Lis Bukuroca: Sikur Erdogani
| E Premte, 03.12.2010, 10:59 PM |

Lis Bukuroca

 

Sikur Erdogani

 

Sikur Erdogani të përuronte shkolla shqipe për shqiptarët në Turqi

Sikur Erdogani të përuronte një godinë universitare

Sikur Erdogani  të përuronte një spital dhe ta kishte mbushur me aparaturë moderne

Sikur Erdogani të ndërtonte  autostradën  Prishtinë-Ulqin-Tiranë-Janinë-Shkup-Preshevë-Prishtinë

Do mund të thuhej se po kthen pak harç, që mori me shpatë mbi kokë, për pesë shekuj me radhë

E pastaj

Sikur Erdogani të gjunjëzohej në Krujë dhe të kërkonte ndjesë

Atëherë

atëherë mund të quhej i vetëdijësuar

madje, edhe mik i shqiptarëve...

 

Mirëpo, ai është qytetar nderi  shpallur në Teheran

dhe u soll si qytetar i denjë i Teheranit

Në të vërtetë, ai nuk erdhi për rrugë të reja, për ndërtesa e pendesa

por, për t’ i rindrequr kalldrëmet osmane

Për ta kremtuar pushtimin

Mu si pararadhësitë e tij para disa shekujve,

Mu si paraardhësitë e tij para disa shekujve, që na gjetën:

me kulla e shtëpi ndërtuar prej guri,

dhe na lanë me shtëpi qerpiçësh

që na gjetën me banjë në shtëpi

dhe na lanë me qenef në oborr

që na gjetën me libra,

dhe na lanë pa alfabet

që na gjetën me letër

dhe na lanë edhe pa lapsa...

Pa rafte dhe pa kulm na lanë shëmbëlltyrat e Recep Tayyip Erdoğan-it ...

Dhe, siç shihet,

asgjë e re në Kosovë,

edhe pas gati pesë shekujve:

Vëllazëria e Hamza Kastriotit me Sulltan Mehmetin e Dytë hyri në miljeniumin e tretë...

 

 

Dje në parajsë

 

Dje vështrova shtatë katet e parajsës dhe me sytë e mi pashë banorët e saj:

Buda, Krishti, Gandi, Nënë Tereza dhe Rugova në një tryezë të rrumbullakët, në katin e gjashtë

Homeri  dhe Johan Gutenberg duke shkëmbyer mendime, në katin e pestë

Alexander Fleming duke folur me Louis Pasteur në këmbë, në të katërtin

Aty pash edhe Thomas Edison duke biseduar me James Watt-in

Alexander Graham Bellin duke debatuar me Meucci-n, në katin e tretë

Fishta duke lexuar “Lahutën e Malcisë” me Virgjilin e Petrarkën, Danten, Goethe e Baudelair

Humanistët e lashtë i pashë aty dhe gjithë zbuluesit tjerë, në katin e dytë

Dhe, pashë shumë njerëz tjerë, në katin e parë, që kishin ndihmuar dhe dashur Njeriun

Në mes tyre edhe: Aristoteli, Sokrati, Voltaire, John Lok, që po ngjiteshin përpjetë...

I pashë në parajsë dje

I vështrova prej kati në kat

dëgjova vet duke lakuar fatin e Njeriut dhe rrezikun nga iluzioni dhe urrejtja...



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: