Hilmi Saraçi: Viti i Ri 2011 me brenga të vjetra
| E Diel, 02.01.2011, 08:00 PM |

Viti i Ri 2011 me brenga të vjetra

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Erdhi Viti i Ri 2011 shumë shpejt. Me të reja dhe suksese, por me brenga të vjetra. Kjo sikur po përseritet çdo herë  gjatë ndrrimeve të motëve. Megjithë përpjekjet që po bëjmë për të shkuar përpara, prap nuk po gjejmë  forcë që  t’i flakim disa dukuri  që po pëngojnë dhe zymëtojnë shoqërinë tonë demokratike...Mendoj se  zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në vitin që lamë pas, megjithë suksesit të treguar, pati mjaft parregullësi dhe sjellje që nuk i bëjnë nder shtetit demokratik të Kosovës...

Analistët  politik për këto kanë dhënë mendime të ndryshme . Ndërsa për formimin e Qeverisë thonë se koalicionet dhe ndërkombëtaret janë dy adresa  për zgjidhjen e problemit për formimin e qeverisë se re . Por, pas formimit të qeverisë do të lindin prap probleme të tjera , por që më lehtë mund të tejkalohen.  Në radhen e këtyre  problemeve do te jetë  edhe  emri për president të ardhshëm të Kosovës si dhe  ministrive në qeverinë e Kosovës, sepse edhe pse me marrëveshtje paraprake do të shkohet në këto emërime , PDK-ja si mandatore me Hashim Thaçin, me kujdes po pret përfundimin final të të gjitha fazave  zgjedhore  dhe pastaj nga pozicioni i fituesit do të fillojë të mirret vesh me subjektet politike  që hyjnë në koalicion për të formuar qeverinë dhe për të emruar ministrat e kabinetit të tij, sidomos do të angazhohen për zgjedhjen e  presidentit të Kosovës. 

                                      

Kontestimi i zgjedhjeve

 

Megjithse PDK-ja ka dalë fituese disa subjekte politike nuk prajnë t’i kontestojnë këto zgjedhje , për shkak të parregulsive dhe manipulimeve të votës së qytetarit. Në këtë fushë ka pasur parregullësi dhe manipulime gjatë votimeve , prandaj në disa komuna (vendvotime) do të përseriten votimet. Prandaj ka mjaft reagime nga subjektet politike dhe të tjerët për këto parregullësi.Në këtë fushë dallohet  LDK-ja me kreun e saj, Isa Mustafën i cili vazhdon të qëndrojë  pranë idesë që zgjedhjet të anulohen dhe të  mbahen    vitin e ardhshjëm. Ndersa deri atëherë , për të mos pasur vakuum  institucional, të krijohet një qeveri teknike , mirëpo për këto (qeverinë teknike) mendoj se tani nuk është koha e realizimit të  një iniciativë të tillë kur rezultatet e zgjedhjeve tani kanë dalë dhe janë vlerësuar . Vetvendosja nuk pranon zgjedhjet, gjithashtu, së bashku me disa parti që nuk kanë arritur ta kapërcejnë pragun zgjedhor ( LDD-ja, Fryma e re e të tjera ). Vetvendosja , përveq akuzave të drejtuara prej kohesh, në adresë të PDK-së  dhe Qeverisë së Hashim Thaçit, tani kundërshton bisedimet me Serbinë , sidomos pas raportit shpifës dhe njollues  të Dick Martit, ndaj luftës së drejtë të UÇK-së dhe Hashim Thaçit. Për Dick Martin është bërë mjaft fjalë , por në këtë fushë është dashur  të formohet një grup i veçantë  dhe të përpilojë një raport argumentues që pohimet e këtij njeriu të shitur dhe anti shqiptar të hudhen poshtë . Këto dhe shumë të tjera  po vështirësojnë dhe po ngadalësojnë ecurinë e drejtë të zgjedhjeve dhe formimin e qeverisë së re , në krye me Hashim Thaçin.

            

Shumë fjalë dhe supozime për një koalicion të mundëshëm

 

 Megjithatë duhet të punohet me kujdes për një rrugë sa më të drejt dhe të mundshëm për formimin e Qeverisë me kualicione ndërpartiake .Në këtë fushë mendoj se ka bisedime direkte dhe indirekte  për një koalicion të mundëshëm. Si duket AAK-ja nuk është  duke biseduar me PDK-në dhe me asnjë subjekt tjetër politik, për ndonjë koalicion të mundëshëm. Në këtë fushë ka shumë fjalë dhe supozime, sepse  vendimin për të lidhur një koalicion të tillë  AAK-ja do ta marrë pas 15 janarit, atëherë kur pritet certifikimi i zgjedhjeve , deklarojnë nga AAK-ja . Ndersa kreu i  LDK-së z. Isa Mustafa  vazhdon të qëndrijë pranë  idesë që zgjedhjet të mbahen vitin e ardhshëm dhe që deri atëhëre , për të mos pasur  vakum institucional të krijohet  një qeveri teknike   nga subjektet politike. Mirëpo përpjekje dhe mendime për formimin e koalicionit ka gjithfarësh, por në këtë fushë do të ketë vështirësira për formimin e qeverisë së ardhshme nese shkohet me këto qendrime të deklaruara.  Mirëpo  koalicionet  të subjekteve politike për formimin e qeverisë se re do ta kenë praninë rekomanduese edhe  të ndërkombëtarëve . Gjithashtu ndërkombëtarët janë edhe  adresa për zgjedhjen e emrit për president të ardhshëm të  Kosovës .Në këtë fushë duhet të pritet përfundimin final të të gjitha fazave  zgjedhore  dhe pataj nga pozicioni i fituesit do të diskutohet me të gjitha subjektet politike  që hyjnë në koalicion për të zgjedhur qeverinë dhe presidentin. Kjo do të shpejtojë filliminn e negociatave teknike me Serbinë të cilat bashkësia ndërkombëtare është e angazhuar dhe prêt që ato të mbahen fill pas formimit të qeverisë …

 

Pesë vendet e BE-së hezitojnë ta pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës

 

 Pesë vendet e BE-së  , Spanja ,Rumania , Sllovakia , Greqia , dhe Qipro që ende  nuk e kanë pranuar njohjen e pavarësisë së Kosovës  , nuk pritet ta ndryshojnë  këtë qëndrim  as në vitin 2011 edhe se Kosova do të fillojë dialogun me Serbinë .Kosova e ballafaquar me rrethana jo të mira  brenda saj si korrupsioni , krimi i organizuar , se fundi edhe me raportin shpifës dhe anti shqiptar të Dick Martit nuk po arrin progres drejt BE-së , sepse asnjë antarë nga BE-ja  që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës si duket nuk do ta ndryshojnë  qendrimin e tyre  as në vitin e ardhshëm, për shkak të këtyre rrethanave. . Ajo që është brengosese tani  është edhe mungesa e njohjeve të  shteteve të botës të cilat përkundër premtimeve se së shpejti do ta njohin Kosovën shtet i pavarur po hezitojnë ta pranojnë (ta njohin) Kosovën shtet i pavarur dhe sovran…

      

PDK-ja do të provojë disa opsione për formimin e Qeverisë së re

 

 PDK-ja  si partia fituese në këto zgjedhje  do të detyrohet që të provojë disa opsione për formimin e Qeverisë .Njëra ndër to do të ishte  të provojë të lidhë marrëveshtje  me AKR-në  dhe me AAK-në  që në këtë mënyrë të sigurojë  numrat e nevojshëm në kuvendin e ardhshëm duke u bazuar edhe ne minoritete . Mirëpo gjerat mund të komplikohen pa pritmas në partinë fituese (PDK)  pas 9 janarit ku mendohet se PDK-ja  do të humbë ndonjë vend në Kuvend, krahasuar me rezultatin preliminar të prezentuar nga KQZ-ja , mirëpo kjo nuk mund ta ndryshojë pozitën e PDK-së si fituese në këto zgjedhje.. Në partinë e Hashim Thaçit (PDK) për shkak se disa individë që u shkonte fjala në parti si duket nuk kanë arritur ta marrin numrin e duhur për të hyrë në kuvend, kanë reflektuar disa paknaqësi në partinë e Hashim Thaçit. Supozohet se në Drenicë  PDK-ja nuk do të ketë  aq vota sa i kishte  me 12 dhjetor (2012), sepse në dy komunat e Drenicës kishte parregullësi dhe manipulime të dukshme gjatë votimeve . Për këtë arsye  është e mundëshëm që të dalë koalicioni  PDK- AKR dhe minoritetet, por edhe kjo do të mbetet diskutabile dhe jo e qendrueshëm, prandaj do të impunohet përpjekja për koalicion me AAK-në , sepse AAK-ja do të ketë më shumë mandate në Kuvendin e ardhshëm në krahasim me AKR-në  .Në këtë fushë veç kanë lindur pengesat për koalicionin e mundëshëm. Behgjet Pacolli do të hyjë në koalicion me PDK-në , në qoftëse do t’i plotësohen disa kushte, sidomos pozita e presidentit , për të cilën pozitë kaherë ka shprehur qëndrimin (dëshirën), prandaj ka deklaruar se nese hynë në koalicion AAK-ja subjekti i tij nuk do të pranoj kurfarë koalicioni, sepse z. Pacolli është i vetdijshëm se nese PDK-ja hynë në koalicion edhe me AAK-në, ky vend nuk është i qendrueshëm për Behgjet Pacollin ,  sepse AAK-ja edhe pse deklarohet se nuk do të hyjë në koalicion me Partin në  krye ka Hashim Thaçin, nëse i pranohen disa vende (kushte) me rëndësi në  ministri që janë të favorshme për AAK-në , nuk përjashtohet mundësia që  një koalicion i tillë do të ndodhë , më në fund me sygjerimin dhe pajtimin e pranisë së ndërkombëtarëve. .Mendoj se një koalicion i tillë për hir të rredhanave të krijuara në Kosovë është më i mirë të pranohet , sepse në kohet e fundit kanë dalë në pah problemi me rastin e raportit të Dick Martit , një antishqiptar , i dirigjuar nga qarqe të ndryshme reakcionare dhe shofeniste , sidomos nga Beogradi….

               

Ta ruajmë dinjëtetin dhe identitetin tonë kombëtar dhe bashkarisht t’i zgjedhim problemet

 

 Serbia është e njohur me lansime të këtij lloji shpifës dhe racist ndaj shqiptarëve , sidomos ndaj luftëtarëve tanë që luftuan dhe dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës . Këto shpifje dhe denigrime ndaj  Hashim Thaçit dhe të tjerëve udhëheqës të UÇK-së nuk është befasuese , sepse Serbia dhe DikMartet e tjerë ka herë janë mësuar me lansimin e shpifjeve dhe rrenave si ky i Dick Martit . Ata  kanë menduar se tani është momenti i duhur për të vepruar, sidomos me rastin e zgjedhjeve të parakohëshme, të para pas pavarësisë së Kosovës -të krijojnë huti dhe përçarje në mes të shqiptarëve , respektivisht në mes të subjektyeve politike . Por ne shqiptarët duhet ta ruajmë traditën  që në këso rastësh të jemi të bashkuar dhe ta përkrahim njëri tjetrin , mendoj se  kjo edhe duhet të ndodhë në të ardhshmen. .Kjo duhet të na mësoj që të bashkohemi dhe ta ruajmë dinjëtetin dhe identitetin tonë kombëtar  dhe bashkarisht të zgjidhim problemet, që nuk janë të pakta  për të shkuar përpara, për një jëtë më të mire. Prandaj nuk është e rastësishme që pas këtyre shpifjeve të Dick Martit dhe nxitësve të tij në këtë fushë  që në veri të vendit me rastin e vizitës se Ivica Daçiçit, zëvendesministër i Qeverisë të Serbisë  dhe udhëheqëve të tjerë kanë  qenë të pranishëm edhe  pjesëtarë të MUP-it të Serbisë  në territorin e Kosovës në përciellje të tyre . Pjesëtarët e MUP-it të Serbisë  nuk duken me uniforma , por të shumten e herave  me veshje civile . Ata operojnë pa ndonjë pengesë të veçantë  në veri të Kosovës, në veçanti duke krijuar probleme, vrasje dhe krim të organizuar në  Kosovës duke cenuar integritetin territorial të Kosovës. Kështu me rastin e shugurimit të Teodosijes nga patriku Irinej në Prizren hynë udhëheqës të lartë të Serbisë pa ndonjë pengesë duke u marrë me politik dhe  duke   përdor një gjuhë antishqiptare bazuar në raportin shpifës të Dick Martit , nga patriku Jerinej.  Në këtë fushë shumë pak qeveria dhe organet përkatëse të Kosovës janë të angazhuara me këtë rast të vizitave të tyre “fetare”, tani për tani që disa herë të përseritura të cilët (“Vizitat fetare”) pa ndonjë pengesë të veçantë po cenojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës duke vjellur fjalë kundër shtetndërtimit të Kosovës …Mendoj se Qeveria e ardhshme duhet të angazhohet më tepër rreth sovraniteti territorial të vendit dhe të marrë masa ndaj të gjithë atyre që veprojnë në këtë mënyrë … 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: