Flet pianistja, pedagogja e Akademisë së Arteve Rudina Ciko
| E Premte, 04.02.2011, 07:46 PM |

10 vjeçe dola në skenën e TOB

Ja si e njoha dhe u dashurova me Zhanin

Problemi i femrave është që të mos plaken

Në sistemin monist në vendet lindore shumë insterumentistë mësonin  jashtë, tek ne jo

 

Nga Albert ZHOLI

 

-Kohët e fundit ju keni dhënë një recital. Kush ishte qëllimi i këtijë recitali. Pse ka një gjeografi –shtrirje ky recital ndryshe nga shumë koncerte të tjera?

Recitali lindi si pasojë e kujtimit të dy kopozitorëve Shopen dhe Shuman, për të cilët 2010 ishte 200 vjetori i lindjes.Të dy këta kompozitorë kanë lindur në 1810. Sigurisht ishte një shkas për ti rikujtuar dhe për të luajtur një koncert me veprat të tyre. Zgjodha dy vepra madhore një të Shopenit dhe “Fantazia” e Shumanit, të cilat për nga forma e tyre muzikore janë vepra të kompletuara.Kishin vështirësi teknike dhe pianistike mjaft të lartë. Kjo lindi edhe si rezultat i aktivitetit që bëjmë ne çdo vit, ku unë jam nënkryetare.Ne çdo vit bëjmë dhe nga mnjë festival me pjesmarrjen e artistëve edhe nga jashtë.Gjithmonë vjen një pianist ose pianiste polake, po kështu thërrasim edhe nga Kosova dhe nga Maqedonia, plus edhe ne vetë pianistët këtu në Shqipëri.Impenjimi ishte shumë i madh. Megjithëse kishte punë të madhe dhe arësyet ishin që të mos mbyllet brenda një nate.Piksynimi tjetër ishte edhe Prishtina ku unë kam qenë edhe herë të tjera, edhe me  koncerte apo me festivalet që zhvilloheshin si këtu dhe atje. Kam qenë e ftuar ku kam luajtur edhe me orkestrën e Prishtinës në koncertin me pjesë të Çajkovskit ku ka qenë dirigjent Zhani, qoftë edhe me vepra shqiptare dhe aktivitette të ndryshme që organizonte ambasada jonë atje, apo edhe nga festivalet e organizuar nga shoqatat e Prishtinës.Gjithmonë kemi pasur bashkëpunime të përbashkëta me koncerte këtu apo edhe atje. Mendova të shkojmë edhe përtej ambjenteve shqiptare. Ka qenë edhe koncerti në Kotorr të Malit të Zi. Ato organizojnë festivale dhe koncerte të ndryshme, ku unë isha një pjesë e aktiviteteve që bëjnë ata. Kam shkuar edhe në Shkodër ku Shkodra ka qenë dhe mbetet gjithmonë një qendër artistike me aktivitete të pasura. Kështu edhe atje kam qenë edhe herë të tjera edhe e ftuar edhe në koncertin e Pjetër Gacit që organizojnë shkodranët. Mendova të shkoja edhe në qytete të tjera, por fundi i vitit dhe impenjimet e shkollës ngelën të paplotësuara brenda 2010. Kështu që i kam në projekt për të shkuar më vonë brenda një periudhe të shkurtër.

-Ju jeni e bërë e njohur si pianiste, por të marrësh një rrugëtim të tillë është e vështirë. Si lindi tek ju dëshira për të mësuar pianon, ishte dëshirë familjare, e brendëshme apo një rastësi?

Arësyet për të filluar diçka janë ato familjare. Në atë periudhë nuk ishte mundësia për të pasur një instrument në shtëpi. Ideja lind kur ke një instrument në shtëpi qoftë edhe si lojë, jo vetëm piano por edhe ndonjë vegël tjetër. Në rastin tim  këto mundësi ishin shumë të rralla pasi veglat muzikore nuk ekzistonin as në treg. Në rastin time hyrja në këtë rrugë ishte familja. Nëna ime, siç ndodh gjithmonë ku prindi vetë nuk e ka realizuar për arësye të ndryshme një dëshirë, kërkon që ta realizojë tek fëmija.Nëna ime ka studiuar vetë, sepse e ka pasur me të vërtetë shumë pasion pianon.Por jeta e ka bërë që ajo të shkonte deri në mësim dhënie por jo të luante vetë me të. Ajo më futi në shkollë. Pastaj zgjedhjen e jetës duke pasur rezultate në mësime, ndodhi që ia vlente që të ndiqja këtë drejtim. Unë desha vetë që të vazhdoja, dhe sot ndihem krenare që realizova një dëshiurë të nënës pr sidomos ëndrrën me të cilën u rita. Ndihem e realizuar me pianon. Sot ka shumë që kanë devijuar nga profesioni. Ndryshe nga specialitetet e tjera, në fushën e artit fillon në moshë më të vonëshme devijimi për shumë arsye, pasi dhe fillimi i mësimit ka një kohë të caktuar. Psh baleti fillon më vonë të mësohet, jo që fëmijë. Piano, violina dhe violinçeli është e detyrueshme që të fillohet në moshë më të vogël. Unë e vazhdoj akoma  këtë shkollë për arësye se nuk mund të hedh poshtë gjithë ato vite mundi. E kam filluar që në klasë të pare pianon duke mësuar vetëm në shkollë. Pianon e kam realizuar në shtëpi në shkollën e mesme.

-Në  gjithë këtë rrugë studimore kë do të veçonit nga profesorët dhe petagogët tuaj, dhe si ka qenë shkolla shqiptare e asaj kohe për pregatitjet e instrumentistëve?

Unë  mund të veçoj znj Gabeci,(nuk jeton më) ishte me të vërtetë një mësuese e përkushtuar, Adriana Dizdari ishte shumë kërkuese. Ishte një profesion që duhej të  studioje çdo ditë dhe jo të gjithë e kemi pasur vullnetin.Edhe zbavitjet në atë kohë ishin  shumë të kufizuara. Ndaj më mirë meresha me pianon. Ishte një punë e gjatë.

Si ishte kërkesa e llogarisë në shkollat e athershme?

Po ta shhikojmë me syrin e athershëm shkolla ishte shumë kërkuese. Mungesa e kontakteve me jashtë ishte zero dhe kjo ishte një mangësi shumë e madhe. Ndërsa sot kemi mundësi që të shikojmë dhe të dëgjojmë më tepër. Edhe materialet e ekzekutimit që gjendeshin ishin shumë të kufizuara.Unë mbaj mend që përveç fonotekës së shkollës, praktikisht unë kisha diçka më shumë sepse trashëgoja disa pllaka gramafoni që babai im i kishte sjellë nga studimet e tijë në Rusi nga San Petersburgu. Ishte një brez që kur erdhën nga andej sollën bibliotekë dhe fonotekë mjaft të pasur. Një nga këto ishte edhe babai im ku solli pllaga gramafoni dhe gramafon në shtëpi për ti dëgjuar.Të tjerët nuk kishin apsolutisht.

 Ku dëgjonit tjetër muzikë pianistike për të rritur profesionalizmin?

Unë kërkoja në radio vazhdimisht  dhe gjeta  në atë kohë një kanal radio rumune ku kishte muzikë klasike. Aty mund të kapja ndonjë nga ato veprat që luaja unë.Repertori i asaj periudhe ishte fëminor dhe radio transmentonte literaturë profesionale, ku unë i shkruaja në një fletore muzike  që ti mbaja mend.Kjo ishte mundësia. Shumë e cunguar, por përgatitja e pedagogëve ishte mjaft e mirë.

Po sot si është mësimdhënia dhe literatura?

Sot mundësitë janë të shumta dhe kjo lë të kuptohet që mësimdhënia të eci më shumë përpara. Ka pika referimi të shumta, specializimet janë bërë të shumta. Komiteti europian aktualisht jep mjaft bursa dhe të gjithë petagogët shkojnë për tu specializuar kudo. Shumë pedagogë shkojnë në specializim dhe marrin eksperiencë se si shpjegohet mësimi në vepra të ndryshme por dhe me studentë të kualiteteve të ndryshme, dhe nga petagogjike.

Në këtë drejtim ka vuajtur shkolla shqiptare e muzikës në monizëm?

Shkolla nuk mund të them se ka qenë  e dobët për arësye subjektive, por për arësye objektive ka qenë e cunguar. Repertori ishte i kufizuar sepse kompozitorët rusë ishin të ndaluar sepse quheshin revisionist.Edhe kompozitorët francezët ishin të ndaluar. I kemi bërë si kalim emrash por jo të luaje repertorin e tyre. Kjo ishte një mangësi shumë e madhe.Më kujtohet se në atë kohë kur kam qenë në Institut të Arteve dhe bënim Çajkovskin sepse ai nuk hynte tek revizionistët  sepse ai i përkiste një epoke më të përparëshme. Studimi I tij na befasonte. Shkonim në mësim me shumë dëshirë. Ai ka shkruar simfoninë e gjashtë dhe të fundit të tijën e quajtur “tragjikja” sepse  analiza që i bëhej veprës gjithmonë, shikohej në prizmin se në këtë vepër është ngritur heroi pozitiv. Dhe në fund është vdekja e heroit, prandaj quhej tragjikja. Pra ne e mësuam vetëm si teori dhe nuk patëm shansin ta luanim sepse ishte e ndaluar. Por megjithatë e studionim.

Po sot çfarë vihet re në mësimin e painos?

Sot kanë hyrë më shumë interesa dhe ekonomia e tregut është më kryesorja. Deri dje ky profesion ka qenë më i preferuari sepse kishte të bënte me një profesion komod. Sot ky profesion nuk prodhon para, si në gjithë muzikën klasike. Ky është një art elitar dhe është i vështirë për tu hedhur në treg. Është profesion e një pakice njerëzish që kanë trashëgimi familjare dhe e disa familjeve të sotme aristrokate pasi brezi i ri është më pak i tërhequr ndaj këtijë profesioni, për asrye ekonomike.

-Ju keni luajtur shumë vepra dhe a kujtoni nga jeta juaj një moment kur keni qenë soliste për herë të parë, dhe çfarë emocioini keni ndjerë?

Që në klasën e parë janë zhvilluar koncertet e shkollë si  ai i Vitit të ri dhe ai i një qershorit.Mbaj mend kur kam qenë 10 vjeçe se si dola në skenë. Atëherë realizoheshin dekadat e majit.Merrnin pjesë të gjithë trupat profesioniste dhe amatore, përfshirë shkollat e muzikës, Liceut Artistik dhe Instituti i Arteve, Aty unë dola në skenën e madhe të operas. Kjo më ka ngelur në mendje sepse ishte jashtë ambienteve shkollore siç ishim mësuar, por në një skenë të madhe e operas ku edhe sot vazhdon të jetë po aq e madhe. Kam luajtur variacione të Çesk Zadesë. Ai ishte një emër i madh. Bëhej një përzgjedhje.Për mua ishte një vlerësim.

-Kur keni dhënë koncerte të tjera a kanë qenë udhëheqës të sistemit monist?

Jo. Ato vinin vetëm në dekadett e majit. Kur kam qene në Lice dhe kam luajtur një pjesë të Tornin Arapit aty kanë qenë disa udhëheqës jo kryesorë por si mbaj mend kush.

-Ju jeni njohur me Zhanin në kohën kur ishte dënuar për liberalizëm dhe ishte tranferuar në Patos?

Jo, nuk jam njohur atëherë. Ai ishte në Patos dhe vinte në Tiranë  të shtunë dhe të dielë.Unë jam njohur kur ai erdhi që andej dhe u caktua mësues violine në Lice. Unë isha  në vitin e fundit të liceut. Kishim shoiqërinë tonë dhe  Zhani kishte shokët e mi të klasës që ishin për violinë. Kjo ishte një njohje vetëm  si mësues dhe më i ri në moshë. Kur unë shkova në shkollë të lartë përsëri kasha të njëjta  shoqëri dhe vinte edhe Zhani bashkë me shoqërinë tonë. Ndërkohë erdhi shumë  natyrshëm ajo dashuri. Kishin dy vjet marëdhënie shoqërore.Ne mblidheshin tek shtëpitë e njëri tjetrit dhe këndoninm e kërcenim.

-A  është e vështirë që të jetojnë dy artistë bashkë?

Jo. Xhelozia personale ka  qenë standarte. Përsa i përket  xhelozisë profesionale, unë jam vetë artiste. Nq.s unë gjykoj artistët e tjerë do të thotë se unë do të gjykoj edhe veten time. Bota e artit është e pashmangëshme.Unë nuk mund të gjykoj asnjëri. Vetëm në art  është e gabuar thënia se artistat janë qeflinj.Arti është vërtetë shumë i vështirë. Duhen orë pune të vazhdueshme. Është shumë e vështirë  të realizosh përsosmërinë absolute.Dhe shumë herë del i zhgënjyer nga një ditë pune. Në profesionin tonë duhet të jenë të dy artistë për ta kuptuar sa i vështirë është i të qënit artist.

-A ndjehen të vlerësuar femrat shqiptare në përgjithësi?

Them se po. Kemi politikane plot. Edhe në marëdhënie pune  unë nuk shikoj mangësi. Ndërsa me numra, mendoj se numri nuk përbën vlerësim. Unë me sa e shikoj më duket se ekzagjerohet pak. Sa hyn mashkulli në punët e përbashkëta me femrën. Nuk matet çdo gjë me peshë apo me metër.Në marëdhënien time direkte unë nuk pretendoj se duhet ti bëjë burri dhe jo unë. Masa nuk ka.

-A keni ndonjë peng në këtë rrugëtim të bukur?

Asnjë nuk është  pa pengje. Pengu fillon që kur themi ah sikur të isha bërë ndonjë profesion tjetër. Kush punon në atë profesion që ka nuk ka  kohë të mendojë se çfarë  të ishte bërë shumë vite më përpara. Ajo ka kaluar.Është një realitet që ne nuk mund ta ndryshojmë. Unë kam piksynime siç ishte ky recital apo siç ishin  koncerte të tjera. Siç është jeta  me punën e studentëve. Mendoj se çdo të bëj pas një kocerti. E ardhmja është një peng ku duhen realizuar shumë gjëra. Jeta ecën dhe pengjet shtohen

-A ke  menduar të bëhesh politikane?

Po ta kisha menduar mbase do ti kisha hyrë  edhe une. Nuk e kam menduar prandaj  nuk jam bërë. Arti është shumë larg politikës.

-A ke pasur oferta?

Jo. E dinë se jam natyrë krejt tjetër. Politika do të tjera parametra.

-A e jeni ndjerë keq ndonjëherë  në skenë?

Nuk mund të them  në skenë. Njeriu kur del në skenë duhet të  jetë  i sigurtë. Në provime kam pasur  momente jo sigurie. Në moshën time jo. Këtë radhë kisha një problem me veten sepse programi ishte mjaft impenjativ dhe ishin 60 minuta në skenë dhe kjo ishte e gjatë.Problemi ishte se unë nuk isha në një moshë të re shumë. Kam një emër dhe duhej ta mbaj. Dhe problemi ishte që unë duhet ta mbaj atë nivel.Për këtë arësye punova shumë në mënyrë që të isha  100% e sigurtë. Kisha një rezistencë psiqike të sigurtë që të  rezistosh për 60 minuta. Ishte një sfidë që e kalova me sukses.

-Kur ndjehesh më mirë, kur të thonë se je një profesioniste e mirë, apo një femër simpatike?

Çdo femër do ti pëlqente ti thonin që je simpatike. Më pëlqen që më bëjnë komplimete. Edhe pamja fizike është një prioritet sepse ta jep zoti. Por kurrë s’do të prefeoja të thoshin është e bukur por nuk është e zgjuar.

-Në  gjithë këtë  jetë me Zhani Cikon ke  dhën apo ke marrë më shumë dashuri?

Unë them se më ka dhënë dhe kam dhënë  dashuri.Unë jam e kënaqur për Zhanin  sepse kjo ka të bëjë me botën e brendëshme të njeriut.Njeriu ka nevojë edhe për një fjalë të mirë.

-Në kënvështrimin tuaj kush është problemi  kryesor i një femre?

Është që të mos plaken. Pra femra do që të duket gjitmonë e bukur, e ka shumë problem plakjen.

-Mund të na thoni disa nga femrat pianiste shqiptare që vërtetë  vlerësohen dhe kanë bërë emër në Botë?

Më shumë janë ato që kanë pasur edhe mundësinë që të studiojnë jashtë. Janë integruar në jetën shkollore atje, kjo sjell edhe lidhjet e drejtëpërdrejta.Të gjithë ato që kanë shkuar në Rumani, Francë, Hungari etj kanë bërë atë shkollë që kërkon ambjenti atje kanë bërë dhe emër. Është me e vështirë për pianon të jesh konkurente në botë, por ka shumë femra pianiste që kanë  zënë vend nëpër orkestrat më të mira në Amerikë, Gjermani, Zvicër etj. Ka shumë femra ndaj spo jap emra konkretë se mos harroj ndonjë.

-Ku kërkon më shumë ti bësh pushimet?

Mua më pëlqen pushimi edhe për një ditë. Vjet shkova në një vend të pazbuluar në Theth.Ishin pushimet më të bukura që unë kam bërë. Një ambjent i bukur dhe një natyrë e jashtëzakonëshme.Ose edhe në Libohovë dhe në fshatrat përballë Gjirokastrës e kemi kaluar shumë bukur. Pra më pëlqen shumë ti bëj pushimet edhe në Shqipëri. Ne kemi dalë edhe shumë jashtë shtetit me koncerte pothuajse në gjithë Europën. Por Shqipëria ka vende që si njohim, që të befasojnë.

-Në kohën e monizmit a  ke dalë ndonjëherë  jashtë shtetit?

Po në vitin 1986 në Rumani. Sepse Familja e Zhanit u zhvendos prej andej që kur i ati ishte  fëmijë dhe ne në këtë vit shkuam tek kushërinjtë e Zhanit. Dihet që babai i Zhanit erdhi në Shqipëri që të  themelonte artin profesionist shqiptar. Ai studioi në Milano dhe erdhi gjatë luftës dhe zgjodhi Shqipërinë për të jetuar.Mirëqënia e Rumanisë në krahasim me Shqipërinë ishte shumë ndryshe dhe shumë më i zhvilluar se Shqipëria.Gjëja që më ka befasuar ishte se kur shkuam në koncertet  simfonike mësova se këngëtaret dhe orkestarntët kishin bërë specialisime në  amerikë, Gjermani e Francë. Jam befasuar sepse tek ne  nuk bëhej fjalë që të bëje specializime. Për ne çdo gjë ishte armike. Edhe arti I huaj.

-A jeni e lidhur me librin?

Po, Dikur se lëshoja nga dora. Sot, nuk mnd të them se jam sistematike. Sepse kur kam shumë punë nuk lexoj. Por kur jam e qetë me të vërtetë që lexoj shumë

 



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: