Cikël poetik nga Sejdi Berisha
| E Merkure, 20.10.2010, 09:56 PM |

P o e z i

 

Sejdi BERISHA:

 

 

QOFTË SE GJUMI

 

Nëse ndonjëherë gjumi

zgjoni me këngën e vashës

spërkatni me djersën e babait

trembni me historinë e gjyshit

Me përkëdhelni me gjirin e nënës

 

Nëse ndonjëherë flejë

Mos lëni gjumë

Se shpirt kam djegësi

Kur zgjoni

Thuani

Kjo ëndërr ishte

Nëse ndonjëherë gjumi

 

 

ÇUDI SI ERDHI KOHA

 

Çudi si u linda shumë para kohe

E, vonohem duke kënduar

E, vonohem duke ecur

E, vonohem duke kërkuar gjurmët

Vonohem duke radhitur shkronja

 

Çudi si erdhi koha

Para derës panjohur qëndroj

Derë ferri ndoshta

Por jo se jam vonuar

 

Çudi si u linda shumë para kohe

E, nuk ecin dot minutat

Gati e kam zbuluar

Pse...

 

 

MOS LËNDO ME NGJYRËN E VERDHË

 

lutëm

Sërish ngjitu kurorën e lisit

Mos lëndo me ngjyrën e verdhë

Ngjitu dhe paku valo e tillë

E vetmuar lis

Se ma kujton lotin e pritjes

 

Nëse vjeshta detyron

Bukurinë ta rrëzosh

Ta plandosesh tokën e etur

Atëherë përqafoje trungun

Se i ka rrënjët kryeneçe

Sërish sjellë kurorën e lisit

Me pamje dhe ngjyrë jeshile

ta shton madhështinë

 

Gjeth i lisit shekullor

Mos u hidhëro stinën e vjeshtës

Edhe ajo qanë për ty

 

Gjeth i lotit tim

Ngjitu kurorën e lisit

Ose tretu lartë qiell

Mos i lejo lotët

Histori e dhembjes bëhen

 

Gjethi im

pres ose me prit

Si duash

Por lutëm mos ik

Se nuk kam këngë për vajtim

 

 

BALADË ËSHTË VETË JETA

 

A jam baladë unë

E çmendisë mallit

E hidhërimit dhembjes

A jam kujtim rruge

Pikturë e çoroditur e jetës

 

Baladë është vetë jeta

Përrallë përrallash

Askush emrin smund tia ndërrojë

Dhembja e dashuria

Aty bashkë thurin çerdhe

shpeshherë foletë i gabojnë

Ato

Dy motra pandara

Tash

A jam unë baladë

Apo përrallë është jeta

 

 

IRONI

 

sjellin ujë burimi

Edhe lot dashurie

sjellin edhe lëngë bore

Nektar lulesh

Unë kërkoj kripë

Etjen për ta shuar

Nuk është kjo

As ironi as çmenduri

Por është etje

askush se di

 

 

PSE ERDHE ME ATË SHPORTË BILURI

 

Pse erdhe pas kaq shekujsh

Sa është plakur madhështia

Sa merimangat ia kanë kapluar fytyrën

Hape shikimin nga ky siklet

Por mos kërko sërish ikësh

Prapa shtatë bjeshkëve

Prapa gjithë shekujve

Nëse është kështu

Atëherë këtë mrekulli

bashku ta bëjmë

 

Pse erdhe tash

Me atë shportë biluri

Sytë për tna i hapur

Apo për na verbuar

Pse erdhe me atë shportë biluri

 

 

AKUZË

 

Kështu ishte

Para njëmijë vitesh

këtë karrige mendimesh

këtë dhomë

Me dritare thyera

E tash

Pas dhjetëmijë vitesh

njëjtën dhomë

shkronja i ngujuar

akuzojnë

Për maltretimin e bërë

Për tradhtinë ua bëj

Për premtimet e dhunuara

vërtetën për ta treguar

 

Para njëmijë motmotësh

Edhe tash pas dhjetëmijë vitesh

Sikur i ngjaj mallkimit

Athua

Kur mbaron kjo lojë



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: