Ilir Muharremi: Ngërthi i refleksionit simbolik
| E Shtune, 04.12.2010, 04:34 PM |

NGËRTHIM I REFLEKSIONIT SIMBOLIK

 

Përveç që artistët kanë prezantuar veprat e tyre, në këtë ekspozitë u ndanë edhe katër shpërblime. Nagip Berisha, Suad Rama, Agnesa Muharremi dhe Xheneta Kadillari, u cilësuan për nga puna e tyre dhe u shpërblyen si artistë më të mirë të kësaj mbrëmje

 

Nga Dr. Ilir MUHARREMI

 

Ekspozita e Sallonit të Nëntorit organizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta, që si bosht kryesor e kanë Festën e 28 Nëntorit. Festë kjo e cila organizohet për Ditën e Madhe të Flamurit, anekënd botës ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët.

 

Në ekspozitë janë të përfaqësuar krijuesit e të gjitha brezave, pra, nga ajo e vjetër, e mesëm e deri të krijuesit të cilët posa e kanë filluar këtë rrugëtim të prezantimit vizual, duke filluar nga lëmit: e pikturës, skulpturës, grafikës, vizatimit e deri te fotot artistike. Pra, ekspozita e sivjetme e edicionit të II paraqitet si një barometër e këtyre fushave artistike, ku pjesa dërmuese e veprave ngërthejnë një notë të një fryme abstrakte. Këto reflekse më së miri mund të venerohen në tablotë e brezit të mesëm e të ri, edhe pse janë hapërime hulumtuese të imazheve standarde duke filluar nga ekspresionizmi e deri te abstraksioni gjeometrik ato janë të sintetizuara në imazhet dhe motivet e këtij ambienti.

 

     Një karakteristikë tjetër e edicionit të Sallonit është, padyshim, dominimi i figuracionit kompozicional, gati çdo i dytë pjesëmarrës veçohet me një trajtim të tillë kompozicional, gjë që një tipar i tillë i pleks edhe veprat e krijuesve nga Republika e Shqipërisë, pjesëmarrja e të cilëve akoma e më shumë e lartëson vetë konceptin e këtij manifestimi kulturor.

 

   Në aspektin tematik ekspozita si një tërësi nuk reflekton në frymën narrative, por më tepër pasqyron primesat filozofike, suprematike-kozmike e simbolike, andaj si një tërësi konceptuale përkon me vetë konceptin e paramenduar të kuratorit për një eveniment të tillë, që tani është bërë tradicionale, jo vetëm në këtë pjesë të Anamoravës, por edhe në qendrat e tjera shqiptare.

 

Gjilan, 28. Nëntor, 2010    



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: