Tefik Selimi: Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare
| E Merkure, 16.02.2011, 07:56 PM |

Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare

 

Këngëtare, por edhe infermiere...

 

Intervistoi: Tefik Selimi

 

Lufta e fundit (1999) nuk ka zgjedhur njerëz. Ajo, pas vetës ka trazuar edhe këngëtarët nëpër anët e botës. Pse jo? I kanë ikur më të keqes. Edhe Nazire Jaha, këngëtare nga Stagova e Kaçanikut, e ka përjetuar luftën fundit. Dhe, në luftë njerëzit kadandisen në anë më të ndryshme të botës. Nazirja largohet nga Stagova e bukur vetëm duke menduar të shpëtojë vetën me familje. U gjend në Stankovec. Ved nyje i tragjikës shqiptare. E bëri këtë “ikje” me familje, por jo me dëshirë. Ishte kohë pa kohë. Dhe, jo vetëm kaq. Ajo, (Nazirja) këngën e mori me vete. Kënga iu bë shoqe e jetës dhe e punës. Jetoi me këngë, që ështtë “shoqja- shoku” (i) e saj më besnike. Nazirja tha edhe këtë se, kur ishte e mërzitur nga ajo kohë lufte, ka kënduar. Ajo (kënga) ia kishte larguar dhimbjet dhe traumat e asaj kohe tmerri. Me këngë frymoi lehtë, lehtë...

 

“Bota sot”: Nga cila moshë keni filluar të këndoni?

 

Nazire Jaha: Si këngëtare kam fillar të këndoj qysh në moshën e re. Isha atëkohë vetëm 9 vjeçe. Fëmijë në klasën e dytë të arsimit fillor. U paraqita për herë të parë ka qenë para bashkëvendasve të mij në fshatin Stagovë. E dij se arsimtarët e shkollës na zgjodhën neve disa fëmijë nga shkolla që posedonin talet, në mesin e arsimtarëve ishte edhe bashkëvendasi im, Sabit Jaha, cili më ka ndihmuar shumë në formimin tim si këngëtare. Ai më ka ndihmuar dhe është angazhuar për mua që të  jem unë fëmijë për të bërë parqitjen më një koncert për festat e 29 Nëtorit, që për fat të keq në atë kohe festohej kjo datë si dhe ajo 25 majit. U prezentova me mjaft sukeses. Kështu që nga atëherë me lindi dashurija për këngën, e që sot e atë ditë e dua këngën.

 

“Bota sot”: Na shtoni për prezentimet e tjuaja të para si këngëtare?

 

Nazire Jaha: Pas disa viteve si këngëtare hyra të këndoj në kuadër të shkollës. Këtë e bëra me vullnet për bashkëvendasit e mi dhe formuam një shoqëri kulturo-artistike 
që e emruam “Tingujt e vendlindjes”. Në këtë ansambël, që nga themelimi isha anëtare e rregullt dhe me programet tona jemi prezentuar me mjaft sukes në prezentimin e koncerteve të shumta e me vlerë nëpër tërë Kosovën, Gjilan, Ferizaj, Maqedoni e mese tjera. Kam marrë pjesë nëpër Festivale të ndryshme, kohë kjo e para luftës. Në Festivalin e Gllogovcit punova pesë vite me radhë. Pastaj, kam kënduar në Festivalet komunale dhe e krahinore të asaj kohe që mbajeshin në Kaçanik në vitin 1983. Si këngëtare, shumë herë kam zënë vendet e para gjatë vitit 1983, ishte viti ku shoqëria jonë zuri vendin e dytë në këtë Festival, kurse unë u shpalla këngëtarja më e mirë e Festivalit kur e këndova “Këngën e Rexhës”, si 12-vjeçare.

 

“Bota sot” Si ecën sukseset juaja si këngëtare?

 

Nazire Jaha: Po. Isha e tëra e lidhur me këngën popullore. Këtë zhanër e dua pa masë. E dua fort, fort se pa këngën popullore nuk ka art të bukur. Kënga popllore, e mirëfilltë, është art joshës, art i shpirtit dhe i zemrës së njeriut. Sikur ky art i “rrëfen” të gjitha ngjarjet e jetës sonë. Është pra një histori e kënduar në vargje, tinguj, melodi e ritëm. Sukseset më jam të shumta e më të ndryshme. Ky sukses imi ka vazhduar qysh nga mosha ime15-vjeçare, ku morra pjesë për herë të parë në Festivalin “Kosovarja këndon” në Ferizaj. Këtu kam marrë pjesë bashkë me shoqen time Mexhide Dashi, ku kemi interpretuar këngën “Dada do ta shet skutaqen me lara”,  dhe jemi shpallur dueti më i mirë i këtij Festivali në Ferizaj, më 1986. Për interpretim të bukur, fituam shpërblimin e “Rilindjes”, por edhe publiku na mirëpriti bukur me duartrokitje të gjata frenetike. Kjo këngë u inçizua në Radoi Prishtinë dhe u dëgjua me të madhe nëpër mediat tona. Ishte këngë shumë e kërkuar dhe e dëgjuar anë e kënd vendit. Unë zuri vendin e parë e të merituar nëpër toplistat. Pastaj, kënga në fjalë u inçizua edhe në një kasetë, ku Radio Prishtina i zgjodhi këngët që ishin dëgjuar më së shumti gjatë vitit 1989. Jemi dueti që sollëm këtë këngë të parat që sot e asaj dite dëgjohet dhe këndohet shumë edhe nga këngëtarë të ndyshëm shqiptarë. Pastaj, unë e prezentova këtë këngë edhe në dy vite tjera në Stagovë, Gjilan, por edhe në Festivalin “Kosovarja këndon” me mjaft sukeses.

 

“Bota sot”: Cilat ishin shpërblimet dhe vendet e fituara si këngëtare?

 

Nazire Jaha: Shihni, jam shpërblyer disa herë nga juria dhe nga publiku. Në vitin 1987 morra pjesë në Festivalin “Rinia këndon” në Gaçkë të Ferisajt, ku zura vendin e parë dhe u mirëpritra shumë bukur nga publiku artdashës. Por, kam kënduar edhe në Gjilan në “Takimet e Majit” në vitet e 90-ta. Pra, kam bërë turne të ndyshme duke dhënë koncerte të shumta me Ansamblinh “Tingujt e vendlinjes” në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Gjatë interpretimit të këngëve, publiku më ka mirëprituar shumë ngrohtë shumë. Kjo është fakt i “gjallë”. Përherë jam ndarë shumë e kënaqur nga duartrojkitjet e gjata të publikut artdashës, të cilët më  kanë nxitur që unë të këndoj për masën, e cila e adhuronte këngën time popullore...

 

“Bota sot”: Cilat kohë ju kanë “prekur” në aktivitetet e juaja si këngëtare?

 

Nazire Jaha: Pas situatës që ishte në Kosovë (1999), kur popullata ishte e shtypur nga barbaria serbe, edhe kënga u ndalë pak. U mbyllën mediat tona. Kështu që, neve na mbeti të këndojmë nëpër turne të ndyshme, në ahengje familjare, duke mos pasur mundësi të prezentohemi nëpër Radio Televizjonet tona. Turneja ime e parë dhe dalja e parë nga Kosova ishte viti 1990, ku isha pjesmarrëse nëpër tyrne në Zvicër së bashku me Fitim Domin, Selajdin Miftarin , Xhavit Sadikun, vëllezërit Aliu nga Shkupi e disa të tjerë. Këtu prezenuam këngën shqipe me shumë sukses para shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Vitet kalonin. Situata sa vi e keqësohej shumë. Këndova dhe nuk e ndala këngën deri në vitin 1999. Dhe, kur erdhi koha e rëndë, ku jo me dëshirë, por me dhunë, u larguam nga trolli ynë Kosova, ku u detyrova sëbashku me familjen të gjendemi në Norvegji. Këtu jetoj nga viti 1999, por jo me dëshirë, por na imponua të shkojmë atje ku se kisha mendjen asnjeherë. Tash jetoj e punoj në Norvegji, por edhe këndoj. Punoj si motër mediconale, ndërsa muzikën e kam hobi jete, ku pa këngën s’mund ta mendoj jetën ta “tjetër” të jetës sime. Këndoj përherë për festat tona kombëtare, 28 Nëtorin dhe 17 Shkurtin -Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kësaj vere (2010) isha pjesmerrëse në emisionin “Follk Shoë”, tani kam mbaruar edhe gjirimin e prezentimit tim për natën e Vitit të Ri në RTK.

 

“Bota sot”: A keni diçka që nuk duani të flisni apo ...?

 

Nazire Jaha: Po. Nuk kisha aq dëshirë të flas shumë për jetën time personale, se s’mund t’i ndali mësitet. Dihet, jam e “pjekur” e vitale, por ja jeta më ka larguar nga jeta “tjetër”, të cilën do ta ndryshoj, besoj... Punoj dhe fitoj “pak”. E dua profesionin tim, por e dua edhe këngëtimin. Këto dy profesione më flëjnë në shpirt e zemër. Janë ëndrra e jetës sime...

 

“Bota sot”: A keni vërejtje tek interpretimi i këngëve nga të tjerët?

 

Nazire Jaha: Unë e dua këngën fort, fort. Pa masë. Jetoj me tinguj e këngës popullore. E dua me shpirt këngën e mirëfilltë popullore. Por, më vjen shumë keq që sot çka po ndodh me muzikën tonë, që disa këngëtarë po i “lëndojnë” shumë vlerat tona aq të bukura që kemi. Janë vlera të papërsëritshme. Me një fjalë, sot muzika jonë më shumë po shikohet e përcillet, e fare nuk dëgjohet me vesh e me mendje. Ndërsa, unë (Nazirja) asnjëherë nuk do ta këndoj një këngë që nuk ka vlera. Unë e dua artin si vetën. Pa art të mirëfilltë, s’ka kulturë të një popull. Kënga është vetë populli i atij thesari të shtrenjtë!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: