Mehdi Malkaj: Njerëzit e kanë harruar Mehdiun, të gjithë më thërrasin “xha Braho”
| E Merkure, 16.02.2011, 07:33 PM |

Aktori Mehdi Malkaj tregon se si një roli i hapi rrugën drejt triumfit dhe e bëri të famshëm Brenda 24 orëve

 Njerëzit e kanë harruar Mehdiun, të gjithë më thërrasin “xha Braho”

Nga Albert Zholi

 

Jetëshkrimi i aktorit

Mehdi Malkaj ka lindur në 20 Mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt. Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1983. Fillon punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Në teatër do ta gjejmë në disa role si psh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e "Darka e të marrëve" e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën "Franku i V-të" e Fridrih Dyrrenmatit etj. Në kinematografi ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin "Jeta në duart e tjetrit" në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991. Por roli që do ta bëjë të njohur për publikun do të jetë roli i xha Brahos në komedinë televizive "Gjuetia e fundit" në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është roli i Emil Bregut në filmin “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Aktualisht Mehdi Malkaj punon në Teatrin Kombëtar.

Publiku është treguar i dashur me të, por dhe ai vetë ka punuar shumë për të mos e zhgënjyer atë. “Unë nuk dua të humbas asnjë spektator që më do, por dua t’i shtoj gjithmonë sepse për t’i fituar në fillim është shumë e lehtë, për t’i mbajtur shumë e vështirë dhe pr t’i shtuar është akoma dhe më e vështirë”. Kështu shprehet aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Mehmdi Malkaj.

Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Telegraf” Mehdi Malkaj rrëfen për jetën e tij prej artisti dhe vëshitrësitë drejt suksesit:

Që të futesh në rrugën e aktrimit ndodh që duhet të kesh një pjestar të familjes si shtysë apo duhet të kesh një trashëgimi. Ju keni pasur ndonjë gjë të tillë?

Unë kam pasur babanë që këndonte shumë mirë. Kam pasur xhaxhanë tim që luante në skenë si aktor dhe i binte baterisë (gjithmonë si amator). Kam pasur edhe vëllain e madh që bëri të njëjtën gjë. Ata hoqën këmbën zvarrë që dola unë pastaj si cilësia më e mirë e tyre flas në aspektin e trupave amatore. Nga ata rrodha unë që nga shofer të bëhesha aktor.

Memaliaj shquhet për humor. Si duket terreni përgatit humoristë?

Pa diskutim. Memaliaj është një qytez me tradita në fushën e humorit. Aty lindin njerëz inteligjentë dhe të dashuruar me artin. Madje mund të them se është i zhvilluar shumë dhe ironia. Eshtë vendi, toka, uji që i bën njerëzit të tillë.

Nga humorist amator në aktor profesionist. Si u shkolluat?

Me kalimin e viteve u bëra koshient se duhet të arsimohesha. Erdha në Akademiunë e Arteve ku unë konkurova. Unë kam konkuruar në vitin 1980. Kam një kujtim shumë të bukur me Luftar Pajon. Një nga arësyet që unë e kam fituar konkursin ka qenë edhe Luftar Pajo i cili ka qenë në komision.Kur kam konkuruar unë kam qenë 28 vjeç.

Me çfarë pjese u paraqite në konkurs dhe kush ishte në atë juri?

Juria ishte me 15 veta. Ishte një juri me figura të mëdhaja të kohës me kryetar Komisioni professor Gëzim Kamen pastaj vini Timo Flloko, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Luftar Pajo, Anastas Kristofori, Minella Barova, Birçe Hasko, Lazër Filipi dhe të tjerët nuk më kujtohen. Duke qenë se isha larg në Memaliaj dhe kërkesat vinin me vonesë ose nuk vinin fare. Nuk e dija se çfrarë duhej për të konkuruar. Mora vesh se duhej një tregim, një fabul, një tregim dramatik, një poemë, poemë satirike, poemë humoristike, satirike, monolog tragjik, këngë, valle, pra duheshin të gjitha. Unë këto nuk i bëja dot, nuk kisha me kë të punoja. Isha në fund të vendimit tim kur unë po mbaroja maturën natën. Të shkoja të konkuroja pa asnjë ndihmë? Kam bërë një fabul të Kurtiqit “Ezopi dhe gomari”, kisha dhe një tregim të Tasim Alisë “Na hoqën Lulon” nga i cili unë mësova vetëm një fjali ( e kishim burrë të mirë Lulon). Dhe me këto dy gjëra unë erdha në konkurs. Ishte ditë e enjte paradite, dhe konkursi bëhej në Teatrin Kombëtar në studion e provave. Ishin 30-40 veta. Ai që konkuroi para meje u kollit pak përpara se të fillonte provën. E pyetën se nga ishte dhe çfarë kishte pregatitur. Kur mbaroi ai unë isha i dyti në radhë.Më pyetën për emrin më pyetën për mesataren dhe unë i them 4,75. Këta panë njëri-tjetrin me mendimin se ky nuk mbushka.U kollita dhe unë. Professor Gëzimi më thotë do një gotë ujë? Unë i përgjigjem se e kam lënë dhe nuk e pij më.Ata edhe një herë panë njëri-tjetrin. Ku ke punuar më pyetën. Në minierë, nuk ka djalë në Memaliaj që nuk ka punuar në minierë edhe ata që kanë mbaruar me10-ta absolute, u thashë.

Çfarë do të fillosh më tha profesor Gëzimi?

Fabulën i përgjigjem unë. E mbarova fabulën. Tani tregimin. Kur fillova tregimin thashë vetëm: “E kishim burrë të mirë Lulon”. Në këtë moment ndërhyn Luftar Paja dhe thotë jo moreeeeee ëëëë. “Më plaçin sytë në të gënjej”, i përgjigjem unë. Kemi improvizuar të dy bashkë një tregim, një monolog të gjatë. Unë e kam në ndërmarrje dhe ti më thua mua se kush është Lulua… Pastaj unë i them komisionit se nuk vazhdoj dot më më me këta.Timo më tha se a mund ta imitosh Luftar Pajon me Çobo Rrapushin. Nuk e kam parë i përgjigjem unë. Më thanë të dilja. Dola dhe po rrija afër një pishe afër Akademisë. Të komisionit po bënin pushim. Më afrohet Luftari dhe më thotë: Se çfrarë po bëja.Unë i them se jam me leje të zakonëshme dhe do të pres.Ik më tha dhe mos prish paratë Tiranës. Unë në atë kohë isha i martuar dhe prisnim një fëmijë. Luftarin e njihja si aktor të mirë por nuk kisha këmbyer ndonjëherë fjalë me të. E dëgjova fjalën e tij dhe ika. Kaloi një kohë e gjatë kaluan shumë muaj që të vinte përgjigjja. Thashathemet në qytet ishin. Erdhi zarfi dhe unë isha në ofiçinë me makinë. U gëzova, nuk i mbajta dot lotët. Dorëzova makinën. U bëra gati për të ardhur në Tiranë.

Gjatë shkollës a ke luajtur ndonjë dramë ose komedi?

Detyrat që kishim. Unë kam pasur fat në shkollë. Profesor Viktor Zhustin e kam kërkuar vetë. Kur isha në Çermë një muaj punë fizike që bëhej atëherë dhe dëgjova se është me fat ai që bie në dorë të profesor Viktor Zhustit. Kur erdhi Viktori një ditë atje unë prezantohem dua që ju të më merni si studentin tuaj. Nuk më tha gjë por më mori. Në fund të vitit të dytë më tha profesor Gwzimi: bravo të qoftë se ke krijuar besimin e tre njerëzve: Më vonë e mora vesh se ishte edhe profesor Gëzimi si dhe Demo Hysko, Luftar Pajo dhe Birçe Hasko. Këta të tre kanë ngulur këmbë fort që unë të vija në shkollë. Kur mbarova shkollën më emëruan në estradën e ushtrisë. Atë nuk e prisja dhe u gëzova shumë sepse më emëruan në Tiranë. Kjo bëhet fjalë për vitin 1983. Kam qëndruar afro 10 vjet në estradë të ushtrisë. Ishte një trupë e vështirë sepse e keqja më e madhe ishte sepse nuk kishte komunikim me spektatorin, sepse ishsin sekretet ushtarake në mes.Shumë gjëra ju nuk I kam të filmuara. Bëhet fjalë 10 vjet punë që kanë ikur. Bëheshin 4 premiera në vit. Në këta 4 premiera unë luaja 5-6 personazhe. Personi tjetër që dominoi në krijmtarinë time është Koço Devole. uNë këtë e them sepse unë kaloja nga televizioni përpara teatrit kombëtar dhe ikja në shpi.Këto ishin dy institucionet që unë prisja.Unë ëndërroja Brenda vetes time. Koço mua më dha “xha Brahon”. Pra unë isha në estradë të ushtarit dhe kur kalova nga televizioni mu zgjat një dorë dhe më tha: Medi mere këtë dhe shikoje këtë personazh (është një plak ). Unë shkoj në shtëpi e lexoj këtë vepër nuk u besoja syve se më kishte dhënë personazhin e Xha Brahos sepse nuk ka mundësi thoja do të jetë ndonjë lapsus. Se në të vërtetë unë prisja ndonjë personazh sado të vogël. Xha Braho ishte personazh qendror që mban psikologjinë e një populli të tërë në kurriz.

Me kë e luajte këtë?

E kam luajtur me të gjithë estradën e Tiranës edhe me Ceken nga Berati dhe me ndonjë tjetër. U luajt bukur dhe kidhte shumë kërkesa dhe Koço ishte me të vërtetë një regjizor shumë i mirë. Ai më tha se të ka ardhur udhëheqja. Kjo ishte një detyrë për mua. Kjo ishjte viti 1992 duke u gdhirë 1993.

Vetë Enver Hoxhën nuk ke pasur mundësi që ta takosh?

Apsolutisht që jo. Nuk e takonin dot këta në Tiranë dhe jo unë. Të nesërmen me datën 1 unë u gdhiva i famshëm. Kjo u filmua nga televizioni. Kjo u dha për vitin e ri. Kur unë në autobuzin urban të gjithë flisnin për këtë personazh dhe asnjë nuk më njihte. Kur dy momente kur unë isha me Koçon dhe dikush e pyet se ku e gjete atë fshatarin. Unë isha aty në atë momente. Ja ku e keni fshatarin i tha Koço. Unë nga një njeri që nuk më njihte askush, Brenda 24 orëve u bëra i njohur dhe personazh publik. Kishte një të keqe të madhe tjetër se kjo filloi me një bum të madh. Nuk duhej të binte niveli. Kështu unë kam qenë shumë serioz dhe shumë korrekt në të gjithë krijmtarinë time dhe bëja maksimalen e aftësive të mija. Mendoj se unë kam bërë punë të mirë dhe të bukura por të gjithë njerëzit në rrugë më përshëndesin si xha Braho dhe jo si Mediu.

Ju keni role edhe ne komdi dhe në dramë, ku e gjeni më mirë vetveten?

Po ta shikosh me vëmendje të gjithë krijmtarinë time do të vesh re se unë jam actor me dije.Por pesonazhet e mi të dashur janë ata komikë.Sepse ata kanë shume lëng dhe mund të punosh me komodidet.p.sh telenovela “njerëz dhe fate”, ai është një personazh i hedhur në rrugë. Mua më ka dhënë Ylli Pepo për të lexuar skenarin dhe unë kam zgjedhur atë .Unë i dua shumë personazhet e mi. Unë u fal shumë dashuri personazheve. Po nuk u dhe dashuri nuk merr dot dashuri nga ata.

Po drama si qëndron brenda teje?

Në vit të dytë ne kemi punuar “Dy krisma në Paris” me profesor Kadri Rroshin. Ai mori të gjithë skenën e gjyqit. Unë paralelisht me të kisha e dhe një rol: Grunia te “Zbutja e kryeneçes”. Profesor Kadriu më tha se ti do të marrësh edhe Avniun. Unë e kundërshtova Kadriun dhe ai më tha se në e di se çfarë po bën po dua të di se çfarë ke thellë vetes tënde. Kështu unë luajta Avniun dhe të gjithë më thane: bravo të qoftë. Kjo ishte hera e parë që unë mora përsipër një rol të tillë. Në shkollë të gjithë e dinin se unë kisha më shumë prirje për humor. Dhe Kadriu më zbuloi këtë pjesë dhe këtë unë e vërtetova më vonë në vitin 2006 ku ishim duke xhiruar “trapin e vjetër” ku Valdet Qarri thotë se kam një vepër shumë të bukur në dorë të Rruzhdi Pulahës. Vepra titullohej “babai”. Unë i kërkova që ta lexoja veprën. Unë e lexova këtë vepër dhe ajo më goditi dhe ishte shumë emocionuese. Unë vendosa se të luaja në këtë vepër. Komunikoj me Rruzhdiun dhe ai më kundërshton dhe thotë se këtë vepër e kam shkruar për Robert Ndrenikën. Ti këtë e ke shkruar për mua i them por ti nuk di gjë. U punua vepra nga Serafin Fanko ku shkuam në Shkodër me Kiço London dhe me Rruzhdiun. Violeta Manushi më ka thënë: Mehdi ti je i mrekullueshëm, dhe bravo që e theve kornizën në mënyrë të shkëlqyer. Profesor Timo Flloko më ka thënë: Teatri është emocion

Si u tërhoq Robert Ndrenika nga ky rol?

Nuk e di. Më thanë edhe të tjerë se edhe vajzën tënde ta kishe nuk do të kishe bërë ashtu. Rruzhdiu ngeli shumë i kënaqur me mua. Unë jam i kënaqur që e luajta atë pjesë. Kemi marrë pjesë në festivalin e Gjilanit në vitin 2007 dhe u shpalla aktori më i mirë i festivalit. Mua më pëlqejnë veprat e forta me emocion të madh. Unë mendoj se brenda vetes time kam shumë për të dhënë në këtë gjini të dramës. Tani i kam thënë Rruzhdiut të shkruajë një monodramë për baballarët. Rruzhdiu tha se do ta bëj. Dhe unë po pres.

Njëkohësisht ju po luani një monodramë italiane. Ka ardhur koha që ta përballosh këtë situatë?

Unë mendoj se pjekuaria ime psikofizike është në kulmin e vet dhe unë do ta bëj këtë.

Mendoni se shkolla shqiptare e aktrimit ka qenë një shkollë profesionistësh, dhe sot medohet se ka rënë kërkesa e logarisë në këtë drejtim?

Unë nuk jam me këtë mendim. Unë njerëzit që nuk i dua ose më besdisin njerëzit që shajnë shkollën. Po të shikosh me vëmendje shkollën e shajnë të gjithë ata që janë të paaftë. Shkolla të jep ato gjëra që nuk t’i jep askush tjetër. Unë i dua profesorët e mi. Unë vazhdoj t’i them profesor akoma. Sepse unë i falenderoj sepse puna e profesorit në akademinë e artit është një punë e vështirë. Nuk luhet më siç mësohet në shkollë, por koha ecën, por ato që mëson në shkollë asgjë nuk ndryshon.

A ke ndonjë peng në skenë?

Do kisha shumë dëshirë të luaja Polonin tek “Hamleti”. Është një personazh fantastik.

Kë do të veçonit dy gjëra, ditën më të bukur dhe ditën që je ndjerë më keq në skenë?

Për mua nuk ka ditë të keqe në skenë. Të jesh në skenë do të thotë të jesh në një festë të bukur. Gabime bëhen po ditë të shëmtuara në skenë nuk ka.

Në Tiranë ka vetëm një teatër kombëtar, a është e interesuar shoqëria për rritjen e numrit të teatrove?

Unë nuk mendoj se çalohet tek numri i teatrove. Ne çalojmë tek salla. Kemi vetëm një sallë. Shfaqjet në teatër janë prodhim. Ky është një prodhim që e bëjnë 30-40 veta. Që duhet ta shikojnë dhe ta shijojnë këtë vepër. Njëkohësisht mund të luhen dy apo më shumë pjesë. Sigurisht po të ketë salla.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: