Nora Çashku: Mua dhe Aleksandër Peçin na akuzuan për muzikë perëndimor
| E Shtune, 30.10.2010, 11:39 AM |

Flet pianistja, pedagogja e Akademisë së Arteve Nora Çashku

 

Nuk ishte e rastësishme lidhja e Asdrenit me Qiprian Pulumbeskun, për të bërë muzikën e Himnit tonë Kombëtar.

 

Mua dhe Aleksandër Peçin na akuzuan për muzikë perëndimore

 

Në ’90 në Gjermani promovuam denjësisht mzikën e kultivuar shqiptare

 

Në një koncert isha veshur me golf të zi, më thanë ke mbajt zi për Titon

 

Sot ka një një rini jo të përgjegjshme në mësim

 

Do të doja të filloja studimet nga e para në Rusi

 

Nga Albert ZHOLI

 

Një grua e qetë, inteligjente dhe shumë e pasionuar pas profesionit. Ka një kujtesë perfekte teksa flet për shkollimin jashtë atdheut, mardhëniet me pedagogët dhe më vonë si mësimdhënse në Akademinë e Arteve. Ajo ëështë bashkëshorte e një prej regjisorëve  të talentuar shqiptar, Kujtim Çashku, ku sipas saj jeta me nëj artist është e bukur por dhe shumë e vështirë. Gjithë jeta e saj është e lidhur me pianon, partiturat, me librat. Edhe kur ka dalë jashtë shtetit, synimi i saj me ato pak të ardhura që ka pas ishte të blinte CD apo kaseta me këngë apo muzikë që nuk gjendeshin në atdhe. Në sistemin monist jeta e saj ska kaluar në vaj, pasi në një moment ka shpëtuar për mrekuli nga dënimi. Ajo rrëen qetë, me zë të butë sikur ngjarjet e jetës ti kalojnë para si në ekran.

 

Ju keni mbarura studimet për piano. Rumania e asaj kohe ka pasur një shkollë muzike që ju ka lënë mbresa?

 

Unë kam studiuar në Rumani, por nuk i përfundova aty studimet. Në fakt aty studjova vetëm 3 vjet dhe më vonë u ktheva në atdhe pasi u prishën mardhëniet. Kjo më bëri që vitin e fundit ta mbaroj në atdhe. Kur u ktheva, shkolla jonë ishte shumë e re në moshë (Konservatori). Si çdo shkollë e re, ka të metat dhe të mirat e saj. Kur fillova studimet në Rumani mund të them se ajo ndodhej në një situatë të avancuar artsitike pasi Konservatori ku unë studioja ishte 200 vjeçar në atë kohë. Kështu që vetkuptohet ndryshimi dhe situata e secilës shkollë. Unë shkova për të vazhduar shkollën e lartë pasi kisha studiuar në Liceun Artistik në Tiranë. Kisha studiuar 12 vjet në Liceun Artistik dhe një vit në Instituin e Lartë të Arteve në atë kohë.

 

Si ka qenë Liceu shqiptar i asaj kohe?

 

Ishte një shkollë me baza mjaft të mira me trup  pedagogjik shumë të devotshëm dhe shumë të përkushtuar. Kështu që kur kam shkuar në Rumani kam qenë e përgatitur dhe e përfaqsova vendin tim shumë denjësisht.

 

Një kompozitor rumuan ka bërë dhe muzikën e himnit tonë. A tregonte kjo për një lidhje të muzikës midis dy vendeve?

 

Sigurisht. Midis dy vendeve tona ka pasur mardhënie shumë të mira historikisht. Popujt tanë kanë lëvizur tek njeri tjetri dhe kanë gjetur një klimë të ngrohtë të ndërsjelltë. Kjo ka bërë që dhe shumë emigrantë shqiptarë sidomos intelektualë të ndjeheshin mirë në këtë vend dhe të shkëmbenin eksperienca. Duhet thënë që universiteti rumun i mjekësisë ka qenë ndër më të vjetrit në Evropë. Rumnaia ka një kulturë të madhe . Lidhjet mes dy popujve tanë datojnë në fund të viteve 1800. Kështu që nuk ishte e rastëtësihme dhe lidhja e Asdrenit me Qiprian Pulumbeskun, për të bërë muzikën e Himnit tonë Kombëtar. Mes popujve tanë ka shumë lidhje të cilat vazhdojnë edhe sot.

 

Përse studioi për piano dhe jo për ndonjë vegël tjetër muzikore Nora. Ishte një shtysë e brendshme apo një dëshirë familjare?

 

Eshtë një kujtim i dhimbshëm që më shtyu drejt pianos.Unë kam pasur një vëlla pianist i cili në moshën 16 vjeç u vra aksidentalisht. Ai para se të  vdiste kishte lënë amanet që Nora duhet të luajë në piano, të vazhdojë rugën time. Unë isha vetëm 5 vjeç  ndaj mora përsipër të çoj para ëndrrën e tij të pa realizuar.

 

Sot je e bindur që kjo ka qenë rruga jote?

 

Po. Jam e sigurt që kjo ka qenë rruga ime dhe pavarsisht amanetit të vëllait këtë rrugë do të kisha ndjekur. Në të njëjtën kohë them se kam bërë maksimumin  e mundshëm në profesion, pasi jam një femër që nuk di ta humb kohën kot, që nuk rri dot pa piano dhe që kur jam në shtëpi me të punoj dhe pushoj njëkohësisht me këtë instrument magjik.

 

Një jetë në piano. Çështë skena për ju?

 

Kam dalë shumë shpejt në skenë që në shkollë 8-vjeçare dhe kam marrë pjesë në gjithë dekadat e majit ku bëheshin  koncerte madhështore. Numri i koncerteve të mia është i panumërt ku prirja ime ka qenë për soliste. Pra në gjithëe koncertet unë kam qenë thuajse soliste. Kam luajtur dhe në Ansamble të muzikës së dhomës, por prirja ime ka qenë soliste. Janë të shumta  aktivietet, koncertet si brenda dhe jashtë atdheut.

 

Ndonjë gjë të veçantë në këto aktivitete?

 

Në fillim të viti 1990, në shkurt kam qenë në një grup me Ibraim Madhin dhe Renato Riton në Gjermani me një grup për të promovuar kulturën shqiptare. Ky aktivitet ishte i rëndësishëm pasi vendi ynë ishte në lëkundjet e fundit. Ishte momenti kur sistemi komunist i kishte ditët e numëruara dhe muri i Berlinit ishte shembur. Duhej të paraqiteshim denjësisht. Ballafaqimi i kulturës sonë në këtë moment ishte shumë i vlefshëm. Për ne ishte një mission i rëndësishëm promovimi i mzikës së kultivuar shqiptare. Vërtet dolëm shumë mirë. Morëm vlerësime maksimale.Shtypi gjerman shkroi shumë në atë kohë. Ishte një moment përgjegjësie që ja dolëm mbanë.

 

Kë do të veçonit nga aktivietet e sistemit monist?

 

Muzika jonë në sistemin monist nuk propogandohej jashtë, por vetëm kur vinte ndonjë delegacion i huaj. Por një moment s’do ta harroj kurrë. Në dekadat e majit merrja pjesë në një koncert për piano dhe orkestër të shkruar nga Aleksandër Peçi, që përfqasoja  RTSH, në mbrëmjen që do të jepej para publikut dhe udhëheqjes së kohës. Ishin motivet e një kënge shkodrane “Karafilat që ka Shkodra”. E luaja  me shumë passion, pasi ishte shkruar me një gjuhë të re teknike por edhe nga forma. Por athere kurrë nuk mund të jepej një shfaqje pa dalë para komisioneve. Koncerti po afronte dhe më kërkuan të dilja në provë para komisionit. Kishte të deleguar nga Komiteti i Partisë së Tiranës.  Pasi luajta me orkestrën e radios na mblodhën në zyrën e Drejtorit të Radios të dikutonim. Kjo pjesë u tha se kishte pjesë të huazuara nga perëndimi. Pra me nuanca jo të  pranueshme për muzikën e vendit tonë. Pasai i pyetën të gjithë  muzikantët e pranishëm se si do veprohej. Më pyetën dhe mua. Ishte moment delikat pasi duhej mbrojutr dhe autori por dhe të kihej në kujdes orientimi i partisë. Thikë me dy presa. Thashë që është pjesë shumë e bukur që e luaj me shumë frymëzim me shumë kënaqësi. Doli se isha unë që kisha mendime dekadente, moderrne, që nuk përputheshin me vijën e partisë.  Athere kompozitori ndryshoi disa pjesë të muzikës që u pranua. Në darkë do dilja në skenë dhe i mora borxh një shoqeje një golf të zi. Kisha veshur dhe një fund të rregullt deri në gju i përshtëtshmë për kohën. Veshje korrekte, serioze, shumë e pranueshme. Koncerti u prit shumë mirë. Kishte shumë duartrokitje. U ndjeva mirë. Por…(hesht disa momnete)

 

Ç’ndodhi më pas?

 

Eh..E pabesueshme…! Të nesërmen kur unë prisja falënderime, pashë që më priste Drejtori i Akademisë në shkallët e godinës. Më pyet Nora çke bërë mbrëmë? Isha në koncert që shkoi shumë mirë i thashë. Çkishe veshur më tha? I tregoj…Ai psherëtiu..Më tha se e kishin thirrur në Komitet të Partisë dhe i kishin thënë se Nora ishte veshur me të zeza se kishte mbajtur zi për Titon. Se besoja. Titua kishte 5 ditë që kishte vdekur dhe as që e shkoja ndër mend se çlidhje kisha unë me Titon. Për të mos thënë që as e dija se ai kishte vdekur.

 

Sot painoja a është bërë një instrument muzikot masiv?

 

Po. Po bëhet nga dita në ditë. Ky ëshët një moment i gëzueshëm për shoqërinë. Dhe pse ka shumë gjëra të trishtuara në këtë drejtim po shihet se po rritet interesi. Pra shohim  se një pjesë e mirë e pasanikëve të rinj, tashmë po marrin në shtëpi paino,jo vetëm që ti kenë si sende zbukurimi, si mobilje, por dhe po edukojnë fëmijët me mësimin  e këtij instrumenti magjik. Tani kanë filluar të marrin mësues poianoje nëpër shtëpi. Pianoja po bëhet pjesë e shumë shtëpive sidomos në Tiranë. Ndjehem mirë për këtë.

 

Akademia shqiptare sot a krahasohet në shumë drejtime me Akademitë (Konservatorët) Evropiane të muzikës?

 

Nuk mund ta them se krahasohet. Mund të them një gjë se ne kemi individ të spikatur  të nivelit evropian apo botëror, por jo e gjithë shkolla jonë. Evropa ka shkolla shekullore, ka mjete didaktike, ka instrumnetë, kushte mësimore. Përpjerkjet dhe tendencat janë për të rritur nivelet e mësimdhënies dhe rezultate e studentëve por janë dhe faktorë të tjerë që do sdo smund ti anashkalosh që të përballesh me Akademitë evropiane të Arteve. Për tu ballafaquar dhe ecur përkrah këtyre shkollave duhet një rrugë e gjatë pasi 50 vjet nukjanë shumë si esperienë po ti krahasosh me shkollat evropiane me 250 vjet apo 300 vjet shkollë.Ata rendin, ne ecim.Kaq.

 

Të ndalemi në një fenomen tjetër që nuk egziston në shkollat e huaja. Fenomeni i mitmarrjes si dhe mospërgjejgshëmria e pedagogëve në mësimdhëie?Si do ta përkufizonit ju këtë fenomen?

 

Unë kam 34 vjet pedagoge. Vetë e them se për mua nuk egziston mitmarrja, pasi dhe vetë më duket e pabaesushme që një pedagog të marrë lekë nga studenti. Më duket absurde. Por them se  ka pedagogë të përgjegjshëm në mësimdhënie siç ka dhe të papërgjegjshëm si vetë  shoqëria jonë që kështu funksionon. Por brezi i vjetër I pedagogëve të Akademisë së Arteve ngelet i përgjegjshëm, kërkues në mësimdhënie. Jo se unë i përkas atij brezi, por kështu janë brezat, ndryshojnë nga njeri -tjetri. Por  ka dhe të rinj shumë të përkushtuar dhe kjo nuk duhet mohuar.Unë mendoj që një pedagog duhet të bëjë njëherë emrin artistik pastaj të tjerat.

 

Kush ëshët problemi më i madh sot në Akademinë në mësimdhënie?

 

Unë gjej dhe shoh sot një rini jo të përgjegjshme. Një rini jo shumë të fokusuar jose ekrahasoj me berzin tim apo atë pas meje. Popërmend një fakt. Ne në kohën toonë nuk kemi poasu manjetoona, nuk kemipasur teelvizora,por  rinim prapaderës së fonotekës ën Akademi  (duke qenë nënës të Liceut)me orë të tëra për të për të dëgjuar një vepër. Pra egzistonte një dëshirë për të dëgjuar një mzukië më shumë, një vepër më shumë, interpretime të ndryshme  që eshe sot kur kemi 20 vjet që jemi me dyer të hapura unë sërishmi kur shkon dikush jashtë këkroj të më sjellin një disk, partitura me muzikë.  Me këtë brez shoh të kundërtën. Kam vënë re se sa herë dal jashtë me studentët nëpër konkurse apo Festivale nuk i kam parë ndonjëherë të blejnë një disk një partiturë, por fugojnë pas veshjeve, apo gjërave luksoze. Ky është një tregues shumë sinjifikativ.  Sot duhet ti thuash studentëve blini këtë partiturë, këtë disk apao dëgjoni në “you toobe”, këtë apo atë muzikë…!!  Eshët një brez që është indiferent. Shkollat nuk kanë shumë displinë dhe kërkesë llogarie.

 

Pengjet?

 

Ah sikur të kisha mundësi të filloja dhe njëherë studimet nga e para.

 

Dhe ku doje të studioje sërshmi në Rumani?

 

Jo.Këtë herë në Rusi

 

Përse në Rusi?

 

Sepse për mua është vendi  I gjenive muzikor. Në ëmnyrë absolute. EmilGilles,Horovic janë shumë emra pianistësh që kanë qenë dhe mbeten më të mirët në botë. Shkolla ruse e pianos është e pa zëvëndësushme. Ajo ëshët një shkollë që mësohet kudonë botë. Në shkollat më të mëdha private të muzikës në Amerikë,në rancë,Angli japin mësimpianistët apo muzikantët rusë. Janë të papaërëritshëm.

 

Bashkshortja e një regjisori të njohur, Kujtim Çashkut. A ka egzistuar xhelozia mes jush dhe a është e vështirë të bashkjetojnë dy artistë?

 

Të jetojnë dy artistë është shumë  e vështirë pasi janë dy individualitete. Akoma më keq (qesh) kur shenjat e horoskopit janë të përngjashme (qesh). Ne jemi Dashi dhe Luani (qesh). Pra është e vështirë. Patjetër njëri duhet të hap pak rrugë. Në këtë rast  e kam marrë unë këtë barrë apo risk dhe pse jam gjithmonë e zënë. Xhelozia ëshët pjesë e dashurisë  ndaj individit që ke përballë dhe ndaj familjes.  Familjen e kam dashur dhe e dua ndaj kam marrë përsipër atë, tërheqjen.

 

Emra shqiptare gjithmonë e shumdiskutuar. Për pozicionin,për amiljen,për punën..Mendimi juaj?

 

Femra shqiptare po bën përpjekje por ato janë të orientuara nga politika që femrat të zënë këtë apo atë pozicion. Nuk është se ka pas një politkë të natyrshme që femra të ketë fituar terren çdo ditë. Femra mbetet ende femër. Pa atë poziciin që duhet..

 

Mendoni se  shoqëria është maskiliste?

 

Po ashtu është. Shoqëri  maskiliste. Por jo çdo gjë fitohet menjëherë.

 

Por flitet për të drejtat e femrave, kur në të kundërt thuhet se femrat shqiptare vlejnë për të dëshiruar në veshje..?

 

Po, është e vërtetë. Edhe unë e konstatoj këtë.Ka shumë femra që vishen jo në mënyrë serioze gjatë ditës së punës. Femra shqiptare por sidomos ato poshtë 30 vjeç i japin priotitet veshjes duke lënë mënjanë punën, veshjen serioze Duan të tërheqin vëmendjen duke mos vënë në plan të parë mësimin, studimin, thjeshtësinë…Duhet një moment reflektimi..

 

Me se merret në kohën e lirë Nora?

 

Dëgjoj muzikë. Vetëm muzikë por edhe ndonjë libër..Futem në “you toobe” dhe deëgjoj dhe mësoj aty…Kam hyrë vonë në botën e internetit , por aty  gjeta një zbulim pasi jam lidhur me të gjithë idhujt e mi artistikë. I jam borhli shumë librit. E kujtoj kohën e rinisë kur lexoja shumë sidomos romane. Eh…Por nënësve u jap gjithmonë detyra shtëpie në pushime, që ata të jenë të lidhur me librin.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: