Hilmi Saraçi: Çfarë do të sjellin bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pas Rezolutës së aprovuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
| E Enjte, 16.09.2010, 10:00 PM |

Çfarë do të sjellin bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pas Rezolutës së aprovuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Këto ditë ishte i pranishëm angazhimi i përgjithshëm për ta shpieguar,  komentuar dhe miratuar rezolutën serbe në AP të OKB-së. Deri të miratimi i saj pati mjaft ndërhyrje dhe ndryshime nga  BE-jë. Serbia  më në fund u dorëzua dhe pranoi aprovimin e saj me këto ndërhyrje dhe ndryshime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Serbia u munduar me të gjitha format për ta realizuar një rezolutë që nuk ishte në përputhje me GJND-në dhe me përkushtimet e  BE-së dhe Bashkësisë Ndërkombëtare për një zgjidhje sa më të mirë për Kosovën dhe Serbinë … Tani rezoluta e ndryshuar dhe aprovuar në AP të OKB-së sjellë risi më vetë dhe  angazhime të veçanta  për dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit…

Prishtina zyrëtare  miratimin  e projektrezolutës së bashkësponzorizuar nga BE-ja  , por e inicuar nga Serbia , e cila u miratuar në Asamblenë  e Përgjithshme , mendon se i ka dhënë legjitimitet politik mendimit të GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur  të drejtën ndërkombëtare . Prishtina zyrëtare ka thënë se  miratimi i rezolutës për Kosovën në AP të OKB-së do të përshpëjtojë  procesin e rinjohjeve  të Kosovës shtet i pavarur dhe Sovran…

     

Rezoluta ka krijuar bazamend për çasje pozitive për bisedimet e ardhshme

 

 Rezoluta ka gatishmërinë  e saj të plotë  për respektimin e GJND-së dhe ka krijuar një lloj bazamenti për qasje pozitive  dhe në bisedime të tjera  që nënkuptohen bisedime  në mes të dy shteteve  sovrane  , me karakter ndërshtetëror  Në këtë fushë duhet të jemi të qartë , ndersa  koha e bisedimeve  dhe çështje tjera janë çështje  që do të bisedohen edhe brenda  institucioneve  të Kosovës, por në veçanti me partnerët tanë ,SHBA-të dhe me BE-në. Rezoluta  me përmbajtjen e saj nuk le të kuptohet se do të ketë bisedime për statusin dhe territorin e Kosovës. Rezoluta për herë të parë shpreh unanimitetin e 27 vendeve  antare të  BE-së në raport me pavarësinë e Kosovës.Mendoj se ky fakt krijon rrethana të favorshme  në proceset e përafrimit të Kosovës me BE-në , pasi rezoluta  e miratuar ka kryefjalë  fillimin e një dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, me mbikqyrje  nga Brukseli…

 Kur flasim për dialogun  mes Prishtinës dhe Beogradit kemi parasyshë çështjet që do të  ndihmojnë  për të krijuar kushte , të cilat do të  jenë  profitabile  për të dyja shtetet që do të krijojnë  një atmosferë  për një stabilitet më të madh dhe për zhvillime pozitive  në Ballkan. Prandaj “rëndësia e rezolutës  është se tash të dy partnerët kanë bazën, kanë mundësinë  që të angazhohen në bisedime  të cilat në planin afatgjatë  krijojnë situatë  normale  në këtë rajon” (Kukan).

 Nga disa burime nga Brukseli merret vesh se bisedimet e ndermjetsuara  nga BE-ja  mund të fillojnë  para fundit të vitit, edhe pse ende  nuk dihet kur  dhe  ku do të  mbahen , si dhe  cilat tema  do të diskutohen në këto bisedime. Mirëpo për institucionet tona shtetërore është e qartë se për cilat tema duhet të bisedohet. Ato duhet të jenë tema teknike (praktike) në mes të dy shteteve .

          

Ç‘thonë disa liderë dhe analistë (serbë) për rezolutën

 

Reth rezolutës se Serbisë ka mjaft shpiegime  dhe komentime . Disa lider dhe analistë janë shprehur  pro dhe kundër rezolutës . Njëri nga liderët e serbëve në veri , Jakshiq është shprehur: “mendoj se i ashtuqujturi kompromis , të cilin e ka bërë  Serbia me BE-në , është një debakël politik, para se gjithash i politikës së Serbisë , e cila  në këtë rast është treguar si një partner joserioz”… Ndersa Rada Trajkoviq  konsideron se rezoluta  i afirmon marrëdhëniet  e mira të Serbisë me  Gjermaninë  dhe Britaninë e madhe , të cilat kryesisht kanë qenë  më të ekspozuara para BE-së, në kuptimin e ndërmjetsimit mes Beogradit dhe KB . Ajo këtë e konsideron si një përparim të madh për të gjithë . Serbia me këtë rast është forcuar- vlerëson Trajkoviq .Ndersa kryetari i Partisë Demokratike  të Serbisë , Voisllav Koshtunica  nuk mendon kështu, sepse “ pushteti aktual pas disfatës në Kombet e Bashkuara  nuk ka legjitimitet politik dhe as moral për të udhëhequr vendin, kjo është “ ngritje e flamurit të bardhë  në Organizatën Botërore”… Zëvendëskryeministri dhe ministi i Punëve tëBrendshme të Serbisë , Ivica Daçiq  ka deklaruar se do të ishte mirë  që KB aktivisht të marrin pjesë  në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, por duke respektuar edhe faktor të tjerë ndërkombëtar…

      

Kuvendi i Kosovës është instancë e vetme  që mund t’i autorizojë bisedimet Prishtinë – Beograd

 

Duke u nisur nga këto duhet konsideruar të nevojshme  që institucionet e Kosovës duhet ta kenë një platformë të qartë  për bisedime me Beogradin e cila duhet të krijohet  dhe të kalojë gjithsesi nëpërmjet ligjvënsit kosovar, sepse mendoj se Kuvendi i Kosovës është instancë e vetme  e cila  duhet dhe mund t’i autorizojë  bisedimet Prishtinë –Beograd me një orar dhe agjend shumë të qartë  dhe shumë të saktë …

Në këtë fushë Kryeministri i Republikës së Kosovës  ka mohuar kategorisht çdo mundësi që problemet në veri të Kosovës duhet të jenë temë e bisedimeve    të ardhshme  mes Kosovës dhe Serbisë.Me këtë rast duke iu përgjegjur thirrjeve   diplomatike ai ka deklaruar se të dyja vendet duhet të flasin për  “problemet e hapura në terren”. Thaçi ka thënë  se terreni nënkupton regjionin e Ballkanit dhe integrimin e tij në BE dhe ka ritheksuar se çështjet  në veri janë çështje të brendshme  të Republikës së Kosovës. Ai në këtë fushë  ka shpieguar se është në konsultim të përditëshëm me SHBA-në  dhe me Zyrën e baroneshës Ashton, për të realizuar detajet e bisedimeve  të cilat, sipas tij,  do të jenë  bisedime ndërshtetërore …

        

Serbia gjithmonë krijon probleme para se të zgjidhen

 

 Saherë kemi të bëjmë me çështje për zgjidhjen e problemeve egzistuese në Kosovë  në mes të Beogradit dhe Serbisë, Serbia krijon brobleme para zgjedhjeve të këtyre problemeve. Prezenca e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri të vendit , si duket ka mobilizuar njësitet e Ministrisë së  Punëve të Brendshme  të Serbisë

 (MUP-n) , të cilat operojnë  në veri të Mitrovicës. Merret vesh se  kryeshefi i Punëve të Brendshme të Serbisë  për rajonin e Mitrovicës, Gjorgje Dragojeviq, ka urdhëruar të gjithë komandantët e njësive të MUP-t që veprojnë në veri të Kosovës që të  intensifikojnë  patrullimet e këtyrë  njësive , si dhe të sulmojnë  pjesëtarër e njësive speciale  të Policisë së Kosovës  në rastet kur ato paraqiten në veri, me qellim të destabilitetit në këtë pjesë të vendit. Për këtë shefi i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, thot se nuk është njohtuar për thirrjet e MUP-t serb për mobilizim të njësivë të saj. Mirëpo ai ka deklaruar se askush nuk mund të pengojë  punën e njësive speciale  të Policisë së Kosovës, pavarësisht se nga kush bëhen thirrjet. Policia e Kosovës do të vazhdojë  punën dhe në këtë  drejtim nuk do te ndalet”…Mirëpo megjithatë në këtë fushë ka mungua një angazhim prezencë e duhur në këtë pjesë të vendit.

                            

Albin Kurti dhe kritikat e tij

 

 Duke komentuar incidentin në Mtrovicë kohë më parë  lideri i Lëvizjes “Vetvendosje”, Albin Kurti ka pohuar se një incident i tillë  vjen si rezultat i numrit të vogël të policëve të Kosovës në atë pjesë të vendit. Sipas tij, nga më se  tetë  mijë  policë  të Kosovës vetëm 85 nga ta janë  të angazhuar në veri. Ky është një fakt inkurajues për strukturat e pushteti paralel serb në Veri. Shqiptarët në këtë pjesë të vendit po jetojnë më keq se  në kohën e  e pushtetit të Millosheviqit… Këta politikanë  nuk e mbrojnë dot Kosovën, meqë ata po e plaqkitin Kosovën. Këta e mbrojnë vetëm plaqkën e tyre” – ka vlerësuar Kurti… Mendoj se Kurti megjithë angazhimin e tij që vlen të dallohet në shumë fusha  disa deklarata dhe veprime janë të ngutshme dhe si  të tilla në disa momente qofshin ato të drejta nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve momentale në hapsirën kosovare, përkundrazi e ngadalësojnë përmirësimin e tyre . Ne jemi mësuar që tash disa vite që çfarëdo të pranohet në Beograd  të konsiderohet e dëmshme  për Kosovën. Kjo edhe ishte një realitet i pamohueshëm. Mirëpo kësaj radhe  mendoj se nuk është ashtu. Teksti i  Rezolutës  që u miratua në AP, me propozim të Serbisë  e me sponzorim nga BE-ja  nuk është në dëm të Kosovës. Mandje nese lexohet me kujdes  mund të jetë edhe e dobishme… .



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: