Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - TH
| E Diel, 19.12.2010, 08:09 PM |

Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

TH

THAGM/Ë-A

            I BËN ME THAGMË (gjërat) dikush fr. fol.,id.-i  zmadhon gjërat dikush, paraqet gjërat si të çuditshme dikush. (FGJSSH f. 2049).  

THAN/Ë-A  shm.THANA-T

            I KA THANAT NË BAR dikush fr.fol., meton.-i  venë punët shumë mirë e mbarë dikujt, rron mirë e pa mundime dikush. (PETPA-LU f. 182). S. shih sin: i ka drutë e thata dikush

              KËRKON  THANA NË DIMËR (NË SHËNËNDRE)  dikush fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (UÇ-3/ 71 f. 200, FGJSSH f. 292, 2050JTH-FFGJSH f. 185). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush

              I KUQ SI THANA fr.mb., meton.- me shëndet shumë të mirë, shëndetplotë. (FGJSSH f. 2050). S. shih sin: si bima buzë vijës së jazit

            SA THANA JANË,  KOKRRA S’ BËJNË fr.proverb.- nuk janë të gjithë njerëzit të vlefshëm njëlloj, njësoj, nuk kanë të gjithë njerëzit vlerë të madhe. (FGJSSH f. 2050). S. shih sin : nuk bën çdo (secila) bletë mjaltë

              SI FLETË THANE fr. mb., krah.- i ashpër, i vrazhdë. (FGJSSH f. 2050).

            SI KOKËRR THANE fr. ndf., mb. krah.- shumë mirë me shëndet, plot shëndet, shëndetplotë, me shëndet shumë të mirë. (FGJSSH f. 1162, 2050). S. shih sin : si bima buzë vijës së jazit

             THANË E EGËR fr.em.,fj., bot.- dru a shkurre që I ngjan thanes,me gjethe vezake, të lëmuara nga sipër dhe me push poshtë, që bën kokrra të zeza e të hidhura sit ë shtogut, të cilat nuk hahen, thanukël. (FGJSSH f. 416, 2050-51).thanë ujku

THANË E EGËR fr.em.,fj.,bot.– thanu-kël. (FGJSSH f. 416).

             THANAT NUK NUMËROHEN fr.pro-verb.-gjërat pa vlerë nuk numërohen,gjërat e vogla e pa rëndësi nuk duhen vënë re, megjithëse mund të mos na pëlqejnë. (FGJSSH f. 2050).

              THANA NË SHËNËNDRE  fr.em., ir-on.-diçka e pamundur. (BQ-DSH). S.shih sin: dele me pesë këmbë

            THANË UJKU fr.em.,fj., bot.-dru a shkurre që I ngjan thanes,me gjethe vezake, të lëmuara nga sipër dhe me push poshtë, që bën kokrra të zeza e të hidhura sit ë shtogut, të cilat nuk hahen, thanukël. (FGJSSH f. 2050-51, 2084). shih sin: thanë e egër

THANËZA-T

              KËRKON  THANËZA NË DIMËR  (NË SHËNËNDRE) dikush fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 292, 2050, JTH-FFGJSH f. 185). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush

THARK-U

              JASHTË THARKUT fr.ndf.,id.- jashtë familjes. (FGJSSH f. 2052). S. jashtë vatrës

              THARK DERRASH fr.em.,iron.-dho-më, sallë etj. e fëlliqur, e mbajtur shumë keq. (FGJSSH f. 316, 2052). S. shih sin: stallë derrash

            THARKU SHQERRË E BARKU VJERRË fr.proverb.,iron.- ka kërkesa të mëdha dikush, megjithëse mundësitë e aftësitë i ka të pakta, kërkon diçka dikush  jashtë mundësive e aftësive vetanake, e mban veten lart pa qenë askushi dikush, është edhe shumë i varfër, edhe mendjemadh, mburravec dikush,është njeri pa vlerë dhe memendjemadh, mburracak dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: breshri e rrah e hunda me majë

THARTË

            I VJEN THARTË dikujt fr.fol.,ftill.- i vjen shumë  keq dikujt, preket e hidhërohet  (nga diçka që nuk i pëlqen) dikush, nuk i vjen mirë, e prek dhe e hidhëron diçka një fjalë, një bisedë) dikë. (FGJSSH f. 2164). S. shih sin: i vjen hidhur dikujt

THASH/Ë-A shm.THASHA-T

            THASHAT E HALLKUT E BIRAT E GARDHIT S’ MBYLLEN KURRË fr.pro-verb.,iron.-fr.proverb.,iron.-thashethemet, përgo-jimet e njerëzve janë të shumta sa nuk mund të  pengohen dot (ASU-VGJKMGJ  f. 299). S. shih sin: fjalët e hallkut e birat e gardhit  s’ mbyllen kurrë

THATË

            S’ E HA THATË dikush fr. fol.,id. -1. nuk mashtrohet, nuk gënjehet, nuk gabohet  dot lehtë dikush.(FGJSSH f. 2054). S. shih sin :  nuk ia ha arrat lehtë dikujt dikush. 2. nuk mbetet pas, prapa nga të tjerët dikush, nuk mbetet pas, prapa  dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 2054). S. shih sin: shkon çap pas çapi me dikë a diçka dikush   

            S’ E LË THATË dikush fr. fol., id. – 1.  nuk mashtrohet, nuk gënjehet, nuk gabohet  dot lehtë dikush.(FGJSSH f. 2054). S. shih sin :  nuk ia ha arrat lehtë dikujt dikush. 2. nuk mbetet pas, prapa nga të tjerët dikush, nuk mbetet pas, prapa  dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 2054). S. shih sin: shkon çap pas çapi me dikë a diçka dikush  . 

THATË-T (TË)

              IA LË NË TË THATË dikujt  dikush   fr. fol.,iron.-1. e mashtron dikë dikush, ia hedh, ia punon dikujt dikush, tregohet më mjeshtër, më i zoti se dikush tjetër dikush, e mashtron me dredhi, dinakëri, tinëzi dikë dikush, shpëton vetë dikush duke e lënë tjetrin në rrezik, në pozitë të keqe, të vështirë , ia hedh, ia punon me të pabesë dikush dikujt.(BQ-DSH). S.shih sin:ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush.2. (gruaja burrit) i ikën gruaja burrit, nuk i rri gruaja burrit. (BQ-DSH). S. shih sin: ia lë në daltë (gruaja burrit)

              LËVDOHET (MBURRET) NË TË THATË dikush fr.fol.,iron.-lëvdohet, mburret kot (kot së koti)  fare pa të drejtë, pa pasur asnjë meritë. (FGJSSH f. 2054).  

              NË (MË) TË THATË fr.ndf., id.- pa shkak. (FGJSSH f. 2054). S. shih sin: pa arsye

              PRASHIT NË TË THATË dikush fr.fol.,iron.- 1. punon kot (kot së koti) dikush, bën punë të kotë, pa vlerë, pa përfundim të mirë dikush. S. shih sin: bën baltë dikush. 2. flet kot (kot së koti, kot më kot) dikush, flet pa përgjegjësi, pa i peshuar mirë fjalët dikush, i lëshon fjalët dikush pa ditur se ç' thotë, përrallis, llomotit, s' e di se ç' thotë dikush. (FGJSSH f. 2054). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush 

            TË RRUAN NË TË THATË dikush fr.fol.,iron.-.-është dinak, dredharak i pashoq dikush,është mashtrues i madh dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, ta hedh fare dikush,  është shumë i djallëzuar, i pabesë dikush. (FUSH f. 371). S.shih sin: të ha babanë në vesh dikush.

THEK-U shm.-THEKË-T

            I BËHET THEKË-THEKË diçka (rroba etj.) dikujt fr.fol.,meton.- i griset, i shqyhet keq, shumë diçka (rroba etj.) dikujt. (FGJSSH f. 2055). S. shih sin : i bëhet copë diçka (rroba etj.) dikujt

             IA PRET THEKUN (gruas) dikush fr. fol.,iron.- e ndan gruan dikush dhe e turpëron para të tjerëve duke ia prerë xhufkat e brezit. (FGJSSH f. 2054).

              THEKË E DEGË fr.,mb.- i  shqyer, i   grisur, i  prerë në pjesë, në copë shumë të vogla, shumë i grisur, i  shkafanjisur, i lakanisur, i fërtelisur. (FGJSSH f. 2054). S.shih sin : i (e) bërë copë

              THEKË-THEKË fr. mb.,ndf.,fj.- 1. që ka shumë thekë, me shumë thekë. 2. i grisur, i copëtuar, i ndarë fije- fije.(FGJSSH f. 2055).   

THEK/ËR-RA shm.THEKRA-T

            BIE NË THEKËR dikush fr.fol.,iron.- shushatet, shastiset, trulloset, trullohet dikush,  , nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush,  shkon si i dehur dikush, nuk është në gjendje të gjykojë drejt dikush, nuk di nga të vete (më tej) dikush, sillet a vepron në mënyrë jonormale dikush. (FGJSSH f. 2055). S. shih sin: i humb batha dikujt

            E FUT NË THEKËR dikë dikush fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron keq në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar, të vështirë  dikë dikush. (FGJSSH f. 2055). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush

            NUK FUTET (NUK HYN) NË ATO THEKRA dikush fr,fol.,meton.-nuk hyn në punë të papunë dikush, nuk hyn në punë të ngatërruara dikush, nuk hyn në çështje që janë vështirë për t’ u zgjidhur, nuk hyn në çështje prej nga nuk mund të  dilet lehtë. (JTH-FFGJSH f. 203).S. shih sin: nuk hyn në një rrugë të keqe dikush

            MBJELL THEKËR E I DEL GRURË dikujt fr.fol.,meton.- i shkojnë, i venë punët shumë mbarë, shumë mirë (gjithnjë) dikujt,  i vjen e mira dikujt edhe kur s' e pret, i vijnë të mirat dikujt edhe prej andej nga nuk i pret, i vijnë të mirat vetë, vetiu dikujt. (FGJSSH f. 1089, 2055-6). S. shih sin: I lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt

            (E) RRAH THEKRËN E BOTËS dikush fr. fol., iron.-merret me punë që s’ i takojnë dikush, merret me punët e huaja dikush. (GRH-KO-I f. 205). S. shih sin: (e) ha bukën e shtëpisë dhe (e) rrah thekrën e botës dikush

            RRAH THEKËR PA BUKË dikush fr.fol.,iron.- 1.,flet kot (kot së koti, kot më kot) dikush. S. shih sin: flet në arë e në stom  dikush. 2. punon kot  dikush, e kalon kohën kot dikush, bën punë pa vlerë, pa dobi dikush. (AJA-DE f. 173, JBALL-MISA-KOR f. 187, JBALL-KOR f. 202).S. shih sin: bën baltë dikush

            RRITET SI THEKRA PA BUKË dikush fr.fol., ftill.,krah.- rritet, zgjatet shumë e shpejt dikush. (FGJSSH f. 2055). S.shih sin: rritet si llastar plepi dikush   

            THEKËR DIMRI fr.em., bot.- thekër që mbillet në vjeshtë. (FGJSSH f . 2055). 

            THEKËR E EGËR fr.em.,fj.,bot.- bimë barishtore e ngjashme me thekrën, me kërcell më të shkurtër e me kalli pa kokrra. (HXH-T f. 122).

            THEKRA ËSHTË E GJATË, PO GRURI HAHET fr.proverb.- çmohet, vlerësohet, vlen vlera, puna e jo pamja, dukja e jashtme (rritja etj.). (FGJSSH f. 2055). S. shih sin: s’ vërehet guna, vërehet puna

            THEKËR VERE fr.em., bot.- thekër që mbillet në mars. (FGJSSH f. 2055). 

THEKS-I shm.THEKSA-T

              FLET ME THEKS TË VEÇANTË për diçka dikush fr.fol.,ftill.-flet  duke e dalluar, duke e shquar shumë mirë, shumë qartë diçka dikush. (FGJSSH f. 2055).

              *ME THEKS TË VEÇANTË  fr. ndf.-  duke e dalluar, duke e shquar  shumë mirë, shumë qartë diçka prej gjërave të tjera.-Me theks të veçantë trajtohet privatizimi i ndër-marrjeve shtetërore bullgare në periudhën post-komuniste. (SYUK f. 26).

            THEKSI KUPTIMOR (LOGJIK) fr. em., fj.,gjuh.- theksimi I një fjale, të cilën duam ta dallojmë në fjali nga kuptimi, për të shprehur pikërisht atë që synojmë gjatë ligjërimit. (FGJSSH f. 1010).

            THEKS MELODIK fr.em.,gjuh.,fj.-1.  theks që karakterizohet nga ngritja e ulja e zërit. 2. shkalla e lartësisë së zërit. (FGJSSH f. 1108).    

            *I VË THEKS  diçkaje dikush I  (IA) VË THEKSIN diçkaje dikush ,(E) VË THEKSIN mbi (në, te) diçka dikush fr.fol.,meton.-e dallon, e thekson, e nën-vizon diçka dikush, e spikat, e shquan, e dallon nga të tjerat   diçka dikush, e bën që të bjerë  menjëherë në sy , në dukje diçka dikush, e bën që të duket, që të dallohet qartë diçka dikush, i jep rëndësi diçkaje dikush, e tërheq vëmendjen e dikujt mbi rëndësinë e diçkaje dikush duke e sqaruar më mirë, e përqendron vëmendjen në diçka dikush. (FGJSSH f. 2055, RAHYf. 4).- Dh. Shuteriqi i ndjek fillimet e para  të shkrimit të shqipes në Veri  dhe në Jug, duke vënë theksin në përpjekjet  që u bënë në Elbasan nga Dhaskal Todhri. (FLHA te: SF nr. 3/ 77 f. 231). Ai më tej  ka vlerësuar mbështetjen që Italia  i ka dhënë  Shqipërisë në procesin e negociatave, duke vënë theksin  sidomos  në mbështetjen  që Qeveria italiane  i ka dhënë  Shqipërisë në luftën ndaj trafiqeve. (GSEL te: KD, 29 korrik 2003 f. 3). Duke iu referuar  realitetit politik dhe shoqëror në Mqedoni, ai vuri theksin  në diskriminimin  e shqiptarëve në këtë vend, megjithëse përbëjnë gjysmën e popullsisë.  (MAY te: GJJ nr. 1-4/ 1996 f. 122). Partia e vuri theksin te problemet e artit tonë. (TEÇA te: SF nr. 3/ 77 f. 38). Ai ka meritën se i pari e vuri theksin te lidhja e veprës  së Matrëngës  me ndërtimin e gjuhës letrare shqipe. (ANKOS te: SF nr. 1/89 f. 6). Autori hedh dritë në episode të së kaluarës, duke vënë theksin në  shfaqje të tilla si egoizmi e karrierizmi, të cilat nxjerrin krye dalëngadalë në karakterin  e Sandrit… (SGJO te : SF nr. 2/ 90 f. 145). S. shih sin: e tregon me dorë diçka dikush

            *I VIHET THEKSI diçkaje fr.fol.,met.-theksohet diçka.- Megjithëse mund t’ u vihet më shumë theksi  çështjeve morale, nuk harrohen ose nuk anashkalohen çështjet e poetikës e të stilit. (LSM te: SF. nr.3-4/ 98 f. 74). S. shih sin : nxirret në dritë diçka

THELA-THELA

            E BËN THELA-THELA diçka (mishin etj.) dikush, e grin imët diçka (moshin etj.) dikush, e pret, e çan, e ndan në copë, në pjesë shumë të vogla diçka dikush, e copëton imët diçka (mishin etj.) dikush, e lakanis diçka (mishin etj.) dikush. (FGJSSH f. 941, 2056). S. shih sin : e bën copë-copë (copa-copa) diçka dikush   

            THELA-THELA fr.ndf.,meton.-në copë, në pjesë shumë të vogla (shqyer, grisur, çarë, nda-rë, prerë, grirë). (FGJSSH f. 871, 2056). S. shih  sin : copë-copë (copa-copa)  

THELB-I

            IA GJEN THELBIN diçkaje (një çështjeje etj.) dikush fr.fol.,ftill.-e trajton  brendi-në, pjesën më kryesore, më të rëndësishme, më të qenësishme të diçkaje (të një çështjeje) dikush. (FGJSSH f. 16).S. shih sin : ia gjen ajthin diçkaje (një çështjeje etj.) dikush

            I HYN THELBIT të diçkaje (të një çështjeje etj.) dikush fr.fol.,meton.-e trajton  brendinë, pjesën më kryesore, më të rëndësishme, më të qenësishme të diçkaje (të një çështjeje) dikush. (FGJSSH f. 2056).S. shih sin : ia gjen ajthin diçkaje (një çështjeje etj.) dikush

            E KAP THELBIN e diçkaje (një çështjeje etj.) dikush fr.fol.,meton.-e trajton  brendinë, pjesën më kryesore, më të rëndësishme, më të qenësishme të diçkaje (të një çështjeje) dikush. (FGJSSH f. 2056).S. shih sin : ia gjen ajthin diçkaje (një çështjeje etj.) dikush

            *NË THELB fr.ndf.-1. në të vërtetë. (FGJSSH f. 2056).-Koncepte që në atë kohë  përbëjnë një sasi të pandarë, në thelb nuk bëjnë dallim  nga synimet e shkrimtarëve të vjetër të veriut. (EÇ-SGJ-II f. 342). Me aktin e këtyre pazarllëqeve që i bën një dorë shqiptarësh, mjerisht nuk është puna se vetëm varfërohen bashkëkombësit, por, në thelb, thyhet vullneti, shuhet shpresa. (A.R. te: B, 17.III. 1997 f. 7). S. shih sin: në fakt. 2. që ka të bëjë, që lidhet  me përmbajtjen, me brendinë, nga ana e përmbajtjes, nga ana brendiore. (FGJSSH f. 2150). S. në vetvete

            THELB I ÇËSHTJES fr.em.,ftill.- gjë, çështje  që ka të bëjë me brendinë, rëndësinë e diçkaje, gjë,çështje që lidhet me pjesën më kryesore, më të rëndësishme dhe më të qenësishme të diçkaje,. (FGJSSH f. 2056). S. shih sin : çështje esenciale

            THELB I PUNËS fr.em.,ftill.-gjë, çështje  që ka të bëjë me brendinë, rëndësinë e diçkaje, çështje që i përket thelbit, rëndësisë së diçkaje. (FGJSSH f. 2056). S. shih sin : çështje esenciale

THEL/Ë-A  shm. THELA-T

            BËHEN THELË E COPË në mes vete fr.fol.,id.- vriten e priten ( me të madhe) në mes vete. (ART-T f. 180, FGJSSH f. 2057). S.shih sin: bëhen ashaf  në mes vete

            DO DREJT E NË THELA fr.ndf., meton.- do menjëherë t’ i plotësohen  kërkesat më të mëdha, më kryesore, e kërkon menjëherë gjënë më të mirëa më me vlerë dikush.  

             DO THELË MBI (PËRMBI) BISHT dikush fr.proverb.,iron.- do, kërkon diçka të tepërt dikush, ka kërkesa të tepruara dikush, kërkon gjëra të tepërta dikush. (UÇ-3/71 f. 194, FGJSSH f. 1512). S. shih sin: do bythë viçi dikush

            DREJT E NË THELA fr.ndf., meton.- drejtpërdrejt, jo rrotull e rrotull. (FGJSSH f. 2057). S. shih sin: ballë më (për) ballë; me bark zbuluar

            TË JEP NJË THELË E TË MERR (TË RRËMBEN) NJË PELË dikush fr.proverb.,iron.- të jep pak e të merr (të rrëmben) shumë dikush. (FGJSSH f. 2057). S. shih sin: të jep kusinë e të merr shtëpinë dikush

            JO PËRNJËHERË E NË THELA! fr. fol., iron.-mos nxito, mos u ngut, mos kërko shumë menjëherë, përnjëherë. (PAVHA-SHPE f. 120).

            KËRKON THELË MBI (PËRMBI) BISHT dikush fr.proverb.,iron.- do, kërkon diçka të tepërt dikush, ka kërkesa të tepruara dikush, kërkon gjëra të tepërta dikush. (UÇ-3/71 f. 194). S. shih sin: do bythë viçi dikush

            KËRKON DY THELA  MBI LUGË dikush fol.,iron.- do, kërkon diçka të tepërt dikush, ka kërkesa të tepruara dikush, kërkon gjëra të tepërta dikush. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: do bythë viçi dikush

            NJË THELË SA PËR NJË PELË fr. ndf.,id.- shumë shtrenjtë. (FGJSSH f. 1396). S. shih sin: sa frëngu pulën

            THELË MBI (PËRMBI) BISHT fr. em.,iron.- diçka mbi një tjetër a mbi të tjera, diçka e tepërt, e pamundur, e panevojshme, diçka më shumë nga ç’ duhet, diçka mbi një tjetër a mbi të tjera, një e mire mbi diçka tjetër të mirë, e mirë mbi të mirën, e mirë nga s’ e pret . (FGJSSH f. 150, 238, 2057). S. shih sin: çakë mbi bukë

            THELA E MADHE  TË NGEC NË FYT fr.proverb.,iron.-kush lakmon shumë, e pëson. (FGJSSH f. 2057). S. shih sin: copa e madhe të mbetet në fyt (ta zë fytin)

THELLA-T (TË)

            E FUT NË TË THELLA dikë dikush fr.fol., iron.-e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron keq në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar, të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 2055).S.shih sin: e fut në baltë dikë dikush

            NUK ËSHTË NË TË THELLAT dikush fr.fol.,iron.- është si i trullosur dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush,nuk është në të dikush, shkon si i dehur dikush, nuk di si të veprojë dikush. (IBME-OP f. 157). S. shih sin: i humb batha dikujt; nuk është në bokë dikush  

THELLË

            ËSHTË SHUMË THELLË (lumi, liqeni, deti) fr.fol.,ftill.- ka thellësi të madhe (lumi, liqeni, deti). (FGJSSH f. 2057).

            FUTET THELLË dikush fr.fol., iron.-e kalon kufirin e caktuar dikush, e kalon masën e diçkkaje dikush, e tepron dikush. (FGJSSH f. 2057). S. shih sin : del nga ama dikush, del prej amet dikush

            GABON THELLË dikush fr.fol.,ftill.- gabon rëndë dikush. (FGJSSH f. 2057). S. bie si derri në akull dikush

            I HYN THELLË diçkaje (një çështjeje etj.) dikush  fr.fol., meton.-e studion a e shqyrton diçka (një çështje etj.) me rrënjë dikush. (FGJSSH f. 2057). S. shih sin: ia gjen ajthin diçkaje (një çështjeje etj.) dikush

            SA MË THELLË, MË RUDA fr.pro- verb.,iron.- sa më tej që I shkohet diçkaje, aq më e ndërlikuar del. (FGJSSH f. 1676, 2057).

            *THELLË E MË THELLË fr.ndf., meton.- shumë thellë.- E si shkoi fjala thellë e më thellë , munda dhe i rashë më të prerë: Po si ka qenë, o uratë, filli i atij Ligor Dodanit? (SA-TZ f. 77).

THELLËSI-A

            *NË THELLËSI fr.ndf.-thellë.- Shkrim-tarët tanë nuk kishin arritur në këtë periudhë të njihnin mirë e në thellësi thelbin e njeriut të ri që nxori në dritë koha e re. (LBE te: st.fil. nr. 4/ 80 f. 35).

THELLOM/Ë-A

            (E) MERR THELLOMËN dikush fr.fol.,id.- shkon gjithnjë e më poshtë, më keq dikush, bëhet gjithnjë e më keq dikush, shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq. (JNU-FPM f. 258). S. shih sin:  merr në çopur dikush

THELLUT/Ë-A shm.THELLUTA-T

            ËSHTË THELLUTË E MADHE diçka (një punë etj.) fr.fol.,ftill.- është shumë e ndërlikuar, e ngatërruar diçka (një punë etj.). (ASU-VGJKMGJ f. 299). S. shih sin: as dreqi i gjallë nuk i bie në fije diçkaje

            HYN THELLUTAVE dikush fr.fol., iron.- u hyn punëve  dikush që nuk është i zoti t’ i kryejë, përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet e të tjerëve, që nuk i takojnë. (ASU-VGJKMGJ f. 299). S. shih sin: futet në baltë dikush

              E SHTIE NË THELLUTA dikë dikush  fr.fol.,iron.-e fut, e ngatërron keq në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron kot së koti  dikë dikush në një punë a çështje të vështirë. (ASU-VGJKMGJ f. 299). S. shih sin : e fut në baltë dikë dikush

              E SHTIE THELLUTAVE dikë dikush  fr.fol.,iron.-e fut, e ngatërron keq në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron kot së koti  dikë dikush në një punë a çështje të vështirë. (BQ-DSH). S. shih sin : e fut në baltë dikë dikush

THEMB/ËR-RA shm. THEMBRA-T

              NUK I (IA) ARRIN  AS  NË THEMBËR (AS TE THEMBRA)  dikujt dikush për diçka fr.fol.,meton.- nuk i afrohet fare, aspak dikujt dikush për diçka ( për nga aftësia ,zotësia etj.), nuk mund të krahasohet a të matet me dikë fare dikush për nga aftësia, zotësia  etj. (FGJSSH f. 2059). S. shih sin: nuk ia bën afër dikujt dikush për diçka

              IA JEP NJË THEMBËR dikujt dikush fr.fol.,ftill.-i jep fare pak dikujt dikush, i jep diçka fare të vogël dikujt dikush, i jep diçka sa për të kaluar radhën dikujt dikush. (FGJSSH f. 2059). S. shih sin: i jep sa për adet diçka dikujt dikush  

               U (UA) JEP THEMBRAVE  dikush  fr.fol.,iron.- nxiton   dikush, vrapon, nis të vrapo-jë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : merr fugë dikush

               JETON ME THEMBRAT E BOTËS dikush fr.fol.,ftill.- jeton në varfëri të madhe dikush, bën një jetë të mjerë dikush. (FGJSSH f. 2059). S. shih sin: rritet me bishtra preshi dikush

            E KA NGJITUR PËR THEMBRE diçka a dikë dikush fr.fol.,meton.- e ka shumë afër diçka a dikë dikush, e ka fare pranë, fare afër diçka a dikë dikush.(FGJSSH f. 2059).S.shih sin : shih sin : e ka në bisht diçka a dikë dikush

            E KA NË THEMBËR diçka a dikë dikush fr.fol.,meton.- e ka shumë afër diçka a dikë dikush, e ka fare pranë, fare afër diçka a dikë dikush.(FGJSSH f. 2059).S.shih sin : shih sin : e ka në bisht diçka a dikë dikush

               I NDERSHËM GJER NË THEMB-ËR fr.mb.,ftill.- shumë i ndershëm. (FGJSSH f. 2059). 

               NËN THEMRËN e dikujt fr.mb., met.- i shtypur nga dikush, nën sundimin, nën zgjedhën  e dikujt. (FGJSSH f. 2059). S. shih sin: nën këllëçin e dikujt  

               (I) NGUL THEMBRAT dikush fr.fol., id.- 1. ndalet në vend dikush, mbetet në vend dikush, nuk ecën, nuk lëviz, nuk tundet fare nga vendi dikush, qëndron pa lëvizur, pa luajtur vendit dikush. S. shih sin: nuk (e) luan çapin dikush. 2. (për diçka) ngulmon, këmbëngul, insiston shumë për diçka dikush, është këmbëngulës në  diçka dikush, kërkon me ngulm, me këmbëngulje diçka dikush. (FGJSSH f. 1255, 2059).S. shih sin: ngul cak për diçka dikush   

            E SHTRON NËN THEMBËR dikush fr.fol.,meton.- 1. (një vend) e sundon (një vend) dikush,  e vë nën urdhra vetranake  dikush një vend, arrin të ushtrojë   urdhër, pushtet, sundim dikush në një vend, e nënshtron, e pushton dikush një vend, e vë nën  sundimin e vet dikush një vend, e shtrin, e përhap  pushtetin, sundimin e vet në një vend dikush. S. shih sin : e shtie ndër (nën) bandërr  një vend dikush. 2. (dikë) e mund, e mposht, e nënshtron, e pushton, e thyen moralisht, shpirtë-risht  dikë dikush, e mund (në lojë, në ndeshje etj. dikë dikush, e detyron dikë dikush që t’ i dorëzohet, që t’ ia pranojë se e ka mundur. (BQ-DSH) .S. shih sin : e ul në bisht dikë dikush

        THEMBËR E AKILIT fr. em., aluz.- pikë e dobët. (RAHY f. 6 ).

         *I VË THEMBRAT NGA VË MAJAT dikush fr.fol.,meton.-kthehet, tërhiqet prapa dikush, zbrapset, zbythet dikush.-Bej, mos e zgjatni kot, bëni si të bëni dhe vini thembrat nga vutë majat! (PI-P f. 112). S. shih sin: hiqet bythas dikush

         IA VË THEMRËN NË QAFË dikujt dikush fr.fol.,id.-1.e nënshtron, e mposht, e gjunjëzon dikë dikush. S. shih sin : e ul në bisht  dikë dikush. 2.e shtyp, e shkel, e nëpërkëmb dikë dikush. (FGJSSH f. 1584, 2059, 2154).S.shih sin : e merr nëpër bythë dikë dikush

THEMEL-I shm.THEMELE-T

           DERI NË THEMEL fr.ndf., meton.- krejtësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh

          *DIGJET DERI NË THEMEL fr.fol. ,ftill.-  digjet krejtësisht, plotësisht.- Shtëpa është djegur deri në themel, por nuk dihet koha  e djegies  dhe sa kohë pas vrasjes  së Ymer Prizreit  ka ngjarë kjo. . (MUSHU te: KD, 7 qershor 2003 f. 26).

       ËSHTË NË THEMEL diçka (një ide, një pikëpamje, një tezë, një akuzë etj.) fr.fol., ftill.- është logjike, e logjikshme,e arsyeshme diçka, qëndron diçka, është e drejtë, e vërtetë diçka (një ide, një pikëpamje, një tezë,një akuzë etj. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: është me bazë diçka (një ide, një pikëpamje, një tezë, një akuzë etj.)  

       *I HEDH THEMELET e diçkaje dikush fr.fol.,meton.- nis i pari dikush të ngrejë, të krijojë, të formojë, të themelojë diçka (një shoqëri, një organizatë, një institucion etj)., e themelon diçka dikush. (FGJSSH f. 661, 2059-60). -Në fushën gjuhësore një varg  dijetarësh me atë material të pakë që kanë pasur nëpër duar, mund të thuhet se kanë hedhur në këto brezat e fundit themelet e një gjuhësie ilire. (EÇ-HSGJSH f. 24). Është epoka që  hodhi themelet e gjuhës së njësuar  kombëtare. (SMAN te: GJJ nr. 3-4/ 2000 f. 115). Vendimet që u morën hodhën themelet e shtetit shqiptar. (KTAR te: KD, 31 janar 2004 f. 26)S. shih sin: i hedh bazat e diçkaje dikush

        HIDHEN THERMELET e diçkaje fr.fol.,meton.-ngrihet, krijohet, formohet themelo-het për herë të parë diçka (një shoqatë, një organizatë, një instutucion etj.). (FGJSSH f. 677). S. shih sin: hidhen bazat e diçkaje

        I KA THEMELET NË RËRË diçka  fr.fol.,iron.- nuk ka mbështetje të sigurt  diçka,  nuk është e qëndrueshme diçka. (FGJSSH f. 1658, 2060).S. shih sin: i ka bazat mbi (në) rërë   diçka

         NUK KA THEMEL TË SHËNDO-SHË diçka fr.fol.,iron.- nuk ka mbështetje, siguri fare diçka, nuk qëndron gjatë, nuk qëndron fare diçka, nuk ka fare mundësi  mbijetimi, zhvillimi të mëtejshëm diçka. (FFGJSSH f. 1696). S. shih sin:  i ka bazat mbi (në) rërë diçka         

        *E LËKUND NGA THEMELI diçka dikush fr.fol.,meton.- e prish, e dëmton, e shkatë-rron krejt, fare diçka dikush, e bën që të mos vlejë më  për asgjë diçka dikush.- Synimet dhe përpjeket e Gramenos  janë vënë në spikamë në mënyrë të përgjithshme dhe pak a shumë të konkretizuar, që të zbulohen e të luftohen në mënyrë të ngutshme  dhe energjike  ato që lëkundin  nga themeli  armosferën e mykur  të shoqërisë... (BQ te: F nr. 7, korrik 1972 f. 9). S. shih sin: e bën bar diçka dikush

       MBI THEMELE PREJ BALTE fr. ndf..,mb., iron.- mbi baza jo të forta,  i paqëndrueshëm. (FGJSSH f. 2060).

        ME  THEMEL fr.ndf., meton.-në mënyrë të thellë e të qëndrueshme. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: me baza të shëndosha

        PA  THEMEL fr.ndf.- pa mbështetje jo thellë, përciptas. (FGJSSH f. 2060).S. shih sin: pa bazë

        QË NGA THEMELI fr.ndf., meton.- DERI NË THEMEL fr.ndf., meton.-1. krejtësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. 2. përsëri, prapë, rishtas. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: nga a-ja (prej a-së)

       I SHKASIN (I KANË SHKARË) THEMELET dikujt a diçkaje fr.fol.,met.- nuk ka mbështetje, bazë të sigurt dikush a diçka, ndodhet  përpara shembjes, rënies, shkatërrimit a humbjes dikush a diçka, nuk e ka jetën të gjatë dikush a diçka, është pa mbështetje, pa bazë të qëndrueshme  dikush a diçka. (FGJSSH f. 1852, 2060). S shih sin: është në buzë diçka; i ka bazat mbi (në) rërë dikush

       E SHQYRTON ME THEMEL  diçka dikush fr.fol.,ftill.- e shqyrton, e zbërthen hollësisht diçka dikush. (FGJSSH f. 300). S.shih sin:e sheh degë më degë diçka dikush ; e tjerr për fije të gjilpërës diçka dikush

            THEMELI ÇATI LE TË BËHET! fr.fol., iron.- le të përmbyset gjithçka! le të shkatërrohet çdo gjë!  (FGJSSH f. 2060).S. shih sin: le të përmbyset bota!

            THEMELI ÇATI S’ BËHET fr.pro-verb.,iron.- fr.proverb.,iron.-është (punë) e kotë, e pamundur diçka, pa kushte a mjete përkatëse (të domos-doshme, të nevojshme) nuk bëhet, nuk kryhet punë, është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (FGJSSH f. 130) .S. shih sin: nuk lëvrohet në arubain

            I VË THEMELET e diçkaje fr.fol., meton.- e themelon diçka dikush, nis i pari dikush të ngrejë, të krijojë, të formojë, të themelojë diçka (një shoqëri, një organizatë, një institucion etj). (FGJSSH f. 2059-60).- Ai i vuri themelet kësaj shkolle dhe i hyri punës  për ta bërë gjuhën shqipe  një gjuhë të përpunuar  e të pasur, një gjuhë kulturore. (MADO te: SF nr. 1-2/ 1998 f. 23). S. shih sin: i hedh bazat e diçkaje dikush

            *I VIHEN THEMELET E PARA diçkaje  fr.fol.,met.- themelohet për herë të parë diçka.-Që t’ i përvishet një veprimtarie së këtillë kaq me përgjegjësi  artistike, Gramendo qe i shtrënguar nga vetë  imperativi i aktualitetit të kohës, atëherë kur lypsej  vënë themelet e para  dhe të shëndosha  përmendores së kulturës kombëtare me të gjitha fuqitë  krijuese dhe vetëmohuese. (BQ te: F nr. 7, korrik 1972 f. 9). S. shih sin: hidhen bazat e diçkaje

            *I VIHEN THEMELET E SHËNDO-SHA diçkaje fr.fol.,met.- bëhet e qëndrueshme diçka, stabilizohet diçka.- Që t’ i përvishet një veprimta-rie së këtillë kaq me përgjegjësi  artistike, Grame-no qe i shtrënguar nga vetë  imperativi i aktua-litetit të kohës, atëherë kur lypsej  vënë themelet e para  dhe të shëndosha  përmendores së kulturës kombëtare me të gjitha fuqitë  krijuese dhe vetë-mohuese. (BQ te: F nr. 7, korrik 1972 f. 9). S. shih sin: vihet në baza të forta (të shëndosha) diçka

THEP-I shm.THEPA-T

            THEPA-THEPA fr.ndf.,fj.- me thepa, me shumë thepa. (FGJSSH f. 2060).

            IA THOTË ME THEPA diçka dikujt fr. fol.,ftill.- ia thotë me qëllim të keq diçka dikujt dikush, ia thotë dçka dikujt për ta ngacmuar, për ta thumbuar a për ta goditur. (FGJSSH f. 2060).

THEP/ËL-LA shm. THEPLA-T

            E BËN THEPLA fr.fol., id.- 1. (diçka) e ndan, e thyen, e çan në  shumë copë, në shumë  pjesë  të vogla diçka dikush,e grin krejt diçka dikush.S. shih sin: e bën bërdoz diçka dikush.2. diçka (një rrobë etj.) - e shqyen, e gris, e zhvat keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris  në copë, në pjesë shumë të vogla diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis diçka (një rrobë etj.) dikush. S shih sin: e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush. 3. diçka (mishin etj.) e pret, e çan, e ndan në copë, në pjesë shumë të vogla diçka dikush, e copëton imët diçka (mishin etj.) dikush. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin : e bën copë-copë (copa-copa) diçka (mishin etj.) dikush

THEQAFJ/E-A

        *E MERR THEQAFJEN  dikush a diçka (puna etj.)  fr.fol.,id.-  shkon drejt pësimit, shkatërrimit dikush a diçka.- Edhe kësaj radhe, njësoj si në rastin e përmendur, inteligjencies  i kërkohet ta lëvizë  gurin  nga vendi, me arsyetimin se ajo është ndërgjegjja  e kombit dhe se ajo duhet të dalë në skenë sa herë punët marrin theqafjen. (MEKRA te: KD,  7 shkurt 2004 f. 25). S. shih sin: merr në çopur dikush

THER

            ËSHTË THER E MOS RRIP dikush fr.fol.,iron.- bën punë gjysmake dikush, e lë punën në mes të rrugës dikush, nuk e çon deri në fund diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2061). S.shih sin: bluan e s’ gatuan dikush 

            TË THER E S’ TË PAGUAN dikush fr. fol.,id. - është i pamëshirshëm dikush, bën shumë të këqija dikush e s’ jep llogari përpara askujt. (FGJSSH f. 2061, 2183). S. shih sin: të fshin si arbaini dikush

THEROR-I

          *BËHET THEROR dikush fr.fol.,fj.- flijohet, vdes, sakrifikohet, therorizohet për diçka të shtrenjtë dikush. (FGJSSH f. 488, 736, 743, 1060, 2062). - Vëllai më i ri mbajti besën, prandaj gruaja e tij u bë theror në mur të kalasë .(DSHA-LP f.142). S. shih sin: bie dëshmor dikush

           *I BËHET THEROR (atdheut ) dikush fr.fol.,fj.- flijohet, therorizohet (për atdhe) dikush .- Atdheut kush iu bë theror;/ Për jetë ai do të kujtohet/ Mbi dhe, mbi dhe si një shenjëtor. (ASDR te: KD, 11 tetor 2003 f. 216). S. i  bëhet kurban (atdheut) dikush

                  BËN THEROR dikush fr.fol.,fj.- flijon, sakrifikon  dikush. (FGJSSH f. 488, 2062). S. shih sin: bën fli dikush

               E BËN THEROR diçka dikush fr.fol.,fj.- e flijon, e sakrifikon, e therorizon diçka  dikush. (FGJSSH f. 1729, 2062). S. shih sin: e bën fli diçka dikush

              BIE THEROR dikush fr.fol.,fj.-flijohet, sakrifikohet,therorizohet dikush. (FGJSSH f. 2062). -U bë gjyqi për dezertorin, i cili, siç e tha toger Lani, në çastin më të vështirë...në vend që të luftonte heroikisht dhe të binte theror, i kishte mbushur brekët dhe kishte zënë të ikte. (MEKRA te: JR nr. 1/85 f. 131).  Thuhen fjalë të mëdha për lavdinë e trimave, për atdheun dhe ata që bien theror. (MEKRA te : KD, 11 tetor 2003 f. 25). S. shih sin : bie dëshmor dikush

THERUR

              RRI THERUR E PA RJEPUR dikush  fr.fol.,ftill.- rri i mërzitur, i pakënaqur, buzëpaqe-shur, i dëshpëruar, i pikëlluar, i sëndisur, i bren-gosur, i helmuar,  i zymtë, i ngrysur dikush, shpreh mospëlqim a pakënaqësi dikush. (QM-FSHRGP f. 62). S. shih sin: rri buzë e hundë dikush

THERUR-IT (TË)

            E ZË TË THERURIT dikë fr.fol., meton.- frikohet, frikësohet, tutet, trembet dikush. (PESHA-BER f. 216). S. shih sin: i hyn frika dikujt

THERR/Ë-A

              *I BËHET THERRË NË SY dikujt dikush a diçka fr fol.,meton.-nuk e do fare dikush dikë a diçka, nuk e duron dot, nuk e  honeps dot dikush dikë a diçka, ka antipati dikush për dikë a diçka, e urren dikush dikë a diçka . (HB-II f. 190).-Dorë për dorë me vëllain tënd...kjo m' u bë asht në fyt, therrë në sy. (AG te: gr.aut. DSH f. 278). S. shih sin : i bëhet asht në fyt  dikujt dikush

            BIE NË THERRA  dikush fr.fol.,id.- nuk rri i qetë, rehat dikush, shqetësohet shumë, pa masë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : çohet araz dikush

            *ËSHTË THERRË NË SY  fr.fol.,ftill.- është shumë i urrejtur, i mërzitshëm, i padurueshëm.- Është therrë në sy për të gjithë… që ende mendojnë njësoj dhe të punojnë njësoj. Është halë në fyt për të gjithë të tjerët që kërkojnë mbyllje goje, sy të fjetur dhe fshehje emocioni. (AIBAR te: KD, 5 prill 2004 f. 16). S. shih sin: është dergjë e rëndë

            E KA THERRË NË SY dikë a diçka  fr. fol.,iron.-nuk e do fare, e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps dot fare dikush dikë a diçka, s' e  duron  dot  fare  dikush dikë a diçka, s'e sheh dot me sy dikush dikë a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : e do si akullin në gji  dikë a diçka dikush

            *PA THERRË NË KËMBË fr.ndf., meton.- fare pa dëm, pa pasojë, pa kurrfarë dëmi pasoje.- Plaçkitësit kanë ikur pa therrë në këmbë. (ESVA te: KD, 5 shkurt  2005 f. 4).

            RRI SI  NË THERRA dikush fr.fol., meton.- 1a.nuk ulet a nuk shtrohet në vend dikush, nuk rri dot i qetë në vend dikush, rri i shqetësuar dikush, rri gati për t’ u ngritur, nuk është ulur mirë dikush, nuk rri rehat, nuk i rrihet në vend dikujt. 1b. është shumë i shqetësuar dikush, ka një hall dikush, nuk qëndron  dot në një vend dikush se diçka e mundon,e shqetëson. (MAH-FKPG-I f. 69). S. shih sin: rri si bollë e vrarë dikush

            SHPËTON PA NJË THERRË NË KËMBË dikush fr.fol.,ftill.- shpëton shëndosh e mirë dikush. (HB-IV f. 250). S. shih sin : shpëton çikë dikush

THES-I

            AS NË THES, AS NË TORBË fr.ndf., ,ant.- kurrkund,  asgjëkundi, askund, .pa vend të caktuar, as  në ndonjërin vend. (FGJSSH f. 2008, 2062, 2062). S. shih sin: as në cak, as në kosh

            BËHET SI THES LESHI (SI THES ME LESH) dikush fr.fol., krah.-1. shëndoshet, ngjallet shumë dikush, trashet, majet  shumë dikush, lidhet mirë nga shëndeti dikush, bëhet shumë i trashë, i majmë  dikush, shëndoshet jashtë mase dikush. (ESBRA-LU f. 154, FGJSSH f. 2062).S.shih sin: bëhet si bucë dikush.2. fryhet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin: i bëhet barku bëtikë dikujt

            I ÇELET  GRYKA THESIT fr.fol. meton.-  .- nuk mbetet fare e fshehur diçka (një fjalë, një lajm etj., bëhet e ditur, mësohet prej të gjithëve diçka, zbulohet botërisht diçka.  (FGJSSH f. 583, 2063, 2239). S. shih sin: (e) merr botën  diçka

            NUK DUHET FUTUR NË NJË KALLËP gjërat në mes vete  fr.fol.,meton.- nuk duhet  futur , radhitur, rreshtuar, përfshirë  në një vend, në një kategori  gjërat në mes vete,  nuk duhet ngatërruar, përzier gjërat në mes vete, duhet ndarë, dalluar gjërat në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk përzihet ari me argjend  

            NUK ËSHTË AS THES, AS TORBË diçka fr.fol.,ant., iron.- është e papërcaktuar mirë   diçka. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: s’ është as boçë, as bërboçkë dikush a diçka

            ËSHTË THES I ÇJERRË dikush fr.fol., iron.- flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, flet shumë e pa pushim dikush. (FGJSSH f. 1548). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit  dikush

              ËSHTË THES PA FUND dikush fr.fol.,iron.- s’ e mban të fshehtë diçka dikush, e përhap diçka (një lajm etj.) dikush në të katër anët, nuk mban asgjë të fshehtë (fshehur) dikush. (NMUS-SHPK f. 184).S.shih sin: është gojë-shpuar dikush

            ËSHTË THES I GRISUR dikush fr.fol., iron.- prish, shpenzon, harxhon  shumë, pa masë dikush,është plëngprishës dikush, është prishës i madh dikush. (AXH-L f. 152). S. shih sin: prish me të dy duart dikush

               FITON ME THES dikush fr.fol.,ftill.- fiton shumë dikush, fiton me shumicë dikush. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin : fiton si derr dikush  

              FLET E QET NË THES TË VET dikush fr.fol.,meton.-  çka flet dikush, flet vetëm për veten e vet( nuk flet keq për të tjerët dikush). (PETZE-FSHFRR f. 84).

              NUK FUT GJË NË THES dikush  fr. fol.,iron.- nuk arrin, nuk përfiton, nuk sendërton gjë (për vete) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në punë etj. dikush, nuk përfiton gjë (asgjë) dikush, s’ ka kurrfarë përfitimi, interesi dikush, nuk arrin të nxjerrë gjë (asgjë) për vete dikush. (FGJSSH f. 1929, 2063). S. shih sin: nuk qet asgjë (gjë, kurrgjë) në dritë dikush

             E FUT NË NJË THES me dikë a me diçka fr.fol.,id.- e quan të një shkalle, kategorie a të një vlere me dikë a diçka tjetër, e barazon me dikë a me diçka tjetër, e quan njëlloj, njësoj me dikë a me diçka tjetër. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin : e fut në një kallëp me dikë a me diçka

              *I FUT NË NJË THES gjërat  dikush fr. fol.,iron.- 1. i njëjtëson, i barazon gjërat dikush.-Njerëzit dhe popujt  nuk duhet t’ i futësh në një kallëp (thes). (p.a. te: KD, 7 qershor 2003 f. 11). Në qoftë se e bën kështu agjitacionin, s’ ke gjë në udhë. Të gjithë i fut në një thes dhe hajde e gjeje armikun. (ZSA-VL-3 f. 40). S.  shih sin:  i vë në të njëjtët binarë  gjërat dikush. 2. (në mes vete)  fr.fol., iron.- i përzien, i ngatërron, i pështjellon keq  gjërat në ves vete dikush. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin : i bën si qimet e arapit  (gjërat në mes vete)

       E FUT NË THES dikë dikush fr. fol.-1. iron.-  e gënjen, e mashtron dikë dikush, ia punon me të pabesë dikujt dikush. S.shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush; ia thyen arrat dikujt dikush. 2. meton.-e zë shumë keq,  shumë ngushtë dikë dikush,e zë në gjendje të vështirë, kritike dikë dikush, e mbërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë. (FGJSSH f. 1929, 2062). S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush

            *FUTET NË THES dikush fr.fol.,iron., id.- e mbulon, e fsheh  veprimin e vet dikush,   e fsheh fytyrën e vërtetë dikush, është i fshehur, i maskuar në veprime dikush, rri fshehur, fshihet dikush.- Kam dalë në shesh e jam me ballë të hapët: nuk jam mësuar të futem në thes si dikur tjetër.(LG-VZ f.33). S. shih sin: i fsheh brirët  dikush

            GABON ME THES dikush fr.fol.,iron.- gabon keq, rëndë dikush. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin : bie si derri në akull dikush

            HYJNË NË NJË THES fr.fol.,meton.-janë njëlloj, njësoj, janë të njëjtë, të njëllojtë, nuk kanë ndonjë dallim në mes vete, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit. (BQ-DSH).S. shih sin: janë një ajar

              NUK I HYN GJË NË THES dikujt fr.fol., meton.-1. nuk përfiton gjë (asgjë) dikush, s’ ka kurrfarë përfitimi, interesi dikush, nuk arrin të nxjerrë gjë (asgjë) për vete dikush. S. S. shih sin: nuk qet asgjë (gjë, kurrgjë) në dritë dikush

. 2. s’ i përket, s’ i takon dikujt. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin: s’ është punë e dikujt 

            HYN NË NJË THES me dikë a diçka  fr.fol., met.- barazohet me dikë a me diçka tjetër, merret si i njëjtë a quhet i njëllojtë me dikë a me diçka tjetër, radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a me diçka tjetër, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a me diçka tjetër. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

            S’ KA GJË NË THES dikush  fr.fol., iron.- nuk i ka punët në rregull, mirë dikush, nuk i shkojnë punët ashtu si duhet, mbarë, mirë dikujt, nuk ka sendërtuar, nuk ka  siguruar, nuk ka fituar, nuk ka arrritur gjë dikush. (FGJSSH f. 616). S. shih sin : s’ i ka bathët të mbara dikush  

            E KA NË THES dikë dikush fr. fol., iron.- mund të bëjë a të veprojë me dikë dikush si të dojë, si të dëshirojë a si t’ ia ketë ëndja, ia nënshtron vullnetit të vet dikë dikush . (AJA-DE f. 172, FGJSSH  f. 2062). S. shih sin:  e ka në dispozicion dikë dikush

            *KA NJË THES (gjëra etj.) dikush fr.fol.,ftill.- ka shumë  gjëra etj. dikush, ka me sasi të madhe gjëra dikush, ka shumë, pa masë gjëra, ka grumbull, stivë të madhe gjërash dikush, ka me shumicë gjëra dikush. -Në kritikën tënde për Ismailin (që nuk u botua) ti ke vënë shumë pak gjëra, Ismaili  ka nga këto një thes me të meta. (p.a. te: KD, 13 korrik 2003 f. 19). S. shih sin: (e) ka betin (e gjërave) dikush

            E KTHEN THESIN ME GRYKË POSHTË dikush fr.fol.,iron.- i harxhon, i shpenzon, i prish të gjitha ç’ ka dikush, mbetet pa gjë në shtëpi dikush. (FGJSSH f. 582-3, 900, 1525, 2063). S. shih  sin:  mbetet  fyell dikush

            KUR T’ I KESH ME THES, M’ I JEP ME TORBË fr.fol.proverb.-kur t’ i kesh shumë, m’ i jep ngapak.- Le atë, po më tha që kur t’ i kesh me thes, m’ i jep me torbë. Ja është miku im. (TOMA te;Z, 24  mars 2000 f. 19).

            E LË THES NË VEND dikë dikush fr. fol.,id.-e lë të shtrirë (vdekur) për tokë dikë dikush, e vret në vend dikë dikush, e lë të vdekur, të vrarë dikë dikush. (NMUS-SHPK f. 49, FGJSSH f. 2063, 2126).S.shih sin: e lë balmuq dikë dikush

             MBETET THES NË VEND dikush fr.fol.,id.- vdes në vend dikush, bie i vdekur dikush. (FGJSSH f. 2063, 2126).S.shih sin: mbetet crangël dikush

              E MBUSH THESIN dikush fr.fol., iron.-e tepron dikush (me të këqija, me gabime etj.) dikush. (FGJSSH f. 2062).S.shih sin : del nga ama dikush, del prej amet dikush

        *I MBUSHET THESI DERI NË GRYKË  me diçka dikujt fr.fol.,ftill.- i teprohet  me diçka dikujt, i bëhet e tepërt me diçka dikujt, e kalon çdo kufi me diçka dikush.-U mbushej  thesi deri në grykë me ato nazet e avazit të vjetër. (MI-UD f.61). S. shih sin: i mbushet kupa me diçka dikujt

            ME THES fr.ndf.,meton.- me shumicë, pa kursim, me sasi të madhe, pa asnjë kufizim, me tepri, me të tepërt, shumë,së tepërmi.-Ka çrregullime me thes. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin: me bollëk

            NJË THES (me premtime etj.) fr.fol.,ndf., hiperb.- shumë, pa masë, së tepërmi, një shumicë.- (FGJSSH f. 2062).S. shih sin: sa ka bar e dushk

              PREMTON ME THES E S’ TË JEP AS ME TRASTË dikush fr.fol.,ftill.- të premton shumë e të jep fare pak dikush. (NABA-EY f. 259). S. shih sin: të premton kalin dhe të jep frerin dikush 

            I RRINË SI THES (rrobat) fr.fol.,ftill.- i rrinë shumë të gjera, shumë lirshëm (rrobat) dikujt. (FGJSSH f. 2062). Ant. i bien acar (rrobat) dikujt 

            SI THES LESHI fr.mb.,krah.- i shëndo-shë, i shëndoshur shumë, pa masë, së tepërmi. (ESBRA-LU f. 154). S. shih sin : si derr

            E  SHKUND THESIN dikush fr.fol., met.- nuk i mbetet gjë, asgjë (nga pasuria) dikujt, e humb  gjithë pasurinë dikush, i shpenzon, i humb të gjitha dikush, nuk lë gjë, asgjë për vete dikush. (FGJSSH f. 1877, 2062).S.shih sin: mbetet fyell dikush

              NUK SHTIE GJË NË THES dikush  fr. fol.,iron.- nuk arrin, nuk përfiton, nuk sendërton gjë (për vete) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në punë etj. dikush, nuk përfiton gjë (asgjë) dikush, s’ ka kurrfarë përfitimi, interesi dikush, nuk arrin të nxjerrë gjë (asgjë) për vete dikush. (FGJSSH f. 1929, 2063). S. shih sin: nuk qet asgjë (gjë, kurrgjë) në dritë dikush

             E SHTIE NË NJË THES me dikë a me diçka fr.fol.,id.- e quan të një shkalle, kategorie a të një vlere me dikë a diçka tjetër. (BQ-DSH). S. shih sin : e fut në një kallëp me dikë a me diçka

              I  SHTIE NË NJË THES gjërat  dikush fr. fol.,iron.- 1. i njëjtëson, i barazon gjërat dikush. S.  shih sin:  i vë në të njëjtët binarë  gjërat dikush.2. (në mes vete)  fr.fol., iron.- i përzien, i ngatërron, i pështjellon keq  gjërat në ves vete dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i bën si qimet e arapit  (gjërat në mes vete)

               E SHTIE NË THES dikë dikush  fr.fol.- 1. iron.- ia punon me të pabesë, me dredhi a me mashtrim dikujt dikush, e mashtron, e gënjen  dikë dikush. (FGJSSH f. 940, 1929).S. shih sin :   ia thyen arrat dikujt dikush. 2. meton.-e zë shumë keq,  shumë ngushtë dikë dikush,e zë në gjendje të vështirë, kritike dikë dikush, e m bërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë. (FGJSSH f. 1929, 2062). S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush

            THESI BOSH S’ QËNDRON (S’ RRI) NË KËMBË fr.proverb.-njeriu i uritur, i pangrënë nuk jeton e nuk punon dot. (FGJSSH f. 2063).S. S.shih sin: barku firë s' kërcen mirë

        THES  I GRISUR  fr.em.-1. meton.  ai që s’ ka asgjë (nga pasuria), njeri i varfër. S. shih sin : bletë e prerë. 2. iron. ai që nuk kursen , që i shpenzon   shpejt të gjitha, njeri  dorëlë-shuar. S. shih sin : harar i grisur. 3. iron. njeri që s’ ngopet, sado që t’ i japësh, njeri i pangopur. S.  shih sin : harar i grisur. 4. iron. ai që s’ mban gjë të fshehtë, të fshehur, ai që përhap fjalë, lajme a diçka tjetër në të katër anët, poshtë e përpjetë, ai që i  zbulon, i tregon të gjitha. (FGJSSH f. 1912, 2062, JTH-FFGJSH f. 188). S. shih sin : daulle e shpuar

            THES ME DY GRYKA fr.em.,iron.- hipokrit. (FGJSSH f. 583, 2062). S.shih sin: njeri me dy fytyra

            THESI PA GJË S’ QËNDRON (S’ RRI) NË KËMBË fr.proverb.-njeriu i uritur, i pangrënë nuk jeton e nuk punon dot. (FGJSSH f. 2063).S. S.shih sin: barku firë s' kërcen mirë

            THESI PO S’ U MBUSH, S’ QËNDRON MË KËMBË fr.proverb.- njeriu po nuk u pajis me dituri e njohuri nuk mund të jetë i aftë, i zoti për diçka. (PESHA-BER f. 216).

            THES ME PLESHTA fr.em.,iron.- diçka krejt e pamundshme, diçka fare e pamundshme. (FGJSSH f. 2062). S. shih sin: stan me lepuj

            THES I SHPUAR  fr.em.-1. meton.  ai që s’ ka asgjë (nga pasuria), njeri i varfër. S. shih sin : bletë e prerë. 2. iron. ai që nuk kursen , që i shpenzon shpejt të gjitha, njeri  dorëlëshuar. S. shih sin : harar i grisur. 3. iron. njeri që s’ ngopet, sado që t’ i japësh, njeri i pangopur. S.  shih sin : harar i grisur. 4. iron. ai që s’ mban gjë të fshehtë, të fshehur, ai që përhap fjalë, lajme a diçka tjetër në të katër anët, poshtë e përpjetë, ai që i  zbulon, i tregon të gjitha. (FGJSSH f. 1912, 2062, JTH-FFGJSH f. 188). S. shih sin : daulle e shpuar

            THESI I ZBRAZUR S’ QËNDRON (S’ RRI) NË KËMBË fr.proverb.-njeriu i uritur, i pangrënë nuk jeton e nuk punon dot. (FGJSSH f. 2063).S. S.shih sin: barku firë s' kërcen mirë

            E ZBRAZ THESIN dikush fr.fol., iron.- i thotë, i tregon të gjitha ato që i di dikush, nuk i mbetet gjë,asgjë pa thënë, pa treguar dikujt. (FGJSSH f. 2062, 2215). S. shih sin: e bën arë e lëmë diçka (një lajm etj.) dikush

            E ZGJIDH THESIN dikush fr.fol., meton.- 1. bëhet (tregohet) dorëlëshuar, dorëlirë, dorëdhënë dikush, prish, shpenzon, pa kursyer, me tepri dikush, u jep, u bën mirë të tjerëve dikush. S. shih sin: e çliron dorën dikush. 2. fillon të flasë  ,të tregojë për gjithçka dikush, fillon t’ i tregojë të gjitha ato që i di dikush. (FGJSSH f. 2062, 2239). S. shih sin: e bën arë e lëmë diçka (një lajm etj.) dikush

            I ZGJIDHET GRYKA THESIT fr.fol. meton.- nuk mbetet fare e fshehur diçka (një fjalë, një lajm etj., bëhet e ditur, mësohet prej të gjithëve diçka, zbulohet botërisht diçka. (FGJSSH f. 583, 2063, 2239). S. shih sin: (e) merr botën diçka

THËLLËZ/Ë-A

         ËSHTË SI THËLLËZË (një femër) fr.fol.,ftill.,krah.-është me shëndet të shkëlqyer (një femër), është fare e shëndoshë (një femër). (BQ-DSH). S. shih sin: është si bukë furre (një femër)

THËNË

         ASHTU QE THËNË fr.ndf.- ashtu qe e thënë. (FGJSSH f. 2070). S. ashtu qe e thënë

THËNË/A (E), THËNË-T (TË)

            ASHTU QE E THËNË fr.ndf.- ashtu qe thënë. (FGJSSH f. 2070). S. shih sin: ashtu qe thënë

            S’ ËSHTË E THËNË… (QË…) fr.fol., ftill.- 1. s’ do të thotë që…,s’ është e domosdoshme që…. 2. s’ u bë një herë, të paktën!, s’ ka për t’ u bërë kurrë! (FGJSSH f. 2063). 

            S’ ËSHTË ME TË THËNË, POR ME TË DHËNË fr.fol.,,meton.- s’ bëhet gjë,pot ë presësh që për gjithçka  të të mësojnë të tjerët, duhet të të jepet vetë, duhet të jesh vetë i zoti, i aftë etj. për të kryer diçka. (FGJSSH f. 406, 2063).

            ME TË THËNË fr.ndf.,meton.- menjë-herë, sakaq, shumë shpejt, shpejt e shpejt,  fare shpejt, përnjëherë. (FGJSSH f. 479). S. shih sin: aty për aty

            ME TË THËNË E ME TË BËRË fr. ndf.,meton.- menjëherë, pa u vonuar. (FGJSSH f. 132, 136, 2063) S. shih sin: aty për aty

            NJË TË THËNË E NJË TË BËRË fr.ndf.,meton.- pa u vonuar, përnjëherë. (FGJSSH f. 136, 2063). S. shih sin: aty për aty

THËNGJIJ-TË

            RRI MBI THËNGJIJ dikush fr.fol., meton.- e rrezikon shumë vetveten, jetën dikush, i shtrohet rrezikut të madh dikush. (FGJSSH f. 2063). S. shih sin : luan me barut dikush

THËNGJILL-I

            BËHET THËNGJILL diçka fr.fol.,met - digjet krejt diçka. (FGJSSH f. 130, 2063).S.shih sin : bëhet blozë diçka

              ËSHTË THËNGJILL MARINE di-kush fr.fol.,ftill.- është dinak, dredharak, i djallëzuar  dikush, vepron me dinakëri, dredhi, djallëzi dikush. (JNU-FPM f. 154). S. shih sin: të ha babanë në vesh  dikush

              ËSHTË THËNGJILL I MBULLUAR

dikush  fr.fol.,iron.- është i fshehtë dikush, punon, vepron fshehurazi dikush, të dëmton  pa u dukur e pa u ndier dikush, vepron në heshtje e të dëmton pa e kuptuar dikush. (FGJSSH f. 203, 2093).S. shih sin : është ethe e butë dikush;i fsheh  brirët dikush; shkon mbi dhe e nën dhe dikush

      RRI SI THËNGJILL I MBULUAR dikush fr.fol.,iron.- rri i maskuar dikush, maskohet dikush, i mban të fshehura qëllimet, veprimet, synimet, punët e veta dikush, e maskon veten dikush. (NMUS-SHPK f. 23). S. shih sin:  i fsheh brirët dikush

              THËNGJILL GURI fr.em.,fj.-qymyr-guri. (FGJSSH f. 2063). S. thëngjill i gurtë

              THËNGJILL I GURTË fr.em.,fj.- qymyrguri. (FGJSSH f. 592). S. shih sin: thëngjill guri

              THËNGJILL MARINE fr.em.,iron.-  njeri i djallëzuar, po që nuk e zbulon veten, njeri që i ka të gjitha nën lëkurë, njeri që punon,  vepron nën rrogoz,tinëzak, tinëzar, fsheharak. (JNU-FPM f. 258). S. shih sin : gacë e mbuluar

              THËNGJILL I MBULUAR fr.em., iron.- 1. njeri i djallëzuar, po që nuk e zbulon veten, njeri që i ka të gjitha nën lëkurë, njeri që punon,  vepron nën rrogoz, tinëzak, tinëzar, fsheharak.  (1097, 2063). S. shih sin : gacë e mbuluar. 2. njeri që të dëmton, që të shkatërron pahetueshëm, padiktueshëm. ((TASE-P f. 177). S. shih sin: ethe e butë

THËRIÇK/Ë-A

            MBETET THËRIÇKË dikush (një fëmijë)  fr. fol., ftill.- mbetet shumë i vogël dikush (një fëmijë), nuk zhvillohet, nuk rritet  si duhet dikush (një fëmijë) . (JNU-FPM f. 258). S. shih sin: mbetet buc dikush (një fëmijë)

THËRMONJ/Ë-A

            SA THËRRMONJA fr.ndf.,baraz.-1.  fare pak, shumë pak. S. shih sin: një çikë. 2. shumë i vogël, fare i vogël (thuhet për një fëmijë). (ASU-VGJKMGJ  f. 300). S. shih sin: sa një bërxhik

THËRRIM/E-JA shm. THËRRIME-T

            ASNJË  THËRRIME fr.ndf.,meton.-   aspak,  fare, asfare, hiç. (FGJSSH f. 468). S. shih sin: asnjë majë cipali, asnjë cipal ; asnjë çikë

              *E BËN  THËRRIME  dikush fr.fol., meton.-1. (diçka) e ndan, e thyen, e çan, e copëton, e thërrmon, e zbërthen  në pjesë, në copë  shumë të vogla diçka dikush, e thërrmon, e imton shumë, pa masë diçka (kashtën, sanën, tërfojën, duhanin etj.) dikush, e bën pluhur të imët, të hollë diçka dikush, e dërrmon fare diçka dikush. (FGJSSH f. 133, 1464) S. shih sin: e bën bërdoz diçka dikush.2. diçka (një rrobë etj.) e shqyen, e copëton, e gris në copë, në pjesë shumë të vogla diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis diçka (një rrobë etj.) dikush. (FGJSSH f. 875). S. shih sin : e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush.3. (dikë a diçka) e dërrmon, e shkatërron, e prish, e shpartallon  krejt  dikë a diçka dikush, i jep një goditje të fortë shkatërruese  dikujt a diçkaje dikush.(FGJSSH f. 134, 260, 2064).- Dhe në guxofshin të të ngasin sa një qime,/ ahere lëshohu edhe bëji thërrime! (ASDR-VP f. 143). S.shih sin : e bën bërhaj dikë a diçka dikush

              HYN NË THËRRIME  dikush fr.fol., iron.- mashtrohet, gënjehet, gabon rëndë dikush. (RODU-MYZ f. 186).S. shih sin: bie brenda (me këmbët e tij)  dikush

         S’ TË JEP ASNJË THËRRIME dikush fr.fol.,iron.- nuk të jep fare, aspak dikush. (FGJSSH f. 1049). S. shih sin: nuk të jep gjë prej gjëje dikush

            I JEP NJË THËRRIME diçka  dikujt dikush fr.fol.,iron.- i jep fare pak ose shumë pak  diçka dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin :i jep sa për adet diçka dikujt dikush

            KA TRI THËRRIME NË MAJË dikush fr.fol.,iron.- fol.,iron.-është mendjelehtë dhe  i papjekur dikush,  gjykon, mendon  cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: është arrë fyçkë dikush

            PO NUK HËNGRE, S’ BËN AS THËRRIME fr.proverb.-  po nuk punove, as nuk gabon. (AXH-LII f. 206).

            RRITET ME THËRRIME dikush fr. fol., ftill.- rritet, jeton në varfëri të madhe dikush, rritet, jeton  në kushte të  këqija, të vështira ekonomike dikush, rritet me vuajtje e skamje dikush, bën një jetë të mjerë dikush. (FGJSSH f. 2064). S. shih sin: rritet me bishtra preshi dikush



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: