Hilmi Saraçi: Dorëheqja e Sejdiut më vonë mund të sjellë efekte domëthënëse pë rrjeshmërinë demokratike të Kosovës
| E Shtune, 02.10.2010, 07:58 PM |

Dorëheqja e Sejdiut më vonë mund të sjellë efekte domëthënëse pë rrjeshmërinë demokratike të Kosovës

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Dorëheqja e  Sejdiut, e cila erdhi si befasi, pavarësisht vendimit të gjykatës, nuk do të ndryshojë  skenën politike  në Kosovë  brenda natës. Por mund të ketë efekte  domethënëse  më vonë . Në Kosovë pushteti i vërtetë  i takon kryeministrit dhe Sejdiu mund të ketë  dhënë  dorheqje më me lehtësi ngase ka në mendje dhe ambicje për atë pozitën e kryeministrit në të ardhshmen…

Gjasat në këtë fushë të Sejdiut janë rritur pas rastit  të Ramush Haradinajt, lideri kryesor  i opozitës në Kosovë . Gjykata kishte ardhur në përfundim se gjykimi i mëparshëm për lirimin e tij ishte ndikuar nga kërcënimi i dëshmitarëve . Burgimi i Haradinajt ka shqetësuar partinë e tij, por edhe shumë qytetarë të tjerë duke ia lënë  rrugën e hapur Sejdiut për të marrë  votat e tyre  që janë ngopur  me veprimtarinë  e  Thaçit…

         

Akt burrëror dhe  veprim dinjitoz i Fatmir Sejdiut

 

Shumë qytetarë të Kosovës vendimin e Sejdiut për dorëheqje e kanë vlerësuar si vendim të drejtë, pozitiv, disa e kanë kualifikuar si akt burrëror, veprim dinjitoz , dhe lëvizje pozitive  drejt demokracisë duke shtuar se “z, Sejdiu është lideri më me nam në Kosovë i cili gjithmonë  ka punuar për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj”… Mendoj se ky vlerësim i qytetarëve është për t’u theksuar. Ndërsa kërkesa e inicuar nga dy deputetë  nuk do të duhej të ishte objekt i shqyrëtimit në këtë formë të Gjykatës Kushtetuese, sepse çështja është më tepër politike , për të cilën çështje kjo gjykatë  nuk është  kompetente , as e autorizuar të japë verdiktin e vet. “Mendoj se gjykata ka gabuar që është lëshuar në këtë “– ka deklaruar dr. Osman Ismaili. Ndersa  juristi i njohur dhe deputeti Riza Smaka ka thënë  se”vendimi  i Gjykatës Kushtetuese i ka dy gabime  të cilat janë esenciale dhe për rrjedhojë  e bëjnë  këtë vendim invalid. Vendimi thotë  se presidenti i ka mbajtur  dy funksione , e mbajtja  funksionëve është diçka  krejt tjetër nga ushtrimi i një funksioni. Relevante është  kjo:  e ka ushtruar apo nuk e ka ushtruar funksionin e kryetarit të LDK-së, që nënkupton p.sh. ta ketë kryesuar kryesinë e partisë, ta ketë reprezentuar LDK-në, të ketë vepruar në interesin, favorin e partisë etj. Këto sikur  kanë munguar gjatë shqyrëtimit…   

 

A do të shtyhen bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit

 

Si rrjedhojë e kësaj zgjedhjet e mundshme  të parakohshme  do të shtyjnë për një kohë  edhe bisedimet teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit , meqë Kosova duhet të hyjë në dialog me institucione të qendrueshme duke përmbajtur dy altërnativa .

E para :  nese ndodhë dalja  e LDK-së nga koalacioni do ta shtynë PDK-në  e Thaçit të gjejë  partnerë  për një  qeveri të re , sidomos me AKR-në , AAK-në, LDD-në dhe me partitë e grupeve etnike  kosovare, me kusht që ta ruajë vendin e mandatarit dhe të nënkryetarit ,Kuçi, duke ia “dhuruar” postin e kryetarit të shtetit  Behgjet Pacollit dhe dy vende nënkryetarësh të qeverisë, Blerim Shala nga AAk-ja dhe Negjat Dacit nga LDD-ja , përndryshe mundësia e dytë është shpërndarja e parlamentit (Kuvendit të Kosovës)... LDK-ja  aktualisht duket të jetë  çelësi i gjithë kësaj situate  të krijuar. Ndërsa brenda partisë do të  shtohen fërkimet, çka edhe mund të jetë  e natyrshme  për një subjekt  politik që ndodhet para finalës së zgjedhjeve të brendshme . 

          

Ramë Manaj emër i përmendur për president të Kosovë

 

LDK-ja nuk e ka provuar opsionin, atë të Isa Mustafës, i cili për dy mandate  pa ndonjë problem mundi kundërshtarin e PDK-së në Prishtinë  dhe siq thonë vet disa zyrëtarë  të kësaj partie “ia shpëtoi fytyrën LDK-së”.Me këtë rast, LDK-ja si duket ka propozuar që të dërgohet për president emëri i zëvendëskryeministrit  Ramë Manaj me një marrëveshtje  shtesë që në pranverën e ardhshme  dhe jo në nëntorin e sivjetmë, siq kishte pretenduar Thaçi, të mbahen zgjedhjet parlamentare.Opsionet e paraqitura  nga udhëheqja e tashme e LDK-së janë kontestuar që në fillim nga  i kandiduari për kryetar të kësaj partije , Bujar Bukoshi, i cili sikur të ishte i “ngarkuar” dhe i “ dirigjuar “  ka marrë ”yrish” pa prit e kujtuar për t’u kandiduar për kryetar të partisë, LDK-së.  Mendoj se z. Bukoshi nuk është i rangut të Fatmir Sejdiut, sepse veprimtaria e tij, megjithëse rangohet ndër themeluesit e LDK-së, ka pasur mjaft “rrëshqitje” gjatë historisë së zhvillimit të LDK-së në krye me dr. Ibrahim Rugovën.. Mandej ai ka qëndrime të pa studijuara mirë , shpeshherë lakohet me sjellje “kuturu” që në këtë kohë duhet një përpjekje dhe paraqitje e kujdesshme , pa “shkelmime”  me qellim të afrimit dhe të ndërtimit institucional. Mendoj se koha kur ishte i njohur dhe i respektuar  Bukoshi , por edhe  disa të tjerë ka kaluar…      

 

AAK-ja dëshiron kandidatin për president të Kosovës  i cili nuk është politikisht aktiv dhe as deputet

 

Sa i përket bisedimeve  me Serbinë , pikërisht këto “lëvizje demokratike” do të ndikojnë në shpejtimin e zgjedhjeve të parakohëshme , sepse mendoj se në këto bisedime  me Serbinë   në këto momente do të cenohej procesi i brendshëm  politik dhe shtetëror, sepse me ketë rast PDK-ja  me kryetarin e shtetit, kryeministrin dhe me kryeparlamentarin nuk do të ishte logjike  që ta bartë  tërë përgjegjesinë  për të ardhmen e këtij shteti. Pra bisedimet do të ishin të pranueshme që të mbahen, tek pas  konsolidimit të institucioneve  demokratike të Kosovës …

Mirëpo çështja qendron në faktin se sa kohë  do të shfrytëzohen për përgatitjen e zgjedhjeve  dhe sa të përgatitur janë institucionet tona  përgjegjese për organizimin e këtyre zgjedhjeve . Në këtë fushë kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar si të “ftohura” marrëdhënjet në mes PDK-së dhe LDK-së, të cilat sipas tij nuk kanë pasur takime të drejtpërdrejta për disa çështje me rëndësi,  duke e quajtur ”krizë të vogël politike” dorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga presidenti i Kosovës. Mirëpo kundër  zgjedhjeve të parakohëshme  në vend në këtë vit, janë edhe shumica e partive  opozitare , të cilat kërkojnë  që zgjedhjet të zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm.. Në këtë fushë nënkryetari i AAK-së , Blerim Shala  mendon se partia e tij konsideron zgjedhjet e radhës  në Kosovë  duhet të organizohen sa më mirë  që është e mundur dhe që ato të jenë  të lira  dhe demokratike  gjë që sipas tij këto zgjedhje nuk mund të bëhen brenda një periudhe  të shkurtër kohore . Ndërsa sa i përket presidentit AAK-ja mendon që të propozohet një kandidat i cili nuk është  as politikisht aktiv dhe as deputet i Kuvendit të Kisovës, por të jetë person që në opinion reflekton unitet”…

Kriza që ka kapluar institucionet e vendit pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu si duket kanë detyruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin që ai të kërkojë  mbështetjen edhe nga partia opozitare  AAK, mandej për ta siguruar mbështetjen e  e AAK-së kryeministri Thaçi i ka bërë ofertë  kësaj partie që nese ata e mbështesin bisedimet me Serbinë , atëherë Qeveria që ai e drejton do t’i mbështesë shpenzimet për prosesin gjyqësor ndaj Haradinajt dhe do ta ketë  parasysh kërkesën e tyre  që zgjedhjet të mos mbahen në këtë vit…      

 

Në bisedimet me Serbinë pa involim direkt të Amerikës dhe Rusisë

 

Zyrëtarë të SHBA-ve  kanë deklaruar se nuk do të udhëheqin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , mirëpo nuk kanë përjashtuar mundësinë  e ndikimit në këto bisedime . SHBA-ja  mbështesin pavarësinë e Kosovës, prandaj besojnë  se në këtë dialog nuk do të ketë  diskutime  për statusin e Kosovës.

Mendoj se  në bisedimet Kosovë Serbi nuk duhet patjetër të involohet askush, as SHBA-ja  dhe as Rusia, sepse nese ne kërkojmë që të jetë present Amerika  në këto bisedime , sigurisht Serbia do të kërkojë  prezencën e Rusisë. Me këtë rast do t’i japin kuptim tjetër dialogut që e kemi pranuar. Bisedimet duhet të udhëheqen nga përfaqësuesit e Kosovës dhe nga përfaqësuesit të  Serbisë  në kuptimin e bisedave teknike.  Kosova është shtet prandaj edhe duhet të veprojë si shtet, mirëpo megjithatë unë mendoj se në jetësimin e bisedimeve  rolin dominant duhet ta ketë  SHBA-ja  si arkitekt dhe (bashk) hartues i pavarësisë  së Kosovës…



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: