Doli nga shtypi libri “Komploti” (analizë), i autorit Fehmi Ajvazi
| E Shtune, 29.01.2011, 06:27 PM |

Në këtë libër ndër të tjera, mund të lexoni:

 

- Cila është e vërteta e dhunës shekullore serbe në Kosovë, dhe në viset tjera shqiptare ?

- Sa shqiptarë u burgosën, u vranë, u likuiduan, dhe sa të tjerë u dëbuan nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare prej vitit 1912-1999 ?

- Si është ideologjizuar “miti i Kosovës”, në pretendimet politike-nacionaliste serbe

për ta justifikuar të drejtën historike dhe etnike serbe mbi Kosovën ?

- Si është zhvilluar dhe si zhvillohet lufta speciale propagandistike-agjenturore serbe ? Cila është doktrina shtetërore dhe teknologjia e kësaj lufte ? Pse, dhe si zhvillohet lufta serbe për Kosovën, edhe pas vitit 1999 ?

- Pse është goditur kaq shumë, dhe vazhdon të goditet Ushtria Çlirimtare e Kosovës ? Pse vazhdon inkriminimi i strukturave kryesore-themeluese të UÇK-së, dhe të ish drejtuesëve të saj ?

- Pse u inicua raporti i Dick Martit nga Këshilli i Evropës ? A janë rastësishtë Karla Del Ponte dhe Dick Marti shtetas zvicëran, apo dikush i ka zgjedhur që të jenë “detyrimisht” nga Zvicëra dhe si të këtillë, të jenë edhe boshti i akuzave të këtij raporti ?

- Kush qëndron prapa këtij rapori ? Pse raporti u bë publik në Londër ? Pse u rreshtuan mediat londineze, dhe gazetari Paul Lewis pas këtij raporti ?

- Si po goditet kombi shqiptar dhe Kosova nga efektet e raportit ? Në cilat aspekte është goditur rëndë identiteti dhe etnogjeneza shqiptare ? A duhet të jenë edhe më të fuqishme reagimet ndërshqiptare dhe reagimet ndërkombëtare, sidomos ato institucionale edhe më të ashpëra ndaj raportit të Dick Martit ? Pse ky raport duhet të zhvleftësohet krejtësishtë ?

- Si po goditen SHBA-të, Anglia, NATO përmes këtij raporti, në të vërtetë permesë diskreditimit politik dhe inkriminimit të shqiptarëve dhe UÇK-së…?

- Cila është alibia e konstruktimit të raportit, dhe çka synohet me këtë raport ? Pse Beogradi është epiqendra e komplitit ? Pse Rusia është pjesë komplotiste e këtij raporti ? Si po tenton Rusia t’u kthehet zonave të dikurshme të influences në Ballkan, dhe në Evropë ?

- Si është e mundur që Tribunali i Hagës, Institucionet Ndërkombëtare të Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës të kenë në radhët e tyre prokuror si Karla Del Ponte, antropolog si Jose Pablo Baraybarin, asambleistë si Dick Marti…?

- Pse duhet të paditet Dick Marti, Serbia dhe Këshilli i Evropës ?

- Si vlerësoht nga kënde të ndryshme biografia dhe fytyra e vërtetë e Dick Martit ?

- Çka thonë në reagimet e tyre lidhur me raportin:z. Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Thorbjorn Jagland, Agim Çeku, Daniell Server, Frenk Wisner, Salih Berisha, Florence Hartmann, Bernd Posselt, Edi Rama, Erhard Byhler etj.

- Çka shkruan gazeta “Le Mond” lidhur me raportin…? Pse raporti është i ndërtuar mbi kondita ideologjike marksiste dhe naziste-fashiste ? Pse Dick Marti me të vërtetë është një demagog…?

- Çka thotë Kadri Veseli për thelbin e raportit ?

- Si e shpjegon rrjedhën e hetimeve të dikurshme lidhur me akuzat si të Dick Martit, ish kryeprokurori i Republikës së Shqipërisë, z. Theodori Sollaku ? Çka thotë Artan Grubi, ish punëtor i Tribunalit të Hagës lidhur me “Shtëpinë e verdhë” ?

- Pse raporti është spekulativ ? A keqpërdoren tërthorazi sërbimet e fshehta si, FBI, BND etj. ? A mund të jetë spitali “Medicus”, provë e parapërgatitur e akuzës “Marti” ? Në ç’mënyrë shërbimi i sigurimit serbë BIA, është logjistika e komplotit ?

- Çka synon me raportin e tij, deputeti tjetër i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jean Charles Gardetto ? Si u përpoq gazeta “Kurir” e Beogradit t’i shndërronte në provë inkriminuese të raportit të Dick Martit, dy ish serbë të Kosovës: Bozhidar Gjuroviqin dhe Ljubomir Zdravkoviqin ?

- Çka thonë dhe çka shkruajnë për raportin: Fatos Klosi, Hashim Thaçi, Shpëtim Idrizi, Daut Gumeni, Ermira Mehmeti-Devaja, Azem Syla etj.

Libri “KOMPLOTI” është një analizë e gjerë dokumentare, si dhe një analizë politike-publicistike. Libri, ka 256 faqe. Botues: MediaPlusArt/ Prishtinë.

 

Fragmente nga libri

 

Raporti

 

Substanca e raportit, struktura e tij, formëfjalitë, paragrafet, aludimet, paragjykimet janë në fakt pjesë e makinerisë propagandistike serbo-ruse dhe më gjerë, evenimente të njohura pak a shumë…! Bazuar në aspektin teorikë dhe praktikë, forma dhe mënyra përpiluese e raportit është e mbështetur sipas metodologjisë marksiste dhe fashiste-gebelsiane. Në thelbin e tij, raporti është denigrues dhe në anën tjetër paragjykues jo vetëm për hipotezat dhe akuzat që shtron por, edhe për injorimin dhe përçmimin e shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Por, cili është në fakt qendrimi i z. Marti për Kosovën ? “Me të vërtetë, Marti, i cili është prej 15 vjetësh anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit, është shprehur në mënyrë të përsëritur me vendosmëri kundër një njohjeje të Kosovës. Ai u përpoq që ta relativizonte përfytyrimin e “serbit të keq”, dhe të “kosovarit të mirë” ! Në Beograd, ai gjeti viteve të fundit dyer të hapura dhe dëshmitarë të gatshëm për bisedime…”(Frankfurter Allgemeine Zeitung)

 

Kontinuiteti

 

Historia e akuzave kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër z. Thaçi, daton para vitit 1998, gjatë kohës së vitit 1998 dhe veçanërisht pas mbarimit të luftës më 1999. Serbia e cila ishte okupuese e Kosovës, ka zhvilluar një betejë të gjithanshme kundër Kosovës dhe shqiptarëve si në planin policor dhe ushtarak, por edhe në planin politikë, kulturorë, ekonomik, propagandistik, fetar etj. Kjo betejë e gjithanshme serbe, nuk ka marrë fund. Në fund të muajit janar të vitit 2008, qarqet kryesore të pushtetit në Beograd (Presidenca, Kryeministria, Policia, Armata dheinstitucionet e tjera relevante), u mblodhën me një pretekst: me pretekstin e paralajmërimeve të Prishtinës se, do ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Duke ardhur në përfundim se nuk mund ta ndalojnë Prishtinën që ta shpallë pavarësinë, qarqet kryesore shtetërore në Beograd, u dakorduan që me të gjitha mjetet e mundshme të vazhdojnë ta sabotojnë Republikën e Kosovës. Kush e ka harruar këtë të vërtetë…?

 

Lufta speciale-propagandistike

Etiketa e nxjerrë tani në opinion se, gjoja UÇK ka qenë grupacion piratesk-rrëmbyes dhe pjellë e narkomafisë, është një shtjellë e propagandës denigruese dhe që ka synim ndërkombëtar njollosjen, injorimin, nënçmimin, poshtërimin e kombit shqiptar në përmasa të gjera, kudo që ai jeton. Kjo murtajë në formën e këtillë, është një skemë e sajuar me kujdes. Propaganda, me gjasë nuk ka vetëm karakter të thjeshtë teorik, por edhe karakter praktik dhe se, është një mënyrë e perfeksionuar për të arritur qëllime të caktuara. Regjimet pushtuese të të gjitha llojeve, arsenalin propagandistik e kanë segment politiko-ushtarak të sundimit dhe, pjesë të identitetit pushtues.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: