Paro Ziflo: Lazaratasit janë shumë tradicional dhe e pëlëjnë shumë polifoninë
| E Enjte, 28.10.2010, 06:11 PM |

Flet këngëtarja tepelenase Paro Ziflo

Në Himarë krijova një këngë të re

Në Lazarat jam ndjerë si në fshatin tim

Lazaratasit janë shumë tardicional dhe e pëlëjnë shumë polifoninë

Kënga më e preferuar e lazaratasve “Opo do të bëjmë dasmë, o”

Pengu im që shumë aktivitete s’janë regjistruar

Nusja hollandeze do që të vijë të jetojë në Shqipëri

Nga Albert ZHOLI

Paron e gjen gjithmonë në lëvizje, në të katër anët e Shqipërisë. Ftohet nëpër dasma, aktivitete, spektatkle dhe ajo nuk përton. Një ndër ditët më të bukura të jetës së saj si këngëtare është dhe një dasmë e kësaj vere në fshatin aq shumë të diskutuar. Lazarat.Në atë dasmë ajo jo vetëm vlerësoi mikrpitjen por sidomos veshjen popullore të grave. Në fund gusht ajo mbyll celularin dhe pushon disa ditë me djalin, nusen e tij hollandeze dhe me mbesën e vogël një vjeçare në Himarë. Pikërisht në këtë vend magjik shpërthen dhe muza e saj për të hedhur vargje për të bërë një këngë të re…..

Ku i kaloi pushimet e verës Parua?

Unë këtë vit kam pasur axhendë shumë të ngjeshur,pasi kam qenë e kërkuar në shumë aktivitete,koncerte, apo dasma. Ka lëvizur thuajse në gjithë Shqipërinë e mesme dhe në atë të jugut. Por në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, duke qëenë se më erdhi djali Altini, nga Hollanda së bashku me nusen dhe mbesën një vjeçe (zot, sa të mirë e kam), pavarsisht këkresave për punë, vendosa të pushoj me ta në Himarë. Ai vend është magjik.

A i pëlqeu nuses hollandesze Himara dhe ato vende të Shqipërisë  që shkeli?

Shumë. Shqiëria ipëlqeu shumëm sa atë e ngacmuan që të kthehet sërsihmi këtu/ Ju duk vend me ajër, me diell,me det të ngrohtë. Ditët e para ishin pak të ëvshtira,sa u mabientua nusja e djalit por sidomos mbesa e vogël. Po të them se nusja e djalit kërkoi Marikja nqs do të gjrj punë këtu, është e gatshme të vijë këtu të jetojë me shumë dëshirë..

 Çfarë të veçantash të tjerë gjeti hollandezja ën Shqipëri?

Qytetet ju dukën me ndërtesa intersante, ushqimi ju duk shumë i shijshëm. Sipas saj kuzhina shqiptare është e veçantë dhe me shumë shije. Ipëlqyen të pjekurat dhe gjellët shqiptare (të ziera)/. Sidomsos tavat shqiptare janë të rralla.

Çfarë si pëlqeu?

Ah…Sdo ta besosh. Si pëlqeu veshja e femrave shqiptare gjatë ditës së zakonshme..Janë shumë të zbuluara në veshje. Kjo veshje sipas saj nuk është as modë as moderrne. Në punë femrat duhet të vishen sportive. Thjesht.

Me se po merret aktualisht Parua?

Sa bie fjala në buzën time

 bëj këngë dhe ligjërime.

Ndërsa po gatuaja në shtëpi shpejt e shpejt në drekë u ula në tavolinë mendoja me vete pse të mos ideoj një këngë. Aty nën flladin e detit, vargjet erdhën vetiu. Po ashtu si vargjet edhe muzika e një këngëje që tani do ta realizoj në studio. Ja kënga:

Të gjithë thonë e dua këngën

 

Të gjithë thonë e dua këngën

Por unë e dua më shumë

Sic e do nën  famijën

Ashtu dua këngën unë

 

Kënga aman kënga

Eshtë illaç për mua

eh  ta dish moj këngë

Duajm’ siç  të dua

 

Mua kënga më ka rritur

Dhe  në halle dhe mundime

Ndaj o këngë stë nga vetja

Je ilaç për zemrën time

Unë s’jam peoete por i dua poezitë, sepse atojanë tharmi i këngës.janë mjalti i këngës. S’mund të jetë kurrë e bukur një këngë që nukka teskt të bukur. Ajo mund të pëlqehet por kurrë smerr notat më të larta të vlerësimit. Ndaj dhe poetët janë udhrrëfyesit e këngës, e notës së saj.

Të merr malli për fshatin?

Shumë. Gjithmonë më vijnë vargje dhe këndoj për të. Vargje që si kam kënduar më parë. Vargje që ndoshta si këndoj asnjëherë por që më vijnë të ndryshme sa herë mendoj për të. Ai fshat më dha zërin,më dha dëshirën për këngë,më dha forcën për jetë. Më dha gjithçka të bukur.

E them gjithmonë:

Amani shokë amani, kuurrë nga fshati mos u ndani…

 Ku ka qenë ftesa më e bukur e kësaj vere?

Në Lazarat. Kam qenë disa herë e ftuar në këtë fshat-qytezë. Sa herë shkoj aty ndihem si në fshatin tim. S’e di. Kur kam shkaur për herë të parë isha shumë e emocionuar. Për Lazaratin flitet shumë, diskutohet shumë edhe sot.Kisha një mendim se ishin njerëz të sertë. Por pas shkuarjes në dasmën e parë u ndjeva mirë. Ishin shumë të respektueshëm dhe shumë tradicional. Sidomos dasma e këtij viti ishte e veçantë. Shumë e bukur. Ajo që më ra në sy ishte se gratë ishin veshur me rroba tradicionale me ato rroba që ne dilnim në skenë në Festivalet popullore. Ato ishin veshur me peshlli, me çiltjane, me përparëse me jelek…Dukeshin shumë fisnike, shumë të ngrohta, familjare.

Kënga më e preferuar ishte “Opo do të bëjmë dasmë o”. Këtë këngë e kam kënduar disa herë në dasmat aty. Edhe kënga  “të rrita me pekuli” ishte  sërish e kërkuar në Lazarat. Por ajo që u kërkua më shumë këtë verë ishte kënga:

 

Skemi më kufij

Sjemi më të ndarë (Në çdo vend të botës)

Dhe në Amerikë

Jemi shqipëtarë.

Në dasmën e fundit që këndova këtë këngë në Lazarat, pikërisht nusja do të martohej në Amerikë. Sapo filloja vargjet e para fillonin dhe lotët dhe duartrokitjet. Në sallë sa ishin tregoheshin shumë xhetil, të mirëpritur,fisnik,

Në sistemin komunist çfarë pengu ka Parua?

Ah…Se shumë këngë të miat, shumë aktivitete nuk janë regjistruar. Kanë qenë shumë aktivitete mbushur me njerëz që i kujtoj me nostalgji.

Çfarë do kishe ndryshuar dje në lidhje me këngën. Ka ndonjë gjë që të bën të ndihesh e penduar?

Aspak. Kam kënduar me gjithë fuqinë e shpirtit. Zërin ma dha zoti dhe kam kënduar siç ka ardhë kënga. Unë jam këngëtare dhe s’jam politkane. Politka më e mirë e imja në shërbim të atdheut është të këndoj këngë patriotike, për shqiptarët, për atdheun, për njerëz të shquar.

Me djalin larg ndihet e vetmuar Parua?

Aspak. Jemi vetëm një telefonatë larg. Pra një sekondë, pasi flasim çdo ditë. Edhe në Tiranë të ishte unë do të jetoja vetëm,pasi djali kajetën e tij, ka dëshirat e tij,kërkesat e tij. Unë jam po aq e lidhur me të sad he më parë. Pastaj unë kam shume miq kudo në botë pa diskutuar në Tiranë. Kudo më presin mirë. Më salutojnë më ftojnë. Ndihem kudo mes njerëzve



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: