Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2011
| E Diel, 10.04.2011, 07:58 PM |

 

 

SHQIPËRIA ETNIKE

 

Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 4/2010 Verdhor-Brymor-Dimëror-2010
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Vera Dushi

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

 

_______________

 

KRYEARTIKULLI

 

SHKAS NGA MËRDHEZJA E KOMUNISTËVE

 

PRESIDENTI PACOLLI DHE LUKUNIA KOMUNISTE

 

"Pa dyshim që Kosova do të jetë një vend më i vështirë pa Rugovën".

Carl Bild - ministër i jashtëm i Suedisë

 

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

 

     Fillimisht, dy pyetje për presidentin Pacolli:

 

     1.- Në një shkrim gjithë respekt për Presidentin Rugova, Pacolli nuk harron  të thotë, madje më shumë se një herë, "me gjithë gabimet e bëra nga Rugova..." Pyesim Pacollin, cilat janë gabimet e Rugovës?! Sepse, biografët dhe studiusit e tjerë, vendorë dhe të huaj, përjashto lukuninë satanike komuniste, deri më tani, nuk kanë arritur t´i nominojnë gabimet e Tij. Vlerësimi i njëzëshëm është se Ai është ideatori dhe realizuesi i lirisë dhe i pavarësisë, Ai dhe vetëm Ai e shpëtoi Kosovën nga zhbërja e refugjimi i përjetshëm i shqiptarëve të Kosovës.

 

     Edhe atëherë kur Rugova flet për grupe të armatosurish, por jo UÇK-në, nuk bën asnjë gabim:

     a)- marrja në mbrojtje e grupeve të tilla, do të thoshte se ke filluar luftën dhe përjashton mundësinë e kërkesës të ndihmës ndërkombëtare;

     b)- në pamundësi për të vrarë pushtuesit, disa nga këto grupe ekzekutonin shqiptarë, nën pretekstin, aspak bindës, të "bashkëpunimit me pushtuesin".        Në fakt, janë dy arsye të këtyre ekzekutimeve:

e para,- viktima, dikur, ka qenë i veshur me pushtet dhe ekzekutori ka qenë hafije i tij. Tani, dëshmia për të kaluarën e errët duhet varrosur;

e dyta,- thjesht, për hakmarrje partiake ose private dhe asesi kombëtare.

     Dhe, të dyja këto arsye janë dëshmuar në gjykimet seriale përgjatë kësaj dekade. Ilustrojmë me rastin e fundit të një gjykimi në vijim: për një zenkë në  lojën e shahut, vëllau i vrarë dhe vet i torturuar deri në sakatosje!

 

     Arsyetimi i ekzekutimit për "bashkëpunim me pushtuesin" nuk ka zënë vend, sepse e majta ekstreme, e identifikuar me këto vrasje, është dëshmuar shumë e përzemërtë me këtë kategori nëpunësish zyrtarë apo informatorësh privatë. Ndërkohë që edhe Fadil Hoxha, i cili, përkrah "vëllezërve komunistë" sllavë dhe partizanëve të Enver Hoxhës, kishte luftuar e vrarë, si derrat e egër, Shaban Polluzhën dhe trimat e tij drenicarë dhe të tjerë, më 1944. Dhe, Azem Vllasi që ishte bërë njësh me liderët jugosllavë, për ndëshkimin e rinisë "irredentiste" të Kosovës, në vitet `70-a e `80-a, tashmë, ishin kundërvënë "bashkim-vëllazërimit" të tyre me popujt jugosllavë dhe ishin bashkuar me popullin e vetë, me popullin e Ibrahim Rugovës, me popullin e Kosovës. Pra, vrasjet ishin për humbje gjurmësh të ish-informatorëve dhe hakmarrje partiake (ideologjike) ose private dhe, si të tilla duhej dënuar, sepse plagët e mbyllura, me pajtimet e viteve `90-a, nuk duhej rihapur në pragvitet 2000-a.

 

     Vite më parë, në Mbishkodrën tonë, stërnipërit u hakmorrën për stërgjyshin e tyre të vrarë para 87 vitesh. Nuk është çudë që kjo të ndodhë një ditë edhe në Kosovën tonë. Kur heshtë drejtësia, vepron kanuni. Dhe, lukunia komuniste do të protestonte rrugëve e shesheve të Kosovës, duke u çjerrur se "bijtë e nipat e agjentëve të Serbisë, të ekzekutuar nga UÇK-ja, po vrasin bijtë dhe nipat e çlirimtarëve tanë" dhe broçkulla tjera të marrëzishme.

 

     Atëherë, rezulton se Pacolli, për të mos e lënduar komunistin Hashim Thaçi me shokë, e ka parë të nevojshme për të shpikur edhe "gabimet" e Rugovës, qoftë edhe pa shënuar asnjë fakt!!!

 

     2.- Ju, zoti president Pacolli, më 5 mars 2011, vizituat disa familje dëshmorësh, sipas jush, markantë. Por, jo edhe familjen e Heroit të Kosovës Sali Çekaj! Ky anashkalim skandaloz u bë nga ana e juaj për mosnjohje të së vërtetës të kohës, apo i dirigjuar nga eprorët tuaj të koalicionit?!

 

     Për dijeni: - Juristi i diplomuar Sali Çekaj përfaqëson grupin e parë të armatosur në Kosovë të "Djemëve të Deçanit"; është jetësuesi i parë i Kushtetutës të Kaçanikut në komunën e Deçanit; është njëri nga organizuesit faktik i ushtrimit ushtarak të djemëve të Kosovës në Shqipëri, i treti i renditjes vertikale hierarkike për luftë mbrojtëse: dr. Ibrahim Rugova, prof. Fehmi Agani, juristi i diplomuar Sali Çekaj; është njëri nga veprimtarët më aktiv, krahas kryetarit të Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, Hafiz Gagicës, në ndihmë të mbijetesës ekonomike dhe politike të popullit të Kosovës dhe të institucioneve paralele të Kosovës; është kontraktues i hapjes të ushtrimores ushtarake në Papaj të Tropojës, në zbatim të strategjisë të luftës, të hartuar nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi; është iniciator dhe bashkëveprues i thyerjes të kufirit Shqipëri - Kosovë, përkatësisht, shqiptaro - shqiptar; është komisari dhe komandanti, krahas Agim Ramadanit me shokë, i luftës të Kosharës, e cila përfaqëson dhe legjitimoi detashmentin më të organizuar ushtarak dhe luftën në Kosovë dhe botë; është heroi i Kosovës, i rënë me armë në dorë ke Rrasa e Kosharës. Juristi i diplomuar dje dhe Heroi i Kosovës sot, Sali Çekaj, është në pesëshën e parë të organizimit t strategjisë të luftës krahas Presidentit Ibrahim Rugova, ideologut Fehmi Agani, ministrit të mbrojtjes, kolonrel Ahmet Krasniqi, kolonel Tahir Zemaj. Sali Çekaj është heroi numër një i rënë në fushë-betejë.

 

     Statusi i luftëtarit është i veçantë nga ai i viktimës. Kur ky status ngatërrohet qëllimshëm, atëherë kemi të bëjmë me falsifikim të historisë. Dhe falsifikimet me dashje meritojnë dënimin më të rëndë, madje unanim, pavarësisht përkatësisë etnike, partiake e fetare. Përndryshe, do ta aprovonim një degradim e degjenerim moral e kombëtar.

 

     Për interesa partiake e pushtetare, pas luftës në Kosovë, u organizua grupi agjitativ i rrospihanës intelektuale e akademike, servilë e hipokritë, me qëllim të denigrimit të kundërshtarëve politikë, madje deri në asgjasimin fizik të tyre dhe përlavdërimin e një grupimi e shtresimi komunist, i cili, për të marrë pushtetin kopjoi, deri në detaje, idhullin ideologjik e shpirtëror të tyre, filosllavin Enver Hoxha me shokë, tej gjysmë shekulli më parë. Për rrjedhojë, falsifikimi i historisë ka marrë përmasa shqetësuese dhe rrezikon të thellohet deri në neveritje.

 

     Dihet, në Kosovë është bërë një luftë e imponuar nga tepria provokuese e pushtuesëve serbo-sllavë, me pjesëmarrjen e armatosur të vetëm 1 % të popullit të Kosovës, me çka dëshmohej se populli nuk ishte i gatshëm për luftë, ngaqë nga raporti i forcave e dinte apriori dështimin e saj, sepse atë e donte Serbia, për ta shkretuar e boshatisur Kosovën nga shqiptarët. Andaj, edhe përmasat e kësaj lufte kanë qenë modeste, simbolike, sa për t´u dëshmuar para botës se refuzojmë, madje kolektivisht, pushtimin dhe bashkëjetesën e mëtejme me Serbinë.

 

     Në Kosovë nuk ka pasur as legjenda, as legjendarë dhe aq më pak epope apo epopera. Më shumë se sa luftë, në Kosovë ka ndodhur masakra. Dhe, rrospihanja intelektuale e akademike, duke bërë falsifikimin e vrazhdët të historisë, i reklamon si beteja masakrat makabre të pushtuesit, gjithnjë duke i heshtur shifrat. Sepse numrat do të demantonin vetvetiu rrospihanët falsifikatorë. Zanatin e falsifikimit e kanë mësuar nga bashkëmendimtarët e tyre ideologjikë, lajkatarët e Enver Hoxhës, të cilët luftën civile vëllavrasëse në Shqipëri, e kanë manipuluar, duke e paraqitur si luftë çlirimtare. Mbijetuesit e kësaj lufte, sot i tmerron masakrimi i historisë nga kalemxhinjtë servilë, karrieristë dhe horra, pa shpresë rehabilitimi.

 

     Prekazi është djegur e përkallur mjaft nga pushtuesi. Zjarret e sotme aty janë të tepërta, madje cinizëm i skajshëm. Mjaftojnë qirinjtë, për t`i nderuar viktimat e një masakre të ngeshme. Masakra e Prekazit, masakrimi i Jasharëve është dhembja jonë e madhe, është dhembja e Kosovës, e kombit mbarë. Familja e ngujuar në perdhesën e kullës, u bë poligon gjuajtës të një makinerije të rëndë ushtarake, madje nga një largësi e llogaritur mirë, të mbrojtur nga çfarëdo kundërpërgjigjeje shpaguese. Kjo është e vërteta sipërore, ndërsa ato çfarë shkruajnë kelemxhinjtë e agji-propit e rrospihanët ideologjikë, janë ëndërra e broçkulla, deformim dhe manipulim mjeran i një ngjarjeje fort të dhimbshme, i një masakre të përgjakshme, i historisë më të re të Kosovës. Trajtimi përlavdërues, deri në idiotësi, nga politikanët karrieristë, si profiterë të paskrupulltë të luftës të tyre të pa bërë dhe kalemxhinjtë e tyre, të kësaj masakre të rëndë e çnjerëzore të pushtuesit, ka rehabilituar mjaftueshëm Serbinë kriminale. Sepse kjo masakër, fiktivisht, reklamohet si luftë dhe lufta e zhvilluar në kështjella e kulla, i ka edhe viktimat e pashmangshme, të pafajshme, siç janë familja e përbërë nga gra dhe fëmijë.

 

     Zhurma shurdhuese për ta kthyer një masakër në luftë epope, bëhet për dy qëllime të pista:

     1.- Për t`ia kundërvënë ushtarin Adem, kryeçetanikun e Drenicës, më 15 luftëtarët e tij, kryekomandantit, Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës;

     2.- Për ta hymnizuar një luftë imagjinare, sepse ngujimi në shtëpi i çetanikëve Hamëz e Adem Jashari, me babën Shabanin, dajën Osman Gecin nga Llausha trime, luftëtarin Isak Feriz Halilin, si dhe familjen tjetër, kryesisht gra dhe fëmijë, nuk kishte as mundësi teorike për luftë e, aq më pak epope. Dhe, hymnizimi i një lufte të pa bërë, pjesë e të cilës duan të bëhen edhe ata që, faktikisht, nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj.

 

     Pse nuk përmenden asnjëherë 15 luftëtarët e çetës të Hamëz dhe Adem Jasharit?! Sepse asnjë nga pushtetarët e sotëm nuk kanë qenë me Hamëz e Adem Jasharin. E theksoj Hamzës dhe Ademit, sepse ndarja e tyre është artificiale, e qëllimshme, thjesht, për t`ia kundërvënë Adem Jasharin Presidentit Rugova. Përndryshe, asnjë veprim, asnjë pushkë më shumë nuk ka zbrazur Ademi se sa Hamëza. Pisllëqe të tilla dinë të skenarojnë vetëm mendjet e ndryshkura komuniste. Dhe, ky skenar është i Tiranës zyrtare, i lansuar nga SHISH-i, duke u jetësuar nga SHIK-u në Kosovë.

 

     Krimi fillon në Tiranë. Projektimi i krimit të organizuar politik ësht bërë në vilën numër 31, pikërisht aty ku monstrumi filosllav Enver Hoxha ka banuar, intriguar dhe inskenuar qindra komplote, për t`i shpenë në plumb, në burg dhe në internim të përjetshëm kundërshtarët e tij faktikë, por edhe imagjinarë.

 

     Krimi përfaqësohet nga Presidenti Rexhep Mejdani, kryeparlamentari Skënder Gjinushi, ministri i jashtëm Paskal Milo, shefi i SHISH-it Fatos Klosi dhe lukunia e gjeneralëve komunistë me kryekodoshin Kudusi Lame.

 

     Shtrohet pyetja: Pse po e kursejmë Fatos Nanon nga banda e katërshës të parë? Jo thjesht që përgjatë këtyre gjashtë viteve të fundit nuk është pjesë e politikës shqiptare. Por, sepse, ai u kufizua në politikën e mbajtjes  lidhur të Kosovës me Serbinë. Dhe, Nano nuk u angazhua në intriga e skenare vrastare në Kosovë, siç bënë të cituarit më sipër.

 

     Prishja e marrëveshjes të Osllos, pengimi i unifikimit të faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, ndalimi i çfarëdo marrëveshje apo kontakti me kuadrin institucional të Presidentit Rugova, janë vendime e veprime të bandës të Tiranës zyrtare, në koordinim të plotë me lakejtë të tyre të LPK-së, të kryesuar nga Jakup Krasniqi me lukuninë e tij staliniste-enveriste. Përgjegjësi direkte në prishjen e marrëveshjes të Osllos ka edhe Adem Demaçi, si garant i saj. Demaçi duhet të rrëfehet, në gjallje të tij, për kërcënimin skajmërisht të poshtër ndaj kuadrit institucional të Presidentit Rugova, kërcënim ky i bërë nga qendra e krimit, në televizionin e krimit, madje vetëm pak javë nga ekzekutimi kriminal zyrtar i ministrit të mbrojtjes të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit.  Heshtja e mëtejme ose marrja në varr të këtyre sekreteve, do t`ia rrezikonte seriozisht, edhe pas vdekjes, titullin e lartë të Heroit të Kosovës. Sepse prishja e marrëveshjes në fjalë ka prodhuar elemente të bollshme të tradhtisë të lartë, ngaqë komunistët stalinistë-enveristë kanë vrarë, përgjatë dhe pas luftës, luftëtarët demokratë të partisë të Rugovës, legjitimuesit e luftës faktike në Kosovë. Bandat komuniste, me synimin për ta marrë me çdo kusht e dhunshëm pushtetin, kanë gjakosur Kosovën dhe kanë njollosur tërësisht luftën e shenjtë për çlirim, madje duke e dështuar turpshëm edhe vet luftën.

 

     Shqiptarët duan ta dinë se cili është roli i akademik Rexhep Qosjes në sabotimin e luftës në Kosovë, si rrjedhojë e përçarjes të faktorit politik dhe ushtarak? A i dinte Qosja veprimet antikombëtare të krerëve komunistë të Tiranës dhe pse i aprovonte ato?! Edhe dje edhe sot, të jesh kundër Rugovës, apriori je edhe kundër Kosovës, sepse Rugova mendonte dhe vepronte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kundërshtarët e Tij, Milo me shokë, ishin kundër pavarësisë, rrjedhimisht, kundër Kosovës, sepse ishin për bashkëjetesë me Serbinë, duke kërkuar vetëm rifitimin  e statusit të dikurshëm, të ligjësuar në klauzolat e emërtuara -amandamente- të vitit 1974.

 

     Ish-burgaxhinjtë politikë të Kosovës nuk mund të mburrën me të kaluarën e tyre të tri dekadave më parë, nëse nuk shpjegohen për rolin e tyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Vardisja e tyre pas mjekrrës të Qosjes, madje edhe pas shpërfaqjes publike komuniste të Qosjes me "revolucionin e vonuar demokratik", vuri në dyshim qëllimin e angazhimit të tyre për liri dhe demokraci apo për "mustaqet leshtake të Stalinit"?! Hyrja në PDK-së, e cila dje dhe sot identifikohet me krimin e organizuar politik - vrasje seriale të kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, është një arsye më shumë e këtij dyshimi të madh. Pyetja direkte që mund të shtrohet është: Zotërinj burgaxhinj, (dikur fizik, tani edhe mendor e shpirtëror), i aprovoni ju tej 1.000 vrasjet politike të ndodhura në Kosovë? Nëse jo, atëherë pse vazhdoni militimin tuaj në partinë me dyshimin e bazuar për krime?!?

    

     Behxhet Pacolli është një bisznismen i suksesshëm. Respekt dhe admirim për afarizmin e tij. Por, Pacollin për President nuk do ta votoja asnjëherë. Sepse nuk përmbush normën dhe etikën elementare për këtë post suprem. Ai devalvoi veten mjerueshëm, të paktën, në tri rastet e freskëta:

     1.- I priu mocionit për mosbesim të "Qeverisë Thaçi" i porositur nga vet Thaçi!!!

     Kalkulimi i turpshëm për mocionin rezultoi sa i saktë, aq edhe i suksesshëm. Të pengohet konsolidimi i LDK-së në prag-zgjedhje, sepse kryesia e vjetër e saj, më sakt, klani, rrethi vicioz brenda kryesisë, ngulmonin të qëndronin në "istikame", për të realizuar humbjen e katërtë me radhë dhe ndarjen e dytë të LDK-së. Dhe, kështu ndodhi. PDK-ja me mitosje, premtime e vjedhje, me dajak e kërbaç "fitoi" zgjedhjet! Shto këtu edhe raportet hiç të pastra, aspak serioze, madje shumë të dyshimta Thaçi - Pacolli.

 

      2.- Propozimi për thirrjen e një konference gjithëkombëtare, pas raportit të Dick Marty-së, sikur të mos mjaftonte marrëzia e shpalosur, pothuajse, nga të gjithë liderët dhe kalemxhinjtë shqiptarë për këtë rast! Qëllimi ishte hiç e servil ndaj Hashimit. Fatmirësisht, kryeministri Berisha nuk e mori seriozisht këtë nismë dhe e heshti si të pa qenë.

 

     3.- "Ose unë - Pacolli, president, ose rash e vdiqa e rrafsh Kosova"!  Vjedhjet, manipulimet dhe shpëdorimet me votat ishin të tejskajshme. PDK-ja për   t`i veshur me imunitet dhe pushtet, si obligim e mirënjohje, u dhuroi postin e deputetit atyre që kishin sjellë  PDK-në në pushtet dhe Hashimin e Jakupin me shokë në krye të këtij pushteti. Dhe, kjo ngritje ishte bërë duke shkelur mbi kufomat e kundërshtarëve politikë, kryesisht, ushtarakë institucionalë dhe kuadro të LDK-së, të cilët kalojnë shifrën njëmijë. Kryeministri ishte dhe vazhdon të jetë nën hetime për krime lufte. Edhe pa akuzat e Dick-ut, varret e krimit të organizuar politik janë aty, në tokën mëmë, në Kosovën tonë. Edhe Jakup kryekuvendari është pjesë e regjisë të këtij krimi, së bashku me zyrtarët komunistë të Tiranës. Garda tjetër kriminale e korruptive është masive. Për këto dhe njëmijë arsye të tjera, Pacolli nuk duhej të bëhej varkë e shpëtimit të Hashimit me shokë, duhej ta refuzonte koalicionin, ashtu siç bënë partitë dhe liderët e tyre të përgjegjshëm për fatin, të ardhmen e Kosovës. Ndërsa Hashim Thaçi duhej ta ndiqte shembullin e Fatmir Limajt, të hiqte dorë vullnetarisht nga postet dhe ofiqet, për t`u vënë në dispozicion të drejtësisë.

 

 

Akuzat ndaj Pacollit u bënë temë e ditës, javës, muajit... Deklaratat e tij kontraverse ndër vite e deri tek pretendimi për të ndërmjetësuar për bisedimet me Serbinë, u shpërfaqen në media, kafeneve, rrugëve. Bilëz, disa grupime ekstreme komuniste e anarkiste reaguan me mosnjohjen e tij si president i vendit.

 

     Shumë nga deklaratat e tij janë ose të huazuara ose të ndikuara po nga komunistët. P.sh. "Kosova nuk mundet pa Serbinë", ose "është koha që Rugova të tërhiqet" janë huazuar nga Heroi i Kosovës, Adem Demaçi, i cili jo vetëm i ka thënë, por edhe i ka përsëritur. "Shqiptarët i kanë vrarë serbët dhe serbët i kanë vrarë shqiptarët. Tash është koha për t`u pajtuar shqiptarët me serbët"! Për këtë Pacolli nuk mund të fajësohet, sepse është ndikuar drejtpërsedrejti nga komunisti Muharrem Xhemajli me shokë. Kur ky komunist, në cilësinë e kryetarit të OVL të UÇK-së, përjashtoi nga kjo organizatë një ish-luftëtar të çetës të Hamëz dhe Adem Jasharit, e motivoi se X.Y. ka thënë se "pas një aksioni që bënte çeta jonë, kur policia pushtuese kundërpërgjigjej me krisma, ne iknim tri katunde larg". Dhe, Muharrem Xhemajli thotë se UÇK-ja jo vetëm se nuk ka ikur, por ka vrarë me mijëra policë dhe ushtarë serbë! Dhe, kur thuhet me mijëra, kuptohet mbi dhjetë mijë e sipër vetëm në Drenicë!

 

     Atëherë është logjike se edhe shqiptarët që kanë pësuar vetëm 13.300 viktima e ushtarë, duhet kërkuar të parët falje serbëve, ngaqë "kanë vrarë me mijëra serbë"!!! Pranimi i vrasjeve numerike nga kreu i luftëtarëve veteranë Muharremi, rehabiliton dhe ndihmon edhe Dick Marty-në. Dihet, shqiptarët nuk kanë pasur shumë përballje në beteja me armikun. Përveç Kosharës, Loxhës, të tjerat janë, kryesisht, aksione. Atëherë, ku janë vrarë "mijërat" e Muharrem Xhemajlit?! Sigurisht, UÇK-ja ka therë pleq e plaka, si kecat, ka tregëtuar organe gjithandej në Evropë e botë, thotë Serbia. Jo me kot thonë se "qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë".

 

     "Namuzlinjtë" e Kosovës e kontestojnë Pacollin president, ngaqë ai ka nuse ruse! Mbretër e perandorë, princër e baronë oborrtarë, ndër shekuj kanë pasur martesa të kësaj natyre dhe megjithatë nuk janë dyshuar për besnikëri kombëtare. "Namuzlinjtë" tanë talebanë njohin ruset "pevaçica" të kafeneve, por jo edhe gratë intelektuale ruse. Në Universitetin e Tiranës mësueset tona ruse ishin shembull shkencor, pedagogjik dhe njerëzor. Kur rrugaçëria partiake komuniste e Hoxhës burgosi shumë dhjetra intelektualë shqiptarë të martuar me ruse, ishin nuset intelektuale ruse që refuzuan kthimin në Moskë, duke u pajtuar me fatin dhe,që nga kooperativat e internimit, të përkujdeseshin për bashkëshortët e tyre shqiptarë, me trastat e ushqimeve, burgjeve për dy dhe tri dekada radhazi. Dhe, sot, të fyhet në këtë masë një nënë, që ka lindur dhe vazhdon të rrisë tre fëmijë, shtetas të Kosovës, është mendësi e mykur dhe moral i sakatosur.

 

     Breshëria e akuzave  dhe e presioeve të bëra nga lukunia komuniste, me dozë të theksuar të despotizmit, e çorientuan tërësisht presidentin Pacolli, ai humbi torruan dhe për të dëshmuar pendesën e tij për deklaratat paushalle të bëra ndër vite, bëri atë deklaratën të pakohëshme të bashkimit kombëtar, se "Tirana është edhe kryeqytet i Kosovës", duke harruar se fliste në cilësinë e presidentit, për rrjedhojë, duke devalvuar në thelb pavarësinë e Kosovës, ende të pa konsoliduar, madje fort të brishtë.

 

     Subjektiviteti i komunistëve është i skajshëm. Lë të krahasojmë miqësinë e biznesmenit Pacolli me ambasadorin serb në Moskë dhe të "zëdhënësit" Jakup Krasniqi me ministrin e jashtëm komunist shqiptar, pëndryshe, agjent serb e grek, Paskal Milo. Miqësia e Pacollit ishte biznesore e private, me pamundësi të prodhimit të rrjedhojave politike, pasi njiheshin që të dy "si parja e kuqe", sepse ambasadori ishte edhe vëlla i Millosheviçit.

 

     Ndërsa pasojat e miqësisë dhe të bashkëpunimit të Jakupit me Milon, kanë qenë lëndore, fatale në një kohë vendimtare për fatin e Kosovës. Kasta komuniste e Tiranës zyrtare, përkallëse e Shqipërisë më 1997-ën, ishte përcaktuar për rifitimin e statusit të 1974-ës të Kosovës. Me këtë ishte pajtuar edhe "zëdhënësi" i UÇK-së Jakup Krasniqi me shokë! Ndërkohë që Presidenti Rugova  dhe populli i Kosovës ngulmonin në pavarësinë e Kosovës. Komunistët e Tiranës dhe stalinistët-enveristë të LPK-së, në koordinim me Serbinë dhe Greqinë, vepronin me një zë e qëllim: eliminimin politik, madje edhe fizik të Rugovës, për realizimin e qëllimeve të tyre të errëta, ringjalljen e autonomisë të 1974-ës dhe varrosjen e pavarësisë. Kjo dëshmohet me fakte e dokumente të shkruara, duke demantuar bindshëm shpifjet dhe falsifikimet monstruoze të Paskal Milos, në librin e tij paçavure dhe denigrues për Presidentin Rugova, pas amëshimit të Tij, libër ky i promovuar qëllimshëm në Prishtinë dhe fort i hymnizuar nga lakejtë burracakë e morracakë, komunistë e rrospihanë të Kosovës.

 

     Pasojat e miqësisë të Jakupit me shokë me Milon dhe bandën e tij ishin: bashkëpunimi direkt i palës shqiptare me Serbinë dhe Greqinë dhe indirekt i komunistëve të LPK-së në dëm të Kosovës; përçarja e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, për rrjedhojë sabotimi dhe humbja e turpshme e luftës në fushë-betejë; nisma e krimit të organizuar politik në Shqipëri, për të vazhduar pandalshëm në Kosovë, me qëllimin e vetëm për të marrë pushtetin nga komunistët enveristë në Kosovë.

 

     Pas gjithë kësaj tradhtie të madhe të berë nga Jakupi me shokë, pse OVL-ja e "UÇK-së" e Muharrem Xhemajlit nuk protestoi kundër vënies të Jakupit në krye të Parlamentit të Kosovës, madje edhe ushtrues i detyrës të Presidentit të Kosovës?!! Kush ka tradhtuar dhe dëmtuar më shumë Kosovën? Pacolli apo Jakupi? Me votimin pa kuorum për presidentin, Jakupi e shkeli rëndë Kushtetutën e vendit. A do të kërkojë OVL e UÇK-së shkarkimin e kryeparlamentarit? Vështirë të besohet, sepse i përkasin të së njëjtës racë komuniste.

 

     Lë të vëjmë në peshore se cila është shkelje më flagrante e Kushtetutës: Dyshimi për ushtrimin indirekt të detyrës të kryetarit  të LDK-së e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, për çka ekzistonte edhe një marrëveshje pajtuese për këtë rast, apo zgjedhja pa kuorum, një paligjshmëri e rëndë për çfarëdo lloj zgjedhjesh e, në veçanti të presidentit të vendit, siç veproi kryekuvendari Jakup Krasniqi? Padyshim, fajësia e rastit të dytë rëndon më shumë se sa e të parit. Dhe, për çudë, në vend që të fillojë procedura e shkarkimit të kryeparlamentarit, Jakup doktorit, i cili, për turpin e tij, nuk njeh dokumentin, Kushtetutën, për hartimin dhe ligjësimin e së cilës ka vënë firmën, ai kalaveshohet edhe me postin e ushtruesit të detyrës të presidentit të vendit!! Pra, në vend të kafshimit, e puthën! Dhe, me të drejtë shtrohet pyetja: Me çfarë kuti matë Dauti?!?

 

     Një pyetje për turmat - bisht të Muharrem Xhemajlit me shokë: A është më e dëmshme zgjedhja e Pacollit president apo enklavat e realizuara në Kosovë nga rrugaçëria banditeske në emër të ashtuquajturave organizata e shoqata fantomë, "të dala nga lufta", pa hyrë fare në luftë?!! Pse këto turma amorfe, të cilat identifikohen me partitë e ekstremit të majtë, nuk protestonin kundër pasojave që prodhuan demonstrimet kallëse të kishave dhe tentim-vrasjeve të pleqve dhe plakave serbe në shtëpitë e tyre, në mars-prill 2004, njësoj si bandat komuniste përflakëse të Shqipërisë më 1997?!! Janë këto sulme të bandave të kuqe, të organizuara nga Serbia, që sollën fshat e enklavë serbe.

    

      Studiusi Lis Bubureca shkruan: "Me revoltën e vitit 2004, deri diku, rehabilituam Serbinë dhe pasoi pezullimi i vizave, pa dorëzuar kriminelin e luftës... Deri në vitin 2004 perceptoheshim në Gjermani si viktima. Ushtarët krishterë janë në Kosovë për të na mbrojtur neve dhe, para syve të tyre, u dogjen edhe disa kisha! Dhuratë më të madhe nuk ka mundur askush t`i bëjë politikës serbe. Shqiptarët kurrë më parë nuk kanë djegur godina kulti... Pse ky asimilim i kodit" -  pyet qortueshëm e pikëllueshëm autori?!

 

     Kryeministri Berisha bëri propozimin fisnik e atdhetar: "Ne kemi nevojë të kalojmë në programe e tekste të përbashkëta në shumë lëndë dhe në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga shkollimi fillor deri në nivelin universitar".

 

     Pas kthimit nga takimi në Tiranë, ministri i arsimit Enver Hoxhaj u konsultua me shefat e tij në Prishtinë dhe bëri deklaratën sa të turpshme, aq edhe antikombëtare: "Nuk do të këtë unifikim të teksteve shkollore me Shqipërinë. Kosova është një shtet i pavarur me sistemin e vet arsimor, ajo do të zhvillojë bashkëpunimin në fushën e arsimit edhe me shtetet tjera"!

 

     Ministri Hoxhaj në refuzimin e unifikimit të programeve mësimore ishte i një mendjeje me sekretarin për arsim maqedonas, Zidas Daskallovski, i dëshmuar si antishqiptar i rreshkur.

 

     Ky refuzim skandaloz i kuqaloshëve të Prishtinës zyrtare gjen shpjegim të bazuar në falsifikimin e historisë: në "bëmat" e LPK-së, në kthimin e masakrave në epope, në betejat imagjinare të krerëve pushtetarë, të cilët përgjatë luftës mrizonin në vilat e Tiranës, por pozonin dhe bënin shou me uniformën e UÇK-së!! Hartimi i përbashkët i teksteve  do të bëhej nga studius të përgjegjshëm, duke shmangur falsifikimet e vrazhdëta të komunistëve. Shtrohet pyetja e ligjshme: Pse OVL të UÇK-së dhe simotrat e saj nuk protestuan për akte të tilla thellësisht kundrakombëtare?! Sepse janë soji i tyre, janë racë bastarde komunistësh.

 

     A e dinë turma-bisht se demonstrimet idioteske, të porositura nga partia e Muharrem Xhemajlit, janë fatale për Kosovën. Vet zotëriu që u prinë, është i dënuar për shuarjen e një familjeje të tërë shqiptare, një nga krimet më të rënda të krimit të organizuar politik të pas luftës. Shokët e tij vazhdojnë të jenë prapa grilave, ndësa Muharremin e nxorën eprorët e tij SHIK-as dhe, për ta rehabilituar, e katapultuan në krye të të OVL të UÇK-së!!! Si njeri i SHIK-ut dyshohet se të ngelurit në burg, kanë qenë argatë të Muharremit. Një përpjekje për ta denoncuar këtë fakt, njëri "hëngri" plumba, për çudë, nga njerëz të afërt me kryeministrin dhe mezi u mbijetoi plagëve në një spital të Stanbollit.

 

     Muharrem Xhemajli filloi me OVL, por tani përfaqëson të gjitha organizatat  dhe shoqatat "të dala nga lufta"! Kreu i OVL të UÇK-së të Dukagjinit u deklarua se nuk e njeh zotin Xhemajli për kryetar të tij. Por vetëm kaq, sepse Muharremi vazhdon të flasë në emër të të gjithëve, madje, së fundi, edhe në emër të popullit të Kosovës!!! Luaje macë kryet e buallit!

 

     Shqiptarët e kanë parë të dënuarin për krimin e vrasjes, Muharrem Xhemajlin, shumë herë në ekran, në biseda, kokë me kokë, me Hashim Thaçin! Kryeministri ka pranuar listën emërore për statusin e 26.000 veteranëve të luftës nga i dënuari Muharrem Xhemajli, listë kjo e zmadhuar, e falsifikuar dhe fiktive. Deputetët Adem Hajdari dhe Gani Geci e kanë kontestuar mënyrën e hartimit të kësaj liste. Madje, Gani Geci njëri ndër çetanikët e parë të Drenicës, duke i njohur luftëtarët dhe duke krahasuar listën, në sallën e Parlamentit tha se "në listën për status të veteranëve të luftës janë futur halla, dajë, teze e kushërinj, por jo edhe luftëtarët e vërtetë". Deputetët-mumje të Parlamentit të Kosovës, në vend që të kërkonin krijimin e një komisioni qendror verifikues, me komisionet lokale, për të nxjerrë emrat meritorë, sepse këtu bëhet fjalë për anë morale dhe trajtim të përjetshëm material, e heshtën rastin në fjalë!

 

     Deputetët e Kosovës shumëçka që duhet të jetë shqetësimi i tyre dhe që duhet të kenë qasje serioze për zgjidhje, po i heshtin! Dhe, kjo na kujton atë anekdotën për gomarin, të cilit, edhepse po i shkonte gjysma e prapanicës, uronte të ishte në ëndërr!! Arroganca e qeverisë, deri në mospërfillje totale të Parlamentit, të subjekteve politke dhe të shoqërisë civile, me përjashtim të asaj pjese bashkëmanipuluese, është dëshmi se, tashmë, elementet e diktatit dhe të despotizmit  janë fajktike. Dalja në rrugë e militantëve të partisë në pushtet, shantazhimi i vrazhdët i ndërkombëtarëve, si përfaqësues të vendeve që çliruan Kosovën, janë shenja të këqia për vetë popullin e Kosovës. Për më shumë se një dekadë bandat bëjnë ligjin në Kosovë, duke vrarë ke kanë dashur dhe duke vjedhur e grabitur pasuritë shtetërore si dhe vjeljen kriminale të reketit, njëra nga format supërkriminale të shantazhimit, të pengimit të ushtrimit të biznesit, të zhvillimit të ekonomisë dhe të shoqërisë, të këcënimit të lirisë dhe të jetës.

 

     Me krime nëpër këmbë Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap para. Këtë, tashmë, e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët, EULEX-i. Krimi i organizuar politik, i projektuar në Tiranë dhe i zbatuar në Kosovë, është serial. Derisa për atentatimin e një kundërshtari politik janë angazhuar një duzinë njerëzish, me eprorë të hierarkisë vertikale, krimet kanë qenë gjysmë-legale, ashtu siç ishte edhe vet organizata terroriste e SHIK-ut, funksionimi i së cilës nuk është aprovuar nga Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe as nga ndërkombëtarët, ndërkohë që ka vepruar shpengueshëm në eleminimin fizik dhe dajakosjen faktike të kundërshtarëve politikë.

 

     Lëvizja popullore e Kosovës (LPK) e pas shuarjes fizike, të amëshmit të kombëtarit Jusuf Gërvalla, u vu e tëra nën diktatin e "diplomatëve" të Enver Hoxhës. Krahu i Jusuf Gërvallës, në shenjë mospajtimi ideologjik dhe strategjik, u tërhoq dhe më vonë iu bashkua LDK-së. Tirana zyrtare në vitet `90-a impulsoi LPK-në, duke i shpërndarë emisarët e saj në diasporën shqiptare. Duke shfrytëzuar luftën, krijoi fondin mashtrues e vjedhës "Vendlindja thërret" dhe aktivizoi SHIK-un, të themeluar po nga ata, "diplomatët" e ambasadave shqiptare, qysh në vitet `80-a.

 

     Në pranverën e 1998-ës Tirana zyrtare, pëkatësisht, SHISH-i i saj, hapi pikat ushtrimore për djemtë e SHIK-ut në Tiranë, Durrës, Mat dhe Kukës, të cilët duhej ta realizonin marrjen e pushtetit, qoftë edhe duke e derdhur gjakun e bashkëkombasëve, të cilët mbështesnin politikën e Presidentit Rugova. Dhe, ashtu u bë.

 

     Duke dëgjuar përlavdërimet idioteske të disa shqipfolësve se kinëse kanë vrarë me mijëra serbë gjatë luftës; duke kremtuar, madje tre ditë radhazi, masakrën e Prekazit si heroike, bile epope, ku u vranë tej 50 persona, pjesa dërrmuese gra dhe fëmijë të familjes të nderuar dhe martire Jashari dhe asnjë serb nuk arriti ta përshkojë plumbi, meqë granatimi, gjuajtja armike bëhej nga distanca; duke rrahur gjokës se Kosovën e çliroi UÇK-ja, madje qysh në fillim të marsit 1998 dhe jo pakti NATO më 12 qershor 1999, Serbisë i janë dhënë argumente të mjaftueshme, për të kërkuar ngulmueshëm balancimin e luftës, të vrasjeve dhe të viktimave reciproke.

 

     EULEX-i u është kthyer krimeve të luftës dhe të pasluftës. Nëse komunizmi arreston e dënon 99 të pafajshëm, për një të fajshëm, parimi i drejtësisë perëndimore është i kundërt: më mirë të lihen të lirë 99 të fajshëm se sa të dënohet një i pafajshëm. Të mos ngatërrohen qëllimshëm maltretuesitë, vrasësitë e luftëtarëve të UÇK-së me UÇK-në. Askush nuk mund të jetë edhe maltretues e vrasës i kuadrit të UÇK-së edhe luftëtar i UÇK-së. Nëse këta vrasës konsiderohen luftëtarë të UÇK-së, ndërkohë që kanë ekzekutuar ministrin e luftës në kohë lufte dhe kuadrotë e tij komanduesë gjatë dhe pas luftës, atëherë UÇK-ja nuk mund të këtë bërë luftën më të pastër në Evropë, siç u pëlqen ta thonë mbrojtësit e krimit dhe të kriminelëve, por ajo duhet ta këtë bërë luftën më të pistë në botë. Konfondimi i kriminelëve profiterë të luftës, me luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, dëmton, njëherësh, UÇK-në dhe Kosovën. Askush më shumë nuk e ka njollosur UÇK-në, se sa bandat vrastare të krimit të organizuar politik në Kosovë. EULEX-i nuk e solli krimin nga Evropa. Ai e gjeti të ulur këmbëkryq këtu, madje në kupolën e institucioneve shtetërore të Kosovës.

 

     Tashmë është provuar katërcipërisht se të gjithë të arrestuarit nga ndëkombëtarët  kanë qenë të fajshëm, në mos ekzekutorë direkt, pjesëmarrës rrethanorë gjithësesi. Kosova duhet të merakoset pse lihen të lirë njerëzit e krimit dhe jo pse ata arrestohen e dënohen. Kosova është e lodhur, e dërrmuar nga bandat e krimit. Nën pretekstin që kanë qenë pjesë e luftës, kanë uzurpuar objekte afariste shtetërore, i shfrytëzojnë ato pa tatime dhe pengojnë dhunshëm privatizimin e tyre. Komunarët janë të pafuqishëm për të vepruar, sepse krimi mbrohet nga shefat e të majtës ekstreme të Kosovës. Në fakt, luftëtarët e njëmendët nuk merren me pisllëqe të tilla. Jetojnë varfërisht, por ndershmërisht.

 

     Njerëzit që kanë "mizën pas veshit", janë të gatshëm të zhurmojnë rrugëve, madje duke mashtruar edhe të tjerë të pa mëkate. Slloganet "t`i hiqen të drejtat ekzekutive EULEX-it" dhe "të largohet EULEX-i" janë thellësisht armiqësore për Kosovën. Pa ndërkombëtarët Kosova, në çdo kohë, do ta pësonte fatin e vitit 1999. Çuditërisht, LPK-ja që u thirr për vite të tëra për luftën, kur filloi lufta, ajo mrizonte ndër pishat dhe vilat bllokiste të Tiranës. E humbën shansin për t`u bërë pjesë e luftës. U mjaftuan duke dëgjuar televizionin komunist shqiptar, komunikatat lavdëraqe e përralltare të zëdhënësit të Tiranës zyrtare Jakup Krasniqit.

 

     Imagjinoni Kosovën me bandat e SHIK, që kanë realizuar tej njëmijë ekzekutimeve të kuadrave dhe të aktivistëve të LDK-së, në pusira dhe prapa shpine, pa ndërkombëtarët! Dhe, tani që kanë pushtetin, janë të zënë me depozitimin e pasurive të paligjshme. Dhe, humbja e këtij pushteti do t`i cyste në zanatin e mësuar në kampet ushtrimore të SHISH-it në Shqipëri, për të atentatuar kundërshtarët politikë.

 

     Para lufte kujt i shkonte në mendje se shqiptarët e Kosovës do të refugjoheshin në Mal të Zi?! Me bandat aktive, të pandëshkuara, në mungesë të ndërkombëtarëve, nuk është çudë, në ikja nga bandat, qofshin edhe shqipfolëse, shqiptarët që mendojnë ndryshe nga bandat, të azilohen në Serbi! "Shpirti është i ëmbël" - thonin të sprovuarit në luftëra dhe vuajtje të llahtarshme.

 

     "Ujku don mjegullë". Mjegullnajë duan edhe bandat vrastare të Kosovës. Andaj, kërkojnë heqjen e kompetencave të EULEX-it, bile edhe largimin fare të tij! Sepse, atëherë, do tì kenë duart e lira për vazhdimin e krimeve seriale.

 

     Populli i Kosovës nuk duhet të mashtrohet nga deklarimet e porositura paushalle, mburracake e rrenacake të kryeprokurorit Ismet Kabashi me shokë, se kinëse "janë të aftë të përballën me krimin dhe kriminelët". Janë më shumë se njëmijë krime, kryesisht, ekzekutime në pusira, të cilësuara si vrasje të pazbuluara. Sa sosh i zbuloi dhe ke arrestoi Kabashi me shokë?! Asnjë. Absolutisht asnjë! Ai me shokë nuk mund të fajësohet për këtë, sepse i mungon forca elementare për t`u pëballur me armatën SHIK-ase, shuarja e të cilit është fiktive. Por, për rrenën e madhe sa bjeshka, meriton dikreditim dhe ndëshhkim të pamëshirshëm. Lë të trenohen e tranohen prokurorët tanë në Francë, po deshën edhe në Amerikë, por kurrë nuk do të arrijnë t`i mundin bandat e stërvitura nga SHISH-i, me prova goditëse të dhëna nga SHIK-u.  Për të mos i mashtruar dhe gënjyer edhe mëtej shqiptarët e Kosovës, ata duhej të ishin të parët në kërkesën zyrtare që institucionin e drejtësisë në Kosovë, ta marrë një shtet i fuqishëm dhe tërësisht ligjor i botës. Dhe, prokurori Ismet Kabashi si dhe i gjithë stafi i "drejtësisë" aktuale, mund të shërbënin si shkresaxhi "inkonjito" brenda zyrave, pa vënë askund firmën. Guximi i tyre nuk është hiç më i madh se sa ai i "gjyqtarit" Rrahman Ratkoceri, në procesin gjyqësor kundër bandës të "UÇK-së" të Llapit.

 

     Kosova është në krizë, në kolaps të plotë institucional e moral. Hashim Thaçi duke qenë keqas i shantazhuar, sepse krimi i organizuar politik - vrastar në Kosovë nuk është bërë kuturu, në tym, por ka pasur qëllime fikse të përcaktuara, marrjen e pushtetit "alla komunistëçe", pra, të dhunëshme, në kupolë jo rastësisht është, pikërisht, ai. Dhe, kjo është shumë domëthënëse.

 

     Veprimet qeverisëse të Hashimit janë tërësisht mafioze. Kompozimin e qeverisë e bëri sipas modelit të kryekriminelit shqiptar, madje të të gjitha kohërave, Enver Hoxhës. Edhe ai kishte pesë zëvendës-kryeministra. Edhe mbikëqyrja e resorëve ministrorë nga zëvendës-kryeministrat u bë sipas skemës të Hoxhës.

 

     Kulmon marrëzia e Hashimit me emërimin zëvendës-kryeministre të "lëvriçkës" Edita Tahiri, e cila kishte komplotuar me kundërshtarët e Dr. Rugovës, duke krijuar kinëse parti, që nuk ka as kryesi e lëre më anëtarësi, për ta sfiduar Presidentin Rugova. Në agjitim për "vizionarin" Hashim Thaçin, konkuronte edhe servilin Enver Hoxhaj. Kjo lëvriçke e pa parime turpshëm u bë pjesë e partisë që identifikohet me krimin. Fjalori i saj tipik komunist e nevritës, nuk e fshehë dot dështimin total dhe kapitullimin e saj ndaj Serbisë. Lëshimin e parë për kopjet e regjistrave, e pranoi lehtësisht e turpërisht. Pse duhej kjo lëvriçkë e pa parime, megallomane e llafazane, që flet si "e ëma e Zeqos në maje të thanës"- siç thonë vëllezërit tanë jugorë, kur dikush llomotitë pa lidhje!

 

 Parashikimi i Carl Bild-it se "Kosova do të jetë një vend i vështirë pa Rugovën", rezultoi krejt i saktë. Për të zbutur sado pak vështirësitë për Kosovën, në skenë duhet thirrur LDK-ja, si e vetmja forcë politike dhe e përgjegjshme në Kosovë. Nisma e reformës partiake filloi me zgjedhjen demokratike të kryetarit Isa Mustafa, por, kjo ngeci në zgjedhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-ë, nga i cili zgjidhet edhe Kryesia. Pa votim të fshehtë nuk ka zgjedhje demokratike. Kjo zgjidhje iu imponua kryetarit të ri nga kryesia e vjetër. Dhe, kryetari i ri zhgënjeu mjaft, pikërisht, për rastin në fjalë.

 

     Megjithatë, LDK-ja ka lëvizur nga zero-ja ku kishte rënë, duke u vënë në shërbim të padinjitetshëm të PDK-së komuniste. Refuzimi i përafrimit të pjesës të ndarë në Kuvendin e VI-të të LDK-së dhe ndarja e vogël, por shumë simbolike, në Kuvendin e VII-të, janë vepër e gardës të vjetër, përkatësisht e klanit të ngushtë në kryesinë qendrore.

 

     LDK-ja duhet të bashkojë pjesët e ndara të saj, duke larguar ose neutralizuar kundërshtarët e kësaj ideje fisnike. Vetëm bashkimi bën fuqinë. Hapja e partisë për kuadrotë e rinj, është reformimi më bindës për anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, duke aktivizuar në përkrahje dhe votim elektoratin masiv të dikurshëm të dr. Rugovës.

 

     Shumë pluhur është ngritur kundër kryetarit Isa Mustafa. Ai nuk ka pse të ndjehet inferiorë karshi asnjërit prej liderëve të tjerë partiakë dhe shtetërorë aktual. Ai nuk ka qenë luftëtarë me pushkë në dorë, ashtu siç nuk kanë qenë, në fakt, asnjë nga shefat e tjerë, të cilët rrejshëm thirrën në luftën. Por, zoti Isa Mustafa ka qenë në shërbim të mbijetesës materiale të Kosovës si dhe kuadër direkt i Emergjencës të luftës, sëbashku me dy djemtë e tij. Ai ka financuar luftën në Kosovë, madje pavarësisht ngjyrimeve politike e ideologjike. Dhe, mbi të gjitha nuk e ka sabotuar luftën, siç kanë bërë disa nga liderët tjerë dhe nuk është implikuar në vepra moralisht dhe ligjërisht të dënueshme.

 

     Sjellja dinjitoze e LDK-së, maturia në vlerësimin e luftës, mirënjohja për çliruesit faktik të Kosovës, vlerësimi i paanshëm i dëshmorëve, dallimi dhe emërtimi i saktë i betejave dhe i masakrave, fjalori adekuat dhe shmangie nga lavdërimet pa mbulesë, kujdesi për ta mbrojtur falsifikimin e historisë më të re të Kosovës nga mburracakët, hileqarët dhe profiterët e luftës, kanë qenë dhe mbeten moral e guidë rrugëtuese e LDK-së. Nuk ka hamendje se LDK-ja e bëri paqen dhe luftën faktike. Ajo i ka numerikë heronjtë e lirisë dhe të demokracisë. Ajo dhe vetëm ajo mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza fatale, ku e ka katandisur e mjeruar injoranca politike komuniste. Në vend që të krenohen me ata që prezantuan vlera njerëzore e kombëtare në botë, lukunia komuniste e kryesuar nga Jakupi Krsniqi, në pamundësi për t`i arkivuar në harresë, shfrynë injorancën e tij me lojën e ndyrë të fotografive.

 

     Lukuninë komuniste është fatkeqësi ta kesh në kontinent, e lëre në shtet e pushtet!

 

Mars 2011

 

____________

Në vend të urimit të detyrës Kryetarit të Kosovës

 

Kryetari Behgjet, në shtëpitë e skamnorëve u gjet!

/Jo si  Enver Hoxha “gju më gju me popullin”, e sa për bujë, me çue dollinë me ujë!/

 

Nga Kadri Mani & Nazmi Sjarina

 

“Dhjetë familje skamnore ndajnë pagën e presidentit Pacolli

 

Shqipe Osmani, BOTA SOT

 

Presidenti z. Pacolli vizitoi familjen skamnore Bunjaku

Presidenti i sapo zgjedhur i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, edhe tani kur është në krye të shtetit,vazhdon traditën humanitare që e ka trasuar me vite e dekada si biznesmen i suksesshëm, dhe tani vazhdon humanitetin e tij, duke hequr kështu dorë nga paga e tij mujore si president për t’ua ndarë kështu 10 familjeve skamnore në rajone të ndryshme të Kosovës. Presidenti i Kosovës, z. Pacolli të dielën edhe pse ishte ditë pushimi ai vizitoi familjen e Naim Bunjakut në lagjen Dodona të Prishtinës, e cila jeton në kushte të rënda sociale me gruan dhe katër fëmijët e tij. Pas vizitës presidenti i vendit deklaroi se familja e Naim Bunjakut tash e mbas do të ketë një pagë mujore e ndarë nga paga e tij për punën si president. “ Isha në këtë familje dhe e di se në Kosovë ka shumë familje që kanë të njëjtin fat dhe unë me mundësit e mia sot isha këtu që t’i inkurajoj dhe të mos humbin shpresën këta njerëz ,sepse Kosova është duke bërë çdo gjë që të ketë rritje ekonomike dhe të krijohen mundësi të reja për familjet që kanë nevojë. Vizitova këtë familjen dhe ndaj të dhjetën e pagës sime mujore. Paga ime do të ndahet proporcionalisht për dhjetë familje”, shprehet Presidenti, derisa thekson se këto janë mundësit e tij personale. Ndërkohë nikoqiri, Bunjaku , shprehet falënderues për vizitën e presidentit Pacolli dhe ndihmën e ofruar për çdo muaj, duke theksuar se ndjehet i lumtur se Kosova ka njerëz të tillë. I pyetur nëse ka bërë shkelje ligjore me rastin e votimit të qeverisë, ai tha se kjo i përket Gjykatës të vendosë.”

 

 

“Ndihmon skamnorët

 

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 16:56

 

Pacolli ndan pagën e tij për 10 familje skamnore

 

Kreu i vendit Behgjet Pacolli ka vendosur që pagën e tij mujore si president prej dy mijë e pesëqind euro ta ndajë për dhjetë familje të varfra të Kosovës gjatë vitit 2011. Njëra nga këto është edhe familja 6 anëtarëshe Bunjaku nga Prishtina, e cila deri më tani kishte jetuar vetëm me një ndihmë sociale prej 60 euro. 
Presidenti Pacolli të dielën ka vizituar këtë familje, me ç’rast ka thënë se ajo që e ka shtyrë të ndërmarrë një hap të tillë janë kushtet e vështira ekonomike-sociale në të cilat jetojnë qytetarët e Kosovës. 
“Unë në mundësitë e mia çka mundem të bëjë sot isha këtu që t’i inkurajojë që të mos e humbin shpresën, Kosova është duke bërë çdo gjë që të ketë një rritje ekonomike, që të krijohen mundësitë e reja për këto familje që kanë nevojë për mbështetje dhe unë në mundësitë e mija sot isha këtu dhe 1 të dhjetën e pagës time mujore do t’ua lë. Do të thotë paga ime do të shkojë në të ardhmen për dhjetë familje, do t’u ndahet proporcionalisht dhe një prej familjeve që është ndër këto dhjetë familje është edhe familja juaj”, u shpreh presidenti Pacolli. 
Kryefamiljari Naim Bunjaku nga ana e tij ka falënderuar presidentin Pacolli për ndihmën e ofruar. 
“Unë shfrytëzoj rastin vetëm të falënderoj presidentin e Republikës së Kosovës për këtë vizitë që na ka bërë sot, edhe jam i nderuar shumë që kemi kësi njerëz në Republikën e Kosovës”, ka thënë Bunjaku. 

Pas përfundimit të vizitës në këtë familje, presidenti Pacolli ka vizituar edhe familjen e Shaban Avdylit në Pojatishtë të Ferizajt. /kosovapress/”
- edhe ne dy shkruesit e këtyre radhëve jemi nga Gallapi dhe me tradita pozitive pune e lufte...

Gëzohemi që bashkëvendasi ynë, Behgjet Pacolli, si askush deri më sot, e tregoi humanitetin e vet në praktikë, aq dorëlirshëm, sikur ne që ia lëshojmë në dorë ca kacidhe ndonjë lypsari në rrugë, ai e la rrogën mujore-vjetore në 10 familje skamnorësh!!

Është një ogur i bardhë shprese e sihariqi për krejt Republikën e Kosovës, për krejt rajonin dhe botën! Se në këtë botë me ligje xhungle (ku i madhi gëlltit të vogëlin), ka edhe një tjetër botë traditëlashtë iliro-pellazge që po vie në shprehje pikërisht nga Malësia e Gallapit: Mareci i shpresës së mirë (Rushit Ramabaja).

Zotni Behgjet Pacolli, para se të njihej me Jelcinin, është njohur me Miteranin, dhe ky (Miterani) i ka telefonar Jelcinit se po jua dërgonte një ndërtimtar, mik besnik të vetin!

Zotni Behgjet Pacolli po lobonte për pranimin e Kosovës së pavarur më tepër se krejt shteti i Kosovës!

Tash që e mori vendin që i takonte, ka edhe fuqi reale që çështjen shqiptare ta shpie përpara!

Një anekdotë nga Mareci (Mareci i shpresës së mirë): një katundar e kishte bërë një pazar me zarar, por nuk donte t’i bie pishman, paçka se po e “këshillonin” që t’i bie pishman!

-Ko bre, burri një herë flet...

-Hajt ebu se kurrgjë nuk është, theje një krande përmbi krye (në Gjakovë me thye një copë bukë përmbi krye) prishet betimi, pa hy në gjynah.

-Çka!?- jo një krade përmbi krye, po me ma thye krejt malin e Feratit për krye, se pishman nuk i bie!

Gëzuashi zotni Kryetar!

Rrnofshi sa malet tona!

 

_________

 

PËR NGJARJET TRAGJIKE NË TIRANË

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

jkokaj@yahoo.com

 

Ngjarjet tragjike të Tiranës tronditen Shqiperinë dhe shqipetarët në përgjithësi. Imazhet e tyre zbehën profilin dhe prespektivën e shqiptare në rrugetimin zhvillues kah progresi dhe integrimi europian qytetërues. Kosovës, e cila dita me ditë po zhytet në lëngatën e lajmeve senzacionale europiane të ekzistimit të kalbësirave ekonomike, morale dhe njerëzore, këto ngjarje i dhanë një shtytje teposhtë kah humnera degraduese. Ia këputën dermanin, prestigjin dhe pozicionin që ndërtuan me dekada Rugova, djersa e mira mërgimtareve që ndanë nga kafshata e gojës investime për këtë presitgj dhe tretman, i cili u formcua me veprimet vizionare të miqve tanë amerikanë dhe me gjakun e bijve më të mirë kosovarë që dhanë jetën për liri.

Përderisa duket i pamohushëm korelacioni dhe kauzaliteti i ngjarjeve tragjike të shqipetarlve të 21 Jnarit me dimenzionet e përmendura, mua zemra më zhgrehet në vaj për viktimat e rame. Jetrat e tyre janë të pakëthyeshme, aq sa janë të pariparueshme damtimet  e imazhit dhe dangosjes së përspektivës së shqipetarëve në Ballkan ku ujqit komshi, sikur se shekuj më parë, kanë hapë gojeën dhe  nga tallja momentale, presin momentin që të na hudhen në qafë  për të na zhytur shpresat e një lirije të vërtetë dhe tëjet perspektive zhvilluese.

Na kurbetqarët i shohim nga distancë këto ngajrje tragjike me një homoteti që garanton një hollografi hapësinore dhe kohore apo dimenzione të përshkruara më lartë, por nga malli për atdhe zemra na dhemb edhe më tepër dhe duam të dijmë siç thotë populli: Çka u ba aty ? Kush ia nisi? Kush ia priti? Pse? Pse pikërisht tani?- e qindra pyetje të tjera që zemra e lënduar nga kjo targjedi ka dëshirë t’i dinë. Kjo kureshtje me siguri na mbetet e cunguar kur dijmë që ekziston teoria e relativitetit, shumë pozita të këndshikimeve e ngjajshëm. Ndoshta as historija, e lemë raportet policore, nuk do te na japin realitetin që mendja e mprehtë dhe pajisur me logjikë kauzale dëshiron ta dij.

Unë, si njëri nga mërgimtarët, mora disa rreshta te pershkrimit të  "Shekullit Online". Me ju thenë të drejtën nuk e di se cili është këndi i shikimit të atij që shkroi këta rreshta që projektojne disa sekuanca të ngjarjeve tragjike. Kisha pas dëshirë të mos iu besoj këtyre rreshtave me përmbajtje drastike.  Këta rreshta janë në vijim të ketij shkrimi:

……………….

“E premte, 21 Janar 2011...

 

______________

 

BASHKIMI KOMBETAR NUK BËHET ME FJALË, POR ME VEPRA

 

Nga Idriz Zeqiraj

fisnikzeqiraj@hotmail.de

 

... Dhe, një përgjigje e pritur e fëmijëve tanë mund të ishte sa vijon:

 

     - Bashkimi kombëtar kërkon infrastrukturë bazale. Ngarkesat aktuale ideologjike, të trashëguara nga komunizmi i vështirë dhe i pështirë stalinian, në ndërgjegjen e sakatosur tek një shtresë, madje jo e pakët, bashkëkombasish, e vështirësojnë, më sakt, e pamundësojnë një bashkim të mirëfilltë kombëtar. Pra, ende ka shumë për t`u bërë deri në realizimin e kësaj ëndrre fisnike. Dekalogu i Lidhjes të Prizrenit, i trashëguar dhe i shpërfaqur në programet e tyre, më vonë, në vitet `40-a, nga Balli Kombëtar dhe NDSH-ja, duhet të shërbëjnë si edukim dhe guidë e shqiptarëve të kudondodhur për realizimin e bashkimit kombëtar. Ky bashkim nuk realizohet me fjalë, siç ka bërë dhe vazhdon të bëjë Lëvizja e pas Jusuf Gërvallës, e cila, me përçarjen e saj klasike dhe anarshiste të shqiptarëve e largoi dhe po e largon edhe më shumë këtë bashkim, aq shumë të gjakuar nga shqiptarët.

     Bashkimi kombëtar bëhet me punë dhe veprime konkrete, siç është Rruga e Kombit, unifkimi i programeve mësimore që nga kopshti fëminor e deri në doktoraturë, ashtu siç propozoi prof. dr, Sali Berisha. Për çudë, kjo nismë atdhetare u kundërshtua fort nga ministri aktual i arsimit Enver Hoxhaj, duke qenë  i një mendjeje me sekretarin maqedonas të arsimit Zidas Daskallovski, i cili i quan  "të papranueshme programet mbi bazë etnike"! Siç mund të merret me mend, qëllimi është ke lënda e historisë. Ashtu siç e monopolizoi, e falsifikoi dhe e mjeroi Enver Hoxha i Tiranës historinë e Shqipërisë, duke e përvehtësuar tërësisht luftën çlirimtare, edhepse ajo degjeneroi në luftë civile, me skenar e regji të emisarëve të Titos, të tandemit famëkeq Mugosha - Popoviç. Në këtë frymë dhe shëmbull paraprijës, Enver Hoxhaj i Prishtinës don ta falsifikojë historinë më të re të Kosovës, duke e vënë në krye të lirisë dhe të pavarësisë të Kosovës Lëvizjen e komunistëve stalinistë të Kosovës: "UÇK-në" e Hashimit Thaçit; SHIK-un vrastar, autor faktik i krimit të organizuar politik, gjatë dhe pas luftës, me instruktimin e drejtpërdrejt të Tiranës zyrtare komuniste, duke vrarë, në pusira e prapa shpine, kuadro dhe veprimtarë të LDK-së të Presidentit dr. Ibrahim Rugova.

     - Shqiptarët kan vetëm një komb dhe ai quhet - Kombi Shqiptar. Shpikësit e të ashtuquajturit kombi kosovar, janë sa të marrëzishëm, po aq provokatorë të shqiptarëve. Të ndarë kanë qenë edhe gjermanët, vietnamezët, vazhdojnë të jenë të ndarë edhe koreanët e të tjerë, por asnjëri syrësh nuk ka shpikur një komb të dytë brenda një populli të një gjaku, të një gjuhe, sepse këto janë ndarje në rrethana politike dhe jo etnike. Megjithatë, shqiptarët janë unikal në risira dhe marrëzira.

     - Për "kombin kosovar" kanë shkruar mendje dhe penda me pretendime intelektuale të kalibrit jo dosido në Mitrovicë, Prishtinë dhe gjetkë. Kësaj radhe po kursehem në emra, me shpresë të reflektimit vetjak të gjithësecilit prej tyre. Sa më parë, aq më mirë për ata dhe për shqiptarët.

     Kundërshtarët e kësaj teze të shpifur dhe të çoroditur, njëherësh, janë numerikë, por jo pak të zëshëm në këtë kundërshti kanë qenë edhe Kadri Osmani, alias - Mani dhe autoi i këtyre radhëve, të cilët, në vitin e largët 1967, në shkrimin e përbashkët me titull "Një komb - një gjuhë letrare", botuar në "Zëri i  rinisë", apelonin ke bashkëkombasit ta përqafonin nismen atdhetare të shumëpritur, projekt ky i kahershëm, madje që nga Kongresi i Manastirit i rilindasëve tanë të idealeve të mëdha.

     - Protestat regresive dhe tragjike janë vepër e ndyrë të social-komunistëve të Tiranës, me në krye skizofrenin megalloman Edvin Kristaq Rama. Kjo nuk përbën as risi dhe aq më pak befasi. Komunistët, si ideologji dhe praktikë regresive dhe me elemente të bollshme fashiste, nuk mund të paramendojnë qenien në opozitë. Ata duan, madje, me çdo çmim pushtetin. Dhe, për t`ia arritur qëllimit, nuk zgjedhin mjetet. Gjaku i derdhur i të tjerëve, ka qenë dhe mbetet preferenca e racës të ndyrë dhe fatale e komunistëve. Këtë e realizuan edhe të premten e zezë të 21 janarit 2011 në Tiranën tonë hyjnore.

     Nisur edhe nga mentorët e tyre ideologjikë Stalini, Enveri dhe shprura tjetër kriminale, komunistët janë të prirur për të vënë në ballë njeriun mendjeprishur dhe shpirtkatran. Dhe, vërtet, edhe komunistët shqiptarë e gjetën dhe ky është Edvini, i biri i Kristaqit, nipi i komunistit të Hoxhës, Spiro Koleka. Në vitet `90-a, kur po protestohej kundër sllavofilit Enver Hoxha, Edvini i sotëm, djalë i ri i atëhershëm, në mitingun e madh në fushën sportive "Qemal Stafa", me fjalorin e tij gjithëherë rrugaçëror, shante e mallkonte Enver Hoxhën, madje, në atë masë, sa Kadareja e qortonte dhe e këshillonte, njëherësh, të bën kujdes, sepse "komunizmi ende ka dhëmbë". Duket mirëfilli se filiza komuniste, me emrin Edvin, ka tentuar për një karierë të përshpëjtuar politike e, ndoshta, pse jo, edhe me porosi nga bashkëpunëtorët er gjyshit nga nëna.

     Edvin Kristaq Rama qysh në rininë e tij, ka vuajtur nga sëmundje mentale, psisike. E ëma e tij i ka kërkuar ndihmë për djalin Edvin, dr. Sali Berishës, kur ishte pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe kuadër mjekësor, por edhe politik, në Spitalin Qendror të Tiranës. Më vonë pati faza përmirësimi, por, një rrem trenie i mbeti, sa për fatin e keq të shqiptarëve. Këtë rrem trenie e manifestoi në dasmën e të vëllait, të cilën e prishi turpshëm. Pastaj, ndau gruan artiste Matilda Makoçi, një vajzë që fatin e saj e qau e gjithë Shqipëria dhe më gjërë, nën akuzën çmendurake se "fëminë e ka me babain tim Kristaqin"! Ai nuk e njohu as djalin me këtë pretekst. Ishte Ilir Meta ai që e bindi se për të kandiduar për kryetar të Bashkisë të Tiranës, duhet, paraprakisht, ta njoh atësinë e djalit gjenetik. Dhe, ashtu u bë. Edvini pati edhe dy gra të tjera. Njërën syrësh, pasi u lakuriqësua vet, Edvini, e detyroi të lakuriqësohet edhe ajo, madje duke u pozuar në një plazh publik!

     Për pastrimin e lumit - përrua Lana, aktivizoi 18 firma ndërtimi, kinse "vullnetrare". Por, në fakt, ishte një kontratë korruptive, me përfitime reciproke: ndarje trojesh dhe dhënie liçence ndërtimi, duke i vënë në dispozicion vlerën nga dy deri në tri banesa për kryetarin e Bashkisë të Tiuranës, Edvin Kristraq Rama. Pas denoncimit të këtij rasti të tejhdukshëm korruptiv, Parlamenti  krijoi një komision hetimi. Kryesuesi i këtij komisioni, Sokol Olldashi, lexonte raportin akuzues dhe faktues kundër Edvinit, ndërsa ky i fundit lexonte akuza pa lidhje dhe pa asnjë  logjikë kundër Partisë Demokratike. Kjo ndodhi përgjatë mnandatit të sundimit socialist-komunist. Mjerisht, shteti ligjor në Shqipëri është ndërprerë më 07 prill 1939, pra, me pushtimin italian të Shqipërisë dhe, ende nuk ka arritur ta fitojë qytetarinë as sot dhe kësaj dite. Prndryshe, Edvin Kristaq Rama duhej prangosur me kohë, duke mos pritur përgjakjen e 21 janarit 2011 të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" të Tiranës.

 

____________

 

Si kolonel Dilaver Goxhaj, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i ka bërë shërbimin më të madh Dick Marty-t

 

Nga Kastriot Myftaraj

kastriotmyftaraj@sot.com.al

 

Në kohën që ndaj UÇK është ngritur akuza për trafik organesh njerëzore, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, kolonel Dilaver Goxhaj, i cili ka qenë edhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, i ka bërë shërbimin më të mirë Dick Marty, në një shkrim ku supozohej që ta demaskonte Dick Marty-n. Në fakt, Goxhaj me këtë shkrim ka çuar ujë në mullirin e Dick Marty, nëse do të shprehem me aforizmat popullore që aq shumë i pëlqen Goxhaj në shkrimet e tij, se u ka hapur rrugë spekulimeve të dashakeqëve se edhe një epror i lartë i UÇK si ai, nuk di veçse të vjedhë edhe kur shkruan, kështu që nuk është çudi që krerët e UÇK të kenë bërë ato për të cilat akuzohen. Në 25 dhjetor 2010, kolonel Dilaver Goxhaj, publikoi shkrimin me titull “Dik Marty, kundër UÇK-së apo kundër SHBA?”. Në datë 25 dhjetor 2010 shkrimi i Goxhajt u publikua në website të Radios “Kosova e Lirë”, ndërsa në 28 dhjetor 2010, në gazetën “Lajm”, Prishtinë.

Goxhaj, në shkrimin e vet, praktikisht e ka vjedhur, madje në disa pjesë fjalë për fjalë, shkrimin tim “Ja libri që asgjëson Dick Marty dhe zbulon se ku synojnë akuzat e tij”, i cili ishte botuar një ditë më parë, në 24 dhjetor 2010 në gazetën “Sot” që del në Tiranë. Mw poshtw po jap linkun e shkrimit nw website zyrtar tw gazetws “Sot”: (http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=37591:libri-qe-asgjeson-dick-marty-dhe-zbulon-se-ku-synojne-akuzat-e-tij&catid=55:komente&Itemid=69)

Madje Goxhaj, si sherrbudallë që është edhe e pohon vjedhjen e shkrimit, tim siç do ta tregoj më tutje. Unë, në shkrimin tim tregoj hollësisht për një libër të amerikanit Gregg J. Rickam, botuar në vitin 1999 në SHBA-të, të Gregg J. Rickman, me titull “Swiss banks and Jewish Souls”, nga shtëpia botuese Transaction Publishers, New Brunswick, New Jersey. Në këtë libër, Gregg J. Rickman, i cili është një njeri i njohur në rang ndërkombëtar, edhe për faktin se në vitin 2006 ai u bë i pari I Dërguar i Posaçëm i Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Çështje të Jashtme të SHBA-ve për Monitorimin dhe Luftën kundër Antisemitizmit, denoncohet Dick Marty si ndërmarrës i një nisme legjislative në Zvicër, për të penguar hetimin mbi bashkëpunimi e bankave zvicerane me nazistët në dëm të hebrejve të asgjësuar gjatë Holokaustit.

Goxhaj e ka vjedhur këtë shkrim timin dhe madje këtë gjë e ka pohuar në këtë paragraf të shkrimit të vet, kur thotë: “Kulmi i mosdurimit zviceran ndaj SHBA arriti kur në vitin 2006, amerikani Gregg J. Rickman u bë i njohur në rang ndërkombëtar, duke u emëruar si i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Departamentit të Shtetit Amerikan për Çështje të Jashtme të SHBA-ve për monitorimin dhe luftën kundër Antisemitizmit. Gregg J. Rickman e mori këtë post thjesht për “shkak të emrit që kishte si studiues i çështjeve që kishin të bënin me bashkëpunimin e Zvicrës me Gjermaninë Naziste kundër hebrenjve dhe më konkretisht me bashkëpunimin e bankave të Zvicrës me nazistët për fshehjen e pasurisë së viktimave”, sikundër shprehet një analist i ynë”.

Kur Goxhaj thotë “një analist i ynë”, e ka fjalën për mua, se unë kam shkruar në shkrimin tim të përmendur më lart, të një dite më parë, pra të datës, 24 dhjetor, se: “Amerikani Gregg J. Rickman është një njeri i njohur në rang ndërkombëtar, edhe për

faktin se në vitin 2006 ai u bë i pari I Dërguar i Posaçëm i Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Çështje të Jashtme të SHBA-ve për Monitorimin dhe Luftën kundër Antisemitizmit, një post ky i krijuar pikërisht në atë vit. Gregg J. Rickman e mori këtë post për shkak të emrit që kishte si studiues i çështjeve që kishin të bënin me bashkëpunimin e Zvicrës me Gjermaninë Naziste kundër hebrejve dhe më konkretisht me bashkëpunimin e bankave të Zvicrës me nazistët për fshehjen e pasurisë së viktimave të Holokaustit”.

Unë mendoj se këtu për lexuesin çdo gjë është e qartë: Goxhaj praktikisht ka pohuar vjedhjen e shkrimit tim, duke më cituar mua pa ma përmendur emrin. Dhe Goxhaj nuk ma përmend emrin se kishte ndërmend që të vidhte pjesën tjetër të shkrimit tim. Si sherrbudallë që është, Dilaver Goxhaj, ka bërë një lëmsh dhe ngatërresë të vërtetë me argumentet e Rickman dhe deklarimet e Marty që jepen në libër, dhe këtë Goxhaj e ka bërë duke dashur që të fshehë gjurmët e vjedhjes së tij. Goxhaj shkruan: “Këtë reagim zviceran e përshkruan autori i librit, Rickman, i cili sqaron se Dik Marty u mbështet nga 57% e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Zvicrës, thënë ndryshe, nga dhoma e lartë e parlamentit të këtij vendi i cili, sikundër shkruan Rickman, deklaroi se, “nëse SHBA-ës do të insistojnë që bankat zvicerane të pranojnë fajësinë për Holokaustin dhe të dëmshpërblejnë viktimat, atëherë unë (Dick Martin, DG) do të ndërmarr nisma legjislative për sanksione ndaj kompanive amerikane”.

Për të kuptuar lexuesi se çfarë ka bërë Goxhaj në këtë paragraf, po paraqes paragrafin nga shkrimi im, të cilin e ka vjedhur dhe shtrembëruar Goxhaj në shkrimin e vet. Unë them në shkrimin tim, duke iu referuar librit të Rickman: “Në librin e Rickman tregohet se si deputeti Dick Marty, i mbështetur nga 37 prej 65 anëtarëve të Këshillit të Shtetit në Zvicër, që është dhoma e lartë e parlamentit zviceran, deklaroi me kërcënim se nëse SHBA-të insistonin që bankat zvicerane të pranonin fajësinë për Holokaustin dhe të dëmshpërblenin viktimat, atëherë ai (Dick Martin) do të ndërmerrte nisma legjislative për sanksione ndaj kompanive amerikane”.

Tani, po të krahasohen të dy paragrafet vërehet se Goxhaj ka bërë një rrëmujë të vërtetë, dhe në fund të paragrafit ka lënë të qarta gjurmët e veta si vjedhës. Se Goxhaj ka marrë fjalë për fjalë nga shkrimi im përmbledhjen e deklaratave të Dick Marty që bëj unë në një fjali, dhe këtë gjë e paraqet si deklarim të Dick Marty në thonjza. Goxhaj shkruan: “sikundër shkruan Rickman, deklaroi se, ‘nëse SHBA-ës do të insistojnë që bankat zvicerane të pranojnë fajësinë për Holokaustin dhe të dëmshpërblejnë viktimat, atëherë unë (Dick Martin, DG) do të ndërmarr nisma legjislative për sanksione ndaj kompanive amerikane”.

Por këto fjalë nuk gjenden në librin e Rickman. Këto gjenden vetëm në shkrimin tim, ku unë bëj një përmbledhje të idesë së Marty dhe Goxhaj e ka vjedhur këtë fjali fjalë për fjalë. Në fund të paragrafit të mësipërm nga shkrimi im unë them për Dick Marty se ai “deklaroi me kërcënim se nëse SHBA-të insistonin që bankat zvicerane të pranonin fajësinë për Holokaustin dhe të dëmshpërblenin viktimat, atëherë ai (Dick Martin) do të ndërmerrte nisma legjislative për sanksione ndaj kompanive amerikane”.

Pra, këtu nuk ka një citim të Dick Marty, por një përmbledhje sintetike të shumë deklaratave të tij, në pajtim me limitet e një shkrimi gazete. Por, Goxhaj, i cili nuk e ka lexuar librin e Dick Marty, i ka marrë gjërat sikur këto qenë thënë fjalë për fjalë në librin e Rickman, si deklarata të Marty. Ajo çka e zbulon përfundimisht vjedhjen e Goxhajt, dhe tregon se ai në këtë rast thjesht ka bërë copy-past nga shkrimi im, është se ai bën të

njëjtin gabim që kam bërë unë nga shpejtësia, kur në kllapa emrin e Dick Marty e shkruaj gabimisht, Dick Martin. Në fakt ky më tepër se gabim ishte një kurth për vjedhësit, se e dija që këtë shkrim do të ma vidhnin edhe me copy-paste, prandaj vura edhe këtë shenjë. Dhe koloneli e ka ngrënë karremin si peshk.

Edhe përkthimin që i bëj unë deklaratës së Marty, të botuar në librin e Rickam, kur Marty kërcënon SHBA-të me sanksione nëse nuk tërhiqen nga kërkesa për hetimin e bankave zvicerane, e merr fjalë për fjalë nga shkrimi im: “SHBA-të janë më të ndjeshme ndaj këtyre lloj argumenteve se ndaj diskutimeve diplomatike, dhe kështu amerikanët do të jenë të vetëdijshëm se ne nuk do të tërhiqemi lehtë”.

Në origjinal në anglisht, kjo fjali është: “the US are more sensible to these kinds of arguments then to diplomatics discussions, and they should be aëare, that ëe ëill not set back quietly”. (Gregg J. Rickman “Swiss banks and Jewish Souls”, nga shtëpia botuese Transaction Publishers, New Brunswick, New Jersey, f. 212)

Unë nuk mendoj se ka ndonjë njeri që beson se mund të ndodhë që dy njerëz ta përkthejnë në mënyrë të njëjtë gërmë për gërmë këtë fjali, brenda 24 orësh. Gjithashtu unë nuk mendoj se ka ndonjë njeri që beson se një ditë pasi u botua shkrimi im, Dilaver Goxhajt i erdhën në mendje të gjitha idetë që paraqiten në shkrimin tim, si dhe idea qëndrore e shkrimit tim, se Dick Marty më tepër se me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, e ka me SHBA-të. Unë them në shkrimin tim: “Por Dick Marty nuk e ka vetëm me shqiptarët e Kosovës apo edhe me ata të Shqipërisë, por ai duket se më së pari e ka me SHBA-të. Dick Marty e di mirë se me akuzat e tij për heqjen dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer, ai në rradhë të parë akuzon SHBA-të. Se gjithë bota e kupton se me monitorimin që agjencitë e zbulimit të SHBA-ve i bënin Shqipërisë, posaçërisht asaj të veriut që ishte më pranë Kosovës, në vitet 1998-1999, nuk kishte gjasa që veprime të tilla të bëheshin pa dijeninë dhe lejen e SHBA-ve. Pra Dick Marty është duke akuzuar SHBA-të për këtë gjë”.

Kolonel Goxhaj thotë në shkrimin e vet të vjedhur: “Dhe qëllimi i vërtetë i Zvicrës nuk është që të godasë Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ajo as na llogarit dhe as na përfill ne. Gjetkë flë lepuri. Zvicra i bie dritares që të dëgjojë dera. Zvicra inatin e ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo godet UÇK-në (dhe as mos u shkoi ndër mend se e ka me Hashim Thaçin, sepse ai është thjesht koka e turkut), me qëllim që të dëmtojë sa më shumë imazhin e Amerikës”.

Për lexuesin çdo gjë është e qartë, besoj. Më tutje, Goxhaj, në shkrimin e vet, vjedh edhe një shkrim timin të botuar gjashtë ditë para botimit të shkrimit të tij. Fjalën e kam për shkrimin tim “Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi”, të botuar në 19 dhjetor 2010, në gazetën “Sot”, që del në Tiranë. Goxhaj thotë në shkrimin e vet, të datës 25 dhjetor: “Mirëpo, antiamerikanizmi zviceian (gabim i Goxhaj-K.M.) i ka fillesat edhe më herët. Ajo fillon qysh me periudhën kur në SHBA ishte president Riçard Nikson, i cili, krahas politikave të tjera, premtoi se do të luftonte krimin e organizuar në të gjithë rruzullin tokësor, dhe një nga segmentet e kësaj lufte do të ishte edhe dhënia fund e praktikës së sekretit bankar, të cilin e kanë bankat zvicerane. Mirëpo, bankat zvicerane pse kanë këtë atu në dorë, prej të cilës nxjerrin fitime kolosale, reaguan menjëherë. Jo më kot atëherë u përfol se skandali i Uotergejtit, i cili rrëzoi presidentin Nikson nga posti, ishte financuar dhe organizuar nga zviceranët. Por nuk përfundon me kaq”. Edhe Presidenti tjetër amerikan, Kenedi, me t’u ulur në poltronin e presidentit nxori ligjin për ndalimin e transferimit të kapitaleve amerikane jashtë SHBA, në të kundërt,

cilido që do të bënte atë transferim do të taksohej rëndë. Mirëpo ai ligj cenonte drejtpërsëdrejti interesat financiare të bankave zvicerane, pasi pjesa më e madhe e kapitaleve amerikane kalonte në Zvicër. Edhe atëherë, për vrasjen e Kenedit, u përfol se një nga pistat e hetimit ishte edhe financimi nga Zvicra për realizimin e asaj vrasjeje, duke u përmendur herë-herë edhe emri i kancelarit të atëhershëm të Zvicrës, Karl Oser”.

Ky paragraf i shkrimit të Goxhajt është vjedhur nga kjo pjesë e shkrimit tim “Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi”: “Raporti Marty mund të shndërrohet në një boomerang për Zvicrën se fare lehtë logjika e akuzave që bëhen në raport kundër Kosovës dhe Shqipërisë mund të përdoret kundër Zvicrës. Nëse thuhet se çdo hetues në Europë ndjek një çështje gjurmët e së cilës të çojnë në Kosovë, edhe më e vërtetë dhe e shpeshtë është se çdo hetues në botë ndjek një çështje gjurmët e së cilës të çojnë në bankat e Zvicrës ku hetuesit e botës bllokohen për shkak të sekretit bankar të Zvicrës. Kur Richard Nixon u bë President i SHBA-ve ai u zotua se do ta luftonte seriozisht krimin e organizuar dhe për këtë do ta detyronte Zvicrën që t’ i jepte fund praktikës së sekretit bankar edhe në rastet e hetimeve kriminale të shteteve të botës. Por në vend të sekretit bankar të Zvicrës, siç duhet ra Presidenti i SHBA-ve, në një skandal të sajuar. Me logjikën me të cilën akuzohet Hashim Thaçi në raportin e Marty, mund të akuzohet Kancelari zviceran Karl Oser (në pushtet në vitet 1951-1967) për vrasjen e Presidentit amerikan Kennedy. Kennedy nxorri një ligj për ndalimin e transfertës së kapitaleve jashtë vendit, sipas të cilit transferta e kapitaleve taksohej rëndë. Kjo cënonte Zvicrën në bankat e së cilës shkonte një pjesë e madhe e kapitaleve. Kennedy u vra dhe Oser, kancelari i vendit të dëmtuar, është vrasësi i tij. Vrasësit u nisën nga një shtëpi e verdhë në Ticino. Kancelari Oser vdiq në vitin 1994, në moshën 92 vjeç. Një tjetër kriminel i pandëshkuar!”.

Goxhaj nuk e ka kuptuar se unë kam bërë ironi kur kam thënë se Zvicra dhe kancelari zviceran i kohës kur u vra Kennedy, Karl Oser mund të akuzohet për vrasjen e Kennedy, sipas logjikës së raportit të Dick Marty. Kështu që Goxhaj shkruan se një nga pistat e hetimit të vrasjes së Kennedy ka qenë Zvicra dhe kancelari Oser. Hajni Dilaver ka rënë në kurthin e hajnisë së vet.

Goxhaj duhet ta dijë se që kur doli raporti i Dick Marty, shtypi shqiptar në dy anët e kufirit është veçanërisht i monitoruar nga kancelaritë e huaja sa i përket kësaj çështjeje, dhe hajnia, për më tepër e vetëdeklaruar e Goxhajt, nuk kalon pa rënë në sy. Në kancelaritë e huaja e dinë se cili është Goxhaj dhe ç’ rol ka pasur në kohën e luftës së Kosovës. Kështu që veprimi i Goxhajt cënon reputacionin e UÇK-së në sytë e ndërkombëtarëve. Me rastin e këtij shkrimi po u apeloj të gjithë atyre që e kanë bërë praktikë të vjedhin shkrimet e mia, që ta ndërpresin këtë lloj sporti pseudointelektual, se posa të gjej kohë do të ulem të shkruaj një libër ku do t’ i diskreditoj të gjithë me fakte.

 

______________

 

Kadri Mani

 

Shënimi i 100- vjetorit të Kryengritjes

së Malësisë së Madhe e vitit 1911-2011

 

Rrugë kjo qindvjeçare, edhe përpara e më pas

Racë kjo e veçantë jona, përballuese që ka pas

Agrarin kishim n’shpinë, urietje thante dimri

Fare pahak dhe pahile, siç pësoi dhe Leutrimi[1]

 

Toplica-Kosova-Çamëria, si Malësia e Madhe

Zoti siç diti dhe krijoi, njomake me ara-livadhe

Fqinjët tanë barbarë, befasisht passhpine na ranë 

Barinjtë na i vranë, pasurinë e gjanë na i përlanë!

Shtëpi-ngastra na përlanë, babëzinjtë donin mufta

Mbetëm në zi veshur në futa, domosdo krisi lufta

Luftë mbrojtëse ashiçare, kundër robërisë barbare

Për progres kombëtar, për luftë të drejtë çlirimtare

 

Një turmë “myslimanë” mashtroi komandant Emin Beu

Deshi të bëhej edhe më i madh se vetë njai Skënderbeu!

Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia...

Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e viset me burra-grania...

 

Tash themi se jemi të lirë, paçka se jemi fare laramanë

Na duhet një makinë qëruese drithi që egjrën e ndanë

Këtu e një shekull më parë neve e kishim fare pisk

T’ua bëjmë trimave e heronjve tanë tash një obelisk:

 

Isa Boletini, Mehmet Shpendi, Ndue Gjoni, Baca Kurti...

Dedë Gjo Lulin, Çun Muça... kush më trimi e më i urti

Po jo bre s’ishim të egër dhe as ishim njerëz me bishta

E për epopenë tonë pati vargënue vetë At Gjergj Fishta

 

Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetër Nik

Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti,

Mirot Çoku, Pejtër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh

Gjoka, Prelot Keci, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh

 

Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Kol Zefi, Tom Nika,

Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku,

Gjet Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka, Stak Breci,

Lik Mirashi, Gjok Ded Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo' Leci

 

Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol

Mali, Gjon Nik Plluci. Mësuesi i ri Palok Traboini që sipas

dëshmive të shkruara te Gjush Sheldisë permes Dalmacisë sjell

pas Flamurin Madje këtu përmenden edhe trimat nga Shkodra: 

 

Hilë Mosi, Risto Siliqi, Luigj Gurakuqi, Ded e Llesh Nik Daka

E qindra e mijëra të tjerë që i çelte mëngjesi e s’i ngrryste darka

Burra pleq, gra plaka, djema trima, fëmijë, nuset tona e ca vasha

Që na qëndronin besnike, gatuanin, furnizonin, melhem e fasha!

 

Për çdo pëllëmbë toke kjo është tapi, që na la Radovan Zogoviçi[2]

Rrënjësit fisnikë-ardhësit barbarë, fort na dëmtuan, jo shfarosën

Porse mes nesh ende ka dogana, se kështu duaka viçi dhe kërriçi

T’i njësojmë komb-fe properëndimorë, sa lindorët nuk na sosën!

 



[1] Aktualisht e vranë çetnikët e Pasjanit 13-vjeçarin Leutrim Musliu nga Uglari i Gjilanit, mbi qerre të druve të veta pranë prindit; pikërissht më 5 mars 2011 kur gjithë shqiptarët e përkujtonin me krenari rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari me 55 anëtarëve të tjerë të famjes së tij, pra në ditën kur po shënonim 13-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së!

[2] Radovan Zogoviç: ARDHËSIT-KËNGËT E ALI BINAKUT, Prishtinë, 1968.

 _________________

 

Nazim Gafurri (1882-1928)
Nazim Gafurri (1882-1928)

ROLI I NAZIM GAFURRIT NË INTERNACIONALIZIMIN

E  MASAKRËS SË GALLAPIT TË BOZHIQIT  1921

 

Nga Prof. Dr. Muhamet Pirraku

 

“Armiqtë  nuk do të arrijnë të më vrasin: e para, para se ta hapi shkollën shqipe, e dyta, i kam shtruar vetës për detyrë të bëhem kurban i popullit tim, lirisë dhe bashkimit demokratik!”- ishte ky betimi i Nazim Gafurrit kur vendosi ta linte tregtinë për pasurim për t’iu përkushtuar jetës politike. Guximi, vendos­mëria, bamirësia humaniste dhe sakrifica sublime, Nazim Gafurrin e rendisin në lagjen e prometëve të kombit tonë: Myderriz Ymer Prizrenit, Mulla haxhì Zekës, Hasan be Prishtinës, Ferat be Dragës, e  ndjekësi besnik i

Nazimit, Iljaz Haxhi Agushi – “Jeta e kombit dhe Liria e Atdheut të bashkuar mbi të gjitha!”

Nazim Gafurri mbeti në kujtesën e popullit si perso­na­liteti më markant i kombit, për rolin që luajti në ndërkom­bëtarizimin dhe ndaljen e Masakrës së Gallapit në Bozhiqin e vitit 1921, e kryer nga ushtria dhe xhandar­mëria e Beogradit, sipas një planifikimi të hollësishëm  nga kreu i shtetit, në funksion të strategjisë serbe shekullore për dealbanizimin me strategjinë “Toka shqiptare e djegur!” të mbi dy të tretave të Shqipërisë Etnike të mbetur pas Kongresit të Berlinit, e të cilat Evropa dhe Rusia, prapë, ia dhuruan Serbisë në Londër e serbo-Jugosllavisë në Paris.

Vërtet, e bëma titanike e Nazimit rezultoi me lokali­zimin e masakrës masive të burrërisë  kryesisht në dy fshatra dhe ndërprerjen e masakrës së planifikuar për viset e Gallapit dhe të Llapit, që kishte për qëllim nxitjen e panikut në popullsinë e Kosovës, të vihej në lëvizje pa “kokë”, drejt Shqipërisë Londineze, për të shpëtuar atë që do të arrinin nga ndera e femrave dhe jeta e fëmijëve, por edhe të burrërisë së pa timonier e të paarmatosur, njësoj si me rastin e spastrimit shqiptar të Arnautllukut- San­xha­kut të Nishit në vitin 1878 drejt Sanxhakut të Prishti­nës.

 Ndriçimi i jetës dhe veprës bamirëse e politike kombëtare heroike të Nazim Gafurrit dhe afirmimit të tyre në përmasa kombëtare e ndërkombëtare, ishte dhe do të jetë në interes të së ardhmes së kombit shqiptar e për qetësinë rajonale të Ballkanit, deri aty ku synon hapur ortodoksia serbe shqiptarofobe e islamofobe, terroriste shekullore, tashti me mbështetje edhe në Dejtonin e Hollbrukut dhe në Vjenën e Ahtisaarit.

Ploja serbe mbi qenien shqiptare të Prapashticës e të Keçekollës e gjetkë në “festën” e Bozhiqit serb prej 7-10 Janarit 1921, pati për uverturë vrasjen e mbi 20 vetave, krerë me autoritet midis masave të popullit në mbarë Gallapin e Llapin nga viti 1919, mirëpo këtu nuk kemi vend të përmendim emrat e martirëve dhe të kriminelëve qeveritar serbo-jugosllav, një për një por as të thellohemi në përmasat e masakrës, për tu fokusuar vetëm në kontributin e Nazimit në ndërkombëtarizimin e asaj që rezultoi me ndalimin e vazhdimit të saj në mbarë  Gallapin e Llapin, nën maskën “e dënimit të kaçakëve dhe të jata­kë­ve të tyre!”.

Sipas të dhënave që Nazim Gafurri ia dërgoi  Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Bozhiqin e vitrit 1921 ushtria, xhandarmëria dhe paramilitarët qeveritar serbo-jugosllav në fshatrat Prapashticë, Keçekollë dhe në dy-tri fshatra periferike masakruan 802 shqiptarë, burra, gra, pleq e fëmijë, kurse sipas të dhënave të tjera për Shoqatën e Kombeve, në Prapashticë, Keçekollë dhe në disa fshatra të tjera të Gallapit e Llapit,  serbo-jugosllavët “për Festën e bozhiqit 1921, therën 1020 shqiptarë: burra,djem, gra, vajza, plaka, pleq e fëmijë.

Dy gjëra dihen me saktësi: Pushtuesi gjakësor i kurseu vetëm familjet e bashkëpunëtoreve të xhandar­më­risë dhe pa intervenimin e Nazim Gafurrit përmasat e Masakrës serbe të Bozhiqit 1921 do t’i jepnin fund substancës shqiptare të Gallapit e të Llapit me pasoja të përjetshme për shqiptarësinë e Kosovës  e më gjerë.

 Meqë Masakra e Bozhiqit në Gallap u zbatua në kushte të shtetrrethimit ushtarak e policor të hekurt dhe mizor, të vënë më 6 Janar, në Natën e Bozhiqeve në mbarë viset e Qarkut të Kosovës e më gjerë, nën maskën: Çar­ma­tosja e popullsisë, mbështetëse e Lëvizjes Kaça­ke, informatat gojore për masakrën do të arrijnë në Prishtinë vetëm pas datës 8 Janar kur ishin zbatuar vrasjet masive të rreth 200 meshkujve nga 10-80 vjeç dhe kur turma e grave me fëmijë të shastisur kishte arritur në Mramuer e Marec.

 Nazim Gafurri me të dëgjuar për masakrën, meqë nga Prishtina nuk mund të bënte as një telefonatë, me shpejtësi dhe me një çmim krejt simbolik, e shiti një Han reprezentativ që e kishte në qendrën e Prishtinës dhe mësyu trenin në Fushë Kosovë, me qëllim të shkonte në Shkup, pikërisht në selinë e Organizatës politike  kombë­tare shqiptare në robërinë jugosllave, por me emrin arab, dhunë serbe, “Xhemijeti” që shqip do të thoshte “Bash­kimi”, i ngritur më 18 Dhjetor 1919.

Në dalje të Prishtinës një shok ia ndaloi “pajtonin”, e informoi se xhandarmëria ia kishin vu pritën për ta vrarë dhe e ktheu prapa. Mirëpo Nazimi nuk hoqi dorë nga synimet, dhe qëndroi në shtëpi vetëm derisa e veshi “ferexhenë” e gruas, dhe mësyu Lypjanin. Sapo arriti në stacionin e trenit, e hoqi “ferexhenë” dhe pajtonxhisë i kërkoi falje: “Ta vura jetën në rrezik, por Zoti i falë ata që janë në shërbim të popullit!”. I dha para dy herë më shumë se çmimin e go­di­tur, “ferexhenë” e la në ulësen e pajtonit, e me shpejtësi iu qep shkallëve për në tren.

Nga kujtesa e shënuar në Prishtinë, Gallap, Llap, Drenicë e Rrafsh të Kosovës e Anamoravë, por edhe nga burimet e shkruara, dihet saktësisht se në Shkup Nazimi fillimisht shkoi në selinë e “Xhemijetit”. Dihet se këso kohe kryetar nominal i “Xhemijetit”, ishte politikani shqiptar më markanti i kohës Nexhib be Draga, (1868- 18 Maj 1921), por drejtues faktik ishte i vëllai i tij, uragani më brilant i kombit, Ferat be Graga (1880-1944), të cilin Nazimi e ndiqte me besnikëri si askush tjetër.

Nazim Gafurri e informoi Kryesinë e “Xhemijetit” për gjakderdhjen e llahtarshme në Gallap dhe kërkoi që ajo të alarmonte udhëheqjet e partive opozitare, demokra­tike e socialiste jugosllave për Masakrën që pushteti e kishte filluar në Gallap. Brenda orës e gjeti telegrafistin Hasan Gjinolli nga Gjilani, të cilin e njihte nga fëmijëria, si të guximshëm (Nazimi ishte nipash i Gjilanit), dhe me ndih­mën e tij i telegrafoi Ministrit të Luftës  në Beograd, duke iu kërcënuar se për këtë krim të panjohur në histori mbi popullsinë civile: duke masakruar fëmijë në djep, gra shtatzëna, vajza e nëna me fëmijë në gji, plaka e pleq e të pamundur e burra të paarmatosur, “...do ta informojë edhe Shoqatën e Kombeve dhe shtypin botëror...!”

Nazim Gafurri ishte lexues i parapaguar i gazetës “Hak” (Drejtësia), organ i “Xhemijetit”,  një buletin besnik i rrjedhave politike kombëtare shqiptare nën Mbretërinë SKS, që nga numri i parë, më 23 Janar 1920, deri në të fundit, më 10 Dhjetor 1924, ditë që bie në ditën kobzezë të kthimit të Ahmet be Zogollit në Shqipëri me ndihmën e Beogradit. Gazeta “Hak” doli në gjuhë të dhunshme për shqiptarët: turqisht e serbisht, por frymoi vetëm shqip, qartë, më mirë se akëcila gazetë shqipe e sotme.

 Nazim Gafurri nga tashti do të shoqërohej nga mësi­m­dhënësi i “Medresës së Madhe të Kral Aleksand­rës”, Feriz Bajrami, me përvojë në gazetari nga periudha osmane, kurse tashti edhe gazetar redaktor i gazetës “Agimi i Socializmit” (“Socijalistiçka zora”-“Socia­list fecri”), serbisht e  turqisht, por që frymonte fuqimisht njerëzisht, lexues i  parapaguar i së cilës ishte edhe Gafurri, shumë i afër me socialistët që nga periudha osmane.

Në Redaksinë e gazetës “Hak” Nazimin e priti kryere­da­ktori përgjegjës, sanxhakasi i shquar dhe i guxim­shëm, Hasan Sabri Ibraimi, mik besnik i Açif haxhì Ahmet Blytë Pazarit, sekretar i “Xhemijetit”, vet ndera e kombit shqip­tar. Në këtë takim Nazimi kërkoi që “Hak” t’i përkush­tohet pasqyrimit të Masakrës së Bozhiqit 1921 në Gallap e Llap, kurse të dhënat faktike për masakrën, shpenzimet e botimit dhe honorarin për autorin do t’i mbulonte paraprakisht. Në Shkup Nazimi arriti të merrte kontakt edhe së paku me dy përfaqësi diplomatike evropiane, pikërisht me atë të Francës dhe të Anglisë, të cilat do të ndihmojnë për dërgimin e komisionit të Shoqatës së Kombeve  në vendin e krimit.

Nazim Gafurri i obligoi Hasan Sabriun dhe Feriz Bajramin që tu shkruanin gazetave me vokacion “demok­ra­tike” e ”sociali­ste” në vend dhe në botë. Për punën me rrezik për jetën e tyre u la “amanet” të gjitha parat që i mori nga shitja e hanit, të cilin nga tashti prishtinasit dhe populli mbarë  e quajtën “Hani i Dekës”.

Veprimi aq i përkushtuar i Nazimit, duke mos kursyer mallin dhe duke vu në rrezik permanent jetën e tij dhe të familjes për interesa të jetës së shqiptarësisë së Kosovës, bëri që masakra masive e 8 dhe 9 Janarit, në Prapashticë e Keçekollë, të mos vazhdonte në fshatrat periferike të Gallapit e të Llapit, sipas planifikimit që dirigjohej me të shtëna topi nga  Maja e Meçegllavës”.

Realisht, me 10 dhe 11 Janar 1921 do të vazhdohet me vrasje të disa individëve madje edhe në fshatin Koliq, në të cilin në ditën e krimit më monstruoz në Prapashticë e Keçekollë, po zhvillohej një dasmë me “300 krushq” numër ky i ekzagjeruar. Vazhdimi i vrasjeve tashti ishte vetëm për interesa indivi­du­ale të koman­dan­tëve me qëllim t’i venin në lëvizje krerët dhe hoxhallarët të mblidhnin “Parat e bardha për ditë të zeza!”, madje edhe stolitë e arit nga qafa e grave, për ta blerë jetën e  meshkujve të paarmatosur. 

Këtu tashti kërkohet të saktësojmë edhe faktin se pas­qy­rimi që do t’i bëjë gazeta “Hak” Masakrës së Bozhiqit 1921, mbi bazë të të dhënave që i siguroi dhe i sistematizoi martiri i kombit, Nazim Gafurri, duke i evident­uar edhe emrat, moshën dhe gjininë e pjesës më të madhe të të masakruarve e të karbonizuarve në zjarrin e vatrës së lindjes, është burimi më i saktë për këtë gjakderdhje shqiptare nga mizoria serbe-jugosllave.

Nazim Gafurri, me mbështetje të plotë të “Xhemijetit” dhe të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me seli në Shkodër, arriti të sillte në vendin e krimit një komision që përfaqësonte “Shoqatën e Kombeve”. Ky komision,në prani të Nazim Gafurrit, midis të tjerave, e hapi një varr masiv dhe konstatoi se aty ishin varrosur viktima gjinish e moshash të ndryshme  të likuiduar me sadizëm. Konstatoi se mbi 50 shtëpi të Prapashticës e të Keçekollës ishin rrafshuar me zjarr dhe të thuash ishin shfarosur, por si gjithherë kur ishte fjala për gjenocidin ndaj shqiptarëve myslimanë, Serbo-Jugosllavia nuk u ndëshkua dhe as ndë­­sh­kohet sot nga Kombet e Bashkuara!?!

Përpjekja  dhe sakrifica për ta ndriçuar Masakrën e Bozhiqit 1921, bëri që Nazim Gafurri përjetësisht të futet në zemrën e popullit. Do të mbështetet në vijimësi nga mendimtari më markant i kohës, Sheh Mehmet Sezai (1874-1947), do t’i vazhdojë përpjekjet politike demok­ratike, duke e mbështetur politikisht dhe materialisht fuqi­misht, Lëvizjen e Rezistencës Kombë­tare Shqiptare të Armato­sur, e njohur në histori si “Lëvizja Kaçake 1918-1928”. Dy dajtë e Nazimit,  doktor Fahriu dhe veprimtari politik Avni Gorani- Gjilani që jetonin në Tiranë e ftonin Nazimin të kalonte atje për ta shpëtuar kokën.

 Në letrën e Doktor Fahriut, pak ditë para atentatit të dytë, të 11 Marsit 1927, Nazimi ia preu qartë: ”Dajo, Unë nipi yt, do të qëndrojë këtu dhe këtu do ta derdhi gjakun tim dhe këtu, në Kosovë, do të varrosem ose  në ndonjë gropë, ose në varr, si dëshmi e përjetshme se isha, jetova dhe u përpoqa për popullin tim...!”

 Nazim Gafurri do të vritet në atentatin e tretë të 7 Majit 1928 dhe për vrasjen e tij o të shkruan me dhembje shtypi demokratik e komunist jugosllav, ballkanik e evropian, duke e quajtur, me pietet, Hero të demokracisë!

Në jehonën e zisë kombëtare për vrasjen e Nazim Gafurrit, veprës patriotike të tij, i thuri kurorë në gjuhën shqipe dhe turke bardi i letërsisë shqipe me grafi arabe Hafëz Imer Shemsiu. Poema e Shemsiut: “Nazmi Gafurri” i ka 454 vargje dhe fillimisht u shpërnda si “ilahi , e cila në mjediset intime do të këndohet si këngë historike e përc­je­llë me sharki. Në trashë­giminë e thesarit tonë folkloristik të shkruar e jetësoi, sekretari i Komunës së Bushatit (ish-Kamarani) në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Riza Streli i Zhegocit, rapsod i shquar, dëshmor i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, kurse shkrimin e parë afirmativ për jetën dhe veprën e Nazimit e botova  në revistën student­o­re “Bota e Re” më 1975.

Të përfundojmë fare përmbledhur: Hulumtimin e kujte­sës historike për Masakrën e Bozhiqit të vitit 1921 dhe për ndriçimin e veprimtarisë kombëtare të Nazim Gafurrit  e nisa sapo u diplomova në histori.  Ky aktivitet, aso kohe, nuk ishte punë pa rreziqe për mirëqenien perso­na­le dhe famil­jare. Për këtë fakt dëshmon Aktakuza nr.761/81, e Prokurorisë Publike, më 5 Tetor 1981 dhe Aktgjykimin P.nr.405/81, i Gjyqit Komunal të Prishtinës, më 12 Nëntor 1981, e që ruhen në Arkivin historik të Prishtinës, ku fajësohem, përpos tjerash, edhe pse kisha jetësuar me shkrim kujtesën historike për Maskrën e boshiqit 1921 në Gallap.

Nazim Gafurri kur u nis në rrugën për ndërkombë­tari­zimin e Masakrës së Bozhiqit 1921, i pat thënë pajton­xhi­së: “...Zoti i falë ata që janë në shërbim të popullit!” Edhe mua më shpërbleu Zoti për përkushtimin, dhe në vitin 1976, pas shumë kërkimeve të mundimshme ia gjeta varrin Nazim Gafurrit, e në vijim të viteve të ’90-ta, përpos një pasqyrimi bukur shte­ru­es, më në fund, më 9 Tetor 1997, i përkrahur moralisht dhe materialisht nga disa idealistë të Prishti­nës, ia ngritëm një monument graniti mbi varrin -Nderim i përjetshëm për atë që bëri për kombin shqiptar!                  

____________

 

 

"ZEQË VËRBANI DHE KOHA E TIJ"

 

Nga Mujë S. Berisha

 

Kundër kolonizimit të tokave shqiptare (fq.57)

Pas mbarimit të Luftës së Parë Ballkanike, çlirimin nga robëria turke, një pjesë e popullatës shqiptare e përjetoi si okupim nga pushteti serbo-malazez. Megjithë premtimet e qeverisë serbe në vigjiljen e luftës kundër Perandorisë Osmane se populli aleat shqiptar në Kosovë do të gëzojë të drejta të gjera, ai iu nënshtrua një terrori dhe gjenocidi të paparë. Vrasjet e masakrat, dhunimet, djegiet e shtëpive etj., ishin këto pamje të viteve pas luftërave ballkanike, por edhe më vonë. Të tilla pamje trishtuese pati në të gjitha viset e pushtuara shqiptare. Edhe në trevën e Anamoravës, po ashtu. Për këto ngjarje tragjike informoi shtypi evropian i kohës. Publicisti Leo Freundlich, në organin "Albanische Korrespondenz" jepte kronika të përgjakshme, një pjesë të të cilave i mblodhi dhe i botoi në Vjenë, më 1913, me titull "Albaniens Golgotha" ("Golgota shqiptare"). Me këto shkrime "Frojndlihu e quante të nevojshme që në emër të humanizmit, qytetërimit dhe të popullit fatkeq shqiptar t'u drejtohej qeverive të fuqive të mëdha dhe mbarë opinionit evropian për ndihmë dhe mirëkuptim"(12). Mirëpo, shumicës së këtyre qeverive sikur nuk u bënin përshtypje informatat për krimet e ushtrisë çetnike serbe në fshatrat Trestenik, Komogllavë, Vërban, Lubishtë, Gjylekar, Tërpezë, Brest, Korbliq, Shashare, Letnicë, Goshicë, Kabash, Mogillë etj., në të cilat sipas shkrimeve të këtij publicisti thuhej se në 29 fshatra të Karadakut janë djegur 280 ekonomi të shqiptarëve muslimanë, kurse vetëm në fshatrat e përmendura të Moravës së Epërme, u therrën në mënyrë mizore 238 burra. Vetëm në Vërban, "në vitet 1912-13, ushtria serbe i vrau mbi 20 vërbanas"(13).

Për shkak të kësaj shtypjeje të egër dhe krimeve që bënte ky pushtet mizor mbi popullatën shqiptare, një numër i njerëzve shpërngulen në Turqi dhe në territorin e Shqipërisë së çliruar. Në shtëpitë dhe tokat e të shpërngulurve vendosej elementi sllav. Ky ishte edhe fillimi i kolonizimit të trevave shqiptare, "... që pikësynonte qysh moti zhdukjen e farës së pasardhësve të ilirëve"(14).

Punët rreth kolonizimit përkohësisht i ndërpreu shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, për të vazhduar menjëherë pas përfundimit të saj, kur tokat shqiptare u ripushtuan nga i njëjti pushtues. Megjithatë, "... forma ligjore iu dha me Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve jugore të 24.X.1920 dhe të tjera dispozita"(15). Ky proces zgjati deri në vitin 1938. Regjimi sundues serbomadh "...me rastin e zbatimit të kolonizimit, nuk i përfilli interesat e popullatës vendëse, para së gjithash të shqiptarëve, të cilët përbënin shumicën e popullsisë"(16). Në të vërtetë, me kolonizimin synohej të vihej një baraspeshë etnike që të sundoheshin më lehtë vendet e pushtuara. Për t'ia arritur këtij qëllimi, fshatarëve ua merrnin (uzurponin) tokat, të cilat i kishin shfrytëzuar shekuj me radhë, madje edhe tokat të cilat i kishin me tapi, duke ua dhënë pastaj kolonistëve arat e bukës, livadhet e meratë. E shqiptari gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me tokën si burim i gjallimit dhe i forcës për të qëndruar dhe mbijetuar. "Fshehtësia më e madhe e qëndrimit ende në këmbë të popullit shqiptar, me gjithë tragjeditë historike që jetoi edhe me gjithë gjakun e njomë që ka derdhur ndërmjet vargjeve të shekujve, mund të shpjegohet vetëm e vetëm me lidhjet shpirtërore që ka me tokën, e sidomos me ndjesinë e racës për arat e vatrat e veta"(17).

Kolonizimi së pari filloi në trevat rreth Gjilanit (18), e pastaj u zgjerua edhe në trevat e tjera të Kosovës. "Kështu, në 61 vendbanime të këtij rrethi u kolonizuan 1142 familje serbe e malazeze"(19). Vetëm në komunën e Sllatinës së Epërme u vendosën 294 familje në këto fshatra: Sllatinë e Epërme 7, Sodovinë e Çerkezëve 62, Gërmovë 50, Goshicë 40, Mirasalë 16, ndërsa në fshatin krejtësisht të ri kolonist, Tankosiq, i pagëzuar me emrin e organizatorit dhe instruktorit të njohur të çetave komite, Voja Tankosiqit, u vendosën 119 familje koloniste, të cilave pushteti ua ndërtoi shtëpitë sipas planit të njëjtë e të veshura me llamarinë. Këtyre kolonistëve "...kryesisht iu nda toka që iu muar me të padrejtë fshatarëve shqiptarë të Sllatinës së Epërme dhe të Ramjanit"(20). Ky veprim i pushtetit shkaktoi shumë ngatërresa e mosmarrëveshje ndërmjet vendësve autoktonë dhe kolonistëve, i cili u përdor edhe si mjet presioni ndaj popullatës shqiptare për t'u shpërngulur nga trojet e veta etnike.

Zeqë Vërbani nuk mund t'i shikonte me indiferentizëm këto padrejtësi që u bëheshin fshatarëve nga ana e pushtetit dhe kolonistëve. Traumat e tyre i përjetoi si të vetat. Meqë edhe vetë ishte bir fshatari, e dinte se toka e bukës dhe kullosat për fshatarin kanë rëndësi jetike. Prandaj, i revoltuar nga tërë këto të këqia, që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, mori guximin që, si kryetar komune në Sllatinë të Epërme, e pastaj edhe si deputet i Kuvendit të Parë të Krahinës së Vrajës, të reagojë haptas duke u vënë në anën e popullit të vet. Së pari këtë e bëri bashkë me parinë shqiptare të rrethit të Gjilanit në takimin me mbretin Aleksandër Karagjorgjeviqin, në shtëpinë e deputetit dinak Tomë Popoviqit, në Gjilan, kur mbreti e vizitoi Kosovën në fillim të vitit 1927. Në atë takim, patrioti, Hamdi Kurteshi, i nxitur nga interesimi i mbretit për gjendjen e shqiptarëve, e hap një dialog të ashpër, duke iu ankuar se me masat e reformës agrare ishte rrezikuar ekzistenca e fshatarësisë shqiptare dhe ishte shtuar pakënaqësia e tyre. Mbreti, i revoltuar nga ato fjalë që dëgjoi nga Hamdi Kurteshi dhe të tjerët, ishte zemëruar keq dhe, pa e pirë kafenë, u ishte drejtuar të pranishmëvet me këto fjalë kërcënuese: "Nëse nuk jeni të kënaqur me këtë regjim, ja ku e keni Shqipërinë dhe Turqinë dhe mund të shkoni kur të doni!". Pas këtyre fjalëve, biseda ishte ndërprerë si e padëshirueshme për të dy palët, ndërsa te përfaqësuesit shqiptarë kishte lënë përshtypje shumë të keqe.

 

Për ta zbutur sado pak "incidentin", Tomë Popoviqi e merr iniciativën që një delegacion i parisë shqiptare të kësaj ane ta vizitojë mbretin Aleksandër në Beograd. Kjo vizitë realizohet më 19.II.1927, me pjesëmarrjen e 23 përfaqësuesve shqiptarë. Ndër ta ishte edhe Zeqë Vërbani (është ruajtur fotografia). Sipas rrëfimeve të Zeqës, pas kthimit nga Beogradi, dhe kujtimeve të mëvonshme të disa pjesëmarrësve të vizitës në Beograd, delegacioni ishte pritur mirë nga mbreti dhe kryetari i qeverisë. Madje, mbreti secilit ia kishte dhuruar nga një kuti duhani të gravuar me kurorën mbretërore, emrin dhe datën e vizitës, si shenjë falënderimi për peshqeshet që këta ia kishin dhuruar mbretit (qilima, jana, etj.). Me atë rast mbreti Aleksandër iu kishte premtuar mysafirëve se do të merreshin masa urgjente për korigjimin e gabimeve lidhur me zbatimin e reformës agrare dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në rrethin e Gjilanit. Po ashtu, u kishte premtuar se nëse Partia jugosllave radikale do të fitonte përsëri në zgjedhje, së shpejti do të realizohej projekti për ndërtimin e hekurudhës Ferizaj - Gjilan - Bujanoc. Edhe mysafirët u ishin zotuar mikëpritësve të saj se do të përkrahnin këtë parti, duke ua siguruar votat kandidatëve të saj. Lidhur me këtë takim dhe me pjesëmarrjen e Zeqë Vërbanit në të, janë ruajtur edhe anekdota.

Meqë, as përkundër premtimeve të mbretit, pushteti nuk ndërmori asgjë për përmirësimin e padrejtësive ndaj fshatarëve, ndërsa situata e tyre dita-ditës keqësohej, Zeqë Vërbani, i nxitur edhe nga ankesat e shumta të tyre, reagoi për herë të dytë. Këtë herë në cilësinë e kryetarit të komunës dhe të deputetit të Kuvendit të Parë të Krahinës së Vrajës, i shkroi zyrtarisht mbretit Aleksandër një telegram protestues, të cilin ia dërgoi në selinë e tij në Topollë, më 13.V.1928. Nëpërmjet telegramit Zeqa, në emër të shqiptarëve të Sllatinës së Epërme, shpreh mospajtimin për marrjen e pasurisë, të arave dhe livadheve të tyre të trashëguara nga gjyshërit e stërgjyshërit, e për të cilat i kanë edhe tapitë. Këtu, më poshtë po e japim tekstin e telegramit të përkthyer në gjuhën shqipe nga origjinali(21):

 

LARTËMADHËRISË SË TIJ MBRETIT ALEKSANDËR(22)

Topollë

Ne shqiptarët e rrethit të Gjilanit të fshatit Sllatinë e Epërme, me devotshmëri më të përulët qytetare, pasi i shterëm të gjitha mjetet e tjera të rregullta, marrim guximin që Juve, Lartëmadhëri, të ju dërgojmë sa vijon: pasuritë, arat dhe livadhet që na kanë mbetur nga gjyshërit tanë qysh para njëqind vjetësh dhe për të cilat i kemi tapitë, rend me rend po u merren fshatarëve tanë dhe po u jepen kolonistëve, edhe pse ka mjaft mera për këtë qëllim kudo, pra edhe në rrethin e Gjilanit. Sikur të kishte nevojë për këtë, ne do t'i ndanim vetë pasuritë me kolonistët pa urdhërin e pushtetit, por për këtë nuk ka nevojë, por me një veprim të tillë vetëm po dëshirohet që të krijohet gjaku i keq ndërmjet kolonistëve dhe popullsisë myslimane (shqiptare), gjë që nuk shkon në favor të rregullit dhe qetësisë së atdheut tonë të dashur... prandaj, me përultësi më të madhe lutemi për fjalën Tuaj të lartë që pasuritë tona mos t'i prekin, por ato të na mbesin neve!

Në emër të shqiptarëve të fshatit Sllatinë e Epërme, me përultësi ndaj madhërisë Suaj mbretërore,

Zeqir Sejdiu
kryetar komune dhe 
deputeti i Krahinës së Vrajës

Ngjarjet që pasuan më vonë, dëshmuan se as premtimet e mbretit Aleksandër dhe as telegrami protestues i Zeqë Vërbanit, nuk patën efekt. Madje, autorit të tij i është zënë për "...gabim të madh, gjoja pse ai si kryetar komune dhe deputet rajonal në këtë mënyrë po e pengonte politikën zyrtare rreth zbatimit të masave të reformës agrare"(23), nëpërmjet të së cilës, në të vërtetë, po zbatohej politika kolonizuese serbomadhe, mbështetës i së cilës ishte vetë mbreti. Prandaj, edhe u zvarrit problemi, ndërsa fshatarët e Sllatinës së Epërme, duke mos pasur ç'të bënin tjetër, vazhduan të ankohen. Kështu, më 18.II.1931, pallatit mbretëror iu dërgua ankesa kolektive e nënshkruar nga 11 veta(24), duke angazhuar edhe avokatin gjilanas Vlladan Gl.Popoviqin për t'i mbrojtur interesat e tyre. Por, as kjo ankesë nuk ndihmoi. Pushteti duke i refuzuar ankesat e tyre të gjitha i arsyetonte me pretekst të mbrojtjes së "interesave të larta kombëtare e shtetërore".

Megjithatë, më së keqi e pësuan fshatarët e Sllatinës së Poshtme në përpjekjet e tyre për t'i shpëtuar gjashtë hektarë mera të katundit, të cilët në mënyrë arbitrare ua uzurpuan "kolonistët e Tankosiqit Mirko dhe Simo Miliniqi"(25). Atë ditë kur e kishin kufizuar këtë pronë si të veten, kishin bërë aheng me pije e me të shtëna armësh në ajër. Kur u ishin afruar fshatarët shqiptarë për të protestuar, e disa edhe duke gjuajtur me gurë, kolonistët ua kthejnë me armë. Me atë rast ishte vrarë në vend Mehmet Demelezi, ndërkaq ishin plagosur: Ramiz Frangu, Metush Frangu dhe Tush Frangu, si dhe e mitura Xhevrije Sylë Demelezi. Por, në vend se të përgjigjeshin vrasësit, burgosen: Bejtë Frangu, Elmaz Mjaku dhe Bahri Frangu, të cilët pas tre muajsh qëndrimi në burg, me ndihmën dhe intervenimet e shumta të kryetarit të komunës, Zeqë Vërbanit, mezi ishin liruar. Raste të ngjashme të uzurpimit të merave pati edhe në fshatra të tjera, ndërsa ajo e Sodovinës së Jerlive, e njohur për kullosa të mira, edhe pse disa herë qe marrë në konsiderim për t'iu ndarë kolonistëve, shpëtoi falë angazhimit të Zeqë Vërbanit dhe deputetit Tomë Popoviqit, i cili kishte nevojë për votat e banorëve të kësaj treve.

____________________
(12) Zekeria Cana, "Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare 1903 - 1914", Prishtinë, 1986, fq.129
(13) Selim Musliu, "Ploja në Anamoravë", "Shkëndija", maj 1991
(14) Zekeria Cana, "Ishin ata martirë të kombit", "Bujku", 6 mars 1995
(15) Dr.Liman Rushiti, "Lëvizja kaçake...", vepër e cituar, fq.37
(16) Radoshin Rajeviq, vepër e cituar, fq.105
(17) Vasfi Samim Visoka, fejton "Aparati grabitës i reformës agrare i shovinistëve jugosllavë", në "Bujku", 1996
(18) Radoshin Rajeviq, vepër e cituar, fq.103
(19) 
Tahir Z.Berisha, "Trojet që nuk shuhen", vepër e cituar, fq.117
(20) Tahir Z.Berisha, po aty, fq.119
(21) Tahir Z.Berisha, vepër e cituar, fq.23-24
(22) Ekzistimin e këtij telegrami i pari e zbuloi dhe e përmendi Dr. Hakif Bajrami në veprën e tij "Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë më 1918 - 1941", botuar në Prishtinë më 1981
(23) Tahir Z.Berisha, vepër e cituar, fq.124
(24) Xhafer Shatri, "Ankesa në emër të Sllatinës së Epërme", fejton, "Bujku"
dt.19.II.1991
(25) Tahir Z.Berisha, "Kush i shkroi mbretit Aleksandër?", "Bujku", dt.4.I.1992

 

Prishtinë, 11 Janar 2011

 

 

 Adresa e përkohshme

Fshati Semetisht

Komuna e Suharekës

Data 29 shtator 2006

 

 

PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT

P R I SH T I N Ë

 

Lënda:

 

K  A  LL  Ë  Z  I  M     P  E  N  A  L

 

Kundër z. Bujar Bukoshi, nga Prishtina, ish Kryeministër i Republikës së Kosovës në egzil, për vepër penale - shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit neni 339, par. 3. KpPK.

Pas fillimit të shkatërrimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës aprovoi Deklaratën e Pavarësisë më 02 korrik 1990 dhe më 07 shtator 1990 e aprovoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pas këtyre dy akteve të rëndësishme politiko kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, u organizua referendumi ku me të cilin banorët e Kosovës masovikisht u përcaktuan për një shtet të pavarur, për Republikën e Kosovës, dhe në maj të vitit 1992 u mbajtën zgjedhjet e lira, ku u zgjodhën deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas votimeve u zgjodh Qeveria e Republikës së Kosovës me Kryeministër Zoti Bujar Bukoshi, anëtar i LDK, partisë ma të madhe në Republikën e Kosovës. Bujar Bukoshi si Kryeministër dhe ministrat tjerë për shkak të rrethanave të pavolitshme për të vepruar në Kosovë, ku qëndronte represion i madh nga pushtetmbajtësit e Serbisë, u detyrua ta braktis Kosovën e të vendoset në shtetet evropiane - në Evropën Perëndimore. Bujar Bukoshi u vendos si Kryeministër në R.F të Gjermanisë. Qeveria në egzil e hapi një llogari rrjedhëse ku grumbulloheshin sasi të konsiderueshme të mjeteve financiare nga 3% nga të ardhurat e qytetarëve të Kosovës, kudo që gjendeshin dhe donatorëve tjerë.

Me këtë fond të mjeteve duhej të sigurohej Buxheti i Republikës së Kosovës dhe i vetmi person i autorizuar për ta udhëhequr këtë fond ishte Kryeministri i atëhershëm z. Bujar Bukoshi. Pas Konferencës së Rambujesë afër Parisit në shkurt të vitit 1999, z. Bujar Bukoshi u shkarkua nga detyra e deriatëhershme dhe në krye të Qeverisë së përkohshme u zgjodh z. Hashim Thaqi, udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas intervenimit të NATO-s dhe tërheqjes së Serbisë-Jugosllavisë nga Kosova, z. Bujar Bukoshi u kthye në Kosovë, saktësisht në Prishtinë, por deri tani nuk e ka paraqitur faturën përfundimtare (mjetet e grumbulluara dhe shpenzimet) para organeve legjitime të Kosovës, përkatëse, saktësisht para Kuvendit të Kosovës, të cilit ai është përgjegjës. Supozohet se ky person e ka keqpërdorur fondin, të cilin e ka udhëhequr kur ishte Kryeministër i Kosovës. Për këtë dyshim jemi të bazuar duke dëgjuar se gjoja Bujar Bukoshi u paska dhanë shuma të konsiderueshme disa qytetarëve, të cilëve ju kanë djegur shtëpitë gjatë ofensivës të Policisë dhe paramilitanëve të Serbisë në gusht dhe shtator 1998. Si shembull i keqpërdorimit të mjeteve të grumbulluara është lapidari në qendër të Prishtinës përmendorja e Skënderbeut, për të cilën Bujar Bukoshi, sipas disa informatave që i kemi mbledhur paska pagua 800.000,00 DEM (400.000 €)

Askush nuk është kundër përmendores së Skënderbeut, por mjetet e grumbulluara nga qytetarët e Kosovës i ka drejtuar një person i paautorizuar. Bujar Bukoshi pas konferencës së Rambujës nuk ishte Kryeministër, ai ishte dhe është qytetar i rëndomtë si afër dy milionë qytetarë tjerë te Kosovës. Bujar Bukoshi duhet të japi llogari pranë Kuvendit të Kosovës për mjetet e grumbulluara dhe shpenzimet e nevojshme, që janë bë për ekzistencën e pushtetit të Republikës së Kosovës. Të gjitha shpenzimet duhet të kenë mbështetjen e organeve përkatëse, jo vetëm çka i teket kryeministrit krye në veti me manipulua me mundin dhe djersën e qytetarëve të Kosovës.

Duke pasur parasysh faktet e lartcekura, i propozoj Prokurorisë së Qarkut, që ta filloj investigimin lidhur me këtë kallëzim penal, t’i verifikojë faktet dhe ta ngritë padinë kundër ish Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili duhet ta merr dënimin e merituar për keqpërdorimet lidhur me kryerjen e detyrës së kryeministri dhe pas shkarkimit nga detyra deri me sot, apo të veprave tjera përkatëse të cilat i vlerëson ajo prokurori. Duhet të kihet parasysh se ato mjete edhe sot e kësaj dite janë në diskonim të të paraqiturit, prej nga del se vepra penale është duke u kryer në vazhdim. Është e paqartë se cili është arsyetimi njerëzor dhe qytetar për mbajtje të atyre mjeteve nga i përmenduri, kur shkruhet e flitet se fjala është për disa dhjetëra miliona dollarë.

Paraqitësi i këtij kallëzimi penal nuk ka mundur të sigurojë adresën e saktë të Bujar Bukoshit, por dihet se ai banon në Prishtinë dhe adresa e tij është e regjistruar tek organet përkatëse, kështu që prokuroria nuk do të ketë ndonjë vështirësi për ta kontaktuar.

Pasi që sipas gjendjes objektive me banim gjendem jashtë Kosovës (tani në adresën e lartshënuar gjendem vetëm përkohësisht, deri me 30 shtator 2006) prokuroria mund të më kontaktojë përmes adresës elektronike në e-mail adrese: dr_hysnibytyqi@yahoo.com

 

 

       Dr Hysni Bytyçi

Për ribotim-Kadri Mani

 

Vërejtje për “K  A  LL  Ë  Z  I  M     P  E  N  A  L” nga avokati Dr Hysni Bytyçi: nga burimet e “Shqipërisë etnike” merret vesh se bashkëfajtor me Bujar Bukoshin, është edhe Isa Mustafa, financier-administrator i Fondit 3%.

 

______________

 

Zeqir Lushaj

 

 

CERTIFIKATË (MADHË)SHTIE

 - 100 vjet    parë –

 

Në Vermosh,

Pezull qëndron bora.

 

Në vargmalet e Krajës,

Psherëtima, sikur ndalet.

 

Dedë Gjon Luli,

Gati, për me i rrudhë!

 

Livorja në dorë,                              

Pret pak, nuk kallet!

 

Edhe Vranina, e Osos,                    

Në qetësi ka ra…!

 

-Hajr, e baftë Zoti!

Ç’ka u ba, bre vëlla?

 

…!

Po shmallen me Flamurin,

Puth-përcjell…, dora-dorës,

 

Certifikatë (Madhë)shtie,

E hipotekës së Mbishkodrës!

 

             ./.

 

 Nju Xhersi ,USA, mars 2011  

 

               

-A JEMI TË PAVARUR-SOT?!  

 

...!

Indipendenca!

Në tërë Globin, ka peshë mali,

Xhefersoni im, Ded Gjo Luli - Ismail Qemali!*

 

Aaah! Për Flamur, sa kemi hjekë,

(Sa gjak, piu kjo Tokë!)

E ngritëm dy herë, ne Gegë e Toskë!

                                                                                                      

Këtu nuk ka politikë,          

Nuk ka parti, shtet, as fe,                              

Ka, veç atdhetarizëm=Atdhe!

 

(Po shkrova shumë fjalë,

Diku, droe, do ta prishi. E di!),

Gurët e themelit, le të flejnė në lavdi.

 

 ...!

 Ne pasqyrë, ballë themeltarëve,

Sikur, para të Madhit Zot:

-A jemi të pavarur - sot?!

 

Burrat (sagllam), s’i kanë qejf, fjalimet,

E, aq më pak, dyfëtyrësinë tonë,

Pamvarësia (e pavarur), i nderon gjithmonë!

 

                           ./.

             

 *Xhefersoni=Autor i Deklaratës së Pamvarësisë së USA

 

Nju Xhersi, 10 mars 2011

 

_____________

 

AMANET:-MOS E HUP VORRIN…!

 

  -Bisedë në rrugë, me një të panjohur-

                                                                                                -Shëngjin, Korrik, 2008-

 

Nga Zeqir Lushaj

zeqirlushaj@msn.com


Gjinkallat, me ansamblin e tyre perfekt, e kishin “pushtuar” vendin. Vapë korriku, por, në malin e Shëngjinit, gjithësesi, nuk ndihet edhe aq shumë sikleti i saj. Kur sheh, nëpër hijen e pishave, perdën e tymit zhegitës në fushë, i thue vetes:-Ooo, sa mirë jam këtu!

Për mua, edhe atë ditë, vazhdonte riti i zakonshem i një paradite pushimi, në malin me pisha, në shpat të Rrencit.Zbrita  shkallaren e gjatë nga depoja e ujit (pa uji), në një kande –thik- teposhtë e, rashë në asfalt, në portat e Fllotes, siç i thonë akoma atij trolli, sot, pa asnjë marinar!! Unë, jam katundar, por, si qytetar i kahvjetshem, edhe në asfalt, e ndjej veten mirë.Aq ma shumë kur, je fiks, në nivelin “0” me detin. Të duket se je bërë Një, me tërë botën e sheshtë të ujit në këtë Glob. Dhe, nuk asht pak… Malet, me zgjojnë krenari, ndersa bregdeti-qetesi. Atje, jam ma afër qiellit, këtu, buzëujit, ma afër tokës. Asnjana pa shoqen, sikur nuk ban…!

…Dyqanet anash rrugës nuk më provokojnë aspak. Rrugës për tek qoshku ku e marr shtypin, mendjen e kisha në prakun e mikut tim të padivorcueshem, tash e rreth gjysëm shekulli: do të ktheja për një kafe tek “Oxhaku”, lokali i Prekës së “Rrokëve” te Razmes se Mbishkodres, miq të mi të vjetër, të paktën këtu e, mbase 45 vjete më parë. E vetmja gjë e re e ketij ritit tim të sotëm, e thuajse të përditshëm (gjatë pushimeve), ishte një malësor veshur kombëtarisht. Larg, kundruell, e shqueva siluetën e atij njeriu që ecte krejt në punë të vet, ndryshe nga bashkëkohorët bashkëvendas.

E shoqrova me simpati me sy, dhe u shndërruam me indiferencë, por Unë, thashë me vete:

-Akoma paska nga këta!? Oh sa mirë, dhe ndjeva një lehtësim instinktiv në shpirt. ….Njëkohësisht, po me botën time të brendeshme thashë:

-Sa keq që nuk e njoh këtë rob-zoti! Do të pija një kafe me këtë burrë etnik.

U shndërruan. Secili, në rrugën, në punën e në mendjen e vet. Si gjithë udhëtarët.

Te “Oxhaka”, nuk u vonova atë ditë. Rruga në kthim, ishte e njëjta. Thuajse hap pas hapi. Veçse, fushorja mbetet fushore si në vajtje edhe në kthim, ndërsa, disheza zbritese e shkallarëve, tani është një malore, vërtet shumë e fortë!  Një “terren sportiv” shumë i mirë për të bërë testin e rrezistencës në ngjitje!

…E kam kaluar gjysmën e malores-thikë! Kur, fap, diçka, si për befasinë time, jo veç të asaj dite, malësori etnik, me të cilin u shndërrova panjofshëm në bulevard, ish ulë në mes shkallares, dhe mbante një dorë një flegër shalqini të kuq! Pa shkëmbyer akoma as shikimet, m’u duk se diçka, thellë në ndërgjegjen time, më tha:

-He, të mbeti merak parë, kur u shndërruat me indiferentizëm, poshtë, në qytet?

                                                           ./...

                                                                                  -fq. 2-

 

Ulu, tani. Do të bësh muhabet…!?

-A je burrë?,-i fola. Akoma pa ju afrue shumë, rreth 3-4 shkallë më poshtë.

-Te paça me nder,-sikur foli shkambi përballë e,jo ai portret burri, bash imponues.

Ngjasonte, aktor filmi i vertetë. I gjatë. Thatanik. I mbajtur me shumë kujdes. Tiparet e dukshme të fytyres, kapuçi i bardhë, mustaqet-grep, sikur e skalitnin dhe e bënin atë, sa interesant, aq edhe disi të largët,–një figurë folklorike!

-Nga të kemi, o burrë?-e pyeta me simpati.

-Ty, nga të kemi, se Unë, jam këtu, nga këto anë, të paktën qe 200 vjet! 

I thashë se jam nga Tropoja, kam në Tiranë rreth 40 vjete që punoj e jetoj, e tash së fundmi, kam ba një shtëpi këtu në malin e Shëngjinit, pra, ndjehem edhe Shëngjinas… Por, kam 10 vjet që punoj e jetoj në Amerikë! Tani, këtu, jam me pushime.

 -Aaa, tash, po. Tek jena çift, te dy. Malësorë, te zbutun e të ramë në bregdeti…!

 Ai, ulur gjysëmkëmbëkryq në shkallen e lagjes që të ngjitë tek Vodafoni, Unë, në këmbë, por mbështetur mbi gjurin tim të këmbës së majtë, të avancuar, dy shkallë përpara, që të ndjehem më afër personazhit tim befasues, ose-ose, më sak, personazhit tim – frymëzues!

-…Jetoke në Ameriiikë, eee? Bukur!... Ç’thotë Amerika?

Pa pritur përgjigje nga unë, vazhdoi me shumë bindje monologun, thuajse Unë, as nuk isha ballë tij…

-Kujdes. Amerika është shumë e zorshme. Amerika të mbytë. Atje nuk ka zot. Ata, zot kanë vetëm punën …!

U befasova nga fjalët e tij, dhe si me nxitim e pyeta:

-Po Ti, ku i di këto gjana?

Buzeqeshi hijshëm. Në atë buzëqeshje, gati-gati, e, lexova përgjigjen e tij.

-Kam qenë more bir, kam qenë, në Amerikë, në Europë, në të gjitha kontinentet kam qenë…! I njoh, deri diku, të gjitha….

-…E, pra, sikur këtu, nuk ka! Ma thuej ndryshe, Ti, që paske 10 vjet në Amerikë!?

Ja ngula sytë, si me kureshtje, si me zhbirilim, dhe i thashë:

More zotni,-po, ç’farë të ka çue ty në tërë këto vende të botës që m’i përmende.

 -…-Pyeti ata, që më kanë thirrë!,-tha ai, me një nënqeshje të këndeshme, sikur po më thoshte,”gjeje vetë, se, nuk due të ta kallxoj”!...

…! Vetëm folklori, këngët e kreshnikëve, epika shqiptare…,-mendova me vete.

-Eca,-i thashë,-Do të më falësh. I kam do miq për drekë e me ka ra detyra që sot të marr edhe bukën… Shihe, në qese, dy gruni e dy kollomoqi. Do të kisha dëshirë të rri prapë me Ty.

-Hec, hec, se qenke me detyrë. Ju amerikanët, jeni gjithmonë të nxituar!

-Po, pasha Zotin,-i thashë me shumë çiltërsi, dhe mora te ngjisë shkallaren përpjetë. Kalova,4-5 shkalle,kur prap me thirri. Me thirri,pa e kthyer koken nga pas:

 -A ban me ta lanë një porosi? Më le lezet me këto fjalë që ndërruam. Me sapo shoh, tek je edhe njeri i shkrimeve, e nuk duhet me harrue… E, po s’të pelqej – harroji!

-Fol bre Bacë, he të lumtë goja, dhe të kërkoj falje për nxitimin…!

                                                          ./...

                                                                                    -fq. 3-

 

E ktheu kokën gjysëmdjathtas. E drejtoi dorën nga unë, me gishtin tregues lart:

 - ...Amanet,-mos e hup vorrin…!

 Shtanga. Nuk fala, ndoshta rreth dy minuta.

 Prapë, ktheu kokën pas e me tha, me një zë disi më të qetë, më prindror:

 …Hec, se të presin te shtëpia… Me duket se u kuptuam!

 …Guxova ta pyes:

-Kush je Ti,  e,-si e ke emrin? Tha vetëm dy fjalë:

-…Lahuta e Malesisë!

Eca, pa ditë asgjë më shumë, pra as emrin. Por tek e fundit, ç’e do emrin? Rëndësi ka porosia:

-Amanet: -mos e hup vorrin…! (Kjo, të duhet edhe Ty, lexuesi im i dashur, gurbetqar!)

 Eca, por shumë shpejt e ndjeva, se, në ato çaste, Unë, isha një gazetar i keq.      

 Gabova.

 Atë ditë, në shtëpinë time në Shëngjin, dreka, le të hahej, edhe pak ma vonë…!

 

_________

 

NGA POEZIA SHQIPTARE

Sadri Ahmeti

 

MASAKRA E TIVART

(shkrime posthume)

 

 

4

 

Nuk jam amull.

Jam rruez e kulluar që rrjesh arterjeve të ngushtueme,

shtrengicash.

Afshi i agut të pashijuar më grish

ndaj hedh hapin nëpër kuthe rrahinash

muzgjeve kuturu.

E ndjej gjë ajthi më digjet beshtazi si bulender

pa fill tym e pa shfaq flakë.

Krep më krep abiseve kam kcye

Si befasime terrinash

Kam përtypë dhe ripërtypë dhimbjet

dhe kam kafshuar ofshamen.

I kam shpërthekuar fijet e cfagave

që më paten mbështjellë

tek pata fjetë

Jam kacafytë me nrudujt e pasioneve

dhe jemi nda gjelas.

Cep më cep cëngash cerimangash

cirka me cek cullakun në cikmë

rri cangel në cirkata urrili

capellohem cakarresh në cung

me cekin:- Cofi!

 

5

 

Dëgjoj zërat flauri sirenash

dhe hurpa hapash

harmonie

Pa i përfill – si një trill

i dëboj në theqafjen r zvetnimit, në harrim.

Irem sosh dhe i fshij nga flatrat e

imazheve,

i pështyejë

e i përzë nga ajo grishje kërshërie

pushtuese,

dhe kuturis nëpër gjurmë gjaku

nëpër gjethe.

Dikush sakaq është hedh rrëshanë

drejt një skute.

Kush e di deri ku ka sosë,

në mos ka sjterrë...

Cullak cenzurash

i capërluar e cnguar

nën cukël cenge cias

cikthesh pa cak cfagash.

 

 ____________

 

NGA POEZIA BOTËRORE

Ivan Goran Kovaçiq

 

HUMNERA

 

 

V.

 

O, kam parë, gjithnjë e më mirë kam parë.

Sikur rishtas, ja, sytë t’m’i kishin vënë:

Dhe lëkurën e bardhë, thikën që pret pandarë,

Dhe viktimat (ashtu, si qengjat shtangu’

Që ngecën para therjes, por në radhë vijnë

Hap pas hapi të qetë thikës i arrijnë).

 

Pandërprerë radha përoara shkonte

-Si dikush n’krye t’ishte diç duke ndarë –

As britmë, as turrje, askush të vajtonte;

N’vapë të mnershme ata na korrnin m’hanxharë

Si kallinj t’pa jetë, që mezi shush’rojnë.

(Janë çurgje gjaku nga fyti që kullojnë).

 

Hap pas hapi jemë nisur, e ndalur pak:

Kërkëllimë, goditje, rrëzim e prapa hapim.

Tingullin më fort ndjeva. I ngrehur si hark,

U ndala. Në buzë gjak t’huaj si pelim,

Shijova. N’këtë çast i treti jam, kam ditur,

Që humnerën në radhë isha duke pritur.

 

Terri i mnershëm, se t’verbuar më zi,

Mendjen ma trulloi dhe u nde mbi ndija,

E pas saj drita, si qindra shkëndijë:

O shigjetë! O burra! O flakë! O shkëndija!

Drita shumë e fortë pa farë hije,

Si majë e shigjetës mu në bebëz kur b ie.

 

Shoku para meje, prapa, kah unë është pjerrë,

Sikur nga shtangimi, mandej ka rënkuar

E shemb përpara, pshertitur ka shterë –

Dhe ofshamë e qetë në rektimë është shuar.

U plandos, mu si peshku ra. U zgërdhi

Hapësira para meje mu si pus i zi.

 

Mbaj ndërmend: para e pas u luhata,

Pa drejtpeshim – si të kisha qëndruar

Greminës së hatashme n’ij’ por si shpata,

E humnera tjetër pas meje t’ishte shtruar.

Shigjetë e bardhë atëherë në gjoks më shitoi,

E n’krahror tjetra. Mu në thellësi më gjoi.

 

___________

 

Gëzim te shqiptarët, shqetësim te serbët

Publikuar më, E Premte, 15 Shkurt 2008

Shpallja e pavaresisë së Kosovës, e cila është paralajmeruar nga institucionet kosovare se do të ndodhë brenda pak ditësh, nga qytetarët e Kosovës është duke u pritur në menyra të ndryshme. Përderisa shqiptarët thonë se po e presin me gezim shpalljen e ketij akti, për serbët ne veriun e Mitrovicës kjo paraqet shqetësim. Në familjen Latifi në Prishtinë tashmë kanë nisur të ndjehet atmosfera festive dhe anëtarët e kësaj familjeje thonë se mezi presin që të vijë fundjava, për kur edhe është paralajmeruar mundësia e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ramadan Latifi, 86 vjeçar, thotë se po e pret me padurim ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe se gjatë jetës së tij nuk ka pasur ndonjë gëzim më të madh:

-“Familja e jonë moti e pret këtë pavarësi. Unë i kam 86 vjet dhe e prita. Sa njeriu ka shkuar për këtë pavarësi është hata e madhe. Nëpër burgje i kanë mbytur, i kanë torturuar. Gjithfarë zullumesh kanë bërë serbët ndaj nesh. E tash është gëzim i madh, shumë. Do të thotë, për mua, gëzim më të madh nuk di se si mund të bëhet”, tha Ramadan Latifi. I biri i tij, Bashkimi thekson se shpalljen e pavarësisë së Kosovës janë duke e pritur si momentin vendimtar prej ku do të nisë ardhmëria e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe me këtë edhe ardhmëria e familjes së tij:

-“Dy kënaqësi i kam. Jam i lumtur, së pari, se babai e priti pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu edhe unë, djali im dhe nipi. Katër gjenerata jetojmë së bashku këtu dhe të gjithë jemi të lumtur, sepse pavarësia e Kosovës është rrugë për ardhmërinë e Kosovës. Festa tashmë ka filluar te ne. Në punë, në shtëpi dhe gjithkund, kemi festë”- tha Bashkimi. Nderkaq bashkeshortja e Bashkimit, Lirija, pret që festa për shpalljen e pavarësisë së Kosovës të jetë dinjitoze:

-“Me 17, gjithsesi. Vetëm se dhashtë Zoti ta festojmë mirë dhe në mënyrë dinjitoze e jo me probleme. Kismet do te mblidhemi. Gëzim shumë i madh. Dhashtë Zoti ndoshta do të rregullohet diçka, jo vetëm në familjen time, por në tërë Kosovën ku ka njerëz”- tha Liria. Në anën tjetër, familja Nekiq, e cila jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, shpalljen e pavarësisë së Kosovës është duke e pritur e tensionuar. Sllagjana Nekiq, 39 vjeqe, thotë se ajo me bashkeshortin dhe dy femijët do ta lëshonin Mitrovicën ne rast se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, situata do të ishte e pasigurt:

-“Shtëpia në të cilën jetojmë nuk është e jona dhe në qoftë se ndjehemi të pasigurt, nuk do të mendohemi gjatë për ta lëshuar Mitrovicën. Për momentin nuk e mendojmë një gjë te tillë, sepse ende ekziston shpresa se nuk do të ndodhin gjëra të këqia. Jemi bërë apatik ndaj pavarësisë së Kosovës, për të cilën po flitet paraprakisht me ditë, me muaj e me vite”- tha Sllagjana. Ajo shtoi se e ka një dozë të frikës së për shkak të paqartësisë së a do ta shpallin liderët shqiptarë pavarësinë e Kosovës gjatë kësaj fundjave. “Tash për tash, konkretisht nuk frikohem nga fundjava që vjen. Shpresoj që situata në këto hapësira është në fokusin e opinionit ndërkombëtare dhe është në qendër tl interesimit të Evropës dhe botës. Kjo me bën të shpresoj se nuk do të ketë hapa të dhunshëm. Megjithëkëtë, nuk jam tëresisht e bindur për këtë, prandaj ekziston dyshimi”- tha Sllagjana. Ndërkaq, bashkëshorti i saj Davori, 35 vjeçar, mendon ndryshe. Ai thotë se do ta lëshonte Mitrovicën vetëm nëse familja e tij rrezikohet financiarisht:

-“Nuk frikohem për sigurinë e familjes sime, përkatësisht të fëmijeve. Nuk besoj se do të ndodhë çkadoqoftë, përderisa shteti i Serbisë e ndihmon kete popull këtu. Kështu që nuk besoj që dikush do të shpërngulet nga ky territor. Vetëm jostabiliteti eventual financiar do të më bënte mua dhe familjen që të largohemi nga ketu. Kjo do të ndodhte nëse shteti i Serbisë e ndërprenë financimin e institucioneve në Kosovë, nga të cilat mbijeton vetëm popullata serbe, e sidomos në veriun e Mitrovicës dhe në enklavat serbe”, tha Davor Nekiq. Marrë nga radio “Europa e Lire”

 

Ymer Azemi/ Dorea

 

Ymer Azemi, poet

 

Shumё e bukur

Kjo ILIRI

Qoftё me djem

E me vajzёri

Si yll drite

Çdo njeri

E kish falё

Kjo Perёndi.

 

Disa vargje

I kam shkrue

Pёr zogjtё tanё

Me i kёndue.

Njё storie

Njё tregim

Njё ndodhi

Nё vendin tim.

Njё djalё

Njё trim

Merr rrugёn

Nё shtegtim.

djal i ri

i pashëm shum           ë

trup te lidhur

mendbukur-pëllumb

 

si i varfër

çka t’baj s’di

merr rrugën

për fat të tij

lëshon fshatin

n’dit pranvere

nrrugë të gjatë

larg të vetve

ishte lodhur

muzgu binte

kah të shkojë

ma nuk dinte

kaloi fusha

kaloi male

nata erdhi

ngadalëdale

Flori ynë

N’krah një trastë

Ja, e sheh

një plak të ngratë

një barrë dru

kish garkue

n’shtëpi t’vet

për me i çue

 

-a je lodhur

or mixhok

mirë të pashë

e vemi bashkë?

njanitjetrin

pak e mbajmë

ma lehtë udhën

po e bajmë...

a je n’mend

ore çun

drutë e mia

mezi i çoj

vënë rrugës

n’maje përpjetë

varre t’fshatit

djali sheh

or mixhok

krejt janë vdekur

a është një gjallë

me ju n’jetë?

çfarë gjallë

kur vdes njeriu

e mbi dhe

bari mbiu

pak ma tej

në një arë

korrnin elb

ende vonë

po punonin

në qetësi

dukej qartë

se kanë mërzi

ore axhë

o karanfil

qe kjo arë

shkojka jeshil

mos më fyj

more çun

pa u pjek elbi

s’e bajna punë

pak ma tej

po rrjedh një lumë

kish marrë ara

e mbush me llum

po qesh çuni

e po thotë

çka pashë sot

çudi e plotë:

dikund uji

nuk ka lot

e këtu

me kripë plot

 

jo or djalë

lumi është ujë

mos t’dëgjo kush

ma mir shuaj

këtu afër

kam shtëpinë

lype ndihmë

perëndinë

me thanë drejt

mu ça koka

tue dëgju

fjalë të kota

mirë axho

m’falë shumë

ku me shkue

çka bëj unë?

jam i huaj

shkoj n’kismet

me kënd s’di

me qa dert

pak ma poshtë

është një han

lute hanxhiun

çare të ban

besa unë

i thotë ky plak

s’du me t’dhanë

ty konak

folën kështu

dhe u ndanë

plaku n’shtëpi

djali n’han

plaku lodhur

hyri n’shtëpi

hoqi drutë

dhe u shtri

jetonte me Dorean

e kishte mbesë

e kënd tjetër

s’e kishte n’jetë

e mençur, e bukur

dukej si flutur

ish e mirë

sikur lirë

e puntore

porsi bletë

krejt mirësinë

çka mban kjo jetë

shikon gjyshin

lodhur shumë

e mërzitur

i bërë tym

po e pyet

e ai i tregon

me një çun

çka i ka ndodhë

krejt bisedën

e kanë ba

idhnu plaku

sa më s’ka

mbesa  qesh

pak nën buzë

si yll drite

posi muzë

gjyshi im

s’ka shaka

djali qenka

me të s’ka

dy vetë janë

tue udhtue

ma pak lodhen

tue bisedue

varret tona

nuk jan namur

janë do gjallë

se lanë emër

fqiu ynë

është i mbarë

borxh i madh

i loton në arë

lumi ynë

me rregullue

na ndrit jetën

me gjallërue

po gjyshi im

i dhamë fund

djali duhej ndalë

në katund

gjashtë vezë

t’i kam zie

e një nore

gatue tye

po merri ti

e çoja në han

se i ngrati

s’ka çka han

sa të kthehesh

për shtëpi

po njato

i ke gati

sa din ai

due me ditë

pra ti

me e pyet:

a ka qiell

në vend të vet

yje han            ë

a fik krejt

niset plaku i mërzitur

se lodh shumë

e i molisur

thotë me vete

e ha gjysmë buke

s’e  kam vëlla

me i nda hise

pak ma vonë

mbërriu në han

e sheh djali

e po ia ban:

-eja or axhë

këtu jam

e kam ditur

se ti vjen

-si e dite

se vi unë

mos u tall

me këtë punë!

merr këtë bukë

e këto vezë

t’ kam prue

se je lodhur, untue

i kujtohet

me e vetë

për hanë e yje

të vendit t’vet

qeshet Flori

e ç’unë kam

çel dritaren

jashtë shikon

shumë yje

hana e plotë

s’kupto kush

se çka thotë:

or axhok

shoh tre yje

gjysëm hane

n’ato pyje

mërzit plaku

jashtë del

kamba  kambën

nuk ja nxen

mbrrin  n’nshtëpi

merr  e flet

mbesës së vet

po ia pret:

tri yje

me gjysmë hane

i mba mend

në vatan

jo or at

tri vezë ia ke çue

e gjysmë buke

qe  kam gatue

e marr vesh

djali di

falemnderit

pusho ti

***********

Flori ishte

djalë i mirë

sa i mençur

sa i vyer

me shoqëri

me cilësi

e çka i dha

kjo perëndi

hanxhiut

ja qau hallin

vendosi

me ndaklun

kalojnë ditë

kalojnë net

Florin nis

e po e vet:

ai plaku

që m’pruri bukën

a the një mbesë

e ka t’bukur?

a po shkon

fol për mue

n’ dashtë Zoti

e baj grue?

hanxhiu

fort e don

shkon te plaku

e bisedon

ishin shokë

qe sa mote

shkonin mirë

miq për koke

por hanxhisë

i tha qartë

nuk kam mbesë

për atë të ngratë

mbesa atit

po i thotë

s’ dihet fati

në kët botë

çue hanxhiu

dhe u kthye

drejt në derë

te hani i tij

i tregon

Florit të ri

nuk qe shkrue

kjo miqësi

*********

shkoi një kohë

e një behari

paska vdekur

atje i pari

paska qenë

si traditë

me ardh mbreti

me parësitë

në gisht tregues*

mban një pëllumb

e hedh lart

kush o fatlum

ai pëllumb

fluturon

në krah të djathtë

kujt i ndalon

ai behëj

njeriu nji

për me pri

n’atë njësi

njerëz mbledh

me brohori

miratonin

prijësin e ri

*********

thotë hanxhiu

Flor o çun

ka ardh           ur

mbreti në katund

mbledh krejt

sa njerëzi

me e zgjedh

prijësin e ri

kështu thanë

kështu banë

afër turmës

dytë ndaluan

mbreti zogun

po e lëshon

sa lart zogu

fluturon

bie zogu

ra e ndali

në krah të djathtë

t’ Flori djalit

por turma

nuk pranon

një i huaj

të fiton

pak më fjal

është i gjorë

duan tjerë

me hy në lojë

marrin djalin

mbas një mali

e kanë fshehur

prej aty pari.

mbreti zogun

prapë e lëshon

shumë ma lart

po fluturon

kur e pa

në krah iu lëshue

hera e dytë

u zgjedhue

prapë turma

nuk e don

morën Florin

e ngujojnë

e kanë shti

në një shtëpi

ku s’sheh

dritë me sy

paska qenë

si traditë

tri herë pëllumbi

për me e lyp

kur s’pajton

krejt njerëzia

treta herë

a Perëndia

prapë zogu

sa lart shkon

sillet rrotull

kë po e kërkon?

ia ka nis

bje pak shi

u ra zogu

mbi njat shtëpi

me traditë

qe ky mbreti

i dha vulë

këtij derti

ky i ri

u  bë i parë

me i pri

njësisë së mbarë

u gëzue hani

e miqësia

u gëzuan krejt

te hanxhija

Flori ndal

e iu thotë

o hanxhi

dhe ju shokë

po u marr

juve parësi

n’këtë punë

e rol te ri

**********

mas një kohe

hanxhiut i thotë

shko te plaku

për njat gocë

shkon hanxhiu

te miku i vet

edhe njëherë

për me e vet

shkon e i thotë

a ke ndi

kush u ba

prijës i ri?

po, tha plaku

jam gëzue

e me zemër

kam urue

për njat punë

që m’ka çue

a don tash

me ndëgjue?

po- tha plaku

me dëshirë

për m’u ba

sa ma mirë

***********

pas nkë kohe

shkurt me i ra

u bë dasmë

ç’ke me të.

hyn Flori

te nusja e vet

I pëlqen

e po e pyt:

odë e mirë

e rregulluar

por oxhaku

pak shrembëruar

nuk është dert

o burri im

punon mirë

e s’ka tym

në atë çast

troket dera

ka ardh lajmi

sikur era

sa ma parë

mbledh ushtri

se armiku

mbrenda u hy

vajzë e mirë

a ndive krejt

unë  shkoj në luftë

e mbetesh vet

po t’i jap

tre duketë

I harxhon

e m’i kthe krejt

e kam në ahur

një atki

të ketë një mez

kur të vij

e një bebe

bëje djalë

si nje lule

që ke në ballë

i thotë nusja

pak çudi

veç e kryj

kët porosi

ju u priftë

luftë e mbarë

u kthefsh shëndosh

kthefsh i gjallë

***********

ka një kohë

që kaloi

çohet nusja

në qytezë shkoi

tre duketë

i mban në gji

dredh e hyn

te një terzi

puna e mbarë

ore terzi

mbar paç

o zog njeri

-a po më njeh

ore terzi?

-je nusja

e Florit t ri

po- i thotë

qofsh me nder

bëj një palë petka

për oficer

veç e due

një dukat

për një javë

i ke ngat

dha dukatin

e ka shkue

për një javë

i pat blatue

**********

si oficer

vesh maskue

hip atkijes

në front tfillue

sa shumë rrugë

qe po bajka

afër frontit

po u afrojka

paska ndesh

n’do ushtarë

falë me shëndet

për këmbë të mbarë

unë vi

nga tjetra anë

çadrat Fori

ku i mbanë

neve Fori

po na prinë

e kem shqye

krejt ordinë

të dërgojmë

tash në shtab

shko te Fori

e flitni pak

kish ra muzgu

dukej pak

dalka Flori

me shnet në prag

mir se vjen

ushtar i ri

mirë se tëgjej

o Flor dai

për fitore

shumë urime

ma t’mirat

nga zemra ime

të lumtë goja

ushtar i ri

s’ka shaka

me ILIRI

kam një lutje

që s’do mund juve

janë të mirë shumë

kam një atki

këtu me vete

thuaj djemve

me e lidh ngjeti

e kuptoj i tha

mos e zgjat

eja tash

e shkojmë lart

sa pak dritë

kandil i shkretë

se një Flori

gruan e vet

bajnë bisedë

ngrejnë dolli

për të mira

e për miqësi

pas një kohe

Flori i tha

kam dëshirë

e bajmë një shah?

more Flor

më zë ngushtë

unë s’luaj

pa një kusht

mirë në rregull

veç ta di

për këtë punë

mos ke mërzi

një dukat

shti pëfundi

u kry loja

Flori humbi

edhe një

me unazë

Flori mbeti

gishtzbrazë

edhe një

o djalë i ri

po thotë nusja

n’fitofsh ti

unë si kusht

po ta bi

në mesnatë

një robi

thanë kështu

e mirë nuk luan

e la Florin

e po e mund

tash po shkon

hyp në atki

nusja e florit

kthen në shtëpi

**********

në një natë

si Flori e di

e shtika në dorë

(një robi)

*********

lufta tani

mori fund

kthejka Flori

në katund

lodh mërzit

sa nuk ka

shtëpinë e vet

pa e pa

në afërsi

rri dëgjon

një bari

kah këndon

lum për ne

lum në katund

Flori ynë

ka një çun

sa mërzit

e idhnu

tym e vrer

n’shpi tue shkue

e pa nusen

tuj gatue

n’xori shpatën

me e shkurtue

ndalo pak

a s’ke mëshirë

se e kam

një dëshirë

ulu një herë

e pimë kafe

e masndej

kemi llafe

tue pi kafen

unaza në buzë

kupton Flori

lotsh u mbush

i bjen mend

për gjithçka

zana jonë

me të s’ka

nzori shpatën

n’gur e ngul

tri rrufe rend

i mbien mbi dorzë

të shpatës

kanë rrnue

e trashegue

tana tmirat

Zoti yn            ë

-mblatue

FUND

 

_________

 

Ju lutemi lexoni një informacion të vogël

14.01.2011

I/E nderuar Z./Znj,

Duke Ju kërkuar falje për shqetësimin, dëshiroj t'Ju informojmë rreth aktivitetit tonë diagnostik dhe kirurgjikal. Jemi një ekip kirurgësh ortopedë italianë i përbërë nga profesionistë të nivelit të lartë të mbështetur nga kolegë ortopedë dhe fisioterapistë shqiptarë. Secili prej nesh është i super-specializuar dhe ka eksperiencë shumë vjeçare në një degë të caktuar të ortopedisë (kockave dhe kyçeve). Kryejmë vizita dhe operacione të nivelit të lartë në Tiranë në fushën e traumatologjise sportive si: kirugji artroskopike të gjurit, shpatullës, kaviljes, riparime të legamenteve kroçat, menisqeve, kirurgji të këmbës, dorës etj. dhe ortopedisë protezike si: proteza të artikulacionit kokso-femoral (kyçit të ngofjes apo këllkut), gjurit etj.

Së shpejti grupit tonë do ti atashohen edhe kolegë ortopedë ekspertë të shtyllës kurrizore dhe do të kryejmë edhe operacione si herniet diskale, riparim të vertebrave të dëmtuara me teknikat e reja të vertebroplastikës dhe nukleoplastikës, stabilizim të shtyllës kurrizore, nervi shiatik, etj. Përveç shumë pacientëve të tjerë, kemi pasur nderin të operojmë me shumë sukses edhe disa futbollistë të Flamurtarit, Skënderbeut, Dinamos, Teutës, Apolonisë, Ekipit Kombëtar U21 si dhe pjesëtarë të trupit diplomatik në Tiranë.

Niveli i lartë profesional, serioziteti në punë, humanizmi dhe përdorimi i materialeve bashkëkohore të firmave më të dëgjuara ndërkombëtare si Zimmer, Smith&Nephew etj, garantojnë një cilësi të lartë të punës tonë.

Për informacione, prenotime dhe vizita do të jeni të mirëpritur pranë:

Studio Medico Ortopedico, Sheshi Karl Topia (Zogu i Zi), Pallati i Albanian Qatar Center, Tiranë, Cel. 068 20 00 622.

Me respekt,

Stafi i "Ortopedia Italiane në Tiranë"

___________

 

 

Zyrafete Kryeziu-Manaj veprimtare e gjithanëshme

 

Nga Jeta Mani- Bytyçi

jeta_o_bytyqi@hotmail.com

 

U  lind më 12 shtator,1958 në Therandë (Suharekë).

Është punëtore e arsimit, poete dhe publiciste. Jeton dhe vepron në Suedi. Është e martuar dhe ka tre femijë.

Ngjarjet e vitit 1968 e gjejnë Zyrafeten në moshën dhjetë vjeçare, kur babai i saj fytpërfyt ishte kapur me policinë serbosllave dhe langojt shqipfolës, të cilët kishin rrembyer flamurin  e kuq me shkabën dykrenare, dhe e kishin ngujuar në librarinë e qytetit. Ky i revoltuar nga ajo se çfarë po ngjante me flamurin, shperthen kordonin e policisë, së bashku me disa burra tjerë, si: Shaip Gashi, Xhevdet Kuqi e t ë tjerë, e rimarrin edhe njëherë falamurin dhe për katër orë të tëra ai nuk e lëshon nga duart, duke e valvitur lartë. Flamurin më parë e kishte vendosur në një lis, në qendër të qytetit e në ditë tregu Haxhi Bajraktari, Osman Gega e disa të tjerë.

Kjo si e re ishte e rrethuar me biseda për atdheun, dhe për padrejtesitë që po bëheshin ndaj popullit shqiptar në trojet tona nën Jugosllavi. Qysh nga shkolla e mesme, motivonte rininë shkollore për rrugën e drjtë që duhet marrë populli ynë.

Në vitin ‘78-‘79, filloi të studjojë në Fakultetin e Kulturës Fizike. Aty kishte marrë një dhomë në konviktin e studentëve, dhe mbas vendosjes, gjeti mënyrën që në dhomë të saj të tërhiqte shoqet e veta: Kada Berisha, Lira Kuqi, Shpresa Elshani, si dhe në po të njejtën dhomë ishte vendos edhe Sanije Osmani, për të cilën nuk kishin njohuri, por që më vonë e kuptojnë që ishte bija e vellait të Kadri Osmanit. Me këtë rast ato dhomën e tyre e bejnë, dhomë debati dhe bisedash, për të propaganduar idetë e Lëvizjes.

Një vit më vonë, njihet me Qefsere Malen, dhe këtu fillon puna kulminante e Zyrafete Kryeziut. Ajo merrte nga Qefsere Mala, literaturë ilegale, dhe e shpërndante nëpër rininë studentore. Më pastaj, njihet edhe me Hasan Malen, ku edhe shpesh bënin vizita në familjen e tij, nga i cili gjithashtu merrte libra ose gazetat ilegale të kohës.

Në një rast, në dhomën e saj kishte një sasi të konsiderueshme të materialit propagandistik, dhe ishte sinjalizuar, se në konvikt kishte bastisje masive, kjo me ndihmën e shoqes së saj nga Raushiqi i Pejes, Zylfije Mulliqi, arrijnë ta nxerrin tërë matrialin sa kishin dhe ta strehojnë tek një shok i saj, Tafil Ramaj, që banonte në banesë private jashtë Qendres së Studentëve. Ky ishte ballafaqimi i parë me UDB-në, por që ja kishte arrit të ja dal mbarë.

Më pastaj njihet edhe me Sali Malen, vellai i Qefserit, me Bajram Dermakun, Nuhi Berishën, e shumë të tjerë. Perveç propagandës për idenë e lirisë dhe të çlirimit, hartonte dhe shpërndante trakte, të cilat trakte, nxirrnin në pah robërinë e popullit. Këtu vlen të theksohet aksioni i shpërndarjes së traktit ''Popull Shqiptar'', ku në thelbin e këtij trakti pasqyrohet e drejta për liri. Ajo së bashku me motren e saj, Myrvete Kryeziu, kishin organizuar të shpërndajnë trakte nëpër lagjet e Suharekës. Zyrafetja vetë i kishte shpërndarë nëpër shumë lagje të qytetit, kurse Myrvetja brenda shkollës së mesme ''Jeta e Re''.

Pas mbarimit të studimeve, kthehet në Therandë (Suharekë) dhe punësohet arsimtare e edukates fizike. Kjo ishte femra e parë që kishte mbaruar drejtimin e edukatës fizike në komunën e Therandës, dhe kishte thyer tabunë për rrethin, se edhe femra jonë mundet dhe din ta kryej këtë detyrë.

Në demonstratën e vitit '81, pikërisht më 26 mars, ajo lajmërohet nga Qefserja se atë ditë do të ketë demonstrata në Prishtinë, pa u hamendur,vetëm lajmërohet në vendin e punës, dhe me pretekstin se ishte e sëmurë, merr rugën drejt Prishtinës dhe i bashkohet shoqeve dhe shokëve të saj.

Në shkurt të vitit '82, i bijnë në gjurmë veprimtarisë së saj, dhe pikërisht më 26 shkurt arrestohet dhe më 17 qershor e dënojnë me 18 muaj burg.

Pas mbarimit të burgut, ajo sërish i mveshet aktivitetit të saj. Ishte një përvojë pozitive, sepse ajo në burg u takua edhe me shume vajza të tjera, si me Lumnije Azemin, Hidajete Osmanin, Xhevahire Rrahmanin, që më vonë vazhdon kontaktet dhe shkëmbejnë përvoja edhe madje në një rast, e strehon Lumnije Azemin për një kohë në shtëpinë e vet, kur ajo ishte e rrezikuar. Në këtë kohë kjo ndihmon edhe familjet, të cilat i kishin te dashurit e tyre në burg, në mënyrë financiare, gjë të cilën e bente duke kërkuar ndihma tek të afermit dhe farefisi.

Vite më pas martohet në komunën e Klinës, në fshatin Gllarevë. Me ndihmën e bashkëshortit arrin edhe njëherë të punësohet në arsim, pasi që ky, pra bashkshorti Xhafer Manaj, kishte arritë ta bind një punëtore administrate, për t'ia lëshuar pëlqimin (në mënyrë krejt ilegale) nga Komiteti Komunal, dhe për t'ia bashkangjitur dokumenteve përkatëse që duheshin për punësim në arsim.

.Me organizimin e akcionit të pajtimit të gjaqeve, kjo nuk rri duarkryq, edhepse ishte bërë nënë, ajo disa herë ju bashkangjit profesorit te saj Ramadan Shales, dhe plakut Qamil nga Reçani, në këtë akcion sa atdhetar aq edhe human për të pajtuar familjet në hasmëri, punë të cilën e kreu me sukses.

Kjo në komunën e Klinës, së bashku me disa vajza të fshatit Gllarevë, kishte marrë një akcion për nxerrjen e vajzave nga familjarët e tyre dhe për të vazhduar shkollimin.Vajzat që e ndihmuan në këtë punë ishin: Mihane Veselaj, Time Abazaj dhe disa vajzave tjera.

Mbas 5 viteve pune në arsim në fshatin Gllarevë, Komiteti sërish i bjen në gjurmë, dhe në emer të diferencimit politik e largoi nga puna. Lajmin për të mos pasur drejtën e kryerjes së detyrës në arsim, ia komunikoi Musli Hasani. Provon dhe inkuadrohet në Gadime të Lipjanit, ku edhe këtu punon një kohë të shkurtër, dhe sërish zbulohet nga komitetlinjtë e atyshëm. Kësaj here nuk mundet të nxerrë dokumentin e nevojshëm, dhe kështu bëhet person që mbyllen portat e shkollave për të.

E kësaj here edhe duke e parë rrezikun për burgosje, si dhe vështirësitë e papunesisë, (tani edhe bashkshorti kishte mbetur pa punë), detyrohen të migrojnë në Suedi. Këtu punon punëtore e arsimit me fëmijtë shqiptarë, si dhe është trajnere basketbolli për femrat në qytetin e Vetlandës, qytet ku edhe  jeton.

Nga krijimtaria poetike, ka të botuara dy libra me poezi dhe një e ka në dorëshkrim, si dhe një libër, ku kryesisht pasqyrohet qëndrimi i femres shqiptare në burgjet serbosllave, ku pritet ta botojë së shpejti.

 

 

 

____________

 

“SHQIPËRIA ETNIKE- Për fëmijë”

 

Noel Malcolm

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

 

Noel Malcolm

MA, PhD, FBA, FRSL

Senior Research Fellow since 2002

Academic Secretary

Contact by email

Send an email

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. U lind më 26.12. 1956. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Është autor i librave:

§                     "Bosnja,-një histori e shkurtër" (1994),

§                     “Origins of English Nonsense” (1997),

§                     “Aspects of Hobbes” (2002),

§                     “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).

Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin “George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) ( Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

Mirënjohjet

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

 

 

Halil Xani

NIPI GJYSHIT IA BËN MAT

Drin mos shiko lajme
Kur flitet për vota
Sepse je i vogël
Të dëgjosh çka thotë bota.

Mos shiko Drin lajme
Në Kuvend çka flasin
Se nga mosdurimi
Karriget kërcasin.

Drin më herët shko
Në gjumë të ëndërrosh
Ende je i vogël
Humor të zi të shikosh.

Më mirë shko e fli
E mos ta ndinë hiç
Për filma horror
Dhe pamjet lakuriq.

Shko në dhomën tënde
Të lusin gjyshi e nana
Je i vogël të shihësh
Si digjet Tirana.

Në fund dorëzohet gjyshi
Nipi ia bën MAT
Ç’bëni ju të rriturit
Pse s’rrini rehat.

23 janar 2011

 

“SHQIPËRIA ETNIKE- Për fëmijë”

 

Noel Malcolm

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

 

Noel Malcolm

MA, PhD, FBA, FRSL

Senior Research Fellow since 2002

Academic Secretary

Contact by email

Send an email

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. U lind më 26.12. 1956. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Është autor i librave:

§                     "Bosnja,-një histori e shkurtër" (1994),

§                     “Origins of English Nonsense” (1997),

§                     “Aspects of Hobbes” (2002),

§                     “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).

Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin “George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) ( Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

Mirënjohjet

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

 

 

Halil Xani

NIPI GJYSHIT IA BËN MAT

Drin mos shiko lajme
Kur flitet për vota
Sepse je i vogël
Të dëgjosh çka thotë bota.

Mos shiko Drin lajme
Në Kuvend çka flasin
Se nga mosdurimi
Karriget kërcasin.

Drin më herët shko
Në gjumë të ëndërrosh
Ende je i vogël
Humor të zi të shikosh.

Më mirë shko e fli
E mos ta ndinë hiç
Për filma horror
Dhe pamjet lakuriq.

Shko në dhomën tënde
Të lusin gjyshi e nana
Je i vogël të shihësh
Si digjet Tirana.

Në fund dorëzohet gjyshi
Nipi ia bën MAT
Ç’bëni ju të rriturit
Pse s’rrini rehat.

23 janar 2011

 _______________

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: