Silvia Tafani: Më pëlqejnë ngacmimet inteligjente të meshkujve
| E Hene, 08.11.2010, 07:10 PM |

Flet këngëtarja Silvia Tafani

 

Më pëlqejnë ngacmimet inteligjente të meshkujve
Ja pse u largova nga emisioni i Çanit
Jam e marrosur pas makinave
Tatuazhi im është i veçantë

Nga Albert Zholi

Jo vetëm e ëmbël…tepër nazike dhe provokatore. Me një sharm gjithmonë  miklues ajo ndoshta është ndër këngëtret e reja që tërheq vëmendjen e meshkujve dhe të publikut,.  Makinat dhe rrobat janë ëmbëlsira e përeditshme e saj, saqë garderoba ka dalë nga përmasat e dhomës dhe ka dalë në korridor. Nqs pëson edhe një gërvishje Benxi, ajo të nesërmen do ta shesë për të marrë një makinë të re, po të markës Benz. Tashmë njihet si nja nga pinjollet e familjes Tafani me reputacion në muzikën shqiptare, por që Silvia me ëndrrat e saj të paparashikuara, bëhet objekt diskutimesh  por edhe xhelozish femërore. 
-Kohët e fundit Silvi shihet me një tatuazh, poshtë kyçit të dorës së djathtë. Tashmë si duket po shfaq dhe një hobi tjetër…?
(hahah..qesh). Po. S’e di si më lindi dëshira për një tatuazh.ka qene krejt rastesi pasi kam qene dhe kundra tatuazheve, Isha një mbrëmje në shtëpi dhe po lozja në piano. Aty mbi partitura më dilnin pentagramët e shumtë. E dashuroj shumë siglën e çelsit të pentagramit. Më duket shumë magjik. Më jep forcë. Më duket se është në çdo hap të jetës. Atë natë vendosa të bëj një tatuazh me këtë shenjë, sigël.
 
Dhe e bëtë që të nesërmen?
Sigurisht, Nuk hezitova fare. I dhashë idenë specialistit që e realizoi si e dëshiroja.


Dmth është tatuazhi i vetëm në mes “lumit” të këngëtareve?
Po. Besoj po. Nqs do ta ketë dikush tjetër, do t’a ndrroj. [haha.. qesh] edhe pse eshte e veshtire,

Me se po mirret në këtë periudhë Silvia?
Në fakt kam qenë pak e zënë këto koh, ndaj dhe kam pasur një periudhë pauze në karrierën si këgëtare, por për të mirën e karrierës ka qenë dhe pauza pasi kam menduar ca ndryshime për t’u shfaqur në skenë.

Ke ndonjë projekt konkret së afërmi?
Përsa i përket skenës po. Kam disa ide. I kam në realizim e sipër. Besoj do të dal para publikut me këngë të reja, sit ë muzikës së lehtë edhe ato popullore. Ditën nuk e them, por tani jam në punë. Punë intensive. Këngët besoj do të jenë befasuese.

Kam degjuar qe Silvia edhe pikturon sa e vertet eshte kjo???

 Kjo është plotësisht e vërtetë, piktura është një nga frymëzimet e mia më të bukura në veccanti kur jam në pesimizëm. Jam tip i ndjeshëm dhe futem thellë në botën e pikturës,,,
Zakonisht kush jane pikturat e tua të preferuara?
Abstrakt.peisazhe,dhe siluetat e femrës,,,,


Tashmë e dimë që të mesmen e keni mbaruar për kanto, dëshira juaj është që dhe të lartën ta vazhdoni për kanto apo...??
Eeeee.. në fakt kam një plan tjetër për shkollën. Të lartën dëshiroj ta vazhdoj për aktrim.Përderisa tashmë kam fituar Kanton, pikturë, kërcimin, pse jo dhe aktrimin..!!! një aktore duhet të jetë e gjithëanëshme, kështu që shpresoj të bëhem e tillë….


Ju para disa muajsh keni dalë nga emisioni i Arjan Çanit në mënyrë demonstrative. Cilat ishin arsyet?
Nuk më pëlqyen pyetjet. Ishin pyetje shumë intime që nuk besoj se paraqisnin interës për shikuesin. Kjo do të thotë që privatësinë edhe nqs s’ja dalin të ta prekin paparacët, apo gazetërt gjurmues, t’ua japësh vetë fansave apo spektatorëve. Janë ca gjëra që njeriu i ka të shenjta në vetvete, apo s’japin ndonjë të re në çfarëdo lloj ambienti.Ne fakt emisionin e canit e pelqej pasi eshte realist i drejtë për drejtë dhe nuk kam gjykime por duhet të përshtatemi dhe pak me ambjentin që na rrethon,,, në këtë pjesë as Çani nuk kishte faj po ishte një keqkuptim.


Cila ka qenë kënga e parë që keni kënduar në skenë dhe ku?

ehhh kenga e pare kam qene vertet e vogel, por ato qe me kan hapur rrugen jan klipet, nje nga klipet e mia te pare dhe te sukses'shen ka qene   "Fajtor pa Faj" kenga e realizuar nga Gjergj Jorgaqi,, me pas "Kur ka leke" baskepunimi me rreperin G-MCD & Don Enio klipe të realizuar nga HD-MEDIA PRODUCION. Të trasmetuara nga Super\sonic, My muzik, gjithashtu dhe nga televizionet e Kosovës dhe Maqedonisë. dhe shum evenimente televizive brenda dhe jashtë vendit.


Klipi "kur ka lekë" dimë që është me fabul aktuale.. teksti nga cili autor është  realizuar?
'Kur ka lekë'' ka një fabul interesante. Një fabul jetësore që është shumë prezente në realitetin shqiptar.  Flet për vajzat materialiste që para parasë humbin shumë në gjykim. Dhe ky materializëm humb shumë nga personaliteti i femrave dhe i bën ato shumë dembele. Një klip që më mori shumë kohë, sepse dhe vendet e xhirimit duhet të ishin specifike.me realizimin e ketij teksti ka punuar rreperi GMC-D gjithashti dhe me këngën e ardhshme që është në punim e sipër.

Në të vërtetë kur ka nisur rruga juaj e këngës?

sic thashe dhe me larte kam kënduar që e vogël në spektakle shkollore gjithashtu dhe në disa qytete të vendit tonë, por klipi "Fajtor pa Faj" ka qenë hapi më serioz dhe kuptimplotë në ballafaqimin me këngën si profesioniste. Këto janë evenimente ku njeriu tregon aftësitë, cilësitë, apo merr me vete dështimin. Pa një ballafaqim të tillë, këngëtari nuk mund të pretendojë seriozisht në rrugën e skenës.


Çfarë është primare për një këngëtare bukuria apo zëri?

Dihet që për çdo këngëtar zëri është më i rëndësishëm, por dhe të kesh një prezencë të bukur në skenë s’është keq. jane te alternuara te dyja.

Sa kohë i kushtoni lukut në ditë?

Po. I kushtoj shumë. Më pëlqen e bukura, por jo e ekzagjeruar.

Gjithmonë me costume dhe bluza pa dekolde…
Veshja e preferuar?
Serioze.


Të pëlqen kur të ngacmonë çunat?
Të mos gënjej edhe më pëlqejnë, por kur janë ngacmime inteligjente..jo me zhargone.


Aktualish a është e dashuruar Silvia… 
pooooo jam shum,por shum e dashuruar,,, sigurisht me  "KENGEN"
[hahaha qesh] fatmiresisht ma ka vjedhur te gjithe dashurin "Arti" 


Si e ëndërroni princin tuaj të kaltër?

Inteligjent, i respektueshëm por edhe i pashëm.

Ushqimi i preferuar?

S’kam naze në ushqim, të gjitha nga pak i preferoj.


Paraqitja në skenë

Asnjëherë nuk jam ndjerë keq në skenë sepse publiku më ka pritur gjithmonë mirë. Kjo ka qenë e rëndësishme për mua por e tillë mbetet edhe për çdo këngëtar në fillimet e tij. Siguria e fillimit mbetet çelësi i suksesit. Mund të them se ka qenë pikërisht publiku ai që më ka nxitur në këtë rrugë dhe e shikoj se po të mos ishte ai rruga ime do të ishte tepër e vështirë. 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: