Hilmi Saraçi: Koalicioni me “shtylla”
| E Shtune, 19.02.2011, 08:59 PM |

Koalicioni me “shtylla”

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Mungesa e institucioneve gjatë kësaj periudhe ka pasur mjaft ndikime në jetën e qytetarit tonë si dhe në përspektiven e shtetndërtimit të Kosovës. Kjo si duket u reflektuar edhe me  rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës  sepse sikur u duken mesazhe  jo të mira   për ndërtimin e demokracisë  dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës  në Kosovë. Kjo tani është e ditur se në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 kishte parregullsi, votuesit nuk e kanë  dhënë  shumicën e votave  asnjërës parti politike  për të formuar Qeverinë e re , duke impunuar kështu një qeveri të koalicionit me vështirësira, një koalicion me “shtylla” . Në këtë fushë interesat e qytetarëve nuk janë respektuar, ato (interesat)  ishin parësore  dhe si të tilla  kanë mbetur peng i egos dhe lakmisë  personale  për fuqi të individëve  brenda  partive politike , e në këtë rast edhe brenda  institucioneve  të vendit. Këtu kemi të bëjmë me paaftësinë  e klasës politike  dhe institucionale  që të gjejnë zgjidhje  për krizën e krijuar.Për këtë arsye kjo më së shumti po i dëmton qytetarët e vendit të cilët e kanë dhënë voten e tyre duke menduar se do të zgjidhen më të mirët dhe më në fund problemet dhe brengat që i kanë kapluar. Përkundrazi qytetarët tanë gjithnjë po hasin në vështirësira për të jetuar.Kulmin e të kqijave tani e ka bërë edhe ngritja e çmimeve të bukës dhe të artikujve të tjerë ushqimor. Për këto sikur kurkush nuk po interesohet…

                        

Miratimi i bugjetit më rëndësi të veçantë

 

 Nga kjo situatë , Kosova  po e mbyllë  muajin e dytë  të këtij viti pa bugjet të miratuar që është ndër faktorët me rëndësi të vaçantë për ekonomonë e vendit.Premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore sikur nuk kanë mundësi të realizohen, prandaj me të drejtë qytetarët janë të papërmbajtur në kritikat e tyre . Megjithse ka pasur  përpjekje për zgjidhjen e tyre, mirëpo këto sikur nuk po marrin kahe të dëshiruar për formimin e qeverisë së re. Pati mjaft takime dhe biseda ndërpartiake për formimin e qeverisë së re që do të kishte forcë për t’i zgjedhur këto probleme të grumbulluara . Më në fund pas shumë takimeve , bisedave , dilemave , angazhimeve, është arritur marrveshja për formimin e qeverisë: PDK-AKR , minoritetet dhe lista “Ibrahim Rugova”...është  hequr çdo dilemë  nese Behgjet Pacolli do të jetë president , kjo edhe ishte  njëra nga problemet për koalicion. Ai (Behgjet Pacolli) ka bërë të ditur  se AKR-ja  përveç presidencës kërkon gjashtë  ministri, postin e zëvendeskryeministrit dhe shtatë  zëvendësministra në qeverinë e re .

                

Sa është i qëndrueshëm koalicioni i formuar qeveritar?

 

 Mendoj se me rastin  e formimit të koalicionit të qeverisë  ka qenë i nevojshëm ndërhyrja (ndihma ) e nderkombëtarëve  (ambasadorëve, sidomos amerikan) me ndikim në mënyrë  që të gjendet  mesi i duhur dhe i qendrueshëm për koalicion , sepse duket se  partitë politike  që janë pajtuar për formimin e qeverisë  edhe nese e kanë bërë këtë , mendoj se ky koalicion nuk do të jetë stabil dhe i qendrueshëm , do të jetë koalicion me “shtylla”, sepse do të ketë numër të vogël përfaqësuesish në kuvend për ta realizuar pa ndonjë luhatje  vendimet e marra. Përfaqësuesit e minoriteteve në këtë moment kanë një rëndësi të veçantë për koalicionin. Mandatori ka llogarit në numrin e tyre për votim pa ndonjë llogari të qendrueshëm, sepse mendoj se në të ardhshmen shumë lehtë disa nga përfaqësuesit minoritarë (por edhe të tjerë) do të ndrojnë mendjen dhe mund të mos votojnë në favor të qeverisë se formuar. Disa nga mbështetësit e Krasniqit në PDK, të cilët ishin këmbëngulës që ai (Jakup Krasniqi) të zgjidhet president i Kosovës , kanë deklaruar hapur se  nuk do t’ia japin votën kandidaturës së Behgjet Pacollit, në kohën kur ajo do të dalë  në kuvend për votim, prandaj Behgjet Pacolli nuk pritet që të jetë  kandidat i vetëm për president të Kosovës. Në garë për këtë post ka gjasa  të hyjë  edhe një antar tjetër, ai i AAK-së. Siq merrët vesh nga burimet brenda kësaj partie , nënkryetari i saj, Ahmet Isufi mund të jetë  i propozuar tjetër për postin e presidentit të vendit. “Aktualisht kjo ide  po shqyrëtohet ndërmjet zyrëtarëve  të lartë të partisë , mirëpo gjërat priten të sqarohen gjatë ditëve në vijim”… Në këtë fushë Bashkësia Ndërkombëtare është dashur ta ketë fjalën e saj udhëzuese dhe ta lehtësojë ecurinë e koalicioneve për formimin e qeverisë stabile që në të ardhshmen të zgjidhen shumë probleme të grumbulluara jetike të qytetarëvë tanë. Mendoj se Behgjet Pacolli përkundër verejtjeve dhe kritikave se nuk duhet të zgjidhet president i Kosovës, në krahasim me disa të tjerë që kanë menduar për t’u zgjedhur për president, është një zgjedhje që pranohet, sepse z. Pacolli nuk është i korruptuar dhe si biznismen i njohur nuk ka ndonjë lakmi për t’u pasuruar në kurriz të popullit, sepse ka mjaft pasuri. Ai ka ndihmuar mjaft në disa raste me rëndësi të veçantë si humanist, por edhe si lobues për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran, prandaj kto e lehtësojnë zgjidhejen e tij për  president i Kosovës…Mirëpo në këtë fushë bashkëpunimi dhe përkrahja e Bashkësisë Ndërkombëtare nuk duhet të mungojë, sidomos angazhimi i Amerikës është i nevojshëm për të dalë më lehtë nga kjo situatë e krijuar. Kjo ka të bëjë më tepër me rastin e bisedimeve teknike me Serbinë, sepse në këtë fushë ka propozime dhe zera nga diplomatë nga BE që gjatë bisedave teknike të preket çështja e statusit, sidomos veriu i  Mitrovicës, prandaj duhet një qeveri e fortë…

         

Angazhimet e pamjaftueshme të Bashkësisë Evropiane (EULEX-it)

 

 Aktualisht Bashkimi Evropian në Kosovë  përfaqësohet nga diplomati  holandez Piter Fejet  i cili njëkohësisht është përfaqësues  Civil Ndërkombëtar. Ai u emërua  Përfaqësues  Special i Bashkimit Evropian në Kosovë më 4 shkurt të vitit 2008. Qe atëherë  mandati i tij është vazhdua disa herë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Ripërtrirja e fundit e mandatit të tij është bërë kohë më parë  pa specifikuar afatin. Ndonjë ndryshim nuk pritet as në Misionin Evropian për sundim të ligjit, ku siq paralajmërohet pritet që  BE-ja  të diskutojë  edhe për përforëcimin e saj  me prokuror dhe gjyqëtarë në veri të Mitrovicës. Pa ndryshim të rezolutës  1244 nuk pritet të ketë tërheqje  as të misionit të UNMK-ut, ku në takimin e fundit të KS të OKB-së  antarët e saj nuk kanë rënë në takord për ndonjë ndryshim eventual edhe pas mendimit të  GJND-së, prandaj  zëdhënsi i EULEX-it , Ane Blanksma, nuk ka dhënë  detaje  për veprimet e ardhshme  në veri të Mitrovicës, por ka shtuar se shtimi i patrullave  të pjesëtarëve të policisë  evropiane  tashma ka filluar. Prandaj detyrë parësore e qeverisë së re është zbatimi i kushtetutës dhe ligjit në tërë teritorin e saj, sidomos në veri ku krimi i organizuar, kontrabanda dhe anarhija gjithnjë vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë hapsirë, Prandaj qeveria e re duhet të përqendrohet seriozisht në bisedimet teknike me Serbinë dhe t’i sqarojë me profesionalizëm dhe seriozitet çështjeje e parashtruara.

Mungesa institucionale në këtë pjesë të vendit ka ndikuar gjithashtu që  disa shqiptarë dhe serbë të bashkëpunojnë si kontrabandistë. Çmimet e lira  në pjesën veriore  kanë bërë  që shumë  mitrovicas  dhe të tjerë  të shkojnë  në atë pjesë  për të blerë mallra . Urat e vogla  për skaj Ibrit çdo pesë deri në dhjetë minuta  frikuentohen me banorë të jugut të Mitrovicës  të cilët me karroca dhe bicikleta  blejnë mallra  në pjesën veriore , ku çmimet janë përgjymsë  më të lira sesa në jug . E njëjta gjë ndodhë edhe me makinat e shqiptarëve  të cilat furnizohen me naftë  prej 7.1 centesh në pompat të cilat janë pronë e serbëve  të veriut. E kjo nuk është e tera, sepse kontrabanda  në këtë pjesë të vendit tashma ka filluar të shndrrohet në njërin  ndër temat kryesore  të debatit të mitrovicasëve ,por edhe të qytetarëve të Kosovës të cilët pa ngurim tregojnë  edhe për kamionët me mallra  dhe cisterna  me naftë    cilat futen nga veriu i Mitrovicës  në jug dhe nuk doganjohen. Këto mallëra janë të dyshimta dhe si të tilla rrezikojnë qytetarët gjatë përdorimit të tyre . Gjithashtu qeveria e Kosovës humb me miliona…                                  

 

Gjest i dobtë dhe primitive

 

Këto ditë ishim deshmitarë edhe të një sjellje të dobtë dhe primitive me rastinn e shenimit të përvjetorit të formimit të universitetit të Kosovës. Disa të rinjë studentë nga Vetvendosja hudhen ngjyrë të kuqe mbi rektorin e universitetit, Mujë Rugovës në shenjë të paknaqësisë ndaj disa reformave të universitetit .Kjo ishte një sjellje  e dobtë dhe primitive e vetvendosjes, sepse në këtë mënyrë nuk zgjidhen problemet egsistuese në universitet dhe kudoqofshin. Rektori Mujë Rugova në këtë rast nuk u luhat dhe as nuk reagoi, qendroi si burr i menqur dhe urtak, nuk e ndërpreu fjalën por shkoi deri në fund, pa ndonjë sqarim kundërshtues dhe ofendues. Mirëpo deklarata e tij në  Radio Dukagjin nuk ishte e pëlqyer… Njëherë dy veta luanin me shah. Kur njëri shkoi të shikojë lojën e tyre, njëri lojtar e kishte pyetur se cili është fitues i lojës. Pasi nuk dinte lojën e shahut, nuk shikon figurat por shikon lojtarët e shahut.Njërit prej lojtarëve i u kishin skuqur veshet , prandaj ai kishte thënë se këtij që ju kanë skuqur veshet ka humbur lojen. Prandaj lojrat politike duhet të luhen me kujdes, pa nervozë, sepse ai që ngutet dhe vepron pa ndonjë kontrollim, gjithmonë është humbës…



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: