Flora Durmishi: Pianistja kosovare po pushton skenat botërore
| E Diel, 09.01.2011, 08:58 PM |

Ardita Statovci-Copyright Dardamedia
Ardita Statovci-Copyright Dardamedia

Pianistja kosovare po pushton skenat botërore

 

Nga Flora Durmishi

 

Ardita Statovci vazhdon të na gëzojë me suskeset e arritura në fushën einterpretimit pianistik. Lajmet për performancat e saj brilante tashmë nuk paraqesin befasi. Disa shfaçje, të kohëve të fundit, dëshmuan edhe njëherë se ajo tashmë ka arritur nivel e pjekuri të admirueshme, në interpretim dhe me të gjitha elementet që karakterizojnë një artiste të formatit otëror.Gazetat austriake duke u shprehur në superlativ për koncertet e fundit në Austri, konstatojnë se Ardita la gojëhapur publikun dhe krtikët e interprertimt pianistik.

 

Ardita Statovci u lind në Prishtinë nga prindërit Drita e Ejup Statovci.Prindërit, Arditës së vogël, ia mbollën dashurinë për muzikën dukemos I bërë presion por e lanë që ajo vetë të zgjedh rrugën e vet,vokacionin e vetë. Pianoja ishte dhe mbeti vokacioni I saj I parë dhe i vetëm.Që evogël ka qenë e artikuluar dhe e dinte saktësisht se cfarë dëshironte,tregon nëna e saj. Në moshën 8 -vjeçare ndjek mësimet, në piano, në klasëne profesoreshës Hadije Gjinali, në shkollën e ulët të muzikës, Prenk Jakova.Dy herë është shpërblyer me çmimin "Talenti Kosovar". Në moshën 13-vjeçare mësimet i vazhdon në klasën e prof. Lejla Haxhiu-Pula. Ndërkaq,në moshën 14-vjeçare realizon koncertin e parë solistik. Një vit më vonë

pranohet në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Viti 1997 e gjen në Austri ku edhe mban koncertin e parë, nën patronatin e Shoqatës për Teatër Muzikor në Vjenë. Studimet e pianos i vazhdon në Mozarteum Universitat,në Salzburg të Austrisë, ku edhe diplomon në vitin 2004, në klasën e prof.Cristof Lieske. Më, 2007 përfundon magjistraturën me vlerësimin me te

larte”me shkelqim”. Ardita kreu masterkurse me Menahem Pressler, Stefan Arnold, Cyprien Katsaris, Thomas Larcher, Dubravka Tomsic, Paul Badura-Skoda, Elisabeth Leonskaja, Norman Shetler etj. Koncerton në vende të ndryshme si soliste me orkestër, me recitale pianistike si dhe me muzikë kamertale. Në vitin 2005, ajo fitoi në Yehudi Menuhin Live Music Neë-Salzburg. Më 2006 fiton çmimin “Bosendorfer Preis”, Salzburg dhe shumë e shumë çmime të tjera. Në vitin 2008 doli CD-ja e saj me vepra nga Brahmsi,Beethoveni dhe Dutilleux(incizim live në Salzburg). Pianistja Statovci bëhet artiste e re reprezentuese e rrjetit botëror të shtëpisë më të njohur prodhuese të pianove “Steinway & Sons”duke iu bashkuar listës së pianistëve me renome nga mbarë bota. Pianot Steinway gjenden në sallat më prestigjioze internacionale si dhe njëkohësisht janë instrumentet më të preferuara të 98%

të pianistëve nga mbarë bota.

 

A po e jeton ëndrrën e vet Ardita Statovci?

 

A.S: Dashuria ndaj muzikës është një inspirim jetësor dhe një burim energjie që të jep ndjenjën e humanes dhe ndjesisë për jetën si të tillë. Kur përditshmëria personale përbëhet, në thelb, nga muzika, patjetër që kjo është një privilegj. Është e vërtetë që, për shumë njerëz kjo mbetet pikërisht një ëndërr. Por në mënyrë që ëndrra e dëshiruar të bëhet realitet nevojitet të bëhesh aktiv, ndërsa të jetosh me muzikën dhe për muzikën do të thotë më shumë se vetëm punë dhe disciplinë. Për më tepër kjo është një dashuri dhe pasion  jetësor.

 

Para disa ditësh, shumë prej nesh, që kemi pasur rastin të ju dëgjojmë në një interpretim live ne internet, jemi ndier krenar. Me sa di jeni pianistja e parë shqiptare që I është dhënë një rast I tillë!

E keni shprehur gjithë atë që keni dashur atë ditë?

 

Ardita Statovci: Më bëhet qejfi shumë që e keni dëgjuar koncertin edhe në Kosovë. Kjo më bën të ndjehem më afër njerëzve dhe vendit tim të dashur. Ndjehem poashtu e privilegjuar të kem qenë pianistja e parë shqiptare që i është dhënë një mundësi e tillë. Uroj që kjo të ketë qenë një nismë e mirë pas së cilës do vijnë raste të tjera të shumta jo vetëm për pianistë por edhe për muzicientë të tjerë shqiptarë. Ishte, natyrisht, një ndjenjë e bukur dhe një përgjegjësi e madhe, kur koncerti i incizuar live, për më tepër se një orë, transmetohet në një ndër kanalet më të njohura për muzikë, jo vetem në Austri por edhe më gjërë. Atë dite mora urime të shumta nga miq e dashamirë, jo vetëm nga Europa por edhe nga Amerika, që më bënë të ndjehem vërtetë e emocionuar. Artisti gjithmonë duhet të ruaj një dozë vetëkritikë, që është e nevojshme për perfeksionimin e mëtutjshëm, por mendoj që atë ditë u arrit një rezultat shumë pozitiv në aspektin interpretativ dhe të të shprehurit artistik. 

 

E ndjeva se reagimi i publikut atë ditë, qe shumë i ngrohtë dhe me bëhet qejfi për këtë. Ju keni treguar një profesionalizm të lartë, një perfeksion në instrument dhe kjo nuk mund të arrihet pa punë dhe ushtrime të shumta. Ju përgëzoj!

 

Ardta Statovci: Ju falmnderit shumë. Ishte vërtetë një publik fantastik, shumë i koncentruar por edhe që të shpërblente me duartrokitje dhe brohoritje. Natyrisht për një program të tillë dhe vepra të mdha duhet punuar shumë. Kisha fatin e mirë për shumë nga këto vepra të merrja këshilla nga pianistë e dirigjentë të mëdhenj. Këto padyshim e pasurojnë nivelin artistik të interpretimit.

 

A mund të na veconi ndonjë gjë nga karriera juaj e pasur e cila ju ka sjellur emocione tepër të vecanta?

 

Ardita Statovci: Kur je duke luajtur një vepër me emocion të shprehur në koncert dhe kur papritmas salla hesht, kur njerzit thuase harrojnë të marrin frymë dhe koha ndalet…gjatë këtij momenti magjik krijohet nje simbiozë: interpret-publik-muzikë! Kur vepra përfundon, njerëzit janë ende të ngërthyer nga ajo energji..heshtje në sallë askush nuk bëzan...papritmas fillojnë duartrokitjet frenetike dhe aty këtu mund t’i vëresh madje njerëzit me lot në sy. Është një ndjenjë e papërsëritshme. Kjo nuk ndodh shpesh, por atëherë që ndodh të emocionon jashtë mase si artist, madje është vështirë të përmbahesh edhe vetë përkundër që ndodhesh para publikut.

 

Hap pas hapi, koncert pas koncerti tashme keni bërë përvojë dhe emër. Ky është profesioni i juaj dmth është një periudhë kur ju mbase i bëni një rishikim vetvetës. A është kjo rruga e vërtetë, a keni dilema, dashuri të fshehura për ndonjë vokacion tjetër etj?

 

Ardita Statovci: Edhe në një jetë tjetër patjetër që do e zgjedhja muzikën. Dëshiroj ta citoj Nietzsche-n kur thotë  “Jeta pa muzikë do të ishte një gabim”. Të jetosh si muzicient do të thotë të sakrifikosh,  por ia vlen. Asnjë aktivitet tjetër nuk të jep atë emocion dhe ndjesi që të dhuron muzika. E kjo është jetësore, është thelbi i të qenit njeri.

 

Ardita, ju gjithnjë sillni program me kërkesa të vështira teknike, program shumë serioz të literaturës pianistike botërore dhe për këtë ju duhet shumë punë, apo jo? Sa orë në ditë ushtroni?

 

Ardita Statovci: Shumë punë, është e vërtetë. Paj, përvec ushtrimit praktik në instrument, nevojiten edhe ushtrime mendore, ushtrime me memorie, pastaj duhet bërë analizë veprës, duhet njohur aspekti historik i kompozimit, rrethanat politike-shoqërore të  periudhës përkatëse etj. Pra është një proces i tërë që nuk ka fund asnjherë..sa orë? Hmm...nganjherë edhe harroj t’i numeroj!

 

Udhëtimet janë pjesë e pandashme e karrierës tuaj. Ato janë të shpeshta nëpër anë të ndryshme të globit. Do të thotë, përvec anës profesionale kërkohet edhe kondicioni fizik dhe natyrisht harminizimi i agjendave. Si e përballoni gjithë këtë dhe prej nga gjithë kjo energji dhe ky inspirim?

 

Ardita Statovci: Po, për të koncertuar nëpër vend të ndryshme përvec përgatitjes pianistike-artistike, njeriu zhvillon me kohë dhe një kondicion fizik që e bën të mundur udhëtimin e vazhdueshëm nga qyteti në qytet apo nga shteti në shtet të ndërlidhur me koncentrimin maksimal me të arritur në vendin e provave, apo sallën e koncertit etj..nuk është gjë e lehtë, por në momentin që vë gishtërinjtë në tastierë dhe muzika fillon, atëherë njeriu harron lodhjen dhe cdo gjë tjetër..njeriu thellohet në një botë tjetër e cila të merr absolutisht me vete. 

 

A do të na thoni programin e koncertit të radhës? Kush, zakonisht, e bënë përzgjedhjen e programit?

 

Ardita Statovci: Në periudhën në vijim do të interpretoj mjaft shpesh veprat e Mozartit, përkatësisht disa koncerte për piano dhe orkestër. Përzgjedhjen e bën gjithmonë artisti duke propozuar programet e përpiluara ose në përpthje me idenë e ndonjë festivali apo ndonjë viti të vecant, sic ishte sivjet 200 vjetori i lindjes së Chopin-it, kur p.sh. në secilin koncert recital kam interpretuar edhe vepra të Chopin-it.

 

A keni ndonjë dëshirë të pa realizuar në planin profesional? Ose, keni ndonjë dëshirë të vecantë?

 

Ardita Statovci: Gjatë interpretimit synojmë gjithmonë perfeksionimin, prandaj pas cdo koncerti i japim vetes, si artist, detyrat e rradhës për të arritur në nivelin e ardhshëm artistik gjatë luajtjes së një vepre. Ngritja dhe pjekuria profesionale si interpret, gjithmonë në shërbim të muzikës, kjo është dëshira dhe synimi im i vazhdueshëm.

 

Para do kohe keni pasur masterklas me pianistin me famë botërore, Pressler. C’përvojë ka qenë kjo për ju?

 

Ardita Statovci:  Legjendën e pianos, 87 vjecarin, Menahem Pressler e kam takuar para 2 vjetësh në një masterklas në Vermont të SHBA-ve. Meqë ora e pianos me të dhe pastaj koncerti para publikut patën një jehonë dhe sukses të jashtzakonshëm, ai më ftoi që në vitin 2009 të shkoja në Universitetin e Indianas në Bloomington të SHBA-ve për të studijuar me të intensivisht. Kjo për mua ishte një pvrvojë jetësore që sot përbën edhe filozofinë time të punës dhe interpretimit. Nga Pressleri kam mësuar jo vetem nuancën më të bukur e të diferencuar që mund të nxjerresh nga tingulli, por duke parë atë vetë personalisht, si shembull i gjallë, më është vërtetuar edhe njëherë që për të arritur deri tek ky tingull, njeriu kalon një rrugë të tërë përplot sakrifica dhe vetëdisciplinë. E madje, edhe kur quhesh Menahem Pressler dhe ke mbushur tashmë 87 vjec.

 

Ka ndonjë brengë pianistja shqiptare? 

 

Ardita Statovci:  Më mirë të themi do dëshiroja që në një të ardhme të afërt edhe në Kosovë (në të gjitha qytetet dhe jo vetëm në Prishtinë) të kemi salla koncertale ku jo vetëm si artist por edhe si publik do përjetonim një kënaqësi koncerti, si elementë bazë të jetesës me dinjitet.


Le të kthehemi në kohë shumë vjet më parë kur ju jeni shpërblyer me cmimin “Talenti kosovar”, jo një por dy herë. E keni imagjinuar aso kohe  se do bëheni kaq e famshme?

 

Ardita Statovci: Ju falemnderit shumë për komplimentin edhe pse mendoj që jam në fillimet e një rruge pianistike. Që kur kam filluar të merrem me piano, që nga fëmijëria, gjithmonë më ka ngërthyer gjithë kureshtjen kurioziteti i zbërthimit të një vepre. Për gjëra tjera anësore kam menduar fare pak…

 

Cfarë mund të na thoni lidhur me muzikën klasike dje dhe sot. A ka dallime, a ka më shumë apo më pak adhurues? Si është përceptimi dhe trendi evropian?

 

Ardita Statovci:  Në të ashtuquajturën Evropën perëndimore ekziston një brengë meqë publiku i këtij lloji të muzikës është kryesisht i një moshe më të shtyer. Pastaj muzika klasike konsiderohet më tepër si një gjë elitare e që nuk do duhej të ishte kështu, meqë muzika është për të gjithë dhe secilin që dëshiron ta konsumoj.

 

Kam përshtypjen se ka një tkurrje të muzikës klasike, si mendoni ju?

 

Ardita Statovci: Mbase, paksa. Kjo është shtuar me daljen e CD-ve në treg, si dhe platformave të ndryshme të internetit ku mund të shkarkosh gati cdo vepër që dëshiron. Edhe pse përjetimi i drejtperdrejtë në koncert kurrë nuk mund të krahasohet dhe nuk arrin të të japë, as në masën më të vogël, emocionin që ta dhuron koncerti.

 

Çfarë bëni kur nuk ekzekutoni në piano?

 

Ardita Statovci: Udhëtoj, lexoj, takoj shoqërinë time, vizitoj muzet, ekspozitat apo shkoj në ndonjë shfaqje teatrale.

 

A do të ktheheni në Kosovë?

 

Ardita Statovci: Unë nuk e konsideroj se nuk jam në Kosovë. Unë çdo ditë jetoj me Kosovën dhe me faktin që jam në mesin e kolegëve të mi nga mbarë bota. Unë në këtë mënyrë çdo ditë e interpretoj një copë Kosove edhe kur nuk luaj në piano, e aq më tepër kur luaj piano. Edhe tjetra: në çdo koncert ku do që të jetë ai, në çfarëdo salle që të jetë, gjithmonë në biografi thuhet ka lindur në Kosovë, ka filluar shkollimin në Prishtinë dhe kështu me radhë. Pra, unë nuk konsideroj se jam larguar nga Kosova.

Një pyetje të fundit: Si I ruani gishtërinjtë, keni frikë se mund t’I lëndoni?

 

Ardita Statovci: Ah po, të them të drejtën, gishtrinjë dhe duart janë kapitali i një pianisti prandaj edhe në nënvetëdije kujdesm për ta. P.sh. sporte të ndryshme nuk mund të bëjmë, si p.sh. skijimi etj. Pikërisht për shkak të asaj që mund të lëndohen gishtërinjt ose duart. Kjo është ajo pse pianistët shpeshherë sidomos para koncertit mbajnë dorëza, madje jo rrallë edhe gjatë verës.

 

_________

 

 Ardita Statovci sot është pianistja më e shquar e jona, e cila afirmon muzikën në përgjithësi po edhe muzikën tonë shqiptare, në veçanti. Ardita paraqet një fenomen të rëndësishëm. Atë nuk mund ta krahasoj me asnjë artist nga Kosova, është e pakrahasueshme"(Akil Koci, kompozitor)

 

"Ardita Statovci është një pianiste jashtëzakonisht e talentuar e cila qysh në hapat e parë në shkollën e mesme të muzikës ka treguar një ndjeshmëri dhe një afinitet të jashtëzakonshëm për piano si instrument dhe për muzikën si të tillë, të cilën e përjeton vërtet me tërë qenien e saj".(prof.Lejla

Haxhiu, pianiste)

 

"I kam bërë ftesë Ardita Statovcit që të vijë e të koncertojë me Filharmoninë e Kosovës. Ardita është një pianiste e shkëlqyer, ka një teknikë të mrekullueshme, një siguri, ka një pozicion shumë të shëndoshë të një pianisteje. Në koncertin që patëm bashkë ajo dëshmoi gatishmërinë dhe aftësitë e saj profesionale". (Baki Jashari-drejtor I Filharmonisë së Kosovës)

 

"Ardita Statovcin gjithmonë dhe vazhdimisht e kujtoj me ëndje të madhe. Me talentin e saj më ushqente edhe mua me vullnet dhe shpresë, se ajo një ditë, me të vërtetë, do të bëhet pianiste." (Hadije Gjinali - mësuese e pianos)

 

"Nuk kam shpenzuar më shumë se 5 minuta me të dhe e kuptova që ajo ishte personi i duhur. Jam mëse i kënaqur me punën e saj. Shoqërimi ose ekzekutimi në piano për një pjesë vallëzimi është gjëja më e vështirë që një pianist mund të bëjë, sepse të punosh me një koreograf duhet të kesh vesh për muzikë, në një mënyrë, dhe jo çdo pianist mundet. Unë kam përcjellë karrierën e saj tek ekzekutonte pianon. Kualitetet e saj, kur punonim bashkë, janë ato që do ta bëjnë karrierën e Arditës shumë të mirë, sepse ju mund të dëgjoni lëvizjen në muzikën e saj. Ajo është një muzikante shumë muzikale. Edhe pas kaq vitesh, unë mendoj që Ardita është ende shumë e re dhe ajo ka përparuar shumë. Ajo ka përparuar nga koncerti në koncert dhe jam shumë i sigurt që ka një karrierë të gjatë para vetes". (Ricard Adama- ish solobalerin i Operas Shtetërore të Vjenës)

 

"Ardita është një person me emër. Është bërë shumë e hapur si karakter. Ajo është një personalitet dinamik dhe person me talent të jashtëzakonshëm, person me temperament të veçantë". (Prof. Kristof Lieske)

 

Emri Statovci duhet të mbahet mend. Ia vlen të shkosh në Traun apo edhe kudo tjetër, për të dëgjuar Ardita Statovcin. (Christina Gruber)



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: