Bota nen kembet e Perandorise se Milanit
| E Hene, 17.12.2007, 11:09 PM |

Nga Jeton Selimi - Koha Jone

Kampionet e Botes
Boka Juniors - Milan 2-4

Shenues: Palasio 23’, Ledezma 85’,\ Inzagi 21’, 70’, Nesta 50’, Kaka 61’

Boka Juniors: Karanta; Ibarra, Maidana, Paleta, Rodriguez; Gonzalez (Ledesma 67’), Batajlia, Banega, Kardozo (Grasian 68’); Palermo, Palasio.

Trajner: Ruso

Milan: Dida; Bonera, Nesta, Kalaxe, Maldini; Gatuzo (Emerson 65’), Pirlo, Ambrozini; Kaka, Sedorf (Broki 87’); Inzagi (Kafu 76’).

Trajner: Anceloti

Gjyqtar: Rodriguez (MEX)

Kartone te verdhe: Ambrozini, Ibarra, Batajlia, Paleta

Kartone te kuq: Kalaxe, Ledezma

Spektatore: 72.000

Te gjithe nen kembet e Milanit. Per here te katert ne historine e tyre, kuqezinjte jane kampione te botes. Kaka edhe njehere ben nje ndeshje hyjnore, qe amplifikon me tej madheshtine e tij. Perandoria godet edhe njehere, fale klasit dhe eksperiences, ndaj te cilave argjentinasit nuk mund te bejne asgje. Nje pjese e pare dehese, ku Inzagit i pergjigjet Palasio. Nje pjese e dyte spektakolare, ku Pipo replikon, Kaka ndricon dhe Nesta heq nje kenaqesi te madhe. Eshte mbremja e Maldinit. Triumfi i radhes i Pipo Inzagit, qe shenon nje dopiete dhe konfirmohet si sulmuesi me i pameshirshem ne qarkullim: askush me pare se ai nuk kishte shenuar ne te gjitha kompeticionet. Milani me triumfin e Jokohames fiton kupen e tij te 18-te dhe behet skuadra me fitimtare e botes.

Kaka
Eshte menjehere Inzagi ai qe ne minuten e 5-te me nje diagonale te hidhur qeth shtyllen e djathte te Karantes. Por Boka nuk trembet. Te shkathet dhe te shpejte shfrytezojne superioritetin numerik ne mesfushe, ku Sedorfi nuk mbeshtet si duhet, duke vene ne krize shoket e repartit. Por gjithcka ndryshon ne minuten e 23-te. Kaka sulmon nje mbrojtes, godet, topi i rikthehet ne kembe, por kesaj radhe braziliani pason per Inzagin, qe nuk fal. Milani ne avantazh. Megjithate, Milani tronditet shpejt. Vala e gezimit kthehet ne cunami. Mbrojtja kuqezi zberthehet ne minuten e 24-et nga nje goditje kendi e shkurter dhe qe transformohet me pas ne kros per Palasion, qe ka te gjithe kohen e duhur per te shenuar me koke ne mes te 6 fanellave kuqezi te palevizshme. Mesa duket, duhet dicka tjeter per te mposhtur Boken. E ketu fillon Kaka-shoe, qe me shpejtesine e tij asfikson dhe alarmon krejt mbrojtjen kundershtare. Ne minuten e 50-te Pirlo harkon nje top ne zone pas nje goditjeje denimi dhe Ambrozini del huq, por gabimin e tij e ndreq Nesta, qe kontrollon topin dhe godet rrepte brenda zones, 2-1 per Milanin. Ende pa u shuar mire ethet e golit te pare eshte Kaka qe shperthen, hyn ne zone dhe me te majten mposht Karranten e palevizshem; 3-1 dhe kuqezinjte nisin festen. Por, si per ta bere akoma me te embel fitoren, eshte nje tjeter kombinim, Kaka-Inzagi, mes mbrojtjes argjentinase, qe nxjerr te lire kete te fundit dhe rezultati merret lehte me mend, topi ne rrjete dhe 4-1. Ketu perfundon gjithcka dhe goli i dyte i Bokes ne minuten e 85-te eshte thjesht sa per statistike.

Maldini: Me kete trofe e mbylla ciklin tim

Paolo Maldini po shijon fitoren me fanellen kuqezi, edhe sepse titulli Boteror i fituar kunder Bokes, 17 vjet pas Kupes Nderkontinentale, mund te jete nje nga trofete e fundit ne karriere. “Ndjehem i kenaqur per ate qe kam bere, – ka shpjeguar, – eshte e bukur, sepse beson se eshte e veshtire te shkosh 39 vjec dhe te vazhdosh te luash me nje skuader te madhe si Milani. Ne qershor, me siguri do ta le futbollin pa asnje pishmanllek. Tashme ndjehem i lodhur dhe dhimbjet me jane shtuar, duke e mposhtur deshiren per te luajtur”. Megjithate mbetet nje karriere per t’u vene ne kornize me 5 perfaqesime ne Kupen Nderkontinentale, duke barazuar Kostakurten.

Inzaghi
Inzagi: Milani ka nderuar gjithe Italine

Pa asnje shenje modestie edhe Inzagi, qe ka shenuar nje dopiete ndaj Bokes. “Mbyllet nje cikel fantastik, – ka thene ai, – kjo skuader ka nderuar Italine. I thosha trajnerit perpara ndeshjes se ne Athine nuk ndjehesha mire, por shenova dy gola, shpresoj te mos ndodhe e kunderta sot (dje), te ndjehem mire. E ne fakt, me kete skuader gjithcka behet e lehte.” Ne festen e Yokohames ishte edhe Ronaldo, qe gezohej bashke me shoket e tij ne festen kuqezi. “Jam i lumtur per shoket e mi, – tha braziliani, - Kaka nuk po rresht duke me befasuar, por ben gjera te jashtezakonshme, tani me duhet te sherohem sa me shpejt, qe te jap edhe une kontributin tim. Kam shume deshire te rikthehem”.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: