Fritz Radovani: Eshtnat e Don Nikoll Kaçorrit friksojnë qeverinë anadollake të Tiranës..!
| E Diel, 13.02.2011, 07:59 PM |

ESHTNAT  E  DON  NIKOLL  KAÇORRIT

 

FRIKSOJNË  QEVERINË  ANADOLLAKE    TIRANËS..!

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Nga New Yorku:

Skandali, eshtrat e dom Nikollë Kaçorrit transportohen me një karrocë mallrash

Asnjë qeveritar shqiptar nuk pret në Rinas eshtrat e nënkryetarit të qeverisë së Vlorës

 

Ishte skandaloze dhe e turpshme mbërritja e eshtrave në Rinas të nënkryetarit të qeverisë së parë shqiptare, dom Nikoll Kacorri. Nënkryetari i qeverisë së Vlorës nuk është pritur nga asnjë qeveritar shqiptar, madje as nga ndonjë i rangut më të ulët. Por duke mos u ndalur me kaq, skandali vijon edhe më tej. Sepse në Rinas nuk kishte asnjë shenjë protokolli qeveritar për themeluesin e parë të kësaj qeverie. Për turpin e qeverisë, themelues i alfabetit shqip, patrioti i mirënjohur erdhi ne Rinas si ndonjë  njeri që mund të ishte vrare duke transportuar drogë. Madje zyra e protokollit qeveritar nuk ka lejuar të afrojë makinën pranë avioni që arkivoli të mos merrej nën dore si të ishte ndonjë valixhe. Më pas eshtrat e dom Nikollë Kaçorit janë transportuar me një karrocë mallrash. Në fakt nuk ke çtë presësh më shumë, kur ministri i Kulturës, është ende në “kërkim të eshtrave” të Ismail Qemalit....

           

 

Një mik nga Viena më njoftoi me shumë gëzim se shumë shpejtë do të niseshin për  Tiranë eshtnat e Atdhetarit Don Nikoll Kaçorri. Kujtimet e kohës së shkueme më topitne...

            Një tjetër mik nga New Yorku më dergoi foton e sipërme dhe tekstin e “Skandalit...”.

            Aty për aty vendosa me i dergue dy miqve shkrimin tem për këte që ka ngja në Rinas!

            Ky nuk asht “skandal”..! Ky veprim asht një fakt i pamohueshem se Populli Shqiptar vazhdon të qeveriset nga anadollakët e mbrapambetun e pasues injorant të pushtuesve turq.

            Ky asht një fakt tjetër që vërteton se mbeturinat e osmanllinjve të vjetër nuk janë as në Azinë e Vogel, as në vendet Arabe, po mu në qendren e Ballkanit me selinë e tyne në një nga qytetet “antike” të kohës Haxhi Qamilit dhe Enver Hoxhës, ku rrojnë “xhonturqit” e partisë komuniste (siç i quente i madhi Prof. Arshi Pipa), dallkaukët Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, me të gjithë tarikatin kapitalisto – komunist që qeverisin sot Shqipninë “Europjane”...

            Ja pse u topita: Mu kujtue ajo kohë kur u nxuer nga vorri i vet Don Ndre Mjedja...nga Kisha e Jezutëve, e cila u shemb...Mu kujtue ajo kohë kur u nxuer nga Kisha e Zojës brijë Kalasë Rozafat, Imzot Jak Serreqi...dhe u tret në lumin Drin, e Kisha u shemb... Mu kujtue kur u nxorën Argjipeshkvijtë e Ipeshkvijtë e Arkidioqezit të Shkodres nga Kisha Kathedrale dhe u tretën eshtnat e Tyne, tue i pri karrocave të komunales Imz. Lazer Mjedja, dhe Kisha u shemb përmbrenda tue u kthye në “pallat sporti”...Mu kujtue tue u shkatrrue Kisha e Fretenve në Gjuhadol, dhe mbasi u tretën të gjithë Fretnit Atdhetarë... Kisha e Tyne u kthye në kinema “Punëtori”...Mu kujtue kur u holl në erë nga Fadil Pashë Ymeri, Kisha e Vaut të Dejës...dhe u shemb Ai Monument ku mendohej se asht Kunorzue Gjergj Kastrioti, me të gjitha afreskit e saj... Mu kujtue kur u shemb Kisha ku ishte i vorrosun Imz. Luigj Bumçi...në Tiranë, e plehat e Korçës dhe Gjirokastrës i “truenin” Shpirtin se “nuk na la me Grekun”...

            Mu kujtue At Gjergj Fishta, që nuk i afrohet askush tek “thesi i çimentos” me Eshtnat e Shenjta të Tijat, se siç ka thanë zotni Dilo, “tmerrohen prej Tij edhe për së vdekuri!”...

Mu kujtue Biblioteka e Fretenve tue u plaçkitë nga Jup efendi Kastrati...e, tue u vra Lef Nosi, e hajdutët tue plaçkitë Bibliotekën e tij, një ndër ma të pasunat në Shqipni...

            Mu kujtue At Konrrad Gjolaj kur më tregoj sesi Haxhi Qamili (shoku i Enverit dhe Ramizit), pat shkue me vra Don Nikoll Kaçorrin, po nuk e gjet aty...vrau sherbtorin e Tij dhe e dogj Ate e qelen bashkë me bibliotekën e librave, ku ruheshin dokumentat historike...

            E çka do që vjen në Tiranë, pikërisht në truellin e Qeverisë së Haxhi Qamilit...gati mbas 100 vjetësh, o Don Nikoll Kaçorri?

            Qeveria e Tiranës me siguri ka mendue se Don Nikoll Kaçorri edhe pse i vdekun, por ka shumë mundësi që të na marrin pushtetin, e mbasi të zbulojnë ku shkoi thesari shtetit, apo ku janë paret e Popullit Shqiptar, apo të informohet për korrupsionin e paskrupull të të gjithë qeveritarëve, apo të marrin vesh se çka bahet me trafikun e “lirë” të armëve, drogës dhe...

            A ka mundësi që një ditë Ky t’ na hapin dhe “dosjet” e të na nisin për Hagë, e tash që edhe na çojnë për pak orë se nuk ka nevojë as për “VIZA”...?

Apo nuk kishim boll ngatrresat tona me vagabondët “socialit”, edhe Ky na duhej... në këte rrumbujë që jemi, Këte kishim mangut!...po, kush ia ka pa hajrin Klerit Katolik... Mirë ua ka ba “shoku” Enver e Ramiz, e kjo Nexhmija si nuk na e kujtoj fare... atë kohë...?”...

Vetem një kuriozitet a ka për t’u mësue ndonjëherë: “Kush i ka pague paret e asaj karrocë që janë bajtë Eshtnat e Don Nikollit...Apo janë parapague nga Qeveria Austriake...?”

Mos u çuditni aspak se edhe kjo ndodhë..!

Nuk ke çka pret tjetër prej qeveritarëve që kanë perfundue “Mejtepin Enver Hoxha të Tiranës”...e, sot punojnë për “demokracinë”...e “xhepave” të vet!

Prap mirë...Po Ismal Qemali,... prite kur të vinë në karrocë dore...se, Ai na i solli Këta “Kryqa” në Qeverrinë e Parë të Vlorës në vitin 1912...!

Asht urrejtja...urrejtja e ruejtun dhe e trashigueme në gjak... Ajo urrejtje që ende na ban me kenë “vëllezër gjaku” me pushtuesin...E për “hater” të një Prifti do të prishen “shokët” Presidenta që nga Ramiz Alia...me “vëllezërit e gjakut të tyre”?!...

 

Ah,.. sa rahat je kenë o Don Nikoll Kaçorri, atje... në dhe të huej...!

 

Melbourne, 12 Shkurt 2011.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: