Flet aktorja dhe mjekja psiqiatre Elida Cangonji
| E Premte, 24.09.2010, 07:35 PM |

Roli i Zanës te “Rrugë të bardha” më futi në botën e bukur të artit

Filmi “Rrugë të bardha” edhe sot ndiqet me shumë dëshirë

Ja si u futa në grevën e urisë së studentëve si mjeke psikiatre

Në Kinë melodia e filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen” është bërë hymni i grave kineze

Tek “Njeriu me top” e kisha të vështirë rolin e nënës, se s’isha ende nënë

Një taksist kinez dinte përmendsh muzikën e filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen”

Foton e Englatina Kumes e mbante në kokë të krevatit një aviator kinez

Në Indonezi, aty ku ndohi Cunami, ishte eksperienca më e dhimbshme

Nga Albert ZHOLI

Një grua që ndoshta i ka realizuar shumë nga ëndrrat rinore. Dëshira e saj për tu bërë mjeke si ëndrra e parë e jetës u realizua me lehtësi, pasi rezultatet e larta në shkollën e mesme nuk ja vështirësuan dëshirën. Ndërsa athere kur se priste dhe pse studente ajo thirret për të realizuar një nga filmat më të bukur shqiptar të sistemit monist “Rrugë të bardha”. Nuk ishte veçse në vitin e dytë të Fakultetit të Mjekësisë. Pas këtij filmi kërkesat ishin të vazhdueshme, por ajo dhe pse realizoi disa filma që kanë lëën gjurmë, sërishmi ajo s’u ndal në rrugën e nisur për t’u bërë mjeke. Pas përmbysjes së sisteminit monist, ishte e vtemja mjeke psikiatre që futet në grevën e urisë së studentëve. Mjeke, aktore, por dhe një studiuese e rregullt, jeta e saj vazhdon plot intensitet midis Tiranës dhe Parisit, pasi sipas saj, ajo ka plot energji, për të punuar në profesionin e saj, një profesion aq i lakuar në perëndim, por ende i pa përhapur dhe  pa zënë vendin e duhur në Shqipëri. Por udhëtimet më të këndshme dhe plot ngjarje për të janë në Azi dhe pikërisht në Kinë ku filmat shqiptar janë ndër më të pëlqyerit dhe në Indonezi, aty ku ndohi Cunami, dhe ajo plot dëshirë shkoi në ndihmë të fëmijëve të tramautizuar.

Ju njiheni si aktore në Shqipëri dhe më tej, por në fakt përse ka studiuar Elida?

(Qesh). E di…Ke shumë të drejtë. Shumica e shqiptarëve më dinë si aktore. Por unë në fakt kam studiuar për mjekësi. Kam studiuar për mjekësi të përgjithëshme dhe jam specializzuar për psikiatrinë e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Pas viteve ‘90-të pata fatin të futem në torinë psikoanalitike. Pra më vonë jam specializuar për fëmijë dhe adoleshentë .

-Këtë profesion mbas 90-tës ku e ke ushtruar?

-Këtu në Shqipëri në 2007. Kam qenë Drejtoresh e një qendre të drejtimit dhe të formimit të fëmijëve. Ky ishte një institucion shtetëror. Si ndërtesë ndoshet mbas ambasadës amerikane. Në këtë qeëndër futa frymën e psikologjisë për fëmijët dhe adoleshentët,  dhe krijova ekipin e parë  ku punohej me mjekë, psikologë punonjës specialë, terapistë fizik, dhe trerapistë  të të folurit. Si fillim edhe ne mësonim. Vetë qëndra e pati jetëgjatësinë deri në fund të vitit 2007. U ndjeva keq me mbylljen e saj.

.Edhe sot mbas tre vjetëve pushimi unë jam e gatëshme për të punuar.

-Pra studioje për mjekësi por njëkohësisht hyre dhe në rrugën e bukur të artit. Cila ishte rruga që ndoqe në këtë art të bukur por dhe shumë të vështirë?

-Fare rastësisht. Unë isha studente. Isha në fakultetin e mjekësisë në vitin e dytë.Afër shkollës ishte edhe stacioni I autobuzit pranë Kinostudios. Aty me sa duket  ishin disa regjizorë të cilët po shikonin për vajzat të cilët I donin për filmin që kishin parashikuar të realizonin. Ishte filmi “Rrugë të bardha” i Sajmir Kumbaros, Meqenëse edhe e fejuara e tijë ishte e dhe studentë ne fakultetin e mjekësisë u njohëm rastësisht. Ai pasi më pa më kërkoi  të paraqitesha për të bërë disa kinoprova.  I bëra kinoprovat dhe  për disa kohë regjisori dhe ata që më morën në kinoprovë u zhdikën. Athere kur se prisja, pas disa muajsh, ekipi erdhi përsëri dhe më thanë se ne kemi marë shumë vajza për prova dhe kemi menduar që ta luash ti këtë film. Pra flitet për filmin “Rrugë të bardha” ku unë do të luaja rolin e Zanës.

-Si jeni ndjerë në ato momente?

-Atëherë isha 20 vjeç. Kisha shumë dëshirë ta realizoja, por më pengonte largimi nga shkolla meqenëse fakulteti i mjekësisë është ndryshe nga të tjerat sepse nuk mund të largohesh sepse ka seminare, praktika që janë baza e studimeve. S’janë si fakultete e tjerë.  Ishte koha kur Kinostudio kishte shumë fuqi. Ngado ku hynin mernin leje.Filmi u xhirua një pjesë në Tropojë. Ishte i vetmi vit  ku në Tropojë nuk ra dëborë, por neve na duhej patjetër dëbora. Unë qëndroja 20 ditë dhe u ktheva përsëri. Ekipi qëndroi atje dhe mbas 2-3 ditësh kur ika unë ra dëborë dhe më dërguan një makinë dhe më morën. Por bora ishte thuajse e shkrirë. Regjisorët  menduan që të shkonin në Pukë sepse atje kishte dëborë. Në Pukë kishte 20 cm dëborë. Të nesërmen dhe aty doli  dielli dhe bora filloi të shkrinte. Prandaj ne  filmonim vetëm  herët në mëngjes dhe kur ishte muzg. Borën filluan ta improvizonin. me një lloj helike dhe me bukë peshku. Këto ishin interesante për mua Ishte një realizim I vështirë. sikur biente e bënin vetë këta..

-Çfarë viti bëhej fjalë?

Bëhet fjalë për vitin 1974. Janari i vitit 1974. Mbasi xhiruam aty, skenat e fundit I realizuam në studio.

-Çfarë të veçantash pati si film, parë në këndvështrimin e një studenteje mjekësie?

-Kishte disa të veçanta…Ishte filmi i parë me ngjyra dhe prandaj pati sukses. Ishte një film i jetës së përditëshme. Ishte një ngjarje e fundit të vitit ku njerëzit uronin njëri-tjetrit. Kur i tregova për këtë film një kolegut tim në Francë e pa dhe më tha se ky film është real apo jo.

Unë i përgjigjem se në këtë film tregohet jeta reale e atyre viteve në Shqipëri.Po mirë  më tha përse i ndërruat sistemet…?! Jetë e qetë. Pa zhurmë. Pa ndotje, pa makina, pa gradaçiela, pa tymra…Ai ishte një psikoanalist dhe shikonte fytyrat e njerëzve në atë kohë të relaksuara.Është mjeshtëria e tijë që shikon edhe ato gjëra që nuk janë të shfaqura. Athere, por më shumë dhe sot, të gjithë që e kanë parë dhe e shohin më thonë që ishte filmi më i bukur dhe na ke bërë për të qarë. Janë dy elemntë që njerëzit si harrojnë, ai, Deda që ngel në shtyllë dhe zëri im që i lutesha që të vinte.

-Sa filma ke luajtur më vonë?

-Ky ishte filmi im I parë. Duke parë rezultatin më ftuan dhe për filma të tjerë. Së dyti luajta në filmin “Në fillim të verës” ku kisha rolin e të fejuarës  pra të Verës.  Pastaj ishte filmi shumë I bukur “Njeriu me top” ku isha nusja e Matos. Tre filma i kam role kryesore. Kam edhe tre të tjera që janë me role të vogla. Filmat me role të vogla i bëja gjithmonë në stinënn e verës. Atëherë ishte edhe mentalitetei që të bëhej një mjeke e mirë dhe e besueshme nuk duhej të mereshe me filma. Rrugët ishin të ndara, o mjeke, o aktore. Unë mjekësinë  nuk e ndërroj me aktrimin. Më thanë atëhere që ta lija mjekësinë  dhe  të vazhdoja për aktrim. Pranova mjekësinë  sepse edhe sikur të ndërroheshin sistemet unë doja të isha një njeri që ti shërbeja njeriut.

- Ku je ndjerë më keq në rol?

Në filmin “njeriu me top” kisha rolin e një mamaje. Isha gruaja e një burri që quhej Mato Bruda dhe kishim edhe dy fëmijë. Duhej të luaja mamanë dhe rolin e gruas.Unë aty kuptova se nuk mund të bëja dot ato që nuk i kisha eksperimentuar në jetë. Ata ishin dy fëmijë të befetrofit. Më thanë që ti përkëdhelja dhe nuk dilja ti përkëdhelja. Ishte e thatë ajo përkëdhleje më thoshte regjisori. Kështu pata disa vështirësi në aktrim. Por me ndihmën e regjisorit, munda t’ja dilja mbarë. Tani me gjithë experience jete që kam dhe po të më japin një rol dhe të jetë në natyrën time mund ti bëj dhe mund ti interpretoj më mirë. Dhe kam shumë dëshirë që të interpretoj përsëri.

-Mendimi juaj për sistemin postkomunist, a është një politikë reale, në shërbim të gjithë shoqërisë?

-Brezi jonë ishte shumë entuziast në këmbimin e sistemeve. Kur u futën studentët në grevë urie u desh një  mjek psikiatër atje. Një kolegu im që u caktua nuk desh që të shkonte. Me vullnetin tim u ndërruam bashkë dhe shkova dhe u futa  në grevën e urisë me kuriozitetin  për të parë se a është e vërtetë apo jo kjo lëvizje.Tre ditët e grevës së urisë kam qëndruar atje në përjashtim të orës 11 ose 12  në darkë që vija në shtëpi dhe flinija se kisha edhe dy fëmijë të vegjël. Studentët vërtet po sakrifikonin në emër të demokracisë, por më voonë këto ideale I shkelën ata që s’ksihin lidhje me grevën ose me idealet e dhjetorit.

Kur filloi ky zhgënjim?

Disa kohë më vonë. Një ditë kryetari i PD-së së lagjes ku unë isha sekretare, më thotë shkoni të nxirni nga shtëpia Rrapo Dërvishin sepse nuk është shtëpia e tij. Se kuptova këtë ënyrë nxjerrjeje. Njëlloj si komunistët dikur…Ne e kundërshtuam që të shkonim. Kjo më la një ndjenjë të hidhur dhe në moment u tërhoqa dhe bëra vetëm rolin e mjekut. E kam ndjekur politikën por asnjëherë nuk jam marrë me politikë sepse nuk më ka interesuar.Energjitë ia kam dhënë profesionit tim.Për këtë 20 vjet duhet thënë se politika duhet të jetë më e lirë dhe e civilizuar. Shikoj edhe funksionimin psiqik të politikanëve, sa vij dhe dekurajohem dhe nuk shikoj shpresë. Unë nuk shikoj ekuilibër psiqik dhe qetësi të nevojëshme të njerëzve.

-Si e shikoni sot lidhjen e njeriut me librin. A merr libri kohën e duhur në duart e njerëzve?

Në sistemin monist  e kishim problem se nuk kishim shumë libra, pasi kishte dhe libra të ndaluar. Por ka një tërheqje nga libri. Problemi nuk është vetëm shqiptar por edhe botëror. Nuk besoj se do të iki fare libri nga qarkullimi. Vetëm mbas 90-tës ishte ky fenomen mori përmasa të frikshme mbasi mbijetesa ishte shumë e fortë. Sot shoh se shqiptari është kthyer tek libri.. Interneti nga ana tjetër ka bërë punën e vetë. Kjo s’duhet harruar..

-Nga shumë intelaktualë, por edhe nga shumë femra që janë jashtë në emigracion flitet se femra shqiptare ka një veshje që vlen për të dëshiruar..një veshje ku dominon e zhveshura..

 -Më ka rënë shumë në sy kjo veshje… Dikur femrat shqiptare ishin shumë të veshuara. Me ardhjen e demokracisë, e kuptuan keq dhe  thanë të xhvishen. Ndoshta tashmë janë tejngopur me këtë zhveshje dhe po vjen moda e veshjes së rregullt, ndoshta dhe sportive.  Ato do ta kuptojnë dhe do të vishen përsëri. Shumë vajza mendojnë se me ëkto veshje do tërheqin vëmendjen e meshkujve apo të femrave të tjera. Në konteksin e të qenurit elegante dhe të qenurit interesante ka dhe duhet të ketë  një lloj intelekti brenda. Atë lloj veshje e kanë në modë ato femra që kanë defiçensa… Ndoshta u mungon diçka…

-Ju keni shumë  kohë që jetoni në Francë, si ka qenë për ju Franca dikur në regjimin komunist dhe çështë sot?

Franca ka ndryshuar dje dhe sot.Unë nuk kam ditur të flaës frengjisht. Dhe kur duhet të flisja ndonjë gjuhë të huja frengjishtja më dukej shumë larg dhe shumë e paarritëshme. Po ashtu dhe ai vend. Në marëdhëniet e para me të huajt me francesë më dukej e largët shkelja në vendin e magjishëm. Ju dhashë gjuhës…Por gjithmonë guxoja ta ëndërroja. Ishte vendi që unë kisha synime dhe objektiva. Sot mendoj se asgjë nuk është e paarritëshme. Edhe Franca sot është një vend që ka shumë probleme .Por akoma ka atë elegancën e tij.

-Kush është problemi më imediat i shoqërisë shqiptare?

Problemi më i madh, imediat për mua është investimi në kulturë dhe në art. Pa të nuk mundet të ecim përpara.Kur them kulturë futet edhe arsimi. Arsimi dhe kultura është me mungesa alarmante. Po ta prekësh  këtë problem sheh një brez të ri që nuk e ka kulturën dhe arsimin e duhur.Unë jam pak pesimiste kur shikoj nga afër sesa  në mënyrë sipërfaqësore punohet në këto fusha.

-A ke ndonjë peng?

Unë çdo gjë, apo plan që kam pasur  ëndër  e kam realizuar.Unë dua akoma të punoj. Kjo është  një gjë që më rrotullohet akoma në kokë. Ajo që dua të  bëj është që dua të lëshoj  në shumë principe edhe parimet e mia për të vazhduar punën. Unë dua të bëhem pjesë e këtijë realiteti. Unë dua të punoj  akoma dhe dua të jap akoma kontribut. Jetoj  në Francë  në një fshat. Burrin e kam artis , piktor. Është një qetësi dhe ajri i pastër. Unë kur rrri  atje mendoj për Shqipërinë. Mendoj se kam akoma çtë jap për Shqipërinë. Edhe  atje  në Francë ka nevojë  për psikiatër, pasi psikiatrit për fëmijë  janë të  të rrallë atje.në Shqipëri ky profesion thuajse ëshët I panjohur, kur traumat e fëmijëve janë aq të mëdha, këkesat për mjekë të tillë, janë shumë të domosdoshme.

-Ju shkuat si mjeke psikiatre dhe tek të dëmtuarit e Cunamit në Indonezi. Si shkuat në kontinentin e largët për ndihmë?

Cunami ndodhi në fund të dhjetorit 2006. Unë isha  në punë këtu, por isha me pushime në Francë. Këtu ishte  bërë  një diskutim i madh që duhej të shkonin  edhe ndihma  shqiptare .Erdha nga Franca dhe në Institutin që punoja unë  në Institutin e Shëndetit Publik, po diskutohej se si të organizohej një grup që të shkonte dhe të ndihmonte për Cunamin. Ishte përgatitur  një listë me  më shumë  se 200 vullnetarë. Por kur duhejntë iknin listë mbetën vetëm 3 vetë.Unë këto nuk i dija, por kur pashë drejtoreshën time që ishte e dëshpëruar pasi I duhej patjetër të dërgonte 5 vetë  dhe kishte vetëm tre, I sugjerova emrin tim. Unë i propozova edhe një koleges  time dhe u bëmë 5 veta dhe shkuam në Indonezi. Atje kemi ndenjur 3 javë .

-Si ju pritën në Indonezi?

-Në fillim shkuam në Malajzi dhe ndenjëm 3-4 ditë, sepse duheshin viza për në Indonezi. Morëm dhe vizat dhe atje na  priste një  grup I organizatës “Mjaft” që kishin shkuar  përpara .Nga aerodrome morëm një makinë dhe udhëtuam 700 km duke kaluar në zona ku vepronin bandat dhe shteti stë jepte garanci.Na çuan në një vend  në majë  fare të Bande Açes ku ishin 300 vetë. Aty gjendja ishte alarmante. Fëmijë të sresuar. Gjendje e mjerë. Ndihma që priteshin të ndaheshin. Ujrat kishin depërtuar 42 km Brenda tokës. Tragjedia ishte e madhe.  .Ne orhanizuam kampin për gjërat të rëndësishme të  jetës.Ne bëmë  vizita mjekësore. Mbas tre javëve pune ne i lëmë ata të flinin nëpër çadra, të kishin ushqimin bazë dhe ujin, ne pastaj ia lamë stafetën organizatave të tjera.

-Po në Kinë?

Në Kinë  bëhej nostalgjia e filmit kinez në vitin 2007.Ishte e organizuar nga televizioni kinez,  dhe nostalgjia  që kishin pasur kinezët për  ne ishin edhe  disa filma shqiptarë që i kishin parë shumë  kinezët. Dy nga më të pëlqyëerit ishtin “Ngadhnjim mbi vdekje” dhe “Rrugë të bardha”. Shkova unë dhe Englatina Kume që luante në filimin “Ngadhnjim mbi vdekje”. Në Kinë dhe na bënë një pritje  shumë të madhe dhe na morën në intervistë. Të gjithë intervistat i përmblodhën në një dokumentar. Kur I erdhi radha nostalgjisë së filmave shqiptarë si “Ngadhnjim” dhe  “Rrrugë të bardha” e shoqëruan me këtë dokumentarë të intervistave tona.  Ishte një eksperiencë fantastike.

 

Taksisti kinez

 Një shofer taksie në Pekin , gjatë një lëvizjeje më pyeti se nga je ti. Unë i përgjigjem se jam shqiptare. Ai fillo  të këndonte  melodinë  e filmit “Ngadhnjim mbi vdekje”.Unë mbasi e dëgjova atë  i thashë  se di edhe  unë një këngë kineze.Ai  u gëzua  shumë që  edhe  unë shqiptare dija këngë kineze. Kur më çoi në destinacion nuk më mori pastaj lekë. Në Kinë melodia e filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen” ëshët bërë hymni I grave kineze.

E veçanta tjetër në Kinë

Englantina Kume e cila shoqërohej  me mua dinte më shumë për Kinën, pasi burri i saj ka qenë me ansamblin e ushtrisë. Ai kishte ardhë disa herë në Kinë. Njëherë I shoqi I saj u sëmurë dhe e çuan në Kinë për kurim. Në dhomën ku e çuan kishte dhe dy kinezë aviatorë. Burri i Englantinës pa me çudi se, njëri nga këta kinezët mbante në mbi kokën e krevatit, në dhomë fotografinë e  Eglantinës. Kinezi pasi e mer vesh se burri i Eglantinës  ishte shqiptar e pyet se a  e njihte Eglantinën që luante tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekje”. Ai duke qeshur I përgjgijet se jo vetëm që e njoh por kam edhe dy fëmijë me të. Ajo është gruaja  ime. Kinezi shtangu dhe lotoi…



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: