Ndue Ukaj: Lidhjet e letersise shqipe me biblen
| E Shtune, 12.01.2008, 12:38 PM |

Lidhjet e letersise shqipe me biblen
 
Nga Ndue Ukaj

III.

Ndue Ukaj
Probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare të letërsisë shqipeNdryshe nga letërsia shqipe, që ka një moshë relativisht të vjetër,kritika letrare shqipe, si pandehmë e letërsisë, është relativisht evonshme. Dhe, si e tillë, kritika shqiptare nuk ka mundur ta përcjellëprodhimin letrar, nuk ka shënuar ndonjë rezultat të pranueshëmtërësisht, pasi që vlerësimet e gjykimet shpeshherë janë bërë pa dijetë mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime,parashenja këto që e kanë fragmentuar letërsinë shqiptare. Madje, nëkuadër të studimeve shqiptare, nuk është bërë ende ndonjë përpjekje emjaftueshme e sistematike, për të analizuar letërsinë shqiptarë nëtërësinë e saj, për të parë atë në kuadër të poetikave të ndryshme,ndërkomunikimeve të natyrshme, pikëtakimeve e lidhjeve të krijuaranëpër kohë. Fenomene që kanë krijuar identitetin e saj letrar. Nëkritikën shqipe, mosmarrëveshjet për të interpretuar letërsinë shqipe,kanë influencuar negativisht edhe në leximin e letërsisë shqipe, dhepër pasojë kanë rezultuar me fenomenin e glorifikimeve të herë pashershme për autor të caktuar dhe mohimin deri në përbuzje, për autortë caktuar. Në fakt, një studim i mirëfilltë për të nxjerrë konstatimetë qëndrueshme, të mbështetura në dije paraprake, në kritere e në njësistem parimesh teorike-estetike, vazhdon të jetë dëshirë për kritikëletrare te ne. Vlerësoj, në këtë kontekst, se një referencë e Bartit,te teksti "Vdekja e autorit", ku sugjeron një vdekje për hir tëtekstit, ngase "prej kur shkruhet teksti, zëri humb origjinën e tij,autori i qaset vdekjes së vet, domethënë. fillon teksti", do të nashërbente, mbase edhe ndihmonte në kontekstin tonë letrar e kulturor.Brenda studimeve tona mungojnë vlerësime të bëra në relacion mepërfaqësimet estetike-letrare të shkollave të caktuara, autorëve tëveçantë, apo formacioneve letrare. Zakonisht është përdorur një mënyrëshabllonike në vlerësimin e trashëgimisë sonë letrare. Porse, në këtëkontekst, dallohen Ernest Koliqi e Eqrem Çabej. Koliqi me propoziminpër dy shkolla letrare (Jezuite dhe Françeskane), ndërsa Çabej mepropozimin për ndarjen e letërsisë në qarqe letrare: Qarku katolik iShqipërisë Veriore, Qarku italo - shqiptar, Qarku ortodoks iShqipërisë Jugore dhe së fundi shkrirja e tyre në literaturënkombëtare të shek. XIX. Kjo tendencë e vlerësimit të letërsisë, qoftënë nivel të sprovave të ndryshme do të vazhdojë, por pa arritur njëunifikim të përafërt, në çështje esenciale. Letërsia shqiptare endevazhdohet te mosnterpretohet sipas shkollave-poetikave, formacioneveletrare-estetike që ka krijuar në zhvillimin dhe krijimin e identitettë vet letrar. Së këndejmi nuk janë bërë interpretime në raport meshkollat letrare. Për një kërkim të këtillë, duket se ka pasur e kamjaft përpjekje vetëm pas shembjes së ish strukturave socrealiste nëart dhe letërsi. Mendojmë që një ndër problemet e para teorike, brendavarianteve të ndryshme të aktit të leximit e interpretimit, shqyrtimittë letërsisë shqiptare, që nuk është prekur në mënyrë sistematike,mbetet çështja e letërsisë së trashëgimisë liro-shqiptare në gjuhënlatine (apo gjuhë tjera të shkrimit), pjesë e së cilës është një pjesëe konsiderueshme e letërsisë perëndimore. Në këtë aspekt, mungon njëqasje racionale ndaj letërsisë në gjuhët jokombëtare. Brenda këtijkonteksti, kujtoj se thellësia e letërsisë shqipe është shumë më elashtë sesa studiohet. Me pranimin e këtij fakti, fillimet e hershmetë letërsisë sonë do ta dëshmonin e pasuronin historinë e lashtë tëletërsisë sonë, kontinuitetin e lashtë iliro-shqiptar. Në këtëkontekst, madje janë bërë edhe "padrejtësi", ngase figura kulmore tëcivilizimit e kulturës perëndimore me traditë ilire, që shkruan nëgjuhën latine (Niketë Dardani, Shën Jeronimi etj.) janë "përjashtuar"nga historia letrare, pa arsye, pa u analizuar konteksti ipërgjithshëm gjuhësor dhe kulturor, kur dihet se gjuhë e shkrimitishte latinishtja, kurse krijimtaria e tyre është produkt i saj. Nëanën tjetër, kemi një përvojë tjetër, me një pjesë të krijimtarisë sëSami Frashrit, Naim Frashrit dhe disa autorëve të tjerë pak tërëndësishëm, të shkruar në gjuhët orientale, letërsi kjo që ështëpranuar a priori, edhe pse këta dy krijues dhe shumë të tjerë, vepruandhe krijuan në kontekst tjetër kulturor kur gjuhët nacionale ishin nëkultivim e sipër dhe lidhjet e këtyre me gjuhët orientale nuk ishindomosdoshmëri e shkrimit letrar. Në këtë këndvështrim e konsideroj tënevojshme një përqasje, të konceptuar brenda dy komponentëve tëshkrimit nacional, që është letërsia shqipe, dhe letërsisë shqiptare,e cila duhet të ndjekë vijën trashëgimisë etno-nacionale. Letërsiashqipe ka pesë shekuj të gjallimit, përkundër letërsisë shqiptare, ecila është e vjetër në traditën e kulturës dhe letërsisë perëndimore,pra, ekziston letërsia me elemente identifikuese etno-nacionaleshkurar në gjuhën latine, apo gjuhë tjera, të cilën ende nuk e kemipranuar si trashëgimi letrare, apo e kemi pranuar pjesërisht.Vështruar në një kontekst më të gjerë, letërsia shqiptare në gjuhën eshkrimin latin ka moshë të vjetër, duke filluar me Shën Niketin eDardanës dhe Shën Jeronimin, dy perlat të qytetërimit perëndimor, ipari që shkroi himnin e parë kishtar, "Te deum laudamus" (Ty zot tëlavdërojmë) dhe i dyti përkthyes i Biblës, të njohur si Vulgata. Mbaskësaj, një etapë e rëndësishme për t'i konceptuar rrugëtimet eletërsisë shqiptare, paraqet faza pararendëse e letërsisë në gjuhënshqipe, të cilën e njohim si periudhë e humanizmit dhe latinitet, ecila letërsi funksionon, me të gjitha veçoritë poetike, në raport mepoetikën e shkrimit humanist (Gjon Gazuli, Marin Beçikemi, MikelMaruli), që zhvillohej në kuadër të lëvizjes së madhe të Humanizmiteuropain. Nga kjo fazë letrare kemi autorin e epopesë së GjergjKastriotit, Marin Barletin, që për letërsinë shqipe në përgjithësi, dotë mbetet një paratekest i rëndësishëm e karakteristik estetik-letrar,kontinuitiv, paramodel letrar e kulturor, që do të derivohet në gjithëletërsinë e mëvonshme shqipe, brenda zhanreve të ndryshme, sidomos nëtemën e heroit nacional. Vetëdijesimi për këtë fenomen kulturor eletrar është domosdoshmëri, ngase, si etni, kërkojmë më ngulm qërrënjët tona qytetëruese e nacionale t'i gjejmë në Ilirinë e lashtë,atëherë për hir të vetvetes, është absurde, mbase edhe qëllimkeqe qëletërsinë shqiptare të mos e shohim në kontinuitet, apo ta shohimsipas qejfeve të komisarëve politikë, mbase edhe të "historianëve tëfamshëm letrarë" e shkrolsave të letërsisë shqipe. Duke e shqyrtuardhe duke e interpretuar historinë letrare shqiptare në raporte tëngushta e funksionale me sistemin e vlerave të përgjithshme dheshënjuese, pa paragjykime, sfondin i vlerave letrare e estetike, mbaseedhe kulturore, do ta sforcojmë me "rikthimin" e shumë figurave,personaliteteve të rëndësishme kulturore e letrare të"ekskomunikuara", të cilat janë pjesë e kulturës dhe e letërsisëshqiptare, e cila, edhe kur fillon kultivimi i gjuhës nacionale, iruan shenjat kontinuitive.IV. Bibla - paradigmë letrare e kulturoreLetërsia shqipe gjatë gjallimit pesëshekullor, paramodel e parateksttë parë ka hipotekstin Biblik, së këndejmi diskursin biblik në tëgjitha rrafshet e shkrimit letrar-estetik, për t'u derivuar ky shkrimme shqiptime, në rrafshin e kodeve tematike e semantike, stilistike -estetike, në rrafshin e shprehjes letrare, përgjatë pesë shekujve tëshkrimit të letërsisë shqipe, duke u transformuar nëpër gjithaperiudhat letrare, do të thosha për t'u bërë shkollë letrare nëletërsinë shqipe, referencë e paramodel në nivel të shpërndërrimit tëstrukturës së brendshme e të jashtme letrare. Duhet theksuar sefillimet e shkrimit të shqipes, mbeten indikator interesant për tëkuptuar kontinuitetin kulturor e letrar të letërsisë shqiptare.Prandaj, ka të drejtë Stefan Çapaliku kur përmend tashmë "rastësinë" efillimit të gjuhës së shkruar shqipe me një formulë pagëzimi, për tështuar "një formulë që veç fëmijëve të lindur asokohe, pagëzon dhembarë letërsinë shqipe që do niste prej atij çasti. Por, e shikuarprej gati pesë shekujsh, natyrisht që mund të mendojmë se nuk ka qenërastësi. Letërsia shqipe, si shume letërsi të kombeve evropiane, do tënisë me shkrimet e shenjta" dhe do të zhvillohet në këto suaza deri mesot, prirja e së cilës ndaj kësaj reference mbetet e jashtëzakonshme.Së këndejmi, influenca, poetika e diskursit biblik do të ndikojë edhenë rrjedhat e konsolidimit të gjuhës, kulturës dhe veçanërishtletërsisë shqiptare. Pa këtë paratekst letërsia shqipe s'do të ishtekjo që është. Kjo vetëm sa na e përforcon argumentin se Bibla ështëshkollë letrare brenda literaturës shqipe.V. Kritika letrare për këtë korpus letrarNjëra ndër çështjet themelore të shqyrtimit teorik të letërsisëshqipe, të shqyrtimit të ndikimeve, relacionit me literatura të tjera,së këndejmi të ndërkomunikimit të letërsisë shqipe me letërsi tëtjera, me vepra të caktuara, që kanë lënë gjurmë në letërsitë epërbotshme, (çështje kjo që në kritikën letrare nuk është studiuarthellësisht), mbetet prania e modelit të diskursit biblik (Biblës),teksteve biblike, në diskursin letrar të letërsisë shqipe, e cilainfluencë ka krijuar një identifikim që ka ardhur duke u sforcuarnëpër kohë, ka shënjuar vlera të përhershme, universale dheshumëdimensionale në gjithë letërsinë shqipe, që nga datimet e paraletrare, që zënë fill me Buzukun dhe veprën e tij Mesharin deri neditët e sotme. Prandaj, një studim e qasje reale ndaj këtij korpusi,do t' i shërbente njohjes së vlerave të letërsisë nacionale, për shumëarsye: sepse trupëzimi i shkrimit biblik në letërsinë shqipe mundësojkrijimin e një estetike letrare shqipe, pa të vilën prania letërsiashqipe do ishte shumë e gjymtë, edhe si topus temash, më tepër siligjërim letrar; sepse e krijon sistem të realizuar letrar-artistik,manifeston shtresime dhe strukturë domethënëse, sublimon vlerauniversale e tejkohore, dhe, në të njëjtën kohë e inkuadron letërsinëshqipe në rrjedhat e letërsive të mëdha perëndimore, si dhe nëtraditën e shkrimit perëndimor. Prandaj, që të njihet sa mëthellësisht zhvillimet letrar shqipe, kërkohet një shqyrtim thelbësor,një studim e hulumtim sistematik, në planin poetik (të letraritetit)dhe teorik, të problematikës së ligjërimit, që është fondament i artitletrar, siç do të shprehej Barti. Andaj, çdo tendencë për tëinterpretuar këtë korpus letrar me parashenja vlerësuese negative,duke e kualifikuar si letërsi religjioze, fetare (në kuptiminpezhorativ letrar) do ta reduktonte atë që është esenciale e një vepreletrar- letrarësinë, domethënë nivelin estetik, ngase estetikën etekstit nuk e përcakton tema, qoftë ajo religjioze a profane. Me njëperspektivë të zhvillimit të letërsisë shqipe dhe kritikës, kjo,veçmas "do të mund të plotësohej edhe më mirë parë nga njëkëndvështrim etik e teologjik" po t'i referohemi Tomas Eliotit (Eseu"Religjioni dhe letërsia").Korpus i letërsisë shqipe që ka lidhje interletrare me diskursinbiblik, shtron domosdoshmërinë e një leximi e një interpretimispecifik, për shkak të natyrës së llojit të paraqitjes; është letërsie mbindërtuar (hipertekst i pastër, mund ta quanim edhehiperdiskursivitet e interdiskursivitet). Pastaj kërkon një njoheinterdisiplinare, si dhe njohje e avancimeve të studimeve letrare. Nëkëtë aspekt duhet përmendim studimet e Northrep Farjit për Kodin emadh biblik dhe ndikimin në letërsinë, duke theksuar se Bibla ështëteksti qendror në letërsinë perëndimore.Duke e zgjeruar fushën e hulumtimit të pranisë së diskursit biblikë nëletërsinë shqipe, pashmangshmërisht lidhemi me konceptin e RolandBartit, që e mbron teorinë e tekstit, kur pohon "se çdo tekst ështëintertekst", me çka sipas botëkuptimit letrar "përjashton"origjinalitet në letërsi, ngase e gjithë letërsia ështëintertekstuale. Madje, këtë Barti e sforcon kur shkruan se "s'kaligjërim të virgjër", ngase fjalët e kanë një kujtesë të dytë dhe nëformë reminshente bartën në tekste te caktuara letrare. Prandaj, nëkëtë punim, teoria i intertekstit si filozofi krijuese e si dije përinterpretimin letrar, tashmë e formësuar si metodë në studimetletrare, mundëson që rezultatet e saj t'i zgjerojmë edhe duke ezhvilluar dijen mbi diskurset, përkatësisht mbi funksionimin e tyre nërrjet (Kujtim Rrahmani). Ky aspekt shihet si domosdoshmëri nësprovimet tona. Karakteri i shkrimit të diskursit biblik në letërsinëshqipe e gjejmë të paraqitet në dimensione të ndryshme kuptimore eteorike-letrare. Atë mund ta gjejmë në formë të intertekstit, madjehipertekstit (nocione teorike që më së shumti i përgjigjen kësajpërpjekje), gjithnjë nga parimi: në funksion të përmbushjes sëfiksionit letrar. Teorikët e kohëve të fundit të letërsisë thonë seveprat letrare janë bërë " të mundshme prej veprave fillestare që ithithin, sfidojnë, ndryshojnë, pra një vepër është ndërmjet dhe në mesteksteve të tjera përmes lidhjes së saj me këto. "Të lexohet diçka siletërsi, është të trajtohet si një ngjarje gjuhësore që ka kuptim nëlidhje me ligjërimit e tjera" (Xhonaten Kaller). Këtë dimension eaplikojmë në kuadër të sprovës sonë.E thamë se ky korpus letrar kërkon një lexim e interpretim të veçantë.Nëse kësaj ia shtojmë faktin se çdo tekst është një makinë emërzitshme që kërkon nga lexuesi të marrë pjesë në punë aktive, dhepër faktin se siç vlerëson Eco, teksti nuk mbaron kurrë, kështupashmangshmërisht na shfaqet karakteri interdiskursiv e polifonik itekstit që mundëson lexime individuale intertekstuale, leximi qëdoemos duhet të na shpije te esenca e tekstit letrar, esencë e ciladel si strukturë e ndërligjshme letrare. Atëherë, qasja për këtëkorpus duhet të përimtësojë elemente qenësore të letërsisë, që nukpranojnë interpretim të paqëndrueshëm e të njëanshëm. Kjo mënyrë,njëkohësisht, do ta shpëtonte studimin e letërsisë, do ta shkarkontenga mbishtimet e pakuptimta që i janë bërë, si rrjedhojë eideoligjizimit të saj, sepse letërsia, tekefundit, është aq efuqishme, saqë i mjafton vetvetja, autonomia dhe diskursi estetik, përtë ekzistuar e për ta bërë jetën si vlerë sublime estetike e shpirtitnjerëzor. Kjo do ta nënkuptonte kthimin përfundimtar në veprënletrare, në imanencën dhe esencën e saj, pas një leximi të vëmendshëm,ku do të thellohej te struktura e veçantë, mesazhi dhe funksioniletrar, me çka ç'ngarkohet teksti nga mbishtimet ideologjike, tënjëanshme. Kështu, letërsia përfundimisht do të kundrohej si artletrar e mesazh letrar, pa marrë parasysh karakterin tematik emotivor, së këndejmi edhe diskursin kulturor. Kësaj duhet t'i shtohetfakti se në qarkun e studimeve shqiptare kjo prani është anashkaluarshpeshherë. Veçanërisht gjatë të së ashtuquajturës "kritikësocrealiste" janë dhënë vlerësime me parashenja negative, duke ureduktuar vlera e njëmendtë, duke u vlerësuar më së paku me kritereletrare. Studiues që i takojnë këtij komuniteti, shkrimet e letërsisësë vjetër, që karakterizohen me raporte të fuqishme diskursive metekstet biblike, i vlerësojnë si "shkrime me rëndësi gjuhësore" e jovepra letrare, duke e hapur rrugën për shumë studime të njëanshme edhepër gjithë këtë korpus letrar që shfaqet më këto shenja e me këtësistem shkrimi në letërsinë e mëvonshme. Prandaj, shpeshherë, përpasojë, ka ndodhur që letërsia shqipe të mos shqyrtohet si integrale,por jashtë kontinuitetit, pra, edhe e fragmentuar. Vlerësim me këtotendenca bën historiani i letërsisë shqipe Rexhep Qosja. Ndërkaq,diskutime interesante për këtë fushë me interes ka bërë studiues tëshumtë (Sabri Hamiti, Anton Nikë Berisha, Ibrahim Rugova, AurelPlasari, Stefan Capaliku, Anton Berishaj, Fehmi Cakolli, EngjëllSedaj, Isak Ahmeti, etj.). Në këtë rrafsh vlen të cekim një studim tëSabri Hamitit, i cili duke i bërë qasje aspektit teorik të letërsisëshqipe vëren me të drejtë tri kodet e mëdha, por thekson si dominantkodin biblik, në kuadër të letërsisë shqipe, që është parësor dhe që epërcjell në forma, variante dhe derivime të ndryshme gjithë letërsinëshqipe, që nga fillimi deri me sot. Kështu Sabri Hamiti, duke i bërënjë sintezë teorike e kritike rrjedhave të letërsisë shqipe, në planindiakronik e sinkronik, identifikon Shkallët e letërsisë, duke shënjuarShkallën zero të shkrimit (sipas Bartit), që e karakterizon imitimi,shkallën e parë krijimi (poiesis) dhe të dytë rikrijimi (metapoiesis)për të propozuar interpretimin e letërsisë përmes shkollave letrare,në kontekstin e së cilës e koncepton letërsinë filobiblike, si shkollëletrare, e cila derivohet në letrat shqipe. Sa i përket ndikimitpërket ndikimit të Biblës në letërsinë shqipe, Hamiti thotë: "Letërsiae jonë e shkruar që nga fillimi dhe për disa shekuj është mbështeturnë kodin biblik, njëherë si përshkrim e tejshkrim, më vonë si shkrimnë gjirin e tij dhe si përgjasim me të. Në shek. XVI dhe XVII, qëështë bëre zakon të quhet letërsi e vjetër shqipe lidhjet me tekstetbiblike janë edhe të natyrës tematike edhe të natyrës ligjërimore".Në dy dekadat e fundit të shek. XX, kritikës i është dhënë një peshë ere; kritika me gjithë vështirësitë pretendon t'i kthehet tekstitletrar, imanencës së tij, kthim ky që ndodh me një brez studiuesish.Qasja e Ibrahim Rugovës, në "Vepra e Bogdanit"(1990), e ka orientuarkritikën e receptuesin nga imanenca e veprës letrare, duke mosprejudikuar vlera, për ta orientuar studimin për këtë fushë letrare nëkontekst me poetikën e kohës, domethënë kah teksti letrar, kthim ky qëdo të vazhdohet nga studiues të shumtë. Me këtë qasje dallohet EngjëllSedaj, sidomos me studimet për lidhjet e veçanta të letërsisë sëBogdanit me Biblën. Në kuadër të interpretimeve të tij, mbeteninteresante studimet për poezinë fetare shqiptare, në të cilën veneronedhe lidhjet e veçanta mes poezisë shqipe dhe Biblës, në nivel tëtopikës, për të shkruar se "nuk janë vetëm njerëzit që i japin koloritdhe e veçojnë poezinë fetare, por edhe vendet e shenjta, që i veneronte Bogdani i cili Pashtrikun e krahason me Sionin në Tokën e Shenjtë.Më tej Sedaj vëmendje i kushton personazhit të Jezu Krishtit nëletërsinë shqipe, veçan në periudhën homelike të Bogdanit. Do tëvazhdojnë interpretimet e Isak Ahmetit, për të parë se si letërsiashqiptare me tema e ide biblike ka qenë prezente në gjithë letërsinëshqipe, në të gjitha sistemet zhanrore, poetikat e formacionetestetike, në tekstin "Bibla në letërsinë shqiptare"(1999). Kjo qasjethellohet veçanërisht në studimet e Anton Berishajt, i cili letërsinëe Bogdanit e sheh në kuadër të poetikës e retorikës mesjetare. Sëkëndejmi edhe kërkon literaritetin (nocion i formalistëve) tek autorëte shkrimet e letërsisë së vjetër, për t'i hedhur poshtë qasjettradicionale pozitiviste të interpretimit të teksteve letrare. Edhestudiuesi Anton Nikë Berisha bën një përqasje letërsisë shqipe nëraport me letërsinë biblike, sidomos në tekstin "Hyju dhe mbretëriaHyjnore në poezinë shqipe", pastaj në letërsinë e Fishtës, De Radëssheh ndërlidhnin mes koncepteve krijuese të autorëve dhe etikës sëtyre religjioze, koncepte që dalin nga fryma biblike. Ndërsa KujtimShala, duke e aplikuar teorinë transtekstuale të studiuesit francezZherar Zhenet, i qaset letërsisë nga aspekti i formave letrare për tëaplikuar teorinë karshi autorëve të caktuar, duke e parë letërsinë sidialog permanent, mbase dialog permanent që zhvillohet me botën egjithëpranishme artistike, botë kjo që interkomunikon. Duke ezhvilluar teorinë e tij për letërsinë, Shala i identifikon dystrumbullarë fundamentalë të gjithë literaturën tonë, kulturën eshkrimit biblik, si kulturë nacionale, e lashtë aq sa vetë letërsiashqiptare, dhe kulturën e letërsinë orale. Këto i identifikon nëprozën e Kutelit, në relacion me shenjat, diskurset, kodet tematike,trajtat e shkrimit përgjithësisht. Po këtë qasje Shala e aplikon kur einterpreton romanin "Oh" të Anton Pashkut, të cilin në esencat ekodeve ligjërimore (tipave diskurseve) e ndërlidh me diskursinbiblik.. Shenjat e kësaj qasjeje i gjejmë edhe të Aurel Plasari, nëkuadër të interpretimeve për autorë të veçantë, apo edhe fenomeneletrare, si p.sh. për lirikën "Një lule vjeshte" te librit" Fishta idashuruar". Ndërsa, Kutjim Rrahmani në diskutimet e tij përintertekstualitetin dhe oralitetin tek autorët Koliqi, Kuteli ePashku, në kontekst të ndikimit të oralitetit shtron interkomunikiminaktiv edhe me diskursin biblik. Edhe studiuesi Stefan Çapaliku shtronpër diskutim frymëzimin kristian në letërsinë shqipe, frymëzim ky qëndërlidhet me kodin e diskursin biblik. Me një vizion interesantkarakterizohet qasja e Fehmi Cakollit, i cili në studimin e tij "Kodibiblik në letërsinë shqipe"(2003), si njohës i literaturës biblike,dhe i letërsisë shqipe bën përqasje interdisiplinare sintetizuese përtë nxjerrë konstatime të qëndrueshme, se letërsia shqiptare që pesëshekuj të gjallimit është produkt i kodit biblik.VI. Poetika e diskursit biblik në letërsinë shqipeSemiologu i madh i kohës sonë, Umberto Eco, duke shtruar shumëprobleme rreth autorit dhe interpretuesit të tij, shtron një intencëqë zhvillohet si përsiatje, kur thekson "dialektikën midis të drejtëssë teksteve dhe të drejtës së intepretuesve të tij". Unë këtu synojkëtë të fundit, gjithnjë me qëllimin e evidencimit të disa elementevetekstuale biblike, në synim të literaritetit në tekste të caktuara teky korpus letrar.Duhet të sqarojmë se jashtë qarkut të interesimit tonë në këtë sprovë,domethënë pranisë së diskursit biblik në letërsinë shqipe, mbetenshumë autorë, vepra letrare; do të përpiqemi ta vështrojmë në faza tëndryshme zhvillimin e letërsisë shqipe, në të cilat paraqitet efunksionon si tip i veçantë shkrimi diskursi biblik me të gjithaelementet e karkateristiakt e tij; statusi i veçantë brenda tekstitletrar, derivimi e konvertimi si shkrim më vete, në trajta e funksionetë ndryshme.Ndikimi i diskursit biblik në letërsinë shqipe paraqitet në nivele tëndryshme të strukturimit të diskursit letrar, nëpër të gjithaperiudhat e zhvillimi letrar, format letrare, sistemet zhanrore,formacionet stilistike e estetike. Në letërsinë shqipe prania ediskursit biblik mund të evidencohet në mënyra e dimensione tëndryshme, duke ruajtur funksion të ndryshëm tek autorët e mëdhenj, tëcilët shënojnë kulmin e vlerave letrare. Kjo prani manifestohet në tëgjitha nivelet e ndërtimit të tekstit letrar; para së gjithash kaefekte letrare, për krijimin e një realiteti artistik të veçantë,brenda një realiteti shoqëror, në të cilin funksionon e bën jetën evet letërsia.Kodet ligjërimore-tematike biblike, strukturohen duke i ruajturshenjat interletrare, inter/shenjat në formë analoge; në të kundërtënshfaqet me nënshtresime, risemantizime e rikontekstualizime; elementeqë bartin funksione të reja, sidomos në letërsinë e shek. XX, kuasimilohet lënda në mënyrë implicite në mikorstrukturat letrare.Diskursi biblik përgjatë periudhave të ndryshme letrare, formacioneveestetike, stilistike, gjithmonë ka marrë shenjëzime artistike, metendencën e kultivimit të shkrimit letrar, që është fundament iletërsisë si art. Ky korpus letrar kështu pashmangshmërisht merrkarakter universal, si në semantikën e tekstit, të receptimit, ashtuedhe në formimin e një kulture shkrimi që prodhohet si produkt ikulturës së shkrimit filozofik e letrar biblik, shkrim ky që do tadominojë letërsinë shqipe në pesë shekujt e ekzistimit të saj.Prania e diskursit biblik, në përmasa të thella, manifestohet nëletërsinë shqipe, në kohë e faza letrare, për t'u transformuar e përt'u konvertuar, varësisht prej zhvillimeve letrare e kulturore,gjithnjë me elemente të fuqishme letrare e estetike. Ky korpus letrarështë i një rëndësi ontologjike, jo vetëm në leximin e interpretimin eletërsisë shqipe, por edhe në gjykimin e vlerave thjesht letrare,sepse prania e Biblës e përcjell prej datimeve më të hershme tëshkrimit shqip (nga Formula e Pagëzimit 1462, tekst biblik), veprës sëparë (Buzuku, 1555), deri më sot letërsinë tonë. Madje, konsiderojmëse është një ndër çështjet themelore të shqyrtimit të drejtë tëletërsisë sonë, të kuptimit të njëmendtë të vlerave, për arsye sauniversale, aq edhe nacionale, sepse prania e Biblës si vepërfundamentale e kulturës botërore, e ka dominuar gjithë kulturën eshkrimit perëndimor, kështu që Tomas Elioti do të shprehej me tëdrejtë se "e gjithë kultura perëndimore është mbështetur nëantikitetin greko-latin dhe në Bibël", prandaj edhe kultura shqiptarenë krye të saj, vlerëson me të drejtë Sabri Hamiti, është "kulturëperëndimore: kulturë autentike, duke e pasur parasysh trashëgiminëmitologjike ilire dhe antike greke, në njërën anë dhe në anën tjetërletërsinë filobiblike, duke u nisur që nga Shën Jeronimi ilir deri te,ta zëmë, Noli" për të vazhduar kontinuitetin deri te modernisti i madh- Pashku. Prandaj, ky ndikim i Biblës në letërsinë shqipe, është inatyrshëm edhe për arsye të rrethanave kulturore e civilizuese. Madje,nëse kësaj ia shtojmë pikëpamjen e Northop Frajit se "letërsiaperëndimore ka qenë e ndikuar nga Bibla më shumë se nga çdo libërtjetër", atëherë çështja me letërsinë shqipe del analoge, edhe psekëtu ndikimi i kulturës së lindjes në shumë sfera depërton, ndërsa nëletërsi, në kulturën e shkrimit në përgjithësi mbetet në margjina,kështu që krejt kultura dhe letërsia shqipe do të mbështetet fuqimishtnë tekstet biblike, do të derivohet prej saj, duke bërë transformimeletrare, shpërnderime të natyrshme, të cilat në dimensionin e njëletërsie me shenja nacionale, marrin variante të reja duke shfaquride, emocione, realitete, trajta dhe gjendje të ndryshme konformrrethanave e receptuesit, gjithnjë duke ndërtuar letërsi të destinuar,një raport të fuqishëm me parabazën dhe synimet e artit letrar.Për ta kuptuar esencialisht këtë korpus letrar kërkohet një qasjeracionale, e analizuar, me njohje interdisiplianare, veçanërishtnjohje të Biblës dhe literaturës biblike. Kësaj duhet t'ia shtojmëpikëpamjen e Umberto Ecos, sipas të cilit "rregulli themelor për t'iuqasur një teksti narrativ (një vepre letrare, vërejtja ime) është qëlexuesi të pranojë heshtazi një marrëveshje fiktive me autorin" qëgjithsesi kërkon një interpretim letrar, me kritere thjesht letrare,të cilat i ofron teksti letrar, i mbindërtuar, në këtë rast, mbitekstet biblike, apo që funksionon me shtresime të veçantainterdiskursive, apo që i ka trupëzuar vetëm elementet e ndryshmediskurseve. Ndërkaq, në këtë punim me "diskursin biblik" kuptojmëkorpusin letrar, me tipare të veçanta, që shfaqet si analog me tekstetbiblike, përsa i takon subjektit, shprehjes, stilit, modelit letrar,trajtave, sintaksës, transformimeve figurative, personazhevearketiporë, metaforave, metonimisë, alegorisë, parabolave, elementekëto të shndërruara në kuadër të një teksti të caktuar apo formacioniletrar në formë krejtësisht tjetër letrar; por që i ruan natyrshëmesencat e shenjat e veta interkomunikuese (intertekstuale), memodelin. Këto aspekte i hasim në të gjitha rrafshet e zhvillimit tëletërsisë shqipe, të autorët e caktuar a formacionet letrare.Diskursi biblik në letërsinë shqipe paraqitet si veçanti ekspresive,herë në mënyrë eksplicite (Bogdani, Çajupi, Noli, A. Pashku, Z.Rrahmani), herë në mënyrë implicite (A. Pashku), për të krijuar kështunivele të veçanta të shkrimit e të kuptimit, që i hasim si në niveline ndërtimit kompozicional, ashtu edhe në nivelin shpërnderimit tëmateries gjuhësore, estetike e ideore të rikontekstualizuara e tëstrukturuara në model të diskursit autorial letrar.Shtresimet e kësaj kulture letrare, mund të kuptohen nëse qasja nëimanencën e tekstit letrare thellohet dhe aplikohet "vdekja eautorit", ngase "autori" ka stopuar mendimin logjik letrar tek ne.Mbase është vështirë dhe e pamundshme të shqyrtohet e të interpretohetdrejt letërsia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobës, Fishtës,Kutelit, Nolit, Pashkut e shumë të tjerëve pa i analizuar në lidhjeinterdiskursive me paramodelin biblik, sepse "këta autorë i pasuruankodet tematike dhe ato ligjërimore me nuanca të letërsisë popullore,duke zbritur ligjërimin letrar biblik në nivele më të pranueshme përauditorin e kohës" - vlerëson Stefan Çapaliku.Në letërsinë shqipe ligjërimi biblik, si trupëzim, shtreson kuptimësitë ndryshme semantike, në fuqizimin e një raporti të ndërligjshëmideo-estetik, me relacione dhe pikëtakime në të gjitha nivelet estrukturës organizative, në kuadër të letraritetit të një vepre, apoletërsisë sonë nacionale në përgjithësi. Efektet letrare të këtijdiskursi janë të niveleve të ndërstilshmërisë. Në letërsinë shqipe, enatyrës si diskursit biblik konsiderohet poetika e atyre teksteveletrare, kategori ose pjesë të veprave që përgjallojnë (funksionojnë)me poetikën e tipit të diskursit biblik, duke rrëshqitur vepra letraredrejt thithjes së ngjarjeve, konvertimit të figurave retorike,doktrinës e filozofisë, etikës e artit, të emrave, dhe diskursitretorik në përgjithësi. Një vepër e tillë tipike është "Çeta eProfetëve" e Bogdanit, poezia e Nolit, romani "Oh" i Anton Pashkut, tëcilat si modele letrare krijohen në raport me poetikën e shkrimitbiblik, që te këta autorë bëhet edhe kulturë shkrimi, edhe kulturëkrijimi. Të natyrës të diskursit biblik në letërsinë shqipe kemi shumëpoezi, ku zakonisht transformohen ngjarje biblike (si p.sh. ngjarjetbiblike në poezinë e Nolit), figura e trajta stislistike. Në këtëkorpus letrar diskursi biblik manifestohet, evokon ngjarje, personazhebiblike në pagëzimin e titujve letrarë, poezive të veçanta, shumëautorë tekstet letrare i pagëzojnë (ashtu siç është pagëzuar letërsiashqipe) me figurshmëri biblike (në poezinë bashkëkohore Azem Skreli epagëzon librin "Nga Bibla e heshtjes", Mirko Gashi poezinë "Varka eNojit", Musa Ramadani "Mëkatet e Adamit", Sabri Hamiti poezinë "Adamikishte një lutje shqip", Fahredin Gunga librin "Psalme të gurta",Rrahman Dedaj librin "Kryqëzim hijesh", Ismail Kadare "Krishtlindjetnë Neë York", Ramadan Musliu poezinë "Tallje përpara Krishtit", SarëGjergj librin "Golgotë", Kujtim Rrahmami librin "Secili citonteBiblën", Halil Matoshi librin "Hija e Krishtit" , Fatos Kongolli, "TePorta e Shën Pjetrit", etj.) që janë vetëm disa shembuj ilustrativë.Pastaj kemi tekstet letrare që zakonisht imitojnë psalmet, duke sjellënë tekst një frymë artistike, pa u ideologjizuar, pa u ngarkuar tekstiletrar tashmë me destinim të veçantë e për efekte të tjera. Nëletërsinë shqipe kryesisht barten ato ngjarje biblike që shënojnëpërpjekjet për liri. Në këtë kontekst figura e Mojsiut bëhetshëmbëlltyrë e udhëheqësit për liri, tipi i diskursit është militant,ndërsa topika "Toka e premtuar" simbolizon Kosovën e ëndërruar; ndërsafigura e Jezu Krishtit prototipin e figurës së martirizuar për tëmirën e përgjithshme, që shënjon diskursin personal e elegjiak, pastajuniversal, të përshkuar nga oda; topika kalvari/golgota (vende qëshenjëzojnë kryqëzimin e Krishtit), ndërlidhen e shenjëzojnë Kosovën;ndërsa në anën tjetër barten figura e Kainit e Judës, prototip të sëkeqës, tradhtisë për t'u transformuar në arketip letrar, qëidentifikohen me ide letrare, protagonistë të kohës dhe kësaj tëkeqeje nacionale. Sa për ilustrim po përmendim poezinë e Nolit, e cilanë rrafshin semantik, të diskursit, konverton tema biblike, por me njëformë tjetër shkrimi (në vargje); në variantin e ri letrar marrinkonotime të theksuara personale. Statusi ontologjik i diskursit bibliknë derivimet letrare shenjëzën ndërliqësimin e raport mes kodittematik e ligjërimit, mes gjuhës e mendimit, për ta pasuruar shprehjenartistike në mënyrë brilante nga gjuha dinamike, fuqia e mendimit dhefigurat e mrekullueshme retorike, të cilat i japin tonin e njëdiskursi alegorik, simbolik, metaforik, karakteristika e veçori këtome parabazë biblike.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: