Hilmi Saraçi: A do të vazhdojë LDK-ja të jetë trashëgimtare e platformës politike dhe kombëtare e presidentit dr. Ibrahim Rugova (?)
| E Shtune, 09.10.2010, 06:58 PM |

A do të vazhdojë LDK-ja të jetë trashëgimtare e platformës politike dhe kombëtare e presidentit dr. Ibrahim Rugova (?)

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Pas ndryshimeve të fundit demokratike, sidomos pas dorëheqjes se Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës  kanë filluar  nëpër subjekte politike angazhimet dhe  aktivitetet (e hershme)  zgjedhore ,sidomos në LDK dhe  të shënojnë zhvillimet nëpër degët në teren, sidomos në kryeqytet, në veçanti dallohet në këto ditë  dega e tretë (LDK) “Presidenti Rugova “, në Prishtinë  e udhëhequr nga  Agim Krasniqi , kryetar dhe aktivistë të kësaj dege , të të gjitha niveleve, të cilët  kanë filluar takimet me antarësinë e gjerë në këtë degë , për të shpieguar  platformën  programore  me qellim që qytetarët të binden se LDK-ja  vazhdon të jetë  trashëgimtare  autentike  e platformës  politike  e kombëtare  e presidentit historik  të Kosovës ,Dr. Ibrahim Rugova edhe pas dorëheqjes se Fatmir Sejdiut nga presidenti i Kosovës.

    

Pse Ali Lajçi kërkon dorheqjen e Sejdiut edhe nga udhëheqja e LDK-së(?)

 

Mirëpo intensifikimi i zgjedhjeve pas këtyre ndryshimeve , brenda LDK-së po rrit gradualisht edhe tensionet ndërmjet mbështetësve  të dy kandidatëve  kryesor për lider të partisë. Bujar Bukoshi në këtë drejtim si kandidat për kryetar të LDK-së ka filluar fushatën zgjedhore  i përkrahur nga Ukë Rugova  (biri i dr. Ibrahim Rugovës) dhe Astrit Haraqia duke kritikuar qysh në start Fatmir Sejdiun për qendrimet dhe moszbatimin e kushtwtutws, për humbjen e imazhit dhe autoritetit të  LDK-së si parti më e madhe e cila për shkak të lwshimeve dhe ambicjeve karieriste të disa antarëve të kryesisë ka humbur antarësinë “. Me këtë rast në mbledhjen e kryesisë së LDK-së të mbajtur nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut, është shqyrëtuar procesi i deritanishëm zgjedhor, pas të cilit është ripërseritur  kërkesa e një antari të saj, Ali Lajçit për dorëheqjen e Sejdiut nga udhëheqja e  LDK-së. Mendoj se Ali Lajçi prej kohesh nuk ishte i knaqur me zhvillimet në LDK. Ai si duket ka dëshiruar që në kryesinë e partisë ku është antar i saj të degjohet dhe të respektohet fjala e tij, prandaj disa herë ka dalë me disa deklarata ,sidomos pas “ kuvendit të ashtuquajtur të karrikave” duke e fajsuar për  këto Fatmir Sejdiun dhe disa bashkpunëtorë të afërtë të tij…

 Ndonse në këtë fazë në LDK janë vetëm dy kandidatë  për kryetar, z. Bujar Bukoshi dhe kryetari i deritashëm Fatmir Sejdiu,nga kryesia e LDK-së thonë se  pavarësisht kriterëve  deshirojnë që Kuvendi zgjedhor të marrë një kahe të zhvillimit  shumë demokratik. Disa nga kryesia në këtë rast kanw shqyrëtuar mundësin e zgjedhjes së kandidatit për kryetar me vota të hapura.Mirëpo në këtë fushë  do të ketë akoma kohë  të zhvillimit të konsultimeve , derisa fjalën përfundimtare  duhet ta japë vet  Kuvendi i partisë për ecurin e zgjedhjeve dhe për masat që duhet të ndërmirren në zhvillimin dhe përmirësimin e gjendjes…

Ish presidenti Sejdiu me këtë rast  ende  nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për rizgjedhje në postin e kryetarit të LDK-së  dhe nuk është  lëshuar në disa deklarata fyese të Bujar Bukoshit. Mendoj se fjalori i Bukoshit në këto momente është i ngutshwm dhe  nuk i shkon për nderë si kandidat i mundshëm për kryetar i LDK-së…

 Disa nga  përfaqësuesit e partive të “vogla” politike  thonë se  zbatimi i pragut zgjedhor  prej 5 për qind ka dëshmuar qartë rënjën e cilësisë  dhe të vëllimit të punës  në Kuvendin e Kosovës. . Drejtuesit e partive politike  që nuk kanë mundur të jenë pjesë e  Kuvendit të

Kosovës në zgjedhjet e kaluara , përveç ndryshimeve  të mundëshme  të ligjit  për zgjedhje , kërkojnë  edhe ulëjen e pragut të zgjedhjeve  në më pak se 5 për qind..

Qytetarët  pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet, ata duhet  t’ia japin votën  atij që konsiderojnë  se është më i mirë .

        

Respektimi i kushtetutës, ligjeve dhe rregullave është themel mbi të cilin mund të ndërtohet shteti ligjor i Kosovës

 

 Rregulla  për regjistrimin dhe veprimin e partive  politike ka rëndësi të madhe  në zhvillimin e demokracisë së brendshme  të subjekteve politike në Kosovë , prandaj respektimi i saj është obligim i të gjitha partive  politike në Kosovë . Në këtë fushë  respektimi i kushtetutës , ligjeve dhe rregullave  është themel mbi të cilin mund të ndërtohet shteti ligjor i Kosovës”. Partitë opozitare (AAK) kanë kundërshtuar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në pikë të dimrit. Ndërsa AKR-ja  ka përkrah dhe propozuar se do të këmbëngulin që kësaj radhe  të kërkojnë me vendosshmëri që kamerat të jenë të pranishme  gjatë procesit zgjedhor.Mendoj se kjo është e arsyeshme dhe pranueshme , pasi jemi dëshmitar i shumë parregullsive gjatë zgjedhjeve në të kaluarën…

Jakup Krasniqi së pari do të duhej të japë dorëheqje  nga sekretari i partisë (PDK-së) dhe të ushtrojë  detyrën e presidentit, sepse nuk janë pak gjashtë muaj, nuk është edhe problemi i këtyre gjashtë muajve , por problemi është  të mos shkaktojë  krizë kushtetuese dhe politike  brenda shtetit. Ky është problemi më i madh se sa ai i partisë  sepse partinë mund ta zëvëndësojë  kushdo, mendojne ekspertë dhe analistë. Është e drejtë e tij për të përfituar në këtë drejtim sepse e di që derisa të vijë  përgjigjëja  nga Gjykata  Kushtetuese vjen koha  deri të zgjedhjet e reja  dhe në një mënyrë të dalë  politikisht korrekt në këtë drejtim. Krasniqi nuk është jurist edhe pse  mund ta dijë se po bëhët shkelje . Në rast se gjykata  vendos se Krasniqi ka bërë shkelje  të kushtetutës, atëherë  ai do të largohet nga u.d. së presidentit dhe në vend do të krijonim  krizë institucionale...

            

A duhet KQZ-ja  të certifikojë partitë që nuk  i kanë mbajtur zgjedhjet brenda tre vjetëve (?)

 

Drejtues të partive opozitare, sidomos AAK-ja, përveç që kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen në pranverën e vitit që vjen, ata po ashtu i kanë drejtuar një letër kryetarës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Valdete Daka   dhe ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ku kërkojnë  që partive , të cilat nuk i kanë respektuar ligjet për zgjedhje , automatikisht t’u pamundësohet pjesëmarrja  në zgjedhjet e ardhshme . Në këtë fushë eksperti i drejtësisë, Zahit Xhemali ka thënë se “KQZ-ja  nuk duhet të certifikojë asnjë parti që ka kaluar tre vjet pa i mbajtur zgjedhjet e brendshme “, Prandaj KQZ-ja nuk duhet ta certifikojë asnjë parti që nuk ka mbajtur zgjedhjet, sepse nese e certifikon ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Është shkelje ligjore . Nese një parti nuk e mban brenda tre vjetëve  kuvendin, atëherë rrezikon që të mos certifikohen për zgjedhje që do të mbahen…

Organizimi i zgjedhjeve  të lira dhe demokratike  në Kosovë  është interes jetik i të gjithë qytetarëve  në Kosovë , në këtë kontekst e shohim të udhës të nënvizojmë  obligimin e të gjitha partive  politike  në Kosovë  që të respektojnë  ligjin dhe rregullat në fuqi, sidomos rregullën  01 2008 të KQZ-së për regjistrimin e partive  politike  veçmas Nenin 13 të kësaj rregullorje që definon detyrimet e të gjitha partive  politike .

 Sipas  burimeve të dy partive në pushtet të cilat  edhe  pse paraqiten në opinion si parti me marrëdhënje të ftohura  megjithatë duket se po akordohen për zgjedhjet dhe marrëveshtjet paszgjedhore , gjithnjë e më shumë  flasin vetem për janarin si muaj të zgjedhjeve …

           

Më në fund në veri  vërehen forca të shtuara të sigurisë

 

Njëmbëdhjetë vjet në veri të Kosovës administrata e Kombëve të Bashkuara për shkaqe politike  ka mbyllur sytë  dhe ka lënë të qetë  grupet paramilitare  dhe kriminale të operojnë në këtë pjesë të vendit. Ata deri me sot kanë bërë çka kanë dashur, pa përfillur ligjin dhe kushtetutën e Kosovës, prandaj në këtë pjesë të vendit ende egziston kaosi. Atje (në veri të Kosovës) trafikohet gjithçka – droga , prostitutat, zhvillohet kontrabanda  dhe krimi i organizuar, ku në këtë fushë thuhet se përveç serbëvë janë të përfshirë edhe disa shqiptarë . Prandaj më në fund si duket në këtë pjesë të vendit vërehen forca të shtuara  të sigurisë dhe patrollime  të përbashkëta  të pjesëtarëve  të Policisë së Kosovës  dhe të Policisë së EULX-it , që është rezultat i paralajmërimeve  të krerëve  të strukturave  të sigurisë së Kosovës  për planin  e ngritjes së nivelit të sigurisë  në rajon me theks të veçantë  në veri të Kosovës .Fal kësaj iniciative kohë më parë ka filluar edhe arrestimi i disa kriminelëve dhe kontrabandistëvev, të cilët me vite të tera kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminele dhe kundrabandeske pa ndonjë pengesë të veçantë 



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: