Halit Bogaj: Irene Papas
| E Enjte, 13.01.2011, 07:57 PM |

IRENA PAPAS/1926-

 

Nga Halit Bogaj

 

Irena Papas është aktorja më e madhe greke e cila realizoi 82 fiilma të zhanreve të ndryshme. Pas vdekjes së Marlon Brandos kishte folur për shtyp se kishte pasur një romance dashurie me të. Para se të bëhej aktore e shquar ajo kishte aktruar në një film të Elia Kazanit.Famën internacionale e fiton me filmin”Topat e Navaronsë” përballë yjeve të mëdhenj ; Entoni Kuin, Gregori Pek, Entoni Kuejl, Stenli Bejker dhe Dejvid Niven.Pas këtij filmi ajo luan rolin kryesor të femrës në filmin”Greku Zorba”, me të cilin gjithashtu bëhet edhe më e famshme.

 

Pasojnë edhe rolet tjera të paharruara nga trilogjia:”Antigona”/1961/,”Elektra”/1962/, dhe/”Ifigjenia”/1977/.Filmi tjetër i titulluar”Z”, i regjisorit Kosta Gavras , me temë politike nga Greqia, në të cilin e kishte partner Iv Montanin, dëshmoi se Irena Papas kishte talent të madh për çdo film.Edhe  roli i Helenës në “Gratë trojane”/1971/,  ku aktron bashkë me divën e filmit amerikan- Ketrin Hepbern, ka mbetur ndër krijimet e saj antologjike.Shikuesit tanë nuk e kanë harruar as rolin e Penelopës nga filmi”Ulisi” në të  cilin ishte partnere e aktorit Bekim Fehmiu. Me Bekimin aktroi edhe në filmin”Fëmija i quajtur Jezu”.

 

Me Riçard Bartonin realizoi filmin”Ana e njëmijë ditëve”/1969/.

 

Me Entoni Kuinin, prapë aktron së bashku  në filmin”Porosia ”/Profeti Muhamed/, në të cilin shquhet për një rolin tejet negativ të Hindit e cila në asnjë mënyrë nuk pranon ta pranojë fenë islame dhe besimin monotheist e cila e urrente pa masë Hamzain/Xhaxhain e profetit/

 

Gjatë karierës së saj të gjatë ajo  krijoi një llojllojshmëri të larmishme të roleve siç janë Qyteti vdekur, Njëra nga të tjerat, Jo besnikët, Njeriu nga Kairo, Teodora perandoreshë e Bizantit, Atila kamxhiku i Zotit”/prapë me Entoni Kuinin/, Musketirët, Tributet për njeriun e keq, Mbreti i musketarëve, Bubulina, Një film kushtuar Ali Pashë Tepelenës/Limni ton stenagmon/ Hapat”,”Ne vrasim akoma në mënyrën e vjetër”,”Barnat e hidhura”,”Eks homo”,”Të dëshpëruarit”,”Vëllazëria”,”Ëndrra e mbretërve”,”Pikturat e ndotura”,”Afera në Romë”,”Vrasja e Jul Qesarit”,”Ndodhi njëherë në Nju Jork”,”Mos e torturoni Donald Dukin”,”Netët e gjakut”,”Njeriu nga Korleone”,”Sutjeska”,”Një hije në hije”,”Krishti u ndal në Eboli”,”Linja e përgjakur”,”Luani i shkretëtirës”/prapë me Entoni Kuinin/,”Sharab”/sërish me Bekim Fehmiun/,”Erendira”,”Melvini i  biri Alvinit”,”Gjatë natës”,”Vendi i dashur”,”Kronika e një vdekjeje”,”Oqeani”,”Banketi”,”Ujdhesa”,”Vrasja në rrugën Nirvana”,”Kavalierët me sy të kaltër”,”Inspektori i antikrimit”,”Letrat nga Parisi”,”Jakobi”,”Party”,”Odisea”/version i ri me Armand Asanten në rolin e Ulisit/, dhe”Filmi flet”



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: