Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2010 (I)
| E Diel, 09.01.2011, 08:58 PM |

 

SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 4/2010 Verdhor-Brymor-Dimëror-2010
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci
Redaktorpërgjegjës: Ali Jusufi

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Vera Dushi

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

 

 

KRYEARTIKULLI

 

Idriz Zeqiraj: Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në
E Premte, 31-12-2010, 07:59pm (GMT)

QASJE E GABUAR DHE ZHURMË E TEPËRUAR

 

HASHIM  THAÇI NUK PËRFAQESON UÇK-NË

 

Pothuajse, asnjëri nga të nominuarit në akuzën e Marty-së, nuk kanë qenë pjesë faktike e UÇK-së, e luftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe njëshin e akuzës - Hashim Thaçin. Ata, duke qenë pjesë e -së e LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës), me ideologji të mykur komuniste staliniste, e cila kishte protestuar nëpër Evropë kundër rrëzimit të Murit të Berlinit dhe të bashkimit të dy Gjermanive; kundër pluralizmit politik dhe përmbysjes të komunizmit në Shqipëri; nuk i kishte njohur institucionet paralele e legale dhe Presidentin e Kosovës, të zgjedhur nga populli në vitet `90-a; nuk kishte kontribuar në asnjë Fond legal për Kosovën; kishte aprovuar dhe ndihmuar kalljen e Shqipërisë nga falangat komuniste në vitin 1997, duke e përshëndetur marrjen e dhunshme të pushtetit; kishin festuar vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të tribunit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari; kishin sharë e mallkuar Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova dhe ishin lutur për likuidimnin e Tij nga pushtuesi, madje edhe në liri, nga vetë ata, duke e gjuajtur me tritol dhe armë të rënda në rrugë dhe shtëpi.

 

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

 

      Zhurma shurdhuese, madje korale, mediale, institucionale, partiake e private është sa e padobishme, po aq kontraproduktive dhe neveritëse, lidhur me raportin e Dick Marty-së. Eshtë një qasje tërësisht e gabuar e trajtimit të një akuze, e cila, në fakt, bëhet ndaj një grupi njerëzish, me emra dhe mbiemra, por që mëton të përgjithësohet, për ta inkriminuar luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

      Çuditërisht, për këtë përgjithësim dhe inkriminimin fatal të UÇK-së, të luftës tonë të shenjtë, po kontribuojnë njëzëshëm të gjitha institucionet dhe partitë shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe diaspora shqiptare në tërësi, me qasjen e zhurmëshme servile dhe hipokrite, duke e shtrembëruar historinë më të re të Kosovës tonë.

      Sulmi frontal, idiotesk e banal, sa vetëm akuza e pederastisë mungon për Dick Marty-në, nuk përbën thelbin e demantimit serioz dhe të kualifikuar, që meriton problemi i shpërfaqur botërisht, pasojat e të cilit mund të jenë të paparashikueshme.

      Reagimi i parë zyrtar që duhej bërë ndaj këtij raporti dhe autorit të tij Dick Marty-së, do të duhej të jipej pozita dhe roli i vërtetë i të akuzuarit të parë Hashim Thaçi, në luftën për liri të popullit të Kosovës.

      Qasja e drejtë dhe reale duhej të ishte lokalizimi dhe minimizimi i akuzës, duke e spostuar dyshimin dhe fajësinë e mundshme nga përgjithësia, tek veçantia, pra, nga UÇK-ja tek grupi, i cili, realisht, nuk përfaqëson UÇK-në.

      Pothuajse asnjëri nga të nominuarit në akuzën e Marty-së, nuk kanë qenë pjesë faktike e UÇK-së, e luftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe njëshin e akuzës - Hashim Thaçin. Ata, duke qenë pjesë e LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës), me ideologji të mykur komunisre staliniste, e cila kishte protestuar nëpër Evropë kundër rrëzimit të Murit të Bërlinit dhe të bashkimit të dy Gjermanive; kundër pluralizmit politik dhe rrëzimit të komunizmit në Shqipëri; nuk i kishte njohur institucionet paralele e legale dhe Presidentin e Kosovës, të zgjedhur nga populli, në vitet `90-a; nuk kishte kontribuar në asnjë Fond legal për Kosovën; kishte aprovuar dhe ndihmuar kalljen e Shqipërisë nga falangat komuniste në vitin 1997, duke e përshëndetur marrjen e dhunshme të pushtetit; kishin festuar vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të tribunit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari; kishin sharë e mallkuar Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova dhe ishin lutur për likuidimin e Tij nga pushtuesi, madje edhe në liri, nga vetë ata, duke e gjuajtur me tritol dhe armë të rënda në rrugë dhe shtëpi.

      Ky soj bastardh i ideologjisë sllavo-bizantine u dyndën në Tiranë nga diaspora dhe Kosova. Pushtetin në Shqipëri e kishin komunistët. Ardhacakët e Lëvizjes dhe vendorët e kuq në pushtet, ngjasonin në ideologji e mendime si me nda një bajgë përgjysmë. Ata donin të përfitonin nga situata e krjuar në Kosovë, pa hyrë vetë fare në luftë, synonin marrjen e pushtetit, me ndihmën e komunistëve, tashmë, në pushtet në Shqipëri. Dhe, ashtu u bë. Presidenti i atëhershëm, Rexhep Mejdani me shokë, pasi nuk arriti ta bëjë pjesëmarrës në batakqillëqet e tij dr, Rugovën, kompozoi Qeverinë e Përkohëshme në Tiranë, për ta katapultuar, pas çlirimit, në Kosovë, duke mos përfillur asnjë normë, asnjë etikë morale e ligjore.

      Pjesë e kësaj qeverie ishin edhe kuadro të SHIK-ut, të themeluar nga sigurimsat e filosllavit Enver Hoxha, të veshur si "diplomatë", në ambasadat shqiptare në perëndim, qysh në vitet `80-a. Kjo qeveri bandë u sul si e babëzitur në shfrytëzime dhe uzurpime të paligjshme të pasurisë shtetërore dhe private si dhe në vjeljen e dhunshme dhe masive të reketit (gjobave). Pasuritë e tyre përrallore u rritën në proporcionin gjeometrik, marramendës dhe krejt të kundërligjshëm. Nga krahasimet e bëra të pasurive të zyrtarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës, rezulton se tek të parët numrat janë, kryesisht, 5 dhe 6 shifrorë, kurse tek të dytët arrin në 7 shifrorë, pra në miliona, edhepse të parët kanë dy dekada në politikë, ndërsa të dytët vetëm një dekadë. Realisht, të dy palët kanë pasurim të egër, po të kemi parasysh ardhjen nga sistemi komunist, zero trashëgiminë dhe rrogat, relativisht, të ulëta, në raport me zyrtarët evropianë.

 

Pse nuk përfaqëson UÇK-në Hashim Thaçi?

 

     Sepse ai dhe shokët e tij të akuzuar, nuk e kanë krijuar, nuk e kanë organizuar, nuk e kanë drejtuar UÇK-në dhe aq më pak, nuk kanë luftuar, sepse fizikisht kanë munguar përgjatë luftës në Kosovë. Dhe, kjo është sa bindëse, aq edhe e mjaftueshme për të vërtetuar se Hashimi me shokët e akuzuar nuk janë pjesë e luftës. Rrjedhimisht, Hashim Thaçi nuk mund të identifikohet, as teorikisht dhe aq më pak praktikisht, me UÇK-në, madje në asnjë rast e rrethanë.

      Tirana zyrtare komuniste okupoi dhunshëm Redaksinë e Televizionit për Kosovën, njësoj siç kishte vepruar Serbia pushtuese vite më parë me Raditelevizionin e Prishtinës. Kjo Redaksi Televizive ishte burim i vetëm informacioni për shqiptarët e kudondodhur. Nëpërmjet saj lansoheshin trillimet alla komuniste, denigrimet, shkarkimet, emrimet, komunikata gjithfarëshe, si ajo numër 59, ku bashkëçetanikët luftëtarë të Adem Jasharit akuzoheshin si bashkëpunëtorë të policisë pushtuese, Presidenti Rugova quhej tradhtar, pikërisht në kohën kur ishte marrë rob nga forcat pushtuese, nga zëdhënësi i Mejdanit - Jakup Krasniqi, i cili mrizonte në një vilë të Tiranës dhe vjellje të tjera të llumhanës komuniste. Skema e organizimit të propagandës ishte e gatshme, ajo e viteve `40-a, e kohës të luftës në Shqipëri. Tirana zyrtare emroi Hashim Thaçin Komisar Politik të UÇK-së dhe Jakup Krasniqin zëdhënës të UÇK-së! Të dy këta "luftëtarë" jetonin në vilat e bllokut, ndërsa Azem Syla (daja i Hashimit), fillimisht, ishte strehuar në një apartament, ngjitur fushës sportive studentore. Edhe "luftëtarët" të tjerë kishin zënë mjedise të rehatshme dhe xhepat e fryrë me markat e bollshme. Tirana zyrtare kushtëzoi edhe drejtimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe të gazetës të saj "Zëri i Kosovës"  nga njeriu i saj, shtetas i Shqipërisë! Pra, gjithçka po  centralizonin dhe kontrollonin rreptsisht. Këta zotërinj shpifarakë akuzonin luftëtarin e Kosharës Sali Çekaj se "po blen ushtarë kafeneve të Tiranës", ndërkohë që ai lëvizjet  e rastit i bënte me paratë e fëmijëve të tij që u jipte "Sozialamt-i" gjerman. Kryeministrin në ekzil dr. Bujar Bukoshin e akuzonin pse nuk kthehet Qeveria në Kosovë. Ndërsa për Presidentin Rugova thonin se deri sa po rrinë në Prishtinë, është njeri i Beogradit!

      Një shtab zonal caktoi rezidencën në Dragobil. Kuadri vendor sikur nuk e arsyetonte që urdhërat dhe këshillat të vinin nga larg, diku në Evropë apo Tiranë. Dhe, mosmarrëveshjet eskaluan deri në atë masë sa Shtabi i ashtuquajtur i Përgjithshëm i UÇK-së me Komisarin Politik dhe Zëdhënësin me shokë jashtë Kosove, nuk njiheshin reciprokisht. Për habinë tonë, pretenduesi për të qenë kryesues i delegacionit të UÇK-së në Rambuje, Hashim Thaçi, i cili fliste në emër të shtabit, të cilin as që e kishte konsultuar për ekipin pjesëmarrës, ishte i paligjshëm, sepse ai shtab nuk e njihte as si anëtarë të tij të thjeshtë!

      Numri i luftëtarëve në Kosovë, që Hashimi vetëquhej komisar politik i tyre, i shprehur në përqindje, sillej nga 2 deri në 5 %. Ky ishte i tërë roli dhe përfaqësimi faktik i Hashim Thaçit në UÇK-e. Të bëmat tjera të lidhura me UÇK-në janë eterike, të lëshuara nga Radiotelevizioni komunist i Tiranës dhe, rrjedhimisht, janë fiktive, ashtu siç janë të tilla edhe bëmat e Jakup Krasniqit dhe të grupit të akuzuar nga Dick Marty-ja, i cili qëllimisht don t´ia vesh UÇK-së të njëmendet, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të numrit të luftëtarëve. Pikërisht, këtu zë fill edhe dyshimi i madh i akuzave të Dick-ut ndaj Thaçit me shokë, qëllimi jo hetues i grupit të akuzuar, por diskreditues            i shqiptarëve dhe i luftës të tyre të drejtë. E themi këtë, sepse grupi i akuzuar nga Dick-u përfaqëson vetëm disa grupe luftëtarësh, që assesi nuk arrijnë kuotën që do ta përligjte emërtesën ushtri! Këtë të vërtetë e dinë edhe miqtë e Dick-ut, nga të cilët, siç merret vesh, ka adresën burimi i të dhënave. Dhe, miqtë e tij dinë shumë për luftën, më sakt, masakrën e bërë në Kosovë, madje edhe përfaqësimin real të Thaçit me shokë gjatë kësaj lufte, përkatësisht, masakre. Por, Dick Marty-së dhe miqve të tij nuk ju intereson përfaqësimi real, lokal dhe simbolik e Hashim Thaçit, madje as dënimi i tij individual e grupor, sepse kjo nuk u mjafton, nuk u bënë punë për qëllimet e tyre të errëta e madhore. Por duan ta godasin UÇK-në faktike, UÇK-në e Ibrahim Rugovës, e cila kapte shifrën nga 95 deri 98 % të luftëtarëve, të shpërndarë në tërë hapësirën e teritorit të Kosovës.

      Tashmë, dihet pse e heshtë dhe e anashkalon këtë fakt bazal e madhor Dick-u dhe miqtë e tij. Dhe, këtu nuk ka as enigmë dhe as befasi. Por, çuditë fakti pse e heshtin përmasën reale e simbolike të përfaqësimit të Hashim Thaçit në luftën e Kosovës, të gjithë ata altoparlantë të zhurmshëm dhe kalemxhinj pa fije etike profesionale?!

      Grupet e armatosura të Hashim Thaçit kanë pasur qëndrim të skjajshëm armiqësor ndaj UÇK-së instiutucionale të Ibrahim Rugovës. Emërimi sfidues i komandantit për zonën e Dukagjinit, duke spostuar një kuadër - ushtarak të karrierës, i cili ishte edhe fitues i Betejës të Loxhës, e vetmja betejë e fituar në Kosovë, ishte fillimi i një sabotimi të madh të Hashim Thaçit dhe të Jakup Krasniqit me shokë të luftës në Kosovë. Kryeheroi i betejës në fjalë, kolonel Tahir Zemaj, Herto i Kosovës, u ekzekutua në qytetin e Pejës, në mbremjen e 04 janarit 2004, sëbashku me Enisin e tij student dhe kushëririn rinor - Hasanin, nga bandat e kuqe enveriste të Kosovës, krim konkurues me bandat vrastare serbo-sllave. Hashimi u vu në përkrahje të një grupi, duke anashkaluar struktura të tëra të organizuara ushtarake, të shtrira që nga Pashtriku, Dukagjini, Rugova, Podguri, me të cilat ai nuk kishte asnjë lidhje.

      Eshtë pranuar botërisht se Kosharja ishte legjitimim i luftës çlirimtare në Kosovë. Ishte detashmenti më i madh dhe më i organizuar ushtarak, drejtohej nga oficerë  profesionistë të karrierës, por edhe luftohej duke qenë pikërisht këta ushtarakë në vijën e parë të frontit, me ç`rast në shpat-betejat e Kosharës kanë rënë 129 dëshmorë. Janë bërë një varg betejash, por lufta nuk pati fund deri në hyrjen e trupave të NATO-s.

      Autori  i këtij shkrimi, duke qenë në shërbimin e Emergjencës të Luftës, që nga marsi i 1998-ës e deri në mbarim të saj, sëbashku me nipërit dhe ekipin punonjës të Firmës "Etniku", është dëshmitar okular i shumë provokimeve në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë përgjatë kufijve ndërshqiptarë. Grupe të vogla të armatosura, të cilat identifikoheshin si banda të Hashimit dhe të Jakupit, në lidhje të ngushtë edhe me mbeturinat e bandave të social-komunistëve të Shqipërisë të 1997-ës, kanë sulmuar dhe grabitur, herë pas here, me forcën e armëve, me maska e pa maska fare, kamionët tanë me ushqime dhe armatime për Kosharën. Marrja e përgjakshme  e pikës ushtrimore në periferi të Kukësit si dhe vrasja e Rushit Elezit, nga Kukësi, nga bandat e Lëvizjes, i cili ishte kontratëbërës i kësaj pike, sëbashku me ministrin Ahmet Krasniqi dhe përpjekja për ta okupuar dhunshëm edhe pikën ushtrimore në Papaj të Tropojës, me ç`rast humbën jetën mistershëm kontraktuesi i kësaj pike dhe babai i këngëtarës Leonora Jakupi, janë fakte që flasin shumë dhe demantojnë bindshëm synimet "përfaqësuese" dhe falsifikuese. Rrjedhimisht, Komisari Politik dhe Zëdhënësi i tij me shokë, për luftëtarët e Kosharës dhe të gjithë ushtarët institucional, konsideroheshin si armiq të egër të tyre dhe vegla të Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit e Paskal Milos me shokë. Për të gjithë këtë maskaradë është protestuar ke organet më të larta shtetërore të kohës të luftës si dhe shkruar në mediat shqiptare dhe ato të Kosovës të kohës nga autori. Dhe, shtrohet pyetja: çfarë përfaqësuesi i kësaj UÇK-je mund të ishte Hashim Thaçi, e cila përfshinte luftëtarët në masën nga 95 derti në 98 % të numrit të pergjithshëm?!!

      Nëse ushtria institucionale e Presidentit Rugova do t`u përgjigjej provokimeve të grupeve ekstreme ideologjike të Hashim Thaçit, në Kosovë do të kishim luftë civile, si ajo që filloi Enver Hoxha në fshatrat e Vlorës, me sugjerimin e gjeneralit topall të Titos - Dushan Mugoshës, për t`u zgjeruar më vonë në tërë Shqipërinë. Forca rapide edukuese masive e popullit, duke i djegur etapat, nga gjeniu Rugovë, tashmë, është bërë proverbiale. Madhështia e  dhe prudenca unike e Tij edhe në këtë fushë, do të mbetën si pronë fisnike për brezat gjithëshqiptarë.

 

Kush identifikohet realisht me UÇK-në?

 

     Shqiptarët e Shqipërisë londineze, sot, tmerrohen dhe turpërohen për falsifikimin e historisë të kohës të re dhe më të re të tyre. Krerët më të zëshëm, që nga Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjes, Mbretëria Shqiptare, Lufta e Dytë Botërorte, heronjtë e rezistencës kundër komunizmit gjatë luftës dhe të pas luftës, janë anatemuar, varur, plumbuar, burgosur dhe internuar. Kjo drojë e bazuar rrezikon edhe Kosovën, me botimet lumë falsifikuese, nismë e mbarim, përfshirë këtu edhe përfaqësimin faktik të UÇK-së, të luftës.

      Dy dekada më parë shqiptarët e Kosovës vendosen të mendojnë dhe të veprojnë njëmendësisht për fatin e tyre. Thonë se çfarë sjell dita, nuk sjell shekulli. Dhe, vërtet, ishte fatlumëri që njeriu i duhur u vu në ballë të Lëvizjes Shqiptare, për liri dhe pavarësi, në vitet `90-a. Dhe, ky ishte njeriu i mendjes, i pendës, i shkencës, i fjalës urtake, i veprimit unifikues, i tolerancës dhe i bashkëpunimit të shqiptarëve mendërisht dhe shpirtërisht - dr. Ibrahim Rugova.

      Nisma e Presidentit Rugova për krijimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës dhe dërgimin e djemve të Kosovës për ushtrime ushtarake në Shqipëri, demanton mjaftueshëm se kinëse Ai ishte vetëm për paqen. Me këtë nismë ai mendonte për opsionin luftë, në rast të dështimit të paqes. Me krijimin e institucioneve paralele, demantohet rezistenca pasive, aq shumë e përfolur nga llapaqenët e ndryshëm, sepse  dr. Rugova, tashmë, tejkaloi shumëfish Gandin indian.

          Pahamendësisht, UÇK-ja identifikohet  me dr. Ibrahim Rugovën, profesor Fehmi Aganin, juristin e diplomuar Sali Çekaj; luftëtarët çetanikë Hamëz e Adem Jasharin, Zahir Pajazitin; strategët ushtarakë - ministrin Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj me bashkëluftëtarët e tjerë. Kupolë e organizimit ushtarak, madje mbi baza të shkencës ushtarake moderne, pahamendje, ishte ushtaraku profesionist - kolonel Ahmet Krasniqi, i goditur me plumba kokës në zemër të Tiranës, me dijeninë dhe aprovimin e kastës komuniste në pushtet.

      Çuditërisht, nga gjithë ai lumë dhe llumë shkrimesh e fjalësh, të mbushura me patriotizëm e patetizëm për Kosovën dhe mallkime e sharje për Dick Marty-në e Serbinë, që ngarkojnë qëllimshëm me krime UÇK-në, askush nuk u kujtua të thotë se Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në, sepse ai identifikohet vetën me disa grupe të armatosura, të paktë në numër, të shprehur në përqindje të numrit të përgjithshëm të luftëtarëve të UÇK-së, nuk përbënin më shumë se 2 deri në 5 %, që, realisht, nuk përbënin as ushtri dhe, nuk kishin asnjë lidhje me UÇK-në reale, ose, më sakt, ishin në amiqësi me atë, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të luftëtarëve .

      Paraqitja e këtij fakti bazal, bërja e akuzës në adresë të gabuar nga Dick Marty, duke denoncuar edhe qëllimin e autorit të akuzës dhe të miqve të tij, do të ishte një përgjigje e mençur, profesionale dhe e faktuar bindshëm, duke shprehur gadishmërinë e shtetit të Kosovës, për të bashkëpunuar sinqerisht dhe seriozisht me hetuesinë ndërkombëtare, ashtu siç u zotua kryeministri shqiptar prof. dr. Sali Berisha, në emër të shtetit shqiptar, për të qenë i hapur dhe bashkëpunues i çdokohshëm. Nëse kundërshtia e adresimit të gabuar në përfaqësimin e UÇK-së do të bëhej qysh në publikimin e raportit akuzues të Marty-së, akuza do të lokalizohej e minimizohej deri në pa rëndësi, duke përjashtuar çdo mundësi të njollosjes, madje, pa fije të drejte, të UÇK-së dhe të luftës të shenjtë të popullit të Kosovës. Megjithatë, kjo duhet bërë edhe tani, sepse siç thotë urtia: "Më mirë vonë se kurrë".

      Sistemi i drejtësisë në Kosovë - si tepricë teknologjike për më shumë se  një dakadë, i shantazhuar dhe i tmerruar nga bandat numerike anekënd Kosovës, të privilegjuara dhe të mbrojtura fort nga UNMIK-u, është paguar kot, sepse nuk e ka kryer, as për së afërmi, detyrën që ligji dhe kushtetuta ia ngarkon këtij sistemi. Por, tani që përfaqësuesit e drejtësisë u ndjen të gjallë, për ta mbrojtur kryministrin e shkarkuar, më sakt, të vetëshkarkuar, të larguar, në dorëheqje apo i dorëhequr, por edhe më aktiv se sa kur ishte tamam në post, për të nxjerrë ligje dhe vendime, të cilat, në pozicionin aktual, nuk duhej të merrej me punë të tilla, në vend të kryeministrit, duhet ta mbrojnë Kosovën dhe luftën e saj për liri, sepse duke e mbrojtur UÇK-në faktike, do të mbrohet edhe kryeministri, sepse do të rezultojë edhe roli episodik i kryeministrit përgjatë luftës të Kosovës, si dhe pesha reale e përgjegjësisë në këtë luftë, aq më pak kur dihet se ai nuk ishte pjesë e luftës dhe nga larg nuk ka mundur t´i kontrollojë ato grupe, disa prej të cilave koha ka dëshmuar se u mungonte ndjenja e përgjegjësisë dhe ishin të prirura për anarshi.

      Dhe, pikërisht, duke u nisur nga faktori ushtarak që ka vepruar në Kosovë, dy grupet e ndara deri në gjakderdhje, pse kështu u projektua në Tiranë, nga krerët komunistë të shtetit, kryesisht, Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit e Paskal Milos me shokë dhe të zbatuar në Kosovë nga Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi me shokë, madje, me gjithë kundërshtitë, për këtë ndarje, që kanë pasur disa nga grupet në terren, në emër të të cilëve janë thirrur zëdhënësi dhe komisari! Faktori ushtarak ka qenë i ndarë realisht gjatë luftës. Tendenca për ta bashkuar tani, në paqe,  grupimin e madh institucional, i cili identifikohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe aleatët e saj të djathtë dhe grupin minor të Lëvizjes (LPK), me ideologji komuniste, enveriste e staliniste, është cinizëm, hipokrizi dhe falsifikim i skajshëm. Kryesuesi i shtabit, në emër të të cilit janë thirrur nga Tirana zëdhënësi dhe komisari, ka pasur nderin dhe burrërinë për ta pranuar, poublikisht e botërisht, një të vërtetë absolute se "nuk ishte Ibrahim Rugova ai që pengoi bashkimin e faktorit ushtarak gjatë luftës në Kosovë, por ishte Jakup Krasniqi ai që e injoroi tërësisht këtë bashkim". Tirana zyrtare e pranverës të 1998-ës planifikonte boshtin komunist Beograd- Prishtinë- Shkup-Podgoricë-Tiranë me kokën e madhe - Moskën. Prandaj kuadri epror i PDK-së mbajnë fotografinë e Enver Hoxhës edhe në qilerët e grave të tyre, duke përkujtuar ditëlindjen e diktatorit më të egër shqiptar, madje i të gjitha kohërave, edhe në vitin 2008 në Prishtinë!!!

     Kundërshtimi dhe demantimi i akuzës përgjithsuese të Dick Marty-së bëhet vetëm duke iu referuar realitetit të luftës në zonën e dominimit që ka pasur Hashim Thaçi, ose, të paktën, që është thirrë në atë, si komisar politik. Ishte dëshmia e Jakup Krasniqit në Hagë ajo që e shpëtoi të akuzuarin për vrasje grupore Fatmir Limajn. Kur Gjykata e Hagës ia kujtoi komunikatat bombastike e rrenacake të Jakupit, të lëshuara nga vilat e Tiranës, ai i quajti propagandë lufte, duke relativizuar dhe mohuar edhe vetë UÇK-në, duke thënë se ishin grupe pa ndonjë komandë hierarkike të centralizuar. Veçsa nuk tha se ishin banda bashibuzuke që vepronin pa asnjë komandë! Dhe, Jakupi duhet përgëzuar për pranimin e një realiteti në ato zona, ku ai me Hashimin "sundonin"! Ishte pikërisht kjo gjendje anarshiste e Lëvizjes që i zhyti në krime, kryesisht, vrasje të bashkëkombasëve, me qëllim të marrjes të pushtetit. Gjykata e Hagës, bazuar edhe në burime të tjera, se krahu kundrainstitucional, i cili  identifikohet me Lëvizjen, përkatësisht, me Hashimin, nuk ishte ushtri, por grupe të armatosura, liroi komandantin Limaj dhe dënoi ushtarin Haradin Bala, për ekzekutimin e 13 shqiptarëve në burgun e Llapushnikut - Drenicë! Pra, lirohet ustai dhe dënohet çiraku. Bala u dënua me 15 vjet burg! Nëse do të gjykohej në Amerikë, për një vrasje të ngeshme dënimi është i përjetshëm, por, zakoinisht, i dënuari i vuan 33 vjet burg aktiv. Dhe, po të kemi parasysh se para 6 vitesh një gjykatë amerikane e dënoi mashtruesin bankar Bernard Madoff, atëherë, 65 vjeçar, me 150 vjet burg, ushtari-polic Bala do të dënohej me 429 vjet burg! Por, ne kemi parë edhe "drejtësinë" e UNMIK-ut, i cili për disa vrasje faktike dënonte nga 2 deri në 5 vjet burg!!! Ndërkohë, në vendet nga vinin këta gjykatës, për një krim- vrasje, dënohen me burgim të përjetshëm.

      Hashim Thaçi është para një paralajmërimi serioz. Akuza e trafikimit të organeve, e drogës dhe të armëve edhe mund të kalohen, sepse, duken disi të pakapshme, jo bindëse. Por, që këtej mund të kalohet në akuza konkrete, krejt të besueshme, sepse Kosova është përgjakur jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës. Dhe, siç ka thënë edhe ish-presidenti i vendit Sejdiu se" këta njerëz nuk janë vrarë nga jashtëtokësorët!! Hashimi duhet ta lërë megallomaninë dhe "unin", se "unë e solla lirinë", se "unë e shpalla pavarësinë" dhe përralla të tjera me mbret e pa mbret. Sepse lirinë e solli NATO dhe pavarësinë shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova. Por, të  deklarojë rolin e tij faktik, duke qenë gjatë luftës jashtë Kosovës dhe të mos marrë përsipër barrën që nuk i takon. Atë që pranoi Jakupi në Hagë, duhet ta pranojë Hashimi pa shkuar në Hagë. Një qëndrim i tillë i natyrshëm do ta lehtësonte vet Hashimin dhe Kosovën. Nëse individë apo grupe janë përfshirë në krime, të përgjigjet gjithsecili për të bëmat vetjake apo grupore. Ndërsa  UÇK-së të mirëfilltë, duhet t´i dalin zot komandantët e saj që i kanë mbijetuar luftës.

      Hashim Thaçi duhet t´i lërë shantazhet se kinëse i dinë informatorët e Dick Marty-së nga mesi i bashkëkombasëve. Ai duhet t´i lërë edhe marrëzitë tjera, siç janë prononcimet publike dhe paushalle lidhur me zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar si "të shkëlqyera dhe më të arriturat e deritashme" kur dihet se janë në rinumërim e sipër 40 % të votave të përgjithshme dhe bëhet fjalë për vjedhje masive të tyre, pikërisht, nga partia e tij dhe SHIK-u i saj famëkeqe.

 

Pasojnë komentet:

 

 Idriz Zeqiraj: Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në

Ne atentatet i kemi denoncuae me kohë, kur lëpëkëistët festonin!

 Kadri Mani

01-01-2011, 03:35pm


Për atentatin në Ahmet Krasniqin, kanë ditur: Agim Mehmeti, Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, Farifin Tafallari, Hilmi Nebihi, Milaim Zeka, Nasim Haradinaj, Ramiz Lladrovci...
Sulmi i lëpëkëistëve në Kryesinë e LDK-së në Gjenevë, mbi Adem Salihajn e Nekibe Kelmendin... gjatë një tubimi informativ...
Thyerja e kokës për mur të gazetarit Ali Uka për një artikull! 
Prishjet e mbledjeve nga ana e lëpëkëisëve, rrahjet e plagosjet... kërcënimet e hapura nga Radio-Tirana dhe me telefonata... 

 

Asnjehere nuk kam lexuar shkrim ma te mire dhe te vertete

 Alban Bjeshka

01-01-2011, 01:20pm


Hashim Thaqi dhe shume te tjere nje dite kane me i pague te bamat qe kane bere ne dam te luftes per clirim etj.
Millo Gjukanoviq nuk u largue vete nga posti i qeverise malazeze, ate e larguan, dihet kush.
Millon e larguan sepse ai nuk bashkepunonte si duhet me faktorin ndrekombetar per kapjen e krimineleve etj.
Keshtu jo shume larg do i ndodhe edhe Hashimit, Jakupit Fatmirit e disa te tjereve, keta do largohen me turpin me te madh si kriminel, e jo si clirimtar sic na shiten.

Te punoft shendeti zotri Idriz, dy here e lexova kete shkrim, asnjehere deri me sot nuk kam lexuar shkrim me te mire, i mire ishte sepse flete per te verteta, e e verteta eshte gjithmone e mire. 

 

pershendes I.Zeqirajn.

 a.Lepaja

01-01-2011, 01:01pm


Te lumt pena Ore Idriz Zeqiraj,Mir jau din Dredhit kuqloshave
por Ma mir jau di,kur u bashkun dy Gjermanit (kur u bashkue Kombi GJerman)pararoja staliniste e Udhhequn nga Polpoti Ibrahim Kelmendi e Xhafer Durmishi me disa Faqez te LPKes,marrshun rrugve te Berlinit bashk me alldasht e tyne Marksistat Gjerman kunder kti bashkimi.
por mundi ju shkoj per Vjam Qeni,nuk munden ta ndalojn bashkimin e Gjermano Gjerman.meten me goj hate lpkejcat bashk Me Serbi. 

 

Te lumte mendja dhe pena

 Selman

01-01-2011, 12:22pm


Une si mergimtare i vjeter ne Zvicer jam perpjek me i percjell me shume vemendje ngjarjet para gjat dhe pas luftes ne Kosove.
Kam njohur shume veprimtar ketu ne Zvicer, 
Keto qe shkruan zotri Zeqiraj ne lidhje me Hashim Thaqin e tjere jane shume te verteta.
Derisa mos ta shkruajm historine ashtu si eshte e verteta, me neve kane me qeshe diplomat, politikane e gazetar te huaj cilet jane mare me ceshtjen politiken dhe luften tone ne Kosove, e ata dine shume gjera cilat jane shtremberuar me qellim nga pseudopatriote fasifikatore e karierist.
Zotri Idriz Zeqirajn e falenderoj dhe pergezoj per kete shkrim per mes te cilit na ka sjell shume te verteta, e kjo do te thote Idrizi ka permirsuar nje pjese te historise ku eshte shkruar dhe shtremberuar me plote genjeshtra nga njerez te pa pergjegjshem siq jane Hashim Thaqi me kompani.
Per lexuesit e Zemrashqiptare pershendetje nga Zvicra 

 

Te lumte dora

 Ramiz Dermaku

01-01-2011, 12:50am


I nderuari e i respektuari. z.Idriz Zeqiraj, ne fillim te ketij komenti, ju deshiroj shendete te mire jete te gjate sa malet. E fillova me ate titull sepse po mos te ishte mendja, aftesia dhe dora lexuesit e " Zemres Shqiptare ", nuk do te mund t'i lexonin e te mesonin per ato qe shkruani ju. Sa do qe jeta te jete e hidhur, ne duhet ta flasim e shkruajme te verteten sepse vetem ne kete menyre pastrojme historine tone kombetare nga te ligat dhe ne anen tjeter ngrisim moralin, shtojme vullnetin dhe psurojme historine tone kombetare. Penat si JU i mungojne kombit shqipetare ne trojet etnike dhe diaspore. Prandaj , ju pergezoj per punen qe jeni duke e bere ne ndricimin e shume gjerave dhe jetesimin e normave e rregullave te demokracise. 

 

JA NJE POEZI E SKENDËR ZOGAJT KUSHTUAR KOLONEL AHMET KRASNIQIT QË E KANË LIKUIDUAR KRIMINELËT KOMUNIZMIT ENVERIST!

 Faik Konica

31-12-2010, 11:36pm


TRISHTIMI
(Kolonel Ahmet Krasniqit)

Turma një mal drunjsh të tharë
lëviz në heshtjen ulëritëse.

Thellësia e panjohur e qenieve
fshehtësi e fajshme gjëme
përplaset në muret e shtëpive
me tërbim dehës të pazakontë 
që askush nuk arrin ta kuptojë
është dhembje,
urrejtje 
apo çmendi?! 

Mallkimi i turmës
ngacmim i kafshimit të bletës
shtrydh njëshkolonën, 
të thinjur deri në palcë 
nga zhgjyr i duarve të ndyta
tinëzisht që vrasin dritën 
në mënyrë tepër bizare.

Zhaurima mbytëse e krimit 
në gurët e kalldrëmit - 
rreptë e kafshon udhën. 
Portat e shtëpive mbyllen
me rëndesë gërryese. 
E ndyshktë dhembja - 
gërryen nënqiellin e plumbtë 
mbi kufomat e gjalla njerëzore
që ecin si derdhje 
drejt Hamendjes... 

O Zot, ç’ndëshkim i rëndë!
Zvarraniku Gojëhapur 
brenda turmës lëviz
rrethuar nga nepërkat e zeza.

Zemra pëlcet e zjarrtë
nga lotët dhe instinktet.

Ndërmjet gjymtyrësh të ënjtura 
shqyhet qielli në pafundësi
nga Thirrja e rreptë e mërzisë: 
“O Nanë -
Mos guxo të ligështohesh, 
je ëndrra që i mban këta njerëz!” 

... Kosova s'po u besonte syve, 
në sytë e saj... relieve të idhta
prej nga shkëputeshin pëllumba
të larë me dritë misteresh të allta,
një dritë e guftë 
sfiduese 
nëpër të çarat e qiellit që klith:
- Çohu Bacë! Paqja qoftë me ty! 

(Tiranë, 21 shtator 1999) 

 

PERSHENDETJE AUTORIT, NGUSHLLIME FAMILJAREVE TE VIKTIMAVE DHE GEZUAR VITIN E RI PER LEXUESIT E ZEMRES SHQIPTARE!

 Alban Voka

31-12-2010, 11:08pm


Dhashtë Zoti që ky vit të jetë viti i zbardhjes, respektivisht viti i identifikimit, i ndriçimit dhe ndëshkimit publik dhe juridik të krimeve në Kosovën e pasluftës, ngase këto krime të kryera nga shqiptarët kundër shqiptarëve për motive politike apo mafiotike kanë filluar ta trondisin edhe opinionin ndërkombëtar. 

 

REBUSI I KOMPLIKUAR I STATUSIT TË PENSIONISTËVE

Nga Adil FETAHU

adil_fetahu@hotmail.com

Sipas mitologjisë greke, thuhet se Homeri i ftonte muzat për t’i ndihmuar që ta shkruajë epin për Iliadën dhe Odisenë. Mua nuk më nevojiten muzat që të shkruaj për odisejaden e pensionistëve të Kosovës, ngase kjo tanimë është e njohur nga të gjithë, përveç nga ata që do të duhej ta shkurtonin këtë odisejadë.

Serbia iu ka borxh pensionistëve të Kosovës 683.574.696 euro neto

Ka më se 20 vjet qyshse pensionistëve të Kosovës u janë shkelur të drejtat e tyre të fituara në mënyrë të ligjshme e të ndershme, me punë e me kontribute të paguara plot dyzetesa vjet, dhe të garantuara me akte ligjore, vendore e ndërkombëtare. Dhjetë vjetët e para (1990-1999) u diskriminuan e dëmtuan nga pushteti okupues i Serbisë, dhe ai diskriminim përpos karakterit ekonomik e social, kishte karakter e motiv nacional. Me masa të dhunshme që pushteti i Serbisë kishte zbatuar në të gjitha segmentet e jetës e të punës në Kosovë, ai kishte zbatuar dhunën edhe mbi pensionistët dhe institucionet e tyre. Kuvendi i Serbisë më 26 nëntor 1990, i futi masat e dhunshme në ish-Bashkësinë e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Kosovës, me të gjitha filialat e saj anembanë Kosovës, i shkarkoi organet legale e legjitime dhe emëroi organet e dhunshme, që pastaj të mund të grabitë të gjitha fondet dhe pasuritë e luajtshme të paluejtshme. Me ligjin e vet të 9 majit 1992, pushtuesi kishte shfuqizuar ligjin e Kosovës dhe kishte përcaktuar suprimimin e BVI-së së Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Kosovës, marrjen e kompetencave, pasurisë, inventarit, mjeteve dhe të drejtave e obligimeve të asaj BVI-je. Do të thotë, kishte marrë obligimin dhe garantuar për pagesën e rregullt të pensioneve. Në vitin 1990, në Kosovë kishte gjithsejt 66.766 pensionistë të të gjitha kategorive. Sipas llogarisë përfundimtare për vitin 1990, pensioni mesatar, i shndërruar në euro, në vitin 1990 ka qenë 141 euro, për të rënë në vitin 1998 në vetëm 62 euro, që paraqet një ndryshim prej 79 euro. Kur këtë diferencë e llogarisim për periudhën 1991-1999, ekspertët e kësaj fushe kanë llogaritur se Serbia iu ka borxh pensionistëve të Kosovës 683.574.696 euro neto.. Rritja vjetore mesatare e numrit të pensionistëve ka qenë 3,68%. Sipas të dhënave nga evidenca amë e pensionistëve, në fund të vitit 1998 kanë qenë 89.135 shfrytëzues të pensioneve të të gjitha kategorive. Pensionistë të pleqërisë 33.308, pensionistë invalidorë 25.045 dhe pensionistë familjarë 28.034. Prej tyre, 61.705, ose 69,23% kanë qenë Shqiptarë e të tjerë, ndërsa 27.430 ose 30,77% kanë qenë Serbë e Malazezë. Kjo përqindje e pensionistëve nuk i përgjigjet strukturës demografike të popullsisë së Kosovës, por ishte pasqyrë e favoreve të nacionalitetit serb e malazezë, të cilët kanë qenë të favorizuar në punësim dhe në pensionim. Punëtorët serbë e malazezë kishin zënë vendet e punës ku pagat ishin më të mëdha, edhe pensionet pastaj i kishin më të larta. Kështu, në fund të vitit 1998, mesatarja e pensionit të Shqiptarëve e të tjerë (i zbërthyer në euro) ishte 59,14 euro, kurse mesatarja e pensionit të Serbëve e Malazezëve në Kosovë ishte 68,30 euro. Në masën e përgjithshme të mjeteve për pagesën e pensioneve, Serbët e Malazezët merrnin 35,02%, kurse Shqiptarët dhe të tjerët 64,98%.

Për shkak të angazhimit të mjeteve në luftërat që zhvillonte Serbia dhe krizës që e kaploi, inflacionit të lartë dhe embargos nga jashtë, pensionet gradualisht vinin duke e zvogëluar

dhe nuk paguheshin me rregullt, kështu që për periudhën 1992-1995 kanë mbetur 5 pensione të plota të papaguara, duke mos llogaritur zbritjen e pensioneve gjatë asaj kohe.

Borxhit neto të pensioneve të papaguara nga Serbia, duhet shtuar edhe kamatat, shumën e kontributeve në bruto, si dhe mospagesën e shtesave fëminore për fëmijët të cilëve iu ndërpre pagesa e atyre shtesave. Bie fjala, norma e kontributit për sigurimin shëndetësor të pensionistëve ishte 10%, për shtesa fëminore 3,75%, për mbrojtjen sociale të fëmijëve 2%, për standard-banesa të pensionistëve 4%, për pushim e rekreacion të pensionistëve 2%. Këto kërkesa duhet të jenë temë e bisedimeve teknike midis Kosovës e Serbisë.

Në një raport të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të KB, veprimtarja Verena Graf i paraqiti atij Komisioni (mars 2009) një dokument, me të cilin Serbia akuzohet për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale të pensionistëve Shqiptarë, për shkak të grabitjes së fondeve dhe mjeteve të kontributeve të cilat ata i kishin paguar deri në qershor të vitit 1999.

Komisioni ndërministror i Qeverisë së Kosovës, në gusht të vitit 2003 e ka përgatitur një analizë të hollësishme të pensioneve të papaguara për periudhën 1990-1999. Më vonë, në shkurt të vitit 2006, një nëngrup në kuadër të Grupit të ekspertëve për çështjet ekonomike, për nevojat e Grupit Negociator për negociatat që zhvilloheshin me Serbinë, poashtu e përgatiti një analizë me parametrat për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në sistemin pensional për periudhën 1990 – qershor 1999. Shifrat e paraqitura më sipër janë nxjerrë nga analizat e përmendura, dhe ato janë të sakta. Këto elaborate mund t’i shërbejnë palës kosovare edhe në bisedimet e ardhshme, në kuadër të dialogut me Serbinë për çështjet teknike. Dhe pala kosovare ka argumente të pamohueshme për të insistuar në obligimin e Serbisë për kompensimin e dëmit të shkaktuar pensionistëve të Kosovës. Serbët dhe malazezët e Kosovës pandërprerë i kanë marrë pensionet nga Serbia gjatë luftës e pasluftës, dhe tash i marrin edhe nga Serbia edhe këto nga buxheti i Kosovës!

Edhe Kosova iu ka shumë borxhe pensionistëve të vet

Në qoftë se në kohën e okupimit, pensionistët shqiptarë ishin të diskriminuar në baza nacionale dhe politike, pas çlirimit të vendit këta u diskriminuan në baza ekonomike e sociale. Dhe për këtë diskriminim në fillim ishte fajtor kryesor UNMIK-u, e më pastaj me kalimin e kompetencave nga fusha ekonomike e sociale te vendorët, përgjegjësinë e mbajnë të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës. Edhepse ekzistonte Ligji për Sigurimin Pensional dhe Invalidor (i vitit 1983), ai ligj nuk u zbatua as nga UNMIK-u as nga Qeveria e Kosovës, kështu që pensionistët mbetën pa status dhe pa pagesën e pensioneve. Afro tri vjet pas çlirimit pensionistëve nuk iu bë kurrëfar pagese e pensioneve. Kur filloi njëfar skeme sociale e pagesave për të gjithë qytetarët e moshës mbi 65 vjeçe, ajo pagesë ishte 28 euro në muaj, që natyrisht nuk ishte pension. Organizata e pensionistëve, që është moshatare me anëtarët e vet, sepse është themeluar qysh në vitin 1947, ka bërë përpjekje të pareshtura për t’iu dalë në mbrojtje të drejtave të pensionistëve, duke kërkuar zbatimin e ligjit ekzistues, ose miratimin e ligjit të ri për sigurimin pensional dhe invalidor, mirëpo kjo nuk u bë as pas 11 vjetëve pas çlirimit!

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale, në vitin 2010 në Kosovë ishin 64.850 pensionistë të moshës mbi 65 vjeçe, 30.750 pensionistë kontributpagues,

11.800 pensionistë invalidorë dhe 2683 pensionistë të parakohshëm. Ministria nuk ka dhënë strukturën nacionale të pensionistëve.

Deri më tash në sponzorimin e kësaj Ministrie, janë hartuar e debatuar pesë projekte të ndryshme të ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, por asnjëri nuk ka hyrë në procedurë të miratimit në Kuvendin e Kosovës, gjithnjë duke gjetur do arsye të paqena, kinse Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore nuk po lejojnë ngarkimin e buxhetit me fiskalitete!

Qeveria e Agim Çekut e pat bërë një dallim të vogël, duke i rritur linearisht nga 35 euro për të gjithë pensionistët të cilët kanë dëshmuar se kanë paguar kontribute mbi 15 vjet, pa marrë parasysh vitet e tjera apo lartësinë e kontributeve të paguara. Qeveria Thaçi për dy vjet mezi arriti t’i rritë për 5 euro në muaj pagesat e të gjitha kategorive të pensionistëve dhe invalidëve të punës. Pensionistët nuk janë të kënaqur me këto pagesa mizerje, të cilat nuk iu mjaftojnë as për të shpallë në një gazetë vdekjen e tyre!. Statusi i pensionistit nuk nënkupton vetëm pagesën e pensionit edhe sikur ai të ishte adekuat, veçse përfshinë edhe një varg të drejta tjera, të cilat i kishin të garantuara me ligj kur janë pensionuar. Rregullorja e UNMIK-ut nr.2001/35, kinse për reformën e sistemit pensional, nuk i ka përfshirë pensionistët ekzistues, por nuk ka bërë kurrëfar zgjidhje as për punëtorët e tashëm e pensionistët e ardhshëm, sepse dy shtyllat e tjera të skemës pensionale as që ka gjasa të fillojnë së funksionuari, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Sorollatja me draftet e ligjeve

Pensionistët e Kosovës juridikisht dhe praktikisht kanë mbetur njerëz jashtë ligjit, ngase nuk ka një ligj me të cilin rregullohet pozita, statusi dhe të drejtat e tyre. Ishin të kota kërkesat e arsyeshme dhe përpjekjet e pareshtura të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, drejtuar organeve vendore dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të miratuar një ligj të ri për sistemin pensional dhe invalidor, ose për të zbatuar ligjin ekzistues të vitit 1983. Për të mashtruar pensionistët dhe blerë kohën, deri sa këta të vdesin vetë para se t’iu vdes shpresa, deri më tash janë hartuar pesë drafte të ligjeve për SPI, por asnjë prej tyre nuk u pranua nga Qeveria as nuk arriti të futet në procedurën e miratimit në Kuvend. Vetëm këtë vit (2010), janë hartuar e diskutuar dy drafte. Drafti i fundit është më i keqi nga katër të parët, dhe është krejt i papranueshëm për pensionistët. Sepse, as nuk e zgjidhë statusin as nuk garanton përmirësimin e pozitës ekonomike e shoqërore të pensionistëve në bazë të kritereve objektive dhe kontributit të tyre. Ky draft e shndërron sistemin pensional në sistem të mbrojtjes sociale, ndërsa pensionistët në shfrytëzues të ndihmave sociale, në abonentë të kuzhinave popullore apo në “hulumtues” të kontejnerëve të mbeturinave. Me plot të drejtë mund t’i jepet epiteti si ligj skandaloz, apo si skandal ligjor! Pensionistët nuk pranojnë të trajtohen si kategori sociale që do varen nga mëshira e qeveritarëve, por si shtresë shoqërore e cila pensionin e ka merituar me punë dyzetvjeçare dhe e ka blerë me kontribute të paguara. Dhe nuk duhet të miratohet ligj për pensionistët, pa pëlqimin e punëtorëve dhe të pensionistëve. Janë të njohura reagimet që bëhen në vendet tjera kur miratohen ligjet për sigurimet pensionale. E drejta në pension, si kategori ekonomike dhe juridike, është e drejtë pronësore e patjetërsueshme dhe e mbrojtur me akte të shumta juridike ndërkombëtare. Tjetërsimi i një të drejte pronësore të fituar në bazë të ligjit, mund të bëhet vetëm në bazë të ligjit dhe

vetëm për interesa të përgjithshme të justifikueshme, por me kompensim adekuat. Gjykata për të Drejtat e Njeriut, duke u bazuar në nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, të drejtën në pension si e drejtë personale, e trajton dhe barazon me pasurinë dhe pronësinë mbi atë pasuri, si pronë e fituar në mënyrë të ligjshme. Mbi këto baza pensionistët i kërkojnë të drejtat e veta, e jo si mëshirë nga qeveritarët. Pensionet nuk janë barrë, veçse borxh i shtetit ndaj atyre të cilët gjithë jetën kanë punuar e ndarë për pleqëri.

As partitë e veta nuk do ta zgjidhin statusin e pensionistëve

Në numrin festiv (të Vitit të Ri 2010) të kësaj gazete më të lexuar në Kosovë, u botua shkrimi (im) me titull: “Pensionistët – shpëtim tek partia e tyre”. Në atë shkrim është paraqitur gjendja e rëndë ekonomike e sociale dhe statusi i pazgjidhur ligjor, injorimi i problemit, diskriminimi ordiner dhe zhgënjimi i pensionistëve ndaj pushtetit. Unë nuk kam mundësi ta ndryshojë gjendjen as ligjin, por në këtë mënyrë kam ngritur zërin kundër padrejtësisë që iu bëhen këtyre hallexhinjve. Të gënjyer e të zhgënjyer nga premtimet në fushatat parazgjedhore, të cilat nuk u përmbushën kurrë, pensionistët kërkuan formimin e partisë së tyre, me shpresë se në bashkëpunim me partitë e tjera të spektrit social-demokratik, do të angazhohej në institucionet përkatëse për zgjidhjen e statusit , realizimin e të drejtave dhe kthimin e dinjitetit të pensionistëve dhe invalidëve të punës. Mirëpo, fatkeqësisht, për shkaqe karrieriste të individëve, brenda dy muajve u formuan dy parti të pensionistëve dhe invalidëve, të cilat jo se nuk arritën të bashkohen, por as nuk bashkëpunojnë midis tyre. Të papërgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pa mjete të veta për fushatë parazgjedhore, ato dy parti të ndara iu bashkuan koalicionit të gjërë të Aleancës Kosova e Re. Mirëpo, në fushatën parazgjedhore ato dy parti u margjinalizuan krejtësisht, pa promovim të programit as të kandidatëve të tyre, përveç një takimi dhe një dreke që AKR e shtroi për pensionistët në Hotelin Grand një ditë para mbylljes së fushatës (për të fituar vota për vete). Në këtë mënyrë, nuk ka gjasa që të dy partitë e pensionistëve të marrin eventualisht bile nga një vend në Parlamentin e Kosovës. Sikur të ishin të bashkuara e të zhvillonin fushatë dinjitoze, ka pasur gjasa të fitojnë disa vende në parlament, duke pasur parasysh numrin e pensionistëve dhe anëtarëve të familjes e miqve dhe shokëve të tyre. Mirëpo, kështu të ndara, as vet anëtarët e atyre partive nuk i kanë votuar liderët as kandidatët e tyre!

Kështu, pensionistë Kosovës po e mbyllin vitin 2010, me dy parti politike, dy draft-ligje të pamiratuara, dy organizata të invalidëve, dy sindikata, por pa pensionin e merituar, pa status dinjitoz, pa ligj për pensionet. Thuhet se shpresa e njeriut vdes e fundit, por pensionistëve duket se iu ka vdekur shpresa para se ata të vdesin vet!

Megjithatë, duke përfunduar këtë shkrim për pozitën dhe hallet e pensionistëve, nuk më mbetet tjetër veçse t’iu uroj shëndet sa më të mirë në Vitin që po vjen, dhe rregullim të statusit, realizim të drejtave të tyre legjitime. Shëndet, dinjitet e gjithë të mirat u dëshiroj edhe fëmijëve, nxënësve e studentëve dhe arsimtarëve të tyre, punëtorëve, bujqëve, policëve, gjyqtarëve, mjekëve dhe të gjitha kategorive e shtresave shoqërore dhe gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhën, dhe të gjithë njerëzve qëllimmirë! Gëzuar e me fat Viti i Ri 2011!

 

 

Pjesë nga veprimtaria ushtarake e tiranasit, majorit- Adem Qerim Shehu

 

KOMANDANT, NA DOGJI MALLI

/Major, Adem Qerim Shehu, komandant i brigadës 153, Zona Operative e LLapit (ZOLL-i/

 

Nga Fazli Maloku

 

Amanet shokëve: "Si çdo njërin nga ju edhe mua mund të më kap plumbi i shkaut. Nëse vritem, aty ku derdhet gjaku im të bëhet edhe varrimi i trupit tim. Trupi im do të prehet lehtë e lirshëm njësoj si në Marec, Mramor, Zllash, Prapashticë, Keqekollë... si në Tiranë. Çdo cep i kësaj toke është SHQIPËRI"!

Kështu foli oficeri shqiptar, tiranasi, Adem Shehu, komandant i brigadës 153, Zona Operative e Llapit, në mbledhjen e Shtabit të brigadës 153 e ZOLL-it, ora 01 e natës së 19 prillit 1999, në Zllash, (Malësia e Goollakut të Prishtinës).

Dita e 18 prillit në Malësinë e Gollaku ishte e ftohtë e me shi e sqotë. Nata me shtërngata, sqotë me erëra të fuqishme. Menjëherë pas mëngjesit komandanti ua ndau detyrat anëtarëve të Shtabit të brigadës. Vetë i shoqëruar edhe nga komandanti i Shtabit civil, Fatmir Sopi, morën rrugë për inspektimin e pikave dhe të vezhguesëve në anën verilindore të bazës s'onë (fshatrat: Prapashticë, Marevc, Dabishevc e Keqekollë), andej kah pritej mësymja e ushtrisë armike. Ofenziva e madhe e ushtrisë serbiane ndaj ZOLL-it ishte në kulminacion. Sulmohej me të gjitha mjetet e artilerisë së rëndë bile edhe me aeroplanë luftarakë. Radha ishte tek brigada 153, e cila mbulonte një sipërfaqe gjeografike prej qindra kilometrash, gjithë pjesën e Gollakut ose më saktë, teritorin në mes magjistraleve Prishtinë-Graçanicë-Slivovë-Gjilan dhe magjistrales Prishtinë-Lluzhan-Orllan-Leskoc. Armiku kishte projektuar asgjësimin e plotë të brigadës 153, e cila ishte në formim e sipër dhe nuk kishte më shumë se 400 ushtarë të armatosur me armatim të lehtë dhe me municion të kufizuar.

Nga tereeni komandant Shehu u kthy rreth orës 21, i lodhur i rraskapitur, i lagur dhe i mërdhirë. Ishte tepër nervoz. Nuk ngrëni darkë fare! Mdje nuk e piu as kafenë e mbrëmjes që ishte rast i rrallë. Nuk ishte fare i kënaqur me seriozitetin e një pjese të ushtarakëve dhe ushtarëve para situatës në të cilën ndodhej brigada. Mblodhi urgjentisht gjithë Shtabin e brigadës. Ua komunikoi gjendjen që ai e kishte hasur në terren si dhe informacionin se armiku kishte futur në rrethim të hekurt gjithë brigadën. Situata dukej pa shtegdalje. Komandanti mori mendimin e secilit anëtar shtabi se si mendonin të dilnin nga kjo situatë tepër e rëndë. Brigada kishte rreth 20 ushtarë të plagosur rëndë. Municioni ishte në të sosur dhe po thuaj asnjëri nga ushtarët nuk kishte më shumë se dy karrikatorë fishekë! Pasi mori mendimin e shokëve, kom. Shehu ndau detyrat dhe porositi : " Jemi para një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, por jo edhe pa shtegdalje, nëse zbatohen me përpikëri urdhërat dhe detyrat e Shtabit të brigadës. Që nga ora katër e mëngjesit do të provojmë të lëvizim me qëllim të daljes nga rrethimi. Drejtimi i lëvizjes sonë është tepër sekret. Të ruhet municioni dhe të shtihet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Fishekun e fundit ta ruajmë për vete! Detyrë mbi detyrat është shpëtimi i të plagosurëve. Dalshim faqe bardhë! Mbledhja mbaroi në orën 01 të gjysmënatës së 18 e 19 prillit të ‘99-tës.  Fjala e fundit e komandant Shehut ishte amaneti i cekur në fillim të shkrimit.

 

Po kush ishte, në të vërtetë, Adem Shehu?

 

"I lindur dhe i rritur në fshatin Farkë në periferi të Tiranës. I diplomuar në vitin 1981 në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve " Enver Hoxha" si oficer në specialitetin e Artilerisë Kundërajrore. Deri në fundshkurt të vitit 1999 karrierën e kishte nisur dhe mbyllur në po atë regjiment, në fillim si komandant toge, pastaj komandant baterie, shef operativ regjimenti dhe, më në fund, shef shtabi.

Bashkombasi që e kishte kontaktuar dhe nxitur për t'i ardhur në ndihmë vëllezërve të tij të një gjaku në Kosovë quhej Sejdi Veseli... Pasi filloi lufta e armatosur e UÇKK-së, veçanërisht pas gushtit 1998 shumë nga anëtarë të LKÇK-së, tashmë luftëtarë, erdhen në Shqipëri dhe me ta nisi një punë mjaft intensive për t'i stërvitur sa më mirë. Në zbatim të kësaj detyre të re nga qendra, Sejdi Veseli përzgjodhi dhe takoi major Adem Shehun. Ky pranoi menjëherë hapjen e një kursi stërvitor, të cilin premtoi ta krtyente fshehtas eprorëve të vet në vendlindjen e tij, në Frakë... Kurset stërvitore Adem Shehu nisi t'i kryente çdo pasdreke, pas punës , duke u kthyer në shtëpi vetëm natën vonë. Në kurset e tij stërvitore merrnin pjesë çdo herë jo më shumë se tetë apo dhjetë vullnetarë dhe e gjithë përgatitja nuk zgjaste më tepër se dy javë. Pasi përfundonte stërvitja me njërin grup vijonte me një grup të dytë e kështu me radhë.

Armët për trajnim luftarak majori i kishte siguruar pa rënë në sy nga regjimenti i tij. Në fundshkurt 1999, bashkë me grupin e fundit e drejtpërdrejt nga Farka, në mbrëmjen e vonë, Adem Shehu nisi rrugëtimin e tij për të hyrë në Kosovë...

Me të mbërritur në Gollak, major Adem Shehu u emërua komandant i Brigadës 153. Në çastin e prezentimit të komandantit të ri nga Tirana, çdo luftëtarë i brigadës 153 kishte vetëm nga njëzetë fishekë..." ( lexo,libri: Një Kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës, shkruar nga YLLI Polovina-2007). Në Tiranë la shoqen e sëmurë dhe dy djemt 8 e 10 vjeçarë!

 

Po cilat ishin detyrat e komandant Shehut në brigadën 153?

 

Ndër të parat,  konstituimi dhe forcimi i brigadës. Zgjërimi dhe rritja e numrit të ushtarëve. Stërvitja e tyre dhe përgatitja e tyre për luftë. Brigada 153 kishte për detyrë për ta ndihmuar në të gjitha drejtimet dhe mjetet Zonën Operative të Karadakut. Mbajtja nën kontrollë e territorit mjaft të gjerë gjeografik dhe moslejimin e depërtimit të forcave armike përmes kësaj zone në teritorin e Kosovës, sepse i gjithë teritori dhe shtrirja gjeografike e brigadës puqej me kufirin e Serbisë. Ngritja e moralit luftarak si tek eprorët po ashtu edhe tek ushtarët. Mbajtja dhe krijimi i raporteve të shëndosha me popullatën e Malësisë së Gollakut si dhe përkujdesja ndaj kësaj popullate si për sigurinë e tyre po ashtu edhe për ushqimin. Situatën e rëndonte edhe më shumë ardhja e dhjetëra mijëra banorëve të llapit të larguar dhunshëm nga shtëpitë e tyre para tytave të e zjarrit artilerik të ushtrisë serbiane të Millosheviqit dhe të strehuar në malet e Gollakut. Urdhëri i komandant Shehut për shefin e logjistikës të brig.153 ishte i prerë : " Edhe kafshatën e fundit të bukës do ta ndajmë me popullin "! Komandant Shehu nuk lejonte kurfarë privilegji as për vete e as për eprorët e tjerë. Ishte rregull që në kuzhinë së pari të ushqehen ushtarët dhe pastaj eprorët me të njejtin ushqim. Ushtarët i donte si t’i kishte fëmijë të vet. Ushtarët që ju vranë i qau me lot. Aq sa ndjente dhembje për familjët e dëshmorëve, po aq kishte përkujdesje për ta. Ishte i respektuar dhe i dashur si nga ushtarët po ashtu edhe nga popullata vendore. Dhjetëra burra e pleq vinin ta takonin dhe t'i ndërronin dy fjalë me oficerin shqiptar. Tek ushtarët krijoi besimin dhe ngriti moralin më të lartë të mundshëm në këto rrethana të jashtëzakonshme. Po e ilustroj me një të dhënë: Ishte fillimi i qershorit të ‘99-tës. Komandant Shehu kishte hartuar projektplanizimin ushtarak, kuptohet në bashkëpunim me oficerë tjerë të ZOLL-it, për marshimin dhe çlirimin definitv të Prishtinës nga ushtarë e policë serbianë të fashistit Millosheviq. Në mëngjesin e tre qërshorit ‘99-të, rreshtoi një pjesë të efektivit të brigadës 153 në oborrin e Shtabit të brigadës në fshatin Zllash. Pasi ua shpjegoi se kemi planin ushtarak të hyjmë me forca ushtarake në Prishtinë, dha urdhër që " njëzet ushtarë vullnetarë të lëvizin për dy hapa para"! Në momentin që mbaroi urdhëri i komandantit, përnjëherë lëvizin për dy hapa para dyqind ushtarë aq sa ishin të rreshtuar! Edhe pse komandanti paraprakisht jua kishte shpjeguar rrezikun dhe vështirësitë që do t’u dilnin përpara grupeve të para, të cilat do të hyjnë me operacione luftarake në qytetin e Prishtinës, i ruajtur dhe i fortifikuar nga ushtarët armiq. Komandanti e përsërit triherë komandën duke jua shpjeguar se "për momentin më duhen vetëm 20 ushtarë vullnetarë, gjendja u përsërit në të njejtën mënyrë si herën e parë. Komandant Shehut i shëndritnin sytë nga gëzimi duke e parë moralin kaq të lartë të ushtarëve të tij dhe gadishmërinë e tyre për ta luftuar serbin pa marrë parasyhsë rrezikun.                                                                                                  Këta ishin "çunat" e Adem Shehut, siç i quante ai ushtarët e vet.

Komandant Shehu kudo që shkeli këmba e tij mbolli dashurinë për njeriun e thjeshtë, mbolli shpresën për ardhmërinë, miqësinë dhe respektin për njëritjetrin, dashurinë për tokën dhe gadishmërinë për ta mbrojtur me çdo çmim çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë. Ai ishte dje, është sot dhe do të mbetet për gjithmonë simbol i lirisë dhe i bashkimit kombëtar për gjeneratat dhe brezat që do të vijnë. Çdo familje e Gollakut, dhe jo vetëm e Gollakut, komandant Shehun e ndjejnë për pjestarë të familjes së tyre, si vëlla, si çun apo si prind.

Qoftë e ndëruar familja që e lindi, e rriti dhe e edukoi në frymën e atdhedashurisë! Për të gjitha këto që i bëre për ne, komandant Shehu, neve na djeg malli që të kemi pranë, edhe pse na vjen turp që ne nuk ta shpërblyem me asgjë sakrificën tënde. Madje ta humbëm karrierën dhe të lamë me strajcë krihëve ne si Kosovë dhe Shqipëria!!

Për ju sot ka mallë plak e i ri, mal e fushë, përrua e vërri dhe krua ku ti largove etjen e zhuritur, në cicërrimat e këngën e bilbilave të Gollakut këndohet emri i Adem Shehut.

U nda se nuk deshi të kompromitohet apo më mirë të thuhet nuk deshi të shkel mbi gjakun e dëshmorëve e të invalidëve të luftës. Thjesht ju imponua largimi nga kazerma "Zahir Pajaziti", nga shkelsit mbi gjakun e dëshmorëve për t’u pasuruar e përfituar.

Mirëupafshim e ndjefshim mirë për ju dhe familjen e juaj të ndëruar, komandanti ynë shumë i dashur i respektuar dhe kurrë i harruar, Adem Qerim Shehu!

 

Fazli Maloku, Prishtinë, datë, 30 dhjetor 2010

 

 

FUSHATA MARROQE E KRYEMINISTRIT

 

Nga Idriz ZEQIRAJ

 

      Kryeministri ynë në dorëheqje, i dorëhequr, më sakt, supëraktiv në shpërdorimin fatal të postit gjysëmpozitë, meqë e kanë shkarkuar, më sakt, u dorëhoq me vetëdashje, përmes miqve të tij të fshehtë e të hapur, duke marrë pjesë edhe deputetët e tij - rast paparaprijës!

     Vjelja e pushtetit me kaq egërsi, sikur kurrë më nuk do ta puthte atë, anakronike për moshën, habiti miqtë dhe armiqtë e kryeministrit Hashim Thaçi.

     Deklarimet hiç të matura, paushalle dhe aspak nivelore me postin dhe pozitën zhgënjyen, jo pak, opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Përlavdërimi i zgjedhjeve vendore të një viti më parë, të cilat nuk kanë mbaruar as pas një viti - edhe ky rast ballkaniko - bjeshkor, i përligjur vetëm për skutat fisnore e xhungëlore, flasin për papërgjegjësinë e një kryeministri fjalaman e përlavdëraq, që nuk merakoset fare për moral, dinjitet dhe etikë elementare.

     Zgjedhjet e nisura vjet dhe vazhdimi i tyre sivjet, dëshmoi bindshëm se shqiptarët e Kosovës, përkatësisht, klasa pushtetare, nuk është e aftë të mbajë asnjë lloj zgjedhjesh, as korrekte dhe as të ndershme. Prova e parë e zgjedhjeve me forcat vetanake, është tërësisht e dështuar, sepse mendësia staliniste e pushtetarëve  e paragjykon fitoren me çdo kusht, pavarësisht çmimit.

     Fushata e tanishme e kryeministrit, për nga përmasa e marrëzisë, ngjason shumë me fushatën e pasluftës. Atrëherë zoti Thaçi dhe strukturat tjera, SHIK-u, si levë aktive dhe besnike e partisë të kryeministrit aktual, u rrekën pas vlerave të luftës dhe bërjen e saj ekskluzive, duke e zhvendosur LDK-në në "paqen e dështuar" dhe "pengesën e unifikimit të faktorit ushtarak"!!?

     Por, faktet dëmantuan bindshëm këtë dhe dëshmuan të kundërtën, andaj në zgjedhjet e para partia e Thaçit pësoi fiaskon e pritur. Nëse në vendet e civilizuara pjesëmarrja vullnetare në luftën çlirimtare sillet nga 8 % deri në 12 %, në Kosovë kjo pjesëmarrje në luftë ishte vetëm 1 %! Dhe, nga kjo 95 % ishin anëtarë të LDK-së me aleatë dhe vetëm 5 % gardistë të ideologjisë të kuqe staliniste. Madje, një pjesë e tyre në vend që të luftonin pushtuesin, u implikuan në maltretime dhe vrasje  të shqiptarëve, gjë që konfirmohet edhe nga gjyqet vendore e ndërkombëtare, të zhvilluara përgjatë gjithë kësaj dekade.

     Lufta e Kosharës, e konceptuar me strategjinë e shkencës ushtarake nga ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Hero i Kosovës, ( i ekzekutuar në Tiranë, me aprovimin edhe të shtetit të Rexhep Mejdanit, tashmë, i dekoruar nga u.d. Jakup Krasniqi) dhe e financuar nga menagjuesit e Fondit të 3 %-it, Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, përkatësisht, kryeministër dhe ministër i financave, është legjitimim i asaj lufte modeste të bërë në Kosovë, pa legjenda e legjendarë.

     Beteja e Loxhës, e komanduar nga kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, (i ekzekutuar pas luftës në Pejë, sëbashku me djalin Enisin, student dhe kushëririn Hasanin, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan), si e vetmja betejë e fituar në Kosovë, janë dëshmi vetëfolëse se kush, vërtet, e bëri luftën.

     Akuza shpifarake se dr. Rugova "pengoi unifikimin e faktorit ushtarak" në luftën për liri, u dëmantua, fort e ngultas, nga shefi i shtabit, në emrin e të cilit thirrej Thaçi. Ai, (Sulejman Selimi), në intërvistën e tij, deklaroi botërisht se "nuk ishte Ibrahim Rugova pengesë e unifikimit të faktorit ushtarak në Kosovë, por ishte Jakup Krasniqi me shokë." Kjo e vërtetë absolute ishte shokuese për falsifikatorët e kuq.

     Edhe në këtë fushatë, kryeministri i etur deri në marrosje për pushtet, është bërë i neveritshëm në paraqitjet premtuese dhe abuzuese. Në fakt, kryeministri ynë ka filluar shumë muaj më parë fushatën parazgjedhore. E nisi për ters, duke e pritur në zyrën e tij njeriun e akuzuar dhe të arrestuar për krimin e një vrasjeje politike, tani në cilësinë e kryetarit të veteranëve të luftës, por që mëton të përfaqësojë të gjitha shoqatat e dala nga lufta!

     Shifra ireale prej 26 mijë veteranëve, tejet e dyshimtë edhe në shtrirje zonale dhe përkatësi partiake, ngjalli kundërshti të ligjshme në Parlament. Por, LDK-ja, aleate në "qeverisje", e ka favorizuar, habitërisht dhe poshtërsisht, PDK-në me aprovime të kundërligjshme dhe thellësisht abuzive me pushtetin e marrë me mitosje, dajak e plumb nga bandat e kuqe staliniste! 

     Fushata marroshe e kryeministrit tonë ka thyer çdo rekord në përdorimin abuziv dhe të egër të pushtetit. Ngritja e sforcuar dhe me mundësi ireale buxhetore të rrogave për mësuesit, policët, administratën dhe kategori të tjera të shoqërisë, pikërisht, përgjatë fushatës parazgjedhore, duke qenë kryeministër dhe qeveri e dorëhequr, dëshmon qartë se Kosova, tashmë, është bërë çiflig i kryeministrit Thaçi.

     Në funksion të kësaj fushate kanë qenë edhe emërtimet dhe dekorimet seriale të bëra nga shefat e PDK-së. Dikur, ish presidenti Fatmir Sejdiu propozoi që Aeroporti i Prishtinës të emërohet "Dr. Ibrahim Rugova", me arsyetimin se është emërtesë reale, nga ku shtetbërësi i Kosovës ka ndërmarrë udhëtime për në qendrat e vendosjes botërore, duke kërkuar ndihmën e tyre që Kosova të çlirohet dhe të pavarësohet. Ishte partia e kryeministrit, parti kjo e dyshuar për shumëçka, që e bllokoi dhe e heshti këtë propozim emërtimi!

     Krejt papritur dhe pa kujtuar, kryeministri ynë i dorëhequr aeroportit në fjalë i jep emrin e kryeçetanikut të Drenicës, Adem Jasharit, i cili nuk besoj t`i këtë hypur aeroplanit më shumë se sa është numri i gishtërinjve të një dore, madje për qëllime krejt private. Po ilustrojmë vetëm me ca nga emërtimet e aeroporteve të botës: John F. Kennedy, Willy Brandt, Charles de Gaulle, Konrad Adenauer, Johannes Paul II, Freanz Josef Strauß e të tjerë personalitete shtetërore, që kanë kaluar ditë e javë nga muaji në fluturimet zyrtare.

         Pse u dashka me u tallur me një hero në këto përmasa groteske, duke bërë përjashtime nga rregulli, madje për të gjitha kohërat?! A nuk është kjo një shpërfaqje inatçore dhe injorance, njëherësh, e kryeministrit të shkarkuar, duke bërë një emërtim paradoksal, hiç të qëlluar, pagëzimi  i aeroportit me emrin e një bujku, pavarësisht titullit të heroit, por që nuk ka pasur as edhe një ditë funksion shtetëror apo, thjesht, zyrtar?!! Dhe, e gjithë kjo marrëzi është bërë për të pamundësuar ermërtimin e natyrshëm dhe logjik të propozimit fillestar.

     Pse u dashka me ia kundërevënë ushtarin komandantit?!  Ende më shkoqur, pse u dashka me ia kundërvënë kryeçetanikun e Drenicës, Adem Jasharin, kryekomandantit të Kosovës, Ibrahim Rugovës?!! Vetëm të marrët mendojnë dhe veprojnë marrëzishëm. Sa më shumë që duan ta përtokin madhështorin e hyjnorin Rugovë, aq më shumë lartësohet e qiellohet figura e Tij markante kombëtare.

     Një emërtesë e tillë alogjike, krejt e pa mend dhe e pa vend, nuk e madhon dhe nuk i bën aspak nder figurës të heroit Adem Jashari. Përkundër, e dëmton atë, duke pasur parasysh edhe shumësinë e emërtimeve, anekand Kosovës, me emrin e tij, ndërkohë që janë shumë dhjetra dëshmorë, të cilët nuk janë përkujtuar me asgjë dhe, përveç gurit ke varri, të vënë nga familja, janë tërësisht të harruar nga institucionet shtetërore. Edhe ata, dëshmorët, një jetë kishin dhe atë ia bënë "kurban" Atdheut. Rrjedhimisht, profiterët politikë të luftës, mjerisht, pushtetarë aktualë të Kosovës, heroin Adem Jashari ua kanë kundërvënë heronjve dhe dëshmorëve tjerë të Kosovës. Dhe, kjo përbën një krim moral, por edhe një falsifikim dhe krim historik, sepse nuk thuhet kot: "Trimi i mirë me shumë shokë".

     Marrëzitë e Kosovës po reflektohen edhe në mërgatë. Festa e Flamurit, atje ku organizatorë janë militantët partiakë të kuq, vënë në ballore të sallës vetëm fotografinë e Adrm Jasharit, madje pa atë të Ismail Qemalit!!! Më shumë flasin për ditëlindjen e tij, se sa atë të Flamurit. Vetëm Stalinit ia festonte ditëlindjen Enver Hoxha me lakejtë e tij. Bilëz, edhe një shesh, në kryqëzim rrugësh qendrore, mbante si emërtesë datën e lindjes "21 Dhjetori" të supërkriminelit Stalin!

     Për çudë, ndonjë diplomat, sheleg i PDK-së, i ftuar nga mërgimatrët për të gëzuar sëbashku Festën e Flamurit, (lum e lum që i bëmë ambasadat dhe konsullatat tona, të Kosovës), ka provokuar turpshëm të pranishmit, duke hymnizuar figurën "madhështore" të filosllavit Enver Hoxha, madje këtë e ka përsëritur në disa tubime festive!! A thua i dinë këto "xhevahire" të diplomatëve të tij kryeministri ynë?!

    Eshtë tejet i dyshimtë edhe dekorimi i ish presidentit Mejdani nga u.d. të presidentit Jakup Krasniqi, i cili, përgjatë luftës ishte shumë aktiv në përçarjen e faktorit polkitik dhe ushtarak të Kosovës, me qëllim të sjelljes në pushtet të aleatëve ideologjikë, pra, të stalinistëve të Kosovës. Edhepse unë nuk do ta votoja asnjëherë Pandeli Majkon, si kuadër të ideologjisë të kuqe, megjithatë, askush nga social-komunistët e Tiranës nuk meriton më shumë se ai të nderohet, për shërbime atdhetare përgjatë luftës, më sakt, masakrës të Kosovës.

     "Jo të  gjithë studentët piqen për të udhëhequr" - deklaroi këto ditë William Walker, duke e vënë në spikamë kryeministrin Thaçi. Ky opinion i Tij për kryeministrin tonë nuk është i ri. Ai zë fill në muajt e parë të pasluftës, kur Hashim Thaçi me shokët e tij partiakë, për t`ia kundërvënë luftëtarin e Drenicës, Adem Jasharin, Presidentit Rugova, madje duke provuar të promovojë rrejshëm veten me shokë, si bashkëluftëtarë të heroit, zhurmonte aq shumë, sa harroi të gjithë dëshmorët e tjerë, përfshi këtu edhe Reçakun e Walker-it.

     Kundërshtia e William Walker-it është e bazuar në peshën krahasuese të dy masakrave. Masakra e Prekazit mori shkas nga ngujimi në shtëpi të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur. E parë me praktikën e përbotshme të së drejtës për mbrojtjen e shtetit, pavarësisht se lufta e një populli brenda atij shteti është e drejtë, e drejta ndërkombëtare shprehet në favor të shtetit dhe përligjë mekanizmat mbrojtëse të tij.

     Ndërsa masakra e Reçakut është bërë në rrethana të tjera, jashtë çdo përligjjeje njerëzore e ligjore, sepse është shtenë mbi civilë të paarmatosur. Andaj është jehona e kësaj masakre ajo që ka lëndëzuar - de fakto - thirrjet e përsëritura të Presidentit Rugova, për ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare, të bëra përgjatë një dekade të tërë. Ishte masakra e Reçakut cytje direkte e vendimtare që NATO - Pakti u sul me bomba mbi caqet ushtarake dhe institucionet vitale serbo - sllave. Dhe, megjithatë, pas luftës, në liri, kjo masakër u eklipsua, u harrua, duke mos u vlerësua kurrë në masën që e meriton. Pa hamendje, Wiiliam Walker është kryeheroi i Reçakut, sepse bëri denoncimin faktik dhe fotografik të kësaj masakre makabre.

     Shqiptarët e Kosovës, më sakt, grupet e interesit, vazhdojnë të bëjnë gabime të rënda në trajtimin e disa ngjarjeve, të cilat bota demokratike, qendrat e vendosjes, jo vetëm që nuk i aprovojnë, por edhe habitën me sjelljet e marrëzishme të institucioneve dhe të shoqërisë tonë.

     Rasti i Brodecit përbën marrëzinë e radhës të shqiptarëve. Ndërhyrja e policisë maqedonase, për të arrestuar disa të arratisur nga burgu i Dubravës, të dënuar për vrasje dhe grabitje të shqiptarëve, u politizua skajshëm dhe panevojshëm. Strehuesi ankohej për përdorimin e forcës me armë nga ana e policisë gjatë aksionit! Por, kur njeriu merr barrën e rëndë për të strehuar vrasës dhe grabitës, që, padyshim, përbën krim në të gjithë legjeslacionin botëror, ai duhet t`i marrë parasysh edhe pasojat. Aq më keq, kur dihet se pjesë e kësaj bande ishin elementë të rrezikshëm, madje nga tri shtete: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia! Refuzimi i thirrjes të policisë për t`u dorëzuar, sjell kundërpërgjigje të ashpër. Madje, në raste të tilla, edhe në Amerikën demokratike, i shkelin me tanke, pavarësisht se kush i shoqëron në "bastionin" e ngujuar. Përndryshe, asnjë shtet nuk do të mbahej në këmbë, sepse shteti që toleron bandat, një ditë do të bëhet shtet i bandave, ashtu siç është bërë Kosova e jonë.

     Janë tri motive strehimi:

     1.- Aprovon veprimet e të strehuarit, duke qenë i një mendjeje me atë;

     2,- Eshtë njeriu i juaj i gjakut dhe nuk ia mbyllë dot derën;

     3.- E ndihmon përkundër një shpërblimi material.

     Justifikimi se kanë qenë ushtarë të UÇK-së, është idiotizëm dhe marrëzi e skajshme. Çdo krim duhet ndëshkuar, pavarësisht nga e kaluara, qoftë ajo edhe heroike. Përndryshe, heronjtë e gjallë do të ishin të paprekshëm, qoftë edhe për krimet seriale.

     Çdo luftë ka edhe profiterët e saj, të cilët ia bënë gjëmën Kosovës për dhjetë vjet radhazi. Numërohen 950 vrasje politike të "pa zbuluara", për rrjedhojë, të pa ndëshkuara. Pasurimet e paligjshme dhe korruptive të zyrtarëve dhe të "gjeneralëve" janë marramendëse.

     Demonstrimet rrugëve dhe bulevardeve të Kosovës, me britmat "lironi djemtë tanë", "lironi çlirimtarët", edhepse ata kishin vrarë shqiptarë, kundërshtarët partiakë, për botën demokratike ishte një mesazh i keq, sepse shqiptarët  u vunë në mbrojtje të krimit; sepse shqiptarët nuk kanë sens për drejtësi; sepse shqiptarët nuk po e administrojnë shtetin. Dhe, Serbia shton oreksin për tokat tona, i bindë qendrat e vendosjes për të zhvilluar bisedime të reja, edhepse ato mendoheshin të mbyllura, tashmë, të tejkaluara.

     Për rrjedhojë, kemi parlament të inkriminuar, madje edhe me vendim gjykate; qeveri të inkriminuar; partira me kuadro të inkriminuara! Dhe në vend të spastrimit, zgjedhjet e tanishme pritet të vënë në ulset e Parlamentit të Kosovës kriminelë të tjerë.

     Lufta është furtunë që rrëmben të mirët dhe trimat, por edhe hileqarët dhe keqbërësit. Njohim dëshmorë që kanë qenë shumë destruktivë; kanë dëmtuar shumë aksionet, humanitare dhe ushtarake, me aq sa kanë mundur; ndonjë syrësh ka provokuar mbi baza ideologjike e partiake, madje deri në atë shkallë, sa ka shkaktuar gjakderdhje dhe dikush, sot, ngulmon që ai të përjetësohet në emërtime shkollash e rrugësh; dikush ka bërë edhe vjedhje të rënda dhe është strehuar në Shqipërinë tonë, dikur, kur krimin dhe kriminelët i mbronte shteti i Rexhep Mejdanit!

     Lufta nuk ka ndodhur në prehistori. Përkundrazi, ajo është bërë një dekadë më parë, madje para syve tanë. Por, ne kursehemi në emra, edhepse i dimë, sepse ata kanë rënë në rrthana lufte dhe emri - dëshmor - sikur i fshinë edhe mëkatët.

     Dhe, fushata vazhdon. Kryeministri lehtëson pasanikët nga tatimet. Ndoshta është edhe punë reketi, të cilin, e majta ekstreme e Kosovës e ka shfrytëzuar deri në kufijtë e gjakderdhjes. Ku ta dimë se çfarë do t`i pjellë mendja kryeministrit tonë të paparashikueshëm deri më 12 dhjetor?!

     Shumë më dinjitoze është fushata parazgjedhore e LDK-së. Premtimet janë brenda reales, tokësore, me mundësi objektive për t`i realizuar.

     Zoiti Isa Mustafa bëri dy gabime radhazi, që, të marrë sëbashku, bëjnë një faj të rëndë.

     1.- Nuk ia shtroi votimit të fshehtë Këshillin e Përgjithshëm, prej nga do të dilte një kryesi e pa hile, duke shënuar edhe nismën e dytë të reformës në parti, pas asaj të zgjedhjes të kryetarit, e cila, aktualisht, është e parë dhe dyshohet të jetë e fundit, duke e dështuar edhe atë të parën.

     2.- Nuk e realizoi premtimin e dhënë se "do të bashkoj LDK-në". Përkundrazi, ia hoqi edhe një pjesë! Dhe, duke e lënë klanin e vjetër aktiv, nuk mund të kishte bashkim. Isa Mustafa nuk i ka duart e lira, nga që është peng i klanit të vjetër.

     Zoti Mustafa vazhdon ta bëjë gabimin e tretë të rëndë dhe provokativ, duke i vënë në krah, gjatë fushatës, ndoca kundrarugovistë, tashmë, të dëshmuar. Anëtarësia i dinë miqtë dhe armiqtë e Presidentit Rugova. Dhe, kjo nuk i bën nder as Isës, aq më keq kur edhe ai e di këtë!!!

     Maskat, tashmë, kanë rënë. Ata që përgojuan se "nuk ka trashëgimi e trashëgimtarë në LDK-e", duke aluduar në rinorin Ukë, shpërfaqën hipokrizinë si "miq" të dr. Rugovës, dëshmuan të kundërtën, madje me një shprehje nervoze, që fliste për një dozë enorme të armiqësisë. Burrecër të tillë, pa moral dhe etikë, nuk i duhen as LDK-së dhe aq më pak kastës politike të Kosovës.

     Ukë Rugova po flet hapur dhe bindshëm për akrobacirat e klanit rrënues të Partisë të Presidentit Rugova - LDK-së. Ai mençurisht dhe modestisht iu shtrua procedurave të anëtarësimit në partinë e shumëdashur të babait të tij, me synimin për t`u bërë kuadër i LDK-së, por jo edhe i parë i saj. Synimi i tij ishte dhe mbetet fisnik. Donte dhe don ripërtritjen dhe ringritjen e Partisë të babait të tij zulmëmadh, të cilën e përtokën karrieristët klanorë e fodullë. Por, pleqtë e LDK-së, të koracuar fort, përkrah njëri - tjetrit, penguan, inatshëm e turpshëm, hyrjen në këtë parti të Ukë Rugovës me shokë!!

     Qëllimi i kësaj pengese është i tejdukshëm: "Të mos lejohet asnjë reformë në LDK-e, sepse të parët do ta pësonin klanorët, të cilët i humbën tri palë zgjedhje radhazi dhe dy të tretat e elektoratit"! Dhe, sërishëm, nuk i shqitën karrikës, sikur edhe vetëm ata të mbetën në parti!

    Megjithatë, Ukë Rugova hyri si uragan në polkitikë, realizoi reformën e parë, duke e bërë Isa Mustafën kryetar të LDK-së. Përndryshe, do të bëhej një votim i hapur, aklamativ, ashtu siç u bë për "zgjedhjen" e Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetari i vjetër do ta vazhdonte mandatin e ri. Kushdo që do të provojë të dëshmojë të kundërtën, do ta gënjente veten dhe të tjerët.

 

Dhjetor 2010

 

 

Kadri Mani

 

KUR RROKE ARMËN...

 

Kur rroke armën e shkove në stërvitje

e në ballë të puthi ty nëna jote loke

a të porositi gabimet t’mos i përsëritje

apo vëllain tënd ta shtrije për toke?

 

Kur u nise në luftë n’ballë të puthi motra

a shkoje t’i vrasësh shkelësit e atdheut

e kokën e ktheje përmallshëm nga votra

apo që t’i vrasësh krerët e mëmëdheut?

 

 

MASAT E DHUNSHME DHE PLAÇKITJA E NSH  TË IT “PRINTEKS” NË PRIZREN

 

Kush kërkoi t’i sjellë masat e dhunshme dhe cilat janë rezultatet e pasojat?

 

Nga Abas Fejzullahi

 

 

·         Varrëmihësit e IT „Printeks“ në Prizen ishin masat e dhunshme serbe të vendosura gjatë viteve 1989-1999.

 

 

·         Varrimin e bënë shqipfolësit përms privatizimit me ndihmën e AKM 

(Agjencionit të Kosovës për Mirëbesim (MOSBESIM) fjala në kllapa i përgjigjet realitetit, dhe tani e shëndrruar AKP, (Agjencionit të Kosovës për Privatizim,  pjellë e UNMIK-ut pas vitit 2000, që për fatin e keq ende veprojnë në Kosovë..!

          Më 5 tetor të vitit 1990 Revista javore „Zëri i Rinisë“ në rubrikën Ballafaqime, botoi shkrimin tim me titull: KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“. Titullin me sa më kujtohet, tani pas 20 vitesh, është  bërë nga vet redaksia e revistës.

 

          Para se të paraqes në vijim tekstin, e para 20 vitesh, kur shkrova, lidhur me masat e dhunshme, kontrollin dhe shtypjen e përgjithshme të shqiptarëve në të gjitha drejtmet, që  ushtronte dhe kryente institucinalisht Serbia në Kosovën e pambrojtur, do të i bashkangjesë si shtojcë disa të dhëna të pa përfshira aso kohe, duke bërë një krahasim, rreth gjendjesë ekzistuese aso kohe dhe sot në Kosovë.

 

         Lidhur me zhgënime, shqetësime, vuajtje dhe ballafaqime nga më të ndryshme, që e kanë përfshi Kosovën e pas luftë, sidomos pas pavarësisë së kushtëzuar, vërehet kudo në jetën e përditëshme, për të mbijetuar si pasojë e papunësisë, skamjes dhe varfërisë së skajshme, e cila ka përfshirë shumicën e popullatës, që për fat të keq është në rritje e sipër, ku dëgjohen ankesa të përditëshme, të cilat përputhën plotësisht me thënien e shkrimtarit të shquar shqiptar-arbresh nga Italia, i cili jetoi dhe veproi në shekullin e 19-të, ZEF SKIROI ku thot: „ ISHIM MË MIRË, KUR ISHIM MË KEQ “

 

          Me këtë rast, do të paraqes disa të dhëna vetëm në drejtimin e dhunës dhe kushtzimeve që Serbia u bënte punëtorëve dhe familjeve shqiptare, përmes luftës speciale, e cila ishte e  veçantë, e shumë e rëndë, që burimin e kishte nga urrejtja e pashërueshme shoveinste që shteti  Serb si pushtues dhe kolonizator, kishte dh e ka ende e kësaj dite në gjene dhe programet e saja kundër shqiptarëve vendor në Kosovë, e cila s`kishte jehonë e publicitet, në mjetet e informimit në vend e as jashtë vendit, për viktimat e shkaktuara në mënyrë të heshtur, të ngadalshme e aftagjate,  e kjo ishte , LUFTA E URISË.

 

         LUFTA E URISË, dollohej prej luftës së armatosur me krisma pëlcitje e bombardime, që viktimatë janë pasojë e lëndimeve, vrasjeve e masakrimeve, nga formacionet e ndryshme ushtarake e policore që Serbia i kishte përgatitur me kohë dhe vendosur në Kosovën e pambrojtur, për t`i përdorur në kushte, rrethana dhe kohë të përshtatshme, nëse Lufta e Urisë do të dështonte për gjunjëzimin e shqiptarëve.

          Lufta e armatosur ndodhi gjat viteve1998 -1999, në Kosovë,  patë jehonë më të madhe në mjetet e ndryshme të informimit të shkruara e pamore brenda dhe jashtë vendit. Pjesëisht dështoi propoganda serbe, për tì fshehur e mbuluar gjurmët e krimeve gjenocidiale dhe përgjegjësive para faktorit ndërkombëtar (si në të kaluarën). Mjetet e ndryshme të informimit nga SHBA dhe Europa perëndimore, shtypi, radio dhe TV, paraqitnin pamje trishtuese, nga gjendja ekzistuese  e popullatës civile shqiptare,në Kosovë, duke bërë thirrje vazhdimisht të pengohen këto veprime dhe të mos ndodh katastrofa njerëzore-(e cila dhe ndodhi), por u ndërpre me ndërhyrjen faktorit ndërkombëtar, e konkretisht falë SHBA-së që e shpëtoi popullin shqiptarë nga gjenocidi që Serbia kishte planifikuar me kohë ta kryente dhe filloj zbatimin praktikë gjatë kësaj periudhe kohore..!

 

          LUFTËN E URISË, që Serbia e ushtronte në heshtje dhe në vazhdimsi duke mbuluar gjurmët e veprimit në mënyrë dhelprake, siç e ka shprehi, traditë dhe profesion të rryerrë, për kryerjen e veprimeve kundërnjerëzore e kriminale kundër shqiptarëve, të robruar e të pa mbrojtur, në të njejtën kohë para opinionit ndërkombëtar, shtihej si engjull, por këtë e bënte  me mjeshtri, diplomaci, dijen, përkrahjen dhe lejen e disa faktorëve ndërkombëtar, haptas ose në heshtje, veprimin e saj, siç ishte Rusia, Greqia dhe aletatet e saj të vjetër nga vendet e ndryshme  Europiane.!

 

          LUFTA E URISË, zbatohej sipas planit të ASHAS, sidomos pas kundërshtimeve të xehetarëve të Trepçës në vitet 1988 dhe1989, përmes grevës së urisë, dhe kërkesave të tyre në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, të cilën Serbia e hoqi me tanke e dhunë, në emër të mbrojtjes së ish Jugosllavisë, tani më e vrarë dhe e varrosur nga vet Serbia (enjohur për gjenocid dhe varresa masive ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në veçanti dhe popujve tjerë jo sllavë në përgjithësi) e cila vazhdimisht thirrej në emrin e saj, dhe në emër të njëfarë bashkim vllazërimit të rrejshëm, aq shumë të propoganduar nga vetë Serbia.

 

          E vërteta është se, për Serbinë dhe serbët, vllezër ishin, janë e do të jenë, vetëm serbët, ndërsa kombet e tjera u duheshin,u duhen e do t`ju duhen, vetëm për dekor,  për t`ju shërbyer atyre, për t`imbuluar krimet dhe gjenocidin që e kryenin në heshtje, në forma dhe mënyra të ndryshme dhe perfide, për përgatitjen e terrenit, kushteve dhe rrethanave të përshtatshme, që sipas vlerësimeve të tyre në kohë dhe hapësirë, të veprojnë, siç vepruan, me Bosnjen dhe Kosovën (në 100 vitet e fundit) e sidomos gjatë peridhës kohore 1990 -1999, ku hapatas ushtrun dhe zbatuan gjenocidin, para syve të faktorit ndërkombëtar, kundër boshnjakëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë..!

 

LUFTA E URISË  NË KOSOVË, E SHPALLUR NGA SERBIA  DHE QËNDRESA SHQIPTARE ?

 

·         Përjashtimi i mbi 100000 (njëqindmijë) punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës në të gjitha drejtimet ekzistuese.

 

·         Kërcënimi përms URISË, për t`u bërë shqiptarët të „ndershëm“ e qytetarë, që njohin dhe respektojnë ligjetë dhe pushtetin e Serbisë.

 

·         Shqiptarët e pa dëgjueshëm, që nuk i nështroheshin, ligjeve dalluese e barbare të Serbisë, përjashtoheshin nga vendet e tyre të punës, ndiqeshin, kapeshin, burgoseshin, keqtrajtoheshin, plagoseshin dhe vriteshin.

 

·         Dëshmi: Sipas deklaratës së sekretarit Krahinor për punë të brendëshme aso kohe Rrahman Morinës, publikuar edhe në mjetet e informimit, nëpër burgje, dhe biseda të ashtuquajtura informative, nëpër duart e policisë dhe inspektorve të sigurimit shtetëror, kanë kaluar mbi 650000 (gjashtqind e pesëdhjetëmijë shqiptarë)..!

 

·         Ka pas raste, që të marrurit në të ashtuquajtura biseda informative, janë keqtrajtuar nga inspektorët e sigurimit të shtetit (SSHPB), dhe s`janë kthyer më të gjall, në familje apo vendet e punës, nga janë marrur, sidomos intelektualët, siç ishte rasti i mësuesit Fazli Grajçevci në vitet 1960 dh i profesor Xhemajli Berishës nga Prizreni më 6 prill 1989, që s`janë raste të vetëme, sepse edhe më parë ka pasur raste të tilla gjithandej Kosovës..!

 

·          Lajmërimet dhe të dhënat zyrtare kanë qenë të njohura, viktima gjatë marrjes në pyetje ka bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga katit i tretë apo i katërtë i ndërtesësë, ku është marrur në pyetje…që ta kujtojnë këngën e rapsodit të mirënjohur popullor Dervish Shaqa, që ia kushton veprimeve të UDB-së Jugosllave, për krimet e bëra ndaj shqiptarë, ku në mes tjerash po shkëpusim këto vargje të këngës që e këndonte:“…po naj bajn rrenatë me bishta, thon vrau veten gabimisht..“

ORGANIZIMI DHE QËNDRESA SHQIPTARE NDAJ VEPRIMEVE TË SERBISË:

 

          Dhuna në vazhdimsi, detyrojë shqiptarët e Kosovës të vetorganizohen në forma dhe mënyra të ndryshme, për t`i bërë ballë dhe qëndruar, dhunës institucinale që Serbia ushtronte ndaj shqiptarëve, që për qëllim kishte, ka dhe do të ketë përherë, shkatrrimin e qënies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve.

 

         Organizimet e shqiptarëve ishin nga më të ndryshmet, për t`u ofruar e bashkuar me njëri tjetrin, për t`i ba ball dhunës. Organizimet kishin mangësit e tyre, pasi që mungonte  organizimi institucional, por në të njejten kohë lindi nevoja dhe arsyeja, për vetorganizimin, në baza vullnetare, në forma dhe mënyra të ndryshme, që diktoheshin nga rrjedhat dhe zhvillimi i situatave në terren. Duke parë rrezikun që i kërcënonte vazhdimisht, afroheshin, gjenin mirëkuptim dhe përkrahnin njëri tjetrin për mënyratë dhe formatë e organizimeve dhe qëndresësë…ndaj dhunës që ushtronte dhe zbatonte Serbia..! 

                   

ORGANIZIMET KRYESORE

         Organizimet kryesore për t`ju kundërvu pushtuesit serb, ishin të ndryshme: të hapur, gjysëm të hapura dhe të fshehta.

Me këtë rast po përmendim vetëm disa nga format e hapura të organizimeve, të cilat me sukses ju kanë kundërvu veprimeve të pushtuesit serb, duke penguar vazhdimisht realizimin e plotë të qëllimeve fashiste të Serbisë. Bota njoftohej me gjendjen e rëndë në Kosovën e okupuar, duke thyer terrin informativ që Serbia kishte krijuar për dhe rreth Kosovës, me qëllim të caktuar, që të mos depërtoj e vërteta jashtë, por vetem ato të dhëna të cilat i duheshin për të propoganduar interesat aso kohe të ish Jugosllavisë, në realitet të Serbisë, e cila për mrekulli e përdorte emrin e Jugosllavisë për veprime dhe qëllimet afatgjata të Serbisë.

         Ndër organizimet kryesore  ishin:

 

·         BSPK-Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

 

·         Thmelimi i Sindikatave të Pavarura nëpër fabrika dhe ndërmarrje të ndryshme sipas bashkive (komunave) të Kosovës.

 

·         Shoqata  Humanitare „ Nëna Terezë “ me veprim në Kosovë dhe mërgatë.

 

·         Shoqata Huanitare „FNF“ Familja ndihmon familjen“ me veprim në Kosovë dhe mërgatë.

 

·         Shoqata Humanitare „Kalliri i Mirësisë“.

 

·         Këshilla të Solidaritetit në kuadër të organizimit të LDK-së.

 

          Më vonë janë bërë përpjekje për organizime institucionale pas referendumit në vitin 1990 dhe shpalljes së Kosovës Republikë , siç ishte Organizimi i 3% nga Qeveria e Republikës së Kosovës  jashtë e brenda vendi, si dhe organizime tjera në vazhdimsi  deri tek organizimi për mbrojtje …në forma dhe mënyra të ndryshme të fshehura dhe të hapura etj.

 

Në vijim artikulli i botuar  më, 5 tetor të vitit 1990 , revista javore „Zëri i Rinisë“ në rubrikën Ballafaqime, botoi shkrimin tim me titull: KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“.

Skanim i artikullit nga origjinali botuar më, 5 tetor 1990

 

 

KUSH  E  VARROSI  INDUSTRIN E TEKSTILIT „PRINTEKS“ NË PRIZREN ?

 

           Me që për varrëmihësit e Printeksit kam shkruar në vitin 1990, në tekstin sipër, e që ishin masat e dhunshme të vendosura nga Serbia, të cilatë dështuan dhe s`patën sukses ta shkatrrojnë dhe varrosin IT “PRINTEKS“ në Prizren, fal përpjekjeve mbinjerëzore të mbi 2000 punëtorëve shqiptarë, turq, romë etj, që me punën e tyre vetmohuese, në kushte dhe rrethana të jashtzakonshme, në veçanti prej vitit 1989-1999, që ishin të vendosura në Kosovë. Nga punëtorët shqiptar pat edhe të larguar nga puna, të marrur në pyetje dhe burgosur e keqtrajtuar nga regjimi policor i serbisë.

 

         Pas ndërhyrjes së NATOS në Kosovë, në pranverën e vitit 1999, nënë udhëheqjen e SHBA të cilat shpëtuan popullin shqiptarë nga gjenocidi serb, formacionet e ndryshme ushtarake dhe policore të Serbisë, u detyruan të tërhiqen nga Kosova, si edhe varrëmihësit  serb të  Printeksit .

 

          Punëtorët e  I T „PRINTEKS“ në Prizren, u vetorganizuan përmes Sindikatës së Pavarur, për të punuar dhe ngjallur prodhimin, dhe shpëtuar atë që mbeti pa u vjedhur, plaçkitur  e dëmtuar nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e sajë, që s`kanë munguar në kuadër të industrisë e për fat të keqin edhe shqipfolës. Punuan me muaj e vitë, edhe me 50 Euro në muaj, e shpesh edhe pa to, vetem e vetem për ta rimëkëmur prodhimtarinë, që nga lënda e parë e deri tek prodhimet përfundimtare (finale) që kanë qenë, të cilësisë së lartë dhe me sukses kanë bërë konkurencë në tregun e vendit dhe jashtë.  Në kuadër të IT „Printeks“ në Prizren kanë veprua 5 fabrika në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, me objekte tjera përcjellëse, si shitore, dhe mallëra rezervë nëpër vendet e caktuara për ruajtjen e tyr brenda objekteve të Industrisë dhe nëpër tërë territorin e  qyteteve të Kosovës e më gjërë.

Ishin të punësuar mbi 2000 punëtorë shqiptarë, turq,boshnjak e romë si dhe disa qindra serb, që do të thot se ekzistencën familjare me punën që bënin e siguronin afër 2500 familje,në fabrikat kryesore që shin:

 

·         Tjerrtorja

·         Fabrika e prodhimeve sanitare( për nevojatë e spitalit dhe higjienike) etj.

·         Vektaria

·         Thurtorja

·         Konfeksioni

·         Si dhe shërbimet e përbashkëta

 

          Me vëndosjen e UNMIK-ut Administratës civile si mision i OKB-ra,  të cilët u vendosën pa mund dhe djerës, pasi që NATO-ja dëboj okupatorin serbë nga Kosova, këta zënë vend gjëja për të administruar dhe ndihmuar Kosovën me rregullat e tyre të shkruara e të pa shkruara, vendoseshin në objekte të ndryshme, edhe nëpër fabrika, si në Printeks, e gjithandej Kosovës, që asnjëherë, jo vetëm që nuk u kujdesën për fatin e punëtorëve, aftsimin dhe zhvillimin e prodhimtarisë, nëpër ato fabrika ku punëtorët donin të punonin me mund e djerës, vetem të vazhdojnë punën dhe rimkëmbin prodhimtarinë, siç ishte rasti me  IT „PRINTEKS“ në Prizren, që u penguan, me të gjitha format dhe mënyrat e besa edhe u ndëshkuan kur kundërshtonin privatizimin, përmes shtyllës së IV-të UNMIK-ut në bashkëpunim me vendorët  nënë  krijesën monstrum të ashtuquajtur AKM-Agjencia e Mirëbesimit  të Kosovës që në të vërtet  u dëshmua se ishte  AGJENCIA E MOSBESIMIT TË KOSOVËS- në bashkëpunim me UNMIK-un që e krijoj për qëllime të caktuar-shkatrrimin e pasurisë shoqërore të Kosovës, që mbeti pa u shkatrruar e plaçkitur nga Serbia (jo pse s`deshi-por si premtoi koha ..) këtë e bënë  UNMIK-u me AKM  që më vonë AKM u shëndrrua dhe tani  vepron me  emërtesën e re AKP-Agjencioni Kosovar i Privatizimit, që vërtetë, shkatrruan dhe varrosen pasurin shoqërore duke privatizuar apo më mirë me thënë duke vjedhur e plaçkitur  në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, në emër të privatizimit.

 

          Edhe IT„PRINTEKS“ në Prizren u privatizuar, apo më mirë me thënë u fal, përmes  AKM apo AKP dhe UNMIK-ut, për tre apo katër miljon Euro,  5 Fabrika  të gjithat në gjendje të rregulltë për punë e prodhim, me18 hektarë siperfaqe pa llogaritur makinatë dhe materialin e palosur nëpër objektet e caktuara (depo), që ka pasur me miljona Euro.

 

        Punëtorët kundërshtuan në të gjitha format, dhe  askush jo vetem që s`u ndihmoj por edhe i ndëshkoj duke i hudhur në rrugë, e duke i lënë pa punë dhe pa burim ekzistence, duke i shëndrruar ata në varfnjak dhe lypsarë…! Edhe premtimin se nga privatizimi do të marrin 20%, ishin dhe mbeten vetëm premtime e gënjeshtra sot e kësaj dite.

 

        Tani AKP, përfaqësia e saj në Prizren, ende bënë përpjekje që pasurin ende të pa shitur të Printeksit ta shesë sa më parë, ndërsa  makinat janë shitur si hekur i rëndomtë, kur dihet se vetëm Vektaria ka pasur makina  moderne nga Zvicëra , të cilat kanë kushtuar  miljona Euro si dhe fabrikat tjera...!

 

         Nga takimi që vazhdimisht kam pasur dhe kam me punëtorë e punëtore , tani të mbetur pa punë dhe në gjendje të rënë ekonimike, dëgjohen ankesat e tyre, prekëse, të arsyeshme, të dhimshme dhe trishtuese, kur e kujtojnë të kaluarën, përpjekjet e tyre për ta mbajtur punën dhe ruajtjen e IT.“Printeks“ në Prizren, duke bërë krahasimin me realitetin ekzistues dhe zhgënimin e mashtrimin, e mos përkrahjen institucionale, përputhet me thënien e shkrimtarit shqiptar arbresh të Italisë të shekullit 19-të.Zef Skiroi „ ISHIM MË MIRË, KUR ISHIM MË KEQ “ për zhgënimin, e shqiptarëve, pas bashkimit të Italisë.

 

         Si përfundim:

 

Varrëmihësit e IT „Printeks“ në Prizen ishin masat e dhunshme serbe të vendosura gjatë viteve 1989-1999.

 

Varrimin e bënë shqipfolësit përms privatizimit me ndihmën e AKM 

(Agjencionit të Kosovës për Mirëbesim (MOSBESIM) fjala në kllapa i përgjigjet realitetit, dhe tani e shëndrruar AKP, (Agjencionit të Kosovës për Privatizim) pjellë e UNMIK-ut pas vitit 2000, që për fatin e keq ende veprojnë në Kosovë,  që si rezultat kemi:

 

·         Shkatrrimin, vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurisë së Kosëvës të krijuar nga mundi dhe djerësa e punëtorëve, përmes privatizimit.

 

·         Papunësinë mbi 60%.

 

·         Varfrimi  në skajshmëri mbi 40%.

 

Krimi iorganizuar dhe keqpërdorimet-korrupsioni në të gjitha drejtimet dhe nivelet në Kosovë.

 

 

Ymer Azemi/Një cikël vjershash 

 

Nga esenca

 

 një dritё

Nё gjithёsi                                                                                                                  

Me Shpirt tё Shenjtё                                                                                                  

Perёndi                                                                                                                       

Vjen njё kumt                                                                                                

Prej madhёrisë                                                                                              

Âsht kjo shpresa                                                                                            

E Arbnorisё. 

 

Nga tradita

 

Kullё e lashtё

Nё odё ballё oxhaku

Mbi oxhak

Vu njё kavall

I bje me gishta tё tij

I urti

I yni plak

Ka ca vaj

Ka ca mall...  

 

Nga lavdia

 

Lumja e lumja

Zanё e malit

Shenjti i jem

Kur i bje kavallit

Shih sa mirё

N’kavall tuj lue

I bje me gishta

T’njeriut drangue.

 

Rrufeja                                                                                                                                 

 

Shejza juve                                                                                                                

U puthsha gojёn                    

Gjithё kur vret                                                                                                           

Rrufeja n’t’kfjelltё t’motit                                                                                                      

Nga Zoti ynё                                                                                                              

S’ka ma lum                                                                                                              

Se me na hjek dronё                                                                                                 

Mos na rrjedhtё ma kurrё                                                                                                    

As pika e lotit.                                                                                    

 

Andrra e shpresёs

 

E tash Fishtё

Pusho n’qetёsi                                                                                                            

Kur t’bje himni                                                                                                          

Pёr Arbnorinё                                                                                                            

E shenjtё                                                                                                                    

Do ta këndojmё                                                                                                                     

Me ate lahutё                                                                                                

Amanet                                                                                                                      

T’bardhave brezni.                                                                                                                                                                                                                                                    

Ku më je                                                                                                                    

Jetё e shkretё                                                                                                                        

Ku e ke                                                                                                                       

Atё xhep t’fshehtё?                                                                                                                                                                                                                                                    

Moj Shqipёri                                                                                                              

Mbetsh bekue                                                                                                            

A t’ka mbet                                                                                                                

Një zog drangue                                                                                                        

Udhёt e tij                                                                                                                  

Veç me i mendue                                                                                          

Gjithçka nё jetё                                                                                                                     

Me pas t’fillue!

 

Ka nis punimet Kongresi i Dytë i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës

 

PREMTE, 01 TETOR 2010 14:09 EKONOMISTI

 

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës, ka nisur sot punën e Kongresit të Dytë të Kardiologëve, gjegjësisht  kongresi i parë pas pranimit të kësaj shoqate në Shoqatën Evropiane të Kardiologëve. 

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi tha se peshë të veçantë këtij tubimi shkencor i ka dhënë prania e profesionistëve më eminent të kardiologjisë evropiane.

“Sëmundjet e zemrës janë shkaktarët më të shpeshtë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, si në botë ashtu edhe në Kosovë, andaj në këtë kontekst ulja e incidencës së sëmundjeve të zemrës është një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe kjo synohet të arrihet përmes programeve parandaluese, ngritjes së kuadrove profesionale, financimit më të mirë të shëndetësisë si dhe funksionalizimit të qëndrueshëm të kardiologjisë invazive e kardiokirurgjisë. Ky Kongres është rast i mirë për të mbështetë arritjet e këtyre qëllimeve strategjike të shëndetësisë kosovare”, tha Bukoshi.

Dr. Irfan Daullxhiu, kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës tha se në Kongres, në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Kardiologëve organizohet për herë të parë sesioni i përbashkët “joint session” në mes të kardiologëve kosovarë dhe atyre evropianë, me temën ”Pamjaftueshmëria akute e zemrës”.

Gjatë punës dyditore të Kongresit, nga kardiologët evropianë do të prezantohen të arriturat më të reja nga fusha e kardiologjisë.

 

Veprimtaria politike e Albin Kurtit‏

/Katër Etapat Brilante të z. Albin Kurti - lider i lëvizjes "Vetëvendosje"/

Nga Fazli Maloku

Qëmoti thuhet nga populli se fëmijët shqiptarë, lindur e rritur nën pushtuesin më të egër serbosllav që  njihet nga historia e njerëzimit, " burrëroheshin" para kohe. Kështu ndodhi edhe me z. Kurti. Në moshën fare të re - studentore të viteve të nëntëdhjeta, duke e vlerësuar drejt situatën politiko-ushtarako-policore të Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës së robëruar, si dhe politikën dështuese e mjerane shqiptare karrshi pushtuesit, ky djalosh flokgjatë e mjaft simpatik, sëbashku me shokë tjerë të idealit, arritën të krijojnë Lëvizjen e fuqishme revolucionare studentore për t'iu kundërvu si politikës shfarosëse Millosheviqiane poashtu edhe politikës pacifiste e kapituluese shqiptare, duke organizuar protesta të fuqishme,  me karakter të çlirimit dhe të zgjimit nga gjumi të popullatës shqiptare, për kundërvënie pushtuesit me të gjitha mjetet dhe mënyrat. Guximi i këtij djaloshi dhe shokëve të tij,  në kacafytje me policinë fashiste serbiane, i dha zemër por edhe shpresë popullit shqiptar,  se megjithatë paska djem shqiptarë  të cilët i nxjerrin gjak mbi vetull hasmit, kurdo që e kërkon Atdheu. Kjo ishte Etapa e Parë Brilante e z. Kurti.

Etapa e Dytë,  poaq brilante, ishte përiudha e luftës së UÇK-së 1997-1999. Në këtë kohë kur tanimë nuk ishte më e paqartë për askë që kishte vesh dhe sy, se djemtë më të spikatur të popullit shqiptar i rrokën armët me të vetmin qëllim,  Çlirimin e Trojeve Shqiptare të pushtuara nga ish-Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Nënlokën Shqipëri, aty edhe ku kishin qenë para viteve 1913. Albin Kurti, i prirë nga legjenda e gjallë e rezistencës shqiptare, bacë Adem Demaçi me shokë, e hapën zyrën e UÇK-së mu në qendër të Prishtinës. Ky veprim guximtar madje edhe i pashpjegueshëm, i paimagjinueshëm për rrethanat e kohës! Njëqind herë ishte më lehtë të mbahej arma në dorë të luftëtarit të lirisë në malet e Kosovës, se sa të hapej legalisht një zyrë e UÇK-së në Prishtinë!

Etapa e Tretë,  tepër e sukseshme e z. Kurti,  është koha e vuajtjes së burgut në çelitë e burgjeve të Serbisë. Metodat çnjerëzore e shtazarake të përdorura ndaj tij, nga xhelatët - inspektorë millosheviqianë, të cilët shpresuan se më në fund e zgjodhën vendin ku do ta thejnë moralin dhe do ta zbusin karakterin e këtij biri shqiponje, u fashitën si fluskë sapuni para mendjes së mpreftë e brilante dhe guzimit të z.Albin Kurtit. Sa më shumë që mbytej në gjak Albini, aq më shumë i rritej urrejtja ndaj hijenave millosheviqiane dhe i shtohej dëshira për një luftë të pakompromis me armiqtë shekullor. Të gjithëve na kujtohet deklarata e z. Kurti,  para kamerave televizive,  në prezencën e ndërkombëtarëve që vizitonin asokohe burgjet - kampet serbosllave! Ne,  që e shikonim këtë skenë, në ambientin e ngrohtë familjar, na dridhej zemra nga guximi i këtij djaloshi,  për t’i injoruar forcërisht pushtetin okupues dhe vetë Millosheviqin,  duke e quajtur edhe fashist! Ne, në pamundësi që ta ndihmonim edhe pse na digjej zemra për të, i luteshim zotit që ky djalosh të na kthehet një ditë shëndosh e mirë dhe t’i dalë zot Kosovës. Dhe kjo mrekulli ndodhi!

Etapa e Katërt, e z. Kurti, është përiudha e pasluftës. Me të dalë nga burgu z. Kurti, e nuhati për mrekulli situatën se shumë liderë partish politike në Kosovë, e kishin braktisur rrugën e Idealit për zgjidhjen e çeshtjes kombëtare (Çlirim e Bashkim) dhe iu kishte marrë koka erë pas kapitalit, duke i bërë konkurencë njëritjetrit se kush po pasurohet më shpejt e më shumë, si dhe serviliteti ndaj ndërkombëtarëve kishte arritur zenitin, duke na turpëruar para botës liridashëse e demokratike, nuk ndejti duarkryq e të bënete sehir, por formoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke i artikuluar për mrekulli kërkesat dhe nevojat imediate të popullatës shqiptare në përgjithësi. Njëherit duke i zhveshur lakuriq para popullit e botës matrapazët, hajdutët të cilët pushtuan pushtetin dhe tradhtuan votën e popullit, tradhtuan dhe shkelën me të dy këmbët mbi gjakun e dëshmorëve të të gjitha brezave, të invalidëve të luftës, të luftëtarëve të lirisë dhe të popullit liridashës shqiptar! Ky bir shqiponje, nuk iu frikësua presioneve të zbatuara në forma të ndryshme,  si të vendorëve - puthadorëve hajdutë e tradhtarë, por as edhe presioneve të një force regresive prosllave nga plotikanë e diplomatë të Evropës e më gjerë!  Zotni Kurti,  me guxim të pashoq, edhe sot  çanë valët e trazuara të detit shqiptar,  për të arritur në kuotën e fundit,  të dëshirës së mbarë kombit shqiptar kudo që jetojnë, Bërjen e Shqipërisë. Sot,  e gjithë shpresa e popullit shqiptar liridashës, është mbështetur tek Lëvizja Vetëvendosje,  në ballë të së cilës qëndron stoik z. Albin Kurti.

Sot, me të drejtë shtrohet pyetja: A ka mundësi që ky popull të mos i besojë këtij burri të madh të kombit, i cili kaloi nëpër këto katër etapa kohore, secila një betejë më e vështirë se tjetra. Dhe që të gjitha të fituara në mënyrë brilante?!

Unë them se në qoftë se e ndjekim me vëmendje logjikën e zhvillimeve, ngjarjeve të më sipërme, z. Albin Kurti,  do ta fitojë edhe më bindshëm edhe Etapën e Pestë -  marrjen e pushtetit, kuptohet  me bekimin e votës së popullit dhe drejtimin në rrugën për realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptarë -  Bërjes së Shqipërisë. Unë them se po. Fitorja e Z. Kurti do të jetë e pastër si loti!

Rrugë të mbarë për në fitore - Vetëvendosje në ballë të saj i madhi Albin Kurti!

 

Me respekt, Fazli Maloku - mësues

Prishtinë, 23 nëntor 2010

 

 

NGA POEZIA SHQIPTARE

MASAKRA E TIVART

 (shkrime posthume)

 

3

  

Kacavirem në degët e hapura të lisit të shpresës

            Për t’i shpirë gjymtyrët

thith kulloshtren e mbijetesës

            ndër hojzat e qëndresës.

Hallakatem në bimësinë e harlisur

            të hapësirave që s’mi di e,

            s’mi ka shkel askush.

Kridhem  ndër kullinat e burimeve të

            jetës sime nisë të sosim

            ku ende asnjë s’ka sos.

Çakejtë e përhirë dhembëtehtë gerdhucen

            t’ue m’i fry gacave të fjetuar

            nën vetull e nën sjetull

gervima e tare ma grrrith gufallën e kafkës

            me rezonanca

            çjerrëse.

Muzës m’i kullojnë plagët e palidhura.

 

I brerë brengash

breshnizash bri britmash në brusme

bulender barme balladash

bune dhe banishta bjerrë bigonash baritore

brume biluri të braktisura bylbylash

bryme e bore mbi bar butine

burra besë-bjerrë brebilisin biblen.

                                                                

 

 

NGA POEZIA BOTËRORE

Ivan Goran Kovaçiq

 

 

IV.

 

Kur viktima e parë filloi t'japë shpirt,

            Rënie të burë dëgjova, dhe  thes mishi

Binte gjatë. Mu në gabzher – kam ditur –

            Vjen goditja e parë, shpatullave përbri

E dyta, me dorë flakej viktima si era

N'plasarimë, ku ka për t'u kalbur me të tjera.

 

Dikush vdekshëm,  tash u shtri para meje

            O pas meje, nga frika duke ulëruar.

E unë të rënat, me shpejtësi rrufeke,

            Shumoja duke i zbritur ata që patën shkuar,

Por çdonjërin – që metej n'ulurime –

Ndjejaa si të therur mu në zemr[n time.

 

Njeriu në plaskamë dëneste si fëmija,

            I sapotherur, dke kuisur zëri,

Kisha frikë t'mos m'përzhej llogaria.

            Atëherë në fund plasja e bombës u ndi.

Toka trand. Ligështia më zotëroi.

Shpresa e fundit për shpëtim më lëshoi.

 

Por vetëdija e fuqishme tash më përfshiu:

            Në vesh – dejt, gjaku, mishi e lëkura

U përqëndrua. Tridhjetë e një viktima kam numruar,

            Gjashtëdhjetë e dy vende ku thika ra.

Dëgjova tgoditmen, me sa fuqi bien,

Dhe prapë tek unë shpresa e ikur kthen.

 

N'ofsh' nga plaskoma tash me suhstimë buçet

Bomba e re. Dhe trupa të mbaruar

Binin me përpasje shumë e shumë më të lehtë,

            Mu si n'ujë, mbi qull të mishit t'copëtuar.

N'atë çast ndjeva se pëembi gjak rrëshqas.

U mpira: ja, dhe unë bri humnerës jam qas'!

 

Nga e majta: Shaban Bobaj duke i treguar Xhafer Lecit një listë kërcënuese për likuidime  fizike kundër shqiptarëve
Nga e majta: Shaban Bobaj duke i treguar Xhafer Lecit një listë kërcënuese për likuidime fizike kundër shqiptarëve

Nga e majta: Shaban Bobaj duke i treguar Xhafer Lecit një listë kërcënuese për likuidime fizike kundër shqiptarëve
Nga e majta: Shaban Bobaj duke i treguar Xhafer Lecit një listë kërcënuese për likuidime fizike kundër shqiptarëve

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë të persekutuar nga regjimi serb

 

Bisedë me Shaban Bobaj, atdhetar i  dëshmuar

 

Bisedoi: Xhafer Leci

 

Bota sot: Si e keni marrë dhe nga ku u ka ardhë  kjo listë kërcënuese? 

 

Sh.Bobaj: Dikush nga njerëzit e UDB-ës e ka varur në derë të shtëpisë tonë në Korishë.


Bota sot: Dihet se UDB-a në shumë forma ka provuar t`i frikësojë liridashësit shqiptarë. Për aktivitetet tuaja këtu në Gjermani unë di mjaft, pasi kemi qenë edhe bashkëveprimtarë të shumë aksioneve dhe proceseve të zhvilluara për shumë vite me radhë. Ju jeni një familje  me tradita kombëtare, e cila ka vuajtur shumë nga okupatori serb. Për fillim dëshiroj të mësoj diçka më shumë nga e kaluara e familjes tuaj

 

Sh. Bobaj: Po si të gjitha familjet shqiptare me vuajtje, skamje nën okupim etj. Sidomos fshati ynë Kabashi gjithmonë ka qenë në shënjestër të okupatorit serb. Më 1913 në Manastirin e Shën Markut nga forcat serbo-çetnike janë masakruar 99 burra të Kabashit, njëri ndër ta edhe vëllai i gjyshit tim Zeqiri. Gjyshi im Selman, Abaz Bobaj nuk ka besuar dhe nuk ka pranuar të shkojë në Manastirin në fjalë, si edhe disa shokë të gjyshit tim, Selmanit po ashtu nuk i janë përgjigjur ftesës serbe për pjesëmarrje në Manastir, pra ata të gjithë kanë pasur fatin t´i shpëtojnë asaj masakre. Më 1915 një numër bukur i madh ushtarësh serbë, flitet për qindra, nuk e di numrin e saktë, por dihet se  pas një beteje në Grykën e  Lumës, ja kishin mësyrë edhe njëherë Kabashit për të bërë përsëri masakra të tjera. Kësaj radhe kabashasit kishin përgatitur terrenin më mirë, kuptohet, për t`u mbrojtur të prirë nga Isuf Uka,  rrethojnë ushtarët serbë dhe i asgjësojnë të gjithë aq sa kanë qenë. Për disa vite  u mbajt fshehtë  ekzekutimi i ushtarëve serbë. Pas zbulimit dhe gjetjes të eshtrave të ushtarëve, pushteti serb fillon ndjekjet, arrestimet, persekutimet..

Më 1924 për zhdukjen fizike të ushtarëve serbë, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, 20 burra janë dënuar me nga 20 vjet burg të rëndë,  në  mungesë janë dënuar edhe 14 të tjerë, po ashtu me nga 20 vite burg, ndër ata kanë qenë edhe gjyshi im Selmani me të  vëllain  Beqirin. Në janar të vitit 1924 Selmani dhe Beqiri e shumë kabashas kalojnë kufirin dhe strehohen në Shqipëri, po atë natë  ka lindur baba im Destani, i vetmi djalë - tregon  Shabani. Më 1927 tërë familja jonë strehohet në Shqipëri dhe atje qendron deri në vitin 1941. Gjatë LDB-re, 1941-1945 Kosova dhe vise tjera shqiptare bashkohen me Shqipërinë. Familja ime me këtë rast janë kthyer në vendlindje - Kabash më 1941 - tregon Shabani. Pas kthimit në Kosovë  gjatë LDB-re dikush nga çetat partizane ia dërgon ftesën babës tim, Destanit, për t`u bërë ushtar në radhët e komunistëve, por babai im nuk i përgjigjet ftesës. Babai im, Destani, një kohë kalon në mal, bashkë me Isa Rexhep Kabashin etj. Pas një kohe kapet nga organet e pushtetit dhe burgoset në burgun e Prizrenit.

Pavarësisht rreziqeve të mëdha shtëpia e familjes të Selman Bobajt ka qenë jatak për të gjithë ata që kanë kërkuar konak. 

Si p.sh. Kryetari i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Musa Shehzade, në pranverën e 1945-ës deri nga fundi i vjeshtës, nja 8 muaj ka qenë i strehuar në shtëpinë tonë. Baba im Destani dhe kushëriri i parë i babës,Tahiri, gjatë gjithë kësaj kohe i kanë bërë roje gjatë natës, gjithashtu baba ka bërë edhe bartjen e letrave që Musa Shehzade i këmbente me djalin e tij në PrizrenPas 8 muajsh të qendrimit në shtëpinë tonë, Musa Shehzadës i jipet një "garance" nga një i afërm i tij në Prizren. Musa Shehzade kërkon për t`u rikthyer në Prizren te lagjja Kurill, kështuqë kundër vullnetit të gjyshit tim, Selmanit, niset nëpër male, duke arritur në cakun  për takim,  Musa Shehzade, në ate kohë ka qenë burrë i moshuar 76 vjeçar shëndetëig, pasi e gjenë dhe takohet me personin që vetë ka kërkuar…

Pas një jave merret vesh se Musa Shehzade ishte kap dhe ekzekutuar.

Gjyshi im, Selman Abaz Bobaj, pas shumë vuajtjeve, më 1965 vdes në fshatin tonë Kabash. Baba im, Destani, i cili ende jeton, me shumë shokë ka qenë përkrahës i NDSH-së. Për shumë nga këto ngjarje që unë përmenda në pika shumë të shkurtra, në vitet 1980-ta kanë pasë shkruar gazetat e Beogradit, ndërsa „Bota sot“ ka shkruar në fillim të vitit 2000.

 

 

Bota sot: Z. Bobaj: Na flisni pak për demonstratat e vitit 1981, pjesëmarrës i të cilave keni qenë edhe Ju. 

 

 

Sh. Bobaj: Për shkak të organizimit, pjesëmarrjes dhe përkrahjes të demonstratave të vitit 1981, vëllait tim Muharremit, me 1981 sigurimi sekret i UDB-ës i sekuestrojnë dokumentet e udhëtimit, duke ushtruar edhe dhunë ndaj tij, kurse mua më është ndërprerë rruga për Kosovë deri në çlirimin e saj më 1999. Më 11 janar 1985, bastiset shtëpia jonë, me këtë rast burgosën dhe dënohen vëllezërit e mi:  Abdullahu dënohet me 1 vit burg, kurse Muharremi me 3 vite burg. Vëllezërit e mi edhe pas daljes nga burgu nuk i kanë ndërprerë aktivitetet, për këtë edhe është bastisë 3 herë shtëpia jonë. Djali im i madh Iseni për shkak të pjesëmarrjes në protestat e 26 marsit te  vitit 1989, si maturant në Gjimnazin e Prizrenit, keqtrajtohet dhe dënohet me dy muaj burg dhe përjashtohet nga shkolla. Për këtë  Ai u detyrua  ta merr rrugën e mërgimit. Vëllai im Muharremi,- vazhdon Shabani, më 1990-të ka qenë shumë aktiv si në pjesëmarrjen e themelimit të LDK-së, në këshillat e Vetëmbrojtjes etj. Muharremi ka qenë pjesëmarrës edhe në ushtrimet e para ushtarake në Shqipëri më 1991, bashkë me grupet e para të Sali Çekajt, Adem Jasharit e Zahir Pajaziti dhe me grupin e parë të armatosur ka hyrë në Kosovë.

 

LDK-ja ka qenë organizatore e të gjitha aktiviteteve në perëndim

 

 

Bota sot: Z.Bobaj, kush kanë qenë shokët tuaj më të afërm në demonstratat të vitit 1981?

 

Sh.Bobaj: Remzi Ademi ( tash Hero i Kosovës), Mejdi Rexhaj, Hafiz Gagica etj.
Këta kanë qenë shokë të afërm me Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

 

Bota sot: Ju keni qenë njëri ndër themeluesit  e Degës të LDK-së në Gjermani?

 

Sh.Bobaj: Po prej ditës të parë nuk jam nda asnjëherë nga  z. Hafiz Gagica, si për formimin e Degës të LDK-së në Gjermani. Fillimisht organizuam mërgimtarët, krijuam strukturën e organizimit të LDK-së, filluam lidhjet e para institucionale dhe legale mes Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë në mërgim, filluam t´i vëmë kontaktet e para në mes institucioneve legale të Kosovës, të zgjedhura me votën e lirë të popullit tonë me disa vende këtu në Perëndim. Neve me të drejt u besonim shumë njerëzve të zgjedhur nga populli si: dr.Ibrahim Rugova, akademikëve Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Nexhat Daci etj. 

Z. H.Gagica, me  shokë si Marjan Tunaj, Donika Gërvalla, Idriz Zeqiraj dhe shumë të tjerë, kemi krijuar fondet e para legale institucionale shtetërore, duke i paraprirë me ato humanitare, plotësisht transparente, të cilat kanë ndihmuar të gjitha segmentet e jetës  në Kosovë. Unë kam qenë  njëri nga nënshkruesit e Themelimit-Regjistrimit të Fondit të Republikës të Kosovës për pagesën e 3%- shit nga  mërgimtarët.

Me rastin e Shpalljes-Rishpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17.02.2008, unë bashkë me z.Hafiz Gagica udhëtuam-fluturuam për Prishtinë me 16.02.2008, atje u takuam me atdhetarin Sabri Novosella, tek i cili bujtëm një natë dhe të nesërmen bashkërisht me Sabriun morëm pjesë në ceremoninë e Shpalljes së Pavarësisë.

LDK-ja në perëndim ka qenë organizatorja kryesore në koordinim me kreun politik të Kosovës e organizimit të grupeve te para të armatosura në Kosovë. Koordinator i autorizuar i këtyre grupeve ka qenë heroi Sali Çekaj , i cili tani është bërë simbol i Luftës  të Kosharës, si një bastion luftarak që legjitimoi luftën për çlirim kundër okupatorit afro një shekullor serbosllav.

 

Z. Bobaj, fashti i juaj Kabash-Korishë  edhe në luftën e fundit 1998-1999 ka qenë shumë aktiv?

 

Bobaj: Po, neve si fshat, përveç ndihmave materiale të dhëna nga qeveria e dr.Bujar Bukoshit në ekzil, jemi vetorganizuar, kemi themeluar Fondin për Luftën dhe kemi grumbulluar disa qindra mija Marka Gjermane dhe Franga zvicërane. Këto mjete materiale, bashkë me një telefon satelitorë, ia kemi dhënë Brigadës të Kabashit 125/2, komandant Lulzim Kabashit. Në atë kohë nënkryetar  i Nëndegës të LDK-së në fshatin tonë ka qenë vëllai im Avdullahu, njëkohësisht edhe anëtar i  Shtabit të Kabashit.

 

Kush ka qenë shef i shtabit të përgjithshëm për rajonin tuaj?

 

Bobaj: Shef ka qenë ne fillim Remzi Ademi, Komandant Petriti,  pas rënies heroike të komandant Petritit me 15. 08. 1998, komandant ka qenë ushtaraku Ekrem Rexha-Komandant Drini.

 

A ka marrë pjesë ndokush nga familja e juaj në luftën e fundit?
 
Bobaj: Po, djali im i tretë Lumniu, nga Gjermania më 1999 ka udhëtuar për Kosovë dhe ka marë pjesë aktive në luftë në zonën e Pashtrikut.

  

Z. Bobaj, po ndërrojmë temë. Ju ka pyetur ndonjëherë ndokush nga funksionarë e diplomatë të LDK-së për arhiven, punën, raportet e Nëndegës të LDK-së për Baden Wüttemberg... kryetarë i të cilës Ju keni qenë mbi një dekadë?

 

Bobaj: Jo asnjëherë nuk më ka pyetur kush për asgjë!

 

Ju keni kaq shumë material nga puna dhe veprimtaria e Juaj sa që nuk mund të përfshihen në asnjë libër sado që mund të jetë voluminoz 

Bobaj: Dikur kanë qenë mbi 365 aktive të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu në B.W. ka pasur  74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për të gjitha këto 74 aktiva i ruaj të gjitha raportet që kam marrë,  si ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për “Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për "Pavarësinë e Kosovës”,  të 3%- shit  etj. Nga këto aktivitete që përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.
Natyrisht që këto aktivitete i kemi bërë bashkërisht të gjithë neve veprimtarët, po përmendi vetëm 3 anëtarë të kryesisë së ngushtë të Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg Dan Gashi, Raze Rexhepi dhe Mejdi Laçaj. Po më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë nëse i përmendi të gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese.nuk i kam harrue dhe nuk do i harroj për jetë e mot.

Kur jemi tek kjo temë vlen ta përmendi edhe ish të burgosurin politik Tefik Tamadani-Qarri cili gjithashtu ka dhënë një kontribut të çmuar në komisionet e 3% isht. Tefiku me 1985 në Prizeren ka bashkëvuajtur një kohë burgun me dy vëllezërit e mi Avdullahun dhe Muharremin. Qeveria e atëhershme në ekzil e Bujar Bukoshit, besoj se i posedon të gjitha këto raporte në arhiven e saj.

 

 Z.Bobaj, Cila është porosia e juaj për opininon?

Bobaj: Bashkimi i të gjithë shqiptarëve nevojë e patjetërsueshme.

 

Botoi “Bota sot” në dy vazhdime dt. 21-22.11.2010

 

 

Dik Marti dhe shqiptarët

 

Nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu

 

Dik Marti dhe lobi serb në Europë duhet të marrin jo vetëm përgjigjen e kryeministrit Hashim Thaçi, po edhe përgjigjen e përbashkët të të gjithë shqiptarëve

Ka disa ditë që shqiptaret andej e këndej kufirit gjenden para një situate emergjence. Situata e përsëritur në Shkodër, frika nga mosmarrëveshjet në zgjedhjet e para kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Raporti i senatorit europian Dik Marti para Komitetit të Këshillit të Europës, i kanë mobilizuar shqiptarët kudo që janë.

Përsëritja e gjendjes emergjente në Shkodër dhe përkrahja e suksesshme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e ndjekur gjerësisht nga ekonomia dhe shoqëria civile e Kosovës, e ka bërë të qartë edhe njëherë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi stabil dhe komunikimi i sinqertë i dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës.

Megjithëse zgjedhjet e para dhe të jashtëzakonshme pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe ndonëse disa parti nuk u kursyen nga diskursi mjaft i vrazhdët i komunikimit me publikun, ato ishin të qeta dhe përfunduan me sukses.

Qytetarët e Kosovës ua dhanë votën atyre që e kanë qeverisur Kosovën tri vjetët e fundit. Prej vullnetit të tyre u kuptua se qytetari i Kosovës zgjodhi jo dobësitë individuale, por kontributet kolektive të Qeverisë Thaçi; jo rrugicat e vonuara për t’u shndritur, por autostradën kombëtare që lidh kombin nga Jugu në Veri. Në të vërtetë ata vlerësuan dhe ia dhanë votën gjerësisht atij brezi të bijve të saj që ia solli lirinë e kërkuar me shekuj, dhe me këtë dëshmuan se vetëdija e tyre shkonte përtej vetëdijes partiake, pra te vetëdija historike.

Në prag të këtij përfundimi të rëndësishëm qytetar në jetën tonë, kur pritej angazhim i shumanshëm në vazhdimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, në bisedimet për tejkalimin e mosmarrëveshjeve historike me Serbinë, për të mos thënë mes serbëve dhe shqiptarëve, një orë e së keqes sikur mezi priste të binte.

Dik Marti, senator i Bashkimit Europian solli para Komitetit të Këshillit të Europës, një Raport sa të vjetëruar e të ricikluar, po kaq me bujë. Prej të dhënave të tij, prej hapësirës që atakonte, prej qëllimeve të tij dhe prej synimeve të tij, nuk është vështirë të shihet materiali i boshtit përmbajtësor të kujtimeve të Karla Del Pontes, hapësira e atakuar shqiptare, pra jo vetëm e Kosovës, denigrimi i bardit të një lufte çlirimtare të ndihmuar ndërkombëtarisht, përpjekja për rrënimin e biografisë së tij në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës, të fillimit të bisedimeve me Serbinë dhe sidomos çuarjes përpara të numrit të shteteve që do ta njohin Kosovën.

 

Prej përmbajtjes së këtij Raporti nuk është vështirë të shihet ndikimi i diskursit serb dhe i lobit të saj në Europë, ndërsa prej qëllimeve të tij largvajtëse sigurisht nuk është vështirë të shihet se institucionet serbe dhe lobin europian e aziatik të saj nuk e interesojnë vetëm individët dhe institucionet e Prishtinës e të Tiranës, po edhe tërësia historike, gjeografike, politike, etnografike dhe qytetëruese e popullit shqiptar.

Sigurisht diskutimi i të gjitha referencave veç e veç do të donte kontributin e disa specialistëve të fushave të ndryshme (e që deri më tash edhe do të duhej të bëhej prej qarqeve shkencore dhe politike e diplomatike shqiptare), por këtu nuk mund të kalohet një tendencë, e bartur që nga kujtimet e Carla del Pontes: paraqitja kriminale e një qeverie në themelim dhe paraqitja e shtetit shqiptar, në prag të heqjes së vizave, si një vend i pakontrolluar, ku zhvillohen krimet më monstruoze.

Ajo që të bën përshtypje në këtë pikë është lidhja jo vetëm e individëve, grupeve dhe institucioneve, por edhe grupeve sociale: grupe profesionale dhe grupe të pavetëdijshme sociale për procese të tilla, sikur është procesi i transpaltimit të organeve; me një fjalë, shoqëria qytetare dhe shoqëria rurale njëkohësisht. Dhe përtej tyre, një shikim i njëanshëm dhe i padenj i shqiptarëve në diskurin bashkëkohor të komunikimit politik. Fjala është për të ashtuquajturin ‘grup të Drenicës’ kundër të cilit qenka ngritur Dik Marti.

Në kohën që grupet politike, intelektuale dhe madje të krimit të organizuar, në botën e qytetëruar nuk përfaqësojnë askund grupe fisesh dhe krahinash, ose ato paraqiten vetëm në hapësirën afrikane, Dik Marti i jep vetes të drejtë t’i identifikojë shqiptarët, përkatësisht të akuzuarit e tij në përmasa fisnore dhe krahinore. A nuk është e mjaftueshme kjo që ne t’i përgjitgjemi kombëtarisht, në të vërtetë shtetësisht, dhe t’i tregojmë Dik Martit se mendimet e tij janë ndërtuar mbi riciklimin politik të mentalitetit serb të shekullit XIX.

Pra, shqiptarët si një popull, si një komb, kudo që janë dhe bardët e tyre, qofshin ata qeveritarë, opozitarë, intelektualë, qytetarë a fshatarë në Raportin e Dik Martit dalin si një: kriminelë ordinerë në përmasën më moderne të botës bashkëkohore, transplatues organesh!

Ky Raport do të duhej të prekte më gjerësisht ndërdijen tonë, ai po përpiqet të dëmtojë gjerësisht fatin tonë në kapërcyll të Kosovës në Bashkimin Europian, duke e dërguar një mesazh tepër të keq në hapësirën jo vetëm diplomatike po edhe publike europiane, prandaj për të gjitha këto dhe për shumë arsye të tjera, përgjegja jonë ndaj Dik Martit dhe strukturave politike e diplomatike të tij duhet të jetë e fuqishme, e mënjëhershme, e gjerë, institucionale dhe me karakter ndërkombëtar.

Bartësi i këtij Raporti duhet të marrë përgjigje juridike dhe për më tej të jetë shembull i mbrojtjes sonë kolektive, i fuqisë së institucioneve dhe shtetit tonë në bashkësinë ndërkombëtare, në ato përmasa që e bëmë me GJND-në. Le të jetë ky edhe një shembull për Dik Martin dhe Martët e tjerë se si nuk duhet të atakosh askënd në emër të interesave të caktuara, e sidomos se si nuk duhet të atakosh një popull në përmasat që ai e ka atakuar popullin shqiptar.

E kjo mund të arrihet vetëm nëse rreth këtij qëllimi bashkohemi të gjithë: ata që e kanë fituar dhe përkrahur luftën e UÇK-së dhe ata që nuk e kanë bërë këtë; ata që janë gati të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme dhe ata që duan të jenë opozitë e kësaj Qeverie; ata që janë pjesë e institucioneve publike dhe financohen nga Qeveria dhe ata që janë pjesë e institucioneve joqeveritare; ata që kanë reaguar që në fillim sepse tek Raporti i Dik Martit kanë parë orën e së keqes kombëtare dhe ata që kanë reguar me gjysmë zëri sa për t’i përmbushur obligimet politike, madje edhe më pak, partiake, ata që janë të obliguar më shumë sepse janë përgjegjës të institucioneve shtetërore etj.

Raporteti i Dik Martit ka karakter përgjithësues dhe atakues në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, prandaj në këtë përmasë duhet të marrë edhe përgjegjen tonë.

 

*

Autori i këtij teksti është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës, drejtor i Instituti Albshkenca të Prishtinës, editor dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

 

SHQIPJA MES GLOBALIZIMIT DHE VARIANTIZIMIT

Kumtesë e lexuar ne Konferencën shkencore mabarëkombëtare: “Shqipja në etapën e sotme: politikat e pasurimit dhe të përmirësimit të standardit”, organizuar nga Qendra e Studime Albanologjike e Tiranës, Durrës, 15-17 dhjetor 2010

Nga Prof.asc.dr. Bahtijar Kryeziu

I. Shqipja aktuale dhe statusi shpërfillës i saj

Konferenca shkencore mbarëkombëtare me temën “Shqipja në etapën e sotme: politikat e pasurimit dhe të përmirësimit të standardit”, e cila u mbajt në kuadër të Edicionit II “Ditët e Albanologjisë”, ishte një mundësi e mirë për të debatuar problematikën e realitetit të sotëm gjuhësor, sfidat që po e përcjellin atë dhe perspektiva e shqipes nesër, nga njerëz përgjegjës e me kompetencë, para se me këtë çështje aq madhore të merren profanët dhe të gjithë ata të cilët nuk kanë një formim të mirëfilltë gjuhësor. Këtu dhe e kemi parë arsyen e organizimit të kësaj konference nga QSA-ja (Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës, për çka ato ditë edhe pati mjaft polemika si në mjetet tona elektronike dhe të shkruara, ashtu edhe në ato të Shqipërisë), dhe pjesëmarrjen në këtë konferencë, pavarësisht pikëpamjet dhe pozicionimet e kundërta, krejt natyrshëm, që mund t’i ketë një studiues apo një tjetër, pra, si ata që kërkojnë tabuizimin e stan-dardit gjuhësor dhe çdo gjë që ka të bëjë me gjuhën, ashtu edhe ata që mendojnë se duhet variantizuar a rrënuar kulla “e vjetër” e shqipes për të ndërtuar një të re.

Shqiptarët janë një komb dhe kanë një gjuhë - gjuhën shqipe, pavarësisht nga variantet që e karakterizojnë atë, në veçanti formën e folur të saj, si gati çdo gjuhë tjetër të botës. Gjuha letrare ose gjuha standarde (shqipe), siç cilësohet më fort sot, është varianti më i përpunuar i gjuhës. Është një e arritur kulturore e kurorëzuar në një etapë të caktuar të zhvillimit politik e shoqëror që për sa vjet u ka shërbyer dhe u shërben kërkesave të komunikimit të bashkësisë sonë, duke u bërë edhe shprehëse e njësisë kombëtare. Si e tillë ajo dhe kërkon kujdes të veçantë të pjesëtarëve të shoqërisë sonë, të institucioneve arsimore e shkencore dhe të organeve shtetërore të vendeve tona, e që për fat shqipja sot këtë nuk e ka në shkallën e duhur. Ajo vazhdon të jetë (me gjithë rezultatet e arritura) një gjuhë mjaft e nënvleftësuar dhe e shpërfillur, në radhë të parë, si shprehje e një mentaliteti tonë mediokër.

Përdorimi i mbishkrimeve të firmave të bizneseve tona në gjuhë të huaja më tepër se në shqip; emërtimi i fëmijëve me emra të huaj (Kevin, Dajana, Denis...) në vend të emrave shqip - të vjetër (Ilir, Entela, Alban...), a të rinj (Gëzim, Blerim, Besnik etj.); të shënuarit e veturave të policisë së trafikut Police trafik safety dhe të autoambulancave Ambulance vetëm në anglisht (në Repubikën e Kosovës), sikur ato automjete të jenë në shërbim të një popullate anglofone, ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës, neni 5, faqe 21; emërtimi i disa shtëpive “të fuqishme” meditatike po në gjuhë të huaj, si: Top Channel, News 24, Ora News, BBF, Club FM; përdorimi i një gjuhe të bastarduar e me lloj-lloj shprehjesh dhe më absurde për kohën në mjaft shfaqje të humorit e të emisioneve televizive, për “të krijuar art” me “jo art”; përdorimi i një gjuhe joserioze - qoftë edhe nga botues seriozë; mosinteresimi i duhur për pasurimin dhe përmirësimin e standardit gjuhësor; mungesa e vullnetit institucional e shtetëror për hartimin e fjalorëve terminologjikë në kohën e ndikimit aq të madh të internetit me terma të huaj; mosorganizimi i ekspeditave shkencore dialektore, si forma shumë të rëndësishme për pasurimin e gjuhës me fjalë e shprehje

1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, faqe 2.

burimore; imponimi (i pakriter) i gjuhës së medieve dhe i gjuhës bisedore si stile kryesore funksionale; mosndërtimi i politikave dhe i planifikimit gjuhësor; kurrikulat joadekuate dhe joserioziteti i mësimit të gjuhës në shkolla të niveleve të ndryshme, tekstet shkollore e mësimdhënia tradicionale – si detyra dhe përgjegjësi institucionale; moszbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në tiketat e produkteve të ndryshme, sidomos të atyre që hyjnë nga jashtë, si e drejtë jo vetëm për mbrojtjen e konsumatorit, por diç edhe më shumë se kjo, kur dihet se gjuha “nuk është asnjëherë vetëm gjuhë”2, si dhe ndikimi i disa faktorëve të tjerë jashtëgjuhësorë, shkurt: mungesa e një disipline dhe edukimi gjuhësor, janë vetëm disa dëshmi jo dhe inkurajuese për shqipen e ditëve tona dhe perspektivën e saj.

Kur gjithë kësaj i shtohen edhe përpjekjet e pareshtura për variantizimin dhe copëzimin e hapësirës sonë gjuhësore; kur dihet se procesi i globalizimit, si synim i unifikimit të botës në një gjuhë dhe në një kulturë ka marrë hov aq të madh, shqetësimi ynë e njëherazi dhe interesimi për fatin e shqipes nuk ka se si të mos rritet edhe më.

II. Globalizimi gjuhësor – proces i pashmangshëm: frikë apo kurajo?

Globalizimi si një proces gjithëpërfshirës dhe i pashmangshëm botëror, që nënkupton lëvizjet e njerëzve, të mallrave, të kontakteve kulturore e gjuhësore e të ideve përgjithësisht, krahas dhe përdorimit të internetit, telefonisë celulare, televizionit satelitor etj., që sot janë kthyer në pushtues të rinj të botës, kanë bërë që asnjë popull e gjuhë të mos shpëtojë pa u ndikuar nga një popull e gjuhë tjetër. Anglishtja, e cila edhe ashtu merret si një gjuhë me më shumë huazime, sidomos nga frëngjishtja, është njëra prej gjuhëve me shtrirje më të gjerë të përdorimit dhe me ndikimin më të madh të saj.

Se ç’pushtet ka fituar anglishtja në këtë kohë, ç’hapësirë ka pushtuar dhe ç’rrezik apo të mira sjellë ajo, po përmendim vetëm këtë shembull, nga më shumë syresh*:

Qeveria e Federatës Ruse në programin special “Gjuha ruse në vitet 2006-2010”, jo moti, ka paraqitur të dhëna shqetësuese për (mos)përdorimin e rusishtes, si gjuhë “e madhe” dikur. Kështu që, derisa në kohën e BRSS-së, rusishten si gjuhë zyrtare e kanë përdorur 286 milionë folës, tashti në ish-shtetet e BRSS-së, numri i njerëzve që e flasin këtë gjuhë është zvogëluar për 50 milionë, e që ky numër deri në vitin 2015 mendohet se do të zvogëlohet edhe për aq. Në Lituani, për shembull, gjithnjë sipas këtij studimi, gjuhën ruse e flasin afro 80% e gjeneratave më të hershme dhe të mesme, kurse të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare, rusisht flasin vetëm 13% prej tyre, gjë që dëshmon se gjuhën ruse e flasin ose e kuptojnë vetëm gjeneratat më të vjetra.

2 Rexhep Ismajli, Gjuhë dhe etni, Prishtinë, 1991, faqe 29.

* Rreth një miliardë e gjysmë njerëz në botë e flasin anglishten si gjuhë amtare, si gjuhë të dytë ose si gjuhë të huaj. Mbi 80% të informacioneve të ruajtura në mënyrë elektronike në botë janë në anglisht. Dy të tretat e shkencëtarëve të botës shkruajnë në anglisht e 36% të përdoruesve të internetit, nga 200 milionë, sa vlerësohet se janë, komunikojnë në anglisht. Anglishtja është gjuhë zyrtare ose ka status special në mbi 75 territore të botës (www.i-uk.com/servlet). Ose shembulli tjetër:

Sipas rezultateve të projektit Web Characterization të OCLC-së 4 të realizuar në vitin 2002, deri 72% e përmbajtjeve tekstore në sajte janë në gjuhën angleze, 7% në gjuhën gjermane, 6% në gjuhën japoneze, 3% në spanjishte e 3% në frëngjishte dhe 9% në të gjitha gjuhët e tjera të globit. Edhe pse përdorues të internetit anglofolës janë 36.5%, sipas statistikave që nxjerr po ky projekt, anglishtja mbizotëron me 72% dhe më të drejtë mund të quhet gjuha e internetit3. Jo vetëm në punë të internetit është gjendja e tillë dhe kjo trysni e globalizimit nuk ndodh vetëm me popujt e vegjël e gjuhët e tyre.

3 Boris Varga, korrespondent i BBS-së për Europën Juglindore, revista “Vreme”, Beograd, 19 korrik 2007.

Madje edhe më shqetësues është fakti, në saje të disa parashikimeve, se ”Në një distancë disavjeçare ekziston mundësia që të eliminohen edhe afro 50% e gjuhëve që ekzistojnë në botë”3.

Në rast të tillë nuk duhet fort mend të dimë se ç’mund të ndodh me gjuhët e vogla, ku bën pjesë edhe shqipja.

Karshi disa huazimeve të rrënjosura, siç janë ato nga greqishtja e re (dhomë, pronë, qefull, qëndis etj.), nga gjuhët sllave (çekiç, çudit, grusht, kosë...), nga italishtja (barkë, fitoj, paguaj, timon...), ose edhe sa e sa ndërkombëtarizma (analizë, atmosferë, element, financë, miliard, kilogram, olimpiadë...), si dhe huazimet turke, që mbartin në vete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale-stilistike, si: vatan (pranë shqipes “atdhe”), milet (“popull”), xhan (“shpirt”) etj., pavarësisht rrugët e futjes dhe mënyrën e krijimit të tyre në gjuhën tonë, të cilat, siç do të thoshte akademik Jani Thomai, erdhën si “mikesha të nderuara”4 dhe i imponoi koha e për të cilat (hiq ato turke) shqipja nuk ka zëvendësime të mirëfillta, apo edhe disa fjalëterma të domosdoshëm, si: rëntgen, embrion, hipotenuzë, neutron... – dikur e internet, celular, globalizim, tender etj. – sot, shqipes i kanë rënë në qafë dhe po përdoren pa farë arsye fjalët: draft, bord, eveniment, implementim, distribuim, konsensus, divorcim, menaxhim, workshop, postim, evaluim, CV-i (Sivi), live, ok-ej, ose shprehjet: in-servis e pri-servis, online, e me qindra të tjera, edhe pse shqipja nuk ka nevojë për to, sepse i ka përgjegjëset e saj.

Tani shtrohet pyetja: ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj globalizimit? Shkurt e thënë: të gjejmë rrugët që pajtojnë atdhetarizmin dhe globalizmin! – porosit në një vend gjuhëtarja Shefkije Islamaj. Pra, nuk duhet të dalim kundër këtij procesi, pasi dhe nuk mundemi, por edhe s’duhet ta lëmë veten “të na marrë lumi”. Nuk duhet spikatur atë si një fakt tërësisht pozitiv apo dhe tërësisht negativ.

III. Tabuizimi dhe variantizimi – dy skajshmëri të papranueshme

Edhe variantizimi i gjuhës letrare, i standardit të gjuhës, mbështetur në idenë se “standardi kishte në thelb metodat e vendosjes së hegjemonisë dhe të monopolit”, se “ishte produkt i nji konsensusi në diktaturë”, se “disa shkrimtarë u përjashtuan prej letërsisë”, se “gjuha letrare krahasohet me një pilaf të piperosur ku pilafi është toskërishtja dhe piperi është gegërishtja”(A. Pipa)5; se “me këtë standard sui generis, të ngurtësuem i është bërë aparteied, jo vetëm dialektit verior, por edhe shqipes në tërësi”6, “të cilin duhet shembur, siç u shemb diktatura, për t’ia kthyer shqipes demokracinë” etj., krahas kërkesës për një liberalizëm, deri në atë shkallë saqë kushdo mund të flasë e të shkruajë dosido, që Dell Hymes e quan “kompetencë komunikatave” që nënkupton “aftësinë për të komunikuar me kode të ndryshme, nuk mendojmë se shkon në dobi të një kodi gjuhësor. Standardi, norma, parimi, janë mjetet më të mira për të mënjanuar mishmashet dhe anarkitë. Çdo shtet i përparuar, si Franca, Gjermania, po edhe Kroacia e shtete

4 Akademik Jani Thomai, Parathënia e veprës “Fjalor me shprehje të huaFFzuara në gjuhën shqipe” të Ali Jasharit, Tiranë, 2007, faqe V.

5 Prof. Fehmi Agani pas mbajtjes së Konsultës së Prishtinës, më 9 mars 1970, i kishte shkruar prof. Arshi Pipes, në shenjë respekti në gegërishte, për t’i shpjeguar se: “Për gjuhën kemi pasë nji Konsultë të madhe gjuhësore në vitin 1968. Edhe për ne shtrohej problemi i dialekteve, përveç tjerash edhe sepse prej shqiptarëve në Jugosllavi, shqiptarët e Maqedonisë shkrujshin tosknisht. Konsulta qe shprehë të shkruhet edhe në Kosovë gjuha e njësueme, në bazë të rregullave të drejtshkrimit të Institutit të Historisë dhe të Filologjisë në Tiranë. Kështu sot shkruejnë ndër ne të gjitha revistat, tue përfshi edhe shtypin e ditës. Martin Camaj më pat thanë nji herë në Mynhen se nji ndërmarrje e këtillë, përkah aspekti gjuhësor, asht e pakuptim. Ndoshta, por gjuhëtarët tonë nuk mendojshin ashtu dhe nga ana tjetër, mënyra e re e të shkruemit, me gjithë laramaninë e periudhës kalimtare, asht përvehtësue me aq entuziazëm dhe për nji kohë të shkurtë, asht mbërri aq sa që dhe unë, më besoni po kam vështirësi me shkrue gegënisht” (Fehmi Agani, Vepra 8, “Dukagjini”, Pejë, 2002, f.382-383)

6 Primo Shllaku, Gjuhëtarët kundër shkrimtarëve (internet, postuar më 24.11.2010).

të tjera, kanë një politikë gjuhësore dhe institucione që e zbatojnë këtë politikë. Andaj, përse mos ta ketë edhe shqipja një “privilegj” të tillë, një gjuhë normale dhe natyrale, si një gjuhë e të gjithëve për të gjithë?

Ashtu si tendencat për një standard policentrik të shqipes, siç ka vënë re gjuhëtari i njohur Ranko Bugarski7, edhe tabuizimi, përkatësisht mbyllja vetëm në "guaskën" e asaj që është parashikuar si normë para afro 40 vjetësh, mbështetur në treguesit e atëhershëm, sot, në dritën e disa trysnive që na sjellin zbatimet (në fakt: moszbatimet e thyerjet) e ditpërditshme do të ishte jodobiprurëse. Çabej nuk e ka thënë më kot se “Një popull, siç ndërron në rrymë të kohëve..., zhvillon dhe pasuron edhe gjuhën që flet”. Fundja, për ndryshime të arsyeshme dhe ato të cilat i imponon koha, që shqipen e bëjnë më funksionale në shërbim të vetë shoqërisë sonë, leja ekziston edhe nga Rezoluta e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972, f. 27), ku qartë e mirë thuhet: “duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj si dhe çështjet e reja që nxjerr politika gjuhësore, Rregullave të drejtshkrimit t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura”.

IV. Probeme standordologjike që duhen diskutuar

Në kontekst të këtij parimi, pikërisht dhe ne, duke çmuar gjithnjë bazën e përbashkët të standardit të shqipes, e “në favor të rregullimit më të mirë të rregullave të drejtshkrimit” – siç theksoi këto ditë akademik Kolec Topalli8, po shprehim opinionet tona se: prurjet e reja dialektore nga gjithë hapësira shqiptare, si nevojë e madhe e pasurimit të gjuhës; mundësia e zëvendësimit të trajtave të fjalëve basmë, dasmë etj., me ato basëm e dasëm (siç është biseduar në takimin e Këshillit Ndërakademik (më 12 maj 2006); normëzimi i formës dysore (dubletit gegë) borë e jo edhe dëborë (krahaso: borëbardha, lulebora e jo dëborëbardha e as luledëbora), ose dhe: krua – kroi, ftua – ftoi dhe të tjera si këto; kodifikimi i fjalës së gegërishtes: e ejte (për e enjte të toskërishtes); mospranimi i ambigjinisë tek emrat me shumës në -e (male të lartë, mendime të drejtë...)9, siç ka kërkuar prof. S. Riza (e jo male të larta, mendime të drejta... – siç e kemi të kodifikuar tani); rrafshimi i dallimit të numërorit tre (për gjininë mashkullore e femërore) - një trysni mirëfilli toske, në thelb e pamirë, por thuajse e përfillshme sepse po përgjithësohet, sikurse që u tret dallimi i numërorit dy (për gjininë mashkullore) dhe dy (me y të gjatë për gjininë femërore, që ka mbetur vetëm në gegërishten); formimi i shumësit me –a, si te shembujt: mësuesa, maturanta10, studenta, profesora, shofera, oficera, instrumenta etj., që vjen nga ndikimi i gegërishtes, por që po gjen përdorim të gjerë e pëlqehet si një shumës më i qartë ndaj formave përkatëse me -ë, që këshillon norma e sotme morfologjike e drejtshkrimore11, kujtojmë se janë në të mirë të standardit – sot apo nesër.

Sipas gjedheve të lartshënuara, kemi bindjen se edhe disa emra të përgjithshëm, si: çam, lab, prind, nip e ndonjë tjetër i këtij lloji që, siç dihet, kanë dy forma të shumësit, ku njëra formë sajohet duke i prapavënë njëjësit të tyre mbaresën -ë ose -a (çamë, labë, prindë, nipa), siç përdoren kryesisht në gegërishte, kurse forma tjetër e shumësit të këtyre emrave sajohet me

7 Ranko Bugarski, Nova lica jezika, Beograd, 2002, faqe 136.(Shih: Qemal Murati, “Gjuha shqipe”, nr. 2, IAP, 2010, f.25)

8 Elas Demo, Diskutimi i standardit: nga do të mbajë? (“Shekulli” në internet, 8.12.2010)

9 Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe (internet)

10 “Raporti i përfaqësuesavet të P. T. Ministris s’Arsimit në provimet e semimaturës në Liceun franceskan të Shkodrës”, datë 30 Qershor 1939, nënshkruar nga Eqrem Çabej. Sipas një shkrimi të prof. Emi Lafe, “Nga liberalizimi gjuhësor te shqipja standarde”, del se origjinali ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.

11 Gj Shkurtaj, punimi i cituar.

mbaresën -ër (çamër, labër, prindër, nipër etj.), si në toskërisht, ose edhe një tip tjetër emrash të përgjithshëm: drapër, gjarpër dhe gisht, që në shumësin e pashquar dalin si: drapinj dhe drapërinj, gjarpinj dhe gjarpërinj, gishta dhe gishtërinj etj., përdorimi i të cilëve nuk bie ndesh me normën letrare12, më mirë është të kodifikohen me format që i karakterizon një ekonomizim gjuhësor. Pra, kujtojmë ne, se më mirë është të thuhet: një çam - disa çamë, një lab – disa labë, një prind – disa prindë, një nip – disa nipa, sesa: disa çamër, labër, prindër, nipër, ashtu siç do të shqiptoheshin më lehtë edhe format e shumësit të emrave: drapinj, gjarpinj (ose dhe drapij, gjarpij), arij, barij, huj, budallej, fukarej, lumej, ullij...), gishta, sesa: drapërinj, gjarpërinj, arinj, barinj, hunj, budallenj, fukarenj, lumenj, ullinj, gishtërinj etj., e që edhe ky parim mendojmë se mund të përputhet me mendimin e prof. Rizës “për rolin ndërtues e pasurues të folësve gegë në gjuhën letrare shqipe të njësuar”, si një mendim e tezë frymëgjatë ndaj ardhshmërisë së standardit të gjuhës shqipe.

Po ashtu është koha për të rishqyrtuar përdorimin e fonemës ll në vend të l-së (përkundër Drejtshkrimit..., Shënimi 1, f. 105) te disa emra të përveçëm sllavë, si: Millan, Millosh, Valldimir..., analogjikisht me Jugosllavi, jugosllav, sllav etj., për Milan, Milosh, Vladimir, kur dihet se këta emra dhe shumë të tjerë si këta, në gjuhët burimore (sllavojugore) dhe nga folës të atyre gjuhëve, nuk përdoren me l por me ll. Edhe shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, por edhe të disa krahinave të Shqipërisë këta emra i shqiptojnë kryesisht me ll, sado që në të shkruar, për të respektuar paragrafin e cituar të standardit tonë gjuhësor, i shkruajnë me l. Arsyeja për të bërë një korrigjim në këtë pikë është se edhe gjuhët sllave me të cilat shqipja ka kontakte më të shpeshta, kanë fonemat l e ll, të cilat në disa raste formojnë edhe kundërvënie fonologjike (ludi “njerëz” – lludi “budallenj, të marrë” etj.). Pra l e ll janë dy fonema të ndryshme me të cilat, bie fjala, serbishtja dhe kroatishtja formojnë alfabetin e tyre prej 30 fonemash. Prandaj emrat e tillë e të ngjashëm mund të normëzohen dhe të shqiptohen e të shkruhen pa pengesë si: Millan, Millorad, Millosh, Mlladenov, Vlladimir..., ashtu sikurse që do të duhej të përdoreshin dhe përdoren me l e jo me ll emrat e përveçëm: Lubomir, Lilana, Lublana e jo Llubomir, Llillana, Llubllana.

Edhe kodifikimi i fjalës Europë për Evropë - siç ka zënë vend tanimë edhe në FESh dhe siç përdoret edhe në gati në të gjitha vendet evropiane; të shënuarit e datave me një zero përpara si në shumë gjuhë të tjera dhe siç e kërkon tani edhe teknologjia informative bashkëkohore, kur datat e ditëve dhe muajt janë njëshifrorë; përdorimi i shkronjës së madhe tek emrat e popujve; tek emrat e festave fetare, ashtu sikurse edhe për emrat Zot, Perëndi, Allah etj., nuk do të ishin mëkate standardologjike, por fjalë të cilat shumë shpejt do të mund të fitonin qytetarinë në standardin e gjuhës së sotme që nga veriu e gjer në jug.

Dhe në fund, për shkak të kohës dhe respektit që ndjejmë ndaj këtij auditori të nderuar, do të shtonim vetëm edhe këtë, se standardi i shqipes as nuk duhet t’i përjashtojë e mohojë dialektet dhe prurjet e reja, por as të krijohen nga ai “statuse të reja dialektore”; as të tabuizohet por as të copëzohet a rrënohet. Ai duhet të jetë një mjet njësimi, mjet bashkimi për kombin dhe kulturën tonë, të cilin mendim më së miri e përligj një thënie e shkurtër e klasikut të fundit të albanologjisë - akademik Idriz Ajeti, kur thotë se “Gjuha letrare s’është vetëm thesar i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë sonë”. Në kohën e kërkesave gjithnjë e më të theksuara për variantizimin dhe copëzimin e standardit të shqipes, të shpërfytyrimit të gjuhës dhe trysnive të globalizmit, ky mendim vetëm sa fuqizohet edhe më.

12 Grup autorësh, Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Tiranë, 1976, faqe 27 dhe 28.

 

Xhafer Leci: Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë
E Shtune, 04-12-2010, 07:59pm (GMT)

 

Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë

 

Shkruan: Xhafer Leci

 

Për ditën e flamurit më 27-28.11.2010, si zakonisht salla nuk kishte vend për të gjithë. Muarën pjesë mbi 800 mërgimtarë burra, gra e fëmijë të të gjitha moshave.

Përmes projektorit gravironte flamuri kombëtarë, foto e Skënder Beut dhe Ismail Qemalit.

 

Me pjesëmarrjen e tyre festën e nderuan edhe zëvendës konsulli i Republikës të Kosovës në Stuttgart z.Ymer Lladrovci me bashkëshorten e tij, si dhe asistentja e konsullatës zonja Hanife Statovci po ashtu me bashkëshortin e saj.

 

Tubimin, me një përshëndetje, e hapi moderatorja zonja Arbenita Sylaj, ndërsa z.Gani Ismajli, përmes projektorit paraqiti ndarjen e mjeteve materiale për 5 familje të varfura në Kosovë, ku për sejcilën familje janë dhanë nga 300 Euro, si dhe 200 Euro për vërshimet në Shqipëri, gjithsejt 1700 Euro, mjete këto të grumbulluara nga aktivitetet tona për festat kombëtare etj.

 

Vlen të përmendim se manifestimet tona festohen në formë shtetërore, jo për biznese...

Me mjetet tona personale bëjmë të gjitha punët organizative.

 

U ndanë 6 mirënjohje për veprimtarët e dalluar të çështjes tonë kombëtare këtu në mërgim.

Këta janë: Selim Koca, Osman Doda, Sylë Sylaj, Abaz Imeri, Emin Demaj dhe Bedri Kryeziu.

 

Pas intonimit të hymnit me një minutë heshtje, në skenë u paraqiten grupi i shkëlqyer profesionist vallëzues nga Singen-i, të shoqëruar nga mjeshtri i mirënjohur koreografi Rrustem Selca dhe veprimtari shumëvjeçar z.Hasan Hajdari.

 

Më pas udhëheqësi i grupit organizativ Xhafer Leci, përshëndeti të gjithë pjesmarrësit, në veçanti zëvendës konsullin z.Ymer Lladrovci dhe asistenten e konsullatës zonjën Hanife Statovci, me emër përshëndeti edhe dy nga veprimtarët më të vjetër për nga mosha z. Selim Koca dhe z.Zenel Jashari, si dhe të gjithë veprimtarët tjerë të pranishëm.

Leci, foli në pika të shkurtëra, në mënyrë kronologjike, me një përmbledhje historike për ecjen e Shqipërisë nëpër shekuj, që nga ilirët para Krishtit e deri në ditët e sotme.

 

Z.ymer Lladrovci, zëvendës konsull, shkurt por qartë, foli për pavarësinë e Shqipërisë,

për kontributin e madh të UÇK-së e në veçanti të komandantit legjendar Adem Jashari, duke e cilsuar Prekazin si vend të shenjëtë për të gjithë shqiptarët.

 

Xhafer Leci ua rikujtojë të pranishëmve se nuk ka harruar të përmend kontributin e luftëtarëve të lirisë të komandanitit Adem Jashari, të dr.Ibrahim Rugovës etj.

Me rastin e festës të pavarësisë të Kosovës me 17.2.2010, kemi folur për këto ngjarje.

Sot jemi përcaktuar të flasim rreth pavarësisë të Shqipërisë, për çka edhe jemi këtu,- shtoi ai.

 

Të pranishmit i përshëndeti edhe veprimatri shumëvjeçar z.Selim Koca, i cili apeloi tek mërgimtarët që me mjete materiale ta lehtësojnë, sa do pak, varfërinë e popullit tonë.

 

Në pa mundësi për të marrë pjesë në festen e flamurit, moderatorja Arbenita Sylaj e lexoi

letrën përshëndetëse të konsullit të konsullatës të Frankfurtit z.Astrit Zemaj.

 

Shkelqyeshëm kënduan: Silvana Dollapi nga Shqipëria dhe Gazmend Kumanova me instrumentalistin Shenolli.

 

Për këtë përgaditje të mrekullueshme meritat u takojnë organizatorëve: Xhafer Leci, Hasan e Kreshnik Dançe, Gani Ismajli, Rexhep Hulaj e Selami Morina, si dhe kujdestarëve, Flamur Tafilaj, Arben Ragami dhe Durim Hulaj.

 

Përmes këtij shkrimi përshëndesim dhe falënderojmë të gjithë pjesmarrësit të cilët nëpër festat tona kombëtare etj. që kemi organizuar ne, për 20 vite me radhë, asnjëherë deri më sot nuk kemi pasur asnjë eksces. Për këtë edhe zyrtarët e komunës të Kirchheim -Teck-ut dhe drejtuesi i Sallës Stadthalle z.Hubert kanë shprehur mirënjohje.

 

Këtu poshtë po paraqesim fjalen e rastit

Të nderuar bashkatdhetarë,

Të nderuar miq të ftuar,

Të dashur motra dhe vëllazër,

 

Jemi mbeldhur përsëri bashkë  që të festojmë festën tonë më të madhe kombëtare, 28 nëntorin, ditën e shpalljes të pavarësisë të Shqipërisë, për të 98-tin vit.

Kjo datë historike  këtu në Kirchheim-Teck dhe Nürtinegen të Gjermanisë festohet që nga viti 1990-të, kur me shembjen e Murit të Berlin-it u shemb edhe komunizmi.

Për këto 20 vite me radhë kemi folur për burrat e mëdhenj të dheut, diplomatë e luftëtarë, të cilët u mblodhën në Vlorën heroike atë 28 nëntor, të prirë nga Ismajl Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë, për herë të parë, pas gati 500 vjetësh nën pushtimin e Perandorisë osmane. Ismail Qemali, politikan e diplomat i shquar, ngriti flamurin në sheshin e Vlorës dhe shpalli Pavarësinë për themelimin e shteit të Shqipërisë.

Këtë radhë për të mos përsëritur ato që kemi folur në festat e mëparëshme, e kam parë të arsyeshme të flas,  në pika të shkurtëra kronologjike për ecjen e Shqipërisë nëpër shekuj.

 

Shqipëri - Përmbledhje historike

 

Në historinë politike të Evropës Juglindore  Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm, ajo ishte një portë e madhe në Adriatik.

Shqiptarët gjurmojnë origjinën e tyre që nga Ilirët, një nga popujt më të vjetër të Evropës. Qendrat e shtetit ilir kanë qenë Durrësi dhe Shkodra. Gjuha shqipe njihet ndërmjet Shekulli 6 dhe 4 para Krishtit, e cila është  zhvilluar nga ilirët.

Mmbreti i fundit i ilirëve, Gentius u mund nga Romakët, Shqipëria në mes Shekullit 167/165 para Krishtit bëhet pjesë e Perandorisë Romake (Iliria).

Në periudhen e viteve 395 Iliria  sundohet nga Perandoria  Bizantine. Në periudhën në mes Shekullit 10 dhe 15,  vendi i Ilirëve ka qenë objekt i ngatrresave dhe mosmarrëveshjeve të ktyre perandorive, ndërmjet Perandorisë  së parë bullgare,  Perandorisë serbe, Epirius Depotastat dhe Mbretërisë së Napolit.

Termi "shqiptar” për herë të parë u shfaq në Shekullin 11.

Heroi kombëtar i Shqipërisë të sotme , Princi i Krujës (1405-1468), i njohur si Skënderbeu, arriti, për herë të parë, në vitin 1444, duke i bashkuar shqiptarët  për të larguar pushtuesit osmanë.

Pas vdekjes të Skënderbeut më 1468 vendi përsëri sundohet nga Perandoria Osmane. Në përjashtim të disa porteve, turqit zënë të gjithë vendin.

Për herë të parë më 1878 në Lidhjen e Prizrenit - është shprehur dëshira për një autonomi.Edhe pas luftimeve kundër turqve, kërkesa  e delegacionit shqiptarë për pjesëmarrje në Kongresin e Berlinit, nuk u pranue nga fuqitë e mëdha.

Më 1910 shqiptarët zhvillojnë luftë të hapur kundër turqve.

 Në tetor 1912 serbët, malazezët dhe grekët i shpallin luftë Turqisë dhe marshojnë në territoret e Shqipërisë.

 Pas shpërthimit të Luftës të Parë Ballkanike, Ismail Qemali me 28 Nëntor 1912 në Vlorë shpallë pavarësinë e Shqipërisë.

 28 Nëntori 1912 është  Ditë kombëtare në Shqipëri.

 Pavarësia e plotë e Shqipërisë  arrihet 8 vjet më vonë.

Më 1912-1919 fuqitë e mëdha evropiane (Anglia, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia) më 29 korrik 1913 në Londër ranë dakord për krijimin e një principate të pavarur.

Me këtë rast Serbisë i pamundësohet të këtë portin e saj detar në Adriatik.

Në mars 1914 princi gjerman Wilhelm  Wid  emërohet  Princ  i Shqipërisë. Princ Wid-i nuk arriti ta ushtrojë pushtetin e tij dhe pas gjashtë muajsh u largua nga Shqipëria.

 

Deri në fund të Luftës të Parë Botërore, pjesa veriore e  Shqipërisë ka qenë e okupuar nga trupat gjermane, Austro-hungareze, greke, franceze dhe serbe, ndërsa pjesa jugore nga italianët.

 Më1920 pas përfundimit të Luftës të Parë Botërore shqiptarët i janë mirënjohës dhe i falënderohen vetos të presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili e kundërshtoi një plan për ta ndarë Shqipërinë nga vendet fqinje.

 Më 1919  fillon tërheqja e  trupave italiane, më 1920 Shqipëria fiton pavarësinë e saj brenda kufijve të 1913-tës. Më 1920  Shqipëria pranohet në Lidhjen e popujve.

Ahmet Zogu (8 tetor 1895 - 9 prill 1961) më1922 vjen në pushtet . Pas një revolte publike në mes të vitit 1924, Ai u detyrua të largohej në Jugosllavi. Formohet një qeveri e re me  kryeministër Fan Stilian Nolin. Zogu me përkrahje të armatosur pas gjashtë muajsh kthehet në Shqipëri. Më1925 bëhet President i vendit dhe shpallë Republikën, e cila u miratua. Më 1928 shpallet mbret, me titullin Zogu i I-rë. Në mes viteve(1928-1939) mbanë titullin e mbretit. Shtrydhur në mes të forcave të Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë, Shqipëria orientohet nga Italia  e Musolini-t               ( kontrata e parë 1926 dhe kontrata e dytë 1927 nga Tirana).

 

Italia në Shqipëri bëhet kryeurë e saj në Ballkan duke kontrolluar ushtrinë dhe financat.

Më 1939 Italia okupon Shqipërinë - Zogu ikën jashtë vendit - Shqipëria ishte e lidhur  në një bashkim personal me Italinë. Italia nga territori i Shqipërisë sulmon Greqinë – por pa sukses. Më 1941 Gjermania naziste sulmon dhe i mund Greqinë dhe Jugosllaviavinë, Shqipëria e administron rajonin e Kosovës. Në këtë shtet të ri më (1943 Gjermania e zëvendësonë Italinë si fuqi pushtuese) kjo zgjati deri më 28 nëntor 1944, datë që kujtohet si çlirimi i Shqipërisë nga fashizmi. 

Kur gjermanët  tërhiqën në nëntor 1944, Kosova dhunshëm i rikëthehet Jugosllavisë.

 

Kreu i Partisë Komuniste, themeluar në vitin 1941, Enver Hoxha (16. 10. 1908 -11 prill 1985), pas tërheqjes të trupave gjermane, i ndihmuar nga udhëheqësi jugosllav komunisti Tito, formon një qeveri - Fronti Popullor. E.Hoxha në vitin 1946  bënë ndryshimin-eleminimin e opozitës, që njihet me Gjyqin kundër deputetëve demokrat dhe shpallë emërtimin -  Republika Popullore e Shqipërisë. Ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste (1944-1954) dhe në të njëjtën kohë Kryeministër (1944-1954). Njëkohësisht fillon reformën për tokën, ekonomia u nacionalizua dhe klasa zotëruese e pasurive të vendit u shfuqizua, duke e sekuestruar dhe dënuar si shfrytësuese kapitaliste e popullit.        Në vitet në vijim, gjithnjë e më shumë Shqipëria po izolohej nga shtetet  e tjera, duke u kthyer në një karantinë mjerimi e diktature.

 Më 24.5.1944  në Përmet bëhet formimi i një qeverie të përkohshme e kryesuar nga komunistët

 

Më 20.11.1944  Partizanët shqiptarë marshojnë në Tiranë.

Më 28.11.1944 ushtria gjermane largohet nga Shkodra,Shqipëria çlirohet tërësisht .

Janar 1945 zyrtarisht mbyllet traktati i një marreveshje jugosllavo-shqiptare  për kthimin e  Kosovës nën Jugosllavi.

 

Më 02.12. 1945 fitore e madhe zgjedhore-parlamentare nga komunistët.

Më 11.1. 1945 Shpallja e Republikës Popullore Socialiste, me ligj ndalon

 të gjitha veprimtaritë e grupeve jo-komuniste.

Korrik 1946 nënshkruhet Traktati i Miqësisë Jugosllavi-Shqipëri. 

 

Më 29.6.1948 Shqipëria prishet  me Jugosllavinë dhe bëhet aleate

me Bashkimin Sovjetik

 

Shkurt 1949 Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Ndihmave Ekonomike Reciproke.

Më 14.5.1955 Shqipëria bëhet antare e Paktit Ushtarak  të Varshavës.

 

Tetor 1957 Themelohet  Universiteti i Tiranës

 

Në qershor 1959 Nikita Hrushqovi vizitoi Shqipërinë

 

Më 16.11.1960 Enver Hoxha kritikoi reformat e Hrushqovit, për liberalizimin e Bashkimit Sovjetzik.

 

Më 1961 Lidhja  me Kinën (deri më 1978)

 

Më 3.12. 1961 Bashkimi Sovjetik prish marredhëniet diplomatike më Shqipërinë.

 

Më 1967 bëhet ndalimi total fetar, Shqipëria zyrtarisht bëhet vend i parë ateist në botë.

 

Më 13.9.1968 Shqipëria lagohet nga Pakti i Varshavës.

 

Më 28.12. 1976 në Shqipëri Kushtetuta e re, ndalon borxhet e huaja.

 

Më 18.12. 1981 vrasja misterioze e kryeministrit Mehmet Shehu, supozohet se

Enver Hoxha qendron prapa kësaj vrasjeje.

 

Më 11.4.1985 vdekja e Enver Hoxhës, Ramiz Alia  pasardhës i tij.

 

Janar 1990 Demostrata e parë antikomuniste në Shkodër.

 

Që nga viti 1991, Shqipëria është një republikë presidenciale.

 

Në janar u botua gazeta e parë opozitare, Rilindja Demokratike. Mars / prill ishte hera e parë që nga viti 1946  që përsëri u mbajtën zgjedhje shumë-partiake. Partia e Punës fitoi 67% të votave, partia Demokratike 30%. Ramiz Alia u rizgjodh  president. Në qershor 1991 një kushtetutë e  re hyri në fuqi për ndarjen e pushteteve dhe në këtë mënyrë Kushtetuta e vitit 1976 u pezullua. Rreth formimit të qeverisë ka pasur disa kriza qeveritare, gjë që çoi në zgjedhjet e vitit 1992. Këto zgjedhje u fituan nga demokratët.

 

Në prill të vitit 1992, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zgjodh president.

 

Në shtator 1992, duke përfshirë ish-Presidentin Alia dhe tetëmbëdhjetë udhëheqës të tjerë koimunistë, si edhe veja e E.Hoxhës, janë akuzuar dhe dënuar për krime kundër popullit dhe koirrupsion. 

 

Përsëri më 1996 nga zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike doli fitues dhe Sali Berisha u bë president.

 

Në pranverë, përmes skemave të investimeve spekulative (piramidale) pas trazirave  politike erdhi deri tek rënja e qeverisë. Nga grabitjet masive, të industrisë dhe infrastrukturës vendi është shkatërruar shumë, disa pjesë të vendit ranë në duart e bandave të armatosura. Shumë prej armëve të vjedhura nga kazermat janë ende në qarkullim. Vendi ishte hedhur prapa ekonomikisht për 1-2 vjet.

 

Ndërsa, në trazirat e vitit 1997-të, duke i hapur dhunshëm burgjet, janë liruar shumë të burgosur, për të mos u kthyer kurrë në vuajtjen e dënimeve meritore. 

 

Në gusht 1997-të,  pjesëmarrja e OSBE-së ishte për zgjedhje të reja, e cila propzoi një qeveri koalicioni e kryesuar nga Partia Socialiste si fituese.

 

 Në korrik 1997 Rexhep Mejdani, emërohet president i vendit, Fatos Nano  bëhet kryeministër.

 

Në shtator 1998, Azem Hajdari, një bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës u vra,  përsëri në mes subjekteve polike kishte shumë vështirësi serioze për bashkëpunim...

 

Edhepse kanë kaluar dy dekada nga nisma e proceseve demokratike, Shqipëria ende nuk ka dalë nga tranzicioni i mirëfilltë. Ngërçi ngulfatës politik vazhdon, si rrjedhojë e etjes për pushtet.

 

Kirchheim-Teck, 28.Nëntor 2010

 

 

Redaksia e revistës “Shqipëria etnike” ju uron Krishtlindjet e Vitin e Ri 2011, të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesve të nderuar.

Urojmë që edhe këtë vit të jemi tok në punët tona të mbara në informimin e opinionit, në zhvillimin e kulturës e të arteve tona, si dhe në zbulimet dhe rishkrimin e historisë tonë të lavdishme.

Ta kultivojmë gjuhën, duke mos lejuar që ta cungojnë alfabetin secili pa tekave të veta. T’i tregojmë botës me fakte e me punë të palodhshme se jemi bijë të denjë pellazgo-ilirësh.

Gëzuashi!

Rrnofshi!

 

“Shqipëria etnike- për fëmijë“

Ndërrimi i kushteve klimatike burim i ftohjeve dhe sëmundjeve
Preshevë,
Ndryshimi i kushteve klimatike shpesh herë ndikon në ftohje apo paraqitje të ndonjë baktere në organizëm. Sipas mjekut Bajram Ademi, krye shef i shërbimit të praktikës së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për 20% është shtuar numri i pacientëve, ndërkaq 100 deri në 150 pacientë brenda ditës e frekuentojnë këtë shërbim. Sipas tij numri i pacientëve në këtë shërbim janë të sëmurit kronik, ndërkaq raste të shpeshta kemi edhe te fëmijët. Mjeku në fjalë thekson se sëmundjet virusale dhe ato bakteriale janë në shtim e sipër, ndërkaq këto temperatura të ulëta popullatën tonë e gjetën të papërgatitur. Për t’iu shmangur ndonjë virusi apo baktere sezonale gjatë ndryshimeve klimatike atëherë duhet të jemi të veshur ashtu siç e preferon stina dhe temperatura adekuate. Në fund mjeku në fjalë thekson se si preventivë tjetër e ndryshimeve klimatike preferohen çaja të nxehtë e konsumim të pemëve të ndryshme.(TVP-PN)

 

Kolana ME PAK FJALË dhe Lodrat PINO

 

 

Fjalë të urta

 

-Gjeti hajduti thesin (u poq hajduti me thesin). fj.u., keq. Gjeti tengjerja kapakun, gjeti rrasa vegshin.

-Kija inatin dhe foli hakun! / fj. u.

-Trimi i mirë me shokë shumë. / fj. u.

-Trimi i mirë në luftë njihet. / fj. u.

-Pushka e trimit e sofra e bujarit nuk ndalen. / fj. u.

 

 

Ajshe Azemi

 

Ilirët na e lanë amanet

/Jezus Krishtit/

 

Zemra ndriçohet

Shpirti pastrohet

Mendja kthjellohet,

Jeta realizohet

Kur ty besohet.

 

Muzgu i natës është i qetë

Ëndrrat janë plot jetë e shpresë,

Kur t’lutem ty

Kur bie me fjetë.

 

Ti je dritë e pazakontë

Ti je yll çdo gjë ndriçon

Je aguliçe e pranverës

Afrodita e mëngjesi.

 

Dorën ua zgjate,

Njerëzimit mbarë

U fale dashuri, shpresë

U ndriçove rrugën

E përjetësisë,

Drejt ardhmërisë.

 

Të bindemi ty

O hyji ynë

Për jetë,

Ilirët na e lanë amanet.

 

“Kam parë Sharonin tek vriste dy fëmijë palestinezë”

 

Producenti holandez, Xhorxh Sluizer deklaroi se ka qenë dëshmitar okular i vrasjes së dy fëmijëve palestinezë nga ish-kryeministri izraelit, Ariel Sharon.

Duke treguar këtë ngjarje rrëqethëse producenti Sluizer shprehet kështu: "Në vitin 1982 në kampet Sabra dhe Shatilla kam parë me sytë e mi sesi Sharon duke shkrepur armën e tij vrau dy fëmijë palestinezë,  njëri 2 dhe tjetri 3-vjeçar."

Xhorxh Sluizer mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit dokumentar të zhvilluar në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam  me dokumentarin “Atdheu”, në të cilin flet për dhimbjen dhe vuajtjet e  popullit palestinez. Në filmin dokumentar ai paraqet dhe një ngjarje tragjike në Sabra dhe Shatilla.

Ja si u shpreh Sluizer në intervistën e dhënë për televizionin Al-Xhazira: "Gjatë kohës kur isha në kampin Sabra dhe Shatilla shkova tek Sharon i shoqëruar nga dy ushtarë për të kërkuar leje për ushtrimin e profesionit të gazetarit.  Rreth nesh nuk kishte njeri, vetëm ca fëmijë të moshës dy tre vjeçare. Këtu kam parë me sytë e mi sesi Sharon qëlloi me armë fëmijën e parë dhe rrëzimin e tij përdhe. Pastaj u drejtua nga fëmija i dytë, krejt i qetë qëlloi dhe mbi të. Gjithçka ndodhi para syve të mi. Sharon me gjakftohtësinë e tij të frikshme  nuk u bezdis fare nga fakti i pasqyrimit të kësaj ngjarjeje në sytë e gjithë botës.”

“Megjithëse ka ndikuar jashtë mase tek unë nuk mendoja të flisja rreth ngjarjes. Por arsyeja e parë  e pasqyrimit të saj tani është zemërimi im ndaj politikave shfrytëzuese dhe dhunuese të Izraelit ndaj popullit palestinez, ndërsa arsyeja e dytë është  afrimi i vdekjes për shkak të humbjes së kujtesës, për mua tashmë gjithçka është e pavlerë”, tha ai.

Në filmin dokumentar “Atdheu” producenti holandez Sluizer paraqet gjendjen e popullit palestinez, dhimbjet e përjetuara 30 vitët e fundit dhe pamje nga jeta e dy familjeve palestineze në vitin 1973./CIHAN-START/

 

HUMOR

 

Kur dikush e shante dikë ashtu vrazhdë- shtazë! Dëshmori Rexhep Mala ndërhynte:

-Jo, jo, mos ashtu, aq vrazhdë!

-Po ja se si po sillet...

-Po mirë de mirë, ama duet ta gjejmë një shprehje ca më të butë...

-E si më të butë, pra?

-Shpezë!

 

Timo Flloko

 

Gjumi është gjysmëvdekje

 

Orët e gjata vonë përcjell

Gjumin mposht në rrekje,

Mbahu, them, do flesh pafund,

Gjumi është gjysmëvdekje...!

 

Sa herë ndodh të më mashtroje

Tinëzisht si t'ish dehje,

I tromaksur ngrihem çart,

gjumi është gjysmëvdekje...!

 

Kur më merr, më vë poshtë,

Më përhumb në prehje

Nëpër ëndrra druaj, mos

Zgjimi është gjysmëvdekje...!

 

(Për revistën “Shipëria etnike- për fëmijë“, zgjodhi e përgatiti Fatjeta Muçolli)

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: