Vullnet Mato: Burrat e pasur
| E Shtune, 18.12.2010, 01:49 PM |

Vullnet Mato

 

BURRAT  E PASUR

 

Burrat e pasur

kanë shumë gra,

kanë shumë qejfe

në tokë e në qiell.

Kanë para,

të blejnë çdo gjë

dhe gjithçka,

madje edhe Tokën,

pasuri e të gjithëve. 

 

Por u mungon

më kryesorja

e të gjitha pasurive,

që s'e blejnë dot

as me të gjitha paratë:

Jetëgjatësia e emrit

me nderim përjetësie,

që kanë të varfrit

e pavdekshëm

në shkencë dhe art...

 

 

LOTËT PA NGJYRË

 

Mbahu shpirti im,

qëndro mos u këput,

si lotët e fëmijëve

kur duan bukë!

Lotët e valë

që duan nënën,

që duan zemrën

t'u ngrohë zemrën...

 

Lotët që kërkojnë

strehë në rrugë

që duan shtrat

të bien në gjumë,

që duan lodra,

që duan veshje,

që duan shokë,

dhe buzëqeshje.

 

Vuajtja në shpirt,

qarja në fytyrë,

rrjedh në sytë e tyre

dhimbjen e shkrirë.

Vogëlush i bardhë,

zezak vogëlush,

loti nuk ka ngjyrë

askund tek askush...

 

Mbahu shpirti im,

lutu, o zot, o zot,

mos paçin fëmijët

vuajtje dhe lot!...

S'duroj dot t'i shoh

me sy duke qarë,

edhe po të pikonin

flori e margaritarë... 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: