Hilmi Saraçi: Nuk duhet të mungojë kujdesi dhe vigjilenca për ndërtimin dhe ruajtjen e pavarësisë
| E Merkure, 19.01.2011, 08:59 PM |

Nuk duhet të mungojë kujdesi dhe vigjilenca për ndërtimin dhe ruajtjen e pavarësisë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Tani ka kaluar një kohë të preokupimeve tona rreth zgjedhjeve të parakohëshme  parlamentare . Ato (preokupimet) sikur nuk kanë të ndalur me komentime dhe interpretime të ndryshme . Nuk është për tu çuditur pse flitet kaq shumë, sepse me këto zgjedhje kemi të bëjmë me shtetndërtimin e shtetit tonë –Kosovës  dhe të ardhmen tonë më të mirë.Në këtë fushë kemi arritur mjaft suksese dhe nuk duhet të shohim vetëm zi, por nuk duhet të  mungojë kujdesi dhe vigjileca për ta ndërtuar shtetin dhe  për ta  ruajtur- pavarësinë e kosovës , sepse në këtë fushë si gjithnjë ka përpjekje për ta ngadalësuar dhe për ta  penguar, sidomos nga Serbia e cila sikur nuk di  të ndalur së vepruari , duke ndërhyrë në cenimin e kompaksisë territoriale të Kosovës  dhe duke shpifur rrena të llojeve të ndryshme kundër  popullit shqiptar dhe luftës së drejt çlirimtare kundër pushtuesit. Në këtë valle fatkeqësisht u rreshtuar Dik Marti, për fytyrën e tij si antishqiptar, tashmë, është bërë mjaft fjalë.

          

 Kambanat e alarmit do të bijnë deri në formimin e qeverisë

 

Gjatë ndërtimit të vendit, përveç shumë të tjerave  kemi realizuar me sukse edhe disa zgjedhje: si parlamentare ashtu edhe lokale.Tani edhe këto të parakohëshme që linden si pasojë e mosbesimit të qeverisë. Mirëpo  gjatë mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të parakohëshme pati parregullësi të formave të ndryshme për të cilat është berë fjalë mjaft , që në një farë forme kanë zymtuar dhe  po zymtojunë punën dhe sukseset e arriturat në shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës…Për këto probleme jemi duke u ballafaquar edhe në këto ditë të fundit, sidomos rreth formimit të qeverisë se re , me koalicionet e mundshme . Në këtë fushë LDK-ja mund të përballet me një krizë të re  brenda saj, në rast  se do të jetësoheshin paralajmërimet se disa deputetë  të saj mund të japin votat e tyre  në Kuvend në favor  të krijimit të qeverisë së re  nga PDK-ja , sepse LDK-ja nuk pranon këto zgjedhje si edhe “Vetvendosja” me disa parti të tjera që nuk kanë kaluar pragun zgjedhor. Sipas  parlajmërimeve , dy deri  në katër deputetë  të LDK-së  në legjistraturën e radhës mund të shkëputen nga  grupi Parlamentar i kësaj partie , t’i bashkohen listes “Ibrahim Rugova” dhe të mbështesin qeverinë e re  të Kosovës , nga Hashim Thaçi.Mirëpo mendoj se asgjë  s’mund të paragjykohet para rivotimit në Mitrovicë . Fillimisht duhet të pritet 23 janari (2011) , të dihet kush ku është  dhe sa është  dhe vetem pastaj të shihet mundësia  për çfarëdo opsioni të mundëshëm . Astrit Haraçia (nga “lista Ibrahim Rugova”) ka thënë  se pavarësisht qendrimit  të AAK-së  nuk e ka parjashtuar  mundësinë  e hyrjes në koalicion me PDK-në . Sidoqoftë , sigurimi i numrave  për kualicion duket se nuk është çështje e diskutueshme , duke marrë parasysh disponimin në heshtje  edhe të zerave  brenda subjekteve  tjera . Nese procesi i rivotimit në Mitrovicë  do të shkojë si duhet, në shkurt  do të mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve  dhe deri në fund  të muajit të ardhshëm të formohet qeveria e re. Mirëpo kambanat e alarmit do të bien një kohë të gjatë  , deri në formimin e qeverisë …

            

AAK-ja partner i koalicionit për bashkëqeverisje me PDK-në

 

Mendoj se AAK-së  do të jetë partneri i koalicionit për bashkëqeverisje  me PDK-në . Kjo marrveshtje parimore , por ende e pakonfirmuar zyrtarisht,sipas burimeve  përjashton AKR-në  e Behgjet Pacollit  nga koalicioni, gjë që ka qenë edhe kushti i AAK-së . Si duket parimisht është arritur kjo marrëveshtje dhe po pritet të zyrtarizohet . “Një nder kushtet  tona  ka qenë  që AKR-ja  të mos përfshihet në koalicion “ ka theksuar  përfaqësuesi i AAK-së . Mirëpo në këtë fushë duhet të punohet në bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët, sepse ata mendoj se mund t’i japin drejtimin e zgjidhjes së këtij broblemi të lindur pa dëshirën e qytetarit tonë …

 Qeveria e ardhsme e Kosovës  duhet të përbëhet  nga persona  me “duar të pastra” që nuk janë denuar ndonjëherë  nga ndonjë gjykatë  dhe që nuk janë  përfshirë  nga ndonjë aksion i EULX-sit, qoftë bastisje apo marrje në pytje  thotë ambasadori amerikan në Kosovë  Christopher Dell, i cili gjatë një interviste  ka theksuar se më shumë  Kosovës i duhet  një qeveri e pastër me ministra  që do të punonin me nder  dhe do t’ua këthenin besimin  qytetarëve  në institucionet,sesa zgjedhjet  e reja në këtë vit. Mendoj se Hashim Thaçi do të përballet edhe me problemin brenda partisë  nese do të veprojë sipas udhëzimeve të ambasadorit Dell…

                     

Etapat e zgjedhjeve të fundit kanë krijuar krizë të legjitimitetit demokratik

 

Mirëpo problemet e konfirmuara  në të gjitha etapat e zgjedhjeve  të fundit kanë krijuar krizë të legjitimitetit demokratik, e cila po e vë në medyshje , ende pa u krijuar, kredibilitetin e qeverisë së ardhshme . Tashmë  në mes të përfaqësuesve  vendor dhe ndërkombëtar ka filluar të diskutohet për format se si do të mund  të “kompenzohet” legjitimiteti i cunguar në zgjedhje . Mirëpo legjitimiteti nuk mund të kompenzohet as me formula  gjithëpërfshirëse  dhe as me imponime të përberjes së kabinetit të ardhshëm, prandaj  mendoj se ose duhet të përseriten zgjedhjet, ose të mos  kontestohet legjitimiteti dhe kredibiliteti i qeverisë së ardhshme , sepse në këtë fushë ka zera që përpiqen që kjo situatë ashtu e vështirë për tu zgjidhur me sukses , të ndihmojnë në zgjerimin e vështirësive pa ndonjë arsye të domosdoshme . Shefi i ICO-së ,Feith  në një intervistë ka deklaruar “nuk ka kundër që Hashim Thaçi të gjejë  njerëzit më të mirë për formimin e qeverisë . Ka shumë njerëz që mund  të bëjnë  punën e mirë  dhe ne e dimë  se çfarë rëndësie ka kjo (formimi i qeverisë së re )  dhe unë e kam thënë që dua të thëmë  rreth kësaj çështjeje , të gjithë e dine: sanksioni i fundit është  humbja e kredibilitetit dhe e reputacionit në Bruksel dhe Vashington, mendoj se kjo duhet të merret seriozisht”…

Përveç angazhimeve për formimin e qeverisë së re tani është  edhe problemi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës , ku për këtë post ka ambicje të shumta. Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, nuk e fsheh ambicien për marrjen e përgjegjesive si president i Kosovës në të ardhshmen. Kreu i AKR-së , Behgjet Pacolli, gjithashtu e dëshiron ( synon) presidencën, ndersa  në një variant të mundëshëm në lojë mund të  jetë edhe Blerim Shala , nënkryetar i AAK-së . Qytetarët janë të ndarë  sa i përket formimit të qeverisë  së re dhe presidentit . Disa kërkojnë  zgjidhje të reja , ndërsa të tjerët thonë se partia fituese  duhet ta formojë qeverinë e re . Ndersa sa i përket presidentit mendoj se më mirë kishte për të qenenë një president kostitucional, nuk kishte për të qenë e paarsyeshme , siq thotë shefi i IOC-cë,Feith që president i Kosovës të zgjidhet një femer.

                

Mungesa e bashkëpunimit me EULEX-in

 

Ministri i Punëve të Brendëshme  të Kosovës , Bajram Rexhepi ka kritikuar EULEX-in për mungesë bashkëpunimi dhe ka theksuar se nuk do të tërheq për asnjë sekond vendimin për konfiskimin të tagrave  të Serbisë , të lëshuara në Kosovë . EULEX-i ka kërkuar nga Prishtina  dhe Beogradi të përmbahen nga veprimet që qojnë  në provokim të situatës . Si duket EULEX-i vetëm me gojë  ka treguar gatishmërinë  për shtrirjen e autoritetit në veri të Mitrovicës , por që në praktikë  nuk janë parë veprimet ka thanë Bajram Rexhepi. Ai (Bajram Rexhepi) ka të drejtë të marrë vendime të këtij lloji (dhe jo vetem të këtij lloji) dhe të jetë më i  vendosur në fushën e shtrirjes së ligjëshmërisë në terë territorin e Vendit. Ndonjëherë , siq është edhe ky rast, duhet të veprohet vendosmërisht edhe nese EULEx-i mendon ndryshe.Mirëpo megjithatë  dy ditë  pasi kishte urdhëruar konfiskimin e tagrave  të lëshuara  nga Serbia , ka thënë se  ai nuk ka pretenduar që ky urdhër të jetë efikas  edhe në veri të Mitrovicës . Mendoj se edhe në këtë pjesë të vendit tonë duhet të ndërmirren të gjitha mundësitë ligjore për tejkalimin e problemeve të paraqitura, kuptohet edhe me ndihmen e ndërkombëtarëve 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: