Hilmi Saraçi: Ikja nga shtëpia
| E Premte, 12.11.2010, 09:59 PM |

Ikja nga shtëpia

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Kaherë kanë nisur ikjet e shumë antarëve të subjekteve politike nga “shtëpia e tyre e vjetër” dhe hyrja në “shtepitë” e  subjekteve të tjera politike. Kur antarët e shtëpisë “çaprashiten”“ dhe “faisen” puna në shtëpi nuk shkon mbarë. Kjo  ka ndodhur dhe po ndodhë në disa subjekte politike. E gjithë kjo si pasojë e interesava përsonale. Populli thot:” kajtja e prish burrin”, prandaj kjo “kajtja” ka hyrë në gjak të shumë antarë të subjekteve politike duke prishur harmoninë “familjare në shtëpinë” e përbashkët dhe duke i shkaktuar dëme jo vetëm shtëpisë së vetë, por edhe elektoratit të gjerë, mandje edhe shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Ata mendojnë vetëm për interesin e tyre dhe vështirë të tillët (“kajtagjinjët”) e kanë t’i humbasin privilegjet, pagat e majme që gëzonin me vite me radhë,si deputet , minister, qeveritarë e të tjera , prandaj kanë filluar disa prej tyre  me ”pshtjellime” dhe manipulime përbrenda familjes së gjerë , në subjektin e tyre politik dhe të ikin pa një lamtumir. Ikje nga “shtëpia” e tyre kishte edhe më herët, por kjo ka marrë hov ,sidomos pas  shpalljes së zgjedhjeve  të jashtzakonshme parlamentare (12 dhjetor 2010). Në këtë fushë ka shumë subjekte politike të regjistruara më herët, por në kohet e fundit, pas këtyre “ lëvizjeve demokratike” janë regjistruar edhe të tjera . Shquhet në këtë fushë  “Vetvendosja”,  “Fryma e re” të cilat kanë një antarësi nga të rinjët (por edhe të shkolluar) me programe të qarta për të freskuar dhe për të ndryshuar gjendjen dhe për të dalë nga kjo krizë e vështirë e vendit .

               

Disa antarë janë “hallakat” për interesat e tyre personale

 

Secili subjekt politik (i regjistruar) mundohet të dalë me program dhe plan të veçantë duke premtuar para qytetarit përmirësimin e jetës së  tyre në  të ardhshmen. Ata (nga subjektet politike) sikur kanë  një qellim të njëjtë, të fitojnë në zgjedhje, të zgjidhen përseri dhe të përvitojnë si deri më tani, pa lodhur kokën për përmirësimin e jetës së qytetarit që jeton në kushte të vështira, në skamje dhe varfëri të skajshme …

Ata tani janë “hallakat”, shetisin prej një subjekti në tjetrin duke hulumtuar për të gjetur një “shtëpi tjetër” , e cila do t’i pranojë dhe do t’i “strehojë”, dhe kështu të sigurojnë ndonjë vend qoft si deputet në zgjedhje e jashtzakonshme (12 dhjetor 2010),  si antar në punën drejtuese të subjektit politik, antarë të kryesisë, të qeverisë e të tjera.Në këtë fushë, përveç disa të tjerave , shquhet LDK-ja e cila ka humbur shumë dhe nuk gëzon përkrahje si dikur, megjithë përpjekjet që po bëhen për ta rikthyer autoritetin që kishte.Me zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar, kohë më parë ka shpresa se do të duken disa përmirësime.Megjithatë mendoj se nuk ka gjasa të përmirësimit siq kemi menduar, sepse disa lëvizje që kanë dalë në sipërfaqe menjëherë pas kuvendit të shtatë të LDK-së e vertetojnë këtë mendim.

                           

Humbja e Fatmir Sejdiut

 

Dorëheqja e Fatmir Sejdiut dhe prishja e koalicionit me PDK-n, shkaktoi zbrazëtira edhe më të mdha  dhe krizë instucionale, sidomos me tërheqjen e ministrave nga radhet e LDK-së. Fatmir Sejdiu u detyrua ta respektojë  vendimin e Gjykatës Kushtetuese  dhe të japë dorheqje  Ai mendoi se më mirë është të lë pozitën e presidentit dhe të angazhohet si kryetar i LDK-së. Menjëherë pas dorheqjes, pa ndonjë vlerësim të duhur, vendosi ta prishë edhe  koalicionin me PDK-në. Ky vendim nuk ishte në kohën e duhur, megjithse ky koalicion nuk ishte dashur të bëhet. Disa opinione nëpër gazeta këtë hap e vlerësuan si fitore të Sejdiut, mandje si dy fitore , njëra kur dha dorëheqje nga presidenca dhe tjetra kur  ndodhi prishja e koalicionit me PDK-në. Kjo nuk ishte e qëndrueshme , përkundrazi ishte një humbje për vet Fatmir Sejdiun, ndersa si përpjekje e arsyeshme për mëkëmbjen e LDK-së . Pas kësaj doli në shesh emëri, edhe më herët i përfolur i Isa Mustafës, i cili përkrahej nga shumica e elektoratit të gjerë dhe kërkonin që Fatmir Sejdiu të japë dorëheqje edhe nga kryetari i LDK-së. Megjithatë Sejdiu nuk dha dorheqje , por kandidoi për kryetar. Në Kuvendin e VII  bindëshëm fitoi rivali i tij Isa Mustafa . Për humbjen e tij Sejdiu ishte i vetdijshëm , por garoi edhe pse e dinte se nuk do të dalë fitues. Mendoj se për këtë hap Sejdiu tregoi se është personalitet që pranon me dinjitet dhe burrëri humbjen në garat e këtij lloji të demokracisë. Sikur të largohej pa hyrë në garë , mendoj se do ta ligështonte autoritetine tij. Ai (Sejdiu) e uroi Isa Mustafën për fitorën dhe  për punën e mbarë në të ardhshmen, ndersa Isa Mustava me vend e shpalli kryetar nderi të LDK-së. Mirpo  pas kuvendit filluan të shfaqen  reagime nga disa antarë të cilët nuk ishin përfshirë në organet punëdrejtuese. Disa prej tyre  në shenjë paknaqësie lëshuan mbledhjen e partisë. Në këto organe nuk u përfshin vetëm disa që në një farë forme ishin të “butë” dhe të “kulturuar”nga garnitura e vjetër, përndryshe nuk ndodhi një freskim i pritur në organet punëdrejtuese të parties. Kjo mund të ndikojë që puna të shkojë si më parë …

                                    

 Përpjekjet e Isa Mustafës

 

Megjithë përpjekjet e Isa Mustafës për një mirëkuptim dhe marrveshtje më Ukë Rugovën dhe përkrahësit e tij që të kthehen në shtëpin e tyre të vjetër, nuk solli rezultate . Ukë Rugova u rreshtuar në krah të AAK-së . Ai si duket nuk kishte pranuar që pa ekipin e tij të rreshtohet si deputet i parlamentit , post i afruar nga Isa Mustafa, prandaj afroi koalicion me AAK-në. Kështu në emer të AAK-së koalicionin me iniciativen qytetare “LDK Ibrahim Rugova  e ka nënshkruar  nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala , ndersa Ukë Rugova në cilësinë  e udhëheqësit të listës  “LDK-Ibrahim Rugova”. Megjithëse ekipi i tij ka deklaruar së “ me këtë rast deputetet që do të zgjidhen  nuk i takojnë as AAK-së as LDK-së se një vendim  për t’u bashkuar LDK-së do ta marrin kur kjo parti të vendosë që të riorganizojë  kuvendin zgjedhor”. Mendoj se kjo nuk do të realizohet leht, pasi edhe këtu do të lindin paqartësi dhe  interesa përsonale. Kështu tani si pretendues të rrugës së Ibrahim Rugovës , përveç birit të tij, Ukë Rukova janë edhe Naser Rugova dhe Haki Rugova të cilët i përkasin  subjekteve të ndryshme  politike por që janë të afërt nga familja Rugova.Kjo nuk është në rregull sepse nuk po dihet se kush është trashigmtar i ideve të Ibrahim Rugovës…

 

Ç’po ndodhë me pensionistët e Kosovës

 

Partia e Pensionistëve të Kosovës sikur nuk gjen rrugë për të punuar dhe për të mbrojtur interesat e anashkaluara të tyre, por janë ndarë në dy parti të cilat nuk gjejnë formë për bashkimin e tyre . Me rastin e kualicioneve ndërpartiake PPK-ja ,ashtu e ndarë nga simotra e saj PPI-ja , tani  disa degë të saj  nga Dugagjini (gjashtë sish) kanë lidhur koalicion me AAK-në , ndersa deget të tjera të mbetura kanë lidhur koalicion me AKR-në të Behgjet Pacollin…Siq shihet nuk ka përpjekje për të ndihmuar pensionistët e lënun pasdore, në skamje dhe kushte të skajshme të varfërisë, por kanë lindur qellime tw tjera , të  luftojnë për interesat e tyre personale, për t’u zgjedhur në të ardhshmen deputet i parlamenti, ndonjwë qeveritar e të tjera…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: