U festua 90-vjetori i Akademikut, Kristo Frashëri
| E Diel, 19.12.2010, 08:48 PM |

Dje në ambientet e Tirana International u festua 90-vjetori i Akademikut, Kristo Frashëri

Flasin, Myzafer Korkuti, Kastriot Bezati, Nasho Jorgaqi, Emil Lafe, Alfred Uçi, Paskal Milo, Guro Zeneli, Tahir Muhedini, Margarita Xhepa, Xhelal Gjeçovi

 

Kristo Frashëri, enciklopedi e gjallë e historiografisë tonë

Kristo Frashëri përbën një Institut të dytë të historisë në Shqipëri

 

Kristo Frashëri është një pasuri e madhe kombëtare.

Njerës si Frashëri duhet ti vlerësojmë si thesare të mendimit intelektual, në interes të kombit shqiptar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Dje në ambienete e Hotel Tirana International u festua 90-vjetori i Akdemikut Kristo Frashëri. Ky aktivitet i organizua nga Akademia e Shkencave dhe PDU me kryetar z. Tahir Muhedini. Në këtë përvjetor mirrnin pjesë akademik, profesorë, aktorë, këngëtarë si dhe miq dhe të afërm të Prof Kristo Frashëri.

 

Myzafer Korkuti

 

Eshtë nder për mua të hap këtë takim miqësor me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Akademik Krsito Frashëri. Ai është jo vetëm miku im dhe i të gjithë shqiptarëve, por është një historian, që me veprat e tij ka lartësuar emrin e Shqipërisë dhe ka nxjerrë në dritë shumë të vërteta historike që koha i kish deformuar. Veprat e tij të fundit mbeten mësime të hapura për çdo shqiptar por edhe studiues të huaj.

Margarita Xhepa (Artiste e Popullit)

Jam shumë e nderuar për ftesën që më bënë për të marrë pjesë në këtë 90-vjetor të Akademikut Kristo Frshëri. Ndihem shumë e emocinuar për fjalët që thanë akademikët dhe profesorët në adersë të tij. Me të vërtetë për mëse gjysmë shekulli ne jemi ndjerë krenare për veprën e tij, për punën e tij, për librat e tij. Akademik si Frashëri mbeten në piedestal të inteligjencës shqiptare ku koha i ngre lart e më lart. Sa herë lexoj pjesë të librave apo shkrime të Frshërit, mësoj diçka të re, më hapet një dritare më shumë, ndihem më e plotësuar. Njerës si Frashëri duhet ti vlerësojmë si thesare të mendimit intelektual, në interes të kombit shqiptar.

 

Prof. Doc. Kastriot Bezati

 

Gjatë  ecurisë historike gjeografike Përmeti ka nxjerrë aq figura madhore që i bëjnë nder kombit. Sami Frashëri është shprehur se  bardhokët e Frashërit dallohen për guxim, trimëri dhe mençuri. Profesor Kristua, ju keni mbajtur në çdo kohë lidjhje të ngushta me Përmetin, pasi keni ardhur shpesh, por edhe kur ju kanë sjellë të tjerët. Ju keni dhënë një kontribut të çmuar në fushën e historisë, të arsimit dhe të kulturës të trevës së Përmetit. Tre piktorë përmetarë  kohët e fundit kanë realizuar një tabllo në pikturë dhe e kanë titulluar 12 aposujt e Përmetit, 12 figurat kryesore të Përmetit  ku në qenedër të të cilave të kësajë tablloje janë tre vëllezërit Frashëri. Dhe në mes  tyre qëndron dhe portreti i profesorit të  nderuar Kristo Frashëri. Ju edhe sot në moshë madhore i keni bërë nder Shqipërisë, mbroni problemet e kulturës së Përmetit, mbroni Pallatin e Kulturës nga tjetërsimi.Mbroni atë që mbron dhe pushteti gjygjësor në Shqipëri.

 

Profesor Kristo është një personalitet i madh i historisë, kulturës dhe i arsimit në Shqipëri. Emri i tij kohë që i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, dhe të ballkanit. Profesori është një pasuri e madhe kombëtare. Për  profesor Kristo Frashërin në çdo kohë është thënë dhe do të thuhet diçka e re se Kristo Frashëri është si puna e hapësirës  që nuk ka fillim dhe nuk ka mbarim. Profesor Kristo përbën jo vetëm një pasuri të madhe kombëtare, por ai përbën sot edhe një Institut të dytë të historisë në Shqipëri

 

Akademik, Emil Lafe

 

I uroj Kristo Frashërit jetë të gjatë, shëndet dhe punë të mbarë që të hedhë në letër të gjithë  punënn e tijë me atë pasion që ka.Unë jam i gëzuar që e shikoj Kristo Frashërin në krah të Tahir Muhedinit që drejton PDU për të drejtat e Çamërisë.  Kjo më sjell ndërmend një  lidhje të përherëshme dhe kahershme të përmetarëve me Çamërinë. Pikërisht në Çamëri shkoi At Stath Melani pasi doli nga burgu i Janinës. Ai shkon në Çamëri dhe atje e pritën Muharrem Rushiti etj, ku ai u lidh me miqësi me ta për të përhapur gjuhën shqipe dhe për të mbrojtur të drejtat e çamëve deri sa i prenë kokën. Flamurin në dorë, librat shqip në gji, Kapedan At Stadhi, trim nga Melani, thur vargje poeti popullor.

Profesor Kristo Frashëri sot si një nga  figurat e asaj treve (Përmetit) si dikur At Stathi, punon për të mbrojtur çështjen kombëtare, çështjen e të drejtave të çamëve, të vërtetën historike për popullin shqiptar, me atë atdhetarizëm dhe me atë  aftësi shkencore që ne ia kemi zili të gjithë, Puna e tij na frymëzon edhe në punët tona për të  mbrojtur të vërtetat shkencore. Për të mbrojtur çdo gjë që i shërben Shqipërisë  dhe bashkimit kombëtar, kulturës të përbashkët të të gjithë popullit shqiptar.

 

Prof. Doc. Paskal Milo

 

Jam shumë i nderuar që mund të them dhe unë dy fjalë për profesorin tim Kristo Frashërin. Jo vetëm në emrin tim por shoh këtu që ka shumë ish studentë të profesor Kristos. Unë kam një resperkt shumë të madh dhe të  jashtëzakonshëm për mëesuesit që nga mësuesi i parë deri tek profesorët e universitetit.

 

Dua të them se ne tani nuk ngelemi më të rinj por unë dhe brezi im po trokasim në brezin e tretë, por, para professor Kristos dhe profesorëve të tjerë të nderuar  ne jemi gjithmonë nxënës të tyre.Këtë e them  me sinqeritetin më të madh.

 

Për profesor Kriston është thënë dhe unë dua ta përsëris që është enciklopedia e gjallë e historiografisë shqiptare.Rrallë i gjejmë personalitete të tilla që të rrokin një fushë të gjerë studimesh  siç ka bërë professor Kristo Frashëri që nga shekujt e Mesjetës, (së bashku me Profesor Aleks Budën) dhe deri tek historia bashkëkohore. Këta janë historianë që kanë  rrekur në 5-6 shekuj historinë me shumë profesionalizëm. Në veprat që Profesori ka shkruar ka shumë kapacitet.

 

Rrallë mund të gjesh historian të tillë (dhe ky është fati i tijë dhe i yni) në moshën e profeasor Kristos por edhe intelektualë në përgjithësi    të ketë këtë vitalitet, të ketë këtë freski mendore, për të bërë hulumtime shkencore  që kërkojnë padyshim disa cilësi..Kjo mund të varet edhe nga vullneti i njeriut, por varet edhe nga gjendja fizike.. Profesor Kristo është edhe këtu një model, për çka i ka ofruar dhe i afron historisë shqiptare, kulturës shqiptare. Prandaj unë i uroj jetë të gjatë jo vetëmm për jetën e tij që të jetojë, por se ne kemi nevojë akoma për mendjen e tijë pjellore. Dhe jam i bindur se ai do të na dhuroi vepra të tjera  siç ka bërë deri tani. Shëndet dhe vepra të bukura.

 

Akademik, Alfred  Uçi

 

Profesor Kristo, ka sjellë merita të mëdha në historinë e shkruar të vendit tonë. Por dua të përmend vetëm dy merita të jasshtëazakonëshme që më duket se u shpëtojnë atyre që janë marrë me letërsi.

 

Së pari është një njeri intelektual i cili që në fillim të jetës së vet aktive mundi të zbulojë dhe të kuptojë se çfarë rëndësie do të kishte hartimi i historisë për gjithë jetën shoqërore të asaj kohe. Kjo, kur të gjithë e dinë se çfarë përplasjesh ka pasur  dhe ka në ideologji dhe drejtime shumë të kundërta për  cilësuar atë  që është e saktë në histori. Mund të them se ndoshta ka pasur dhe ka historianë  të nderuar që janë marrë me këtë punë por fatkeqësisht vëmë re  për arësye shumë të vogla personale apo ideologjike ka përplasje me faktet historike ndaj mendoj se vepra e tijë  ndihmon pikërisht për të ndriçuar apo ndryshuar atë rrugë,  ku mund të kapërcehet kriza e studimeve  historike

 

E dyta  që dua  të theksoj dhe që nuk është përmendur ndonjëherë është se unë kam vënë kur  kisha mbaruar shkollën e lartë nuk i njihja mirë problemet e historisë. Në atë kohë ndodhte rëndomtë  që të jepnim mendime  për një çështje të rëndësishme njerëz që se kishin profesionin e tyre historinë apo gjeografinë.  Në atë kohë unë i jam drejtuar Kristos për të më ndihmuar dhe vura re gadishmërinë e tij që  nuk është  e zakonëshme për të gjithë historianët. Pra kërkova dhe gjeta mbështetjen e tij që historia e re shqiptare të shkruhet duke u nisur nga dokumentat.Shumë historianë nga më të shquarit tanë, e kanë nisur  profesionin e tyre si historianë para se sa të  njiheshin me dokumentat dhe të kuptonin rëndësinë që kanë ato për të shkruar qartë dhe saktë historinë e vendit tonë. Kurse Kristo Frashëri kur  kam hyrë në shtëpinë e tijë  (ku unë doja një përgjigje për një problem që më kishin ngarkuar,  kjo ka ndodhur në vitet ?60 të shekullit të kaluar)  jam  habitur me atë sistem që kishte organizuar dhe me atë pasuri kolosale veprash historike kur askujt nga historianëve të asj kohe nuk i shkonte ndërmend të  bënte të  njëjtën gjë. Pra pashë mbështetjen që ai bënte tek dokumnetat. Këtu u tha se Kristo Frashëri është një Institut  më vete. Kristo Frasshëri jo vetëm me mendjen e tijë, me ndershmërinë e tij, me atdhetarinë e tij, por edhe me prirjet prej shkencëtari, ka treguar seriozitetin në shkruarjen e historisë duke grumbulluar një mal të tërë  me dokumenta, që mundet edhe të kishin humbur po të mos kishte qenë ai që ti ruante dhe ti  grumbullonte. Shumë dokumenta  të rëndësishme që ka botuar apo paraqitur Akademiku Kristo Frashëri i mungopjnë edhe institucioneve  që kanë  në përgjegjësi për të kryer një punë  të tillë. 

 

Prof. Doc Xhelal Gjeçovi

 

Unë kam punuar në Institutin e Historisë për më shumë se tre dekada ku kam pasur  rastin të kem kontakte të përditëshme me Profesorin ku prej tij kam mësuar  më shumë  se sa nga librat dhe nga shkolla ime. Kam mësuar prej tij të gjitha periudhat e historisë por më të veçantën do të thosha për dy periudha shumë delikate  ku vetëm profesor Kristo mund ti trajtonte me drejtësi dhe profesionalizëm, siç i ka trajtuar. Këtu vë në dukje se  vepra e Kristo Frasshërit është madhështore, monumentale e gjerë.Ai ka trajtuar sidomos dy periudhat më delikate të historisë kombëtare me kurajo, objektivitet:

 

Periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe periudhën pas saj deri në ditët tona.

 

Ai e trajtoi me kurajo drejt, në ëmnyrë shkencore dhe me një  realizëm të pashembullt Luftën  pasi ishte një periudhë delikate duke dhënë vlerësimet e duhura  për  forcat pjesëmarrëse në të për të nxjerr përfundimet  që çliruan rolin e të gjitha forcave. Këtë etapë historike nuk mund ta shpejgonte në mënyrë më shkencore askush tjetër më mirë se  Kristo Frashërit i cili ka qenë një nga pionierëtt e Lëvizjes Nacional Clirimtare. Një nga familjet që iu përkushtua e gjitha Luftës për çlirimin e atdheut. Një njeri  me etje për të mësuar nga historia dhe raportet që kanë qenë gjatë viteve të luftës nga forcat pjesmarrëse. Kristua i analizon dhe i shpjegon ngjarjet pa njëanshëmri jo në mënyrë metafizike. Ai  i trajton pa mohuar të kaluarën e njerëzve.Kristo Frasshëri ka dhënë një ide gjeniale për objektivin e luftës dhe më pas në sistemin monist dhe për më tej si duhet trajtuar historia në vitet e demokracisë. Vetëm mbi këto shina të  ideuara nga Kristo Frashëri, historia mund të shkruhet e saktë, me baza shkencore, pa njëanshmëri. Njerëz të tillë duhen çmuar pasi ai me këtë objektivitet po ngre dhe mbron çështjen çame.

 

Guro Zeneli

Mençurinë e ka  si mal,

Sa gjithë bota, perëndia

Nga i vdekur, bëhet i gjallë

Po ti preket historia.

Shëndet  dhe jetë  Profesor Kristos.

 

Znj Vjollca Meçe (Në emer të Komitetit Shqiptar të Helsinkit)

 

Profesor Kristo Frshëri ka  vlera të shquara  dhe një  vlerë e tijë e veçantë është ajo e të qenit aktivist i të drejtatve të njeriut. Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit të  Komitetit të Helsinkit kjo orgqanizatë ka vendosur me unanimitet që ti afrojë një çertifikatë mirënjohjeje  zotit Kristo Frshëri për  të gjithë ato vlera të mëdhaja që i ka dhënë organizatës sonë  dhe të gjithë shoqërisë shqiptare. Ta gëzoni Profesor.

 

Tahir Muhedini (kryetar i PDU)

 

Unë i përmbahem të gjitha fjalëve  që u thanë në këtë takim për Profesor Kriston. Partia që unë drejtoj e mori përsipër megjithë kënaqësi organizimin e këtij takimi. Unë kam bërë shumë takime me të, për problemin e Çamërisë. Kemi bashkpunuar me seriozitet, pasi unë kam vënë re tek puna e tij, seriozitetin, profesionalizimin, saktësinë dhe për këtë ai mbetet nja nga vlerat intelektuale të kombit shqiptar. Tani unë jam në një bashkpunim tjetër me Profesorin që konsiston për të njohur më mirë krahinën e Çamërisë me historinë e së cilës është abuzuar. Unë besoj se ai do të shkruaj për këtë krahinë, me objektivitet, pa tendenca, pa njëanshëmri. Unë besoj se ai me dokumentat që ka në dorë, me ndihmën tonë, do të bëjë një vepër të mirë për Çamërinë. Kjo vepër besoj se do të jetë shpejt në duart tona, për të parë një Çamëri të vërtetë.

 

Kristo Frashëri

 

90 vjet nuk janë pak, por nuk janë dhe shumë. Rëndësi ka çbën njeriu me jetën e vet. Njeriu duhet të ketë ëndrra, realizime, studime. Unë fjalëve të mira të miqve do tu bëja disa përqindje zbritje. Dua të them diçka meqënëse më pyetët. Dua të them disa kujtime që I di vetëm unë. Kur kam ardhë ën Tiranë në vitin 1927 isha vetëm 7 vjeç. Ishte koha kur Tirana po mbushej me të ardhur nga gjithë Shqipëria. Tiaransit autoktonë kishin një gjuhë të veçantë të bukur që tani po harohet paksa. Unë vija nga Përmeti nga një vend kun ë shtëpinë tonë flitej dangëllishtja. Unë u futa në shoqërinë e fëmijve tiranas. Një ditë po luanim me arra. Lojë arrash që përpiqeshim kush ti rrëzonte kur i vendosnim njëra mbi tjetrën. Më i madhe i gurpit më thotë qasu. Unë e shikoja. Ai më thotë prap qasu. U afrova. Ai prap qasu. Unë u afrova më shumë. Ore di shqip ti më thotë. Unë ngrita supet. Po, i thashë, po më thua qasu. Ai më këputi një pëllëmbë. Ti dhe s?dëgjon por dhe s?di shqip. E kuptova, në Tiranë qasu do të thoshte largohu. Pra gjuha shqipe ka bërë ndryshime dhe tanimë e kemi standarte. Pra kanë ndodhur ndryshime, por për të mirë të gjuhës, kjo është pozitive. Edhe historia sot duhet shkruar drejt, me seriozitet, me shumë kompetencë pa ndikime duke folur me gjuhën standarte, gjuhën tonë të bukur.

 

Akademik Nasho Jorgaqi

 

Sot është vërtet një ngjarje që na emoionon ne kolegëve të Profesor Kristos duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një nga persoanlitet më të shquara të kulturës shqiptare porn ë mënyrë të veçantë të Historiografisë shqiptare. Ai është një enciklopedi e gjallë e historiografisë tonë, një nga historinët  që ka shkruar vepra për disa probleme themelore  dhe kyçe të historisë sonë, është nëj historian me horizont shumë të gjerë me një mendim dhe intuitë të jashtzakonshme me një erudicion shumë të  pasur, me njohje të gjithanëshme,   me një kurajo qytetare që e bëjnë atë  nga të paktët intelektualë në këtë periudhë sic është periudha e tarnzicionit   që ka ditur të mbajë një pozicion të drejtë objektiv  prej atdhetari të vërtetë dhe prej demokrati të vërtetë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: