Halit Bogaj: Frank Sinatra (1915-1998)
| E Shtune, 18.12.2010, 08:58 PM |

FRENK SINATRA/1915-1998

/OSKAR PËR VEPËR JETËSORE/

 

Nga Halit Bogaj

 

Njëri ndër emrat më të ndritur të botës filmore amerikane është edhe aktori i madh – Frenk Sinatra i cili gjatë karierës së tij të frytshme krijoi role të shumta. Ai ishte edhe zëri më i dëgjuar muzikor dhe kënga e tij e njohur’Të huajt natën”ishte bërë hit i vërtetë për të gjitha kohrat, duke mbetur edhe ndër këngët më klasike amerikane dhe botërore, ngase ajo dëgjohet me interesim të madh edhe sot në mbarë botën.Zëri i Frenk Sinatrës jetonte i gjallë, i prekshëm, i paharruar dhe melodik për të gjitha vendet e botës të cilat e adhuronin   këngën  dhe filmat e tij të ndritur.Me Din Martinin, Sejmi Dejvisin dhe Piter Laufordin ishin bërë katër musketarë të mëdhenj të shoubiznesit amerikan, duke qenë edhe përherë të pandarë në realizimet e tyre të shumta dhe të suksesshme, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe filmi i adhuruar”Tre rreshterët”.Emri i tij – Frensis Frenk Sinatra  shënonte një epokë të lavdishme të artit të shtatë pa të cilin do të ishte e zbehur kinematografia amerikane. Sinatra i kishte të hapura të gjitha dyert  dhe sallonet e shoqërisë së lartë amerikane, duke u bërë edhe njëri ndër idhujt  më të  mëdhenj njerëzorë dhe artistik të epokës së tij të lavdishme.Nëse kthehemi prapa, në fëmijërinë  dhe rininë e tij të hershme, del se edhe Frenk Sinatra kishte një të kaluar të vështirë, ngase kishte qenë edhe shitës gazetash, por edhe ishte bërë shumë shpejt i popullarizuar me disa emisione radiofonike dhe me këngët e tij të ëmbla.Kur e kishte hetuar se kishte talent muzikor, Sinatra formoi një grup të tij personal me të cilin arrinte suksese të reja, sidomos me paraqitjet e tij  të shumta.Në film debuton me projektin”Netët e Las Vegasit” , kurse një vit më vonë/1942/,bëhet solisti më i  dashur në zemrat amerikane, duke qenë i adhuruar nga të gjitha moshat dhe gjinitë.Këndonte në Radio dhe klubet e natës , duke u ngjitur vazhdimisht shkallëve më të larta dhe duke u bërë gjithnjë e më i popullarizuar, sidoms për miliona femra amerikane të cilat binin në trans kur e dëgjonin zërin e tij.Në vazhdim i realizon disa filma me kërcimtarin Xhin Keli dhe valltaren Ester Viliams, e cila ishte bërë e famshme me filmin e saj antologjik”Vallëzimi në ujë”.Sa i përket karierës së suksesshme filmore, Sinatra arrin kulmin me filmin monumental të Fred Cinemanit”Prej këtu deri në amshim” për të cilin fiton çmimin Oskar për rolin e Di Magjios problematik, në të cilin luan bashkë me aktorët:Bert Llankaster, Debora Ker, Ernest Borxhnin, Mongomeri Klift, Dona Rid dhe Xhejn Rasell .Pas këtij filmit Sinatra shpallet aktori më i mire i vitit 1954/.Dy vjet  më vonë, realizon edhe një rol tjetër fenomenal në filmin”The man with golden arm’’, i cili ia hap të gjitha dyert drejt ofertave të reja  dhe shumë  të suksesshme.

Filmi i tij i tretë dhe gjithashtu edhe shumë i popullarizuar, është edhe “Pal Xhoi”/1957/ me të cilin arrin kulme të reja dhe të lavdishme .Disa vjet më parë/1949/, me kërcimtarin Xhin Keli,kurse  në regjnë e Stenli Donenit, e kishte realizuar filmin”Na nxirrni jashtë  Broduejit”, me të cilin kishte mbetur i pamposhtur në historikun e mjuzikllit amerikan.  Me filmin”Kandidati Mançurian”  përjeton një sukses tjetër të madh, duke u bërë më i kërkuar, më atraktiv dhe më simpatik.Sinatra shpeshherë ishte i involvuar në zgjedhjen e kryetarëve amerikanë dhe kishte ndikim të madh në fatin e mëtejmë të tyre, për çka shkruante shpeshherë edhe shtypi i atyre viteve.Të gjithë e dinin  se ai ishte edhe Mbret i Las Vegasit dhe pronar i disa  kazinove kryesore të atij qyteti parajsë ku i harxhonin paratë e tyre miliarderët më të mëdhenjt amerikanë dhe botërorë, me ç` rast për ta kaluar një natë në atë qyet ëndrrash duheshin dhjetra mijra dollarë amerikanë.Kishte shoqëri të ngushtë me çdo kryetar amerikan dhe konsiderohej si mbret i nëntokës së politike amerikane.Sinatra notonte në ujra të tillë edhe një kohë të gjatë. Dashuritë e mëdha ndaj:Ava Gardnerit dhe Mia Farout e përcollën gjatë tërë jetës së tij si hije të përhershme, por dihej se ai ishte mjaft i papërshtatshëm për të bërë jetë normale martesore..Filmat e tij të shumtë dhe këngët e adhuruara të cilat i këndonte, vërtet ishin margaritarët më të rrallë që i përjetonte njerëzimi nga mbarë bota.Sinatra ka mbetur shumë i madh edhe me filma të tjerë si:”Propaganda celebruese”, ”Lart e më lart”, ”Njëmijë e një net”, ”Puthja e banditit”, ”Në qytet”, ”Ta njohësh Deni Vilsonin”, ”Udhëtimi rreth botës për 8o ditë”, ”Shoqëria e lartë”, ”Xhoni Konço”, ”Epshi dhe krenaria”, ”Disa vijnë duke vrapuar”, ”Kan Kan”, ”Tre rreshterët”, ” Rruga për në Hong Kong”, ”Treni i kolonel Rajanit”, ”Lista e Adrian Mesenxherit”, ”Robini dhe shtatë hudët”dhe”Oskari”.Sinatra ishte një aktor i veçantë dhe i përmasave universale.Edhe ai, si edhe disa aktorë të tjerë të shquar amerikanë, mori çmimin Oskar për vepër jetësore, që ishte njëri ndër nderimet më të mëdha që u bëhej figurave më kolosale të kulturës filmore amerikane.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: