Libër i ri nga poeti Lulëzim Logu: “Krishti i Heshtur”-Haiku e Tanka
| E Hene, 15.11.2010, 09:52 PM |

Libër i ri nga poeti Lulëzim Logu:

 

“Krishti i Heshtur”-Haiku e Tanka.

 

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i poetit tropojanë,Lulëzim Logu,me titull shumë simbolik,mjaft domethënës ,“Krishti i Harruar”-Haiku e Tanka.

Libri u botua nga Shtypshkronja”Vllamasi” nga Tirana,nën përkujdesjen e poetit të mirënjohur,Milianov Kallupi i cili ka shkruar edhe parathënën e librit në fjalë. Pos tjerash z.  Kallupi shkruan:”mbi Bajram Curr në ajër luhatet me prarim drite,apo si një qilim fluturues,një haik gjigant,që përbëhet prej nga tre vargje;ku secili prej tyre ka një identitet përcaktues;vargu i parë është Lulëzim Logu...”

 

Me këtë thënie,përcjellësi i librit,zoti Kallupi,  na bënë me dije se  poeti Logu,ka pëlcitë fuqishëm  me trevargëshin e tij karakteristik.

Në trevargëshin e poetit Logu,në embrionin e tij,hetohet një lëmsh zjarri që sapo ka filluar të zbërthehet në sipërfaqe e që lexuesi i nderuar,me kënaqësi pret të lexoi nga ky krijues vargje aq magjepse që burojnë nga një thellësi shpirtërore e imagjinatës krijuese aq     pasur e inventive.

 

Kam bindjen e thellë se gjithë krijuesit  do ia kene lakmi këtij krijuesi të spikatur nga Tropoja dhe se në këtë vazhdë,nga zemra i uroj suksese të reja në krijimtari .

 

Libri së shpejti do jetë në duart e lexuesve në libraritë dhe vendet e shitjes së librit me një çmim të volitshëm prej 500 lekë

 


Për ZSH: Tahir Bezhani, Gjakovë

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: