Lana Turner (1921–1995)
| E Diel, 13.02.2011, 07:58 PM |

LANA TARNER (1921-1995)

 

BJONDJA ME FLOKËT NGJYRË PLATINI

 

Nga Halit Bogaj

 

Na duket se akoma po gjallon në zemrat tona djaloshare si një ikonë dhe një mbretëreshë e rrallë e botës magjike filmore.Quhej Lana Tarner dhe posedonte një sharm specifik, një bukuri magjike dhe me flokët e saj bjonde me ngjyrë platini përvetësonte çdo spektator të moshave të ndryshme njerëzore. Posedonte një forcë magnetike dhe një shenjtëri madhështore artistike.Përherë dhe me çdo film të saj të famshëm defilonte para syve tanë si një Mbretëreshë e vërtetë e një bukurie të jashtëzakonshme dhe herëherë edhe përrallore. Ishte njëmend një figurë shumë e ndritshme e filmit amerikan. Gjithkush e kuptonte emrin e saj bombastik që ngjallte interesim të madh me çdo film  të ri.Ajo me të drejtë radhitej ndër bukuroshet më magjepsëse të botës filmore amerikane dhe asaj botërore dhe nuk ia  kishin dhënë rastësisht emrin “Bukuroshkja me flokët ngjyrë platini”, me ç` rast bukuria e saj ishte mahnitëse në çdo film.Qysh në filmin e  parë “Ylli lindi” /l937/, Lana Tarner i then të gjitha barierat dhe rekordet, duke hyrë në Kompaninë filmore “Vorner  Bros”, si njëra ndër aktoret më pretencioze të kohës, duke shëndrritur me filmat e shumtë.Me aktoren tjetër filokëbardhë,Xhin Harllou, dukej se Lana Tarner ishte konkurente shumë e madhe e të gjitha bjondeve tjera të cilat i tejkalonte me sukses  dhe me talent të veçantë artistik.Ajo martohet me Arti Shoun, por martesa e tyre ishte fatkeqe dhe e destinuar të përfundonte në mënyrë të shpejtë dhe pa sukses.Pason martesa tjetër me bukuroshin, Leks  Barker , njëri nga” tarzanët” e tjerë pas Xhoni Vajsmilerit,  të cilin në vitet e mëvonshme do ta shohim në rolin e Old Sheterhendit dhe të Kara Ben Nemzit, sipas veprave homonime të shkrimtarit gjerman, Karl Maji. Lana Tarner luajti edhe me Klerk Gablin e  famshëm në filmin e njohur “Honki Tonk”, i cili ishte njëri ndër hitet e saj kryesore.Po me të njejtin aktor shumë të popullarizuar, luajnë sërish në filmin “Dikund prapë do të gjej ”, me të cilin arrijnë sërish sukses tjetër madhështor.Pas dy martesave të saj të pasuksesshme ajo martohet me Stefan Krejnin, e cila, gjithashtu nuk zgjati shumë.Me filmin tjetër të shquar “Martesa është çështje private” /l944/, Lana Tarner fillon të ngjitet shkallëve më të larta drejt sukseseve të reja dhe të pandalshme.Filmi tjetër “Postieri i bie ziles dy herë”  bëhet njëri ndër hitet më të mëdhenj i atyre viteve dhe disa dekada më vonë do të pasojë edhe versioni i dytë me Xhek Nikollsonin dhe Xhesika Langun. Ky film Lana  Tarnerin e shëndrron në një yll kolosal, duke pasur edhe dy filma të tjerë “Rruga për në Dolfin” dhe” Rasti Timberlen” që konsiderohem gjithashtu si dy kryevepra të tjera të aktores së shquar e cila e kishte krijuar personalitetin e saj poliedrik.Sukseset  e tjera   vine njëri pas tjetrit dhe vit pas viti ,duke luajtur prapë me Klerk Geblin në filmin e tyre të tretë “Ardhja në shtëpi” /l948/,për t`u dëshmuar edhe një herë  si aktore shumë e madhe dhe si njëra ndër femrat më të kërkuara të kohës.Në filmin“Tre musketarët”, sipas vepres homonime të Aleksandër Dymës, ajo interpreton një lavire kriminele /ish dashnorja e njërit nga musketarët/ Aramisit/.Në vitin l955 shkëlqen si gjithnjë me filmin “Diana”, por projekti  tjetër i saj serioz ishte “Shirat e Ranshpurit”, me aktorin legjendar Tajron Pauer i cili luante rolin e një maharaxhe indus.Në vitin l957 Lana realizon filmin e shkëlqyer “Qyteza Pejton”, bashkë me aktorin fenomenal Xhef Çendler, ku ajo interpretonte një femër të pjekur dhe serioze e quajtur Kostansa Mek Kenzi, të cilën nëversionin tjeter homonim do ta luajë Doroti Melloun.

Edhe filmi “Qyteza Pejton” ishte një sensacion i vërtetë i aktores   sëfamshme Lana Tarner, duke u hetuar se ai rol ishte pjesë e shpirtit dhe qenjes së saj.Bukuroshja e një vendi të quajtur-Qyteza Pejton, përvetësonte miliona shikues nga mbarë bota.Pas një tragjedie të madhe të cilën e përjetoi, Lana nuk u duk një kohë të gjatë në opinion, ngase i ishte vrarë vajza nga i dashuri i saj kriminel, Xhoni Stampanato ,prandaj aktorja kishte rënë në një depresion të madh pas një tragjedie të tillë .. .Pas insistimit të miqve, dashamirëve, regjisorëve dhe producentëve të ndryshëm, Lana Tarner realizon edhe filmin tjetër monumental “Imitimi i jetës” me të cilin dëshmon se vërtet ishte një aktore e përmasave të jashtëzakonshme.Në film luan me aktorin tjetër të madh. Xhon Gaven dhe bukuroshen e re Sandra Di, por filmi ishte i skalitur nga mendja virtuoze e kineastit, Dagllas Sirk, një regjisor me origjinë gjermane që kishte arritur sukses të madh në Holivud me filmat e tij monumentalë.“Imitimi i jetës” ka mbetur një film shumë i paharruar dhe i realizuar për mrekulli nga i tërë ekipi profesionist filmor si njëra ndërkryeveprat më të rëndësishme të kinematografisë botërore.Aktorja na mahnit me çdo skenë dhe në çdo rast duke interpretuar një personazhe të jetës së përditshme amerikane që arrin suksese të mëdha në botën teatrore,por jeta e saj e përditshme nuk ishte as film as Teatër.Në film ajo interpreton një nënë shumë të ngritur që edukon një vajzë adoloshente /Sandra Di/.Edhe filmi i saj maestral “Imitimi i jetës” zgjonte kurreshtje të mëdha tek shikuesit e shumtë nga mbarë bota, në mesin e të cilëve ishim edhe në që e shikuam disa vite më herët nëkinemat tona. Lana Tarner arrin kulminacionin e vetë edhe me filmin tjetër dramatik “Madam Iks-i” në të cilin interpreton një nënë të ndarë nga burri i saj i cili nuk e lejonte ta shihte të birin, por të cilin ajo e gjen kur ai ishte bërë avokat i njohur dhe duhet ta mbronte nënën e vetë për një vrasje që ajo e kishte bërë në vetëmbrojtje.Pas këtij filmi ajo realizon edhe projektin “Kuba e madhe”dhe serialin “Të mbijetuarit”, në të cilin luan edhe aktori i madh, Xhorxh Hamilton.

Gjatë jetës së saj, ajo botoi edhe librin autobiografik: Lana Tarner, zonja, legjenda dhe e vërteta, i cili hedh dritë mbi jetën e saj të bujshme, creative dhe plot shkëlqim dhe tragjedira..Ajo vdiq më l995 në moshën 74 vjeçare, për të mbetur si njëra ndër aktoret më të dashura amerikane dhe botërore dhe  si bukuroshja më një bukuri të çuditshme të dhuruar nga vetë natyra dhe të adhuruar nga të gjithë  adhuruesit e saj të shumtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: