Jugosllavi[6], shkruan gazeta.

 

Prezantimi i punimeve të Kongresit të 12-të të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë

 

Më 26 qershor 1982, për të parën herë u mbajt një kongres partie pas vdekjes së Titos. Dushan Dragosavac, kryetar i Komitetit Qendror, kishte paraqitur referatin kryesor të kongresit, në të cilën edhe njëherë u betua se nga rruga që kishte fillua Tito, asnjëherë nuk do të largohen edhe pse i njoftoi të pranishmit se në Jugosllavi ishte gjendje e rëndë ekonomike dhe në një shkallë të lartë ishte ngritur papunësia.

Dragosavac shkarazi e kishte përmendur edhe gjendjen e rënduar që dominonte në Kosovë, dhe që e akuzon rilindjen e një nacionalizmi dhe ndryshimet e mëdha ekonomike në mes Kosovës dhe vendeve më të zhvilluara në Jugosllavi. Ndërsa si fajtor Dragosavac sjellë në bankën e të akuzuarve Lidhjen Komuniste të Kosovës, pastaj angazhimin jo të mjaftueshëm të LKS e më në fund ve faj edhe mbi LKJ.

Por një gjë e kishte “harrua” për ta përmendur Dragosavac, masat e dhunës së tepruar që kishte përdor qeveria e Beogradit kundër shqiptarëve. Ai nuk kishte përmendur as 3.000 shqiptarët e Kosovës të masakruar në demonstratat e pranverës 1981. Ai nuk i kishte përmendur as 20.000 shqiptarët e burgosur[7], të cilët ndodheshin në burgjet jugosllave, të cilët malltretoheshin e torturoheshin  nëpër birucat e burgjeve të pista. Ai , pastaj nuk zë në goje asnjë kërkesë të tyre, pse dhe çka kërkonin shqiptarët në Jugosllavi.

 

Lista e të burgosurve politikë në Kosovë

 

Në pjesën e gazetës “Shtesë” të “Qindresa Shqiptare”, jepet lista e shqiptarëve të dënuar rishtas prej gjyqeve policore të Prishtinës dhe të Gjilanit, në Jugosllavi

Nga lista e stër zgjatur e të dënuarve politik, droje se pushtetarët e Beogradit kishin vendosur ta zhdukin grupin etnik shqiptar me anën e vrasjeve, të torturave dhe të dënimeve arbitrare prej gjyqesh policore.

Në vazhdim jepet lista e dy grupeve të dënuar nga 19 e 16 vetash, të cilët u dënuan më 10 e 13 korrik 1982 prej gjyqesh policore të Prishtinës dhe të Gjilanit.

Procesin gjyqësor për grupin e  Prishtinës e udhëheqëse Isak Nishevci, kryetar i gjyqit, Nijazi  Bergideva, prokuror, me 10 korrik iu shqiptoi dënimet 19 vetave:

  1. Hydajet Hyseni, gazetar,  (1951), u dënua me 15 vjet burg të rëndë
  2. Jakup Krasniqi, profesor ( 1952), 15 vjet burg të rëndë
  3. Gani Syla, mësues, (1954), 15 vjet burg të rëndë
  4. Nezir Myrtaj, profesor, ( 1954), 14 vjet burg të rëndë
  5. Mehmet Hajrizi, profesor, ( 1948), 12 vjet burg të rëndë
  6. Berat Luzha, gazetar,  (1953), 12 vjet burg të rëndë
  7. Shaqir Zeneli, profesor ( 1947),  10 vjet burg të rëndë
  8. Ismail Syla, student, (1961),  9 vjet burg të rëndë
  9. Fehmi Plakiqi, student ( 1959), 9 vjet burg të rëndë
  10. Sherafedin Berisha, punëtor, (1954),  8 vjet burg të rëndë
  11. Ferid Qollaku, teknik, (1956),  8 vjet burg të rëndë
  12. Kadri Luzha,student ( 1962), 8 vjet burg të rëndë
  13. Jahir Hajrizi, punëtor, ( 1958), 7 vjet burg të rëndë
  14. Hysni Hoti, teknik, (1950), 6  vjet burg të rëndë
  15. Mustafa Ademi, policë (1952), 6 vjet burg të rëndë
  16. Jashar Alija, mësues, (1949), 6 vjet burg të rëndë
  17. Azem Syla, mësues ( 1951), 5 vjet burg të rëndë
  18. Xhevdet Syla, mësues (1951), 4 vjet burg të rëndë
  19. Fatmir Krasniqi, profesor ( 1951), 4 vjet burg të rëndë[8]

 

Në Grupin e Gjilanit, në Gjykatën e Qarkut e udhëhiqte kryetari Sabit Syla dhe prokuror i saj ishte Gradimir Popoviqi. Me 13 korrik i dënoi 16 shqiptar të pafajshëm :

  1. Nazmi Hoxha, mësues, (1951), 15 vjet burg të rëndë
  2. Bejtullah Tahiri, mësues, (1954), 13 vjet burg të rëndë
  3. Basri Musmurati, profesor ( 1947), 11 vjet burg të rëndë
  4. Hilmi Ramadani, student ( 1958), 9 vjet burg të rëndë
  5. Shaip Ismaili, student ( 1954), 8 vjet burg të rëndë
  6. Naim Salihu, student ( 1958), 7 vjet burg të rëndë
  7. Nijazi Idrizi, student, ( 1959), 7 vjet burg të rëndë
  8. Sadri Sherifi, profesor, ( 1954), 6 vjet burg të rëndë
  9. Xhevat Ajvazi, mësues, ( 1947), 6 vjet burg të rëndë
  10. Sadik Rexhepi, punëtor ( 1947), 6 vjet burg të rëndë
  11. Selim Ahmeti, profesor, (1940), 5 vjet burg të rëndë
  12. Shemsedin Hoxha, punëtor, ( 1952), 4 vjet burg të rëndë
  13. Xhemshit Osmani, student, (1951), 4 vjet burg të rëndë
  14. Farush Jaka, student, ( 1955), 2 vjet burg të rëndë
  15. Hysen Demelezi, student ( 1960), 1 vit burg të rëndë
  16. Tahir Lubishtani, student ( 1957), 1 vit burg të rëndë

 

Me 13 korrik 1982, në një intervistë që e kishte dhënë Rrahman Morina, nënsekretar i Krahinës për Punë të Brendshme, kishte thënë se në Kosovë ndodhen akoma 529 shqiptar që do të dalin para gjyqit penal dhe që tani ndodhen në burg. Prej këtyre, 7 veta janë magjistra, 27 janë profesor, 31 mësues, 155 studentë, 128 nxënës shkollash, 10 jurist, 2 doktor shkencash, 6 gazetar si dhe shumë të tjerë me profesione të ndryshme[9], thuhej në intervistën e Rrahman Morinës.

 

GAZETA “QINDRESA SHQIPËTARE” EDHE NË GJUHËN ANGLEZE

 

Sikurse gazetat tjera të mërgimtarëve tanë që botoheshin në perëndim, që qëllim primar kishin që bota perëndimore, e lirë e demokratike të  njoftohet me padrejtësitë e shumta që i bëheshin popullit shqiptarë në tokat e veta, po ashtu donte që kjo gjendje e padurueshme edhe të sensibilizohej dhe të ndërmerrej urgjentisht ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare për ta mbrojtur dhe liruar nga okupimi dhe kolonializmi i Jugosllavisë. Situata e rëndë që mbretëronte në Kosovë dhe dhuna që aplikohej ndaj shqiptarëve nga sistemi policor jugosllav, ishte i padurueshëm,andaj arsyetonin mërgimtarët tanë se një demonstratë apo një luftë me përmasa edhe më të mëdha edhe është pritur. Për ta bërë sa më të shpejt informimin ishte paraqitur nevoja e domosdoshme që gazeta të botohej edhe në gjuhën angleze. Gjatë hulumtimeve të mija kam arritur të siguroi vetëm një numër (numrin e 15, e botuar me 31 dhjetor, 1981, në Paris). Është e botuar në gjuhën angleze, dhe ka 21 faqe tekst. Në pika të shkurtra jep historikun e terrorit serb gjatë demonstratave studentore në Kosovë dhe po ashtu prezanton një listë të burgosurish shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Lista numëron mbi 193 veta, duke përfshirë, emrin e mbiemrin e të dënuarit, moshën e tij, profesionin dhe vitet e dënimeve me burg. Por, sipas informatave që kam siguruar, gazeta “Qindresa Shqiptare”, vazhdimisht ishte botuar në gjuhën angleze, dhe falas iu ishte shpërndarë organizatave ndërkombëtare, por edhe personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, që kishin ndikim në kohën që jetonin dhe vepronin.

 

FILLOJNË PROCESET E GJATA GJYQËSORE NDAJ SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI

 

Në numrin e 117, të gazetës “Qindresa Shqiptare” të vitit 1982, në shkrimin “Ndjekje, dënime dhe burgosje”, thuhej se shqiptarët po ndiqe vazhdimisht dhe me të madhe nga autoritetet e Jugosllavisë, që si arsyetim po sjellin pjesëmarrjen e tyre në demonstratat e marsit e prillit të vitit 1981.

Komiteti Kombëtar-Demokratik “Shqipëria e lirë” në vitin e kaluar (1981), kishte pas botua një listë të gjatë të burgosurish që ishin arrestua nga policia jugosllave dhe po mbaheshin në burgje anë e kënd Jugosllavisë. Gjykimi i shqiptarëve edhe më me hov kishte vazhdua gjatë vitit 1982.

Më 1 Nëntor, 1982, në Gjykatën Policore të Garnizonit të Shkupit, ishin dënua me 14 vjet burg të rëndë 6 veta nga qyteti i Tetovës:

    1. Vehbi Beqiri, bujk,  20 vjeç
    2. Maj Kasumi, punëtor,  29 vjeç
    3. Ali Kasemi, student, 21 vjeç
    4. Remzi Beqiri, punëtor fabrike, 28 vjeç
    5. Shukrije Halili, zonjë shtëpie, 56 vjeçe
    6. E bija e Shukrije Halilit, studente, 25 vjeç[10]

Të arrestuarve posa iu shqiptohej dënimi, i shpërndanin nëpër burgje të ndryshme të qyteteve të Jugosllavisë, dhe edhe pse iu shqiptohej dënimi ndaj atyre nuk pushohej dhuna dhe tortura. Disa nga ata nga vuajtjet e tepërta, çmendeshin e disa të tjerë nuk dilnin kurrë nga birucat e pista të burgjeve jugosllave.

Edhe pse në perëndi  kishte shumë organizata që merreshin me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mirëpo, pushteti jugosllav nuk i lejonte që të ndërhynin tek shqiptarët e burgosur.

 

  Një ngjarje e trishtuar

 

Gazeta “Qindresa Shqiptare”, në shkrimin “Një ngjarje e prekshme”, shkruante se me 29 tetor, 1982, Komiteti Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë”, kishte botua një komunikatë me emrat e 70 të dënuarve politik shqiptar që ishin dënuar me burg të rëndë në Jugosllavi. Dhe ky numër nuk është i fundit dhe as i pari, ngase për çdo ditë nga Jugosllavia vijnë njoftime se në Kosovë janë duke u përgatitur shumë procese të gjata dhe të dhembshme gjyqësore.

Andaj duke e parë këtë tmerr që po ndodhte në Jugosllavi, Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë”, Z. Abaz Ermenji, kishte marr për detyrë që t’iu paraqitët bashkë me këtë komunikatë shtypi, edhe letra personale Z. Perez de Cuellar, Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Z. Pieter Dankert, Kryetarit të Parlamentit Evropian, Kryetarit të Ligës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe të Drejtave të Njeriut dhe shumë personaliteteve  të tjera që kishin marr përsipër për të mbikëqyrur të drejtat e njeriut dhe të lirisë së shprehurit.

Po prezantoi vetëm në disa pasuse, letrën e dërguar Z. Pieter Dankert, Kryetarit të Parlamentit Evropian:

Z. Kryetar,

Kam nderin t’i parashtroi vëmendjes suaj këtë komunikatë shtypi që përbën listat më të reja të shqiptarëve të Jugosllavisë dënuar me burgim të rëndë prej gjyqeve policore të atij shteti, për shkak të një manifestimi paqësor që kishin bërë 18 muaj më parë.

Qeveria jugosllave, që kërkonte një shkak për të shtypur popullsisë shqiptare të Jugosllavisë, i ka shikuar manifestimet e muajve mars e prill 1981, si një krim të pashlyeshëm dhe vazhdon gjithnjë të pres koka. Vrasjet, proceset dhe dënimet e rënda ndjekin zhvillimin e tyre që prej 18 muajsh. Ka pasur gjerë më tani më se 3.000 shqiptarë të vrarë dhe mbi 5.000 të dënuar me burgim të rëndë.

Na duket se ka ardhur koha për qeverinë jugosllave t’i pushoi menjëherë e për gjithmonë këto persekutime mizore dhe cinike kundër një popullsie të pambrojtur. Shqiptarët janë një popull si të tjerët, prandaj indiferenca e Parlamentit Evropian, për fatin e tyre duket e pakuptueshme.

Prandaj ju lutemi, Z. Kryetar, të kini bërësin e të ndërhyni pranë qeverisë jugosllave , si edhe pranë organizmave evropiane dhe ndërkombëtare, që popullsia shqiptare e Jugosllavisë të shpëtoi nga ky persekutim shfarosës.

Me falënderimet e rastit, ju lutem gjithashtu të pranoni shprehjen e konsideratës sime të lartë.

                                                           Abaz Ermenji,

                                      Kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik

                                                               “Shqipëria e Lirë”

 

INFORMATAT NGA KOSOVA VAZHDOJNË TË BOTOHEN EDHE NË NUMRIN E 118 TË “QINDRSËS SHQIPTARE”

 

Shteti i cili kishte rrethua Kosovën dhe po e mbante në rrethim të hekurt, ishte ngritur në këmbë. Edhe pse Kosova ishte e rrethuar, ndjekjet kundër shqiptarëve  ishin intensifikua. Edhe gazetarët e huaj që vinin të përcillnin këtë gjendje dhe nuk lejoheshin që të futeshin brenda më në fund e kuptuan këtë gjendje. Të tmerrshme ishin sidomos dënimet e burgimet pa gjyq që nuk pushonin asnjë moment ndaj shqiptarëve.

Gazeta shkruante se në marsin dhe në prillin që kishte ikur, shqiptarët çdo kund bënë demonstrata për të kujtuar ngjarjet tragjike të vitit 1981. Në këto tubime, populli në mënyrë të vazhdueshme kishte kërkua që të liroheshin nga burgjet të burgosurit politik dhe të shpallet Republika e Kosovës. Por, si gjithë, policia i kishte shtypur këto demonstrata.

Në vazhdim gazeta jep shumë emra të të dënuarve, por që na njofton se këta emra janë vetëm emrat e personave që i kishte botua shtypi jugosllav që nga janari i vitit 1983, por se dihej që në Kosovë ka me qindra të tjerë që dënohen dhe nuk lajmërohen asgjëkund. Ata burgosen fshehtas, torturohen natë e ditë pa dal me vite para gjyqit.

Proceset gjyqësore që kishin fillua me të madhe gjatë vitit 1982, ato vazhduan edhe në vitin 1983. Dhe, shqiptaret nuk dënoheshin vetëm në Kosovë,por procese gjyqësore organizoheshin gjithandej Jugosllavisë.

Më 12 janar, 1983, në gjykatën e qarkut në Shkup, me kryetar gjyqi Jovan Tërtenoskin dhe zëvendësin e tij Marko Bundalevskin, ishin dënuar këta shqiptarë;

    1. Reshit Halili, me 15vjet burg
    2. Bejtullah Azemi, me 13 vjet burg
    3. Xhevat Salihu, me 12 vjet burg
    4. Agim Hasani, me 11 vjet burg
    5. Nusret Behluli, me 10 vjet burg
    6. Xhevat Xhemili, me 3,6 vjet burg

Në gjykatën e Podgoricës (Titogradit), ishin dënua  me burg të rëndë këta persona:

1.       Idriz Shala,56 vjeç, me 6vjet burg

2.      Bajram Isufi, 35 vjeç, me 6 vjet burg

Po ashtu, më vonë me 21 janar 1983, në Gjykatën e Qarkut në Shkup u dënuan edhe këta persona:

1.       Blerim Shaqiri, student, 18 vjeç, me 1,6 vjet burg

2.      Destan Aliu, punëtor, 28 vjeç, me 8 vjet burg

3.      Rrahman Krasniqi, student, me 3 vjet burg

4.      Hasan Abdullahu, 21 vjeç, me 2,6 vjet burg

Më 7 shkurt, 1983, në Gjykatën e Vrajës u dënuan:

1.       Dr. Ali Bajrami, mjek, 34 vjeç me 2 vjet burg

2.      Jahja Selimi, profesor, 36 vjeç, me 2 vjet burg

Me 15 shkurt, 1983, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me kryetar Mentor Qokun, u dënuan këta shqiptarë:

1.       Rexhep Maqedonci, polic, me 14 vjet burg

2.      Adem Prapashtica, me 11 vjet burg

3.      Lutfi Maqedonci, me 6 vjet burg

4.      Nusret Ahmeti, me 10 vjet burg

5.      Kadri Sakiqi, me 6 vjet burg

6.      Adem Dervisholli, me 6 vjet burg

7.      Fatmir Graiqevci, me 9 vjet burg

8.      Bahri Ademi, sekretar shkolle, me 6 vjet burg

9.      Martin Quni, gazetar, me 8 vjet burg

10.  Nerima Braha, profesor, me 7 vjet burg

11.   Osman Maqedonci, me 5 vjet burg

12.   Artan Hoxha, me 5 vjet burg

13.   Avdi Krasniqi, me 7 vjet burg

14.  Naim Mahmuti, me 2 vjet burg

15.   Ahmet Qeriqi, profesor, me 8 vjet burg

16.   Zenun Gjocaj, profesor, me 6 vjet burg

17.   Hamzë Morina, gazetar, me 5 vjet burg

18.   Salih Jonuzi, me 3 vjet burg

19.   Skender Vardari, me 8 vjet burg

20.  Sabit Gashi, me 8 vjet burg

21.   Ahmet Islami, me 5 vjet burg

22.  Idriz Jonuzi, polic, me 2 vjet burg

Me 16 shkurt, 1983, ishte organizua edhe një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe ishin dënuar:

1.       Shefqet Cakiqi, student, 19 vjeç, me 6 vjet burg

2.      Afrim Fusha, student, 20 vjeç, me 6 vjet burg

3.      Muamer Ymeri, 20 vjeç, me 6 vjet burg

4.      B. A., 8 vjeç, nxënës, me 2 vjet burg

5.      I. C. 10 vjeç, nxënës, me 2 vjet burg

Nën numrin rendor 4 e 5, gjykata nuk i jepte emrat, gjëja se ishin të mitur, porse nuk iu pengonte atyre se edhe që ishin të mitur ti dënonte me nga dy vite burg.   

            Ndërsa në Strugë ishte dënuar;

1.       Shefik Pollozhani,profesor, me 7 vite burg të rëndë

Në Gjyqin e Qarkut të Pejës, me burg të rëndë ishin dënua edhe këta persona:

            1. Skender Krasniqi, 21 vjeç, me 5 vjet burg

            2. Xhemë Laiu, 21 vjeç, me 5 vjet burg

            3. Skender berisha, 20 vjeç, me 2 vjet burg

            4. Enver Krasniqi, 20 vjeç, me 2 vjet burg

            5. Hazir Lulaj, 20 vjeç, me 1 vit burg

            6. Enver Ademaj, 20 vjeç, me 1 vit burg

            7. Niman Krasniqi, 21 vjeç, me 1 vit burg

            8. Hysen Lajqi, 21 vjeç, me 1vit burg

            9. Xhafer Maliqi, 19 vjeç, me 1 vit burg

            10. Esat Shala, 21 vjeç, me 1 vit burg

            Me 11 prill të vitit 1983, para Gjykatës së Qarkut në Shkup kishin dal këta shqiptarë:

1.       Asllan Rushiti, 23 vjeç, me 10 vjet burg

2.      Xheladin Rrustemi, 39 vjeç, me 6 vjet burg

Po ashtu në Gjykatën e Vrajës u dënuan edhe këta persona:

1.       Njazi Kadriu, 27 vjeç, mësues i shqipes

2.      Fejzullah Kadriu, 26 vjeç, mësuesi frëngjishtes

3.      Eshref Kapiqi, student

4.      Refik Kadriu, 24 vjeç, punëtor

5.      Servet Sadiku, 30 vjeç, punëtor

6.      Sabri Xhelili, 28 vjeç, bujk

7.      Ramiz Halili, 30 vjeç, bujk

Në qytetin e Gostivarit ishin arrestua dhe dënuar:

1.       Xhemail Islami, 27 vjeç

2.      Agron Fejzullahu, 22 vjeç

3.      Lutfi Nuredini, 34 vjeç

Edhe në Tetovë ishin arrestua dhe pritnin që të dilnin para gjyqit:

1.       Dr. Jusuf Rexhepi, mjek i vendit

2.      Zonja Mekule Rexhepi, e shoqja e Dr. Jusuf Rexhepit

Ndërsa nga torturat në burg të Idrizovës kishte vdekur zonja Hidajete Halimi, e cila ishte arrestua sbashku me dy fëmijët e saj, por nga organet kompetente gjerë më tani, shkruante gazeta “Qindresa Shqiptare” , nuk dihej asgjë.[11]

 

Shtypi i huaj për ngjarjet në Kosovë

           

            Shtypi i huaj në vitet pas demonstratave të viti 1981, kishte fillua me të madhe të merrej me situatën e shqiptarëve në Jugosllavi.

            Gazeta kanadezi “The Toronto Sun”, në një artikull të Z. Eric Margolis, kishte botuar, me 11 prill, 1983, njëkoment mbi gjendjen e Kosovës dhe aspiratat e saj për tu bërë një republikë autonome. Sipas autorit të shkrimit, Kosova mund të bëhej një “depo baruti për Evropën e Lindjes”, nëqoftëse në Beograd vazhdohet me vrasjet e shtypjet e shqiptarëve dhe nuk mundohej me u gjend një zgjidhje e drejt e këtij problemi. Në Jugosllavi, sipas artikullit thuhej se atje po ndodhë e kundërta, policia e fshehët jugosllave, po i vret kundërshtarët e vet kosovar edhe në mërgim, sikur që vrau vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Gjermani, më 1982, dhe të katërtin e kishte vrarë në Amerikë[12]. 

 



[1] Lajmet nga Kosova e robëruar, Qindresa Shqiptare, nr. 116,  Paris, 1982.

[2] Rrjedhimet dramatike të lëvizjeve të pranverës 1981, Qindresa Shqiptare, nr. 116, 7. Parisë.

[3] Ndryshime në udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kosovës, Qindersa Shqiptare, nr. 116, 8, Paris.

[4] Po aty.

[5] A ka një “kombësi” jugosllave, Qindresa Shqiptare, nr. 116, 8-9, Paris, 1982.

[6] Oo aty.

[7] Po aty.

[8] Shtesë, Lista e shqipëtarëve të dënuar rishtaz prej gjyqeve policore të Prishtinës dhe të Gjilanit në Jugosllavi, Qindresa Shqiptare, nr. 116, f. 20, Paris, 1982.

[9] Po aty, f. 21.

[10] Ndjekje, dënime dhe burgosje, Qindresa shqiptare, nr. 117, f. 13, Paris, 1982.

[11] Pasqyra e shqipëtarëve të dënuar në Gjykatat jugosllave, qëishin dënuar që nga janari e deri nëmuajin korrik, 1983,kishte emrat e 88 vetave, nga të cilët dy ishin fëmij (nxënës të shkollave fillore), dhe një grua tëcilën ekishin mbytur nga torturat. Por ka edhe shumëpersona të cilëve nuk iu dihej emri,ngase shtypi jugosllav nuk shkruante për ta, ngase organet egjyqësis nukipublikonin, gjëja se ata ende nuk kishin dalpara gjykatësve, e të tillë kishte me qinda shqiptar.

[12] Jehona e shtypit, Qindresa Shqiptare,nr. 118, f. 14,Paris,1983.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: