Halit Bogaj: Budd Boetticher (1916–2001)
| E Enjte, 14.04.2011, 06:58 PM |

BAD BETEKER /1916-2001/

 

Nga Halit Bogaj

 

Bad Beteker ishte regjisor i filmave klasik gjatë periudhës më të famshme të Holivudit, kur uesterni amerikan kishte përjetuar lulëzmin e tij më të madh dhe kur aktronin yjet më të shquar të atij zhanri si: Gari Kuper, Randolf Skot, Xhon Uejn, Xhoel Mek Krea, Kir Daglas, Gregori Pek, Robert Miçam dhe veteranë të tjerë kolosalë.U u lind në Çikago  në vitin 1916 dhe vdiq në Kaliforni më 2001.Ai shquhet për shumçka origjinale që ia kishin lakmi edhe regjisorët më të mëdhenj si Hauard Houks, Henri Hatavej , Sem Pekinpo, Xhon Hjuston dhe të tjerë, të cilët gjithashtu dhanë kontribut të madh për filma të tillë..Beteker ishte i njohur për filmat me heronjt e vetmuar të  cilët kalëronin në Perëndimion e egër për t’u hakmarrë dhe për të sjellur drejtësi në viset ku mbretëronin banditë e llojllojshëm.Punën e tij të parë madhështore në film e bëri si ndihmës i regjisorit Ruben Mamolian në filmin’’Gjaku dhe rëra’’/Blod and the sand/me Tajron Pauerin dhe Rita Hejvorthin në rolet kryesore.Pikërisht me atë film  mori forcë për t’u nisur rrugëve të sigurta  dhe për të krijuar kryevepra të tjera të fuqishme çfarë janë edhe filmat:’’Shtatë njerëz nga tani/Seven Men From Now’’,’’The Tall T’’,’’Stacioni Komanç’’,’’Decision at Sundaun’’dhe ’’Buchanan Ride Alone’’,me të cilët mbetet antologjik dhe hyn në radhën e kolosëve..Edhe njëherë po theksojmë se filmat e lartpërmendur vërtet kanë mbetur kryeveprat e tij, sidomos’’Seven Man From Now’/1956/,kurse në bashkëpunim me Odi Marfin e realizon filmin’Koha për të vdekur’’/1971/.

 

Pra edhe Bad Beteker, me krijimet e shumta në lëmin e uesternit hyri në radhët e para të veteranëve më të dalluar të cilët në vitet pesëdhjeta ia dhanë vulën historisë filmore amerikane.Edhepse kishte filluar  me filmat e kategorisë B ai së shpejti arrin kulmin e tij dhe për nga fama, mund të krahasohet vetëm me veteranin  Xhon Ford/të cilin e kishte edhe shok/ ngase të tjerët, që ishin më të rinj se ai mund të thuhet lirisht se konsiderohen nxënës të tij..Krijuesit e shquar dhe kritikët filmorë në një emision të gjatë televiziv, ia dhanë edhe titullin ‘’Njeri që mund të bënte gjithëçka në film’’.Krahasuar me llojet tjera, më së tepërmi e donte ‘’uesternin’’, me aktorët e tij të preferuar: Randolf Skot, Glen Ford, Riçard Vidmark, Odi Marfi, Robert Stark, Antoni Kuin, Li Marvin, Stjuart Vitmen, Ronald Regan, Xhek Elam, Lojd Brixhis, Klod Atkins, Rod Tejlor, Parnel Roberts, Li Van Klif, Xhems Koburn, Virxhinia Mejo, L.Q.Xhons,Xhems Garner, Xhef Çendler, Gejl Hanikat,Lajf Erikson dhe shumë të tjertë.Me klasikun Xhon Ford bënin plane të përbashkëta për ta zhvilluar sa më tepër kinematgrafinë amerikane , sidomos uesternin për të cilin ishin të specializuar.

 

Beteker i realizoi 45 filma por  edhe disa seriale në mesin e të cilëve ishte edhe një variantë i ‘’Kontit të Monte Kristos’’sipas veprës homonime të Aleksandër Dymës.Në serialin uestern prej 168 episodeve aktronte aktori i madh Çak Konors/i njohur edhe me rolin e Xheronimos/.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: