Faton Krasniqi: Sportistë shqiptarë që ia kthyen shpinën Atdheut!
| E Diel, 24.10.2010, 06:58 PM |

Sportistë shqiptarë që ia kthyen  shpinën Atdheut!

 

Nga Faton Krasniqi

 

Nga trualli i Shqipërisë Etnike - (Shqipëria, Kosova, Ilirida, Lugina e Preshevës, Malësia-Ulqini), dolën emra të mëdhenjë sportistësh të dalluar me renome botërore, nga të gjitha llojet e sporteve si nga :Futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, hokej, boksi, peshëngritja, xhudoja, karateja, tai-boksi, çiklizmi, automobilizmi, skijimi, shahu, ping-pongu etj.

Nga gjithë ky numër i madh sportistësh shumë prej tyre ia kthyen  shpinden atëdheut! Kjo gjë ndodhi për arsye të ndryshme si :Socio-ekonomike,politike,emotive,(por një pjesë të mirë të fajit e ka shteti shqiptar  edhe federatat përkatëse,që nuk iu ofruan kushte adekuate për stërvitje) etj.

Sot në televizonet  tona dhe ato ndërkombëtare shohim sportistë shqiptarë,që garojnë në çdo fushë sportive me shumë sukses,por ka një të metë edhe kjo gjë,pasi shumë sportistë tanë garojnë për shtete të ndryshme evropiane e botërore,që ngrehin lartë flamujtë e shteteve respektive!

Kurse flamuri ynë,shqiponja dykrenare po mbetët në hije!

Kjo gjë do një analizë më të thellë,por që nuk do ta zgjas shumë!

Por vetëm do të numëroj disa nga sportistët më me famë që ia kthyen shpinden atëdheut,me shkas apo pa shkas!?

Por sido që të jetë atëdheun duhet nderuar e rrespektuar, ai na lindi,ai na rriti,tek e fundit ai në bëri ata që sot ne jemi!

Me  numrin më të madh të sportistëve shqiptarë ,sot përfaqësohet shteti grek,flamurin e shtetit grek e ngriten në piedesatlin më të lartë sidomos peshëngitësit shqiptarë.

Me një numër të madh sportsitësh shqiptarë  sot përfaqësohen shtetet si :

Zvicra,Gjermania,Austria,Sllovenia,Italia,Turqia,Kroacia,Maqedonia,Kanadaja,SH.B.A-ja,Mali i Zi,Australia etj.

 

Sportistë shqiptarë që ia kthyen shpinden Atëdheut :

 

1.Mirela Manjani lindi në Durrës më 21 dhjetor 1976 ,kampione  në hudhjen e shtizës,pas trazirave në Shqipëri më 1997,Mirela iku në Greqi dhe prej asaj kohe përfaqëson Greqinë.

Mirela është fituese e medaljes së argjendtë në  lojrat olipmike verore të vitit 2000 në hedhjen e shtizës,kjo njëherit theu edhe të gjitha rekordet greke në hedhjen e shtizës,ndërsa grekët ia ndërruan emrin dhe mbiemrin duke e quajtur Mirelas Manjanis. Ajo njëherit është kampione e dyfishtë evropiane.

 

2.Pirro Dhima lindi në Shqipëri në vitin 1971,kampion i trefishtë olipmik dhe botëror,njeriu më i fuqishëm në sportin grek,ky sportistë doli nga shkollat sportive shqiptare,prej 1997 vetëm njëherë ka vizituar Shqipërinë,me fizikun e tij la në hije mijëra sportistë grekë.Greqisë i solli shumë medalje,olimpike,ballkanike,botërore si në  :në Bracelonë në vitin 1992 fitoi medaljen e  artë, pastaj në Atlanta 1996 ,në Sidnej 2000,Kurse grekët si dhuratë për të ,patën ndrrimin e  emrit nga Pirro Dhima në Piros Dimas.

 

3.Luan Shabani lindi më 28 tetor të vitit 1971 në Korçë,u largua në vitin 1991 drejtë Greqisë me shumë sportistë të tjerë shqiptarë.

Shabani ngriti flamurin grek në vitin 1996 në Lojrat Olipmike të Atlantës,  ku fitoi medaljen e argjendit,gjithashtu edhe në  Sidnej në vitin 2000 fitoi medaljen e argjendit, në Greqi mund të gjithë ata sportsitë që i dolën para.Në Greqi fitoi shumë kampionate greke.

Grekët edhe Luan Shabanit ia ndërruan emrin dhe ia vunë Luanis Tsabanis.

 

4.Viktor Mitro lindi në Vlorë në vitin 1973,prej vitit 1995 përfaqëson Greqinë në lojrat ndërkombëtare,në Sidnej në vitin 2000 fitoi medaljen e argjendtë,në kamiponatin botëtërorë ka zënë dy herë vendin e dytë.

Grekët ia ndërruan emrin nga Viktor Mitro,në Vitoris Mitros.

 

5.Agron Xhelili në vitin 1991 me disa sportistë shqiptarë iku drejt Greqisë,ishte dhe do të mbetet në historinë e peshëngitjes greke si njeriu me zemër dragoi,mundi sportistët më të mirë të botës,ka qenë i martuar me Mirjela Manjanin.

Grekët ia ndërruan emrin nga Agron Xhelili në Agronis Tzelils

 

6.Fahredin Jusufi futbillist Kosovar i lindur në 8 dhjetor 1938 në rrethin e Prizrenit,ishte futbollist profesionist ndër më të mirët në  ish-Jugosllavi, luajti për shumë skuadra si për : Fk Partizanin,Eintracht Frankfurtin,Fc Dornbirn,për Jugosllavinë pati 55 paraqitje Zyrtare,në fund ishte edhe trajner i Fk Partizanit.

Por në Kosovë nuk erdhi asnjëhere,nuk i dha futbollit kosovar asnjë ndihmë.

 

7.Xhevat Prekazi lindi në 18 gusht 1957 në Mitrovicë,luajti për :

KF Partizanin, KF Hajdukun Split, Fc Galatasary,prej kohës kur u transeferua në Beograd ia ktheu shpinden Kosovës,nuk e vizitoi asnjëherë, u martua me një serbe,në intervista të ndryshme kurrë nuk foli shqip, i injoroi shqiptarët, u pozicionua në anën e politikës së Millosheviçit,në vitin 2000 i akuzoi shqiptarët se gjoja ia paskan djegur shtëpinë në Kosovë,gjë që s`është fare e vërtetë.

Në Stamboll ka pas një rrugë me emrin e tij, pra rruga Xhevat Prekazi por kur krisi lufta në Bosnje ai u pozicionua në anën e  serbëve,ndërsa turqit menjëhere ia  hoqen emrin e rrugës me emrin e tij.

 

8.Vëllezërit Trasha nga Elbasani ikën për në Greqi,lanë ekipin e peshëngritjes “Egnatia”,të Elbasanit,tani garojnë për shtetin grek.

Gerti Trasha fitoi me ekipin grek,medaljen e bronztë në Francë në vitin 2000,në vitin 2003 u bë kampion i të rinjëve të Evropës në Gjermani,

Në vitet 2002-2004 ishte rekordmen absolut në Greqi.

Shqipërinë e lanë të mjerë dhe s`iu kthyen më.

Greqia u ndërroi emrat si Thehoaris Trasas dhe Gertis Trasas.

9.Sotir Nini   lindi në Himarë më 3 prill 1990 ,aktualisht luan për klubin e futbollit  Fc Panathinaikos në Greqi,e refuzoi tri herë ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit,pranoi ftesën e grekëve,dhe ndërroi emrin në

Sotiris Ninis!

 

10 .Miralem Sulejmani lindi në Beograd më 5 dhjetor 1988 , babai është shqiptar nga Kosova.Miralemi luan për Fc  Ajaksin në Holandë,ka pranuar se ka gjak shqiptari,por ka mohuar kategorikisht të jetë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë në futboll.Kosovën nuk e ka vizituar asnjëherë!

 

11.Valon Behrami lindi në Mitrovicë më 19 prill 1985 ,luajti për S.s Lazio,West Ham,dhe për përafqësuesen e Zvicrës në futboll.

Nuk e pranoi ftesës e Kombëtares Shqiptare të Futbollit!

 

12.Blerim Xhemajli lindi në Maqedoni më 12 prill 1986 ,luajti për A.c Torino dhe  A.c Parmën në Itali, dhe për perfaqësuesen Zvicerane në futboll.

Ftesën e Kombëtares Shqiptare të Futbollit nuk e pranoi!

 

13. Milaim Rama lindi në Viti më 29 shkurt 1976 ,luajti për Fc Thunin në Zvicer dhe kombëtaren Zvicerane të futbollit,Fc Augsburgun në Gjermani.Ka qenë pjesëmarrës në Euro 2006,refuzoi ftesën e Kombëtares Shqiptare të Futbollit!

 

14.Roland Gërçaliu lindi më 12 shkurt 1986,është futbollist shqiptar që luan në kampionatin austriak, luan për  Fc Ingolstadt 04, ishte pjesëmarrës në Euro 2006,refuzoi ftesën e Kombëtares Shqiptare të futbollit!

 

15. Ardian Gashi lindi në Gjakovë  më 20 qershor 1981 ,luajti për Fc Valeranga dhe Helsinkborg në Norvegji, gjithashtu luajti edhe për Kombëtaren Norvegjeze të futbollit,kurse refuzoi ftesën e Përfaqësueses së Shqipërisë!

 

16.Mërgim Mavraj lindi më  9 qershor 1986 në Hanau të Gjermanisë,aktualisht luan për :

Fc Bochum luajti për përfaqësuesen U21 të Gjermanisë, dy herë  pranoi ftesën e Josip Kuzhës trajnerit të Shqipërisë,dhe më pas e refuzoi!

 

17.Fatos Beqiraj lindi në Pejë më 5 maj 1988 ,ka luajtur për :

Kf Besën dhe Kf Shqiponja të Pejës,u transferua në  FkBuduçnostin e Podgoricës ku u shpall gollashënuesi më i mirë i ligës më pas u transferua në  Fk Dinamo të Zagrebit,luan për përfaqësuesen e Malit të Zi të futbollit,kurse refuzoi ftesën e Përfaqësueses Shqiptare të Futbollit!

 

18.Elis Guri lindi në Shkodër më 6.07.1983,Elisi në Kampionatin Evropian që u mbajtë në Finlandë mori medaljne e bronztë.Në Kampionatin Botëror të vitit 2007 zuri vendin e shtatë,në Lojrat Mesdhetare “Almeria 2005”,fitoi medalje argjendi etj.

Elis Guri sportisti shqiptar i mundjes,tani e tutje do t`i mbrojë ngjyrat e shtetit Bullgar!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: