Frank Shkreli: Xheraldinë Ferraro dhe roli i gruas në jetën politike dhe shoqërore
| E Diel, 03.04.2011, 07:58 PM |

XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NE JETEN POLITIKE DHE SHOQERORE

 

Nga Frank Shkreli

  

Xheraldinë Ferraro, gruaja e pare kandidate për nënpresidente e një partie të madhe në Shtetet e Bashkuara vdiq më 26 mars ne moshen 75 vjecare.   Ish kongresistja nga lagja Kuins e New Yorkut u zgjodh per postin e nepresidentit nga Uollter Mondeil, kandidati i Partise Demokratike per president ne vitin 1984.   Megjithse fushata e zonjës Ferraro , qe e pa suksesëshme, ajo i hapi rrugën kandidimit të grave të tjera për Shtëpinë e Bardhë.   Zonja Ferraro ishte kandidatja e parë italiano-amerikane që kandidonte në emër të një partie të madhe.

 

Pas humbjes ne fushtaten e vitit 1984 kunder kandidatve republikane, Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, Zonja Ferraro iu kthye punës së saj si juriste dhe kandidoi dy herë për Senatin amerikan, por pa sukses.   Presidenti Bill Klinton e emëroi Zonjen Ferraro ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.   Ajo punoi gjithashtu edhe si mbrojtese e grave të dhunuara gjate konfliktit etnik neish Jugosllavi.   Kandidatura e Zonjes Ferraros për nënpresidente te Amerikes 24 vjete me pare,hapi rrugen per shume gra qe te kandidonin per zyra te ndryshme politike gjate viteve, duke perfshire edhe dy gra qe u shquan në fushaten presidenciale te vitit 2008.  Sara Pejlin u bë gruaja e dytë që kandidonte për Shtëpinë e Bardhë, e para  grua republikane, kur Xhon Mekein e zgjodhi si kandidate për nenpresidente.   Ne te njejtin vit, Hillari Klinton, përfundoi e dyta me rezultat të ngushtë ndaj Barak Obamës si kandidat për president e Partisë Demokratike.   Kjo ishte paraqitja më e fortë për një grua në fushatën e një partie të madhe për detyren e presidentit.

 

Uollter Mondeil - Xheraldine Ferraro, 1984
Uollter Mondeil - Xheraldine Ferraro, 1984
Zonja Ferraro ishte nje pionere ne boten e politikes se meshkujve kur u emerua per nen-presidente e nje partie te madhe politike ne Amerike.   Megjithse ajo humbi zgjedhjet ne vitin 1984, udheheqsit e vendit vleresuan arritjet e saje gjate viteve, si edhe figuren e saj frymezuese -- e cila nuk kishte frike te shfaqte mendimet e veta. "Amerika po ndryshonte gjate 1980-ave tha Uollter Mondeil, pasi kultura e vendit tone ishte mjaft kufizuese per femerat, bile edhe per femerat me talent te shquar." Zoti Mondale  tha se Zonja Ferraro “do te mbahet mend si pionere e vendosur e (te drejtave te grave) e cila luftoi qe Amerika tu hapte dyerte te gjithe amerikaneve, duke perfshire edhe femerat".   Nga te gjithe qe e njihnin, ajo konsiderohej si lidere dhe si luftetare per drejtesi dhe si perkrahese e pa lodhur e atyre qe shoqeria i ka lene pas dore.   Presidenti Obama, nder te tjere, e vlerësoi Zonjen Ferraro si “nismëtare që kapërceu pengesat për gratë dhe amerikanët e të gjitha origjinave”. Governatori i Nju Jorkut, Zoti Andru Kuomo e cilesoi Zonjen Ferraro si nje shembull, jo vetem per grate ne Amerike, por per te gjitha femerat ane e mbane botes.   

 

Zonja Ferraro besonte se te drejtat e grave, sidomos te drejtat e tyre politike kudo ne bote, jane pjese e pa ndare e kerkesave te popujve per drejtesi shoqerore dhe demokraci.   Kete jave, nje grup senatoresh amerikane -- demokrate dhe republikane-- jane bashkuar  duke paraqitur nje resolute ne Senatin amerikan, ne perpjekje per te siguruar qe te drejtat e grave te mos harrohen ndersa vazhdon vala e revolucioneveper te rrexuar diktaturat ne boten arabe.   16 senatoret amerikane, ne rezoluten qe paraqiten, bejne thirrje per te njohur rendesine e te drejtave te grave si dhe te pjesemarrjes se tyre ne politike, nderkohe qe po formohen qeveri te reja ne ate rajon.

 

Senatorja republikane Kej Bejli Hatcison nga shteti Texas tha se "ne shoqerite ku femerat gezojne te drejta te barabarta, ku ato kane te drejte vote si dhe mundesi te zgjedhen ne poste politike, dhe ku kane te drejte te jene lidere ne komunitetet e tyre, ato vende kane aq me shume mundesi qe shoqeria e tyre te shkoje perpara." "Keto", tha ajo, "jane shoqerite te cilat rritin brezin e ardheshem me vlerat e duhura, me arsim te forte dhe me nje gjalleri te suksesshme ekonomike".   Ndersa sentaroja demokrate nga shteti i Kalifornise, Barbara Bokser tha se, " kejo rezolute ve ne dukje se femerat jane agjente te rendesishme ndryshimesh ne shoqeri dhe nenvijoi faktin se shtetet jane me stabile dhe me te sigurta kur femerat marrin pjese ne jeten politike te vendit."   Ndersa senatorja repuiblikane nga shteti Mein, Zonja Olimpia Snow duke folur per gjendjen e grave ne Lindjen e Mesme dhe ne shume pjese tjera te botes tha se "entuziazmi dhe devocioni qe po tregojne femerat ne Afriken Veriore dhe ne Lindjen e Mesme -- si edhe sfidat e vazhdueshme me te cilat perballen ato -- jane nje frymezim per te gjithe ne, dhe ne te njejten kohe na kujtojne se diskriminimi dhe dhuna kunder femerave vazhojne te jene ende fenomene te shoqersie ne shume vende te botes."

Sipas nje raporti te organizates se te drejtave te njeriut, “Human Rights Watch” miliona grave ane e mbane botes u mohohen te drejtat baze te njeriut, vetem e vetem se jane femera. Sipas Human Rights Watch, realizimi i te drejtave te grave kudo ne bote eshte nje lufte globale e bazuar ne te drejtat universale te njeriut.  Ne raport behet thirrje per bashkim dhe solidarizim, per tu dhene fund traditave , praktikave dhe ligjeve qe jane kethyer ne institucione kunder te drejtes se  pjesmarrjes se grave ne aktivitetet shoqerore, duke perfshire edhe politiken

Edhe bota shqiptare ka nevoje te luftoje per te zhdukur pa-drejtesite ndaj femerave shqiptare dhe mos barazite e tyre me meshkujte ne te gjitha fushat, duke perfshire edhe poltiiken.  Sipas Human Rights Watch,nuk ka asnje justifikim,qekudo ne bote, per arsye kulturore,fetare apo ligjore te diskriminohen grate duke i ndaluar ato nga pjesemarrja politike ne jeten dhe procesin politik te nje vendi.  Ishte shqetsues nje raport i diteve te fundit i Zerit te Amerikes nga Shkodra, ne te cilin thuhej se per zgjedhjet e ardheshme vendore te 8 Majit, “asnjë prej (me shume se 30) subjekteve politike, të regjistruara për këto zgjedhje në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor që në listat e kandidatëve të tyre 30 përqind të jenë femra”.

 

Duke reaguar ndaj rezolutes se senatoreve amerikane kete jave,Sekretarja e Shtetit, Zonja Hilleri Klinton --nje mbrojtese e forte e te drejtave te grave -- vleresoi rezoluten e Senatit amerikan ne perkrahje te grave arabe, duke thene se "femerat duhet te marrin pjese ne cdo aspekt te reformave politike dhe institucionale, pasi ne e dime se asnje qeveri nuk mund te jete e suksesshme, neqoftse gjysma e popullesise perjashtohet nga procesi i qeverisjes."

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: