Sitki Çerekja: Çfarё do tё ndodhё mё 19 mars?!
| E Diel, 20.03.2011, 01:17 PM |

Çfarё do tё ndodhё mё 19 mars?!

 

Nga Sitki Çerekja

 

Hёna, ky satelit natyral i Tokёs rotullohet rreth saj nё njё trajektore eliptike (rreth i shtypur, qё ka dy vatra, nё njё nga tё cilat ndodhet Toka). Distanca mesatare e Hёnёs nga Toka ёshtё rreth 384.000 km.                           

Nё kёtё rotullim kalon nё skajet e elipsit: perigje, distanca mё e vogёl nga Toka, qё ёshtё 356 577 km. dhe apogje, distanca mё e madhe, qё ёshtё 410 000 km. Nё njё periodё 18 vjet ajo i afrohet mё shumё Tokёs. Ndodh qё kёtё herё, mё 19 mars 2011 t’i afrohet mё shumё dhe Hёna do tё jetё e plotё. Kёtё ditё ajo do tё duket 14 % mё e madhe dhe 30 % mё e ndritёshme. Ёshtё forca tёrheqёse e Hёnёs ( mё saktё forca rezultante e saj me atё tё Diellit), qё shkakton baticat e zbaticat pas çdo 6 orёsh.

Duke u ndodhur mё afёr kёtё herё a do tё shkaktojё tёrmete e cuname?

Ishte kjo tёrheqje qё shkaktoi tёrmetin e Tokios dhe cunamin qё ishte shkatёrrues pёr Japoninё? Jo nuk ёshtё e vёrtetё kjo!

Ёshtё e kuptueshme se veprimi tёrheqёs mbi masёn ujore tё Tokёs do tё jetё mё i madh, siç ka ndodhur dhe herё tё tjera, por pa shkaktuar cuname. Gjithashtu gjatё Hёnёs sё plotё nё perigje mbi pjesё e forta tё Tokёs do tё ndjehet njё veprim mё i fortё, qё mund tё lёvizin pllaka tektonike disa cm. njёra poshtё tjetrёs, ose pranё njёra tjetrёs, pa shkaktuar tёrmete tё fortё, ose cuname.

 

Po i shkruaj kёto dy radhё, pasi shoh se, si zakonisht, ata qё dinё dhe ata qё nuk dinё shkruajnё nё gazeta, ose dhe nё Internet se “do tё bёhet hataja?!”- mё 19 mars tё kёtij viti, sikur duan tё ngjallin panik tek njerёzit e thjeshtё, qё kanё shumё halle tё tjera...

Gjatё jetёs sime kam dёgjuar dhe lexuar shumё pёr ngjarje tё tilla rrёqethёse qё do tё ndodhin nё Tokё e do tё ndodhё kataklizma. Asgjё nuk ka ndodhur.

Dilni dhe soditni Hёnёn e bukur nё qiellin e marsit!

 


18/03.2011 - Pёr ZSH: Kadri Mani

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: