Femi Halimi: Azem Galica, film artistik
| E Enjte, 21.04.2011, 07:58 PM |

Azem Galica, film artistik

 

SB Film Kosova

 

Nga Femi Halimi

 

Filmi që ktheu publikun në kinema si në kohën e artë të filmit te ne dhe në të njëjtën sale të asaj kohe, e që tash është salla e Teatrit! –O Tempora, o Mores! –

Ajo kohë e artë e filmit ishte para dyzet viteve e tutje. Një fluks i paparë prej atëherë i të gjitha moshave dhe shtresave qytetare pa dallim dhe me intenzitet më të lartin në këto dyzet vitet e shkuar! Vëllai i regjisorit, Besimi, me aktorin Kenan Gurgurovcin dhe me dy tjerë shpërndanin biletat për film në holin e Teatrit. Pasi nuk iu mëtek që të shfrytëzonin shalterin e holit, sikur në ato kohët e arta, sepse nuk ka as shprehi më të shalterit të biletave, edhe unë heshta dhe nuk ua përmenmda këtë gjë, pasise më pëlqente të bëhej rrëmujë, e që ma përkujtonte atë kohën e artë të shkuar, të kaluar me stuhi, nga rinia.

Asokohe një film për tu shikuar ka qenë punë e madhe! Nuk ka pasur as televizorë dhe as kafiteri e vende tjera publike dhe kur nga ora njëzet e mbrëmjes nuk ke parë njerëz në qendër, përveç atyre në punë të shtetit tektuk ose ndonjë kalimtari të shpejtë për në ambulantë a nevojë tjetër të madhe. Ka ndodhur që një film është dhënë me javë dhe triherë në ditë sëpaku. Në shalter kanë arritur vetëm më të fuqishmit, e që rëndom shtyheshin për të blerë shumë bileta për stërshitje dhe se një biletë rëndom shitej dy ose tre here më shtrenjt se që e kishte çmimin. Megjithate shtyrje kishte shumë dhe rrëmuja ishte e atillë, sa djersa e të rinjëve duke u shtyrë rridhte përrua shkallëve të holit të kinemasë asokohe. Shpesh theheshin dyert dhe intervenonte milicia, për të bërë rendin. Kurse kur ndodhte të ndalej rryma, para publikut dilte një ekip i punëtorëve të kinemasë dhe pasi kërkonte falje, tregonte rrjedhën e filmit dhe njoftonte se biletat vlenin për herën tjetër!...-O Tempora, o Mores!...

Me vitet shtatëdhjetë shkoi koha e artë e filmit dhe gjeneratat e reja nuk e dinë veçse që dëgjojnë nga të vjetrit, sa për ta ditur, -por jo se e kuptojnë shumica! Dhe ja, tash, mu tash, pas vdekjes, kinemaja u Ringjall me një Mrekulli dhe përshkoi të gjithë me forcën dhe përmasën e lëvizjes së një revolucioni. Të gjithë u prekën me frymën e mrekullisë së filmit për heronjtë e kombit Azem e Shotë Galica, të njohur e të stërnjohur në popull. Simpatia dhe respekti për ta ktheu publikun, të larguar, pa të drejtë nga kinemaja pas luftës. Sikur filmi të projektohej në dimension të atëhershëm, do të ishte kënaqësia e plotë. Gjilani, sikur qendrat tjera kosovare, pos Prishtinës, nuk ka kinema. Vërtetë kinemaja ka qenë por është privatizuar diçka dhe dikush pas lufte provoi diçka por dështoi mbase dikund e për diçka. Me bindjen përfundimtare se kyfarë biznisi nuk shkon më, e qitën dhe e lanë në harresë përgjithmonë. Edhe me shumë arsye, televizioni, kasetat e deri tash interneti, hodhën jashtë opinionit kinemanë. Por përvoja ka treguar se një kinema mund të mbahet megjithkëtë, me një punë të mirë dhe me një staf të zellshëm për punë. Pastaj kinemaja ka ekranin e madh dhe filmat e përzgjedhur, premierat, filmat nacionalë e tjerë, me të cilët mund të mbahet puna dhe të sigurohet punë për dhjetë deri njëzet punëtorë, që do të ishte një punësim solid për kushtet tona. Me punë do të krijohej buxheti vetiak dhe as nuk do të kishte nevojë për këtë rrëmujë që është tash rreth buxheteve. Për më tepër kinemaja do të paguante shtesën tatim shtetit! Por nuk po ndodhë kjo te ne dhe arsyetimet pa të drejtë mundin të vërtetën, duke injoruar këtë mundësi nga vetë përgjegjësit.

Këtë që nuk e bëjnë dot përgjegjësit dhe të zgjedhurit, vetë të lavdruarit e të thirrurit të zgjedhur me partitë dhe grupet, e bëri një i ri me iniciativën, zellin dhe energjinë e vet të madhe! E bëri Besim Budakova, vëllai i regjisorit, njëherit edhe montazher shumë fortë! Besimi dha mësim dhe kurs praktik si punohet, për fitimin e publikut dhe të eurove përnjëherë. Drenicarët prijtën në luftë dhe ja tash, prijtën në punë, njësoj. Nuk shkon jeta me inat!...

 

II-

Pas bërjes me dije në masë për këtë film, veçmas pas fillimit të qarkullimit nëpër kinema, filluan edhe kundërshtitë ndaj këtij filmi. Këto kundërshti janë të llojit të vet dhe shplojnë botën tonë ataviste të ruajtur ende, në urrejtje mes vete. U bë çmos për tu ndalur filmi në kinematë anembanë vendit, me shumë arsyetime prej më banaleve, e deri te arsyetimet se mund të ndikojë në marëdhëniet mes komuniteteve, sepse në film vriten turqë, serbë, etj. Qështja shkoi aq larg sa edhe të huajtë këtu përcollën këtë inat tonin tipik nacional, që mbase veç te ne ndodhë ende, por nuk kërkuan ndaljen e qarkullimit të filmit! Veç çka nuk e çuan në atë instancën më të lartë të vendimeve! Po për çka se?!... Më mirë ta lë me kaq!...

 

III-

Shënime për filmin

Skenari: Zymber Kelmendi

Regjia: Halil Budakova

Drejtor filmi: Faik Gashi

Producent: Bashkim Shala dhe Ukë Jashari

Montazhi: Besim Budakova

3 D/VFX: Arben Meta

Skenografia: Yllka Brada

Producent ekzekutiv: Fatmir Duraku dhe Bujar Bajrami

Këshilltar historik: Mehmet Rukiqi

Autori i librit: Bedri Tahiri

E tjerë

 

Rolet

Halil Budakova (Azem Galica), Merita Budakova (Shota), Enver Petrovci, Adem Mikullovci, Çun Lajqi, Reshat Arbana, Kenan Gurgurovci, Blerim Gjoci, Fatime Sefa, e të tjerë.

 

 



(Vota: 64 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: