Xhevat Muqaku: Vitaliteti në pleqëri
| E Shtune, 12.02.2011, 08:58 PM |

Vitaliteti në pleqëri, (temë e përpunuar)

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Cili nuk e pëlqen, moshën 100 vjeqare?

 

Mirëqenja e plotë sociale, fizike dhe mendore, është parakusht.

Mirëqenia dhe vitaliteti janë thelbësore për cilësinë personale të jetës në moshë të shtyrë. Pleqëria, nuk mund të parandalohet, megjithë ate para pëlqehet një vetëdije shëndetsore për të shtyrë proceset e plakjes. Marrëja e ushqimeve dhe langjeve rregullisht, ka vlerë të veçantë!

 

Çfar lëngjesh nevoiten të merren në moshën e shtyrë? Përgjegjëja është; ujë.

 

Etja shuhet, atëher kur marrim ujë natyral ose mineral. Po ashtu kombinimi i langjeve të frutave me ujë dhe qajrat e frutave ofrojnë jo vetëm shije. Limonada, kola dhe pijet energjike, preferohen sa më rrallë të konsumohen. Edhe kafeja dhe qaji i zi, të lehtë, mund të numërohen në bilansin ditorë.

 Marrëja jo e mjaftueshme e lëngjeve, ka për pasojë tharjen- dehydratimin, dhe me këte edhe reduktimin e aftësive trupore dhe psiqike. Pasojat jan të shumëfishta. Fillojnë me marramendje ndërsa i përcjellë kapsllëku dhe infeksioni i rrugëve të urinës. Lëkura dhe mukozat thahen, ngritet   temperatura e trupit, çrregullohet pulsi. Edhe dezorientimi dhe apatia jan të mundëshme.

Vetvetiu, pas 2- 4 ditësh, trupi nuk është më në gjendje të largoi në sasi të mjaftueshme, substancat e dëmshme përmes urinës. Flitet për pengesa serioze në qarkullimin e gjakut dhe funksionin e veshkëve. Jo e shëruar, mungesa e langjeve, sjellë humbjen e vetëdijes dhe vdekjen.

  

 Ushqyeshmërinë e rregulltë edhe në moshën e shtyrë, e pason shëndeti i mirë dhe produktiviteti.

 

Pleqëria, është një proces natyror që nuk ka nevojë të shoqërohet domosdo nga sëmundjet.

 Shumë sëmundje s'kanë gjë të përbashkët me moshën, edhe pse shumë të atakuar, besojnë dhe harrojnë anashkalimin e mënyrës së shëndetëshme dhe të natyrëshme të marrjes së lëngjeve dhe ushqimeve. Nuk mohohet megjithë atë, nëse organizmit i prinë mosha. Pasojnë disa ndryshime në trup dhe kjo mund të rezultojë edhe humbjen e aftësive. Përveç kësaj, me  moshën, udhëton shpeshëherë mungesa e vullnetit për marrje të lëngjeve dhe ushqimit rregullisht, në sasi të mjaftueshme, si pasojë e humbjes së oreksit, ndjenjës së etjes dhe urisë.  Kjo mund të çojë ndër tjera tek një mangësi e trupit për gjërat e nevojshme. Nëse kjo ndodhë, ekziston rreziku i paraqitjes së sëmundjes, e me këte edhe humbja e aftësive psiko- fizike.

 

 Ndryshimet në organizëm

 

Në moshën e shtyrë, mund të takohen, pengesat funksionale, që vijnë nga organet të cilat ndikohen nga marrja dhe përzgjedhja e lëngjeve dhe ushqimeve. Disa prej tyre;

 * adaptimi në situatën e ndryshuar, natyrisht zgjatë shumë,

 * furnizimi i qelizave me oksigjen zvogëlohet,

 * qelizat e pankreasit, dobësohen së bashku me sheqerin në gjak. Kjo mund të çojë në Diabet,

 * funksionet e mëlçisë dhe të veshkave reduktohen,

 * skeleti dhe muskujt pësojnë ndryshime, duhet të mendohet në Osteoporozën,

 * ngecë resorbimi i vitamineve,

 * nevoja për energji, është më e ulët. Nëse kjo nuk merrët parasysh, mund të çojë në trashje,

 * problemet me lëvizjen (Imobilitetin), krijojnë vështirësi në blerjen dhe përgatitjen e ushqimeve,

 * pasi tretja e ushqimit nuk zhvillohet mirë, lajmërohet më shpesh kapsllëku,

 * ekziston, një tendencë për rritjen e yndyrës- kolesterinës dhe nivelit të acidit urik në gjak,

 * takohen, vështirësit në përtypje, pasi që "dhëmbët e tretë", nuk janë funksional sa të dytët,

 * shpeshëherë, e pengojnë gëlltitjen e ushqimit, pezmatimi i fytit apo stomakut,

 * etja, uria dhe oreksi reduktohen.

 

  Jo vetëm ndryshimet në trup, si rezultat i moshës, përcaktojnë statusin ushqyes të njeriut.

Një rrol të theksuar, luajnë faktorët psiko-social;  jetesa, të ardhurat, rrjeta soziale, banimi etj.

 Shumë njerëz të moshuar, nuk ushqehën në mënyrë optimale. Përveç kësaj, disa lloje të medikamenteve që merren veçanërisht nga njerëz të moshuar, mbështesin një marrje pak sa të gabuar të ushqimit. Bëhet fjalë në radhë të parë, për "barërat kundër reumatizmit", të cilat mund të çojnë tek inflamacionet kronike në traktin gastro-intestinal.

 Grupin tjetër të rëndësishëm e përbëjnë barërat për largimin e lëngjeve të tepërta (diuretikët), të cilat preferohen për shkak të dobësimit të zemrës ose presionit të lartë të gjakut. Këto mund të çojnë në dehydratim të rëndë. Mungesa e lëngjeve dhe çrregullimi i elektrolyteve rrezikojnë jetën. Nuk është për t'u habitur se keq ushqyerja, gjat ekzaminimit mjekësor është diagnoza më e shpeshtë- zakonshme tek të moshuarit, e pasuar nga mbi-apo nën pesha, mungesa; e proteinave, mineraleve, vitamineve ( C, D, B1, B2, B6, B12), kalciumit, hekurit dhe zinkut, dehydratimi veqanërisht në muajt e verës.

 Shumë e rëndësishme është vëmendja ndaj tolerancës individuale, që për çdo person të vjetër duket ndryshe. Mu për këtë arsye nuk ka rekomandime universale, psh; pas diagnostifikimit të Diabetit, ushqimi pakësa special ( dieta), fiton në vlerë.

 Jo vetëm shija, është e rëndësishme. Çë të moshuarit, të qëndrojnë gjatë, të shëndetëshëm dhe të aftë, ushqimet duhet t'i përshtatën; shijes, tretjes së lehtë, funksionit të organeve, nevojave energjetike, përforcimit fizik dhe mental, kualitetit në vend të kuantitetit ( cilësisë mbi sasinë).

 Kjo tingëllon, gjatë leximit më shumë si teori, megjithë ate, të ushqyerit e shëndetëshëm në moshën e shtyer- pleqëri në praktikë nuk është fare e komplikuar.

 

Peshë trupi e dëshiruar, lehtë e realizueshme, disa këshilla, përvojë (temë e përpunuar)

____________________________________________________________________

1. Vendosni në tavolinën tuaj shishen- gotën e mbushurë me ujë, preferohen 2-3 litra gjat ditës,

2. Kohë e preferuar për mëngjesin- kaftjallin, është prej orës 7.00-9.00,

* 15-30 minuta, më përpara pini ngadal 500-600 ml. ujë,

* vazhdoni mëngjesin me 100-200 ml. Kos, 5-6 lugë gjelle Kornfleks pa sheqer, ose

* 1-2 pjesë të holla bukë të zezë,

* 1 frut, 1 gotë qaj sipas shijes, pa ose me pak sheqer.

3. Kohë e preferuar për drekën, është prej orës 12.00- 13.00,

* 15-30 min. më përpara pini ngadal 500-600 ml. ujë,

* mundësisht pa bukë dhe brumëra tjera,

* merrni gjellëra nga programi i përditshmërisë,

*  1 frut ose ëmbëlsirë dhe 1 gotë qaj sipas shijes, pa ose me pak sheqer.

4. Kohë e preferuar për darkën është prej orës 18.00- 19.00,

* 15-30 min. më përpara pini ngadal 500-600 ml. ujë,

* 1-2 pjesë bukë të zezë, sallatë perimesh të freskëta ose të ziera,

*  1 frut, 1 gotë qaj sipas shijes, pa ose me pak sheqer.

5. Përmbledhje e shkurtër, disa këshilla :

- ndërmjet racioneve merrni- pini edhe 200 ml. ujë ose qaj pa- ose me pak sheqer,

- përmbahuni racioneve, mungesat në fillim, rezultojnë efekt jo të mirë,

- së pakut një herë në ditë, 30- 60 min. lëvizni- ecni në natyrë,

- largohuni prej marrjes së rregullt të mishit dhe produktive të tij, në mëngjes dhe në darkë,

- mos u largoni nga sofra me miqët ose me familjen. Një herë në javë shpërbleni vetvehten,

- mos pritni etjen, merrni- pini ujë pa u eshtue. Ju jeni vonuar më buzën e tharë,

- mos u zgjoni të uritur nga sofra, por edhe mos e teproni me marrjen e ushqimit,

- mjafton, të kontrolloni peshën tuaj trupore, një herë në javë,

- ska shumë randësi numri i kilogramëve. Do të ndjeheni mirë, nëse keni peshën normale,

- ushqimet, preferohen të jan sa më natyrale, nuk e mundojnë systemin e tretjes,

- mos ndërpreni, por provoni të reduktoni marrjen e brumërave, mishit, ëmbëlsirave,

- nëse merrni langje dhe ushqim të natyrës, faktorët e rrezikut të zemrës mbeten të panjohurë,

- nëse i përmbaheni këtyre këshillave ( nuk mund të quhen DIETË ), pesha e juaj do të zbret,

- me këte, të gjitha systemeve të organizmit, do t'i mundësoni një funksionim normal,

- besoni vehtës tuaj, mos dyshoni në sukses.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: