Aplikelda Qirko: Dashuria ime e tanishme është opera
| E Premte, 05.11.2010, 09:30 PM |

Flet sopranoja dramatike e TOB, Aplikelda Qirko

 

Kam pëlqyer, por s’kam dashuruar

Dashuria ime e tanishme është opera

S‘më ka bërë asnjë mashkull që të më rrah zemra vrullshëm

 

Nga Albert ZHOLI

 

Një femër e gjatë, elegante, e bukur, që patjetër tëheq vëmendjen e kalimtarëve, qofshin ato dhe femra. Sapo mbaron Akademinë e Arteve fiton me konkurs të drejtën e punësimit në TOB, që ka qenë një ndër ëndrrat e saj shkollore. Dhe pse e re është ftuar nga disa trupa të huaja për role të ndryshme në tetaër apo opera. I kushton vëmëndje vetes dhe pse për të, bukuria, nuk është në plan të parë.

 

Aplikelda, një emër që unë e dëgjoj për herë të parë, Një emër intersant. Kush jua ka vendosur këtë emër?

 

Ky emër është bashkim emrash, pra bashkim i gërmave të para të emrit të nënës, babit dhe tezes, ku kjo e fundit më ka dashur shumë kur kam qenë e vogël . Ndoshta për këtë është i veçantë dhe se besoj se e ka femër tjetër në Shqipëri.

 

Fëmijëria e mbushur me ëndrra, ju çfarë ëndrrash keni pasur në fëmini?

 

Unë me origjinë jam nga Gjirokastra por lerë dhe rritur në Vlorë, dhe që në fëmnimin  aty kam kënduar në shkollë, pastaj e grupe të ndryshme nëpër koncerte, gjithmonë live. Kjo ishte që si padashur unë të merrja rrugën e bukur të këngës, kur dihet që Vlora shquhet për dashuri ndaj këngës, të të gjitha gjinive.

 

Pra ju si pa dashur filluat të këndonit. Si vahdoi rruga juaj e këngës?

 

Kur erdha dhe studjova në Tiranë, fillova të aktivizohesha me Akademinë e Arteve si dhe me TOB. Këto janë dy institucione të cilat janë profesionale dhe të japin garanci për të ecur përpara. Jeta ime në shkollë është e mbushur me shumë role si këngëtare kantoje. Bile dua të them e kam kënduar dhe  në Sarandë…

 

Pse e thekson këtë në Sarandë?

 

Pasi kam bashkpunuar me një trupë amerikane të teatrit ku kam luajtur rolin e Athinasë. Ishte një dram “Asledjus” . Duke dëgjuar zërin tim si dhe profilin kjo trupë ma afoi vetë, pasi kishin parë disa nga rolet e mi në Akademi. Ishte një rol ku femra duhej të kishte dhe shtatlartësi…

 

Ju folët disa herë për Akademinë e Arteve, mos vallë studimi në këtë Institucion ka lënë gjurmë të thella?

 

Sigurisht. Unë kam studjuar për kanto dukë marrë mësime nga pedagogët më të mirë shqiptarë të kësaj Akademie. Tek kjo shkollë kam mësuar shumë dhe në sajë të këtij shkolimi profesional më janë hapur shumë rrugë.

 

Disa koncerte të suksesshme , kush ka qenë momneti më i vështirë i këtij viti?

 

Është e vërtetë që kam pas disa sukese, pork am kaluar dhe vështirësi. Rolet që kam luajtur skanë qenë të vegjël dhe më është dashur një punë voluminoze për ti përballuar dhe për tu paraqitur me sukses. Momenti më i vështirë këtë vit ka qenë kur unë kam konkuruar për tu punësuar në TOB. Ishte nëj provim I vështirë, pasi kishe përpara personalitete të operas shqiptare, që nuk falin në gjykim. Janë realist. Por këtë provim e kalova me sukses dhe tashmë bëj pjesë në grupin e të rinjve në TOB.

 

Përveç një pjese më një tetarë amerikan, a ke pasu bashkpunime me trupa të huaja?

 

Po. Kam pasur me një trupë italiane të cilët më kanë ftuar dhe në Itali. Njëkohësisht, Aty u zhvillua një konkurs operistik, ku unë kam fituar çmimin e dytë.

 

Ndjeheni mirë ne TOB?

 

Po. Ka qenë një ëndërr dhe mendoj se arrita filimin e saj.  Megjithëse muzika operistike nuk është e përhapur shumë në vendin tonë, mendoj se sërshmi publiku kryeqytetas është i lidhur me muzikëm operistike. Pra opera dalangadalë po fiton terren jo vetëm në Tiranë por edhe në gjithë Shqipërinë. Kjo pasi shuëmë njerëz kanë shkuar në emigracion në vendet perëndimore ku kjo gjini e të kënduarit skenik është shumë e përhapur, sin ë Francë, Itali, Gjermani, Angli, etj…

 

Pra ju jeni në grupin e të rinjve, synimi për të qardhmen në TOB?

 

Dihet. Të hyj në grupin e të riturve, apo të profesionistëve të vëretetë që dikur I kemi pas marrë si shembull. Oprea sshqiptare ka nxjerrë shumë emra të njohur, që kanë bërë emër dhe në botë, jo vetëm në Europë. Pra synimi im është që në një të ardhme të bëhem nëj soliste e TOB. 

Unë jam soprano dramatike, dhe dua të jem soliste në Opera.

 

Një vajzë e gjatë, elegante e bikur, e veshur me shije. Keni dëshirë patjetër të tërhiqni vëmëndjen?

 

(Qesh). Jo, s’dua të tërheq vëmendjen por dua të jem e veçantë nga të tjerat, të jem unë. Më pëlqen të vishem bukur dhe të kujdesem për veten. Dua të jem gjithmonë korrekte me veten, me pamjen. Se lë asnjëherë pas dore veten.

 

Mos vallë kjo do të thotë që Aplikelda ndjehet më mirë kur i thonë është e bukur, apo inteligjente?

 

(Qesh). Jo Aspak. S’dua të ëm thonë je e bukur, përpara se të më thonë je inteligjente. Inteligjenca të bën edhe të bukur në sytë e kujtdo.

 

Cfarë vlerësoni tek një njeri?

 

Vlerësoj, inteeligjencën, sinqeritetin dhe zemrën e madhe.

 

Një femër shatlartë por elegante. Mbani dietë?

 

Jo…S’mbaj dietë…ha mirë, normal

 

Jeni e dashuruar?

 

Jo. Për momentin që flasim s’jam e dashuruar. Dashuria ime tani është opera.

 

Mos vallë trembeni nga dashuria?

 

(Qesh). Unë nuk e kam ndjerë dashurinë ashtu si përkufizohet. E madhe, të lë pa gjumë, të lë pa mend, të bën ndryshe, të lë në mëndime….Deri tani këto shenja si kam pas…ahhaaaaaaaaaaaaa. Më vonë se di. Kur ta provoj do ta them.

 

Pra dashuria mbetet një ëndërr tjetër në sirtar?

 

Ndoshta mbetet ëndërr. Të them se se kam prekur fare dashurinë se them.. Mund të them që dikur kam pëlqyer, jo dashuruar. Pra ngelet një portë e hapur, që ndoshta dhe s’do ta shijoj si është në përkufizim,

 

Ku i kryeni pushimet?

 

Në qytetin e lindjes, Vlorën piktoreske.

 

Me kë i bëni pushimet?

 

E familjen. Më shumë rri me babin. Ai më trajton si shoqe. Ndjehem mirë dhe e sigurt me të. Bisedoj hapur fare..

 

Po me librin a keni lidhje?

 

Ah, të them të drejtën i jam larguar. S’kam kohë. Më pëlqejnë librat romantik, policesk..

 

Keni ndonjë peng deri më sot në jetë?

 

Sbesoj. Për oshën që kam skam pengje. Ndoshta ato që quhen pengje do ti realizoj me kalimin e kohës…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: