Gjon Neçaj: Intervistë me Silvana Bushatin, fituese e “Kafazit të Artë - 6
| E Premte, 17.12.2010, 10:58 PM |

Silvana me babi Nduen
Silvana me babi Nduen

 

HYRA NË KAFAZ PËR TË SHUAR PARAGJYKIMET…

 

PROFILI I SILVANA BUSHATIT

Emri: Silvana

Mbiemri: Bushati
Mosha: 23 vjec
Vendlindja : Lekbibaj ,Tropojë

Datëlindja : 16 tetor 1987

Vendbanimi :  Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Shenja zoodiake: Peshorja
Shkollimi: Vazhdon  studimet për aktrim.
Gjuhe te huaja: anglisht, italisht
Hobi: Aktrimi,letërsia,sportet ekstreme, tatuazhet
.

Pak biografi


Silvana është një vajzë shumë këmbëngulëse dhe kërkuese ndaj vetes. Ajo është fituese e “Kafazit të Artë-6” në janar 2009. Vendlindja e saj është Tropoja.Vijon studimet për aktrim,shkruan poezi,  ka shume vullnet dhe është shumë e disiplinuar. Kjo, mbase  qysh prej femijërisë ajo ka qënë e angazhuar në ekipe të ndryshme volejbolli .Është shumë autoritare dhe sidomos ndaj meshkujve jo vetëm nuk shfaq shenja inferioriteti ,por pretendon barazi të plotë. Nuk deshiron të jetë mbi të tjerët, por ama këmbëngul në barazinë gjinore në shoqëri.Bën një jetë aktive me ngjarje sa të lumtura edhe aq  të hidhura. Dhe kjo e ka bërë edhe më të fortë në karakter.. Beson shumë te Zoti dhe shkon rregullisht ne kishë. Është e ndërgjegjshme për pamjen e saj joshëse por nuk e konsideron si armën e vetme  të fortë. Është shumë e e lidhur me familjen,sidomos me babin Ndue  dhe e konsideron si gjënë më të shtrenjtë.Në caste lodhjeje apo mërzitje çmallet duke shkruar poezi. Së shpejti del me librin e parë .

 

Pyetje -Si jeni ndjerë kur u bëtë pjesëmarrëse e “Kafazit të Artë – 6” dhe kur fituat trofeun e vendit të parë ?

 

Përgjigje - E kisha me shumë deshirë që të merja pjesë në një show televiziv sië ishte edhe Kafazi i Arte -6.Pasi sigurova pjesëmarrjen pa probleme dhe për këtë duhet të falënderoj edhe tani pas kaq kohe stafin e NEW 24,që ma krijoj këtë privilegj.U ndjeva shumë e gëzuar dhe e emocionuar.Ndersa fitimi i trofeut ishte nje sadisfaksion për mua,për pjesëtarët e familjes dhe me gjerë.

 

Pyetje -.Me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës.Si mori guximin Silvana të debutojë në këtë Reality Show të përfolur…?


Përgjigje - E kam për nder që jam nga Lekbibaj i Tropojës,bile jam edhe shumë krenare për vendlindjen time.Ikja ime nga Lekbibaj që në moshën 6 vjeçare nuk ma zbehu kurrë mallin për vendlindjen dhe krenarinë që jam bijë e këtij vendi.Meqënëse  kisha disa vite që jetoja në Tiranë, nuk u nisa fare as nga paragjykimet e të tjerëve për mua,as nga rrjedha që mund të mernin ngjarjet në kafaz.Përkundrazi hyra në kafaz dhe dola fituese duke shuar edhe paragjykimet dhe pasigurinë që kisha në fillim të garës.Duke e lidhur me pyetjen direkte që bëni ju ,mendoj se si nga stafi drejtues i show-ut ashtu edhe nga votuesit u vlerësua me objektivitet edhe pa paragjykime.

 

Pyetje -A adhuroni spektakle të tilla  dhe a keni menduar të jeni pjesëmarrëse në ndonjë tjetër,fjala vjen në Big Brother – 4?


Përgjigje -Kam tentuar në big brather -1 për të marrë pjesë dhe nuk kam arritur,megjithse kisha mbaruar te gjitha procedurat që kishin të bènin me këtë pjesëmarrje dhe duke e vlerësuar se ma hoqën pa drejtësisht pjesëmarrjen ,nuk kam dëshirë të jem as një herë pjesëmarërse e këtij spektakli

Pyetje -Silvana,kujt ia dedikoni suksesin ?

 

Përgjigje -Ja dedikoj kembënguljes time,ndihmës  së dhënë nga babi im pa kursyer dhe shumë te vlefshme..Gjej rastin ta falënderoj shumë për mbështetjen edhe gjithçka më ka dhuruar  jo vetëm në atë show por edhe në jetë.

 

Pyetje - Ç’ka ndryshuar në jetën tuaj të përditshme pas trofeut në “Kafaz…”?


Përgjigje -Të jesh njeri publik si në këtë rast do të thotë që të shtohen obligimet ndaj vetes,si dhe ndaj ambjentit që të rrethon.Dhe për këtë kam bërë përpjekjet e mia në vazhdimësi për të bërë më të mirën e mundshme për jetën time.

 

Pyetje -Cilat janë ëndërrat e fëmijërisë,atje në Lekbibajn  e largët ?


Përgjigje -Si  çdo fëmijë i lindur në atë krahinë, edhe unë kam patur ëndrërat e mia.Meqënëse banonim në qendër të asaj zone, kishim një hapësirë diçka më të madhe se të tjerët dhe mundësi më të mëdha për të njohur diçka më shumë jetën.Natyrisht që nuk më shkonte mendja për gjëra të mëdha ,por me hapjen e shoqërisë u krijuan hapësira të mëdha në jetë si për të gjithë qytetarët ashu edhe për mua.

 

Pyetje - Ç’vlerësoni  më shumë te njerëzit ?


Përgjigje -Tek njerëzit vlerësoj sinqeritetin ,përkushtimin në punë,vendoshmërinë për të arritur atë që duan si dhe marëdhënjet njerëzore në shoqëri.

 

Pyetje -  Ç’kujtoni  më shumë nga vitet e fëmijërisë ?


Përgjigje -Meqënëse u largova e vogël nga vendlindja dhe u vendosëm fillimisht në rrethin e Lushnjes ,kujtoj shoqërinë e re të krijuar në shkollë ,marëdhënjet mjaft të mira të krijuara me shokët dhe shoqet si dhe çiltërsinë e vendasve në marëdhënje me ne duke na afruar dhe duke bërë përpjekje që të ishim të barabartë në komunitet.

 

Pyetje - Ç’është jeta sipas konceptit tend ,Silvana?


Përgjigje -Meqënëse  jetën na ka dhënë Zoti, duhet të përpiqemi t’i marim më të mirën asaj duke besuar tek Zoti dhe hapësirat në jetë bëhen më të mëdha.Jeta është luftë edhe përpjekje që njeriu të realizojë më të mirën e mundshme per vete pa cënuar interesat e të tjerëve.Ajo edhte realitivisht e shkurtër dhe lum ai që len një emër të mirë pas largimit nga bota e të gjallëve.

 

Pyetje - Ju studioni për aktrim,shkruani poezi,merreni me sport,besoni fort te Zoti,jeni katolike e devotshme,shkoni në kishë…Kush është për ju prijësi i suksesit tuaj,duke qënë vërtetë një zanë mali e zbritur në metropolin e zhrmshëm …?


Përgjigje -Duke qënë besimtare e devotshme dhe te  Jezu Krishti ,kam shkuar gjithmonë në kishë duke respektuar këtë instuticion si të shenjtë,duke marrë mësime të vyera për jetën,duke punuar me përkushtim për të realizuar gjithçka të mirë që të jetë e mundur në vendin ku jetojmë ku vështirësitë e jetës pa dyshim janë të mëdha.

 

Pyetje -Dikund,atëherë,jeni shprehur se merr pjesë në “Kafazin e Artë”për të fituar fame. E zana e bukur e maleve mori famën,madje simpatinë e të gjithëve.Ku mbështetej Silvana në këto thënije postulate ?

 

Përgjigje -.Nuk e kam thënë plotësisht që kam hyrë në kafaz për të marrë fame, sepse ky nuk ishte qellimi im në vetvete, por gjërat vinin në vazhdimësi duke u përpjekur që të bëja më të mirën. Në kafaz u arrit edhe suksesi ,të cilin e kam vlerësuar shumë me modesti të veçantë dhe në fund të fundit ky ishte një show televiziv.Do
kisha dashur shumë që të kisha këtë famë që thoni ju, por dhe për kaq sa kam i falënderoj nga zemra të gjithë njerëzit që më votuan dhe më mbështeten.Falënderoj në mënyrë të veçantë gjithë topojanët ku do që ndodhen dhe i përshëndes ata me gjithë zemër.Nje përshëndetje speciale e kam për gjithë banorët e Nikaj-Merturit.

 

Pyetje -Sipas Silvanës,vajzat shqiptare a e kanë zënë pozicionin e duhur në shoqërinë e  sotme ?


Përgjigje -Kjo mbetet diçka relative, por në përgjithësi  mendoj se vajzat shqiptare në këto vite të tejzgjatura tranzicioni, kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u ingranuar në jetë si dhe për të bërë më të mirën e mundshme për të çarë në jetë dhe për të qënë të sukseshme në punën e tyre të përditshme.

 

Pyetje - Një ditë e zakonshme për Silvanën.


Përgjigje - Si të gjithë moshataret e mija ,shkollë,stërvitje, me shoqërinë, me familjen kaloj kohën më të gjatë, pasi ata janë gjithcka per mua.Kam një ditë të mbushur plot me angazhime dhe plot dashuri të dhënë nga familja ime.

 

Pyetje - Keni tjetër për të thënë,Silvana ?


Përgjigje
-Dhe së fundi  të falënderoj për intervisten që më bëtë, duke ju vlerësuar shumë për ndihmesën që jepni lexuesve me shkrimet tuaja ,kryesisht në gazetën “Shekulli”, ne pasqyrimin e halleve reale në rrethin e Tropojës, si intelektual i denjë i Nika _Merturit dhe duke falënderuar shumë babin tim për këtë mbështetje të madhe që më ka dhënë.

 

Ju faleminderit dhe suksese të mëtejshme në jetën tuaj rinore.

 

 

Gjon  NEÇAJ



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: