Albert Shala: Valdet Avdiu shkrimtar i prozës poetike dhe i një stili dinamik
| E Marte, 30.11.2010, 10:33 PM |

VALDET AVDIU SHKRIMTAR I PROZES POETIKE DHE I NJE STILI DINAMIK

 

Nga Albert Shala, Gjakovë

 

Ishte nje dite Pranvere kur u njoftova me shkrimtarin e talentuar Valdet Avdiu ne nje kafietri te Gjakoves.Aty ishte edhe poeti Ali Podrimja.Valdeti nje djale i gjalle dhe shume komunikues me nje perkushtim ma dha librin e tij te dyte me tregime''Lavirja ne pentagramin tim'',nje liber mjaft luksoz me kopertina te trasha botuar nga Shtepia Botuese ''Faik Konica''Prishtine.E mora kete liber dhe pershtypja e pare ishte:ZJARRE DASHURIE,SHPERTHIME LIRIKE..Nje proze qe i duhet letersise shqipe:e qarte,perplot figura poetike,stil i rrjedhshem dhe dinamik.Aty ,ne 48 tregimet e ketij libri 15o faqesh gjalleron jeta,lartngritjet e saj,dashuria dhe te papriturat e saj sbashku me labirintin neper te cilin kalon njeriu i dashuruar.Valdeti Avdiu di te rrefeje.Ai ka stil jashtezakonisht dinamik dhe shume te rrjedhshem qe e ben lexuesin te perjetoj ngjarjet e rrefyera ne tregimet e tij.Ne keto tregime teme kryesore eshte dashuria.Kjo enderr e bukur per te cilen lindet dhe vdiset,ngritet njeriu por edhe shkon ne humbetire,bredhe sokaqeve te qytetit edhe kur hena e plote ngrite koke edhe kur fjollat e bores zbardhin qiellin dhe fytyra e te dashures shfaqet si engjell ne koke.

Ja si me aq pak fjale e thurre mini tregimin Valdet Avdiu,si psh  ne tregimin Magjia.

Eva me ka bere magji dhe me roberon te terin me kurmin e saj,deshiren per te me pasur,por nuk eshte faji i saj,eshtee vetmja roberi drejt se ciles une shkoj me deshire...

Me kete mini tregim shpaloset fuqia perrallore dhe magnetike e dashurise.Te gjithe ata lexues qe jane te interesuar per tregime dashuria le te lexojne librin e prozatorit te talentuar Valdet Avdiu ''LAVIRJA NE PENTAGRAMIN TIM'',,nje pershkrim brilant dhe poetik i dashurise.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: