Kalosh Çeliku: Rriqrat politike
| E Premte, 17.09.2010, 09:00 PM |

RRIQRAT POLITIKE

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

       Vite me radhë i kanë ushqyer “vëllezërit” në shoqëritë tona “demokratike”. Edhe në komunizëm. Edhe në “demokraci”. Tekefundit, në komunizëm u kishte hije si “prodhime melezësh”, ashtu siç kishin dëshirë ta thirrnin veten nëpër institucionet e shtetit dhe vendosnin në emër të popullit shqiptar si “artistë profesionistë”. Prandaj, edhe nga ky soj edhe sot e kësaj dite nuk mund të lëvizim këmbën në rrugë si shqiptarë.

       Rriqrat politike, që e mbytën shoqërinë shqiptare, në emër të shqiptarëve dhe shtetit “demokratik”: uzurpojnë poste partiake, fondacione botërore në emër të shqiptarëve. Dhe, vite me radhë punojnë për t’i përçarë shqiptarët edhe për një torbë taxhi. E kanë bërë këtë si misionarë partiak në Zvicër. E kanë bërë këtë në Gjermani. E kanë bërë këtë edhe në Amerikë. E bëjnë këtë edhe sot e kësaj dite edhe në radhët tona, në vendlindje. Mendoni se, nuk i dimë?! E keni gabim. I dimë me emra e mbiemra. Vetëm, kemi pritur se një ditë do t’u mbushet barku, fryhet syri. Kohën e fundit, siç duket po na humb durimi. Patjetër, nëse nuk e ndalin hapin duhet të dalim me emra dhe mbiemra. Haramëve të Allahut, tua mbyllim gojën se, na morrën në qafë si shoqëri shqiptare.

       Ëndërr e tyre është, si t’i shohin shqiptarët me dy-tri shoqata joqeveritare paralele. Edhe atë: në letër. Po, kurrë melezët nuk shkruajtën asnjë fjalë për këto shoqata joqeveritare, problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë. Veprimtarinë e tyre, para të cilave këta rriqra neokomuniste i mbyllin sytë.

       Shkaku: janë rriqra politike. “Vëllezërit” ua kanë hedhur një torbë taxhi. E kanë përqafe vite me radhë. Nuk i shihni, nëpër gazetat e “vëllazërim – bashkimit” plot reklama me “bagëti dhe bujqësi”?! Asnjë fjalë për arsimin, kulturën shqiptare, librin.  Nuk kanë edhe faqe të arsimit dhe kulturës. Jo, do të thoni ju, kanë të fesë islame. Pajtohem. Aktivitetet politiko- kulturore formale po na e zënë frymën?! Edhe atë: se si e gjallërojnë Çarshinë e Vjetër në Shkup: me pesë ezane turko- arabe në ditë përmes altoparlantëve nga minaret e xhamive dhe çallgitë sllave dhe ringjalljen e haremeve të turkut. Asgjë shqiptare. Rriqrat politike, që më së shumti ia kanë vënë këmbën në fyt kësaj Çarshie të Vjetër shqiptare. Përmëtepër, duan ta bëjnë edhe manifestime kulturore multietnike me kryqa e xhami turko-arabe. Këmbekokë shkelin mbi ligjet e Natyrës. E sa dimë ne me një propogandë të këtillë plotë trumbetime kulturore të “vëllazërim – bashkimit” dështoi komunizmi, e ku më këta trusakatë që me veprimet e tyre “artistike” janë shumë larg  aftësive “artistike” të komunizmit. “Demokracia” artistike krah për krahu me rriqrat politike shqiptare, që e propagandojnë këtë “kulturë multietnike” këta melezë partiak, ka cofë që në bark të Kalit Trojës dhe ka lind si pjellë kopile para kohe. Nuk ka mjek në botë që e lind kopilin dhe e shpëton Nënën e tyre Njerkë. Zoti, ose thoni si të doni ju, Natyra i ka marrë më në fund me kohë të gjitha punët në dorë. Rriqrat politike, e nxjerrin llapën dypëllëmbë në gazetat e tyre të “vëllazërim-bashkimit” me parullat neokomuniste: kemi shumë Shqipëri. Edhe, këta “burra” me brekët mbi pantollona, qenkan vetëm për një Shqipëri.

       Natë e ditë pëllasin në gazetat e “vëllazërim-bashkimit” të melezëve. E në anën tjetër. Vetëm hapni gazetat e tyre, edhe do të shihni: asgjë për arsimin e kulturën shqiptare. Problemet shekullore me të cilat merret kjo popullatë në trojet e veta etnike. Rriqrat politike merren, si nuk merren: me përçarjen e shqiptarëve. Edhe atë: e shesin veten një ashtë, ose një torbë taxhi.  Sipas këtyre hadumëve, shqiptarët duhet t’i kenë dy-tri Shoqata të arsimatrëve në letër, dy-tri Shoqata joqeveritare të historianëve, dy tri Shoqata të shkrimtarëve. Dy-tri Unione të intelektuave… E plot tekste shkollore sakate. Enciklopedi maqedonase teknefese. Ose: kurrë të mos shkruajnë për problemet me të cilat ballafqaohen këto shoqata joqeveritare shqiptare.

       Rriqrat politike, me një sulm të këtillë duhet të përurojnë edhe “aktivitete” kulturore në Çarshinë e Vjetër, marrin taxhinë e premtuar një torbë për qafe. Fotografohen me aktivistët partiak krah për krahu. Ose: legjitimojnë kryqat dhe luanët përpara xhamisë turko-arabe. Edhe atë: në këtë kohë kur ky popull nuk ka nevojë për cirkun e tyre “artistik” në rrugë, të zhveshur nga vlerat e arrira artistike botërore, por për bukën e gojës. Punemadhe, që Patrioti i vonuar dhe Hoxha “qafir” i shpallur nga kryetari i BFI, kohën e ringjalljes së Çarshisë së vjetër e përcjellin bashkë me mua, matanë në tavolinën tjetër në kafene ballë për ballë me Shejtanin e Allahut. I lumtur është kamarieri, që ka myshteri. Kultura shqiptare, hë për hë me këta trusakatë duhet t’i laj duart në “Sofrën shqiptare”. E di, ju do të thoni: duhet të marrë “abdes”. Edhe këtë formalitet në vend timin e kanë kryer Patrioti i vonuar dhe Hoxha “qafir”, që rrinë kokë më kokë me shokë, matanë tavolinës. Problemi është: kush do të marrë “abdes” për arsimin dhe kulturën shqiptare. Atypari kaloi një “intelektual” i Unionit të viçave. E pata edhe një “intelektual” në tavolinë të atij soji të viçave të palëpi. Edhe ai, pasi e piu kafen iku dhe u përshendet me këta “burra” mejdani në një tjetër tavolinë. Këmbën edhe ky ia vuri arsimit dhe kulturës shqiptare. Haram, i qoftë buka! Halli?! Eh, e ka thënë moti populli shqiptar: Halla, do burrë.

      Vetëm, amani mos më thoni se edhe këta “intelektualë” me brekët mbi pantollona duan burra! Edhe se, mos Zot më keq: janë kurva politike. Shkaku se: bythekrye mendimet do të m’i hudhni në përrua. E them këtë se, më ka ardhë te hunda: rriqrat politike të këtij soji këmbën na e kanë vënë si dje edhe sot në fyt. Kurrë nuk kanë shkruar për një libër, aktivitet kulturor. Problem të shqiptarëve. Gjithë jetën janë marrë me theshetheme. Përçarjen e  shqiptarëve.

      Punemadhe, që këto shoqëri joqevritare nuk kanë asnjë të punësuar, nuk kanë lokale, nuk kanë asnjëfarë buxheti shtetëror. Rriqrat politike nuk e kanë këtë problem. E kanë atë problemin tjetër: si të arrinë t’i përqajnë shqiptarët. Edhe ia arrijnë qëllimit: me rrogtarët e tyre që nuk dinë t’i bëjnë bashkë dy fjalë edhe nën kontrollin e tyre policor, publikojnë shkrime në gazetat e tyre të “vëllazërim – bashkimit”.

       Vallë, ende nuk i shihni Rriqrat politike?! Punën e tyre “patriotike” për shqiptarët duke thithur me ndihmën e Shtetit gjithë fondacionet botërore në emër të popullit shqiptar?! Ose: Shtetit multietnik. Arsimit dhe kulturës multietnike.

       Veten e paçit në qafë!...



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: