Hilmi Saraçi: Ndryshimet demokratike institucionaletë marrin kahe në bazë të kushtetutës
| E Merkure, 27.10.2010, 09:59 PM |

Ndryshimet demokratike institucionaletë marrin kahe në bazë të kushtetutës

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Pas ballafaqimit me disa lëvizje demokratike në vend, siq ishte dorëheqja  e Fatmir Sejdiut, prishja e koalicionit në mes të dy partive më të mëdha (LDK dhe PDK), kanë filluar të dalin në shesh shumë zera dhe mendime (opinione) rreth këtyre rrjedhave.   Për këtë arsye qytetarët tanë dhe opinioni i gjerë është i brengosur për rrjedhen demokratike të këtyre lëvizjeve  dhe për  të ardhshmen e shtetndërtimit të  vendit. .Njerëzit kanë filluar të mendojnë , por edhe të kërkojnë që kto  ndryshime demokratike institucionale në këto momente, më në fund të marrin kahe në bazë të kushtetutës, pa ndonjë përpjekje të vështirë për të dalur nga e gjithë kjo situatë e mjegulluar . Mirëpo si duket  shanse për rrugëdalje  nga kjo gjendje  me të cilën ka ardhur Kosova nuk është e lehtë, prandaj është e nevojshme një angazhim dhe një harmonizim i të gjitha  subjekteve politike si nga pozita ashtu edhe nga opozita për të dalë nga kjo situatë e papritur institucionale duke u mbështetur në kushtetutë që e kemi aprovuar si shtet i pavarur. Mendoj se nuk duhet të na brengos shumë kjo , sepse lëvizje të tilla demokratike ka mjaft në shtetet me traditë në këtë fushë.  Kjo është pritur që një ditë   të ndodhë, për faktin se  koalicioni LDK dhe PDK është ndërtuar  mbi baza të paqendrueshme, i akorduar dhe i shtyer edhe  nga bashkësia ndërkombëtare, por unë mendoj se ky koalicion është bërë  më tepër për interesa të ngushta partiake dhe personale. Kjo u pa edhe më në fund doli në sipërfaqe…. 

        

 Largimi i ministrave nga qeveria pa mbështetje të fortë ligjore

 

 Si me nguti, pa ndonjë mbështetje të fortë ligjore dhe kushtetutare  u bë  tërheqja e ministrive nga subjekti politik i LDK-së, dhe menjëherë pas kësaj edhe marja e detyrave  nga sekretarët e përhershëm të qeverisë. Mendoj se ky veprim nuk vlerësohet si i drejtë, pasi autoriteti politik nuk mund të delegohet tek një zyrëtar administrativ. Mendoj se asnjë ministër nuk është dashur të braktisë detyrën shtetërore në këtë formë, derisa nuk bëhet pranim dorëzimi i detyrës.Ministërat e larguar nga qeveria  nuk e kanë dorëzuar detyrën zyrëtarisht, por kjo formë e dorëzimit është bërë pak me nguti duke  krijuar huti në opinion dhe boshllek institucional. Mirëpo sipas disa analistëve  largimi siç është bërë është formë  e ligjshme sepse nuk parashihet ndryshe tek ne,  kushtetuta nuk e ka preqizuar  qartë  . Praktika juridike megjithatë nuk duhet ta lejonte këtë punë , sepse nuk duhet të ketë vend vakand  në këto raste, por duhet patjetër të zavëndësohet. Mendoj se gjatë kësaj periudhe kemi pasur mjaft plane madhore dhe angazhime për realizimin e tyre, të cilat gjatë kësaj periudhe mund të ngadalësohen dhe ndoshta edhe mos të realizohen. Nga kjo po shihet se edhe njohjet e pritura nga disa  shtete që kishin paralajmëruar njohjen e pavarësinë e Kosovës sikur janë ndalur. E mos të flasim për liberalizimin e vizave ,investimet nga investitor botëror për zhvillimin e Kosovës e të tjera …

      

Pse mungoi pjesëmarja në truezën e thirrur nga Behgjet Pacolli

 

Në truezën e thirrur nga Behgjet Pacolli shumica e partive opozitare nuk muarren pjesë. Krerët e partive të vogëla në këtë truezë kanë theksuar se zgjidhja më e mirë  është mbajtja  e zgjedhjeve të parakohëshme , kurse  deri në mbajtjen e zgjedhjeve  vendet e mbetura  bosh në qeveri të plotësohen nga PDK-ja . Vendi në të vertetë gjendet në prag të krizës institucionale dhe  është shkaktuar si rezultat i mungeses  së theksuar të përgjegjësisë  dhe respektit si në vlerë  themelore  njerëzore  ashtu edhe institucionale . Gjithashtu kjo situatë  është krijuar si rezultat i mungesës së përgjegjësië morale dhe ligjore nga dy partit që ishin në koalicion. Në këtë fushë PDK-ja gjatë vetqeverisjes me pushtetin , nuk ka përfillur sa duhet partnerin që ishte në koalicion, por as sygjerimet e partive opozitare, por ka vepruar të shumten e kohës pa një qëndrim të përbashkët.Në këtë fushë pati edhe mjaft gabime të llojeve të ndryshme nga të cilat linden shumë probleme për jetën e qytetarit.  Kjo u pa në parlament me rastin e  marrjes së vendimit për privatizimin e PTK-së.Privatizimi i ndërmarjeve shoqërore është bërë me nguti, pa ndonjë studim të mirëfilltë duke shkaktuar varfëri dhe skamje.Me mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë, në kushte të vështira për të jetuar, prandaj më herët është dashur të kundërshtohen privatizimet e disa ndërmarjeve shoqërore… Për shkaqet e prishjes së koalicionit tani është berë mjaft fjalë. Ato e fajsojnë njëra tjetren për të gjitha këto rrjedhime . Mendoj se fajin më të madhë e kanë dy partitë në koalicion…                                

 

Duhet të shterren të gjitha mundësit kushtetutare për dalje nga kjo krizë institucionale

 

Megjithatë në këtë fushë duhet të shterren të gjitha mundësitë  kushtetuese , institucionale  dhe politike  për të siguruar rrugëdalje nga kjo rrjedhë e padëshiruar demokratike dhe institucionale në këto momente.  Tani është e qartë se duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare , por kanë lindur disa opcione për mbajtjen e tyre . Disa i quajnë të parakohëshme ,disa të jashtzakonshme, kështu secili subjekt politik mundohet të japë mendimin për këto paqartësi zgjedhore .Mirëpo ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi ka deklaruar që zgjedhjet e ardhshme  të jenë të parakohëshme  dhe të mbahen në datën e shpallur me 13 shkurt 2011 . Për këtë datë janë të pajtueshme shumica e subjekteve politike. Mendoj se me këtë rast  asnjë subjekt politik nuk duhet të mbetet anash në këto momente  , por duhet një angazhim dhe një zhvillim në formë të debateve  me partitë  si nga pozita ashtu edhe nga opozita., për ta gjetur opcionin më të përshtatshëm dhë më vlerë për mbajtjen  e këtyre zgjedhjeve parlamentare , por tëgjitha këto, kuptohet, sipas kushtetutës…

Prandaj këto opcione për krijimin e mundësive për të gjetur rrugë sa më të mira dhe më të përshtatshme  për krijimin e kushteve për zgjedhje parlamentare duhet vepruar me përgatitje të duhur, mekujdes, pa nguti dhe pa nervozë.…

                        

 Nocioni për mosbesimin ndaj qeverisë

 

Njëra nga këto opcione  është edhe  nisma (kërkesa) për të filluar  mbledhjen e nënshkrimeve nga delegatët për nocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Thaçi. Gjatë kësaj nisme shumë shpejt është siguruar numri prej 40  nënshkrimeve , sa është e nevojshme  me rregullorën në fuqi për nocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Thaçi. Kjo i pëlqeu ose s’i  pëlqeu dikujt, si duket do të ndodhë. Kështu zyrëtarët e LDK-së , një angazhim të tillë akoma nuk dëshirojnë  ta pranojnë  dhe nuk deklarojnë  se nese do ta votojnë  apo jo nocionin për votëbesim, që mundëson shkarkimin e kabinetit qeveritar dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtzakonshme , ose nomonimin  e një mandati të ri për formimin   e qeverisë provizore  deri në zgjedhjet e 13 shkurtit 2011. Në këtë fushë nga opozita (LDD) thuhet se kryeministri Thaçi e ka humbur të drejtën morale që në këtë raport forcash dhe në këtë rrjedhë zhvillimesh edhe më tutje  të tentojë  të mbajë në këmbë  qeverinë. Ndoshta opcioni ligjor për formimin e një qeverije teknike do të ishte e pranueshme dhe e dobishme për Kosovën në  këto momente të krijuara .

 Presidenti në detyrë , Jakup Krasniqi, ka pohuar se në rast së qeverisë së vendit i jepet besimi gjatë votimit të nocionit, atëherë kryeministri duhet ta kompletojë qeverinë deri në zgjedhjet e 13 shkurtit. Kjo mendoj se është e drejtë dhe në përpushmëri me kushtetutën, por Jakupi nuk ka sqaruar nese ndodhë e kundërta , çfarë hapash duhet të ndermirren…

Mirëpo në të gjitha  subjektet politike  njerëzit rrjeshtohen më tepër rreth kryetarit të tyre  për të treguar një nënshtrim dhe për t’ia berë qefin  kryetarit për interesa  të veta. Kjo vërehet jo vetëm  në LDK, në PDK , por edhe nepër subjekte të tjera partiake. Kjo  leht verehet dhe konstatohet. Prandaj e gjithë kjo do të varet nga liderët e subjekteve politike të cilët në këto momentë mundohen t’i ruajnë pozitat e tyre , sidomos përbrenda subjektit partiak. Kjo do të shihet më vonë kur do të vendoset për të gjitha këto, sidomos me rastin e mbajtjes së kuvendeve partiake që do të mbahen…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: