Përparim Hysi: Gruaja burrë?!
| E Shtune, 18.12.2010, 02:03 PM |

Gruaja burrë?!

 

Kujtimit të   L...

 

"Nga goja "zeher"

Nga zëmra sheqer  "

Populli

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Në historinë e popullit tonë-dhe jo vetëm të popullit

tonë- ,ka gra që janë si burra.Janë burra me"rr" të fortë siç

artikullohet ky tingull me vibracione të forta. Ka gra,siodoms në

Malësi dhe,në raste më të pakta dhe në Jug të vëndit që

sillen,vishen,marrin pjesë në odaburrash apo dhe ca më larg:në kuvënde

të vërteta burrash.Ka prej tyre që historia i veçon deri në heroina të

vërteta,si Bubulina,një kapedane e madhe e deteve ose Tringa e

Malësisë së Madhe dhe lista mund të vazhdojë deri në ditët tona,me ato

gra-burra që e mbyllin jetën e tyre,pa u martuar e ,duke vdekur të

tjetërsuara nga karakteri dhe jo nga gjinia.Këto lloje grash që janë

të pakta,gjithësesi lënë gjurmë në histori;se hyjnë në histori me

bëmat e tyre duke lënë gjurmat e tyre, të pashlyeshme.

Unë ,në këtë tregimin tim,nuk e kam fjalën për të tilla gra,po për gra

të tjera,që,sado  të pakta,e meritojnë,siç mendoj unë një shkrim.

E kam fjalën për ato gra që populli i ka përcaktuar kështu:"Nga goja

zeher,nga zëmra sheqer." Këto gra,po i vlerësove seç nxjerrin nga

goja,gabon në vlerësimin e tyre.

 

 

                                          *      *      *

 

            Ma kishin zënë sytë në ambulancën e qytetit ku punonte si

infermiere.Atëherë qyteti ynë qe i vogël dhe vetëm këtë ambulancë

kishte.Kur dëgjoje që i bërtiste një burri që po mjekonte ( se gruaja

për të cilën do flas punonte infermiere )  ,të zinte data,aq sa i

thoshe vetes:-Larg nga goja e saj ! Se nuk kishe si mos mendoje

kështu,kur dëgjoje ato batuta (qenë artileri e vërtetë ) që lëshonte

nga goja,karshi këtij burri që kish ardhur të mjekonte dorën e

gjakosur. -Ç'ke që dridhesh sikur të ka zënë "ajo punë?!".Pale po m'i

thuaj dhe vetes burrë.Hajde,mos luaj!-urdhëroi,ndërsa e mjekonte të

plagosurin,se,ndryshe,t'i përdrodha "hallatet" që m'i ke si cjapi i

Ndino Çobanit !!! Ky,ditëziu,që kish ardhur nga halli,nuk kishte si të

shpëtonte nga duarët dhe nga goja e këtij lloj "xherahu".Por,sado që

nga goja nxirrte "vrerë",ajo qe ilaç që të shëronte.Aq,sa,po ta

njihje,kishe qejf që ta ndeshje për së dyti,se të kënaqte me ato

batuta aq të forta.Kur qe në qejf,gajaseshe tek të tregonte për raste

e raste klientësh që,detyrimisht,do kalonin nëpër dorën ,por dhe në

gojën e saj.Pastaj thoshin:-Gojën e ka brisk,po zëmrën e ka ar.Se ar e

kishte vërtet.Për të nuk kishte ,kur thonë:ca të nënës e ca të

babës.Le të ishe dhe gjeneral me tuje,për atë qe njësoj.E përpikët në

punë si sahat "Omega",por nga goja farmak.ZHurmëmadhe si një

bubullimë.Por qe,me të vërtetë,një bubullimë e bukur.Ambulanca e

qytetit,pa "bubullimën" e saj,dukej si bosh apo si  e vdekur.Nuk ia

bënte bef syri  para askujt.Njësoj u sokëllinte si burrave,ashtu dhe

grave.Ata që njihte për "qejflinj" (epo ku ka pyll pa derra?!  ),i

gudiliste në vënd të keq dhe u lëshohej:-Eh,cjapi i Ndinos,si m'i ke

"shelegët",se po të zënë merxhane si gushgjeldeti,nga u lëshove

mbrëmë?Dhe nuk priste përgjigje,por e mjekonte dhe kalonte tek

tjetri.Sikur dikush apo dikushja t'i kthehej me inat,atëherë priti

gjylet e topit që vërviste nga goja.Por kot nuk thonë:-Opinioni është

më i madh se qyteti..Fjala për të kish marrë dhenë dhe askush nuk

guxonte që të ndizte urat me të.Se,kur thonë,shkoje për leshë dhe

ktheheshe i qethur.

 

 

                                             *       *       *

 

Kisha kohë pa e parë.E dija se kish dalë në pension.Kur në  shtëpinë

ku qeshë për vizitë,mbrriti dora vet ajo"Bubullima",me gjithë çupën e

vetme të saj,atëherë  gjimnaziste.Përshëndeti me ne,të ardhurit,u

përqafua me të zonjën e shtëpisë,zonjën e nderuar Cilikoni,së cilës i

tha:-Ta solla !  Nënë Cilikoni e ripërqafoi për së dyti dhe i dha

njëmijë urime.E hapi pakon për të parë (qe 1 kg mish )

dhe,e gëzuar së tepërmi,e përqafoi së treti.Se qe "heroizëm" për atë

kohë që jo vetëm të merrje 1 kg mish,por  të merrje dhe për një njeri

tëndin.Do të zije radhën qysh në mes të natës dhe,do të quheshe me

fat,po të arrije të merrje.Ndaj dhe z.Cilkoni iu gëzua aq shumë asaj

"dhurate" që qe ,me të vërtetë,aq e çmuar,Pa e mbajtur dot  gëzimin,e

pyeti:-Po si arrite që ta merrje?-Si e mora? bëri të shpjegohej

Leta.Ja,dëgjomë mua tani.U ngrita më heret se zakonisht,por jo që në

katër të natës siç bëjnë njerëzia.Radha qe e gjatë që obobo!Radha e

grave të trëmbte,aq e gjatë qe..tek burrat ,më ndryshe.Unë,në atë

errësirë,u futa andej nga radha e burrave.Kur një nga ata të radhës,më

thotë:-Shoqe,është radhë e burrave këtej.Gratë janë andej

matan.-Ore,-iu lëshova atij, e burrave më thuaj.Pse burra jini ju që

pikëlloni në këtë të ftohetë që të grinë?Burrë është ai i imi që fle

si pasha në shtëpi,pa ju  që jini këtu u mirrni të keqen dhe grave.Pa

plasi një të qeshur që oshëtiu mëhalla.I zgjata lekët kasapit.Mora për

vete dhe për ty.Tani qe radha jonë që u shkrimë së qeshuri me atë:-Pse

burra jini ju...?  Tek mori filxhanin e kafes për të uruar,m'u kthye

mua:-Po ty,mor birbollan nga të kemi?U zura ngusht se e njihja

mirë,dhe,sado që më mbajnë për të zotin e gojës,tani kisha rënë në

usta.Sidoqoftë,i thashë se nga isha.Dhe ajo:-E majft m'i përtype ato

fjalë sikur ke karramele në gojë,se ju të fshatit jeni dhe më keq nga

këta të qytetit.Pastaj,për t'më dhënë të kuptoja se kështu e kishte

dhe nuk rrinte dot pa bërë"luftë",më tha:-E,mjaft u skuqe sikur të

zuri "ajo punë! Dhe qeshi.Tani askush nuk fliste.Se kish filluar

stuhia dhe,po ta drejtonte kahun nga ti,hajd të gjeje vrimë dhe të

futeshe.

Si piu kafenë, e mori fjalën prapë.-Nënë Cilikoni,- tha ajo,- e more

vesh që e bleva frigoriferin?Frigoriferin,tha si përgjumësh,e zonja e

shtëpisë.Se  si përgjumje qe.Të merrje frigorifer në atë kohë kur

thoshte Leta,ishte më tepër se  çudi.Se autorizimet numëroheshin me

gishta e dorës dhe,veç kësaj,autorizimet fillonin nga lart poshtë.-Si

e more?-përsëdyti e çuditur e zonja e shtëpisë.Paratë në dorë dhe e

mora.Dhe Leta filloi të tregojë:

Mora paratë me vete:plot dyzet e pesëmijë(të vjetra) dhe drejt dhe tek

drejtori i tregëtisë.Trokis në derë ku këndonte drejtori.As hyr as

dil.GJysmë hapur zyra përballë:qenë ato të llogarisë.Nja tri femra dhe

një mashkull.Ju them:-Brënda është drejtori?Më tundi kokën njëra.Dhe

unë drejt dhe atje.Eshtyta derën e drejtorit dhe më t'iu

përvesha:-More zybë,por çfarë ke prerë ditën si ato çupat e qëmotit ti

që nuk hap derën?! Ai:-Moj shoqe,je në vete apo flet përçart?Qe

kokorroç e  i shëndoshë si dem i tredhur.Duket,nuk më njihte mua.Ama

dhe unë nuk e njiihja.Epo se mos do ta bëja krushk? I them:-Dua një

frigorifer dhe ja tek i kam lektët në duar.Ai:-Së pari,duhet

autorizim.Së dyti,nuk i ndaj unë dhe,së treti edhe,po pate

autorizim,kur të vijë radha. Më hipën ato të miat dhe më t'iu

lëshova:-Na,more abrash,ç'më di mua,se mos jam unë nga ato që të

lëpijnë bythën (në fakt tha,pak më ndryshe/!!  ),për një copë punë.Unë

dua frigoriferin se nuk lëviz që këtu.Ai:-Do ikësh ti shoqe apo të

lajmëroj policinë unë? Unë:-Sille policin se po nuk ia mora koqet e

t'ia vë mu në mes ballit mos më thënçin Leta mua.Kur pa kaq keq,i bëri

zë llogaritarit (unë këtë,lllogaritarin e njihja qysh sa kohë   ) ,dhe

i tha:-Të lutem,merru pak me këtë shoqen dhe sqaroje.-Dhe kush do më

sqarojë,- ndërhyra unë,-ky që është si Jani im që as të q... dhe as të

lëshon !!! Drejtori u skuq si lafshgjeldeti dhe,ashtu i bërë flakë e

tym,se flakën i vura,urdhëroi shoferin:_Çoje të paguaj paratë tek

Dhora,vërja në makinë dhe çoja në shtëpi. Të gjithë ramë përmbys me

këto që tregoi Leta,ndërsa nënë Cilikoni,tha:-Sherri shpesh është i

keq.Por,ndonjëherë,nga sherri vjen hairi.Edhe Leta qeshte kurse unë

sillja nëpër mënd edhe drejtorin A:S.që qe,me të vërtetë,i ndershëm si

asnjë dhe po kështu llogaritar K...,apo ai  Jani i saj (një nëpunës

model).Por Leta priste me tjeër sëpatë.Ja kjo qe historia.Tani të

gjithë ata që përmëndën në këtë tregim kanë ikur nga kjo botë.se cili

më i ndershëm se  tjetri në punën  që kanë bërë.E sa për Letën të

gjithë flasin me admirim se ka qenë një infermiere model,e ndershme

dhe punonte me përkushtim.Ia vlente një shkrim për të.Dhe unë e

bëra.Ndoshta një tjetër  bën dhe më shumë.se dhe më shumë

meritonte.Gojën zeher,por zëmrën sheqer.

 

Paqe mbi varrin  e saj! Amen  !....

 

* e kam shkruar në vitin 2007 dhe i kam bërë një retushim të vogël.

 

                             17 dhjetor   2010



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: