Halit Bogaj: Legjendat e vjeshtës (1994)
| E Premte, 04.03.2011, 09:55 PM |

LEGJENDAT E VJESHTËS (1994)

 

/Laureat i 1 çmimi oskar/

 

Nga Halit Bogaj

 

Filmi rrëfen për tre vëllezër që jetojnë të lumtur  me babain e tyre në një fermë gjersa një ditë njëri prej tyre duhet të shkojë në lufte. Filmi është i bazuar në romanin homonim  të Xhim Harrisonit i cili arriti shikueshmëri të madhe në mbarë botën, sidomos për shkak të aktorëve të shquar:Entoni Hopkins, Bred Pit, Xhulia Ormond dhe Ajadan Kuin të cilët shkëlqejnë secili në mënyrën e vetë, por më i suksesshmi ndër të gjithë të tjerët është Bred Pit të cilin rrugët jetësore në këtë film e sjellin në shtegtime dhe aventura  të ndryshme.

 

Filmi”Legjendat e vjeshtës “ është nje mrekulli e llojit të vetë në të cilin Bred Pit aktron në mënyrë fenomenale dhe me origjinalitet të paparë.Filmi trajton ngjarjen para dhe pas përfundimit të Luftës së parë botërore, sidomos atëherë kur kontrabanda dhe prohibicioni ishin në lulëzim e sipër në shoqërinë kanaseze..

 

Filmi përshkruan rrugen jetesore te familjes Ludlou së cilës i përkisnin Koloneli Ludllou/një veteran i luftës /dhe tre djemt e tij: Alfredi, Tristani dhe Semjueli, të cilët/ nga rrethanat e krijuara/ ishin të dashuruar në  të njejtën femër/Xhulia Ormond/.

 

Se çfarë dashurie e madhe vëllazërore ekzistonte mes  tyre tregon fakti se dy më të mëdhenjt/Alfredi dhe Tristani/ shkojnë vullnetarisht në luftë vetëm për të mos e lënë të vetmuar vëllaun e tyre të vogël.Në luftë vritet Semjueli ndërsa Tristani gati çmendet nga trishtimi/ e që edhe emri i tij ka analogji të madhe , me rrjedhën e padëshiruar të ngjarjeve/.Pas vdekjes së vellait atij nuk i intereson asgjë. Merr botën në sy dhe shtegëton nëpër kontinente duke u bërë thuajse legjendar në udhëtimet e tij të gjata detare , malore dhe fushore.Në film është shumë interesant edhe rrëfimi i indianit/mik i familjes Ludllou/ i  cili  e kishte rritur Tristanin dhe i njihte aftësite e tij fizike dhe mendore ngase djaloshi qysh 12 vjeçar ishte kacafytur me një ari të madh ku as bisha e rrezikshme nuk  e kishte harruar djaloshin.

 

‘’Legjendat e vjeshtës” është ndër realizimet më të suksesshme të viteve nëntëdhjeta për të mbetur përherë si njëra ndër kryeveprat më të dalluara të artit të shtatë. Edhepse e ka fituar vetëm një çmim oskar, filmi është shumë më i mirë se disa të tjerë që janë bërë laureatë të çmimit më të lart prestigjioz filmor.Filmi  është vërtet një sagë  madhështore për një familje patriotike e cila kishte dhënë shumë për popull dhe atdhe por që ishte ndeshur edhe në disa të papritura tragjike të cilat e pegonin zhvillimin normal të saj. Nga amullia politike dhe sociale që mbretëronte në ato vite, Tristani kishte fatin e keq që të ndeshej me njerëz pa moral dhe me shpirt kriminel të cilët ia vrasin gruanë e re , duke e lënë ate me dy fëmijë të vegjël.Djaloshi Tristan, i kalitur nëpër valët e tmerrshme të jetës duhet gjithsesi të hakmerret ndaj keqbërësve që ia shkaktuan tragjedinë e paduruar familjare.Atë e ndihmon edhe babai i tij/koloneli/ për t’i vrare disa armiq të civilizimit shoqëror  dhe mbarëvajtjes njerëzore dhe  për ta shpetuar birin e tij të dashur nga kthetrat e kriminelëve gjakpirës që ia kishin vrarë nusen e djalit,.Koloneli, bashkë me dy bijt/ Tristanin dhe Albertin/janë madhështorë, por aty bën pjesë edhe miku Indian/ Stebi/ i cili e donte Tristanin më tepër se ta kishte djalë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: